Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, sot do te shkoje në Kosovë, ku pritet të vizitojë Deçanin me rastin e një sërë aktivitetesh që shënohen për 16-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në mbështetje të popullit të Kosovës.
Basha pritet që të bëjë homazhe te shtatorja e heronjve të kombit, si dhe të takohet me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj.
Pas takimit, Basha do të jetë pjesë e seancës solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, ku atij do t’i dorezohet Çmimi “Qytetar Nder”i i Komunës së Deçan, në manifestimin qendror “Epopeja e Dukagjinit”.