

Qindra njerëz në mjediset e jashtme të Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, me dhjetëra të tjerë nëpër rrugët që drejtoheshin drejt shoqatës, ditën e diel, datë 27 shtator, prej orëve të para të mëngjesit deri pasdite vonë. Festivali i Ushqimit , Kulturës dhe Biznesit shqiptar u shndërrua në një Festë të madhe. Këshilli Drejtues i Shoqatës i angazhuar plotësisht shumë kohë më parë, kishte përgatitur dhe realizuar me shumë kujdes për më shumë se një muaj, listat e vendorëve, bizneseve pjesëmarrëse, vendodhjes së tyre, reklamimin dhe pasqyrimin, e këtij eventi jo vetëm në social media, por me postera, tabela, banderola të vendosura kudo në Northeast. Orët e para me shumë nxitim të mëngjesit (vendosja e tendave , çadrave, nga bizneset dhe të ndihmuara nga vullnetarët të drejtuar nga KD), do të pasoheshin nga alegria, gëzimi, gjallëria në 7 orë në vijim.
Takime miqësore ( miq, shokë që kishim kohë pa i parë ), shijimi i ushqimit të shijshëm tradicional, prezantimi me bizneset , shqiptarë që kishin ardhur nga New York, Washington, Maryland dhe New Jersey, dhe nga Connecticut, Rrok Merdita, fëmijë që rendnin të gëzuar, do ta ndiznin më shumë atmosferën. Por oborri i shoqatës nuk do të ishte bosh, me qindra njerëz, vizitorët shqiptarë dhe të huaj do të bashkoheshin në ritmin e vallleve dhe këngëve shqiptare të interpretuar pasion dhe profesionalizëm nga këngëtarët: Kristina Marku, Ariol Shpuza, Mikel Bego, muzikantët Flamur Hafesllari, Pashk Marku dhe Dj Tonini.
Të gjithë në valle, të rinj , fëmijë , të moshuar. Sa shumë të rinj dhe sa shumë energji përcollën ! Kryetari i shoqatës “ Bijtë e shqipes z. D. Matraku dhe dy nënkryetarët z. M. Koboçi dhe D. Gjuzi do të falenderonin të gjithë të pranishmit, të gjithë vendorët pjesëmarrës, bizneset, vullnetarët, muzikantët. Vençarisht bizneset që sponsorizuan festivalin, këtë aktiviteti kaq të bukur, të lirshëm dhe kuptimplotë. Shtëpia jonë e madhe mbahet nga shpirti ynë i madh dhe të dielën ajo ishte shumë gjigande. Në epilogun e kësaj dite , gjithë vendorët, bizneset, pjesëmarrësit pas falenderimit për shoqatën për organizimin e këtij eventi u larguan me pyetjen: “ Kur do të organizohet Festivali tjetër??!
Rudina Bani – mësuese e shkollës “ Gjuha Jonë”