Ish-kryeministri Sali Berisha ka përforcuar më tej thirrjen e shefit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për dalje në protesta me 20 shkurt. Në një postim të tij në rrjetin social facebook, Berisha koshient se bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre, thekson se 20 shkurti shënon fillimin e sezonit te protestave me te fuqishme ne historine e vendit për ti dhënë fund regjimit te neobllokmeneve qe erdhën në pushtet me mashtrime.
“20 shkurti, fillimi i sezonit te protestave me te fuqishme ne historine e vendit!20 shkurti, dita e permbysjes se shtatores te diktatorit barbar dhe busteve te gjalla te bllokmeneve hoxhist, fillimi i protestave per fundin e regjimit te neobllokmeneve qe erdhen ne pushtet duke premtuar krijimin e 300 mije vende pune dhe shkaterruan e po shkaterrojne dhjetera mijera vende pune, premtuan sherbim shendetesor falas, legalizime falas por mashtruan dhe vetem mashtruan. Premtuan ulje te taksave per 97 % te shqiptareve, ulje te cmimeve per te gjithe qytetaret dhe rriten taksat dhe çmimet per te gjithe shqiptaret, premtuan heqje te TVSH-se per ushqimet dhe energjine dhe vendosen faturen aforfe duke detyruar qindra mijera familje te paguajne 2.5 here me shume per energjine sesa kryeministri dhe ministrat e vendit. Protesta, ngadhenjimi i qytetareve te mashtruar, qytetareve qe çdo dite varferohen dhe humbasin vendet e punes. Bijte meritojne fatin e eterve te tyre barbare! Miq, te gjithe ne proteste!!”shkruan Berisha.
20 shkurti, dita e rrezimit te bustit te diktatorit, do ti sherbeje Partise Demokratike per të testuar zhgenjimin e qytetareve nga mazhoranca e rilindjes. Ne harkun e 5 muajve, Partia Demokratike nxjerr per te dyten here qytetaret ne rruge, por kete radhe kryetari Luzim Basha i ftoi ata per te protestuar jo kunder vjedhjes se votes, por kunder tablos se zeze, e pikturuar sipas tij ne 5 muajt e fundit, si rezultat i papunesise, paligjshmerise dhe arbitaritetit te qeverise.