• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRUROHET RRUGA “ISMAIL QEMALI”, NJË ADRESË E RE E SHKUPJANËVE

May 12, 2022 by s p

Shkup, 12 maj – Sot në Shkup, në lagjen Fushë Topanë, u përurua rruga “Ismail Qemali” (ish “Bllagoja Paroviq”). Në përurimin e kësaj rruge mori pjesë kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga disa deputetë si dhe prof.dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH, në cilësinë e inisiatorit për riemërtimin e rrugëve të Shkupit.
Ky është një hap i rëndësishëm në rikthimin e lavdisë së dikurshme që e kishte Shkupi, duke vendosur shenjat orientuese me emra shqiptarësh. Kësaj radhe në Shkup vjen një emër i madh – Ismail Qemali, i cili në kujtesën e shkupjanëve të moçëm ka ngelë një figurë unike që bashkëpunoi me krerët e Lëvizjes kombëtare nga Vilajeti i Kosovës në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nderimi ndaj Ismail Qemalit nuk do të përfundoj me kaq, pasi që planifikohet që krahas Hasan Prishtinës, figura e tij të përjetësohet në një shtatore bronxi.
Riemërtimi i rrugëve e shesheve të Shkupit (mbi 150 sish) kishte filluar para disa viteve dhe ishte bërë realitet pas miratimit të iniciativës së ITSHKSH në Asamblenë komunale të Qytetit të Shkupit, ku një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe asambleistët shqiptarë. Se shpejti pritet që edhe një rrugë e Shkupit (ish “Llazar Tanev”) të përurohet me emrin e Ukshin Hotit, ku pritet të marrin pjesë edhe prsonalitete nga Kosova, përfshi edhe familjarët të Hotit.

Filed Under: Ekonomi

Tkurrja e popullsisë shqiptare, pasojat ekonomike

April 21, 2022 by s p

Dr. Igli Tola/


Fenomeni i plakjes së popullsisë është një dukuri që është kthyer në një “epidemi demografike”, që ka përfshirë sidomos vendet e zhvilluara, europiane dhe më gjerë. E nqs ka një kriter (variabël) që e bën edhe Shqipërinë të listohet krahë vendeve të zhvilluara, është ai I lidhur me plakjen e popullsisë.
Pak vite më parë mbureshim se ishim popullsia më e re dhe vitale europiane, me një medianë demografike 27 vjeç, ndërsa ky tregues sot shënon nivelin 38.2 vjeç (sipas shifrave të INSTAT). Kësisoj, plakja me ritme kaq të shpejta e popullsisë në vendin tonë nuk është vetëm një shqetësim demografik, por është me pasoja edhe për zhvillimin ekonomik e social.
Tkurrja drastike e popullsisë shihet në 2 drejtime kryesore: lindshmëria dhe emigrimi. Të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të lindjeve në vend, saqë për një gjysëm dekade kemi arritur nga 5 fëmijë për grua që kishte shoqëria jonë në vitin 1970, sot ajo ka zbritur në nivelet 1.3. Ndërkohë që dihet se për të mbajtur konstant këtë numër të popullsisë që kemi, do të duhej të kishim 2.1 fëmijë për grua; pra ndodhemi nën normën e zëvendësimit aritmetik të popullsisë. Për të pasur një jetesë më të mirë 42.048 persona janë larguar nga vendi në 2021, ndërsa në 2020 numri i emigrantëve ishte 23.854 persona; pa llogaritur këtu personat e larguar në mënyrë klandestine, që ende figurojnë rezidentë në Shqipëri.
Shkaqet janë të shumta, me natyrë materiale dhe kulturore, që lidhen me ndryshimin e konceptit për jetën, ndryshimin e tipologjisë së martesës, strukturës së familjes, kontrollin e lindjeve, etj; por që të gjitha dukshëm zënë fill në kushtet dhe rrethanat ekonomike dhe politike të shoqërisë. E ndërsa për shkaqet është folur masivisht gjithë këto vite, pak syresh kanë shkuar të analizojnë pasojat që do të rëndojnë Shqipërinë teksa vijon të thelojë negativisht bilancin moshor.
Plakja e popullsisë, që shoqërohet me emigrim të lartë dhe humbje të fuqisë punëtore ndikojnë ekonomitë në shumë mënyra – rritja e PBB-së ngadalësohet, njerëzit në moshë pune paguajnë më shumë për të mbështetur të moshuarit dhe buxhetet publike sforcohen nën barrën e kostos totale më të lartë të programeve shëndetësore dhe të pensioneve.
Në afatgjatë, investitorët vendas dhe të huaj mund të zgjedhin të ulin ndjeshëm investimet në ekonominë, pavarësisht edhe se normat e interesit bien, pasi deduktojnë se rritja e prodhimit dhe konsumit do të ngadalësohet si përgjigje ndaj rënies së popullsisë, dhe ndoshta uljes së produktivitetit total të faktorëve. Në kushtet e një skenari të tillë pesimist, edhe nëse bankat qendrore ulin normat e interesit nën zero, ekonomia mund të mbetet në stanjacion, me papunësi të lartë për shumë vite – secular stagnation.
Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart priren të kenë nevoja dhe sjellje të ndryshme. Individët e moshuar, për shembull, priren të punojnë dhe të kursejnë më pak, që do të thotë se më pak punë dhe kapitali do të jetë në dispozicion të ekonomisë. Ata gjithashtu kërkojnë më shumë kujdes shëndetësor dhe në vende si i yni, burim kryesor të ardhurash kanë pensionet e skemave të kontributeve publike. Siç cekëm më sipër, nëse sjellja specifike e moshës në lidhje me ofertën e punës dhe kursimet do të ishte fikse, oferta e punës dhe kursimet për frymë – dhe rrjedhimisht rritja e të ardhurave – do të priren të bien me thellimin e plakjes së popullsisë. Bazuar në këtë pikëpamje, korelacioni ndërmjet plakjes së popullsisë dhe rritjes ekonomike, shpjegon potencialin që nxit një reduktim e thellë të inputeve dhe outputeve ekonomike.
Kjo kornizë referuese qëndron në themel të tezave mjaft alarmiste të studiuesve, si Peter Peterson, që argumentojnë se, “plakja demgrafike mund të shkaktojë një krizë që përfshin
ekonomia botërore (dhe) madje mund të kërcënojë vetë demokracinë. Kuptohet lidhja që ekonmia dhe politika kanë si ‘2 enë komunikuese’, ku cënimi i balancës në njërin kah të ekuacionit, prek rezultatin dhe sjell mosbarazim të shprehjes.
Ish-kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Alan Greenspan, paralajmëron se ky fenomen i bën programet e sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor të paqëndrueshme në afatgjatë, që imponon vlerësim të herë-pas-hershëm të masës së mundshme të ndikimit të rritjes së përqindjes së të moshuarve, në angazhimin e fondeve buxhetore në favor.
Ndërsa, në afat-shkurtër dhe afat-mesëm përfshirja në fazën e avancuar të plakjes do të shterojë mundësitë apo edhe falimentojë një pjesë të bizneseve që u kushtohen moshave të reja. Sipërmarrjet e pajisjeve për fëmijë, si kancelaritë, lodrat, shkollat private, bizneset e teknologjisë së lartë dhe industria ushqimore do të vihen në vështirësi. Do të lulëzojnë bizneset e logjistikës për të moshuarit, si azilet, pastrimi në shtëpi, mjekësia në shtëpi, tregtia e barnave, kujdestarë specifikë. Tendencat kanë nisur.
Një rritje e shpejtë e plakjes së popullsisë mund të përbëjë një sfidë serioze strukturore për qëndrueshmërinë fiskale të shtetit, referuar dy drejtimeve kryesore: (1) zvogëlimi i popullsisë aktive në punë që janë edhe taksapagues-kontributor, dhe (2) rritja e shpenzimeve qeveritare për programet e lidhura me të moshuarit. Natyra plotësuese e këtyre dy faktorëve do të krijojë barrë serioze në financat publike. Me fjalë të tjera, aftësia e qeverisë për të mbledhur të ardhura tatimore zvogëlohet për shkak të një baze më të vogël të taksapaguesve, ndërsa shpenzimet e qeverisë, veçanërisht për shpenzimet publike në këtë drejtim, vetëm sa rriten vazhdimisht.
Efekti anësor vjen edhe nga ulja e rritjes ekonomike në përputhje me zvogëlimin e produktivitetit. Me këtë rrethanë do të rrezikohej mbledhja e taksave. Si bazë e zhvillimit ekonomik dhe social dhe burimi themelor i të ardhurave fiskale, rritja e ulët ekonomike do të shkonte drejt një reduktimi të madh të të ardhurave dhe kursimeve kombëtare, gjë që gjeneron ndikime negative në qëndrueshmërinë makroekonomike.
Nqs do të vijojmë më tej në analizë më të hollësishme ekonomike, shkak-pasojë, implikimet do të shihnim që do të preknin si ‘efekt domino’ çdo aktor e sektor në një mënyrë ose një tjetër. Me rëndësi është që shqetësimi të adresohet në kohë, duke marrë incentiva për zbutjen e fenomenit dhe përmes politikave fiskale dhe moentare, e kryesisht duke rimodeluar skemën publike të sigurimeve tu paraprihet goditjeve që mund ti vijnë ekonomisë në të ardhmen e afërt.
PhD (c). Ll.M. Igli TOLA
Pedagog, ekspert ekonomie

Filed Under: Ekonomi Tagged With: IGLI TOLA

Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

April 19, 2022 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, përkujtoi martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Konjufca u shpreh se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Megjithatë, sipas kryetarit Konjufca sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, tha kryetari Konjufca. 

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës. Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri.​

Filed Under: Ekonomi

GËNJESHTRA, PROPAGANDË DHE MITE TË RREMË TË LUFTËS

April 17, 2022 by s p

Nga DACIA MARAINI/

Lajme të rremë, propagandë, interesa të kundërta, gënjeshtra, pallavra, e të tjera. A mund të provojmë të zgjidhim ndonjë lëmsh, duke u nisur nga faktet? E dijmë të gjithë se faktet ndërpretohen. Por ka fakte të pakundërshtueshme që mund të ndërpretohen , por jo të mohohen. 

Vulgata 1) Lufta është luftë dhe mizoritë janë pjesë e ADN së saj. Me të vërtetë? Pra Marzabotto dhe Shën Anna e Stazzemas janë pjesë e një lufte të zakonëshme. A nuk kemi arritur, mbas shekujsh tmerrësh e lejimesh të përcaktojmë rregulla që zakonisht respektohen, si ajo e mos shtënies mbi qytetarë të paarmatosur, e mos bombardimit të spitaleve, çerdheve dhe civilëve pa armë? Kur kjo ndodh, mbasi sigurisht ndodh, paditen shpërdorimet e kërkohet dënimi.

Vulgata 2) Mizoritë janë kryer gjithmonë, shihni gazin e italianëve n’Afrikë, shihni amerikanët në Vietnam, Shihni Millosheviçin në Sërbi etj. Mirë, por nuk është një arsye e mirë për të pranuar të tjera. Un jam një nga ato që kanë protestuar, edhe duke përballuar ndërhyrjet e policisë, për të protestuar për luftën në Vietnam, dhe kujtoj sheshe të tëra të rinjsh që e bënin me mua. Kujtoj artikuj të flaktë, programe televizive dhe filma guximtarë. Rregulli është: sa herë që një Vënd në luftë del nga rregullat (me vështirësi të vendosura në selitë ndërkombëtare) paditet, qortohet, kritikohet, vihet në qoshe. Kjo është detyra e qytetarëve të qytetëruar.         

Vulgata 3)  Rusia e shkretë është sulmuar, rrethuar, provokuar e nuk ka mundur të kundërveprojë. Më vjen keq për popullin e shkretë rus që i ka dhënë aq shumë botës e nga kultura e të cilit jemi ushqyer të gjithë: do të vajtoja për ata qytetarë që janë nën një regjim të një tirani që i u ka hequr çdo liri (të kujtojmë gazetat e mbyllura, gazetarët e vrarë, kërcënimet për burg kujtdo që shkruan vetëm fjalën luftë). Nuk janë rusët që kanë mësyer Ukrainën, është një regjim i korruptuar dhe tiranik që, përveç shtypjes së lirisë për qytetarët e tij, po kërkon të nënështrojë edhe popujt fqinjë që kanë vendosur të jenë të pavarur dhe autonomë.

Vulgata 4) Ukraina ka qënë gjithmonë ruse, bën pjesë në territorin e lashtë sovjetik. Mirë, edhe se mbas revolucionit sovjetik Ukraina është bërë pjesë e një rrjeti të ndikimit sovjetik, simbas vullnetit të Leninit, duhej t’ishte pjesë e një federate republikash të pavarura e me të njëjtat të drejta. Por mbrapa erdhi Stalini që filloi të shtrihet në dëm të republikave të tjera, duke kërkuar të trupëzojë vetvetësitë e popujve të ndryshëm në një proçes rusifikimi që ka qënë mizor. Në idenë e tij mizore të sovjetizimit të Vëndeve të varur. Stalini ka shkaktuar një uri të stërnjohur, që ka vrarë, në vitet 1932 e 33, më shumë se 3 milion njerëz në Ukrainë. Mbas shëmbjes së Bashkimit Sovjetik, Ukraina fitoi pavarësinë duke zgjedhur demokracinë. Kam dëgjuar me veshët e mij një gazetar rus që thonte se Kievi, Odesa, Leopoli, Mariupoli i përkasin Rusisë prej shekujsh. Do t’ishte sikur Austria nesër të kishte të drejtën të mësyente Lombardinë dhe Veneton, sepse për shekuj ata territore i përkisnin perandorisë austro-hungareze.

Vulgata 5) Rusia po kryen një punë denazifikimi në Vëndin e pushtuar. Përgjigja: sigurisht, n’Ukrainë ka grupe filonaziste, por siç ka në vetë Rusinë e në gjithë Evropën. N’Ukrainë këta të përmalluar përbëjnë vetëm 2% të popullsisë dhe është thellësisht e padrejtë të quhen nazistë, pra racistë  e shpërdorues të detyrës shumë njerëz që rrijnë të terrorizuar nëpër qilarët pa ujë dhe as dritë për të mos u kapur e të mos u vrarë. Kush është më nazist në këtë rast? Të quhen raciste ato mijra nëna që me fëmijët në krahë grumbullohen në kufijtë e mbi të cilat është shtënë paturpësisht, jo vetëm nuk është e vërtetë por është thellësisht e ulët. Ku, si , kur njihet nazizmi i tyre? Gjithshka na vërteton që janë qytetarë paqësorë që jetonin jetën e tyre dhe janë përzënë mizorisht nga shtëpitë e tyre dhe nga toka e tyre. T’i dëgjojmë, të flasim me to por të mos i fshijmë me një etiketë.

Vulgata 6) Bombën e rënë mbi stacionin e Kramatorskut plot qytetarë të zakonshmëm që përpiqeshin të iknin nga qytete të shkatërruara e të djegura, e kanë hedhur  ukrainasit për të fajësuar ushtrinë ruse. Kjo të bën të qeshësh po të mos ishte vaji për të gjithë ata qytetarë të vrarë barbarisht ndërsa vraponin me dengjet e tyre mbasi kishin humbur shtëpitë. Sikur t’isha një komik do të kisha bërë të qeshte gjithë bota me karikaturat e këtyre teorive: pra, ukrainasit nazistë, me në krye një hebre nazist, që kanë mësyer vetëveten, i kanë hedhur bombat vetëvetes, kanë djegur shtëpitë, kanë torturuar, vjedhur, përzënë qytetarët e tyre, shpikur si në teatër skenat e vdekjeve e të grabitjeve për t’u a hedhur fajin rusëve. Por a është e vërtetë se populli rus i beson këtyre dokrrave? Kam marrë vesh nga shumë bij të emigrantëve që janë përpjekur të bindnin prindërit dhe nuk kanë mundur. “Je një kukull e amerikanëve”, ka qënë përgjigjae këtyre etërve të mbetur n’atdhe. Kam lexuar për një infermiere që në Kiev kuronte një ushtar rus të zënë rob, që vazhdonte të thoshte: “Duhet t’u vrasim të gjithë, sepse jeni nazistë dhe nazizmi është armiku i ynë”. E kështu kuptojmë se sa e fuqishme mund të bëhet një propagandë kur një Vëndi i mungon çdo lloj dialektike njoftimesh, kur ka vetëm një zë që gjëmon brënda shtëpive nëpërmjet një televizioni të nënështruar, një radioje të skllavëruar. Një Vënd në të cilin gazetarët helmohen, dhe ku ai që proteston, qoftë edhe vetëm për të kërkuar paqën, hidhet në burg me kërcënimin e pesë viteve burgimi, a mund të quhet një Vënd që tregon të vërtetën?

Vulgata 7) Më së fundi propozimi i madh: por përse në vënd që të luftoni nuk krijoni raste përqasjeje? Përse nuk kërkoni bisedën duke përdorur diplomacinë në vënd të armëve? E drejtë jemi të gjithë të një mëndjeje. Janë bërë e po bëhen qindra përpjekjesh për një marrëveshje. Por, nëse për Putinine e vetmja marrëveshje e mundëshme qëndron në dorëzimin e plotë e në mungesën e çdo lirie, si mund t’arrihet në një marrëveshje? Jemi përballë një autokrati që do të donte të krijonte për rreth Vëndit të tij të tjerë Vënde totalitare, do të donte të mbyllte sovranitetin e Vëndeve sovrane, duke vënë në qeveritë e tyre kukulla, të fshinte çdo dëshirë për lirinë e mendimit e të fjalës.

Vulgata 8) Ushtarët të përkeqësuar nga kundërveprimet e ashpra të banorëve, jepen për t’u hakmarrur mbas përdhunimeve, vrasin me gjakftohtësi cilindo që kalon në rrugë, kryejnë dhunë pa dallim, pa dijeninë e komandantëve të tyre. Por a me të vërtetë mund të besojmë se në një regjim skajshmërisht të ashpër e të shtrënguar në një darë spiunazhi e kontrollesh policore, disa ushtarë të dëshpëruar e të zemëruar, mund të sillen simbas qejfit në qytetet e pushtuara pa lejen e miratimin e eprorëve të tyre? Fatkeqësisht ose ndoshta për fat të mirë, gjithshka na bën të mendojmë se nuk bëhet fjalë për nisma vetiake por për urdhëra eprorë dhe provën na e jep fakti se nuk flitet për raste të veçuara, por për një strategji që përsëritet ditë për ditë edhe në qytete larg njëri tjetrit.

Vulgata 9) Të armatosen ukrainasit do të thotë të shtohet lufta. Por a jemi të sigurtë se duke u a hequr armët e duke i lënë ata pre të më të fuqishmit, lufta e pushtimit do të mbaronte? A ju duket e drejtë që një popull prej 40 milion banorësh duhet të heqë dorë nga liria e tij dhe nga identiteti i tij nga frika, duke pranuar të gjitha mëtimet e një Vëndi sulmues? Nëse Italia nuk do të kishte luftuar betejën e saj për lirinë nën regjimin fashist me një Qëndresë që i ka dhënë dinjitet popullit të saj dhe mbi gjithshka i ka lejuar të dëshmohet e denjë për sado pak besueshmëri mbas luftës, që ndërmjet të tjerash ka prodhuar një klasë politike nga më të ndritëshmet e guximtaret e gjithë historisë kombëtare, nga e cila lindi edhe ajo gjë e jashtzakonëshme që është Kushtetuta e jonë,  a do të kishim qënë më mirë si Vënd?

Vulgata 10) duhet të kemi kujdes sepse Putini do t’i mbyllë rubinetat e gazit dhe ne do të na duhet të bëjmë sakrifica të tmerrshme. Përgjigja: Rusia e Putinit bën afera të arta duke shitur gazin. Nëse do të mbyllë rubinetat nuk do të ketë më t’ardhura. Në fakt nuk i ka mbyllur, pavarësisht nga kërcënimet, sepse ato dollarë janë qenësorë për ekonominë e tij të luftës. Pra jemi ne që duhet të mbyllim rubinetat, të gjejmë shpejt energji alternative. Energji që janë, mjaft që të investohet për një ndërtim të shpejtë të shtyllave të erës, panele diellore, centrale hidroelektrike, që janë të bllokuara  për arsye të turbullta burokratike.

Ngulmohet së thëni se dhënia e armëve Ukrainës do të thotë shpërthim i luftës bërthamore. Un nuk jam një eksperte, por logjika më thotë se mund të ndihmohet shumë mirë me armë të zakonshme një popull guximtar që po mbron Vëndin e tij dhe dinjitetin e tij ( që nga një herë, mund t’a them un që kam qënë në një kamp përqëndrimi për t’i mbajtur besën dinjitetit të një zgjedhjeje, përputhen), duke kërkuar zhdukjen e çfarëdo projekti për zhvillimin e armëve bërthamore. Por çarmatimi është veprim afatgjatë. Ndërkaq të përqëndrohemi në të tashmen, duke ndihmuar atë që po zotohet jo vetëm për të mbrojtur lirinë e tij por edhe t’ardhmen tonë  evropiane në një botë që priret, për zhgënjim apo për thjeshtësi , drejt formave të reja të autoritarizmit.

“Corriere della Sera”, 11 prill 2022   Përktheu Eugjen Merlika    

Filed Under: Ekonomi

Vatra u takua me studentët shqiptarë në Pensilvani

April 15, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e kryesuar nga Drejtori i Fondit të Studentëve të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe Editori i Diellit Sokol Paja u takuan me përfaqësues të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Pensilvanisë. Studentët: Kevin Mani (class of 2024) economics major, Deni Bani (class of 2024) finance and real estate major (Kryetari i Shoqatës së Studentëve), Mark Kalaj (class of 24′) computer science major, Jurti Telushi, Physics dhe Doktorante Ornella Darova. Editori u shpjegoi studentëve historinë dhe veprimtarinë e gazetës Dielli që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj pasi prezantoi historinë e Vatrës, i ftoi studentët për tu bërë pjesë aktive e rinisë së Vatrës, për të përfituar nga mbështetja ndaj studentëve dhe forcimi i qelizave të Vatrës e përsëritja e trashëgimisë patriotike vatrane. Studentët pjesëmarrës u treguan shumë të interesuar për të marrë pjesë në aktivitetet e Vatrës e për t’iu bashkangjitur formacionit më të rëndësishëm patriotik në diasporën shqiptare të Amerikës. Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për festimin e 110 vjetorit të Vatrës. Shoqata e studentëve shqiptarë “Penn Albanian Society” (https://forms.gle/NzsL697wpGyCvz877) është një organizatë kulturore dhe filantropike me qëllim avancimin e studentëve shqiptar dhe kulturës shqiptare. Përveç eventeve kulturore, eventeve me të ftuar, kjo shoqatë ndihmon studentët shqiptarë me aplikimin në universitet dhe integrimin në shoqërinë amerikane e jetën studentore. Takimi i përzëmërt vëllazëror vazhdoi deri në mbrëmje vonë me biseda miqësore që lanë një mbresë fantastike te të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: studentete ne pensilvani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • …
  • 224
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT