Nga Albano Kolonjari
Klubi suedez FF Kalmar beri te ditur te dielen ne mbremje se Etrit Berisha eshte lojtar i Lacios. Portieri i Kombetares Shqiptare luajti 90 minutat e fundit me FF Kalmar dhe shenoi nga pika e bardhe e penalltise duke i dhene fitoren skuadres se tij me rezultatin 1-0 perballe Halmstad ne ndeshjen e lamtumires. Gazeta “Dielli” pak dite me pare paralajmeroi se Berisha ishte lojtar i Lacios, por klubi FF Kalmar dhe vete Lacio nuk kishin bere akoma publike marveshjen e tyre. Ne “Lufte” me Lacion per te pasur te veten portierin Berisha ishte edhe skuadra italiane Kievo .
Ishte paraqitja e mire me FF Kalmar ajo qe “detyroi” teknikun De Biazi dhe stafin e tij, te hidhnin syte nga nje lojtar i panjohur deri ne ato caste per opinionin shqiptar. Fale talentit te tij Berisha do te arrinte te zinte vend ne formacionin baze te kuqezinjve duke “eleminuar” Ujkanin. Por jo vetem kaq. Paraqitja e tij e shkelqyer me ekipin Kombetar, bene qe disa klube europiane te vihen ne ndiekje te tij. Nga ana tjeter drejtori teknik i Lacios Igli Tare, duke ndiekur nga afer ecurine e kuqezinjeve dhe pasur edhe sugjerimin e teknikut De Biasi, fillon tratativat me Berishen per at sjelle ate tek Lacio. Por transferimi i tij tek Lacio nuk eshte i lehte pershkak te nje kontrate me Kievon per te cilen Berisha deklaroi se “Firma e tij ishte marre ne forme jo te rregullt”. Ketu fillon edhe “telenovela”, Lacio-Kievo qe ka perfunduar te dielen ne mbremje me buzeqeshjen e te lacialeve. Berisha do te bashkohet me Lacion pas dy ndeshjeveee qe do te zhvilloje ne ekipin Kombetar perballe Sllovenise dhe Islandes. Aktualisht tek Lacio luajne kapiteni Lorik Cana, dhe portieri Th. Strakosha. Berisha filloi te luante per skuadren suedeze FF Kalmar ne moshen 19 vjecare, (2 korrik 2008). Tek kjo skuader Berisha ka mbajtur numrin 99. Ai ka luajtur 90 ndeshje dhe ka shenuar tre gola nga pika e bardhe e penalltise. Ne foto portieri Berisha duke u pershendetur me tifozet e FF Kalmar.