


Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca



by dgreca
-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takim me delegacionin 60 anëtarësh, përfaqësues të shtetit të Iowa-s, institucioneve arsimore dhe ekonomike/



Prishtinë, 7 maj 2018-Gazeta DIELLI/“Kosova është shtëpia juaj e dytë dhe kështu ju konsiderojmë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që keni treguar për ne, për shoqërinë tonë. Ardhja juaj këtu sot, dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi me ju po fiton një dimension tjetër, në ekonomi, siguri, kulturë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të takimit me delegacionin 60 anëtarësh, përfaqësues të shtetit të Iowa-s, institucioneve arsimore dhe ekonomike nga ky vend.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira me shtetin e Iowa-s, tha se Kosova mburret dhe ka nderin që të ketë këtë partneritet me shtetin tuaj, dhe në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësi kjo e cila ka lindur në ditët më të vështira.Për gati një dekadë Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë demonstruar një partneritet korrekt bashkëpunimi në shumë fusha me interes për Kosovën, veçmas në atë arsimor.
“Tani me ardhjen tuaj në Kosovë, ky bashkëpunim do të intensifikohet, për të sjellë rezultate konkrete. Kosova është e hapur për investimet dhe ndihmën amerikane”, tha kryeministri Haradinaj.
Delegacioni në fjalë po qëndron për vizitë në Kosovë, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor.Kryeministri Haradinaj konfirmoi mbështetjen e tij për projektet që promovojnë cilësinë në arsim, profilizimin e fushave të studimit dhe për projekte që hapin vende të reja të punës dhe nxisin zhvillim ekonomik të vendit.“Kosova ka nevojë për shkolla profesionale, të orientuara varësisht nga nevojat e tregut të punës. Kosova ka nevojë për modelin amerikan të shkollimit, të punës dhe zhvillimit ekonomik. Ne jemi të përqendruar drejt rrugës tonë euro-atlantike dhe për këtë po punojmë çdo ditë”, tha Kryeministri Haradinaj.Kim Heidemann, drejtoresh ekzekutive në emër të shtetit simotër të Iowa-s dhe delegacionit, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë zhvilluar vazhdimisht, dhe se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim në sektor të ndryshëm.Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu për siguri i Kosovës në shtetin e Iowa-s, Xhavit Gashi.Të martën, më 8 maj, delegacioni i lartë nga nga Iowa, SHBA, kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës./b.j/
by dgreca
Nga Majlinda BUSHJA/
Paraja është aq joshëse sa e bëri njerinë përgjithmonë të dobët përballë vesit. Por shtimi i zerove te pasurisë nuk i shton zerot e jetës, por të qetësisë së humbur. Etja për t’u pasuruar sa më shpejt nuk e bëri njerinë më të pasur, por më të trembur përballë së vërtetës që një ditë mund t’i përplaset fytyrës dhe t’i bëj pis dukjen. Etja për t’u pasuruar shpejt rri si një gjilpërë në ndërgjegjen e njeriut duke e ngacmuar sa herë dyshimi mbi atë që zotëron e vë përpara përgjegjësisë. Është mirë të jesh i paur, por më e mira është të jesh njeri i pastër në pasurimin tënd. Pasi sa herë na rrëmben egoizmi i zotërimit harrojmë të qenit njerëz. Dalja nga vetja nuk na bën keq vetëm neve, por dhe të tjerëve përreth nesh. A nuk po rrit dukuritë negative në shoqëri “verbëria e parasë”, apo paramania? A nuk e ka futur në grackë shoqërinë, politikën, botën? A nuk po dirigjon paraja jetët tona? A nuk po tjetërson jetët tonë dhe konkurrencën në demokraci ku realisht çdo njeri duhet të marrë atë që meriton? Mendoj se po. Vendet me demokraci në zhvillim e ndjejnë edhe më shumë barrën.
Shqipëria, por jo vetëm lufton çdo ditë me korrupsionin e nivelit të lartë e të gjitha formave, krimin e organizuar dhe trafiqeve që kanë në thelbin e vet luftën e pafund për shtimin e zerove të pasurisë, por jo të atyre që kur shtohen të ndreqin jetën, por të atyre që e bëjnë çdo ditë jetën tonë më të pasigurtë në shoqëri. Që rrisin dukuritë negative dhe e bëjnë shoqërinë dhe çdo individ brenda saj të pandjeshëm, indifferent për atë çka ndodh përreth. Ku drejtësia humb kuptimin dhe del jashtë funksionit përgjithmonë duke u shndërruar në vend pazaresh ku më “i forti” bën ligjin.
Nëse i referohemi raporteve më të fundit të organizmave ndërkombëtar, aktualitetit në vend, dhe lajmeve që serviren çdo ditë në media do të vërejmë se kronika e zezë përveçse zë një vend të konsiderueshëm reflekton ndër të tjera gjendjen në vend dhe një të vërtetë aspak të dëshirueshme për qytetarët e zakonshëm të vendit që përpiqen ta ndërtojnë jetën mbi punën e përditshme dhe të ndershme. Shprehja “me djersën e ballit” po e humb kuptimin. A nuk është e vërtetë se burgjet janë mbushur përtej kapaciteteve ? A nuk udhëheq lojën i fajshëm, apo i pafajshëm “topi i parave” ku atje ku godet ky “top” gjithë fajet zhduken? A nuk po ndikon kjo lojë e nisur herët në qarkullimin e “parasë së zezë” në shoqëri, në deformimin e mentalitetit dhe modelin se si krijohet paraja? A nuk po stampohet ky shembull në shoqëri që pritet t’i shtojë ndjekësit e vet për shkak të asaj çka përcjell, pasurimit të shpejt? Nëse pyesim pse burgjet janë mbushur plot, së pari duhet parë modeli që është ndjekur nga disa syresh deri më tash për të arritur nivele marramëndëse të pasurisë, pastaj kupton lehtë se në çrrugë është ecur. Në atë që të tjerët po na përbuzin. Raporti i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) është vetëm shpulla e radhës mbi korrupsionin e përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, por këmbanat e organizmave ndërkombëtar do të vazhdojnë të bien për shumë kohë për të ndryshuar modelin që vazhdon të ndiqet e që vështirë të ndryshojë për shkak të çimentimit të tij. Çdo përpjekje për ta ndryshuar realitetin fsheh pas tij “fytyra djallëzore” që nuk e duan ndryshimin. Sepse kur ndryshimi trondit shoqërinë dhe vet ekzistencën komode dhe të lakmueshme të atyre që kanë në duar ndryshimin, ai, vjen më ngadalë ose të paktën krijon idenë sikur vjen, por që kërkon kohë, kohë që nuk mjafton kurrë, prandaj në realitet ndryshimi nuk vjen. Ndaj korrupsioni sot i shumpërfolur deri në linçim nga qytetarët e zakonshëm të vendit, dhe dukuritë negative në shoqëri kanë po të njëjtat frekuenca e qendrojnë fortësisht të gjalla e përpiqen të shumohen në oazin në të cilët kanë zenë rrënjë dhe mbajnë gjallë modelin “e djallit”. Pasi atje ku noton paraja lumë, duhet mësuar vetëm noti, pavarsisht thellësisë kilometrike. Kjo është filozofia që po udhëheq jetën sot në shoqëri. E në të tillë situatë me të drejtë lind pyetja e radhës: A do t’i jepet përparësi “parasë së bardhë”, apo do të mbesim në kurthin e “parasë së zezë” që e ka të shkurtër mjaltësinë e vet, por që realisht po bën shumë zhurmë aq sa e ka tronditur shoqërinë duke e vënë në dilemë për rrugën e drejtë të ekzistencës. Vetëm të dielën që lamë pas u kap një ton drogë në Leçe, por nuk është vetëm kjo ngjarje që shënjojë të dielën, disa të tjera pasuan ditëve në vijim. Shumë tonë të tjerë drogë kanë pluskuar në brigjet e Adriatikut, por jo vetëm. Loja me paranë tashmë është kthyer në lodrën dhe luksin e atyre që kanë në dorë të vendosin çfarë duhet të jetë e drejtë dhe në rrezikun e atyre që nuk duan ta bëjnë dallimin se cili është modeli i duhur i ekzistencës dhe ju shkojnë pas. Paramania ka bërë të vetën në shoqëri, dhe njeriu çdo ditë e më shumë po i shkon nga pas “parasë së zezë” pa marrë parasysh pasojat e pyetur për modelin që duhet të ndjekin brezat që pasojnë. Ndodhur në këto kushte kjo lojë mund të cilësohet pa frikë gara e kohës, ku paraja komandon mendjen dhe jo mendja paranë duke e shndërruar njerinë në rob të saj. Njeriu po i shkon nga pas, pa ditur se në fund të rrugës mund të jetë humnera. Është humnera e modelit që po ndjek dhe çimentimit të saj në shoqëri. Ndaj ndryshimi është i vështirë të ndodh veçandërisht në një shoqëri si kjo jona, pavarsisht se çdo përpjekje për të ndryshuar koha e shpërblen me zhvillim dhe siguri për jetën.
by dgreca
NGA SKENDER KARAÇICA/
by dgreca
…të tjera bën, të tjera thua/ që t’më marrëç mëndjen mua…/
Nga Sokol Kolgjini/
Shoqata Biznesi për Biznesin/
Vazhdojnë shfaqjet e rradhës për rrugën e kombit. Pas videokonferencave, takimeve fasadë me drejtorë e punojës, tash së voni prej mediave na bahet i njoftun propozimi që ministria i dërgon koncesionarit. (http://tvklan.al/kuksianet-do-te-paguajne-1-5-euro-per-rrugen-e-kombit/)…
Le ta analizojmë këtë propozim, në nënvizimet që kemi nxjerrë nga ky material: