• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festa e Flamurit Kombëtar te shqiptarët në Boston

October 29, 2024 by s p

Filed Under: Ekonomi

DIPLOMACIA E BE-së NË PESHOJË

October 25, 2024 by s p

Skënder Karaqica/

Në dritën e lajmit dhe diplomacia (BE) në peshojë, me rastin e vizitës së përfaqësuese së lartë të BE-së Von der Leyen në Shkup, ndër të tjera ajo ka thënë:

Arysyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që ta përfshijë në preambulën e Kushtetutës së vendit edhe minoritetin bullgar.

Me aktin e lartë juridik kushtetues, populli shqiptar në hapësirën etnike në këtë vend, qysh nga përfundimit i Luftës së Botërore(1945) dhe deri më sot në pavarësinë e shtetit nga ish-Federata Jugosllave në vitet 90-ta të shekullit të kaluar ka mbetur në margjinat e popullit pakicë dhe jo shtetformues.

Nëse shteti bullgar paraqet kushte për shtetin e Maqedonisë së Veriut për pakicën bullgare, atëherë shteti shqiptar (Tirana Zyrtare) duhet të jetë në dijeni se çështja shqiptare është e (pa)zgjidhur në fushë të ligjeve kushtetuese. Zyrtarët e Tiranës në mungesë të interesimit e të njohjes së kësaj teme bosht (shqiptare) e thonë shpeshherë se çështja shqiptare është e zgjidhur po krijon iluzione në vijat e harresës së këtij problemi në peshojë!

Nëse pakica bullgare e fiton të drejtën në preambulën e Kushtetutës, populli shqiptar si populli i dytë shumicë me përberjen kombëtare mbi 40 përqind, të bëhet pjesë kushtetuese e shtetformuese me shenjën e barazisë kombëtare me popullin maqedonas!

Çikago, më 25 tetor 2024

Filed Under: Ekonomi

Forcimi i Lidhjeve: Mundësi Strategjike për një Marrëveshje të Totalizimit (shmangia e taksimit të dyfishtë dhe njohja e sigurimeve shoqërore) SHBA-Shqipëri

October 24, 2024 by s p

Arnold Visha/

Në një ekonomi globale, lëvizshmëria e fuqisë punëtore përtej kufijve kombëtarë është gjithnjë e më e zakonshme. Kjo levizje ngre nevojën për një marrëveshje dypalëshe për të menaxhuar kompleksitetin e të drejtave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për palën punëtore. Ndërsa shume vende europiane kanë korrur përfitimet e Marrëveshjeve të Totalizimit me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria ende nuk e ka zyrtarizuar një partneritet të tillë. Ky artikull eksploron përfitimet e mundshme të vendosjes së një marrëveshjeje të tillë midis Shqipërisë dhe SHBA-së, duke bërë krahasime me disa shtete të tjera europiane të cilat kanë kohë që kanë zyrtarizuar këtë marrëveshje me SHBA.
Por, çfarë është realisht “Totalization Agreement” ose e ashtuquajtura Marrëveshje e Totalizimit? Marrëveshjet e Totalizimit mbrojnë punonjësit nga rreziku i taksimit të dyfishtë mbi të njëjtat të ardhura nga sistemet e sigurimeve shoqërore kur ata punojnë përtej kufijve. Këto marrëveshje ndihmojnë gjithashtu punëtorët të kualifikohen dhe të llogaritin përfitimet e pensionit, aftësisë së kufizuar dhe të ardhurave nga sigurimet shoqërore për pjesëtarët e familjes të individëve të cilët kanë humbur jetën ose ish-pjëstarëve ushtarak, kur ata ndajnë karrierën e tyre midis dy vendeve. Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëveshje dypalëshe me 30 vende të botës ndër të cilat dhe disa shtete të vogla europiane si Republika Çeke, Sllovenia dhe Sllovakia.
Sllovenia edhe Sllovakia janë shtetet më të fundit europiane të cilat kanë krijuar marrëveshje të suksesshme totalizimi me SHBA-në. Këto marrëveshje kanë qenë vendimtare në:
Lehtësimin e lëvizjes së punonjësve: Reduktimi i barrës administrative dhe financiare për kompanitë dhe punonjësit që punojnë përtej kufijve.
Inkurajimi i investimeve të biznesit: Krijimi i një mjedisi ligjor dhe ekonomik më të parashikueshëm për bizneset që operojnë në të dy drejtimet.
Sigurimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore: Sigurimi që punëtorët të mos humbasin mbrojtjen e tyre të sigurimeve shoqërore gjatë punës jashtë vendit.
Megjithëse nuk gjenden të dhëna lehtësisht të disponueshme për numrin e shtetasve amerikanë dhe shqiptarë që punojnë në vendet reciproke, është e qartë se rritja ekonomike e Shqipërisë në vitet e fundit dhe zgjerimi në dimensionin turistik, kanë rritur besimin e investitorëve të huaj përfshirë dhe ata amerikanë për investime madhore. Ky bashkëpunim në lehtësimin e mënyrës së taksimit dhe njohjen e sigurimeve shoqërore të paguara në vende të ndryshme mund të sigurojë përfitime të ngjashme siç shihen në vendet e tjera europiane.
Sipas statistikave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2023 rezulton se investimet e huaja direkte (FDI) nga kompanitë amerikane në Shqipëri kanë arritur shumën historike prej 232 milionë dollar amerikan, me një rritje të shpejtë krahasuar me 100 milionë dollar në fund të vitit 2020.
Duke përdorur si bazë krahasuese vendet e tjera europiane të përmenduara më sipër rezulton se Sllovenia ndalet në shumën prej 96 milionë euro të investimeve të huaja direkte, zotëruar nga kompanitë amerikane dhe Sllovakia në rreth 176 milionë dollar amerikan, të dhëna të publikuara për herë të fundit në vitin 2021.
Mbi bazën e statistikave më larte krijohet besimi se një marrëveshje e tillë do të ishte tepër fitimprurëse për të dyja vendet duke parë dhe tendencën në rritje të investimeve amerikane në vendin tonë.
Do të nevojiteshin analiza paraprake dhe gjithëpërfshirëse për të vlerësuar përputhshmërinë midis sistemeve të sigurimeve shoqërore të SHBA-së dhe Shqipërisë, pasi kjo është baza kryesore mbi të cilën ngrihet ideja e një bashkëpunimi dypalësh i kësaj natyre. Megjithatë, suksesi i implementimit të marrëveshjeve të njëjta me partnerët europiane të diskutuar më lartë sugjeron se dallimet në sistemet reciproke mund të kapërcehen në mënyrë efektive nëpërmjet marrëveshjeve të mirë-strukturuara.
Zbatimi i një marrëveshjeje totalizimi midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të pasqyrojë suksesin e marrëveshjeve të mëparshme me vendet e ngjashme, duke rritur lidhjet ekonomike, duke thjeshtuar proçeset burokratike dhe duke siguruar mbrojtje të rendësishme për punëtorët. Kjo jo vetëm do të sillte përfitime në sektorin ekonomik, por edhe do të forconte partneritetin strategjik historik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Duke u përafruar me modelet e provuara, Shqipëria mund të rrisë atraktivitetin e saj si një destinacion biznesi duke mbrojtur forcën e saj punëtore të angazhuar në SHBA. Tani është koha që palët e interesuara në të dy vendet të hedhin bazat për këtë marrëveshje me përfitim reciprok.
Foto: Albeu.com

Filed Under: Ekonomi

Teuta, mbretëresha ilire e piratëve të detit 

October 23, 2024 by s p

Studim nga Rafael Floqi

 Pjesa e parë

teuta piratessa

Thuhet se Teuta, mbretëresha e Ilirisë, vrau veten, duke besuar se kushtet e imponuara nga romakët ishin shumë poshtëruese për të dhe popullin e saj. Jemi në shekullin e tretë para. K., në një kohë kur Illyria mbizotëronte Detin Adriatik me një kulturë të gjerë të shprehur, përmes një gjuhës indo-evropiane të lashtë por dhe të ndryshme nga ajo greke dhe latine.

Teuta ishte një mbretëreshë që e kishte pranuar piraterinë, në atë rrip të detit që kombinonte vizionin e rolit të Adriatikut dhe të qytetërimeve të lashta me një model thjesht mesdhetar. Ajo e donte vendin e saj dhe njerëzit e saj që kishin rrënjë në modelin ilirik, që ishin përfaqësues të një gjeografie brenda një dimensioni, në të cilin ndjenja e përkatësisë në detari, do të thoshte se i atribuonte një arsye, për një udhëtim në kohë, në të cilin trashëgimia dhe identiteti shtrihet përtej konceptit filozofik të amshimit.

Ilirët praktikonin piraterinë dhe kjo përfaqëson një nga pikat kyçe për ta kuptuar vizionin e Teutës, bashkëshortes së mbretit Agron mbi kohën dhe mbretërinë e saj, që të dy i përkisnin fisit Ardianëve dhe kryeqyteti i territorit të tyre ishte Skodra, Shkodra e tanishme në Shqipëri.

Nëse shohim gjeografinë e Shqipërisë, Shkodra gjendet në brendësi, në atë pjesë të Ilirisë që, së bashku me territorin e Apolonisë, u kthyen nga koloni greke, në ilire dhe më vonë romake. Adriatiku qe një rajon që edhe sot vazhdon të jetojë me të njëjtin dimension në të cilin, ndjenja e realitetit gjeopolitik, shndërrohet vetë një realitet gjeo-ekzistencial për popullsinë përkatëse.

Gadishulli i Ballkanit ka një gjeografi specifike në të cilin si parcelat e tokës, ashtu edhe ato të detit ruajnë një kontakt të rëndësishëm në mes dy anëve të Detit Adriatik, sepse është në fakt, vetë Adriatiku që lidh tokat e Shqipërisë me tokat latine përballë. 

Pirateria, një e keqe e lashtë e domosdoshme

Në histori, pirateria ka qenë e pranishme në mënyrë të vazhdueshme në pjesë të caktuara të botës. Megjithëse nuk diskutohet shpesh, por mund të thuhet, se në kohët e lashta, kjo ishte kaq e zakonshme saqë shpesh ajo u pranua si një “profesion” dhe si një modus vivendi në liqenin e madh mesdhetar. 

Ndoshta, episodet e para të piraterisë filluan në Epokën e Bronzit, me hapjen e rrugëve të detit për tregtinë e parë. Kontrasti me këtë fenomen ishte gjithnjë e komplikuar edhe nga mungesa e një dizajni të përbashkët. Kundërshtimi i një kërcënimi të tillë kompleks, i cili nuk kishte një strukturë të përcaktuar mirë dhe që mund të ndërmerrej nga të gjithë, por kërkonte një strukturë të organizuar ushtarake, që nuk ishte e lehtë për ta menaxhuar. Për më tepër, nuk ishte edhe e pazakontë që edhe tregtarët, gjatë periudhave të veçanta e ndërmerrnin këtë veprimtari lehtësisht të pa ndëshkuar. 

Pirateria filloi të binte në Adriatik, vetëm kur qytet-shtetet e rëndësishme si Athina dhe Rodosi, e pajisën veten me flotën e parë patrulluese të rrugëve tregtare. Gjithashtu kaq i përhapur ishte ky fenomen, sa që edhe Aleksandri i Madh qe detyruar të përballej me piratët, përgjatë brigjeve të Turqisë jugore dhe Mesdheut lindor. Por për fat të keq, siç na mëson historia, pas humbjes së kontrollit të rrugëve detare nga fuqitë e kohës, rishfaqej edhe dukuria e piraterisë. 

Adriatiku një det i pabesë

Adriatiku është një det sa tradhtar aq edhe i stuhishëm, ku vargmalet mbështjellin e përcjellin erërat e forta veriore, si “bora”, gjë që detyronte anijet t’i afroheshin bregut, aty në ujërat ku u zhvilluan luftime përgjatë shekujve midis popujve të brigjeve lindore dhe atyre të gadishullit italian, aty edhe sulmet e piratëve ka qenë të shumta, dhe madje edhe sot nën ujë, gjenden dëshmi arkeologjike të anijeve të mbytura.

Teuta, qe mbretëresha luftarake e Ilirisë e cila e bëri detin, burim të pasurisë dhe prosperitetit të popullit të saj. Flota ilire e ushtronte piraterinë në të gjithë Adriatikun, duke plaçkitur e duke vënë anije dhe fshatra në zjarr si në det edhe në tokë.  Por, në realitet, ta quash Teutën thjesht një piratem është mendim mjaft përçmues; siç do ta shohim, ajo ishte një mbretëreshë, që e aftë që ishte në gjendje të mblidhte formacione të mëdha luftarake dhe e përdori piraterinë për qëllimet e saj politike, duke përdorur flotat me shumë anije të shpejta lembe të fshehura nëpër arkipelagun ilirik.

Por kush ishin fiset detare ilire?

Ilirët detarë ishin fiset e vendosura në jug të Ballkanit, i cili përfshinte shumë fise si Istrianët, Iapodët, Liburnët, Dalmatët, një pjesë e Trakëve dhe Panonëve. Ata e kishin praktikuar gjithmonë piraterinë “ligjërisht” me pëlqimin e sundimtarëve të tyre. Madje ata nuk ishin të kufizuar në plaçkitjen e anijeve të transitit, por shkuan deri në sulmimin e qyteteve fshatrave bregdetare të kolonive greke përgjatë bregut të Adriatikut lindor. Sundimtarët e tyre e pranuan këtë formë jete dhe morën thesare dhe besnikëri në kthim nga Ilirët. Por ne nuk duhet të skandalizohemi, sepse kjo metodë është adoptuar në histori nga shumë sundimtarë. Është si thoshte latini pecunia non olet (paratë nuk mbajnë erë ), nëse është përshtatshme të thuhet kjo. Ky duhej të ishte një profesion shumë fitimprurës i kohës, pasi mbretëria ilire, qe shumë e varfër, për shkak të mungesës së burimeve natyrore, dhe u rrit në mënyrë të konsiderueshme në shekullin e tretë para Krishtit, duke zënë kështu të gjithë bregun lindor të Adriatikut, që nga Kroacia e sotme deri në Shqipëri. Ky nuk është një justifikim, por kjo duhet të shihet në realitetin e atyre kohërave të largëta, kur grabitja ishte e lidhur me ligjin më të fortit, sidomos në det.

Si e kujton historia, Teutën

Mbretëresha, Teuta, ishte një grua e re me një karakter të vendosur, ajo kishte pasuar bashkëshortin e saj Agronin pas vdekjes se parakohshme për shkak te sëmundjes të plevitit në një banket në fronin e Mbretërisë Ilire të Ardianëve.  

Mbreti Agron (greqishtja e vjetër: Ἄγρων) ishte një mbret ilir i Mbretërisë së Ardianëve në shekullin III para Krishtit, që sundoi nga 250–231 para Krishtit. Ai qe I biri i Pleuratit II. Agroni arriti të ripushtonte Ilirinë e Jugut, e cila kishte qenë nën kontrollin e Epirit qysh nga koha e Pirros dhe të zgjeronte sundimin ilir mbi shumë qytete në rajonin e Adriatikut, duke përfshirë Korkyrën, Epidamin dhe Faros-in. Ai qe bërë i famshëm pas fitores së tij vendimtare ndaj Lidhjes Etoliane, një shtet në Greqinë perëndimore, rreth vitit 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur pas triumfit të tij mbi etolët. Pinnesi, djali i tij me gruan e tij të parë Triteuta, zyrtarisht e pasoi të atin si mbret në vitin 231 pes, por mbretëria drejtohej si regjente nga gruaja e dytë e Agronit, Mbretëresha Teuta.

Në vend që ajo të mbante zi, ajo i përdori aftësitë e saj, për ta mbajtur të bashkuar mbretërinë e bashkëshortit të saj. Ajo mbahet mend si simpatike, inteligjente, diplomatike, energjike dhe, mbi të gjitha, e vendosur për të vazhduar politikën ekspansioniste të Agronit. Me vdekjen e tij, Teuta shpejt armatosi një flotë shumë më agresive dhe anijet e saj (lembet) dhe filluan të kërkonin haraç ndaj të gjitha kolonive greke të Adriatikut. 

Lembet përshkruen si anije të vogla dhe të mesme tipike të këtyre deteve, të përdorura si anije luftarake të lehta, të cilat ishin të përshtatura veçanërisht për pirateri. Mendohet se ato kishin një ekuipazh prej 50 marinarësh, të vendosur në një urë të mbyllur (navis të hapur), pa tribunë, por me bash të hollë. Lëvizja sigurohej nga rremat e  vendosura në një ose dy radhë. Edhe pse shpikja e tyre datonte qysh nga Cyrenees, ato u përsosën dhe më vonë u bënë standard i piratëve ilirë.

cartagine

 Mbretëresha Teuta jo vetëm që e menaxhoi piraterinë, por sillej vazhdimisht me rolin e saj si një mbretëreshë luftëtare. Burimi kryesor historik është historiani grek Polybius (Polibi) i cili tregon jetën e saj tragjike tek vepra Tregimet. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, duke e kuptuar gjendjen e vështirë ekonomike të popullit të vet, mbretëresha: ” Mblodhi një flotë dhe një ushtri jo më të pakët se ato të mëparshmet, dhe i dërgoi ilirët në një ekspeditë, pasi u kishte treguar kapitenëve se i gjithë bregu i Adriatikut (kolonitë greke) ishin territor armik”. Kjo politikë agresive do të siguronte jo vetëm kontrollin e të gjithë rajonit, por edhe të trafikut detar që ndodhte aty. 

Pirateria ilire, e paragjykuar nga historianët

“Që nga kohët më të hershme pirateria ishte zhvilluar lirshëm në këto ujëra, dhe kjo karrierë fitimprurëse kishte qenë ndjekur me këmbëngulje nga banorët e brigjeve lindore “. Kjo deklaratë, ishte bërë nga historiani francez me ndikim, Maurice Holleaux, dhe ishte pjesë e teorisë, se pirateria ilire ishte një problem shekullor në Adriatikun e lashtë. Ai e mbajti kështu qëndrimin se madje kjo ishte arsyeja primare, pse romakët, për të cilët ai e argumenton se në fillim dukeshin indiferentë ndaj punëve të grekëve, tani që ishin të detyruar të kalonin nga Italia në Greqi, pengoheshin nga ilirët dhe kjo, sipas tij, mund të merrej si shkaku, që rezultoi me dy luftërat e para iliro-romake të 298 dhe 219 para K. Më vonë disa aspekte të tezave të Holleaux-së do të viheshin në pyetje, në veçanti, nga fakti se ai besonte në mënyrë të tepruar tek Polibi që ishte i një-anshëm dhe pro Romës. Në fund të fundit, luftërat ishin sa motivuara nga problemet brenda Romës, aq edhe qenë një kombinim i faktorëve: ushtarakë, politikë dhe ekonomikë, gjë që binte në kontrast me tezat e Holleaux.

Iliriologu më i madh Wilkes thotë se perceptimet e këqija ndaj Ilirëve ndeshen në të gjitha shkrimet e lashta mbi ta, dhe  vijnë nga burime të jashtme ”, të cilat shpesh i përshkruajnë ata, në një mënyrë përbuzëse, si për shembull, historiani Appiani tregon si Apollo u hodhi ilirëve një sëmundje ngjitëse fatale, një murtajë, për shkak se në një nga sulmet e tyre disa fise në Cimbria dhe kryen një sulm në tempullin e Delfit. Kështu historiani i Aleksandrisë i përshkruante ata, si kur kishin kryer sakrilegje apo luftë të ndotur. Parë kjo del dhe perceptimi i përgjithshëm i lashtë mbi Ilirët, ndaj edhe burojnë edhe portretizimet e ulëta për Teutën dhe Dhimitrin e Farit, përkatësisht udhëheqësit Ilirë të luftërave të para dhe të dyta iliro-romake; por vetëm një analizë më e thellë e këtyre burimeve, do të tregonte thellësinë e paragjykimeve anti-Ilire të burimeve të lashta. 

Mbretëresha Teuta shihet nga Polybi si nxitësja kryesore e luftës së parë iliro-romake. Ai e percepton atë si arrogante dhe të çartur, si e joshur nga fitoret e ushtrinë e saj ndaj qyteteve bregdetare greke, duke thënë si “me që ishte grua, ajo ishte dritëshkurtër nga natyra. Ajo nuk shikonte asgjë para, por vetëm suksesin e fundit dhe s‘ kishte parashikuar se për çfarë duhej të shkonte në vende të tjera”. Ndërsa më vonë, kur të dërguarit romakë, Coruncanii, shkojnë tek Teuta për t’u ankuar rreth bastisjeve ilire, Polibi përmend se si “Teuta gjatë gjithë audiencës, i dëgjoi ata me një arrogancë mbizotëruese “. Më në fund , Polibi pretendon se ajo “sfidoi ligjin, pasi ajo dërgoi emisarët e saj për ta vrarë Coruncanius. 

Historiani Eckstein e sheh këtë portretizim, si pjesë të trajtimit të përgjithshëm të Polibit për gratë. Ai thekson se Polibi pat ndjekur pikëpamjen e elitës mashkullore greke, se gratë ishin një “forcë çrregulluese brenda shoqërisë “, dhe një kërcënim me demonstrimet  e tyre” hiperemocionale ” të natyrshme.

Polibi dhe koncepti anti-ilir i studuesit francez, Maurice Holleaux

Në atë kohë, shqetësim tragjik serioz, ishte se Greqia ishte trazuar dhe frikësuar nga “pirateria ilire”.  Ky karakterizim i deklaratave të Maurice Holleaux që ishte një historian, arkeolog dhe epigraf francez i shekujve 19-20, specialist i Greqisë së Lashtë, zuri fill brenda studimit të tij, mbi marrëdhëniet romako-helene, në mënyrë që të theksohej se qe pirateria ilire si shkaku i përfshirjes së Romës në punët e Greqisë. Holleaux theksoi disa burime për ta mbështetur pohimin e tij e për të fajësuar ilirët. Për shembull, ai e fillonte teorinë e tij në një seksion në Kembrixhit me një leksion me titull “Pirateria ilire” me ketë përgjithësim. “Midis të lashtëve të Adriatikut kishte disa thënie më të hershme me një reputacion të keq për ilirët, madje qysh nga Athina e shekullit të V-të, përdorej shprehja “të lundroje Adriatikun” që ishte një frazë proverbiale, sipas tij që do të thoshte të rrezikoje, të ndërmerrje një aventurë të rrezikshme.

Kjo i referohej një numër fjalimesh të Lisias që komentonte shqetësimin e tregtarëve athinas kur dërgonin anijet e tyre në Adriatik. Ai e ndërtoi këtë teori, duke cituar Livian në një pasazh për një ekspeditë detare spartane të vitit 302 pes, e cila përshkruante rreziqet e Adriatikut, duke përfshirë “… Ilirët, Liburnët dhe Istrianët që sipas tij, ishin fiset më të egra dhe më të famshmet të piratëve. Për aktet e piraterisë “Holleaux gjithashtu pretendonte se në fillim shekullit të IV-t, tirani i Sirakuzës “Dionis Plaku ishte përpjekur për të frenuar aktivitetet e tyre  “, por me rënien e tij nga pushteti në Adriatik, u shfaq përsëri “, pirateria mes ilirëve si një sëmundje endemike, që vazhdoi të ishte murtaja e tyre për vite”. Ky imazh e Ilirëve tek ai ishte aq i ngulitur sa Holleaux e theksoi gjer më  1928. 

Ky pohim është i bazuar tek Diodorus, cili thoshte se si tirani i Sirakuzës, ngriti koloni në Lissus (Lezhë) dhe në Apuglia, kundër piratëve dhe qysh në 384 pes dhe se  guvernatori pat dërguari një forcë detare triremëshe kundër lembeve, (anijeve të shpejta drejtuar nga ilirët ), të cilët kishin qenë punësuar për të sulmuar kolonistët grekë në Pharos. (Far)

Holleaux thotë se Ilirët gjatë shekullit të tretë e bënë zakon të përhapeshin “deri në detin Jon dhe ai argumentonte, që kjo praktikë u rinovua përmes udhëheqjes e Agronit pasardhëses së tij Teutës, si dhe Dhimitër Farit, dhe se “ pirateria ilire ” nën ta u bë një institucion publik dhe një industri kombëtare “. Dhe kjo, sipas tij, ishte si rezultat i faktit, që Roma u ngatërrua në punët e Greqisë, së pari në 230-229 pes, kur  anijet ilire, sulmuan tregtarët italikë dhe vranë një nga të dërguarit romakë të çuar për të hetuar, dhe së dyti në vitin 219 pes, kur Dhimitër i Farit dërgoi skuadrone të tëra me lembe në detin Jon, duke thyer traktatin iliro-romak të vitit 228 pes. 

Kjo teori u ndesh me kritikat konstruktive të historianit Harry Dell-it në vitin 1967 që bëri pohim të fortë të pranuar gjerësisht, se fenomeni i piraterisë ilire ishte një fenomen afatgjatë, dhe cilësonte disa nga të metat serioze të Holleaux’s. Dell besonte se ishte e nevojshme për lundrimin e anijeve të lashta që t’i afroheshin bregdetit për siguri, dhe që kjo për shkakun se lundrimi me vela, përgjatë anës lindore të Adriatikut për të përfituar nga rrymat dhe portet e shumtë, ndryshe nga ai i bregut perëndimor, qe më i ashpër dhe i vështirë në anën lindore, që qe njëkohësisht i rrahur nga era quajtur ‘bora’, e të dyja bashkë godisnin si në verë dhe dimër dhe mund ta kapte një barkë papritur në befasi. Prandaj për të parandaluar mbytjet e anijeve marinarët përpiqeshin t’i shmangnin rreziqet nga bregu në anën perëndimore, dhe kalonin në anën lindore. Më tej historianët, Horden dhe Purcell p.sh  argumentuan për një teori më komplekse të anijeve që lëviznin me korsi, duke theksuar se opsionet e shumta për lundrim në det vareshin nga tregtarët. Megjithatë, ata nuk e kundërshtojnë argumentin e Dell-it në lidhje me rreziqet fizike të lundrimit në Adriatik.

Fundi i pjesës së parë, vijon

===

Karakteri i Fortë i Mbretëreshës Teuta 

Pjesa e dytë 

queen-teuta-illyria

Mbretëresha ilire, Teuta, ishte një grua e re me një karakter të vendosur; ajo kishte pasuar bashkëshortin e saj Agronin pas vdekjes se parakohshme, dhe ajo përdori aftësitë e saj për ta mbajtur së bashku mbretërinë e bashkëshortit të saj, në emër të djalit të mitur Pinnes të Agronit me shemrën e saj gruan e parë të Agronit, Triteutën. Ajo mbahet mend si simpatike, inteligjente, diplomatike, energjike dhe, mbi të gjitha, e vendosur për të vazhduar politikën ekspansioniste të Agronit në Adriatik. 

Teuta qe ambicioze, ajo e mori pushtetin në emër të trashëgimtarit të ri në fron Pinnesit. Qëndrimi i saj agresiv kundër Romës ishte një vazhdimësi e qëndrimit të burrit të saj dhe ajo e përdori flotën e tij pirate, të pajisur dhe të mirëmbajtur mirë, për të sulmuar qytetet greke, të cilat për Romën kishin një rëndësi kardinale edhe në funksion të konfliktit ushtarak me Kartagjenën. Ndaj lundrimi dhe tregtia e sigurt në Adriatik shiheshin nga Roma të ishin një rrugë shpëtimi gjatë kësaj periudhe.  

Mbretëresha Teuta jo vetëm që e menaxhoi piraterinë, por sillet e tregohet vazhdimisht me rolin e saj si një mbretëreshë luftëtare. Burimi kryesor historik është greku  Polibi (Polybius)i cili tregoi jetën e saj tragjike në Tregimet e tij. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Agronit, duke e kuptuar gjendjen e vështirë ekonomike të popullit të vet, mbretëresha: “mblodhi një flotë dhe një ushtri jo më inferiore se ato të mëparshmet, dhe e dërgoi në një ekspeditë ndaj kolonive greke, pasi u tregoi drejtuesve të flotës ilire se i gjithë bregu duhej konsideruar si territor armik”. Një politikë agresive kjo, që do të kishte siguruar jo vetëm kontrollin e të gjithë rajonit, por edhe të trafikut detar që zhvillohej aty. 

Në të njëjtën kohë, në Luftën e Parë Puniko-Romake (264 p.e.s. – 241 p.e.s.), romakët kishin pushtuar Kartagjenën, duke asgjësuar për momentin fuqinë e detare punike në rajonin jugor dhe ishin të interesuar të zgjeroheshin edhe në Tirren dhe Mesdheun Perëndimor. Forcimi ushtarak ilir, me aleancat gjithnjë e më strategjike, bastisjet tokësore dhe detare të vetëfinancuara dhe bllokimi i tregtisë në Adriatikun e poshtëm, synonte kontrollin e brigjeve greke të Epirit dhe Maqedonisë dhe pengonte tregtinë e lidhur me Italinë, prandaj Roma vendosi se nuk mund të anashkalohej kërcënimi shqetësues i këtij populli luftëtar. 

Polybi thotë se, për të arritur një zgjidhje Roma dërgoi dy ambasadorët, Gaius dhe Lucius Coruncanius, me shpresën për të gjetur një marrëveshje paqësore me mbretëreshën.  Po sërish, sipas Polibit, Teuta i priti ambasadorët romakë me një mënyrë “arrogante dhe krenare”. Kërkesave të ambasadorëve ajo iu përgjigj, se për sa i përket shtetit të saj, ajo do të kujdesej që të mos dëmtoheshin interesat e Romës, por dhe qytetarët privatë ilirë duke mos i ndaluar veprimet e tyre në det (në thelb duke legjitimuar veprimtarinë e tyre). Më i riu nga ambasadorët romakë u përgjigj me ngut: «…ne do të përpiqemi, me ndihmën hyjnore, t’ju detyrojmë me forcë dhe shpejt ju do të korrigjoni zakonet e mbretërve ndaj ilirëve».

Teuta: Power-Hungry Notorious Female Villain Who Underestimated The Romans' Dominance

Kjo përgjigje nuk i pëlqeu mbretëreshës, e cila si kundërpërgjigje, e vrau ambasadorin e ri. Natyrisht, kur lajmi arriti në Romë, Senati Romak vendosi ta niste luftën në pranverën e vitit 229 para Krishtit, duke marrë ca kohë sa për të regjistruar legjionet dhe për të organizuar flotën. 

Në atë periudhë romakët zotëronin një flotë të fuqishme dhe të stërvitur, me veteranë të betejave punike. Ky vendim nuk kaloi pa u vënë re (në atë kohë ekzistonin edhe spiunë) dhe flota dhe ushtria ilire plaçkitën ishujt grekë pranë Korkyrës, duke pushtuar Feniksin dhe duke vrarë disa tregtarë italianë. Marrja e qytetit dhe plaçka e madhe që u mor prej tij, i bindi ilirët që ta kufizonin veprimtarinë e tyre dhe të ktheheshin në tokat e veta e të lidhnin aleancë me epirotët dhe akarnaanët, të tmerruar me vendosmërinë dhe nga ky demonstrim i forcës ilire. Teuta ngriti shpejt një flotë edhe më të madhe se ajo e mëparshmja dhe e dërgoi sërish drejt Korkyrës, dhe ishujve aty pranë dhe brigjeve të Epirit, strategjikisht të rëndësishme në afrimin e përplasjes me Romën. Natyrisht, kjo ndërhyrje çoi në një përplasje me grekët. Betejë detare që pasoi u zhvillua pranë ishujve Paxos.

Historiani frëng Holleaux  riprodhon me skllavëri besnikërisht paragjykimet anti- ilire të Polibit ; ai nuk e  përdor Polibin dhe faktet e tij për një rindërtim edhe të anës ilire të historisë. Kjo është demonstruar padyshim nga pranimi i përshkrimit të Polibit ‘ i mbretëreshës Teuta gjatë intervistës me ambasadorët romakë, ku ai e quan sjelljen saj “si të paarsyeshme dhe kryeneçe “. Pa ndonjë koment në lidhje natyrën armiqësore të burimit,  Holleaux tek fjalimi Mbi luftërat ilire, na siguron me fusnota se komentet mbi Polibin, ai thekson se, padyshim, se qe i paplotë ose i pasaktë në disa pika, por në tërësi qe i besueshëm, komente që përgjithësisht që mbahen të bazuara tek Fabius Pictor. Vetë Polibi kishte dyshime në lidhje me besueshmërinë e burimeve të veta për ngjarjet para viteve 220 para Krishtit, sepse ato ishin jashtë periudhës së tij dhe se ngjarjet ishin të një date të mëparshme, dhe se ai po përsëriste thjesht dëshmi gojore, dhe se nuk qe i sigurt as vetë për vlerësimet dhe pohimet e tij. 

Taktikat e Teutës 

Ilirët, të përforcuar nga shtatë anije të dërguara nga Acarnanianët, u përplasën me flotën akease pranë ishullit Paxos. Disa anije ilire lundruan drejt Korkyrës, ndërsa një pjesë tjetër u ankoruan në portin e Epidamit, (Durrësit) ku zbarkuan disa trupa me justifikimin e furnizimit me ujë për ta kapur qytetin në befasi nga pas. Pas një përpjekjeje të dështuar për ta marrë qytetin, komandantët ilirë iu bashkuan pjesës tjetër të flotës që po i afrohej Korkyrës.

Teuta zbatoi një taktikë revolucionare. Ai vendosi të sakrifikonte disa anije, duke i paraqitur ato përkrah kundërshtarëve të saj dhe duke inkurajuar kështu përplasjen e tyre me akejtë; kur anijet e armikut goditnin anash me sqepa, ato mbetën të bllokuara në lëvizjet e tyre, dhe ilirët kështu mundën t’u hipnin lembeve të tjera me një numër më të madh ushtarësh dhe të largoheshin.

Prandaj, sukseset ilire u përhapën në të dy anët e Adriatikut. Përveç kësaj, burimet tregojnë, besoj, një admirim për mjetet lundruese dhe detarinë e ilirëve. Për shembull, në betejë detare në Coryca, Polibi thotë se si “ilirët i lidhën lembet e tyre së bashku në tufa prej katërsh” në mënyrë që të përqendronin numrin e tyre kundër katëremësheve dhe pesëremësheve të mëdha akeane. Ky reputacion i përhapur gjerësisht për detarinë dhe anijet e shpejta, krahas gatishmërisë për të organizuar bastisje detare dhe për të siguruar përfitime territoriale, ishte ajo që i vuri në sy Romës, ilirët; reputacion që ishte kritik në gjenerimin e motiveve zyrtare të publikuara nga romakët për justifikimin e tyre të dy fushatave. Ilirët kështu në fakt u bënë viktima të suksesit të vet.

Në këtë mënyrë, ilirët mundën të kapnin katër katërremwshe dhe të fundosnin një pesëremëshe. Polibi vazhdon se : “Në të njëjtën periudhë, nga ata që mbanin vulën dikonsulare, Gnaeus Fulvius u nis nga Roma me dyqind anije, ndërsa Aulus Postumius u largua në drejtim të Ilirisë me forcat tokësore …” Mbretëresha Teuta pasi mori Phoinike,(Finiqin) i ktheu sytë nga kolonitë greke të Epidamnit, Apolonisë dhe ishujve Issa (Visi modern) dhe Korcyra (Korfuzit). Pasi pushtoi Korkyrën, Teuta ia la të afërmin e saj Dhimitër të Farit ta sundonte ishullin, që ishte veçanërisht i rëndësishëm, për kalimin e kontrolluar nga porti në detin Adriatik. Romakët dërguan aty të dërguarit Gaius dhe Lucius Coruncanius dhe një përfaqësues nga Issa, Cleemporius për t’u drejtuar mbretëreshës ilire për të negociuar përfundimin e sulmeve. Nuk është e qartë çfarë ndodhi më pas, sipas (Pająkowski 1981: 185–189), por supozohet se Teuta kishte kryer një akt të tillë që kishte vrarë të dërguarit e Romës dhe kishte plaçkitur anijet romake.

Tradhtia e Dhimitër Farit 

Beteja ishte e pabarabartë, por  mbretëresha, u mund edhe për shkak të tradhtisë së komandantit Dhimitër të Farit, i cili aspironte për fronin e ilirëve. Ndërsa flota romake iu afrua Korkyrës, Dhimitri,  «duke qenë në qendër të shpifjeve, dhe duke u frikësuar nga Teuta, u dërgoi mesazhe romakëve, duke u premtuar se do t’ua dorëzonte qytetin në duart e tyre dhe do t’u dorëzonte atyre të gjitha gjërat mbi të cilat ai kishte kontroll. Kështu Korkurasit […] e dorëzuan garnizonin e ilirëve romakëve, në përputhje me vullnetin e Dhimitrit dhe, të ftuar për ta bërë këtë, ata arritën një marrëveshje reciproke u vunë nën mbrojtjen e romakëve.”

Dhimitri, duke kuptuar se çdo rezistencë ishte e kotë, ua kishte dorëzuar ishullin konsujve romakë Postumius Albinus dhe Fulvius Centumalus kështu në vitin 228, Korkyra u bë baza romake për operacionet në bregun lindor të Adriatikut; prej nga ku flota romake u nis drejt Apolonisë, ndërsa ushtria e udhëhequr nga Postumius, e përbërë nga 20.000 këmbësorë dhe 2.000 kalorës, u transportua aty nga Brindizi. 

Nëse e mendoni mirë, ne jemi përballë një zbarkimi me përmasa kolosale për kohën (shek. III p.e.s.), i planifikuar në mënyrë perfekte nga romakët.  Ilirët, natën në fillim të mbërritjes ata u tërhoqën me nxitim dhe romakët arritën në Skodra (Shkodër), në kryeqytetin e ilirëve, duke e vënë atë në zjarr dhe në shpatë.

Dyshimet që rënduan mbi Dhimitrin dhe e bënë atë të frikësohej nga mbretëresha Teuta, siç tregon Polibi, janë ndoshta dyshime për tradhti dhe komplote për trashëgiminë. Kjo kuptohet se pas vdekjes së Teutës, e cila ishte kujdestare e trashëgimtarit legjitim të fronit, Pinnes, Dhimitri u martua me nënën e tij, gruan tjetër të Agronit, Triteuta, duke u bërë kështu kujdestar dhe regjent në vend të Teutës.

Ndaj supozohet se marrëdhënia e besimit midis Teutës dhe Dhimitrit ishte tashmë e ndryshuar dhe se në Korkyra ai e kishte tërhequr tashmë popullsinë lokale greke në interesin e tij personal, kundër synimeve të zgjerimit të mbretërisë ilire të Agronit dhe më pas të vetë Teutës.

Ilirët që rrethonin Epidamin, me të dëgjuar lajmin për ardhjen e romakëve, u larguan. Romakët përparuan drejt kryeqytetit të Teutës, duke u mirëpritur gradualisht në Epidam duke vënë, Ardianët, Parthianët, Atintanët dhe Issejt nën mbrojtjen e tyre.

Rhizoni qëndresa e fundit e Teutës 

Teutës iu desh të ikte, duke u strehuar me disa besnikë në Rhizon në Grykën e Kotorrit, i cili ishte larg detit dhe i fortifikuar mirë nga ku e kishte origjinën. Romakët e lanë Dhimitrin në krye të një domeni të gjerë të përbërë nga protektorate të kontrolluara nga garnizonet romake. Shumica e flotës dhe ushtrisë u kthyen në Itali me Gnaeus Fulvius ndërsa Postumius, me pjesën tjetër të njerëzve dhe anijeve, mbeti si “këshilltar ushtarak” për të organizuar forcat e armatosura të popullatave që kërkuan mbrojtje nga romakët.

Në pranverë, Teuta dërgoi ambasadorë në Romë dhe përfundoi paktin e dorëzimit, i cili e detyroi mbretëreshën të tërhiqej nga pjesa më e madhe e trojeve ilire, t’i paguante haraç Romës dhe, mbi të gjitha, të merrte përsipër të hiqte dorë nga Iliria e poshtme dhe të ndalonte  çdo veprim piraterie ose ushtarak në jug të Lissit.

mappa balcanica periodo romano

Zona e Ballkanit në luftën e parë Iliro-Romake .Professor G. Droysens Allgemeiner Historischer Handatlas by R. Andree

Për më tepër, asaj iu desh të paguante edhe një haraç vjetor, e të pranonte supremacinë e Romës dhe të dorëzonte të burgosurit e saj. Ajo kurrë nuk kërkoi falje për aktet e saj. Ajo kërkoi vetëm falje për aktet e piraterisë për të cilat kishte qenë përgjegjës burri i saj, Agroni.

Rhizoni ishte kryeqyteti i mbretërisë ilire të Ardianëve. Gjatë sundimit romak ai njihej si Rhizinium. Rhizoni është vendbanimi më i vjetër në Gjirin e Kotorrit dhe sot qyteti modern i Risanit (në Malin i Zi modern) që qëndron pranë qytetit të vjetër.

Fillimisht ai qe një vendbanim ilir që u zhvillua gradualisht dhe u bë kryeqyteti i Mbretërisë Ilire Ardiane nën Agronin dhe Teutën. Ai ishte kalaja e fundit e mbretëreshës Teuta në luftën e parë ilire kundër romakëve. Ai e ruajti statusin e tij si një vendbanim i rëndësishëm rajonal edhe në epokën romake.

Fillimisht në territorin e ilir, qyteti dëshmohet në greqishten e vjetër si Ῥίζων dhe në latinisht si Risinium. Toponimi është krahasuar me shqipen: rrjedh, që do të thotë ‘rrjedhë’, ‘përrua’, që rrjedh nga proto-indoevropianishtja *(H)reǵ- ‘rrjedhje’, prej nga do të thotë ‘lum’, ‘përrua’ etj. Rhizoni ishte një nga tre kështjellat ilire në kodrat me pamje nga Gjiri i Kotorrit.

Herodiani (shek. II pas Krishtit) përmend se Rhizoni e kishte marrë emrin nga Rizoni, djali i Kadmit dhe vëllai i Ilirit. Përmendja më e hershme e Rhizonit daton në shekullin e IV pes në Periplus të Pseudo-Scylax i cili e përmend atë si një vendbanim të Enkelejve. Më vonë u zhvillua si vendbanim i një fisi tjetër ilir, të Ardianëve. Rhizoni kishte qenë kështjella kryesore në shtetin ilir nën Agronin ku mbretëresha Teuta u strehua gjatë Luftërave Ilire. Gjatë mbretërimit të shkurtër të mbretëreshës ilire Teuta, Rhizon u bë kryeqyteti i shtetit të saj. 

Në kohën romake, Rhizinium është dokumentuar si një oppidum civium Romanorum. Ku thuhet se dy rrugë romake kalonin përmes Gjirit të Kotorrit. Koha më e begatë për Rhizinium Romak erdhi gjatë shekujve 1 dhe 2, kur u ndërtuan vila të mëdha në zonë dhe qyteti kishte 10,000 banorë. Pesë mozaikë janë mbetjet më të vlefshme të asaj periudhe – jo vetëm për Risanin por edhe për Malin e Zi. Njëra e ruajtura më mirë tregon Hypnos, hyjninë greke të gjumit. Është i vetmi imazh i njohur i këtij lloji në Ballkan. Arkeologu i famshëm Sir Arthur Evans udhëhoqi ato gërmime fillestare aty qysh në 1885.

Zoti mbrojtës i Rhizon/Risinium ishte hyjnia ilire e luftës, Medaurus. Medaurus përmendet në një kushtim të gdhendur në Lambaesis (Afrika e Veriut) nga një legatus romak me origjinë nga Risinium dhe në dy mbishkrime të tjera të gjetura në Risinium dhe Santa Maria di Leuca (Lecce). Dedikimi i Lambaesis tregon gjithashtu se aty ishte ngritur një statujë kuajsh të Medaurus, me gjasë kopja e një statuje monumentale e vendosur në Risinium. Kërkimet arkeologjike në Risinium në shekullin e 21-të sugjerojnë se statuja e Medaurus ishte vendosur në një bazë prej të paktën 15×20 m, dhe e vendosur në akropolin ku dominonte qytetin. Pushtimet e mëvonshme të avarëve dhe sllavëve e lanë qytetin të shkretë. Referenca e fundit e një peshkopi në Risan daton në vitin 595 pes.

Kohët e fundit arkeologët e Varshavës zbuluan pallatin e parë të njohur të mbretërve ilirë në Mal të Zi. “Ky është një zbulim i madh dhe kardinal, i cili zgjeron befas njohuritë për funksionimin e pushtetit mbretëror në Iliri” – tha arkeologu Prof. Piotr Dyczek.

Rhizoni ilir qe një pjesë e përhershme e historisë së Romës së lashtë. Studiuesit nga Qendra Kërkimore e Antikitetit të Evropës Juglindore të Universitetit të Varshavës filluan gërmimet në vitin 2000. Deri më tani, puna e tyre ka lejuar, ndër të tjera, të rishikojnë pikëpamjet e historianëve për rendin e mbretërimit të sundimtarëve ilirë. Sundimi i mbretit Ballaios është zhvendosur një shekull pas – sundimtari nuk ishte pasardhësi i Mbretëreshës Teuta, por paraardhësi i saj. 

“Të gjitha të dhënat që kemi marrë tregojnë se kemi zbuluar kompleksin helenistik të pallateve të sundimtarëve të Rhizonit. Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri më tani nuk kishim dijeni edhe nëse struktura të tilla kanë ekzistuar” – theksoi Prof. Dyczek.

“Vendndodhja e ndërtesave, shkalla e tyre, plani dhe teknikat e përdorura të ndërtimit janë krejtësisht të pazakonta dhe unike, kur krahasohen me shembujt e njohur më parë të arkitekturës ilire, duke përfshirë strukturat e zbuluara tashmë në Rhizonit. Duket se ne kemi zbuluar një vend të njohur nga burime nga lashtësia.

Enigma e vetëvrasjes së Teutës

Pasi Teuta u tërhoq në Rhizon, baza kryesore e flotës ilire, ku strehohej gjatë Luftërave me Romën. Në vitin 227 para Krishtit, ajo më në fund u rrethua. Pas dy fushatave të tjera, Republika Romake arriti t’i nënshtronte ilirët gjatë shekullit II para Krishtit. Më vonë kur Teuta protestoi për pozicionin e saj të ri, ajo e humbi pushtetin përgjithmonë.

Teuta kërkoi strehë për një kohë  “shumë të vogël” në Rhizon, nga ku ajo komandonte aksionin. Humbja e luftës në pranverën e 228 para Krishtit, bëri që ajo të pranonte të paguante haraç, të tërhiqej pothuajse nga e gjithë Iliria –dhe kufiri i jugut i mbretërisë së saj ishte vendosur në lumin Ardaxan (Mati i sotëm) – dhe jo të lëvizte me më shumë se dy anije të armatosura nga Issa në çdo kohë. Ajo gjithashtu u detyrua t’ia dorëzonte fronin Pinnes-it, djalit të mitur të Argonit nga martesa e tij e parë me Triteutën, si garanci se marrëveshja do të mbahej. (sipas Pająkowski 1981: 191–192). 

Duke shfrytëzuar këtë mundësi, Roma u vendosur në Adriatik, pasi kishte aneksuar disa poste të rëndësishme, duke ia besuar qeverisjen e ishujve dhe brigjeve dalmatike “tradhtarit” Dhimitrit. Ajo kishte bërë degë të saj një mbretëri në brigjet lindore të detit Adriatik, dhe kishte pushtuar me shumë simpati kolonitë e popullsive greke, të cilat, të vetëdijshme për fuqinë e saj gjithnjë në rritje, filluan ta konsiderojnë Romën si mbrojtësen e tyre. Në fakt, vetëm në vitin 228 romakët u pranuan nga grekët në lojërat isthmiane, të dytat pas atyre olimpike.

Përkundrazi, pavarësia e popullit ilir po zhdukej. Emri i mbretëreshës Teuta, e cila kishte drejtuar  piraterinë e popullit të saj me gjithë agresionin dhe pamëshirshmërinë e një sundimtari mashkull, i kishte dhënë zë për një kohë të shkurtër asaj dhe ilirëve.

Nga ana tjetër, Dhimitri, i nxitur nga Filipi V i Maqedonisë, ishte kthyer kundër Romës, duke iu përkushtuar piraterisë. Më tej i rrethuar nga konsulli Lucius Emilius Paulus në kështjellën e Dimalit, ku ishte barrikaduar, ai u mund, dhe u tërhoq nën mbrojtjen e Filipit në Maqedoni. 

Shumë pak dihet, për pjesën tjetër të jetës së Teutës. Sipas gojëdhënave të banorëve modernë të Risanit, Teuta i dha fund jetës, duke u hedhur nga Maja e Orjenit. Thjeshtri i saj Pinnes më në fund u bë mbret, por ai vdiq papritur në vitin 217 para Krishtit në moshën 15-vjeçare dhe në fakt, ai nuk arriti të sundojë kurrë.

Mbretëresha ilire do të mbetet gjithmonë një figurë mitike dhe legjendare në lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit. Popullsia ilire fliste një gjuhë indoevropiane. Kjo lë vend një krahasim midis botës së Adriatikut, asaj Jonio-Mesdhetare dhe asaj Mesdhetare që shkon përtej detit Tirren. Teuta, qe një figurë legjendare e historisë dhe realitetit mitiko-gjeografik të një toke të quajtur Shqipëri.

Greku Polibus nuk e përmend më fatin e Teutës: pasi e përshkruan atë si një personazh krejtësisht negativ, ai nuk merret fare, as me fundin e saj. Gjithçka që dimë është se në kohën e luftës së dytë ilire, në vitin 219 p.e.s., mbretëresha e madhe Teuta tashmë kishte vdekur. 

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me Teutën pas këtyre ngjarjeve. Historia që romakët e dënuan me ekzekutim me sëpatë, nuk duket të jetë e besueshme. Por një legjendë tregon se Teuta kreu vetëvrasje sepse i konsideronte shumë poshtëruese kushtet e dorëzimit të vendosura nga romakët. Ky na duket një fund më dinjitoz se ai i pasuesit të saj Dhimitër dhe ne na pëlqen ta kujtojmë ashtu.

Kështu vdiq kjo mbretëreshë e madhe, zonja e detit, duke lënë emrin e saj me dafinat e lavdisë në pafundësi.

Bibliografia

  • Shaban Demiraj, La lingua albanese in Emanuele Banfi (a cura di), La formazione dell’Europa linguistica, Firenze, La Nuova Italia, 1993. ISBN 88-221-1261-X.
  • Francisco Villar, Gli Indoeuropei e le origini dell’Europa, Bologna, Il Mulino, 1997. ISBN 88-15-05708-0.
  • Badian, E. 1952 “Notes on Roman policy in Illyria” PBSR 20, 72-93. Braund, D.C. 1993 
  • “Piracy under the principate and the ideology of imperial eradication” in, War and Society in the Roman World, J.Rich & G.Shipley (eds.) London, 195-212. Crawford, M.H. 1978 
  • The Roman Republic London. Dell, H.J. 1967 
  • “The origin and nature of Illyrian piracy” Historia 16, 344-58. Dell, H.J. 1970 
  • “Demetrius of Pharus and the Istrian War” Historia 19, 30-8. Derow, P.S. 1973 
  • “Polybius, Demetrius of Pharus, and the origins of the Second Illyrian War” Classical Philology 89, 46-59. 
  • Eckstein, A.M. 1995 Moral Vision in The Histories of Polybius University of California. Errington, R.M. 1971 
  • Epirus Oxford. Hammond, N.G.L. 1968 “Illyria, Rome and Macedon in 229-205 BC” JRS 58,1-21. Harris, W.V. 1979 War and Imperialism in Republican Rome 327-70 BC Oxford. Hartog, F. 1988
  • “The Romans in Illyria” in The Cambridge Ancient History VII, 822-57. 
  • Holleaux, M. 1952 Études d’épigraphie et d’histoire grecques Volume IV Paris. Wilkes, J.J. 1992 The Illyrian, Oxford: Blackwells 
  • Calvert Watkins, Il proto-indoeuropeo in Anna Giacalone Ramat, Paolo Ramat (a cura di), Le lingue indoeuropee, Bologna, Il Mulino, 1993. ISBN 88-15-03354-8.
  • Polibio, Storie, II, 4.
  • Piero Treves, Teuta, Enciclopedia Italiana (1937) – Istituto dell’Enciclopedia Italiana Treccani
  • Storia navale: Teuta, regina guerriera del mare di Andrea Mucedola
  • Teuta La regina “pirata” del mondo Illirico, di Pierfranco Bruni
  • Dedaliuls Illyrian piracy – ancient endemic or historical construct?
  • Dyczek, Piotr (2020). “Rhizon – capital of the Illyrian kingdom – some remarks”. In Krzysztof Jakubiak; Adam Lajtar (eds.). 
  • Ex Oriente Lux. Studies in Honour of Jolanta Młynarczyk. Wydawnictwa Uniwersytetu Warszawskiego. pp. 423–433.
  • Šašel Kos, Marjeta (1993). “Cadmus and Harmonia in Illyria”. Arheološki vestnik. 44.
  • Piotr Dyczek*From the history of ancient Rhizon/Risinium: Why Illyrian king Agron and queen Teuta came to a bad end and who was Ballaios?

…..

Filed Under: Ekonomi

Bashkimi ekonomik Shqipëri – Kosovë, ja përfitimet e dy vendeve 

October 20, 2024 by s p

Përgatiti: Eneida Jaçaj/New York/

Ekonomistët: Një treg i bashkuar rrit investimet dhe ul çmimet

Shpesh herë është folur në konferenca dhe takime zyrtare, për të realizuar përafrimin e një bashkëpunimi të mundshëm ekonomik, mes dy shteteve shqiptare të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri-Kosovë, por ende ka mbetur një retorikë dhe gjysmëplan në letër. Përpos zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dobësimit të Serbisë, ku, sot, investimet më të mëdha shkojnë drejt saj, pasi ka një treg më të madh, Shqipëria dhe Kosova kanë mundësi të shfrytëzojnë të gjithë strukturën, hapat dhe mekanizmat ekonomikë, në kuadër të rritjes dhe zhvillimit të tregut të tyre të përbashkët për përfitime të shumëanshme. Jo vetëm që do të arrihen përfitimet ekonomike dhe sociale, por bashkimi do të afrojë më shpejt integrimin e të dyja vendeve shqiptare drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nëse bashkimi territorial, do të ishte i pamundur për shkak të rregullave dhe vendimeve të vendosura nga Bashkimi Europian, një bashkim ekonomik serioz, me vullnetin e të dyja palëve, për qëllime zhvillimi dhe rritje të nivelit të jetesës duke hequr barrierat burokratike administrative, do të ishte i mundur. Ndonëse janë bërë disa hapa në bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi janë nënshkruar dhe zbatuar 75 marrëveshje të përbashkëta e memorandume, që nga siguria, drejtësia, arsimi, kultura, e deri te tarifat jotatimore, sërish ky proces kërkon më shumë vëmendje, vullnet, studim të të gjithë hapësirës ekonomike, për të sjellë si produkt hapa sa më frytdhënëse, me përfitime afatgjata. Duket se Shqipëria dhe Kosova po shkon drejt bashkëpunimit në fushën energjetike, që do të sillte furnizimin me energji por edhe uljen e nevojës për prodhim të energjisë, ndërsa do të ishte një hap i madh drejt bashkëpunimit ekonomik.

Çfarë e mban peng një bashkëpunim të tillë, dhe cilat do të ishin përfitimet ekonomike mes dy vendeve? Në radhë të parë ka një mungesë vullneti nga të dyja qeveritë, pasi nuk janë interesuar të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta; mund të jetë pengesë struktura e ndryshme e ekonomive, por që mund të përafrohen; dhe, ajo çka do ta pengonte këtë bashkëpunim mund të ishte mosinteresi i bizneseve monopol për zgjerimin e tregut, i cili do të sillte rritjen e investimeve me kompani të mëdha dhe strategjike, por që do të godiste pasurimin e tyre. Por le të ndalemi te përfitimet. Nëse dy qeveritë do të zhvillonin mbledhje të përbashkëta dhe do të konsultoheshin me ekspertë të denjë të ekonomisë, do të bëhej i mundur krijimi i një tregu të përbashkët, i cili do të garantonte lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve, duke vendosur tarifë doganore vetëm për palët e treta. Gjithashtu, do të kalohej nga një treg i vogël, në një treg të madh, ku do të rritej interesi i bizneseve të huaja, ku do të investonin me kompani strategjike, dhe kjo do të bënte që të uleshin çmimet dhe të rriteshin vendet e punës. Përmirësimi i klimës së biznesit, nëpërmjet shkëmbimeve tregtare, do të bënte që të mos investohej jashtë rajonit, por të rritej konkurrenca ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. 

Por që të arrihet e gjitha kjo, qeveritë duhet të zhvillojnë mbledhje së paku një herë në muaj, duke dalë në konkluzionin e realizimit të disa pikave, si rritja e bashkëpunimit drejt një tregu të njehsuar, ku politikat ekonomike të dy vendeve do të konvergjonin; gjithashtu, e rëndësishme do të ishte heqja e taksave doganore për importet dhe eksportet mes dy vendeve; vendosja e një sistemi tarifash doganore të përbashkët me vendet e treta; qarkullimi i lirë i njerëzve dhe bizneseve, pra lëvizja e lirë e shërbimeve dhe kapitaleve për investim, etj. Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë, në një prononcim për Gazetën “Dielli”, thotë se bashkimi ekonomik mes dy vendeve është kompleks, ndërsa rradhit disa arsye të forta pse duhet bërë bashkimi ekonomik. “Bashkimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk varet thjesht dhe vetëm nga dëshira mes qeverive të të dy vendeve. Ky bashkim është kompleks dhe ka të bëjë, në rradhë të parë, me strukturën e ekonomisë së të dy vendeve, me nivelin e zhvillimit aktual dhe me perspektivën deri te sistemi ligjor ekonomik dhe fiskal. Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar më shumë se 70 marrëveshje të përbashkëta, për të realizuar përafrimin me të dy vendeve në fusha me interes reciprok, që nga legjislacioni deri te tarifat jotatimore. Por vetëm kaq! Përfitimet ekonomike do të ishin të shumëanshme! E para sepse një treg i vogël, sikundër është tani Shqipëria dhe Kosova, nuk ofron mundësi për investime themelore nga investitorë potenciale, të cilët e kanë të pamundur të investojnë në një treg të tillë. Kjo justifikon edhe dukurinë e tanishme, sipas të cilës investime të tilla po shkojnë në Serbi dhe jo në Kosovë apo Shqipëri. Një treg i përbashkët ofron këtë mundësi!”, shprehet Sejdarasi. Ai e vë theksin te një tjetër përfitim, te shkëmbimet tregtare. “Përftim tjetër do të ishte padyshim edhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve, sepse do të krijonte mundësinë që, duke ofruar incentive fiskale nga të dy vendet, do të përmirësonte klimën e biznesit dhe do t’i shtynte bizneset të shfrytëzonin shkëmbimet tregtare për të qënë konkurrues mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo, të themi, t’i drejtohen Serbise, Maqedonise se Veriut, apo jashtë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht kjo sigurohet nga incentivat, sepse bizneset kanë në fokus fitimin, më shumë se patriotizimin! Përfitim tjetër është se, duke pasur një treg të përbashkët, kompanitë e të dy shteteve bëhen më konkurruese në rajon dhe më gjerë dhe, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, sjellin vlerë të shtuar në ekonomitë e tyre”, nënvizon Sejdarasi. 

Një tjetër mendim pozitiv i shtohet bashkimit ekonomik mes dy vendeve, nga Eduard Gjokutaj, njohës i mirë i fushës së ekonomisë, gjatë një prononcimi ekskluziv për gazetën. Ai e vë theksin te ulja e kostove për konsumatorët dhe prodhuesit, nëse do të realizohej një bashkim i tillë. “Bashkimi politik dhe ekonomik, në rast se ndodh rrit potencialet ekonomike, fiskale dhe tregtare nëpërmjet promovimit të rritjes së kapaciteteve me synim qasjen integruese në tregun ndër rajonal. Integrimi ekonomik (bashkimi i ekonomive të dy shteteve), si pjesë e një shteti (federal) është një mënyrë funksionimi për të jetuar dhe punuar në një hapësirë dhe treg më të madh duke e ndarë pushtetin ekonomik mbi interesat e përbashkëta. Në vetvete, një shtet më i madh është një marrëveshje që synon harmonizimin e politikave monetare dhe fiskale. Një shtet i ndërtuar mbi bashkimin ekonomik synon po ashtu të ulë kostot si për konsumatorët ashtu edhe për prodhuesit dhe për të rritur zgjerimin e tregut nëpërmjet prodhimin dhe eksportit duke u bazuar te një koordinim i burimeve njerëzore, natyrore, teknologjisë dhe shkëmbimit të përvojës/njohurive, si dhe rrjetit që ka ndërtuar secili vend me partnerët ndërkombëtarë”, thekson Gjokutaj. Sipas tij, kjo do të krijonte një model ekonomik të qëndrueshëm për të gjithë.

“Nëpërmjet shpërndarjes së aksesit në pushtet, në pasuri dhe burime më gjerësisht për grupe të ndryshme territorial e gjitha kjo mund të ndihmojë në promovimin e stabilitetit fiskal duke u dhënë banorëve vendas një model më të qëndrueshëm ekonomik dhe mund të inkurajojë gjithashtu qeverisje më të mirë, me zhvillim ekonomik më të barabartë”, thekson Gjokutaj. Pra, përfitimet janë të shumëanshme, por kjo varet nga vullneti i të dyja palëve dhe strukturës ekonomike, e cila ka nevojë të studiohet dhe më pas të ndërmerren hapa efikasë për një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme për rajonin, pushtetin, biznesin dhe konsumatorin.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT