DOLI NGA SHTYPI LIBRI I TITULLUAR ”VEPRA 2, ARSIMI SHQIP NË SUEDI” I AUTORIT HYSEN IBRAHIMI/MAGJIA E TË SHKRUARIT NXJERRË NGA FAKTE DHE DOKUMENTACIONE/
Nga Prof. Bedri Paci/
Të shkruarit e përmbledhur nga ngjarje të dokumentuara dhe faktografike, reale, është magjia e vërtetë e elokuencës. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të jesh i qartë, edhe kur e tregon me dokumente dhe fakte, të jesh edhe i kuptueshëm. E i tillë është çdo njeri që pasqyron gjërat reale të dokumentuara me fakte, është elokuent në rrëfimet e tilla.
Pikërisht kjo magji stolis dokumentet mbi ngjarjet në mërgaten shqiptare në Suedi, për kultivimin, zhvillimin dhe mbajtjen e gjuhës së shenjtë shqipe, në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse në këtë vend nordik, skandinav.
Autori Hysen Ibrahimi ka qenë i përpiktë dhe ambicioz në grumbullimin e të gjitha dokumenteve faktografike që përmbledhin angazhimin, aktivitetin e LASH-it, të këshillave prindëror, të kryesisë dhe kryetarit prof.Bedri Paci që me përkushtim dhe vetmohim të plotë u përkujdesen, që gjuha shqipe dhe kultura të lulëzojë në majat më të larta të edukimit të brezit të ri që nga represaljet e okupatorit serb ishin detyruar me familjet e tyre të kërkojnë strehim në Suedi. Duke bërë një rrëfim nga shkolla e parë e vetme shqipe, nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta, e duke vazhduar me rrëfimin në fundin e viteve të shtatëdhjeta, përseri hapja e ndonjë shkolle shqipe në vise të tjera të Suedisë. E duke vazhduar me rrëfimet e mëtejshme.
Në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse me një asociacion qendror për tërë Suedinë,u bë realitet nga mësimdhënës dhe intelektualë të të gjitha trojeve shqiptare që jetonin dhe vepronin në këtë vend skandinav. Që një domosdoshmëri, nga që një numër masiv, të themi një armatë e tërë nxënësish me familjet e tyre, nga represaljet, dhuna dhe gjenocidi brutal nga makineria kriminale ushtarake serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë, bëri që të shpërngulen pasivisht, një pjesë dërmuese u deturuan të kërkojnë strehim në Suedi.
Pra, këtu lindi nevoja emergjente e një organizimi dhe vënia e gurëthemelit të LASH-it, me kryetar prof.Bedri Paci, të një asociacioni që me shumë punë dhe përkushtim ia arriti të lidhë kontakte të shkëlqyera, duke arritur marrëveshje në takimet që ndërmori për Entin e Lartë Shkollor. Mori një ndihmesë të pakufizuar nga Zonj.Maj Beijer (Drejtoreshë e Entit të Lartë Shkollor, në Ministrinë e Arsimit të Suedisë).
Ajo që ndihmoi me gjitha resurset financiare. Pra, drejtoresha Maj Beijer në këtë Ent, bëri që LASH-it, t’i plotësoheshin gjitha kërkesat e parashtruara në takimet që ndërmori me Zonj.Maj Beijer. Kërkesat emergjente: njohjen e LASH-it nga ky Ent; i menjëhershëm dhe emergjent ishte financimi, tërhjeqja, përzgjedhja, përpilimi dhe formimi i grupeve të punës për përpilimin e teksteve të reja e të përshtatura për kohën, për mbajtjen e gjuhës shqipe në tërë Suedinë. Mbas gjithë kësaj pune që beri LASH-i, u kurorëzua kur dolën tekstet e reja në disa lëndë të rëndësishme të gjuhës shqipe dhe ku menjëherë u shpërndanë në gjitha strehimoret dhe komunat, ku mbahej dhe zhvillohej gjuha shqipe. Autori ka bërë punë me vlerë që do ngelin për brezat e ardhshëm, në studimet dhe hulumtimet e tyre, dhe vlerën që do t´i japin kontributeve dhe angazhimit që mërgata shqiptare ka bërë në kohërat dhe ngjarjet më shqetësuese të historisë së terrorit dhe largimit nga trojet etnike të kombit shqiptar, në vendet e huaja, si në Suedi, etj.
Këto dokumentacione e fakte që kanë një tregues, s´e mërgata shqiptare është gjendur gjithmonë e bashkuar, për t’i dalë në ndihmë kombit, ku dhe kur është kërkuar. Edhe aty ku mërgimtarët shqiptarë jetojnë e veprojnë, kanë ngritur gjithnjë zërin për mbrojtjen e kombit kundrejt padrejtësive që i janë bërë nga pushtuesi dhe agresori i jashtëm.
Këtij dokumentacioni autori i ka dhënë një shkëlqim, duke e vendosur në librin “VEPRA” (ARSIMI SHQIP NÊ SUEDI) 2” Duke e bërë pjesë të botimeve me vlera historike të pa kontestueshme për kohën. Të ndodhura e të zgjidhura nga mërgata. Duhet vlerësuar jashtë mase ndihmesa në resurse që LASH-it, iu dha´nga drejtoresha Maj Beijer në Entin shkollor suedez. Që LASH-it, t’i plotësoheshin kërkesat për botimin e teksteve shkollore të gjuhës shqipe duke financuar edhe grupet e punës që bënë pëzgjedhjen dhe përpilimin e këtyre teksteve mbasi që kryetari prof.Bedri Paci,vetë personalisht bëri të mundur që nga udhëtimi që bëri të tërheqë në Tiranë tekstet e reja të botuara, por jo të shpërndara.
Me këmbëngulje bëri të mundur t’i blejë nga Enti i 8 vjeçares pranë Ministrisë së Arsimit, të Republikës së Shqiprisë. Prof.Bedri Paci, me t’u kthyer në Suedi, bashkë me Kryesinë formoi grupet e punës për përpilimin e teksteve të përshtatura me planprogramet e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe planprogramit të gjuhës amëtare shqipe në Suedi.
Ky libër i pasuruar nga dokumentacioni i autorit Hysen Ibrahimi, pjesën dërmuese e mori nga Prof.Bedri Paci, e ka ndërlidhur bukur me punën e Këshillave prindëror,mësimdhënsve dhe gjithë atyre bashkëatdhetarëve që dhanë një kontribut vullnetar, që fëmijët shqiptarë mos të humbin gjuhën dhe kulturën e tyre këtu në Suedinëe largët. Këtë punë të shenjtë për kombin e bën me shumë dashuri dhe vullnet, pa as një kompensim, por me një vetëmohim të flaktë dhe punë të organizuar dhe të pa lodhur, e bënë në çdo cep të Suedisë. Ku dha dhe rezulatet dhe sukseset më të mira.
Autori ka gërshetuar gjitha këto ngjarje të përmbledhura në këtë libër “VEPRA ( ARSIMI SHQIP NÊ SUEDI)2”. Në shtatë kapituj sa ka gjithsejt libri, duke u mbështetur në fakte dhe të dhëna konkrete, të mbledhura edhe nga terreni, është dhënë një pasqyrë e detajuar, ku e bën librin një thesar në vete. Nga një organizim masiv në agimin e viteve të nëntëmbëdhjeta është kjo një provë e dyfishtë, peshë dashurie, duke pasur peshë specifike, që mërgimtarët në Suedi qenë me trup në dhe të huaj, por me mendje dhe zemër në vendlindje. Pra, këtu ku u ndërmorën veprimet e para për mbajtjen e gjuhës shqipe që u mbështet dhe u ndihmua nga asociacione të tjera shqiptare që vepronin në Suedi. Për një qëllim të përbashkët ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare shqipe në këtë vend skandinav.
Pra, kjo vepër s´do të shihte dritë, dhe s’do të bëhej e mundur, pa një sakrificë të madhe nga të gjithë aktorët që dhanë dhe vazhduan të japin ndihmesën e tyre, që kjo vepër e shenjtë të ketë shumë sukses dhe të japë ndihmesë dhe përkrahje personale nga Prof. Bedri Paci, që edhe kjo dritë të shëndrijë edhe në vendet e tjera skandinave: Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë. Ata bënë që Kosova t´u bënte ballë sfidave më makabre që mund të vinin nga një pushues primitiv, siç ishte Serbia. Falë kontributit të mërgimtarëve mundën të qëndronin të pa tundur, të pa përkulshëm para dhunës së pushtuesit gjakpirës. Mesazhi është për herë aktual, të kordinuar të punojmë së bashku për kombin, që të lulëzojë e të forcohet, atëherë do jemi të gjithë, edhe kombi i bashkuar në një të vetëm, ashtu edhe siç duhet të jetë, e të zënë vendin që meriton e që na takon. Ngaqë jemi kombi më i vjetër autokton i Evropës.
Për këtë kauzë duhet të japim kontribute gjithënjë dhe gjithmonë që kombi të forcohet. Efektet e kordinimit, organizimit, angazhimit të të gjithëve reflektohet në këtë libër me vlera, duke ju dhënë me këtë libër një porosi brezave që vijnë pas.
Nëpërmjet ruajtjes së identitetit kombëtar dhe po kësaj vazhdimësie ndërtojmë traditën tonë.
Të ndërtojmë themele të forta, të pa lëkundura, as nga tërmetet më të fuqishme mos të lëkundet, mbi të cilat do ndërtonim fortesa duke i përsosur gjithnjë ato.