Përkujtohet 95-vjetori i Kongresit të parë të Bektashive në Prishtë të Skraparit/
Nga Skrapari sulo Gozhina/
SKRAPAR – Në një ditë plot diell, të kthjelltë e bukur, edhe pse e ftohët, plot jetë e mirësi, sofra bujare skraparase hapi dyer për t’u zhvilluar një nga ngjarjet më të mëdha në ato vite për gjithë Shqipërinë. Me burra kombi, si baba Tahiri, baba Xhaferri, baba Ali Turabiu e shumë të tjerë, miq e shokë, besimtarë e banorë të thjesht, klerik, baballarë e dervish nga e gjithë Shqipëria e jugut, ajo e mesme e veriut dhe nga trevat e tjera të saj, njerëz të shquar e të ditur, organizuan kongresin e parë Bektashian në fshatin Prishtë më 14-17 Janar të 1921.Për të përkujtuar këtë ngjarje të madhe historike të këtij besimi fetar pas 95 viteve jetë punë e mund, duke kaluar një karvan histori thuajse shekullore,në pallatin e kulturës “Riza Cerova”, në qytetin e Çorovodës, u organizuar simpozium shkencor kushtuar këtij kongresi historik e vendimtar për fatet e ketij besimi dhe të At’dheut. Pjesëmarrës në këtë event të çmuar ishin klerikë të këtij besimi, Dede’ Baba Edmond Ibrahimi, krerë të besimeve të tjera fetare,drejtues të pushtetit vendor, Prefekti i Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, ish Ministri Drejtësisë, njëherësh biri i kësaj treve Nasip Naço, miq, të ftuar,klerikë, baballarë e dervishë nga të gjitha trevat e shqipërisë, besimtarë të qytetit dhe të rrethinave. Si vendi organizator Kryetari i Bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu ka mbajtur fjalën e rastit duke uruar mirëseardhjen miqëve dhe të ftuarve në këtë event të madh, si për nga historia dhe nga vendimet e marë në kongresin e parë të bektashive që zhvilloi punimet 95 vjet më parë në Janar të vitit 1921. Mes të tjerash kreu i kësja bashkie citoj: “ Me të drejtë ne sot krenohemi që Teqeja e Prishtës, vendi ku u mbajt kuvendi i parë i Bektashinjëve i mbijetoi kalvarit të persekutimit komunist dhe ju rikthye shkëlqimit të dikurshëm duke u shëndërruar në një objekt të rëndësishëm kulti për besimin bektashi”.
Dede Baba Edmond Ibrahimi – Duke falnderuar pjesmarësin në këtë event sa i rëndësishëm për nga historia po dhe aq i vlefshëm për nga vendimet e tij të marra në momentet kur ka zhvilluar punimet Kongresi i parë i Bektashinjëve i mbajtur në fshatin Prishtë më 14-17 Janar të 1921 mes të tjerash citoj:“Nuk mund të lë pa përmendur edhe baba Meleq Staravecka, baba Fetahu i Backës, e Dervish Iljazi, për kontributin kombëtar që kanë dhënë ndër vite. “Ndërsa organizohet po këtu në këtë trevë simpozium shkencor kushtuar këtij kongresi që hodhi themelet e këtij tarikati, i cili tashmë ka mbi 300 milionë besimtar në të gjithë botën, duke u bërë në këtë rast edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane me seli në metropolin shqiptar që para 95 vjetësh”., dua të them, se për të arritur deri në ditët e sotme tarikati bektashian ka kaluar një jetë plot ngjarje të mëdha që kanë ndikuar jo vetëm në rritjen e zhvillimit e tij, por edhe pjesmarës dhe ndikues kryesor në ngjarjet e mëdha të kombit, të cilat kanë kërkuar në momente kritike dhe mbijetese, ndimën dhe përkrahjen e këtij tarikati, siç është përhapja e gjuhës shqipe, në mbështetjen e Lidhjes të Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë e disa ngjarje të tjera të mëdha të kombit të shqiponjave ndër shekuj. Ndonse a ka pasur mbështetjen e Kongresit të Lushnjës, ashtu si dhe komunitetet e tjera fetare, për më shumë se gjysmë shekulli, fet që ushtronin besimet e tyre në Shqipëri kanë pësuar persekutimin më të pashembullt në botë nga diktatura e komuniste pas viteve 1967, kur shteti komunist shkatërroi kishat, xhamitë e teqet dhe dënoj, burgosi, pushkatoj dhe internoj e persekutoj klerikë të komuniteteve fetare dhe familjet e tyre. Unë nuk mund të bëj historinë e këtij tarikati, pasi mes besimtarëve kemi dhe shumë historian që punojnë për këtë tarikat, por mundet të them se nga tarikati bektashian janë pushkatuar baba Zylfo Turani, baba Qamil Gëllava, baba Bedri Cakrani, baba Shefqet Koshtani, baba Ali Tomorri, Dervish Ali Kocia, kanë vdekur në qelitë e burgjeve komuniste, Baba Kamber Prishta, baba Myrteza Kruja, baba I. Leskoviku, baba Mehmet Zyka. Ndërsa kanë vuajtur burgjeve e internimeve të diktaturës baba Barjam Mhamutaj, baba Ilmi Kurtesi, dede Ahmet Myftari, Dervish Reshat Bardhi, Baba Halimi Therepeli si dhe persekutimi i familjeve të tyre për më shumë se një çerek shekulli. Por dita e bardhë për të gjitha komunitetet fetare, erdhi dhe kjo e bektashianve erdhi më 22 e mars të vitit 1991, ku dhe u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në metropolin Shqiptar, Tiranë, ngjarje në të cilën mori pjesë dhe Nënë Tereza, shqiptarja nobeliste, fjalët e të cilës mes të tjerave janë: “Jam shumë e gëzuar që sot ndodhem pranë jush në këtë qendër fetare, ku humanizmi zë vendin e parë”. Ceremoni që u zhvillua ditën e “Sulltan Novruzit”. Më pas komunitete fetare ushtronin besimet e tyre në krahinat sipas feve dhe të gjitha së bashku në Shqipëri, pasi ndryshe nga vendet e tjera, vendi ynë ka një harmoni të pashembullt mes komuniteteve dhe besimtarëve, Panorama e këtyre ngjarjeve tregon se edhe besimet fetare në vendin tonë që kanë ndikimin e tyre në zhvillimin dhe diturimin e njerëzimit në përgjithësi duke vënë në radhë të parë Atdheun “Pa Atdhe nuk ka fe”. Një harmoni të tillë fetare në shqipëri ne e treguan dhe në marshimin solid në mes të Parishit në ngjarjet e një viti më parë. Ndaj sot në këtë përkujtim hisorike për nga madhështija dhe vendimet e këtij kongresithem tregohet kudo edhe në këtë sallë supoziumi ku kemi të ftuar pjesmarës nga të gjitha fetë. Me këtë rast dua t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj jetë e mirësi si dhe na mëson vetë bektashizmi që të jemi në vllazërim duke buruar gëzime, mirësi dhe bujari në ndimë dhe përkrahje të njeri-tjetrit në gezime dhe në nevojë për të përballuar sfidat që kërkon sot jeta, koha. Amin
Naço – Bektashian – burim frymzimi për bashkjetësën fetare
Nasip Naço ish Ministri i Drejtësisë njëherësh dhe biri i Skraparit në përshëndetjen e tij, mes të tjerash citoj: “Nisur nga fakti që të gjitha fet në shqipëri janë burim frymzimin për bashkjetesën fetare edhe në botën mbarë gjë të cilën e dëshmuam edhe një vitë më parë me marshimin e katër klerikve tanë në Parisë të Francës një vitë më parë me rastin e njgjarjes tragjike të “charli hebdo” , e them me bindje se data të shënuara si kjo që po përkujtojmë sot janë pjesë e memories sonë, e krenarisë sonë, por edhe obligim e impenjim që ëndrrat e të parëve t’i bëjmë realitet. Ndaj sot dua të falënderoj organizatorët e këtij simpoziumi shkencor, të cilët përkujtuan dhe sollën dhe njëherë në memorien tonë një ditë kaq të shënuar për kombin tonë, kongresin e parë të bektashinjve ku në parim të tyre kishin e kanë “Pa Atdhe nuk ka fe”, thënie kjo që ju shkon përshtat vendit të shqiponjave. Unë jam një nga bijtë e asaj treve që ka punuar dhe luftuar e ka qenë në krah patriotëve, për përpjekjet e mëdha që kanë bërë për të ndrequr dhe çuar përpara çështjet kombëtare, një nga të cilit në ato fillim vite të shekullit 20 është dhe kongresi bektashian në Prishtë. Ai Kuvend i organizuar në atë fshat i ndjerë jo vetëm për kulturë e atdhedashi, por edhe për besimin fetar që në këtë rast është tarikati bektashian. Ajo që dua të them është se në ato vite vendimet e këtij Kuvendi të madh për mëvetësinë e tarikatit bektashian, si dhe sjelljen e Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri, me qendër në metropolin e saj, i kaluan kufijtë e jehonës përtej Ballkanit, Evropës dhe të gjithë botës. Unë kam kënaqësinë dhe fatin të falënderoj të gjithë simpatizantët dhe besimtarët, klerikët, baballarët dhe dervishët, si dhe të gjithë kumtuesit prof. dr. dhe studiues që referuan kumtesat e tyre duke na sjellë edhe njëherë në kujtesën tonë ngjarjen e madhe të atyre viteve në vëmendjen e të gjithëve neve, pasi si bektashian jam i mendimit se të gjitha besimet fetare sjellin fat dhe mirësi jo vetëm tek besimtarët, por edhe tek i gjithë populli. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë mirësi që i keni bërë në këtë rast Skraparit trevës të tij ku u organizua kongresi parë bektashian në Prishtë dhe të gjithë besimtarëve bektashian kudo që janë në botën mbarë.
Fadil Nasufi – Jam i privilegjuar, që si Prefekt i Qarkut Berat,të marr pjesë dhe të përshëndes në këtë konferencë jubilare që i kushtohet përkujtimit të 95 vjetorit të Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës-; që shënjon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar; pamvarsimin e bashkësisë bektashiane shqiptare. Më 14-17 Janar 1921,përfaqësuesit e të gjitha krahinave të vendit ku shtrihej bashkësia bektashiane,- u mblodhen në Teqenë e Prishtës dhe vendosën ndërprerjen e mardhënieve të jashtëvartësisë dhe shpallën pamvarsimin e bashkësisë bektashiane shqiptare. Pavarësia politike e shtetit shqiptar,që u shpall më 28 Nëntor 1912 dhe u njoh më 1920-; do të kishte mbetur e gjymtuar pa mvetësinë e faltoreve të bektashinjëve shqiptarë,- pa pavarësimin e mëshihatit islam-, pa autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare;- ngjarje që mbeten në historinë epokale për institucionet e klerit dhe për vetë historinë shtetërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Bektashinjtë ishin të parët që,me një vetëdije shumë të lartë kombetare, që shprehej edhe në slloganin e tyre :”Pa atdhe nuk ka fe”, – vunë kombin para besimit,vunë homogjenitetin si shqiptare para heterogjenitetit fetar.
Vitet 1920 do të mbeten në kujtesën historike, me se pari për atë shkallë të lartë empacipimi dhe për atë mëndesi europiane që shfaqi kleri shqiptar, i cili i preu mardheniet e jashtëvartësisë dhe e reformoi sistemin e besimit. Në mënyrë të vecantë bektashinjtë dhe ortodoksit,vec pamvarsimit nga kryeqëndrat botërore të besimit,ngulmuan dhe ia arritën që predikimin dhe liturgjinë ta benin në gjuhë shqipe. Sot ka studiues të mirnjohur në shkallë botërore që janë marrë me historine e bektashizmit në Shqipëri dhe kanë mbrojtur pikpamjen se bazat e nacionalizmit shqiptar dhe të ideologjisë albanistë – kanë ardhur pikërisht nga bektashinjtë. Studiusja franceze Natali Kleje ka studiuar rrugën historike të zhvillimit të bashkësisë bektashiane dhe ka konkluduar se Rilindja Kombëtare shqiptare ,nuk mund të kuptohet pa paraveprimin atdhetar të baballarëve dhe dedelerëve bektashinj. E thotë edhe kënga popullore,- dhe për ke ?-Pikerisht për babain që ushqeu me mendim e ide-Naimn,Naim Frashërin:
Kush e desh Shqipërinë,kush?
I miri Baba Alush!
Edhe historiani i shquar shqiptar Kristo Frashëri,-akademiku që ka ndricuar aq epoka dhe personalitete historike,- ka mbrojtur pikpamjen se letërsia e Rilindjes u frymezua prej idesh bektashiane,që gjenden edhe në një traditë më të herëshme si letërsia e bejtexhinjëve.
Sot nuk është dita thjesht për tu kushtuar mburrje e levdata atyre klerikeve bektashianë që, duke e pavarësuar teqenë shqiptare ,në fakt pergatitën pritjen e denjë të Kryeqëndrës boterore të bektashinjëve;- Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, selia e së cilës u vendos në Tiranë ,pas reformave të Ataturkut në Turqinë Republikane. Kryeqëndra botërore bektashiane pësoi të njejtat rrënime si të gjitha institucionet fetare shqiptare ,por askush,asnjë vend,asnjë bashkësi bektashiane në botë,nuk pretendoi t’ia zinte vendin edhe në kohët më të errëta. Sepse bektashizmi modern,- kjo pamje europiane e besimit mysliman,e ka vendin e merituar pikërisht në Shqipëri,në vendin e paqës ndërfetare,- në vendin ku fanatizmi dhe fondamentalizmi nuk kanë asnjë traditë dhe asnjë bazë,- në vendin ku populli ka kaluar nëpër prova të mëdha solidariteti, si mbrojtaja dhe shpëtimi i hebrejve,mbrojtja dhe shpëtimi i ushtrisë së falimentuar fashiste -pritja vëllazerore e mbi 500 mijë shqiptarëve të Kosovës më 1999. Sa c’është e vërtetë që pavarësimi i bashkësisë fetare forcoi vetë mëvetësinë politike të shtetit shqiptar,aq është e vërtetë që edhe shteti shqiptar i periudhës 1920-1930-ndonëse në hapat e vet të mëkëmbjes së vështire,zgjodhi si model shtetin laik, që kishte dalë nga revolucioni francez,- e ndau vehten nga feja,shekullarizoi shkollën dhe institucionet, futi gjuhën shqipe në shkollat fetare. Sic ka shkruar historiani Xhovani Cimbalo;- profesor i së drejtës kanonike kishtare në Universitetin e Bolonjës – ; në vitet 1930, Shqiperia ishte modeli me i përparuar i rregullimit të mardhënieve të pavarësisë midis shtetit dhe fesë. Historiani i shquar italian mendon se edhe sot ai model nuk është kapërcyer dhe se konkordatet midis shtetit dhe klerit do të ishin një zgjidhje e shkëlqyer për shoqëritë e sotme me probleme të ngjashme. Kongresi i Prishtës është mesimdhenës për ne,dhe jo vetëm për ne, por për botën e sotme,që ka nevojë për cliruar vehten nga shënjterimi i idesë së luftës,nga flijimi për qellime fetare,nga fanatizmi dhe fondamentalizmi,nga idetë ekspansioniste fetare dhe nga fryma e konfliktit dhe e urrejtjes. Sot egzistojnë dy modele qytetërimesh: modeli qe i nxit dhe i formon njerëzit me ideologjinë si të jetojnë,dhe modeli që i nxit dhe i formon njerëzit me ideologjinë si të vdesin! Bektashizmi,me filozofinë e vet panteiste,që e trashegon nga lashtësia,- me shkrirjen e Zotit me natyrën dhe njeriun,me butësinë dhe tolerancën që e karakterizon-është modeli i filozofisë si të jetojmë. Ngjarje të tilla si 95 vjetori i Kongresit të Prishtës,nuk janë thjesht përkujtesa,por mesazhe të fuqishme qësjellin mes nesh tingellimën e zërit të atyre klerikeve që mbollën farën e pavarësimit të fesë dhe ushqyen rrënjët e hershme të paqes,të harmonisë,të bashkjetesës, të tolerancës, të vllazërimit dhe solidaritetit. Njëherazi këto ngjarje janë apel për brezat e sotëm, për t’ju kujtuar se ndodhemi para rrezikut të harreses për sakrificat që kanë bërë brezat para nesh ,-dhe se jemi në një moment kur bota është e kërcenuar nga aktet terroriste dhe konflktet fetare. Ndaj duhet të reflektojmë dhe të ngrihemi në lartesinë e vlerave të besimit,të humanizmit,të mirësisë dhe të gjithckaje të mirë e të vyer që ka bekimin e Zotit!
Po gjatë supoziumit kumtuesit referuan mbi histroin e fesë bektashiane, si dhe për histrin e vendimet që mori kongresi i parë i bektashinjëve në Preishtë të Skraparit 95 vjet më parë.