• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Daniel Shure në Çikago u nderua me Plaketën,,Ura e Gurit Shkup,,

August 30, 2017 by dgreca

1-karacica

Nga Skënder Karaçica/

460_345_resize

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago tashmë është bërë i njohur për diasporën shqiptare në Amerikë si dhe për Tiranën,Prishtinën dhe pjesët tjera etnike në Ballkan,me angazhimet e tij të pareshtura karshi kaheve të reja të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve në ekonomitë e të dyja vendeve.

Shpallimet historike që hedhin dritë për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,kanë thyer shumë tabu antishqiptare që i ka kurdisur nëpër vite në Amerikë dhe Evropë,qarqet serbe,greke dhe maqedonase për gjoja se ,,shqiptarët ishin vrasës të hebrenjve,,dhe ata paskëshin ,,pritur me lule,,fashistët hitlerianë dhe italianë në Ballkan,kanë mundësuar që Daniel Shure dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë të di më shumë për popullin mik shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Krejt në këtë frymë,Daniel Shure,pati organizuar me sukses konferencën ekonomike për investime në Çikago që i dedikohej ekonomisë së shtetit të ri të Kosovës dhe priti me nderim të lartë presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në selinë e këtij institucioni ekonomik dhe të bisnesit në Amerikë,për të hapur mundësitë për miqësinë dhe ndihmën për popullin human dhe mikpritës shqiptar.

Në sajë të angazhimit për shqiptarët në Ballkan,Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha,e nderoi Daniel Shure me Plaketën ,,Ura e Gurit Shkup,,që në emrin e tij ia dorëzoi sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi.Këtë mirënjohje miku i shqiptarëve e priti me gëzim dhe ritheksoj se do të jem në çdo kohë pranë popullit mik shqiptar në rrjedhat e ndihmës dhe të projekteve të nisura për investime në ekonomitë shqiptare nga Amerika.

Në takimin e sotëm në Çikago u bisedua lidhur me përgatitjet që kanë nisur në Muzeun Holokaust në Skokie,ku do të vëhet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,që ky manifestim do të organizohet me programin e SHSHA-së  në bashkëpunim me këtë institucion historik hebreik dhe të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,ku do të marrin pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë, delegacionet shtetërore nga Shqipëria,Kosova dhe pjesët etnike, thuhet në këtë takim në Çikago.

Ne Foto: Daniel Shure

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Daniel Shure, Skënder Karaçica/Çikago, u nderua me Plaketën, Ura e Gurit Shkup

Edhe familjet shqiptare në Houston kanë humbur shtëpitë, makinat dhe pasurinë

August 30, 2017 by dgreca

1504098645300817_SHQIPTARET-HJUSTON-MBULIM_15_11 Houston

E prekur thellësisht nga situata e rënduar në këtë qytet, ambasadorja thotë se ka kontaktuar me drejtuesit e organizatës “Arbëria Houston”, të cilët i kanë treguar se familjet në fjalë kanë humbur nga kjo fatkeqësi natyrore shtëpitë, makinat dhe të gjithë pasurinë që kanë. “Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën, – thotë ajo, e më pas i inkurajon shqiptarët “të qëndrojnë sa më afër njëri-tjetrit e të ndihmojnë me sa të munden”. “Ne si Ambasadë, – vazhdon Faber, – do t’iu vëmë në dispozicion gjithçla kemi mundësi”.

1 Vlora CitakuEdhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i përcolli me shqetësim pasojat e stuhisë në Houston, ku jetojnë qindra familje shqiptare, e tha se ka komunikuar me disa prej tyre, që përveç dëmeve materiale, aktualisht janë jashtë rrezikut.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: familjet shqiptare, Hurricane, në Houston

Vakuumi institucional fut Trepçën në krizë

August 29, 2017 by dgreca

Për afër një vit që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, autoritetet në Kosovë nuk kanë arritur të bëjnë as edhe një hap para, për siç është synuar, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e kombinatit Trepça.

Mitrovica

Kombinati Trepça, llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Por, në vitet e fundit kaloi në fazën e mbijetesës dhe nga mbi 20 mijë punëtorë sa kishe në të kaluarën, Trepça numëron aktualisht rreth 1,400 punëtorë.

I gjithë procesi që do të duhej të kalonte kombinati Trepça pas miratimit të Ligjit në tetor të vitit të kaluar dhe t’i hapej rruga e zhvillimit, ka mbetur peng i problemeve politike.

Aktualisht, siç thonë përfaqësues të Trepçës, gjithçka që ndërlidhet me Trepçën ka mbetur e ngrirë deri në formimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se kombinati Trepça po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit e të cilët po sjellin jo pak probleme.

“Për fat të keq Ligji nuk është bërë funksional dhe funksionalizimi është vështirësuar tej mase, pasi që aktualisht as nuk jemi si një ndërmarrje shoqërore në Agjencinë Kosovare të Privatizimit e as në Qeveri dhe kjo po sjell telashe. Institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë obligimet edhe pse faktet po falsin të kundërtën”.

“Çështja e funksionalizimit të Ligjit është dashur të përfundojë qysh moti, por ne po bëjmë përpjekje maksimale që këtë periudhë të tranzicionit ta tejkalojnë pa telashe serioze”, thekson Tmava.

Çdo vonesë që po bëhet në çështjen e Trepçës, shton Tmava është e dhimbshme, pasi që zhvillimi i Trepçës kishte mundësuar hapje të vendeve të reja të punës, rritje të prodhimi dhe të shihet interesi në shfrytëzimin e resursit.

Në anën tjetër, Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës, gjendjen në këtë ndërmarrje e paraqet mjaft shqetësuese.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se ndërmarrja po shkon drejt falimentimit.

“Kemi ngecur kemi rënie të prodhimit. Nëse e krahasojmë me vitin paraprak, në gjashtë mujorin e parë kemi 6 mijë tonë më pak të prodhimit të xehes. Trepça nuk është duke u menaxhuar si duhet. Ka vakum institucional, janë duke u neglizhuar punët, nuk ka prodhim të mirë. Punëtorët kanë pritur që po formohen institucionet e reja të Kosovës, nëse kjo gjendje vazhdon, Trepça shkon drejt falimentimit”, thotë Sadiku.

Ndërkohë, Sadiku shton se edhe kushtet në të cilët po punojnë punëtorët e Trepçës janë nën nivelin e duhur.

“Kushtet për punëtorët janë të rënda, ata po përballen me probleme të ndryshme, probleme të veçanta janë kushtet e ambientit, mikroklimës”, thekson Sadiku.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza politike afekton ndërmarrjen Trepça dhe pamundëson zbatimin e dispozitave të Ligjit mbi Trepçën.

“Është e nevojshme që Kosova të ketë institucione funksionale qeveritare që mund të marrin vendime dhe të shtyjnë përpara ristrukturimin e ndërmarrjes Trepça. Pavarësisht rolit që Qeveria duhet të ketë për Trepçën, ajo çfarë OEAK ka potencuar është e rëndësishme përfshirjen e kapitalit privat në ndërmarrjen Trepça, pasi që kjo në një masë do të reduktonte rolin që vetë shteti ka në drejtimin dhe menaxhimin në një ndërmarrje të tillë strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë Zeka.

Në kohën kur ishte miratuar Ligji për Trepçën, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ishin shprehur të gatshëm që të përfundohet sa më shpejt çdo procedurë e nevojshme që të fillohet me zbatimin e këtij Ligji.

Ata ishin shprehur optimistë se me miratimin e Ligjit për Trepçën, kësaj kompanie do t’i kthehet nami që ka pasur në të kaluarën.

Trepça, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.(Luljeta Krasniqi)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosovo, ne krize, Trepca

Ujëvarat e Mirushës -Turizmi, gjithnjë e më atraktiv

August 26, 2017 by dgreca

1 Ujvara e Mirushes

Nga Nadije Ahmeti/Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë, thonë njohës të kësaj fushe.Kohëve të fundit, thonë ata, është vërejtur një trend më i madh i turistëve urbanë që vizitojnë qytete të ndryshme të Kosovës, por kjo ndodh me angazhimin dhe promovimin e agjencive private turistike dhe jo nga promovimi që bëjnë autoritetet kompetente.Nga hulumtimet që kanë bërë organizata të ndryshme joqeveritare, Kosova me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, posedon 1 mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar.Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është vërejtur një rritje e numrit të turistëve, sidomos e alpinistëve nga Shqipëria, Turqia, Franca dhe vendeve tjera rajonale që kalojnë nëpër Kosovë.Sipas tij, përfshirja e Kosovës në projektin e turizmit në natyre “Via Dinarica”, ka ndikuar shumë në lëvizjen e turistëve të huaj.“Via Dinarica” është platformë, e cila shërben për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe për zhvillimin e shumë sektorëve të turizmit, qoftë në nivel vendi apo ndërkombëtar.“Në fillim të këtij viti Kosova është përfshirë në projektin ‘Via Dinarica’, e cila shtrihet prej Sllovenisë deri në Greqi. Pastaj, jemi në fillim të projektit për Bjeshkët e Sharrit, që është projekt i ngjashëm me projektin ndërkufitar ‘Majat e Ballkanit’ – Kosovë, Shqipëri Mal i Zi”, thotë Çeku.

Burimi i Drinit të Bardhë

Burimi i Drinit të Bardhë

Projekti “Majat e Ballkanit” në përbërjen e saj ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor prej 192 kilometrave, që lidh fshatrat malore nga të tri shtetet (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi).

Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si pesë rajonet kryesore turistike në Kosovë.

Megjithatë, Çeku thotë se përveç numrit të vizitorëve rezident vendorë, një numër të madh të vizitorëve e përbëjnë edhe qytetarët, po ashtu, të Kosovës, por që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët vijnë për pushime.

“Turizmi malor është një trend pozitiv dhe i vetëdijesimit, sidomos gjatë verës kur vijnë qytetarët nga diaspora, pasi ata janë financuesit kryesor të udhëtimeve. Por, shihet një trend pozitiv i interesimit të vendorëve për vizita të pikave turistike në natyrë”, thekson Çeku.Edhe disa qytetarë thonë për Radion Evropa e Lirë se me interesim i vizitojnë vendet e ndryshme turistike në Kosovë, por që, sipas tyre, nevojiten më shumë investime.

Adnan Shaqiri nga Prishtina, studion në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se Kosova ka mjaft vende turistike.

“Vende turistike ka mjaftueshëm. Për stinën e verës janë Rugova, Prevalla e të tjera, për stinën e dimrit kryesisht Brezovica. Unë, nuk i vizitoj shumë shpesh, sepse varet prej kohës”, thotë ai.

Kurse, Sara Bujupi thotë se i pëlqejnë vendet si qyteti i Prizrenit, ku ajo shkon shpesh, ndonëse parapëlqen që të ketë më shumë investime.“Në Kosovë ka vende turistike, por nuk janë të zhvilluara. Qyteti i Prizrenit mua më pëlqen shumë dhe mendoj se është mjaft i pëlqyer edhe nga të tjerët, pasi që kur shkoj atje, aty takoj shumë njerëz nga rajone të ndryshme. Por, mendoj se duhet të investohet më shumë”, thotë Sara Bujupi.

Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, disa herë janë shprehur se përpjekjet janë të vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët. Për këtë janë hartuar edhe disa plane që konsiderohen avancuese për zhvillimin e turizmit në Kosovë.Në bazë të statistikave të hotelerisë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se në vitin 2016, numri i vizitorëve ka qenë rreth 200 mijë, prej të cilëve, 131 mijë kanë qenë vizitorë të jashtëm, kurse mbi 62 mijë vizitorë vendorë.

Në tremujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve ka qenë më shumë se 24 mijë vizitorë, prej të cilëve, llogaritet se më se 68 për qind ishin të huaj, kurse 31 për qind vendas.(RFL)

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: më atraktiv, Turizmi, Ujëvarat e Mirushës

MBYLLJA E SHËRBIMIT GJEOLOGJIK, SHQIPËRISË I MJAFTON KANABISI DHE KORRUPSIONI

August 26, 2017 by dgreca

Vangjel-kici-prof_dr

Nga Prof. Dr. Vangjel KICI/ Toronto/

Tre profesorë të Universitetit Europian të Tiranës (UET) kanë paraqitur projektin për reformën në administratën e re shtetërore. Projekti parashikon 10 Ministri/100 Institucione. Ata shkruajnë: Ja Projekti për Shtetin e Vogël (botuar në Gazeta Mapo, 2 gusht, 2017). Sipas këtij projekti, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kërkohet të zëvendësohet me një agjenci. Ajo është emërtuar “Agjencia e Menaxhimit të Pasurive Gjeologjike”.

Tre profesorë të tjerë (tashmë në pension), të Fakultetit Gjeologji-Miniera në Tiranë, e  kundërshtojnë këtë projekt të UET (Gazeta Tema, 8 gusht, 2017). Ata bëjnë thirrje kundër këtij projekti, për sa i përket Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Autori i këtij shkrimi  mbështet thirrjen e tre Profesorve të Gjeologjisë, drejtuar qeverisë së ardhëshme dhe direkt kryeministrit Rama. Ata bëjnë thirrjen: “Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pasuri kombëtare”. Pas vitit 1990, nxjerrja në ankand e gjithë Shqipërisë, për kërkime nafte, gazi dhe mineralesh nga kompanitë e huaja, sikurse është vendosur deri tani nga qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, përfshirë edhe qeverinë e mëparshme “Rama-Meta”, çon detyrimisht në mbylljen e plotë të Gjeologjisë Shqiptare. Por kjo mbyllje është me pasoja të hidhura dhe të pariparushme për Shqipërinë. Qeveria e mëparëshme “Rama-Meta” ka vendosur jo vetëm për nxjerrjen në ankand të Shqipërisë, por edhe për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol. Ajo ka vendosur edhe për transferimin (= shkatërrimin) e Fakultetit Gjeologji-Miniera në një godinë tjetër etj. Më poshtë po japim pak histori, se si ka qenë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në të kaluarën, për ta krahasuar me të sotmen.

Studimi gjeologjik i Shqipërisë, në mënyrë të organizuar, filloi në vitin 1922, me krijimin e Zyrës Gjeologjike, e cila ka një aktivitet të dokumentuar deri në vitin 1929. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u krijua në vitin 1952. Ai përfaqësonte një strukturë administrative komplekse, që drejtonte studimin shkencor të Gjeologjisë së Shqipërisë, kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, mineraleve të dobishme të ngurta, ujrave etj. Pra, ai nuk përfaqësonte thjesht një Zyrë, apo një institucion të vetëm.

Pa dashur të hyjë në hollësi, struktura organizative e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, gjatë regjimit komunist, në vija të përgjithëshme ishte si vijon:

Në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave ishte Drejtoria Gjeologjike, Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave. Drejtoria e Naftës kishte Sektorin e Kërkimit dhe Sektorin e Prodhimit. Sektori i Kërkimit kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, dhe Gjeofizikën ( me bazë në Fier). Ai kishte disa Ndërmarrje Shpim-Kërkimi (në Kucovë, Patos, Lushnje etj.). Sektori i Prodhimit kishte Institutin Teknologjik të Naftës dhe Ndërmarrjen e Shpim-Shfrytëzimit. Sektori i naftës kishte dy uzina mekanike (në Kuçovë dhe në Patos) dhe 4 uzina të përpunimit të naftës. Pra, industria e naftës ishte komplekse. Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, në bashkëpunim me Sektorin e Gjeofizikës, bënte kërkimet dhe projektimin e puseve për zbulimin e naftës dhe të gazit. Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit bënin shpimet e puseve të projektuar. Ndërmarrjet e Nxjerrjes së Naftës (disa të tilla), në bashkëpunim me Institutin Teknologjik dhe Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, bënin shfrytëzimin racional të vendburimeve të naftës dhe të gazit.

Drejtoria e Minierave kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologji-Minierave në Tiranë. Ky institut, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Gjeofizike për mineralet e ngurta, bënte kërkimet gjeologjike për mineralet e dobishme të ngurta, dhe projektonte punimet e shfrytëzimit. Më vonë, Instituti i Minierave u nda më vete. Në shumë qytete kishte Ndërmarrje Gjeologjike, që kryenin kërkime për mineralet e dobishme të ngurta, kryenin shpime kërkimi dhe zbulimi etj.

Dy institutet e naftës, që u përmendën më sipër, dhe Instituti i Studimeve dhe Projektimeve për Gjeologji-Miniera, kishin laboratoret e tyre, të pajisur më së miri me aparaturat e nevojshme, dhe specialistët përkatës. Ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi, me bazë në Tiranë, bënte studimin gjeologjik inxhinjerik, për digat e hidroçentraleve etj.                                                                                                                                  Për studimin dhe kërkimin e ujrave ishte Ndërmarrja Hidrogjeologjike, e cila zbuloi basenet ujëmbajtës nëntoksorë, për furnizimin me ujë të popullatës, industrisë dhe bujqësisë. Në bazë të kësaj strukture organizative, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, u zbuluan dhe u vunë në shfrytëzim shumë vendburime nafte, gazi dhe miniera të mineraleve të ndryshme (kromi, bakri, hekur-nikeli etj.). Të ardhurat vjetore, nga nafta dhe minierat, ishin të mëdha. Ato janë pasqyruar edhe në thirrjen e tre profesorave të gjeologjisë (450 milionë dollarë në vit). Pra, sektori i gjeologjisë (nafta dhe minierat) u bë baza e zhvillimit të industrisë së rëndë dhe ekonomisë në përgjithësi. Nafta dhe minierat siguronin jo vetëm të ardhura të mëdha financiare për arkën e shtetit, por hapën edhe vende pune në mënyrë masive dhe të përherëshme.

Me “ardhjen e demokracisë”, në vitin 1992, në emër të reformave filloi shkatërrimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. U mbnyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz në Fier. U mbyll Instituti Teknologjik i Naftës në Patos. U mbyllën Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit dhe ato të Shpim-Shfrytëzimit në sektorin e naftës. U mbyllën uzinat mekanike të naftës. U mbyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike, dhe Instituti i Minierave në Tiranë. U mbyllën Ndërmarrjet Gjeologjike në shumë qytete të Shqipërisë, si dhe Sektori i Gjeofizikës për naftën në Fier dhe Ndërmarrja Gjeofizike për mineralet e ngurta në Tiranë etj. Mbyllje, mbyllje dhe vetëm mbyllje ! Pra, u mbyll burimi i madh i të ardhurave financiare për arkën e shtetit shqiptar ! U mbyll perspektiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë ! U mbyllën frontet e përhershme dhe masive të punës ! Papunësia dhe varfëria në Shqipëri morën përmasa të

frikëshme. Në fakt, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pas vitit 1990, është pothuajse i mbyllur. Në Ministrin e Energjisë dhe Industrisë është Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave (me disa gjeologë zyrash). Në Patos është kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, me pak punonjës. Ajo administron vetëm disa vendburime nafte dhe gazi (pra, është një kompani nafte jo e plotë, gjysmake). Qeveria ka vendosur ta privatizojë këtë kompani. Në Tiranë është Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Kjo agjenci ka relativisht shumë specialistë gjeologë etj. Aty bëhen marrëveshjet hidrokarbure dhe ato të minierave për dhënien me konçesione.

Sherbimi Gjeologjik Shqiptar u shndërrua në një qendër simbolike, me emrin GeoAlba Sh.a. Pas pak vitesh, GeoAlba Sh.a. mori prap emërtimin e mëparshëm: Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Pra, ky shërbim ekziston vetëm formalisht

(ka gjithsej 133 punonjës dhe gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Ekziston edhe Instituti i Gjeoshkencave (me pak specialistë gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Nuk kryhen punime gjeologjike në terren. Nuk ka institute shkencore dhe laboratore. Nuk ka punime gjeofizike.dhe shpime etj. Gjatë 27 vjetve të fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte, gazi apo minerali.

Shkurt, u mbyllën studimet shkencore dhe kërkimet gjeologjike në Shqipëri.

Vendburimet e naftës, dhe minierat, u dhanë me konçesione korruptive, kryesisht tek kompanitë e huaja. Pra, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u shkatërrua në emër të reformave. Me sa duket, qeveria e re e kryeministrit Rama kërkon t’i shkatërrojë fare edhe këto pak qendra formale të Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, dhe t’i zëvendësojë ato me një agjenci menaxhimi (d.m.th. zyrë për bërjen e pazarllëqeve me pasuritë e popullit !).

Në këto kushte, u bëj thirrje të gjithë shqiptarve, kudo që janë, të mos bëjnë sehir, por ta kundërshtojnë fuqimisht këtë politikë shkatërrimtare. Deri tani popullit tonë i është hequr buka e gojës, nëpërmjet grabitjes së pasurive nëntokësore, kurse këtej e tutje, nëpërmjet mbylljes së Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe nxjerrjes së gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, kërkohet t’i hiqet Shqipërisë krejt perspektiva e zhvillimit ekonomik. Në emër të reformave shkatërruam industrinë, shkatërruam bujqësinë etj. Tani, prap në emër të reformave kërkohet të shkatërrojmë përfundimisht edhe gjeologjinë shqiptare (naftën dhe minierat). Dale, se ka edhe më: Jo vonë do të shohim shpalljen nga qeveria të tenderit për “privatizimin” e kompanisë Albpetrol (d.m.th. shitjen dhe grabitjen

e vendburimeve të naftës nga qeveritarët tanë, në bashkëpunim me të huajt). Në Kongresin Botëror të Naftës, në Stamboll, kryeministri Rama u bëri thirrje kompanive të huaja të naftës: Hajdeni në Shqipëri, për bashkëpunim, se kemi shumë naftë dhe gaz ! Këtë thirrje ai ua bëri edhe kompanive amerikane, nëpërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tillerson. Pa e formuar akoma qeverin e re, kryeministri Rama po kërkon bashkëpunëtorë të huaj, për grabitjen e naftës dhe të Albpetrolit. Mendja e tij, dhe e ministrit Gjiknuri, punon kryesisht për grabitjen e naftës shqiptare. Kryeministrit Rama i duhet thënë STOP! Ajo naftë dhe ai gaz, që ju i nxirrni në pazar, pa e pyetur fare popullin, janë të shqiptarve. Nuk do t’u lejojmë të vazhdoni me grabitjes e naftës, në bashkëpunim me të huajt, siç keni bërë deri tani !

Nga sa u parashtrua më sipër, popullit shqiptar i janë hequr jo vetëm minierat, por edhe nafta dhe gazi. Çfarë i ka mbetur tjetër Shqipërisë? Asgjë. Kanë mbetur vetëm korrupsioni, kanabisi, krimet, prostitucioni, sjellja e plehrave nga jashtë për “riciklim” dhe paudhësi të tjera si këto. Pa industrinë, pa bujqësinë, pa naftën dhe pa minierat, Shqipëria shndërrohet plotësisht në koloni.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Mbyllja e sherbimit Gjeologjik, Vangjel Mici

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NEXHMIJE ZAIMI: JETA, IDENTITETI SI REBELIM, DËSHMI DHE PËRFAQËSIM
  • Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë
  • KUVENDI I LEZHËS, MODEL I RACIONALITETIT POLITIK PËRBALLË RREZIKUT EKZISTENCIAL 
  • When Washington Moves, Prishtina Stands Firm
  • TË GJITHË ATA QË PËRDORIN SHPATËN DO TË VDESIN PREJ SHPATËS (KRISHTI)
  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT