Dielli
Thirrje votuesve shqiptarëve: Dilni në votime më 2 Nëntor.
Avokat Aleksandër Mici kandidat për Këshillin Bashkiak të New Yorkut, iu bashkua Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Avokat Mici kandidon për Këshillin e Qytetit në Distriktin 13-të në zonën e Pelham Parkway, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck Pelham Gardens Allerton, Williamsbridge dhe City Island. Në moshën 16 vjeçare mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 fitoi të drejtën për të studiuar në Fordham University dhe vendosi të fokusohet në dy degë Filozofi dhe Komunikim. Duke vazhduar më tej studimet e tija, hyri në Fordham University School of Law për të studiuar Juridik dhe me të mbaruar aty, filloi të punojë si avokat për Bashkinë e New York-ut. Përveç studimeve akademike, ka mbaruar edhe një konservator privat aktrimi i cili më dha mundësinë të merrte pjesë në disa TV show me famë botërore si: “The Blacklist”, ‟Person of Interest”, ‟Elementary”, ‟White Collar”, etj dhe një film të Hollywood me titullin “Dead Man Down”. Gjithashtu është “Black Belt” i gradës së tretë dhe instruktor në Tae Kwon Do, ka marrë vend të dytë në Gorvernors Cup dhe New York State Championship. Në skenën politike dhe angazhimin politik e qytetar, është e dyta herë që kandidon për post politik, një herë si NewYork State Senator dhe tani si anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e New Yorkut. Avokat Mici u prit në Vatër nga kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, editori i Diellit dhe Anëtari i Këshillit të Vatrës Dritan Haxhia. Ata i siguaruan mbështetje dhe u bënë thirrje edhe votuesve shqiptarë për të mbështetur patriotin dhe veprimtarin e komunitetit shqiptar në New York, Avokat Aleksander Micin.