Katër banda te ligjshme dhe populli i jashtligjshem/
Me dhemb ne zemer teksa shikoj nje realitet makaber ne atdheun tone te dashur dhe mbushem me merzi dhe mllef. Vrasje, aksidente, krime ne familje, rrembime, gjakderdhje, gjakmarrje, lufte ne mes bandash, tregeti droge gjithandej, si dhe jeta e perditshme e politikaneve. Me kete rit te perditshem, kronologjistet mbushin televizionet, rrjetet sociale dhe gazetat. Nje rutine jete e pamerituar per nje popull disa milionesh, fatin e te cilit e vendosin nje grup njerezish, qe ne maksimum formojne 5 perqind te tij, keqberes, hajdute, kriminele, drogaxhinje, mashtrues, tagrambledhes, xhelate dhe lirisht dhe pa ndrojtje mund ti shtoni çdo emer negativ qe egziston ne fjalor, pa krijuar ndonje ofense ndaj tyre. Kjo kase njerezish eshte shperndare ne kater banda.
Banden e pare e kryesojne politikanet, te cilet kane kapur majat e parlamentit dhe qeverise. Te gjithe jane te zgjedhur dhe emeruar sipas ligjit qe e shkruajne vete. Nje here ne disa vjet shkojne ne zgjedhje. Por me perpara, nepermjet trafikut shteteror te droges e armeve, rezervojne fondet qe ju nevojiten te blejne njerezit dhe votat e tyre. Rezultatin e kane te parashkruar, duke i vene votuesit perpara faktit te kryer. Keta politikane çakenj, pasi jane situr dhe kualifikuar ne te gjitha nivelet e krimit, qysh tek me i vogli deri tek me i madhi, eksperiencen e fituar nder vite e zbatojne edhe ne detyrat shteterore. Vjellin taksat e qytetareve, vjedhin banken e shtetit, vjedhin bankat private, vjedhin arin, floririn e gjithçka me vlere, konfiskojne dhe kthejne prone te tyren toka, plazhe e vende turistike, pastrojne para te ndyra, porosisin vrasjen e kundershtareve, shantazhojne bizneset the familjet e çdokujt qe ju prish interesat. Mbas ketyre veprimeve prej banditesh dhe sherbesave te vyera qe i bejne vetes dhe njeri-tjetrit, shperblehen me nje post edhe me te larte, si President, Kryeminister, minister, kryeparlamentar, kryetar partie, drejtor policie, deputet e keshtu me rradhe. Te gjithe aktore te nje rrjeti megamadh krimi dhe korrupsioni. Nje shembull i thjeshte eshte ministri i brendshem, i emeruar per te siguruar jeten qytetareve dhe per te luftuar krimin, perveçse ne krye te ministries, eshte edhe ne krye te bandave me te rrezikshme te trafikut te droges dhe armeve, kjo e faktuar. Por ai eshte vetem nje element i kesaj bande kriminale qe quhet shtet.
Me keto pozita, dhe me eskortat e armatosura, kane edhe hijen e rende, kane autoritet, njerezit i kane frige dhe i duan, secili zgjedh politikanin e vet sipas deshires, lumturohen, ju lotojne syte prej gezimit dhe shtyhen tu japin doren apo te bejne nje shkrepje, nje kujtim, sepse siç genjen veten populli i shkrete, prej tyre “ne mos rrjedhte, pikon”.
Banda e dyte eshte banda e vertete, banditet e rrugeve, te shperndare ne dhjetra mini-banda, nga nje per politikan. Nga kjo bande ka prejardhjen dhe u formua banda e pare. Edhe keta po aq te ligjshem dhe me imunitet sa te paret. Askush nuk i shqeteson, askush nuk i prek, te gjithe ua hapin rrugen. Mbas cdo krimi, ndodh me shpejtesi zhdukja e provave dhe deshmitareve. Edhe nese del ndonje fatzi si deshmitar okular, edhe ai nuk e ka jeten te gjate; aksidentohet me makine, peson atak ne zemer, ose me e zakonshmja nje plumb mbas koke. Ndodh qe ndonje bandit kesisoji, kur perzien alkolin me kokainen, vret kater persona si pa te keq. Kryeministri si kryebandisti i se pares, ne shembullin me te mire te mbeshtjedhjes se krimit me pushtet, i ferkon shpatullat se emes se vrasesit dhe i shpreh keqardhjen per djalin qe u arrestua. Per viktimat apo familjaret nuk ka ngushllim. Pse te ngushellohen xhanem, ata nuk u denuan per hidherimin qe i shkaktuan nenes se kriminelit.
Keta bandite jane me te llahtarshmit, me te pameshirshmit, qe mbasi marrin urdherin, vene minat ne makina, zhdukin tjetrin nga faqja e dheut, gjobisin, rrembejne familje, mbareshtojne bizneset e droges, te armeve, grabitjen dhe tregtine femijeve, te mishit te bardhe, te organeve trupore dhe te gjitha proceseve ordinere ne llogari te eprorit deputet apo minister. Kur eproret e bandes se pare nuk pajtohen me pazaret e krimit, ndermjet varteseve te bandes se dyte plas lufta e vertete, e pergjakshme dhe e pameshirshme, me bresheri dhe nje nga nje. Vriten si derrat, ne mes te qytetit. Por viktimat e verteta jane qytetaret e pafajshem qe mbesin te vrare, plagosur apo terrorizuar.
Keta bandite, kane teknologji dhe armatim te posaçem te siguruar nga deputeti apo ministri epror. Te gjithe te akomoduar ne makina te luksit, te shpejta apo te blinduara, te cilat hijeshojne rruget e atdheut. Njerezit i kane frige por edhe i nderojne dhe thone “i lumte, eshte i zoti, me ate vrime te tytes i ka fituar”. Secili deshiron te kete shoqeri me ta, se jane te forte ne rast nevoje.
Banda e trete eshte banda e policise se shtetit. Kjo bande rrjedh ligjerisht nga banda e pare. Megjithate veshtire ti dallosh ne mentalitet dhe veprime nga banda e dyte, perveçse keta jane me uniforme. Nivelin e edukates dhe te shkollimit e kane te ulet, tete-vjeçar, rrallehere te mesem, pa autoritet dhe pa personalitet. Me se shumti te ardhur nga zonat rurale per te siguruar strehim. Meqenese jane ne nevoje, banda e pare i shfrytezon per pune ordinere dhe i paguan lire. Keta jane gjithmone ne gjueti te popullsise se varfer qe nuk kane asnje mbeshtetje. Presin me padurim sezonet e pushimeve apo te festave, kur dhe fillon sezoni i gjuetise se emigranteve, te cilet, jo se thyejne rregullat me shume se tjeret, porse kane nje arsye me shume, kane leke.Per keto arsye kane humbur mbeshtetjen dhe bashkebunimin si dhe nuk gezojne besimin e qytetareve. Keta police bandite, qe paguhen qe te garantojne sigurine publike, ne bashkepunim te ngushte me banden e dyte dhe sipas direktivave te bandes se pare, ruajne parcelat e kanabisit, u garantojne levizjen e lire trafikut te tij, nga arat ne magazine, treg etj. Ne ndihme te mushkave, çmimi i te cilave u rrit deri ne 5000 euro per koke, u vune te gjitha trupat dhe mjetet policore. Helikopteret e policise dhe te ushtrise, qe nuk fiken kurre por fluturojne dhe mbikqyrin arat hashashit ne fusha, male e kodra, ndersa ne parlament raportohen se jane mushkonja. Ata ngarkohen dhe shkarkohen me droge pa mbarim, dhe jo rralle ndodh qe ndonje edhe rrezohet nga mbingarkesa. Ndersa pilotet shpallen heronj te rene ne sherbim te atdheut gjate nje patrullimi rutine!!
Keta soj policesh i sheh aty ketu e ne mes te rruges, vend e pa vend, dhe ne vend qe te lehtesojne qarkullimin, e veshtiresojne edhe me shume. Ndodh shpesh qe polici te urdheron te besh testin e alkolit, ndersa vete qelbet nga era e rakise.Policet e kesaj bande, hiqen si te forte dhe bejne xhelatin ndaj te dobetit dhe te vobektit, ndersa dridhen dhe jane gjithmone te gatshem te nderojne me grusht politikanet e bandes se pare dhe banditet e bandes se dyte. Kurse qytetaret kudo qe shohin nje polic ne rruge, nuk kane siguri, perkundrazi kane frige, se polici ka arme, ka shkop, eshte “ligji ne dore te Maliqit”. Banda e katert perbehet nga prokuroret dhe gjykatesit. Keta jane kriminele me te afte e te shkolluar se tre bandat e tjera. Vrasjen, burgosjen e shkaterrimin e jetes se te pafajshmit e bejne me nje çekiç druri. Keta, te cilet jane emeruar per te vene drejtesi, bejne padrejtesite me te medha. Per pothuajse çdo gjykim, qytetari duhet te paguaje prokurorin qe ti ndaje me gjykatesin se pendryshe mbetet ne burg pa afat deri ne harrese. Nje here nje i varfer, ndersa ishte i arrestuar, i tronditur, terrorizuar dhe i pazot te paguante as prokurorin e as tridhjete dollare energjine elektrike, vari veten ne qeli. E kunderta ndodh me kriminelet e bandes se dyte, te cilet arrestohen sa per sy e faqe, gjasme denohen me kaq e aq vite burgim, por qe bejne jete luksoze ne ambientet e burgut, me celulare e teknologji te sofistikuar, nga ku drejtojne si te ishin ne shtepine e tyre trafiqet kundrabande ne sherbim te bandes se pare. Gjykimet behen fallco, dhe keta prokurore apo gjykates bandite, gjithmone i gjejne hapesirat ligjore qe kriminelet e bandes se dyte te dalin te pafajshem, te lirohen me kusht apo te denohen minimalisht per krimet e tyre monstruoze. Shpeshhere, per autore krimesh te renda, gjygjet shtyhen pambarim, dorehiqen prokurore e gjykates nga çeshtja, me qellim, qe krimineli te mos denohet apo ti japin kohe derisa tu krijojne mundesite per ndonje arratisje spektakolare apo falje me dekret nga Presidenti sipas keshilles se Kryeministrit apo te Kryeparlamentarit, tradite kjo e njohur ne kohe fushate zgjedhjesh, kur, kush ka me shume kriminele, ai fiton zgjedhjet.
Me vendim te gjykatesve te kesaj bande, i hiqet prona pronarit te vertete, dhe i jepet bandes se dyte qe paguan rryshfet. Fjala e tyre eshte ligj. Perndryshe jane policet e permbarimit te bandes se trete qe zbatojne me dhune vendimin. Kurse dhenia e tokes apo shtepise ne pronesi te disa personave ne te njejten kohe me vendim gjykatet, eshte trendi, burim i shumefishte pasurimi. Ata jane te vetdijshem se krijojne vllavrasje, qe zot i asaj prone behet ai qe mbijeton, i cili prapeseprape nuk e gezon pasi perfundon ne burg per vrasje.
Keto gjykata, qe punojne pa pushim dhe me orar te plote, gumezhijne nga njerzit e thjeshte, te fajshem e te pafajshem qe hyjne e dalin pambarim qe kerkojne drejtesi, por qe rrallehere e gjejne te drejten. Megjithese krimet me te medha i kryejne kriminelet e bandes se pare, te dyte e te trete, s’behet fjale qe ne keto gjykata te shikosh te denohet nje politikan, nje kryekriminel apo kryepolic. Nuk ka sesi te ndodhe.
Keto kater banda, me nje fjale, politikanet, kriminelet, policet dhe gjykatesit, jane te gjithe te veshur me ligj dhe pushtet. Ata kane krijuar nje nderthurje perfekte e te pazgjidhshme, nje berthame kryenece, qe ngado ta godasesh eshte e pathyeshme, ngado ta sulmosh, dalin ne bllok dhe mbrojne njeri-tjetrin. Kjo berthame e zeze apo magnet i zi, ka terhequr rreth vetes njerezit me te pashpirt, gjakpiresa, e te pangopur, te cilet kontrollojne te gjithe jeten ekonomike, politike e sociale te te gjithe popullsise.
Politikanet, truri i berthames te zeze, me Kryeministrin qe eshte koka e kesaj metastaze kriminale, padyshim jane pjella me e keqe e popullit. Keta, te cilet jane ne shumice bij apo kelyshe te byroisteve komuniste, jane nje fatkeqesi e mirfillte kombetare, por qe zoterojne nepermjet zhvatjes dhe krimit, 80% te pasurise se popullit. Ne rastin me te mire, po tu hiqej koka, automatikisht do te ktheheshin ne nje pasuri kombetare.
Kjo minorance njerezish, te zhveshur nga te gjitha virtytet humane te dashurise per bashkekombasit dhe atdheun e vet, por te mberthyer keq nga egoizmi dhe ethet per para e pushtet, kane nxjerre jashte tefterit dhe jashte ligjit popullin qe i voton dhe i mban. Nje popull i varfer, i braktisur dhe i harruar ne vetmine e vet, shtrydh vetveten deri ne asht, dhe per mbijetese detyrohet te shkoje rrugeve te pandershme te fitimit. Ndersa ne komunizem ishte e zakonshme te vidhje pronen e shtetit, pasi merrje mundin tend, sot detyrohen te sigurojne jetesen po ne ate rruge ordinere te jashteligjshme, jo me ne shtet, por vjedhin vila e shtepi, makina, dyqanet e arit, grabisin me dhune autobuze e makina, grabisin kambiste, degjojme per burra qe detyrojne grate e vajzat e tyre te ushtrojne prostuticion, prinder te shesin femijen per nje grusht pare, nena qe abortojne foshnjen dhe e hedhin ne kosh te plehrave sepse skane me se ta rrisin. Shohim tek rritet nje rini e vobekte dhe e pa horizont, qe shkojne rinine duke u endur rrugeve ne kerkim te asgjeje, me sy te zverdhur nga hashashi dhe bark te fryre nga redbulli i vendit. Nje popull qe shet mend se kane moshen me te re ne Evrope, jo nga lindjet e teperta, por nga vdekjet e shumta e te parakohshme, me semundje kanceroze te padegjuara me pare, shkaktuar nga ushqime pakontrodhuara e te hormonizuara. Shohim studentet ne mase te perfundojne studimet unversitare, pa perspektive punesimi. Me tej dekorohen me graden Master dhe sillen te si pordha nder breke per nje vend pune dhe perfundojne si kamariere ne lokalet luksoze te bandes se pare dhe te dyte. Pjesa me zgjedhur e tyre ose me mire te themi elita e ardhshme e kombit, te braktisur dhe te pashprese, ikin pergjithmone per pune te rendomta ne emigracion. Ikin me nje brenge dhe nje mendim te kthehen prape dikur. Por kur kjo dikur behet e tashme, brengat zhduken, deshirat fashiten dhe thone me zemren plot: sa mire qe ikem!
Edhe ajo pjese e elites qe mbetet ne vend, integrohet ne media apo politike, dhe gjithmone ne pritje qe ti hedhin kocken banda e pare, kurre nuk arrin te depertoje guximshem ne majat drejtuese dhe qe e humbet rruges rolin e vet elitar dhe udheheqes te masave.
Ne diktature, Enveri dhe banda e tij, mbylli kufijte, vrau, internoi dhe eleminoi ajken e kombit, por kurre nuk arriti te vrase shpresen, gjithmone kishte drite ne fund te tunelit. Gjate kesaj periudhe njezet e pese vjeçare te pseudo-demokracise, nen udheheqjen e horrave trashegimtare te te pareve, le qe po vrasin, vjedhin e pervetesojne gjithçka ka mbetur ne ate vend, por e keqja me e madhe eshte se po vrasin shpresen se Shqiperia do te behet. Ne nje kohe kur kufijte jane normalisht te hapur per levizje e tregeti te lire, me se shumti jane per te perzene nje here e per çdo dite eliten shqiptare, si e si keto kater banda te ligjshme te sundojne lirshem e pa frige, nen frige dhe terror nje popull tufe qingjash te bute, te ç’armatosur nga armet dhe te rrjedhur nga truri.
Dhe kur durimi soset, buçet thirrja e ringjalljes: ngritu o popull shqiptar, ngrihuni o njerez nje here e per se verteti, ngrihu per veten tende, per femijet e tu e te ardhmen e tyre! Thirri o popull ndergjegjes, thirri tradites se trimerise tende, thirri bijte e tu te dalin per zot fateve tua, thirri studentet, pedagoget te behen nje me punetoret, te gjithe shoqerine, le te derdhet gjaku rrugeve, por ama kapini, varini e me pas digjini keta bandite, zogj kuçedre komuniste, qe fara tu tretet e asnje shenje e tyre te mos mbetet!