Nga Alfons Grishaj/ Çdo njeri merr frymë 22 mijë herë në ditë duke mbushur mushkëritë me oksigjen që përcillet nëpërmjet qarkullimit të gjakut në organet tjera jetike. Sikur mushkëritë të preken, ritmi i frymëmarrjes nuk është më si më parë, prandaj është shumë e nevojshme që viruset dhe bakteriet të luftohen pa prekur mushkëritë, sepse shërimi bëhet më i vështirë… dhe propabiliteti i rehabilitimit varet sa nga antikorpet që posedon trupi i njeriut aq dhe nga aftësia ripërtëritëse që është e ndryshme tek njerëzit.
Bota është përballur shpesh me infeksione të rrezikshme që janë përhapur në Europë dhe Perëndim me zanafillë prej Azisë Qendrore apo Azisë Lindore, ashtu siç ishin “Vdekja e Zezë (Bakterium yersinia pestis)” , “Gripi i Zogjve, H5N1” dhe tani “Covid-19” që është pjesë familjes Sars. Mendimi për një luftë baktereologjike është infantil dhe paasnjë lloj baze.
Në situatën e krijuar, njerëzit duhet të kthehen tek bimët medicinale. Mbrojtja më e mirë në këto raste është sulmi me kombinimet e bimëve medicinale. Vite të shkuara kolera u luftua me Ferrnet Branka, një pije magjike alkoolike zbuluar nga një prift i cili bashkoi rreth 27 bimë medicinale. Ky liker u destilua nga Benardino Branca, ku mori dhe emrin që mban sot.
Rrushi ka një fuqi në vete sepse është i pasur me polifenol, dhe ndër pijet alkoolike që përftohen nga distilimi i tij, në veçanti, konjaku ndihmon në mbrojtjen e simptomave virale të ftohjes. Siç dihet, konjakun e kanë pagëzuar me emrin “pija shëruese”, e cila mban larg radikalët e lirë. Konjaku i mbajtur në fuçi arre, fiton acid elagjik, një anti-oksidant i fortë që mbron organizmin e njeriut. Gjatë rënies së gripit spanjoll Influenza, mbi 20 përqind e popullsisë që përdorën konjak, shpëtuan nga gripi vdekjeprurës që mori jetën e rreth 50 milion njerëzve.
Ajo që më shqetëson është se, përse mjekët deri dhe të sëmurët , nuk kujtohen se, Zoti pas çdo fatkeqësie udhëhoqi të urtët tek bimët medicinale që kanë një fuqi të jashtëzakonëshme shërimi?! Prej tre-katër mijë vjetësh njerëzit e ditur i kanë përdorur bimët medicinale si shpresë dhe shërim. Duke lexuar librin e “Medicinal herbs” (pregaditur nga National Geographic) është një kapitull i tërë që bën fjalë për barnat e përdorura për mbrojtjen e sistemit respirator qënga lashtësia e deri më sot. Mjekët popullorë kanë përdorur në mënyrë efikase bimët që mund të gjinden në formën e çajit në dyqanet e ushqimit si emrat më poshtë: Eucalyptus, Elder, Sage, Thyme, Astragalus, Echinacea, Mullein, Licoriceetj… Nuk e kam ndërmend të zgjatem çfarë të mirash sjellin këto bimë, sepse secila prej tyre ka një shpjegim të gjatë, por unë do u sjell dy foto të Echinacea dhe Eucaliptus mint, për të tjerat e lë në dorën e të interesuarve që mund t’i kërkojnë në dyqanet e afërta ose në internet. Echinacea dhe Eucaliptus(që familja ime i përdorë prej kohe), janë jetike për frymëmarrjen, funksionimin imun dhe fytin. Këto bimë medicinale nuk kanë nevojë për sheqer apo mjaltë se janë vetë të ëmbla. Por nëse shoqërohen me multivitaminë dhe vitamin C, janë dhe më efektive. Dikur ka qarkulluar një tregim Kinez, që titullohej : “Daj Fu Fatsjellsi”, që përshkruante sakrificat e një mjeku popullor që në kohë epidemie shkonte nga fshati në fshat për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai përzinte bimët medicinale duke ua dhënë të sëmurëve në formën e çajit, prandaj dhe populli e kishte pagëzuar këtë mjek popullor me emrin “Fat-sjellsi”, ngaqë kudo që i shkelte këmba,shëronte njerëz me bimët e përzgjedhura medicinale. Im vëlla, Eduardi, kur ishte fëmi u shërua nga mrekullia e bimëve medicinale, ndërkohë që “mjekët” kishin hequr dorë…
Këshilla e disa mjekëve për të mos përdorur antibiotikë (në raste sulmi) më duket pak e lehtë, pa bazë, sepse pas sulmit mikrobal apo bakterial, rizgjohen vatrat e vjetra, siç është sinusi, apo mikrobi i fjetur i TBC… etj, të cilët zgjohen në mënyrë agresive në rastet akute, gjë që e bën më të komplikuar shërimin ndaj agjentëve të huaj, apo virusit aktual.
Një tjetër mënyrë mbrojtje dhe luftimi, është formula e përdorur prej shekujsh, përzierja e mjaltit me turmeric, qepë dhe hudër, duke i hedhur dhe limon. Kjo përzierje natyrore krijon antibiotikun dhe antibakterialin më të fuqishëm mbi dhe. Mendohet se Turmeric vret dhe Sars-Cov-2, e nëse kjo është e saktë, njeriu nuk ka pse të ketë më panik. Prapëseprapë, fjala i mbetet specialistëve shkencëtarë, por duke mos nënvleftësuar për asnjë moment mjekimet popullore me bimë medicinale.