




Dr.Ruki Kondaj “Ambasador i Kombit” veprimtare e çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare të Kanadasë rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe traditës shqiptare në Kanada, angazhimin e saj të palëkundur ndaj kauzës shqiptare, aktivitetet e mërgatës në Toronto, çështjen çame, Antonio Belluschin, “Diellin”, “Vatrën”, diasporën, lobimin dhe avokatinë e saj për trashëgiminë e shkëlqyer kulturore shqiptare me qëllimin e përjetshëm: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë. Me Dr.Ruki Kondaj bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.
SHQIPTARËT E KANADASË PËRKUJTUAN 80 VJETORIN E GJENOCIDIT GREK MBI SHQIPTARËT E ÇAMERISË
Së pari faleminderit për intervistën për gazeten më të madhe dhe më jetë gjatë shqiptare sa vetë shteti shqiptar ‘Dielli”. Mes shumë aktivitetesh që organizohen në Toronto e kudo në Kanada ishte dhe aktiviteti më I fundit që unë mora pjesë me një kontribut modest, aktiviteti për 80 vjetorin e genocidit ndaj çamerisë organizuar nga Sofra Shqiptare në Kanada nën drejtimin e muzikantit Gojard Kodra dhe Shtepia e Artit Ama nën drejtimin e Anisa Kamberaj me regjizor aktorin e mirënjohur me origjinë çame Artan Sejko. E mbështeta këtë inisiativë që në ditën e parë sepse është e para herë që po bëhet në Kanada, një koncert i tillë për çamerinë, e dyta unë mbështes çdo aktivitet me karakter kombëtar. Në një kohë një mujore disa artistë nga komuniteti dhe nga Shqipëria e Kosova performuan live në një koncert të mirë organziuar, qershija mbi tortë ishin bilbilat e çamërisë ardhur enkas për këtë event Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi. Shumë artistë nga komuniteti u angazhuan në këtë koncert vullnetarisht si zonja Mimoza Lengo, Merita Kadiri , Afrim Ferataj, Shkëlqim Tafaj, Gjosho Cuni, Ismet Hysa, Xhanko Mustafaj, fëmijët e të rinte e Marlee Got Talent (MGT) nën drejtimin e Ina Xoxes me valle e recitime, fëmijet e Misionit Katolik Shqiptar nën drejtimin e Don Prend Kolës me recitime po ashtu , grupit polifonik i sapo krijuar dhe prezantimit nga dy të rinjve te talentuar Adela Logli dhe Gert Bizi.
Surpriza e mbrëmjes ishte grupi polifonik sepse Gojardi e kishte mirëmenduar dhe polifoninë përveç të tjerave , për këtë ju drejtova Hazbi Bellaj, rapsod i cili e bëri këtë këngë dhe në kushte të disfavorshme familjare dhe vetëm një ditë para mundëm të organizoheshim ku natyrisht për polifoni duhet grupi të cilin e realizuam duke bërë pjesë të dy këngëtarët e çamërisë dhe një grup të rinjsh si Geraldo, Gezimi, Valteri, Xhezmiu dhe Dritani që na i sugjeroi drejtuesi i Albanian Youth në Toronto Valentin Çela. Me shumë dëshirë këndova si marrëse për herë të parë në publik sepse të them të drejtën kam kenduar në rini me shumë deshirë e pasion këngën labe, në shkollë të mesme në Vlorë ishim të organizuar në kompleksin e vajzave me Asamblin Labëria dhe që athere nuk kisha kënduar më në publik dhe keshtu të gjithë sëbashku u bëmë pjesë e një koncerti që do ngelet gjatë në kujtesën e gjithësecilit e sidomos të familjeve të hershme çame në sallë si familja e Nuri Nouch ku ishte prezent zonja e tij Ismet Nouch me djalin Agako Nouch dhe vajzën Shane, familja e Gani Mezanit me zonjën Viola Kaloutsi, dhe familjet e reja, familja e Artan Sejkos me zonjën Anila Toka, familja e Elxhanit me zonjën e tij Dhurata e plot të tjerë që të falin se nuk jua di emrat. Viola një grua, nënë dhe bijë çame në fjalën e saj rreth ngjarjes tronditëse dhe viktimave të genocidit përloti njerzit në sallë, plot emocione pati gjatë gjithe kohës. Do ishte e pamundur ardhja e dy artistëve nga Shqipëria e Kosova pa sponsorat kryesore që bënë të mundur ardhjen e tyre si Sami Ademi, Gani Mezani, Edlira Çini, Agako Nouch , Ismet Mirena, dhe të tjerë që ndihmuan me sallën, skenën etj. Si gjithmonë ne kemi TV Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena që pasqyron çdo aktivitet në komunitet dhe padyshim dhe këtë për çamërinë. Në fjalën time përveç të tjerash përmenda rolin e shtetit e jo vetëm shqiptar por edhe ai grek për vullnetin politik në zgjidhjen e çeshtjes çame sepse shumë idnividë e shoqata janë të angazhuar në mbrojtjen e çeshtjes çame, por duhen ata që marrin vendime ti zgjidhin sipas konventave ndërkombëtare. Meraku i Ismailit Qemalit para vdekjes për Çamerine eshte akoma nje plagë e pashëruar dhe vetëm kur të vihet drejtësia në vend athere do të prehen të qetë viktimat e genocidit.
ANTONIO BELLUSCHI, DE RADA I KOHËVE MODERNE…
Antonio Belluschi ishte një shqiptar i madh, rilindasi I fundit, De Rada i kohëve moderne, prift, studjues, gazetar arbëresh (i vetmi i rregjistruar në urdhërin e gazetarëve në 1989, athere kur ai botoi gazetën Notizie dhe 4 vjet më parë kishte krijuar Lidhjen arbëreshe), atdhetar i madh që fliste me aq dashuri për trojet shqiptare, për Shqipëri e Kosovë, për gjuhën shqipe dhe për heroin tonë kombëtar, GJ.K.Skënderbeu. E kam njohur pikërisht 12 vjt më parë më 28 prill 2012, në 100 vjetor të Vatrës në Amerikë ku isha e ftuar nga Dr.Gjon Buçaj. Më pas më ftoi në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ku At Antonio me arbëreshët organizuan me 11, 12 Maj të vitit 2013 në Frasnitë (Fraschineto), Itali ku merrnin pjesë personalitete nga gjithë bota shqiptare midis tyre Dom Lush Gjergji, Dom Ndue Gjergji, aktivisti i hershëm i Vatrës Zoti Sabit Bytiçi me zonjën e tij Hatixhe Bytiçi, një albanolog nga Prishtina që se kujtoj emrin etj. Ishte një kohë që mblidheshim të gjithë bashkë tek shtëpia e tij si një familje e vogël po me përfaqesues nga gjithe trevat shqiptare. Për 12 vite e kam vizituar shpesh edhe pse jam larg sepse atje shikoja zemrën e indetitetit tonë kombëtar shqiptar. Nga At Antonion unë njoha shumë arbëreshë të tjerë si mikja ime e shtrenjtë zonja Lucia Martino, Mjeshtre e madhe dhe grupin Vorrea, Peshkopin e nderuar Donato Olivieri, Antonio Chiaramonte, Angelo Catapano (kryebashkiak), Francescho Frega, Tomaso Bellusci, Prof.Agostino Giordano i Jetes Arbereshe, Tomaso Ferrari, Franco Calima, Maria Ferrarin, Flavia Agostino etj. Si atdhetar i madh në një takim me shqiptaret e Amerikës më 1992 ai ka thirrur Kosova Republikë (në You tube) , ai ka shkruar për Kosovën në Gazetën Notizie që më 1984, por ai guxoi të vijë në Shqipëri më 25 Nëntor 1972 në Kongresin e drejtëshkrimit të gjuhës shqipe edhe pse nuk u lejua të vinte ai gjeti mundësinë me makinë të tij dhe ishte i vetmi arbëresh që mori pjesë. Antonio Belluschi kishte ngritur mbi gërmadhat e shtëpisë së tij të vjetër Bibloteken Antonio Bellusci me mbi 10 000 libra që janë një pasuri kombëtare e vizituar nga mijëra shqiptare nga gjithë bota duke dokumentuar me shumë kujdes cdo shkrim të secilit. Për tu kujdesur per bibloteken Bellusci dhe Qendren Albanologjike Antonio Bellusci ai vete ka caktuar drejtoreshën Ornela Radovicka e cila punon me shumë pasion për çeshjen arbëreshe. Zonja Radovicka botoi së fundi biografine e tij në Gazetën Dielli, por dhe në shume gazeta të tjera. Sa here At Antonio me motren e tij zonjën Rina me ftonin të drekonim bashkë më këndonin këngën e Skenderbeut, i kam videot e tyre si kujtim shumë i bukur, kishin si traditë në çdo gjë që bënin këndonin këngën e Skënderbeut. E takova dhe për herë të fundit me 16 Maj të ketij viti edhe pse ishte i sëmurë nuk pushonte se foluri per gjuhën arbërishte dhe frikën e asimilimit nga brezi i ri se duhet ta mbajne gjallë, thoshte ata nuk flasin arbërisht. Them se jam shumë me fat që e kam njohur At Antonio Belluscin që është figura më e ndritur jo vetem arbëreshe, por e kombit shqiptar, emri i tij do kujtohet gjatë se ka lënë pas një vepër të madhe për gjithe brezat që do vijnë.Arbëreshet e thërrisnin zoti se për ata ai ishte zot!
DIASPORA SHQIPTARE NË CANADA E AMERIKË DHE PËRFSHIRJEN NË PROCESET LUBUESE PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE…
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojmë për kurbetin, emigrimin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e dimë se ajo ka ekzistuar edhe para shumë shekujsh në periudha të ndryshme kohore duke veçuar shpërnguljen e shqiptarëve në Itali pas vdekjes së Skenderbeu-t që ne e quajmë komuniteti “arbëresh” ku rrënjët dhe organizimi i komunitetit përmes shoqatave të ndryshme ruhet edhe sot. Mërgata shqiptare ishte promotori i Lëvizjes Kombëtare, së pari i Rilindjes sonë Kombëtare, e pastaj edhe i Pavarësisë së Shqipërisë së sotme zyrtare, i proceseve demokratike në Shqiperi dhe i Pavaresisë së Kosovës përmes proçeve lobuese pranë strukturave të larta vendimarrëse. Mërgata jonë e fillim shekulli të kaluar janë në themelet e zhvillimeve kulturore dhe politike të kombit tonë, atëherë kur fatet e tij ishin në rrezik të ekzistencës. Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, e kryesisht të mërgatës shqiptare në SHBA, sot fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe.
Valët e emigrimit në SHBA:
– Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA. Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë . Shumica e valës së parë të emigrantëve, rreth 10,000, kishin për qëllim të vendosen përgjithmonë në SHBA, dhe u kthyen përsëri në Shqipëri mbas Loftës së parë botërore. Pikërisht në këtë kohë, një grup tjetër i emigrantëve nga Shqipëria shkuan në SHBA. Ky grupi i ri u vendosën dhe u martuan me shtetin e tyre të ri. Numri i shqiptarëve që kanë raportuar se gjuha shqipe është gjuhë amtare e tyre në vitin 1920 ishte rreth 6,000.
Pas Luftës së dytë botërore shqiptarët që emigruan në SHBA ishin kryesisht emigrantë politike dhe në vitin 1970 kjo shifër u rrit në rreth 17,000. Pas fjalës Dëbimit të çamëve nga Çamëria edhe trojet shqiptare që sot janë Greqi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh prej tyre emigruan në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dëbimit të tyre, duke pohuar se qeveria komuniste në Shqipëri i ka diskriminuar dhe persekutuar ata. Ata arritën të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre,dhe krijuan në 1973 Shoqatën e të Drejtatve të njeriut Çamëria e cila më vonë u bashkuan dhe u bë Organizata Shqiptaro Amerikane Çamërina e cila ka për qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre . Familjet që kishin braktisur gjuhën e tyre amtare, vlerësohet se ishte rreth 70.000 shtetas të SHBA-ve me prejardhje shqiptar jetonin në SHBA në vitin 1980.
Në 1990 shumë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Republika e Maqedonisë, emigruan në Shtetet e Bashkuara si refugjatë të luftës. Një tjetër komunitet Shqiptaro-Amerikan (Shqiptarë të Kosovës) në Riverside, Kaliforni / San Bernardino rajoni i Kaliforni-së përfshin shqiptarët nga Kosova të cilët hynin në Shtetet e Bashkuara në March Joint Air Reserve Base në Riverside.
Disa italiano-amerikanë të cili shkuan në SHBA gjatë fillim të shekullit të 20-të janë me prejardhjen nga shekulli 15-të i refugjatëve shqiptarë në Italinë jugore dhe që flisnin dialektin arkaik tosk të quajtur Arbëresh. Zona e Greater New Orleans ka një komunitet të madh të arbëreshëve, me preardhje prej emigrantëve sicilian të shekullit të 19 . Një rol të veçantë në lidhjen shpirtërore dhe politike të shqiptarëve në gadishullin Ilirik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka luajtur radio“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, që nga themelimin e deri me sot.
Valët e emigrimit në Kanada:
-Shqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë mërguan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Nurmi më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal ose Toronto, por gjithashtu disa punëtorë shqiptarë jetonin në Calgary dhe Ontario.athuhet që emigranti I parë në Kanada ka qenë Jim Bukuroshi në vitin 1908 dhe hyrja e tij ka ardhë nga Amerika për Montreal. Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte vetëm nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, pasi ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe Jugosllavi. Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar ta lëshojnë Kosovën si refugjatë, ndërsa shumë prej tyre mërguan në Kanada. Kështu, në vitin 1999, Qeveria e Kanadasë themeloj një program për të lejuar qëndrimin e 7,000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova. I njëjtë si me profesionistë nga vende të tjera, ka pasur një fluks të madh të profesionistëve të rinj shqiptarë që mërgojnë në Kanada për një jetë më të mirë. Të gjithë emigrantët kanë dhënë shumë për demokratizimin e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si dhe lidhjet me kombin dhe shtetin ku kanë zgjedhur të jetojnë.
ROLI I SHOQATAVE, ORGANIZATAVE E KOMUNITETEVE FETARE NË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË TORONTO…
Diaspora shqiptare ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimet socio-ekonomike tek shqiptarët ku rolin kryesor e kanë luajtur dërgimi i remitencave në krijimin e mundësive tjera të zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike. Organizimi i komunitetit shqiptarë përmes shoqatave të ndryshme kulturore ka luajtur një rol të rëndësishëm sidomos gjatë viteve 90-ta në kohën kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë nga mbështetja e diasporës shqiptare dhe kjo ka treguar shumë suksese deri në çlirimin e Kosovës. Edhe pas luftës shoqatat kanë mbajtur organizimet e tyre dhe këtu mund të veçohen edhe shkollat shqipe si dhe aktivitetet tjera në ruajtjen e vlerave tona kombëtare. Ishte Gusht i vitit 1989 që si nevojë për mbështetje për Kosoven u krijua Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadaze nga një grup nismëtaresh dhe në 1990 u Insitucionalizua, kanë kaluar më shumë se 33 vite dhe kjo shoqatë mban një mision shumë të rëndësishëm për vlerat kombëtare. Në Kanada veprojnë e punojnë shumë shoqata si ato me antarësi edhe ato profesionale që nga Toronto e deri në Vankuver. Nga një updatim I vitit të kaluar në kohen e festimeve të mujait të trashëgimisë në parlament të Kanadasë janë aktive 25 Shoqata në Kanada, 13 organizorë eventesh në Ontario, një TV shqip, Pasqyra Shqiptare, tre portale online, 3 komunitete fetare, 4-5 klasa shqipe, vitet e fundit ka një rënje nga mosplotësimi i numrit te nxënësve, kanë qenë 7 klasa në vitin 2013-2014. Gjithë secili ka misione të promovimit të vlerave kombëtare dhe ato profesionale sepse të gjitha bashkë risin vlerat kombëtare.Për ngjarje me karakter kombëtar të gjithe jemi bashkë dhe kjo flet për ndjenjen e lartë kombëtare. Mërgata shqiptare është në themelet e çdo vlere të lartë kombëtare që kemi sot, si në gjuhë, kulturë, arte, politikë dhe shtet-formim.
INICIATORE, DREJTUESE DHE LOBISTE NË APROVIM TË LIGJIT TË TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË ONTARIO E KANADA…
Unë kam ardhur në Kanada jo herët dhe jo në moshë të re si të gjithë shqiptarët për një jetë më të mirë dhe kam ardhur në kulmin e karierës time profesionale, sa po kisha mbaruar doktoraturën dhe librin mbi tezen e doktoratures për të filluar çdo gjë nga e para, ashtu siç u bë. Më mungonte Shqipëria dhe i vura mision vetes të promovoj vlerat më të mira kombëtare , kështu u angazhova me Shoqatën Shqiptaro Kanadeze më e vjetra në Kanada e themeluar në 1990 në fillim në bord ( 2008-2010), pastaj në drejtim nga viti 2010-2015 se zgjedhjet për kryetare janë me dy mandate, nga viti 2015 jam Presidente Nderi. Në mandatim tim të dytë në Prill të 2013 shkuam me dy bashkëpunëtorët e mi të Shoqatës Xhemi dhe Ramazani në një aktivitet turk për promovimin e turizmit të tyre, na pelqu si experiencë deshëm ta bëjmë dhe ne. Në 2013 ishte aprovuiar ligji për të njohur si ditë të trashegimisë shqiptare 29 Shtatorin, une sapo e kisha lexuar dhe shkoj tek Ministri i Ekonomisë zoti Brad Duguid për tu konsultuar se si mund të bëhej në menyrë institucionale dhe në Ontario. Ai vetë nuk mund ta merrte përsipër se ishte minister, po me pyeti se kë mendon dhe une i thashe per Laura Albanesen, deputete në zonën e zyrës së shoqatës, por jo nga kjo me shumë se nga mbiemri Albanese që e kisha ftuar dhe në 100 vjetor të pavaresisë mendohet me origjinë arbëreshe dhe kandidaturë e dytë ishte deputeti I ri ukrainsas Yvan Baker. Duke u qartesuar për rrugën që duhej ndjekur ngritëm grupin e punës në bord me përfaqësues të shoqatës dhe jashtë saj si Prof.Kristian Bukuroshi, Murat Hashani, Iljaz loku, Ramazan Këllezi, Xhemi Aagaj, Prof,Saimir Lolja, producenti i Pasqyra TV, Ilir Lena dhe behej updatim çdo dy vjet që bëheshin zgjedhjet duke shtuar kryetarët e zgjedhur si Aida Bejte, Ramazan Këllezi, Bujar Zejnullahu, Andi Demçe, aktualisht Irene Breznica dhe nën kryetarët e SHBSHK, aktualisht Rex Ferati. Lançimin e pare e bëmë me Ministrin Duguid në Parlament të ON edhe për tu njohur si inisiativë në Nëntor të 2014 dhe një vit më vonë deputetja Laura Albanese bëri propozimin e saj në Nëntor 2015 dhe perfundoi pas disa seancave në 5 dhjetor 2016 me miratim të përfaqësuesit të mbretëreshës ne 8 dhjetor 2016, por tashmë I drejtuar nga Dr.Shafic Kadri një politikan karizmatik. Në çdo séancë parlamentare kishim të prezantuara bukur jo vetëm simbolet kombëtare, vallet me veshtjet e bukjura popullore nga grupi i valleve, Shqiponjat e vogla drejtuar nga koreografi Ramazan Këllezi, përformancat e artistëve tanë me emër në komunitet si Jani Papadhimitri, Rudin Lengo, Bujar Asllani, Shkëlqim Tafaj, Granit Kamberi, Anila Toka, Tringa Rexhepi, Ana Golja, Qazim Kallushi, Entdela Galanxhi, por edhe ata me fame ndërkombëtare si Diva Inva Mula dhe artistja me e re me banim në Francë ylli Erza Muqolli, libra, sende shumë vjeçare, ushqime tradicionale të orfruara nga Albaniancatering and event, Old Mills Pastry and Deli, Torta me simbole kombëtare nga European Pattiserie, por edhe plot njerez veshur me kostume e plisa në kokë, madje në 2015 ju dhuruam plisa të gjithë deputeteve e ministrave që ishin pjesë e eventit. Me fillimin e procesit në 2014 u lancua dhe Albanian Heritage Night në Air Canada center iniciuar nga ish kryetari Bujar Zejnullahu dhe me grupin e valleve Shqiponjat e vogla qě patën një jehone tejet të madhe kudo në diasporë. Cdo Aktivitet është pasqyruar bukur nga Pasqyra Tv dhe me fotgrafi nga fotografët e përhershëm të mujait të Trashëgimisë LGH photography Genti Hali dhe Gazmend Kondaj, vitin e kaluar nga Flamur IIjazi. Vendosjen e plisave e bëmë dhe një vit më parë në Parlament të Kanadasë ku me 1 Nëntor u prezantua ligji në nivel federal nga deputeti ukrainas Yvan Baker i cili mbahet mend nga gjithe shqiptarët për shprehjen e tij në mbyllje të prezantimit ; – Jam krenar që jam shqiptar. U zgjodh muaji Nëntor, muaji i festës së pavaresisë kombëtare dhe i clirimit të vendit nga okupatoret nazifashistë, por edhe të themelimit të SHBSHK më 4 Nëntor 1990 për të kujtuar me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, tashmë pjesë e trashëgimisë së ontarios, kur të gjitha vlerat materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave tane si dëshmi e identitetit tone kulturor kombëtar edhe këtu në Kanada. Çdo njeri është më i përmbushur dhe i integruar në shoqeri kur e njeh dhe e shpreh identitetin e tij kulturor.
FEDERATA “VATRA” E GAZETA “DIELLI” ISNTITUCIONE QË KANË BËRË EMËR E HISTORI…
Nuk mund ta quaj vlerësim, por mendim apo opinion timin për kohën që e njoh më nga afër Vatrën e Diellin dhe bëj 12 vjet nga ardhja ime në 100 vjetor të Vatrës më 28 Prill të vitit 2012 me ftesë nga kryetari i asaj kohe Dr.Gjon Buçaj dhe më pas nga gjithë drejtuesit në vite dhe Dr.Elmi Berisha kryetari aktual në 110 vjetor të Vatres, kam pasë ftesë në eventet kryesore si përvjetorë të Vatrës etj. Unë për Vatrën kam shijen dhe nostalgjinë e Vatrës së Nolit e Konicës me gjithë bashkëpunëtoret e tyre që punuan si një qeveri në mëgrim për të mbrojtur çështjen shqiptare dhe atë shije e kam mbajtur, pavaresisht si kanë rrjedhur ngjarjet në vitet më pas. Këtë gjë them edhe për Diellin, gazetën shqiptare më afat gjatë sa vetë shteti shqiptar drejtuar për shume vite nga gazetari i mirënjohur Dalip Greca e tani nga ju. Zoti Paja. Thjesht respekt për Vatrën e Vatranët dhe Diellin, sepse Vatra është një isntitucion që ka bërë emër e histori dhe duhet shumë punë, bashkim, bashkëpunim institucional për ta mbajtur lart këtë emër të madh.
KUSH ËSHTË DR.RUKI KONDAJ DR.SC, MSC, RA ?
Dr. Ruki Kondaj (Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) që nga viti 2015 dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate që nga 2014 e në vazhdim. Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Dr. Kondaj mban gradën shkencore Dr.Sc. në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze RA me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada (TIPT). Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në vitin 1981 dhe ka punuar në shumë sektorë si në sektorin farmaceutik ashtu dhe atë shëndetësor, në industri farmaceutike, Institut të Sigurimeve Shëndetësore, në Këshill të Ministrave si Kordinatore për Shendetesinë, kohë që përkon me krizën Kosovare ku ka drejtuar tryezën e shëndetësisë bashkë me ndërkombëtarët dhe në Ministri të Shëndetësisë si Sekretare e Përgjithshme.
Dr. Kondaj për tre vjet ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës, anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore.
Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj është nderuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012. Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” duke forcuar qëndrimin e saj si një figure e dalluar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shqiptare. Në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”.
Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios më 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës në Ontario më 8 Dhjetor 2016, ku muaji Nëntor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr. Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nëntor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë! Angazhimi i saj i palëkundur ndaj kauzës shqiptare tregohet më tej përmes rolit të saj të spikatur si lobiste dhe një avokate e pasionuar për trashëgiminë shqiptare. Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.