Bavarezët fitojnë Superkupën e Europës dhe trofeun e katërt për këtë sezon. Sevilla humb finalen e pestë radhazi të Superkupës Europiane.-
Përgatit : Albano Kolonjari-
Bayerni i Mynihut shtoi në listën e saj mbresëlënëse të trofeve për vitin 2020 edhe Super Kupën e Europës. Bavarezët mundën Sevilla 2-1 të Enjten në në mbrëmje në stadiumin Puskas Arena të Budapestit, në Hungari. Javi Martinez ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar golin vendimtar në kohën shtesë, pasi 90-të minutat e takimit kishin përfunduar 1-1. Portieri spanjoll Yassine Bounou grushtoi topin pas një goditje nga David Alaba por nuk arriti të pastrojë rrezikun. Martinez i pambuluar nga mbrojtësit spanjollët pati kohë të mjaftueshme për të gjuajtur me kokë duke shënuar golin e dytë për Bayernin e Mynihut. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Javi Martinez me skuadrën e Bayerni të Mynihut. E ardhmja e Martinez në Allianz Arena ka qenë në dyshime që më fillim të sezonit 2020-21. Mediat sportive kanë raportuar rikthimi e tij tek Atletico e Madridit. Pas fitimit të Ligës së Kampioneve, Bayern nuk fjeti në dafina. Në hapjen e sezonin në Gjermani ata shkatërruan Schalke 8-0. Nga ana tjetër, Sevilla, nuk kishte luajtur një ndeshje konkurruese që nga fitorja e tyre 3-2 ndaj Inter Milan në finalen e Europa League më 21 gusht. Gjithsesi Sevilla u paraqit një skuadër e vështirë për Bayernin. Një dorë të madhe në triumfin e Bayernit dha edhe portieri dhe kapiteni i ekipit Manuel Neuer. Një gabim i Alaba lejoi Sevilla të kundërsulmojë në minutën e 87-të. Youssef En-Nesyri ishte i vetëm përballë Neuer por portieri i Bayern e largoi topin e goditur jashtë vijës fundore. Në kohën shtesë, Manuel Neuer i mohon golin e barazimit En-Nesyri. Neuer bëri një pritje fantastike me këmbë ndërsa sfera e rrumbullakët u përplas në shtyllën e majtë. Në pjesën e parë Bayern për pak kohë u detyrua të luante i tërhequr mbrapa pasi Lucas Ocampos i dha Sevilla epërsinë 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 13-të të takimit. Në të 22 minutë gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi, Robert Leëandoëski kroson në zonë tek Thomas Muller, ky i fundit jep një asis për Leon Goretzka që pas një gjuajte prefekte brenda zonës barazon shifrta në 1-1. Në 30 minutat shtesë tranjeri gjerman hedh ne fushë Javi Martinez që në të 104 minutë do ti jepte fitoren bavarezëve. Bayerni i Mynihut fitoi trofeun e katërt për këtë vit. Në Gjermani Bayren fitoi titullin Kampion dhe Kupën e Gjermanisë. Ndërsa në Europë Ligën e Kampionëve, dhe Superkupën e Europës. Bayerni i Mynihut konfirmoi se është skuadra më e fortë në Gjermani dhe Europë. Me 30 shtator bavarëzët do të diskutojnë edhe një trofe tjetër. Ata do të luajnë përballë Borusias së Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë.
Man of the Match: Thomas Müller (Bayern)
Tibor Sisa, UEFA technical observer: Ai ishte në të gjithë fushën. Me lëvizjet e tij e vazhdueshme au bëri të vështirë spanjolleve mbulimin e tij. Ai krijoi hapësira që ndihmuan shokët e tij të ekipit të zinin pozicione të rrezikshme. Fitorja e sotme ishte e gjitha për ekipin, dhe ai është njeri kyc i ekipit. Ai dha gjithçka për fitoren “.
Kuriozitete
• Gjashtë nga tetë Super Kupat e fundit të UEFA-s kanë kaluar në kohën shtesë.
• Mbajtësit e Kupës Evropiane / UEFA Champions League kanë fituar 25 nga 45 edicionet e Superkupës.
• Bayern është klubi i dhjetë që ka triumfime të shumta të Super Kupës UEFA për emrin e tyre.
• Bayern ka fituar 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
• Javi Martínez ka shënuar në kohën shtesë në dy Kupat e fundit të UEFA-s në Bayern – në 2013 dhe 2020.
• Sevilla ka humbur një rekord të pesë Superupave të UEFA-s.
• Lucas Ocampos ka shënuar të gjashtë penalltitë që ka marrë ndonjëherë për Sevilla.
Bayern: Neuer; Pavard, Hernández (Javi Martínez 99), Süle, Alaba (Boateng 112); Goretzka (Davies 99), Kimmich; Sané (Tolisso 70), Müller, Gnabry; Leëandoëski.
Sevilla: Bounou; Navas, Diego Carlos, Koundé, Escudero; Jordán (Vázquez 94), Fernando, Rakitić (Óliver Torres 56); Suso (Gudelj 73), De Jong (En-Nesyri 56), Ocampos.