Tirane- Vizita e kryepeshkopit serb në Tiranë Irenej ka lënë pas një shije të keqe, për shkak të deklaratave të tij për Kosovën.
Kryeministri Rama ka reaguar i pari duke bojkotuar drekën e organizuar pas shenjtërimit të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Por pakënaqësitë kreu i qeverisë i ka shprehur edhe sy ndër sy gjatë një takimi që ka patur me Kryepeshkiopin në zyrën e tij, bëjnë të ditur burime të Ora News.
Mësohet se Rama e ka konsideruar totalisht të pavend deklaratën e Irenjejt se Kosova është Serbi, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë vlerë për të shprehur qendrime të tilla në një kohë kur Kosova është e pavarur.
Mësohet se Rama ka nënvizuar se feja është një formë bashkimi dhe se deklarata e kryepeshkopit serb ka cënuar kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri.
Sipas Ramës, me këtë qendrim, Irenej hapi një debat që nuk ka vlerë. Por nuk dihet se cili ka qenë reagimi i Irinjet pas këtij qendrimi të shprehur nga kreu i qeverisë shqiptare.
at nikoll marku mos fol pa u menduar,mesha e djeshme ka vene ne vend dhe pretendimet e tua per uzurpimin e kishes nga janullatus per arsye se atje ne shenjterimin e bienales u dekllarua dhe u pranua boterisht autoqefalia e kishes shqiptare.ki kujdes mos u nxito janullatus eshte per te ikur.keto pune te fese nuk behen me revolucion.ortodokset jane patriote dhe nuk influencohen kollaj nga zera te huaj.
Ortodokset shqiptare le ta shprehin atdhetarizmin (patriotizmin) e tyre duke i thene Janullatosit: Shporru nga Shqiperia!