”Ne kemi një qeveri gënjeshtare, kampione e zhbërjes dhe e goditjes së ligjit sikuse edhe e shkurtimeve nga puna”, deklaroi sot Kreu i PD-së, Lulzim Basha.Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat Basha solli si alarmante sigurinë e qytetarëve, ku sipas tij, “rendi nuk është më zgjidhja e sigurisë, por e pasigurisë. Vetëm dy javë e para të këtij muaj, shifrat e krimit janë me të larta se ndonjëherë, vjedhjet kanë arritë kulmin, ndërsa shkalla e zbulushmërisë në rënie”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha analizoi bilancin 6 mujor të qeverisë, duke evidentuar dështimet dhe përkeqësimet në ekonomi, siguri publike, e në gjendjen e demokracisë dhe institucioneve në vend.
“Asnjë qeveri nuk ka startuar me një dështim të këtyre përmasave në 23 vitet e fundit, si qeveria e sotme Rama-Meta, dështimi në raport me premtimet dhe pritshmëritë është vetëm gjysma e së keqes”, u shpreh ai.
Gjithashtu Basha, bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe premtimeve të qeverisë, ku sipas tij, “çdo gjë është e errët, mbi 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, në spitale barnat po i blejnë vetë, shqiptarëve u hiqet asistenca dhe u ofrohet puna e detyrueshme. Pagat e mësuesve, pensionistët, fondi i të përndjekurve është dy herë më pak sikurse edhe fondi për kompensimin e pronave”