Flick ka më shumë tituj sesa humbje me skuadrë e tij/
Përgatiti për Diellin: Albano Kolonjari/Bridgeport, CT-USA
Bayerni i Mynihut u shpall të enjten në mbrëmje Kampion i Botës për klubet e futbollit. Goli i pjesës së dytë i realizuar nga Benjamin Pavard në të 59-tën minutë, siguroi që ekipi gjerman të vazhdonte ecurinë e jashtëzakonshme nën drejtimin Hansi Flick. Skuadra gjermane fitoi trofeun e gjashtë në 12 muaj, pas një fitore 1-0 ndaj skuadrës meksikaneTigres. Bayerni i Mynihut në këto 12-të muaj ka fituar Ligën e Kampionëve, Super Kupën UEFA, dhe tre trofe ne Gjermani, Titullin Kampion, Kupën dhe Super Kupën. Një arritje të tillë e kishte realizuar më parë vetëm Barcelona në vitin 2009 .
Ashtu siç pritej, Bayern pati më shumë raste për gol falë aftësive sulmuese të lojtarëve të saj, sesa skuadra meksikane Tigres, që arriti për herë të parë në finalen e Kupës Botërore të Klubeve (CONCACAF), ndërsa takimi u zhvillua në stadiumin ndërkombëtar Khalifa në Katar. Pavarësisht sulmeve dhe rasteve, gjermanët do të kalonin në avantazh vetëm në mesin e pjesës së dytë. Në të 59 minutë Robert Lewandowski gjuajti me kokë, portieri grushtoi topin, dhe sfera e rrumbullakët përfundoi në këmbët e Pavad që shënoi me portën bosh. Fillimisht u gjykua se ishte në pozicionjashtë loje dhe goditja e Pavard ishte e pavlevshme. Gjyqtari anësor ngriti flamurin për një pozicion jashtë loje. Por një rishikim i gjyqtarit ndihmës dhe sistemit VAR, zbuloi se thembra e Carlos Salcedo e mbante sulmuesin gjerman në lojë dhe goli ishte i vlevshëm. “Ne thjesht donim të fitonim sot,” tha Lewandowski në një intervistë të tij pas ndeshjes. “Unë thashë në pushimin e pjesën së parë që kishim nevojë të krosonim më shumë dhe kështu erdhi goli. Bajern është një histori e shkëlqyer.” Bayern, i cili mundi Al Ahly të Egjiptit 2-0 në gjysmëfinale, ishte pa Jerome Boateng, që mungoi për arsye personale dhe Thomas Muller, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus përpara ndeshjes. Joshua Kimmich dukej se i dha epërsinë Bayern në të 18 minutë me një gjuajtje të fuqishme në këndin e poshtëm, por goli nuk u lejua pasi Lewandowski u zu në pozicion jashtë loje, megjithëse nuk e ai nuk preku topin duke hapur vend për diskutime. Kjo është hera e dytë që Bayern fiton Kupën Botës për Klube. Fitoren e parë të ketij trofeu Bayern e realizoi në vitin 2013. Fitorja do të thotë gjithashtu që Flick ka fituar më shumë trofe sesa ka pësuar humbje me ekipin si menaxher i Bayern. Flick ka një rekord 58 fitoresh – 5 barazimesh dhe 5 humbjesh në 68 ndeshje që prej marrjes së detyrës si menaxher i Bayern. Dhe me këtë llogari i bie që të ketë fituar më shumë tituj gjatë sesa skuadra e tij ka humbur ndeshje.
Pas triumfit të FC Bayern München në Kupën Botërore të Klubeve FIFA Katar 2020 ™ falë një fitore 1-0 ndaj Tigres në finale, Grupi i Studimit Teknik (TSG) cilesoi Robert Lewandowski si lojtarin më të mirë të turneut, duke i dhënë atij topin e Artë adidas.
Duke fituar finalen e Kupës Botërore të Klubeve FIFA, Hansi Flick jo vetëm që bëri histori me FC Bayern München duke barazuar rekordin e Barcelonës me gjashtë tituj. Ai gjithashtu vendosi një rekord individual: 55-vjeçari u bë personi i parë që fitoi si Kupën Botërore të Klubeve (që nga viti 2000) dhe Kupën e Botës FIFA si trajner, pasi e kishte bërë këtë edhe në 2014 si ndihmës i Joachim Low.
“Urime ekipit tim,” tha Flick pas finales. “Ata kanë realizuar një arritje historike, ata kanë fituar gjashtë tituj në një sezon. Edhe për klubin e suksesshëm që është FC Bayern München, ky ishte sezoni më i suksesshëm ndonjëherë. Ekipi luajti jashtëzakonisht mire. Fitorja nuk ishte kurrë në rrezik, ne dominuam dhe fituam me meritë finalen”