• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Trump e uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Presidenti Trump ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Në fund të urimit, Presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Të bashkëngjitur gjeni urimin e plotë.

Filed Under: Opinion

Cep më cep 17 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës nga Shkollat Shqipe Alba Life, New York

February 16, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

7 Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Manhattan më parë, Online dhe Albany kjo e fundit shkolla më e re në Diasporë festuan cep më cep të Nju Jorkut Ditën e Shenjtë të Pavarësisë së Kosovës sonë martire.

TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” u krijuan në funksion te Kombit dhe Kosovës 18 vjet më parë atëhere kur milloshevici, hitleri i ballkanit dhe shteti i tij nazist, vrau, therri, dënoi, dhunoi, ushtroi genocid mbi popullin e pafajshëm të Kosovës. Si themelues Qemal Zylo bashkë me familjen e ndjemë të nevojshme për të qenë një zë më shumë si media dhe shkolla shqipe në Diasporë.

Duke organizuar aktivitete në kolegj, apo duke marrë pjesë aktive në demonstrata, sheshe për Kosovën, ishte më se e domosdoshme për të krijuar TV dhe shkollat shqipe pasi mijëra fëmijë në këto aktivitete flisnin vetëm anglisht dhe të sensibilizonim mbarë opionionin.

Sivjet në 17 Vjetorin e saj kemi bekimin e Kosovës të patriotëve të mëdhenj dhe njerëzve të thjeshtë pasi nga një shkollë që ishte në fidanishten e Staten Island u bë dhe u përhap në 7 shkolla në gjithë Nju Jorkun. Nxënësit nën udhëheqjen e mësueseve profesioniste si: Entela Muda, Elona Shkreta, Fatlinda Bajçinca Gashi, Rozeta Hyseni, Helena Ujkaj, Albana Lazri, Erinda Isufaj, Vjollca Skënderi, Gresila Basha, Era Shkëmbi Çorbaxhi dhe Edvina Belishta dhanë koncerte të larmishme patriotike nëpër të gjitha klasat e tyre. Ata i kënduan Adem Jasharit, Kosovës, UCK-së, intepretuan poezi nga Ali Podrimja, Azem Shkreli, Agim Shehu dhe të tjerë që i kanë kënduar me aq dashuri Kosovës dhe Kombit.

Metodat e mësimdhënies janë të larmishme dhe studimi i historisë të Kosovës i ndihmon ata të respektojnë vërtetësinë e burimeve historike, dhe në të ardhmen jam e sigurtë se do ta kuptojnë historinë e falsifikatorëve serbë kundër shqiptarëve, ndryshe padija për të shkuarën na bën skllevërit e saj.

Mësuesit me klasat më të reja përqëndrohen kryesisht në informacionin e panjohur apo pjesërisht për nxënësin ku zhvillohet kompetenca e lëndës “analiza shkak – pasojë” .

Mësueset me profesionalizëm ushtrojnë komunikimin gojor dhe krijojnë ndërveprime në klasë që i ndihmon nxënësit të jenë më të përfshirë gjatë orës së mësimit dhe më të motivuar për të mësuar historinë.

Koncertet ishin të larmishme të bukura dhe atdhetare. Tek i shihja me flamujt e shtetit të Kosovës dhe të Kombit ndihesha tejet e emocionuar, e gëzuar dhe e motivuar për të punuar më shumë. Ata kërcyen vallen e Flamurit, vallen e Kosovës, vallen e Xhamadanit, Pogonishten, valle të tjera dhe natyrshëm shumë prej tyre duken sikur janë Ansambli i shtetit.

Vallja e Flamurit, Vallja e Çamërisë nga nxënësit në Staten Island dhe K’cimi i Tropojës nga nxënësit e Alba Life në Bronx u performua në Bashkinë e Nju Jorkut dhe Parlament ne Albany ku pjesëmarrësit i shoqëruan me duartrokitje të zjarrta. K’cimi i Tropojës pranuar nga UNESCO është krenari për ne që e performojmë për 18 vjet radhazi.

Të gjithë prindërit falenderojnë, shprehin mirënjohjen e tyre të pakufishme për themeluesit, mësuesit që punojnë papushuar dhe me një korrektësi të jashtëzakonshme sikur të jemi shkollë Harvardi pasi sipas tyre nuk falet një minutë të iki bosh.

Një gjyshe nga Kosova që më sjellë nipin dhe mbesën e saj pasi më uroi Gëzuar Pavarësinë e Kosovës më tha se nuk ka gëzim më të madh kur unë shoh gjithë këta fëmijë shqiptarë që mblidhen si zogjtë së bashku dhe cicërrijnë në gjuhen tonë hyjnore. sllobodani krimin e parë që bëri ishte të mbylleshin shkollat shqipe. Ndërsa mësuese Fatlinda Bajçinca Gashi nga Prishtina tha se unë gjithmonë prekem dhe sot kujtoj ditët e trishta të miat kur regjimi serb na mbylli shkollat shqipe dhe ne vazhduam nëpër shtëpia dhe nuk e lamë asnjhërë gjuhën tonë.

E meqënse jemi tek Pavarëia e Kosovës, për koicidencë sot Universiteti i Prishtinës ka 55 Vjetorin e krijimit të tij ku i ndjeri Prof. Isa Bajçinca është bashkëthemelues i tij. Ai ishte gjuhëtar shqiptar, ishte profesori më i dalluar i gjuhës dhe ish pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972. Ai ka ligjëruar lëndën Kultura e Gjuhës si dhe Sintaksën e Gjuhës Shqipe. Ka qenë autorë e bashkautorë i shumë librave shkollorë. Ai ishte gardiani më i fuqishëm i gjuhës së unisuar shqipe.

Sjellë shembuj nga mësueset nga Kosova meqënse jemi në ditën e shenjtë të Kosovës dhe ne kemi fatmirësisht shumë nxënës, prindër që janë nga Kosova dhe që janë mbështetës shumë të fuqishëm të Shkollave Shqipe “Alba Life” .

Të dëgjosh nxënësit kur recitojnë poema është emocionuese. Ja disa poetë Ali Podrimja si: Me shekuj kam shitur gjakun e rritur jam me gjakun e shitur/ Me shekuj kam hëngër me veten/ e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar… Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!

Apo Azem Shkreli si: Në vargun me krushq atdheu është krushku i pare/ Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari/ dhe poeti i shquar tepelenas Agim Shehu si: Posi nga zër’ i perëndive

u zgjua kontinenti plak/ Nga cili akt i tragjedive/ sot mbi Kosovë kulloi kaq gjak?

Të gjithë nxënësit me seriozitetin sikur të jenë student universiteti e uruan Kosovën nga zemra e tyre dhe të jetë e pavarur përjetësisht. Në Bronx ishte ndarë dhe torta për Kosovën dhuruar nga prindi dhe mbështetëse e shkollave Mirela Arifaj.

Ndërsa shkruaj këtë reportazh për aktivitetete e Shkollave Shqipe “Alba Life” në të gjithë Nju Jorkun nuk e di pse nuk më ndahen nga mendja vargjet aq të dashura dhe të ndjera për mua dhe me këngë në buzë vazhdoj të bëj ritualin tim:

Dashkam sonte ta tund botën,

Pikën e lotit ta bëj krua,

Për Kombin të ngre Flamurin,

Me Kosovën mish e thua.

Gëzuar Kosova jonë dhe me shpirt e profesionalizëm e festuam Cep me cep 17 Vjetorin e Pavaresise së Kosoves nga Alba Life, Ambasadorit i Kombit Amerikë.

Gëzuar Kosova jonë!

Filed Under: Reportazh

Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja e Kosovës

February 16, 2025 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Diaspora shqiptare në SHBA e vitit 2025, mënjanë brohoritjeje për administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, ose përqendrimit të panevojshëm, ditë e natë, në zgjidhjen e çështjeve individuale pa impakt mbi emergjencat e shqiptarëve në vorbullën e sotme të pandalshme botërore ku e drejta e vendosur ndërkombëtare nuk respektohet, do të ishte mirë të merrej me lobimin profesional dhe njohës, pranë Ekipit Udhëheqës Republikan, të Çështjes së Kosovës në të tërë dimensionet e veta, si dhe në informimin me prioritet të të njëjtëve, mbi Ne, mbi identitetin tonë kombëtar, rrugën tonë në histori, vendin tonë në Europë, perspektivën tonë integruese dhe mbi të gjitha mbi aksiomen se Arbëria nuk ka asnjë lidhje nacionale me Çështjen Gaza; vendi ynë nuk ka asnjë kapacitet ekonomik, financiar dhe territorial për të mbartuar mbi supet e saj të brishta pasojat e krizave të prodhuara gjetkë.

Sa nuk është vonë, sa kohë që ende Skicat e Çmendura të hedhura me cinizem dhe injorim mbi fatet e jetët tona, fillimisht në media, si tatim pulsi për të urtët që nuk bzajnë, nuk janë kthyer në Vendime Shigjetuese dhe të Pakthyeshme mbi trojet tona, ju vëllezër dhe motra të Arbërisë dhe Dardanisë në SHBA, që llogarisni për nga mundësitë kuptimore, loboni siç do të duhet për Atdheun e të Parëve, Shqiponjën me dy Shtete, në qoftë se nuk doni të vendoseni para fakteve të kryera, njëlloj siç po vendosen këto ditë Ukraina dhe populli i saj i martirizuar, ose palestinezët e Gazës.

Filed Under: Opinion

KOSOVA NGA FAKTORI GJEOPOLTIK RAJONAL TEK AI PERIFERIK!

February 16, 2025 by s p

Jusuf BUXHOVI*/

Nëse mund të thuhet se shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli, e mundësuar pas çlirimit nga pushtimi serb me ndërhyrjen e armatosur të NATO-s dhe nën drejtimin e SHBA-ve gjatë fushatës ajrore nga 24-10 qershor 1999, në vigjilje të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë, po ashtu mund të thuhet se shteti i Kosovës, gjatë këtyre viteve nuk ia doli të rrumbullakojë procesin e konsolidimit as nga brenda e as nga jashtë. Përkundrazi ndodhi që nga faktori gjeopolitik rajonal të degradohet në periferi të saj!

Ky zhvillim nuk është as i rastit e as i paparashikueshëm, por në rrethanat e tanishme të tronditjeve të mëdha në skenën politike botërore të shkaktuara nga fitorja e Trumfit në SHBA që për pasojë kanë përmbysjen e deritanishme të multipolaritetit përmes vendosjes se një polariteti të ri gjeostrategjik, ku SHBA-të në raport me Rusinë skicojnë kornizat e reja gjeopolitike në përputhje me interesat e tyre ekonomike, anashkalohet Europa dhe mekanizmat e saj. Ky tektonizëm, për shtetin e Kosovës paraqet një sfidë thuajse ekzistenciale dhe kthehet në një shqetësimi të thellë ngaqë Kosova gjatë viteve të fundit, në saje të politikave që kanë qenë në shpërputhje me qëndrimet e aleatëve për konsolidim të brendshëm, në radhë të parë për t’i zgjidhur problemet me minoritetet (atë serb) në përputhje me normën kushtetuese ku parashihet edhe krijimi i asociacionit pa kompetenca ekzekutuese, në mënyrë që ata të integrohen, me zvarritje dhe veprime të tjera të pamatura, një problem teknik e ktheu në problem politik. Dhe, ç’është me keq, me krijimin e “Listës serbe” e drejtuar nga Beogradi, Serbisë iu hapën mundësitë për implikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të Kosovës, që për pasojë patën krijimin e shtetit paralel në veri të drejtuar nga strukturat kriminale, përmes të cilave shteti i Kosovës jo vetëm që humbi mbikëqyrjen në veri, por njëherësh krijoi rrethana, për humbjen e kredibilitetit ndërkombëtar.

Por, edhe kur qeveria aktuale, gjatë dy viteve të fundit mori masa për t’i eleminuar straktuart paralele në Veri, ato u konsideruan “veprime të njëanshme”, pra pa marrëveshje me aleatët, gjë që u përcollën edhe me sankcione ndërkombëtare nga ana e Bashkimit Europian! Kur kësaj i shtohen edhe veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës në raport me SHBA-të, sponsorisuesin dhe aleatin kryesor të shtetit të Kosovës, nuk është e habitshme kur shteti i Kosovës, në aspektin e gjeopolitikës rajonale, nga faktori i rëndësishëm, sot ndodhet në periferi të saj!

Ky realitet, që për shkak ka politikat e papërgjegjshme të udhëhequra për shumë vite nga akteret politikë që qeverisën vendin, që pushtetin politik, për interesa meskine personale dhe të klaneve politike, e kanë shfrytëzuar në dëm të konsolidimit të shtetit, mund të ketë pasoja tepër të rënda, pikërisht në rrethanat e tanishme kur politika amerikane, në përputhje me interesat e saj që u cekën më lartë, në marrëveshje me Rusinë dhe duke anashkaluar Bashkimin Europian, me arsyetimin që siç e tha dje nënpresidenti amerikan Vance në konferencën e sigurisë në Mynhen se “kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Europës vjen nga brenda dhe jo nga Rusia”, krahas raporteve të reja në sferat globale (veçmas me Kinën, Indinë dhe vendet arabe dhe islame), në pakon e fundit, të ridizajnojë edhe hapësirën e vendeve të Europës jugperëndimore, ku bie edhe Kosova, si shtet i pakonsoliduar.

Ky ridizajnim që është i pashmangshëm pasi që t’i jepet fund luftës së Ukrainës, natyrisht në marrëveshje me Rusinë, që sipas fjalëve të Vances, ajo nuk do t’i ketë më kufinjtë e dikurshëm e as nuk do të jetë anëtare NATO-s, që për politologun francez Gluksman, konsiderohet kapitullim para Rusisë i njëjtë me marrëveshjen e Çemblerenit në Mynhen në vitin 1938 kur për hire të paqes u sakrifikua Çekia, gjë që është afër mendsh që skenarët e tilla mund të përdoren edhe në Ballkan!

Meqë skenarët e tillë nuk mund të përjashtohen, është më se e domosdoshme që spektri i gjithanshëm politik i Kosovës, pozitë opozitë, pa përjashtim, duke lënë manash gabimet, hasmëritë dhe animozitet e tyre të deritanishme, të bashkohet për t’i dhënë përgjigje kësaj sfide ekzistenciale.

Opcioni i gjuhës së përbashkët të faktorit politik shqiptar në këto rrethana pas zgjedhjeve që sapo i lamë, me krijimin e një qeverie të kaolicionit të gjërë, është edhe më domethënës, kur kihen parasysh raportet që nxorën këto zgjedhje (pat pozicioni midis pozitës dhe opozitës), që hap mundësi për zvarritje deri te një krizë e re politike, që do të ishte fatale. Ngaqë, çfarëdo krize politike do të shfrytëzohej që Serbisë t’i bëhen favore në reaport me kërkesat e saj për krijimin e një autonomie secesioniste në Veri.

*Theksime nga fjala në bibliotekën e Gjilanit “Fan S.Noli” me lexuesit e dalluar.

Filed Under: Politike

GËZUAR KOSOVË 17- VJETORIN E PAVARËSISË

February 16, 2025 by s p

Miradije Berisha/

Në qytetin e bukur të Salzburgut, larg atdheut, por me zemrat gjithmonë të lidhura me të, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” mbajti me dashuri dhe përkushtim programin festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ishte një pasdite e mbushur me emocion, krenari dhe ndjenja të thella atdhedashurie.

Fëmijët, të përgatitur me shumë përkushtim, sollën një atmosferë magjike me talentin dhe energjinë e tyre. Me veshjet tradicionale dhe buzëqeshjet plot gëzim, ata shpalosën një program të pasur me valle, këngë, recitime dhe pjesë skenike që prekën zemrat e të pranishmëve. Çdo fjalë e shqiptuar, çdo hap i hedhur në valle dhe çdo melodi e kënduar ishte një dëshmi e fortë e dashurisë për gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të lavdishme.

Në sytë e të rriturve vezullonte mall e krenari, teksa shihnin brezin e ri duke mbajtur gjallë traditat dhe frymën e atdhedashurisë, pavarësisht largësisë nga vendlindja. Ishte pasdite që jo vetëm festoi pavarësinë e Kosovës, por edhe forcoi lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve në diasporë, duke treguar se atdheu jeton në zemrat tona kudo që të jemi.

Në përfundim, duartrokitjet e fuqishme dhe emocionet e ndjera ishin dëshmia më e bukur se dashuria për Atdheun nuk njeh kufij, dhe se brez pas brezi, ajo do të vazhdojë të rrezatojë në zemrat tona.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 489
  • 490
  • 491
  • 492
  • 493
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT