
Sokol Paja/
Zonja e nderuar Burbuqe Panda, mbesa e ish- editorit të Diellit Nelo Drizari, vizitoi Federatën Vatra. E shoqëruar nga djali i saj Klejvi Panda, Burbuqe Panda ka ardhur nga Tirana për të vizituar shtëpinë e shqiptarizmës në Amerikë. Ajo u prit nga editori i Dielli e studiuesit Idriz Lamaj e Zef Ujkaj. Zonja e nderuar Burbuqe Panda shpalosi kërkimet e saj mbi figurën e Nelo Drizarit dhe mori garanci prej editorit se do ti vihen në dispozicion të kërkimit të saj, shkrime të botuara nga Nelo Drizari në kohën kur ishte editor i Diellit. Studiuesi Lamaj i vuri në dispozicion materiale autentike, shënime e botime origjinale nga koleksioni personal mbi figurën e Nelo Drizarit. Pjesë e diskutimit ishte historia e Vatrës, Diellit, aspekte të jetës e veprës së Nelo Drizarit dhe jeta e vështirë e patriotëve vatranë që sakrifikuan gjithçka për çështjen kombëtare. Editori i dhuroi disa kopje të Diellit, ndërsa patriotja e nderuar Burbuqe Panda dhuroi 100 usd për Federatën Vatra.