Rama justifikon rënien e votave të PS: Zgjedhjet lokale kanë larmi/
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot para mediave në deklaratën e parë pas përfundimit të procesit të numërimit të zgjedhjeve në pjesën dërrmuese të bashkive.Basha denoncoi manipulimet dhe parregullsitë e kryera nga mazhoranca, por njëkohësisht vlerësoi këto zgjedhje si një hap i madh për Partinë Demokratike.“Rama dhe Meta kanë pësuar braktisje nga qytetarët. Kjo u vu re në numrin e votave që ata morën. Rama-Meta manipuluan hartën elektorale”, tha Basha.Ai risolli në vëmendje tentativat për blerje votash apo manipulime në sajë të kërcëninemeve me pushim nga puna.
“Shqetësimet tona u verifikuan nga misioni i OSBE/ODIHR dhe ndërkombëtarët”, tha Basha.Ai deklaroi se mazhoranca nuk iu përgjigj thirrjes së ndërkombëtarëve për heqjen e të inkriminuarve nga listat ashtu sikundër bëri Partia Demokratike.Basha vlerësoi këto zgjedhje si një hap i madh për PD-në dhe deklaroi se opozita do të vazhdojë betejën e saj për rikthimin e dinjiteti të shqiptarëve.
Rama justifikon rënien e votave të PS: Zgjedhjet lokale kanë larmi/
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij të sotme për shtyp i cilësoi zgjedhjet e 21 qershorit si zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Rama theksoi faktin se nuk u përdorën rezervat e Shtetit për të ndikuar te vota si në të kaluarën.Kreu i Ekzekutivit vuri në dukje gjithashtu se nuk u përdorën të burgosurit apo administrata publike për të bërë fushatë dhe për të intimiduar votuesit.
Rama bëri thirrje që komisionerët të bëjnë punën deri në fund për këshillat, sikurse e bënë edhe për kandidatët. “Votat për këshilla nuk janë vetëm politike, por edhe individuale dhe duhet të ruhet larmia e tyre si e tillë”, – tha Rama, duke justifikuar në njëfarë mënyre rënien e pritshme të votave të PS-së në krahasim me 2013-n dhe rritjen e njëkohshme të votave në favor të LSI.Sipas Ramës zgjedhjet janë historike për 2 arsye: “sepse nuk u ushtrua presion ndaj anëtarëve të administratës dhe u vendos barazia e plotë gjinore në këshillat bashkiakë”.“Referendumi që kërkoi PD kundër reformave të qeverisë, humbi edhe më keq nga çfarë e mendonin”, – tha Rama.“Nuk kam pritur 21 qershorin për ta marrë vesh se shqiptarët duan me ngulm vazhdimin e reformave. 21 qershori është një shtysë e re për t’i vazhduar reformat. Shqiptarët e konfirmuan alenacën tonë si drejtimin e duhur. Lajmi i i mirë është se 9 kandidate janë gra, nga të cilat 8 nga ASHE. I uroj përzemërisht për fitoren që të gjitha, përfshi edhe kryebashkiaken e re të Shkodrës” – vijoi Rama.“Shqiptarët i mbështesin reformat tona, sepse nuk kanë më kohë për të humbur. Deri në fund të vitit do të bëjmë gati pakëten e re për decentralizimit të plotë të bashkive. Duam ta bëjmë bashkë me opozitën rrugën drejt konsolidimit të shtetit shqiptar, por do ta bëjmë me patjetër, edhe nëse opozita nuk dëshiron të na bashkohet,” – theksoi Rama.“Pjesmarrja kaq e lartë është inkurajuese. Nuk arrita të gëzohem plotësisht sepse për politikanët kjo është një fiotore, por për ata që investojnë me votë është një invesitm apo një ankth që presin që t’iu kthehet. E ndiej fort dhimbjen e atyre që mund të mos shkonin fare në zgjedhje më 21 qershorit por e bënë. Ju falenderoj që shkuat prap kaq të shumtë në numër për të votuar. Ju falenderoj që na mbështesni për përpjekjen e mundimshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe nga lëngata”.“Ky është drejtimi i duhur për vendin tonë, unë do të vazhdoj të bëj me mish e me shpirt gjithçka që është e mundur për të justifikuar besimin e atyre të gjithë atyre që na votuan”, – përfundoi Rama.
Zef Balaj says
Qka flet ky Basha ! Prandoje humbjen burrnisht si “burrat”
Se Rama ka te drejte te mburret.Pjesmarrja ne votime lokale ashte shume e vogele edhe ne AMERIKE . Ne Shqiperi ishte e mjaftushme dhe e prandueshme.