• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBËSHTETJA PËR SHKOLLAT SHQIPE NË AMERIKË, AKT PATRIOTIK E HISTORIK I FEDERATËS VATRA E GAZETËS DIELLI

December 31, 2024 by s p

Sokol Paja/

Viti 2024 ka qenë një vit historik për Federatën Vatra e gazetën Dielli si institucione të shenjta të shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbështetja ndaj shkollave shqipe në Amerikë me flamuj kombëtarë, abetare, libra shqip dhe gazeta Dielli e rikthyen Vatrën në lavdinë e saj shekullore në mbështetje të gjuhës shqipe, historisë kombëtare, identitetin kulturor shqiptar, traditës e trashëgimisë së shkëlqyer atdhetare në mërgatën e Amerikës. Në vitin e gjuhës shqipe, Federata Vatra dhe gazeta Dielli iu gjend pranë shoqatave e organizatave patriotike që punojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, ndërsa vetë si organizata më e fuqishme dhe më e vjetër funksionale mes shqiptarëve të Amerikës, drejton tri shkolla shqipe duke dhënë një ndihmëse të jashatëzakonshme në ruajtjen e gjuhës kombëtare në mërgatë.

Shkolla Shqipe “Vatra” në Tampa e Tasim Rukos, Klubi Patriotik “Flas Shqip” në Miami e Dr. Iris Halilit dhe Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në New York e Dr. Paulin Markut, mbështetja nga degët e Vatrës në Boston, Chicago, Michigan, New Jersey, Connecticut etj janë dëshmi e fuqishme se Vatra këtë vit ishte flamurmbajtësja e veprimtarive atdhetare e komunitare në mbrojtje të gjuhës e kulturës kombëtare në Amerikë.

Më 3 Shkurt 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi abetare, libra shqip dhe kopje të gazetës Dielli për nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” dhe “Children of the Eagle” në Bronx, New York. Vatranët shprehën falenderim, vlerësim e mirënjohje për punën e shkëlqyer të shkollave shqipe “Alba Life” dhe “Children of the Eagle” për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, traditës, kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Vatrës theksoi se puna e shkëlqyer e mësuesve dhe shkollave shqipe do të ruajë të pastër trashëgiminë kulturore shqiptare në brezat që do vijnë. Shkollat shqipe në Amerikë e kudo ku ka diasporë shqiptare janë vazhdimësi identitare dhe përpjekje dinjitoze në mërgatën e Amerikës duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarinë. Mësuesit e shkollave shqipe në mërgatën e Amerikës dhe në diasporën shqiptare kudo në botë janë misionarë të shenjtë të kombit shqiptar.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra e mbështet arsimin shqip e shkollat shqipe që prej vitit 1912 ku vetëm në vitet 1918-1940 Vatra dërgoi më shumë se 120 mijë libra në Shqipëri të shtypura në Shtypshkronjën e Diellit. Më 12 tetor 2024 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 50 flamuj kombëtarë, 50 libra shqip e 50 gazeta Dielli për nxënësit e Shkollës Shqipe “Hasan Prishtina” të Qendrës Kulturore dhe Islamike Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” Waterbury, Connecticut. Vatra ofroi mbështetjen dhe vlerësoi punën e shkëlqyer patriotike e komunitare të qendrës “Hasan Prishtina”. Drejtuesit e qendrës vlerësuan Vatrën dhe garantuan bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen për kauzat kombëtare ku Vatra është lider i padiskutueshëm në mërgatën shqiptare të Amerikës. Vatra i qëndron afër dhe mbështet me çdo mjet përpjekjet dhe punën e shkëlqyer patriotike të shoqatave e organizatave patriotike për ruajtjen e gjuhës, historisë e traditës shqiptare nga asimilimi e përcjellja e trashëgimisë patriotike te fëmijët shqiptarë të lindur jashtë atdheut.

Më 4 Shkurt 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi abetare, libra shqip dhe kopje të gazetës Dielli për nxënësit e shkollës shqipe “Mëso Shqip” dhe “Fol Shqip” në Staten Island dhe Queens, New York. Aktivistët, patriotët e vullnetarët shprehën vlerësim të lartë për Vatrën e gazetën Dielli si ikona të shqiptarizmës. Vatranët shprehën falenderim të përzëmërt për punën e shkëlqyer patriotike, edukative dhe kulturore të mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shoqatave të cilët mbështesin shkollat shqipe. Shpirti atdhetar i patriotëve, puna profesionale e mësuesve, pasioni i tyre, këmbëngulja e prindërve e mbështetja e drejtuesve të shoqatave përbëjnë një garanci për të ardhmen e mësimit shqip në mërgatën e Amerikës ku Vatra do jetë aty për ta përgjithmonë. Zoti i nderoftë të gjithë patriotët, atdhetarët e mbështetësit e mësimit shqip, kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e jashtëzakonshme ndjesia që përjeton në shpirt teksa sheh gjeneratat që flasin, mendojnë, studiojnë, vallëzojnë e jetojnë shqip.

Kjo mbështetje shpirtërore e materiale e Vatrës të bën krenar e mbush zemrën plot. Më 14 shtator 2024 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 100 flamuj kombëtarë, 100 libra shqip e 100 gazeta Dielli për nxënësit e Shkollës Shqipe pranë Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane Struga në Riverdale New Jersey. Më 21 shtator 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 30 flamuj kombëtar, 30 libra shqip dhe 30 gazeta Dielli për fëmijët shqiptarë të shkollës shqipe të shoqatës Iliria në Saint Louis. Më 14 tetor 2024 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 100 flamuj kombëtarë, 100 libra shqip e 100 gazeta Dielli për nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” të shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia në shenjë nderimi, vlerësimi e respekti për punën e jashtëzakonshme edukative, patriotike, kulturore e atdhetare. Dhurimi u bë ceremoninë e përurimit të Qendrës Komunitare dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, nëpërmjet gazetës Dielli është kthyer në promotorën më të fuqishme të shkollave shqipe në diasporën e Amerikës e Europës. Zoti i bekoftë dhe i shpërbleftë përpjekjet e shenjta të çdo shqiptari për gjuhë, flamur, komb e atdhe.

Filed Under: Featured

VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2025

December 25, 2024 by s p

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes sime, të mbarë Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA dhe të gazetës DIELLI, t’ju uroj: Gëzuar e Përshumëvjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025.

Zoti ju gëzoftë, Zoti ju bekoftë.

Kaluam një vit të suksesshëm me plot arritje e projekte të shkëlqyera për të ardhmen e përbashkët si Vatër e si Komb. Sot Vatra ka më shumë degë dhe më shumë anëtarë, patriotë që duan kombin, atdheun e komunitetin. Vatra sot është institucion partner me Washingtonin zyrtar. Shqipëria ka hapur kapitujt e parë të integrimit në Bashkimin Europian, Kosova po përparon dukshëm në rrugën euroatlantike, komuniteti shqiptar në Amerikë po rritet ndjeshëm si influencë e fuqi.

Këtë vit punuam fuqishëm për interesin e Kosovës, Shqipërisë, Çamërisë, Luginës së Preshevës e trojeve etnike e komunitetit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nderimi prej Vatrës i Presidentëve, Kryeministrave, Kryeparlamentarëve, Ministrave, Kryebashkiakëve, politikanëve e patriotëve nga Amerika, Shqipëria, Kosova, e trojet etnike e kthyen Vatrën në një “Seli të Shenjtë” të shqiptarizmës e kombëtarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me krenari e dinjitet, Federata Vatra vazhdon të udhëheqë proceset atdhetare, komunitare e patriotike në mërgatën e Amerikës.

Të dashur vëllezër e motra:

Përzëmërsisht dhe shpirtërisht uroj për ju e familjet tuaja çdo bekim, sukses, paqe, begati dhe mirësi në këtë Krishtlindje e Vit të Ri. Zemra na bëhet mal prej arritjeve e sukseseve të bashkatdhetarëve tanë kudo në botë.

Në këtë Vit të Ri uroj të kemi sa më shumë suksese, gëzime e realizime për të festuar bashkë e sa më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim si Vatër e komunitet shqiptar kudo në botë.

Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i të madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve të bekuara shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë dhe aleatët e kombit tonë.

Më gëzim dhe lumturi për të gjithë ju, Flamurin, Atdheun e Kombin tonë,

Përzëmërsisht

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi BERISHA

Filed Under: Featured

Skënderbeu në Letërsinë dhe Historinë Angleze

December 17, 2024 by s p

Nga NDREK GJINI/

MA, Univesity of Galway, Ireland

Figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në letërsinë dhe kulturën angleze. Një studim i hollësishëm i burimeve historike dhe veprave letrare angleze zbulon një interes të vazhdueshëm dhe admirim për Skënderbeun që shtrihet nga shekulli i 16-të deri në ditët e sotme.

Burimet e Para Historike

Njohja e publikut anglez me Skënderbeun filloi që në shekullin e 16-të. Në vitin 1596, botuesi i famshëm i periudhës elizabetiane, William Ponsonby, botoi veprën e njohur “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe, Mbret i Shqipërisë” të historianit dhe priftit katolik shqiptar Marin Barleti. Kjo vepër, e përkthyer në anglisht nga Zachary Jones Gentleman, u shoqërua me tre sonete, njëri prej të cilëve ishte soneti i Edmund Spencer-it kushtuar Skënderbeut. Burime të tjera të rëndësishme përfshijnë përkthimin e veprës së Paulus Jovius “Një traktat i shkurtër mbi Kronikat e Turqisë”, botuar në Londër në 1546, si dhe veprën e Andrea Gambini “Dy komente shumë fisnike, njëri mbi origjinën e shtëpisë së Otomanëve, tjetri mbi luftërat e turqve kundër Gjergj Skënderbeut.”

Këto vepra shërbyen si bazë për shumë autorë të mëvonshëm anglezë që shkruan për Skënderbeun.

Një tjetër burim i rëndësishëm ishte vepra e Richard Knolle “The Generall Historie of the Turks from the first beginning of the nation to the Rising of the Ottoman Kings and Emperors,” botuar në Londër në 1603.

Kjo vepër ofroi një panoramë të gjerë të historisë osmane, duke përfshirë edhe luftërat e Skënderbeut kundër tyre. Gjatë Revolucionit Amerikan (1776-78), Edward Gibbon botoi veprën e tij monumentale “History of the Decline and fall of the Roman Empire,” e cila gjithashtu përfshinte referenca për Skënderbeun dhe rolin e tij në luftën kundër Perandorisë Osmane.

Veprat Letrare të Shekujve 16-të dhe 17-të

Edmund Spencer (1552-1599), një nga poetët më të mëdhenj epikë të Rilindjes Angleze, shkroi Sonetin III kushtuar Skënderbeut. Ky sonet shënon fillimin e një tradite letrare angleze që do të vazhdonte për shekuj me radhë, duke e paraqitur Skënderbeun si një hero të krishterë dhe mbrojtës të Evropës. Christopher Marlowe (1564-1593) shkroi një dramë për Skënderbeun, e cila u shfaq në Londër më 3 korrik 1601. Fatkeqësisht, kjo dramë nuk u botua kurrë dhe dorëshkrimi u zhduk. Humbja e kësaj drame konsiderohet një humbje e madhe për letërsinë angleze dhe studimet shqiptare, pasi Marlowe ishte një nga dramaturgët më të talentuar të kohës së tij. Referenca të shkurtra për Skënderbeun gjenden edhe në disa drama angleze të shekullit të 17-të. Ben Johnson (1572-1637) e përmend atë në komedinë e tij “Çdo Njeri në Humorin e Tij” (1598). Thomas Dekker (1572-1632) i referohet heroit tonë si “Skellum Skënderbeg” në dramën e tij më të famshme “Festa e Këpucarit”. James Shirley (1596-1666) krijoi figurën e Kapitenit Squanderbeg në aktin IV, skena I e dramës së tij “Honoria dhe Mamoni”. Poeti kavalier Richard Lovelace (1618-1658) e përmend Skënderbeun në poemën e tij “To the genius of Mr. John Hill, on his exact translation of Hierocles, his comments upon the golden verses of Pythagoras”. Në këtë poemë, Lovelace flet për shkeljen e varrit të shenjtë të Skënderbeut në Lezhë nga janiçerët, duke treguar se si fama e heroit shqiptar kishte arritur deri në Angli.

Veprat e Shekujve 18-të dhe 19-të

Gjatë periudhës Neoklasike në letërsinë angleze, pati një interes në rritje për Skënderbeun. Tre tragjedi u botuan dhe dy prej tyre u vunë në skenë. William Havard shkroi “Skënderbeu: Një Tragjedi” (1733), e cila u shfaq në teatrin Goodman’s Fields në Londër. Kjo dramë paraqiste Skënderbeun si një hero të madh dhe patriot, duke theksuar virtytet e tij si udhëheqës dhe luftëtar. George Lillo shkroi “Heroi i Krishterë” (1735), e cila u shfaq në teatrin e famshëm Drury Lane në Londër. Lillo e paraqiti Skënderbeun si një hero të krishterë që lufton kundër pushtuesve osmanë, duke theksuar aspektin fetar të luftërave të tij. Thomas Wincop shkroi “Skënderbeu ose Dashuria dhe Liria” (1747). Edhe pse kjo dramë nuk u shfaq kurrë në skenë, ajo u botua dhe u lexua gjerësisht. Wincop e paraqiti Skënderbeun si një hero romantik, duke kombinuar elementet e dashurisë dhe lirisë në narrativën e tij. Lord Byron, në veprën e tij të famshme “Shtegtimi i Çajld Haroldit” (1812), i kushton vargje luftës shqiptare për pavarësi dhe rëndësisë së heroit të tyre kombëtar, Skënderbeut. Byron, i cili udhëtoi nëpër Shqipëri, u magjeps nga historia dhe kultura e vendit, dhe kjo reflektohet në vargjet e tij për Skënderbeun.

Benjamin Disraeli shkroi romanin “Ngritja e Iskanderit” (1833), i cili u botua mbi njëzet herë në Angli dhe Amerikë gjatë viteve 1833-1927, dhe para pak vitesh u botua edhe në shqip, i përkthyer mjeshtrisht nga Ambasador Mal Berisha. Ky roman, edhe pse jo plotësisht i saktë historikisht, ndihmoi në popullarizimin e figurës së Skënderbeut në botën anglofone.

James M. Ludlow shkroi romanin “Kapiteni i Jeniçerëve” në 1887, i cili ofron një panoramë interesante të trembëdhjetë viteve që mbulon. Ky roman paraqet një portret më të detajuar të Skënderbeut dhe kohës së tij, duke u bazuar në burime historike.

Vlerësime Historike dhe Ndikimi në Kulturën Angleze

Historianë dhe studiues të rëndësishëm anglezë kanë shkruar për Skënderbeun, duke e vlerësuar atë si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të historisë evropiane.

Sir William Temple e rendit Skënderbeun ndër shtatë udhëheqësit “që kanë merituar, pa mbajtur, kurorën mbretërore”.

Kjo tregon se si Skënderbeu u vlerësua jo vetëm si një hero kombëtar shqiptar, por edhe si një figurë e rëndësishme evropiane. Gjenerali James Wolfe, heroi i Betejës së Kebek-ut (1759), e vlerësoi Skënderbeun si një udhëheqës ushtarak me aftësi të jashtëzakonshme. Kjo tregon se si fama e Skënderbeut kishte arritur deri në qarqet ushtarake britanike, duke u bërë një model për strategjitë ushtarake.

Skënderbeu u bë aq popullor në letërsinë angleze sa që për një veprim që nuk kishte rezultatin e dëshiruar, sepse i mungonte forca e brendshme, u bë zakon të thuhej “shpata e Skënderbeut duhet të ketë krahun e Skënderbeut”.

Kjo shprehje u përdor gjerësisht në letërsinë angleze, duke u bërë pjesë e gjuhës së përditshme.

Vepra të Tjera të Rëndësishme

Përveç veprave të përmendura më lart, ka edhe disa vepra të tjera të rëndësishme që kanë kontribuar në imazhin e Skënderbeut në letërsinë angleze. “La Scanderbeide” nga Margherita Sarrocchi (1560-1617), një poemë epike e përkthyer në anglisht si “Skcanderbeide -The Heroic Deeds of George Scanderbeg, King of Epirus”, ofroi një portret heroik të Skënderbeut për lexuesit anglezë. Anne de la Roche Guilhem (1644 – 1707/1710) shkroi “Le Grand Scanderberg”, e cila u përkthye në anglisht si “The Great Scanderbeg”.

Kjo vepër ndihmoi në forcimin e imazhit të Skënderbeut si një hero i madh evropian në mendjet e lexuesve anglezë.

Në shekullin e 20-të, interesi për Skënderbeun vazhdoi me botime të reja. Charles Ewert botoi romanin “SCANDERBEG – Eagle of Albania” në 1981, duke ofruar një portret modern të heroit shqiptar për lexuesit bashkëkohorë.

Skënderbeu si Mbrojtës i Qytetërimit Evropian

Shkrimtarët anglezë, me pak përjashtime, nuk e panë Skënderbeun vetëm si një hero shqiptar, por edhe si pjesë të historisë dhe kulturës së tyre kombëtare, duke i konsideruar veprat e tij si të drejtuara drejt mbrojtjes së krishterimit dhe të gjithë qytetërimit evropian. Figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut vazhdoi të jetë një nga simbolet kryesore të identitetit shqiptar në kontinentin evropian edhe pas vdekjes së tij.

Në përgjithësi, Skënderbeu në veprat letrare të shkruara nga autorë anglezë paraqitet si një burrë shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak që pati një rol vendimtar në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi osman. Kjo çoi në atë që Skënderbeu të bëhet një nga udhëheqësit dhe figurat historike më popullore dhe të njohura në letërsinë angleze nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 19-të.

Ky udhëtim i Skënderbeut në letërsinë dhe kulturën angleze dëshmon për ndikimin e tij të gjerë dhe të qëndrueshëm, duke e vendosur atë jo vetëm si një hero kombëtar shqiptar, por edhe si një figurë të rëndësishme në historinë dhe letërsinë evropiane.

Ndikimi i tij vazhdon të ndihet edhe sot, me studime dhe vepra të reja që vazhdojnë të eksplorojnë jetën dhe trashëgiminë e këtij heroi të madh shqiptar.
@followers@top fans

Filed Under: Featured

“Porosia e Kullës” u promovua në Harvard

December 14, 2024 by s p

Sokol Paja/

Boston, 14 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Boston së bashku me Programin e Studimeve të Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Harvardit dhe Shtëpinë Botuese “Onufri” promovuan veprën “Porosia e Kullës” nga Dr. Pashko R. Camaj. Nën prezantimin mjeshtëror të Jorid Çelaj, kryetari i Vatrës në Boston z.Mentor Maksutaj vlerësoi librin e Dr. Camaj mbi emigracionin dhe theksoi veprimtarinë e Vatrës në Boston në shërbim të kulturës kombëtare, gjuhës shqipe dhe komunitetit shqiptar në Boston. Prof. Faton Limani ligjërues i gjuhës shqipe në Harvard u shpreh se “Porosia e Kullës” është një thesar i rrallë, jo vetëm për shqiptarët në diasporë, por edhe për çdo emigrant që ndjen peshën dhe sfidën e integrimit në një botë të re, duke ruajtur rrënjët dhe identitetin e tij. Themeluesi i shtëpisë botuese “Onufri” z.Bujar Hudhri në fjalën e tij theksoi se “Porosia e Kullës” është libër i çmuar dhe i veçantë në letrat shqipe me kulturën e lartë të të shkruarit, ndjenjat e fuqishme njerëzore që përshkruan dhe mesazhe të fuqishme që jep për lexuesin. Libri i Dr.Pashko Camaj nuk ka mburrje por dashuri e dhembshuri për vendlindjen dhe atdheun. Dr. Pashko Camaj është model suksesi dhe personalitet i mërgatës shqiptare në Amerikë, tha ndër të tjera z.Bujar Hudhri.

Prof. Thanas Gjika në fjalën e tij u fokusua në një analizë letrare dhe stilistikore të librit “Porosia e Kullës” dhe pasazheve meditative filozofike e shpirtërore në roman ku skaliten personazhet jetësore të dilemave dhe historisë së “Kullës” si institucion familjar dhe patriotik. Editori i Diellit u shpreh se Dr.Pashko Camaj ka meritë pasi rrëfen modestisht, përshkruan detaje deri në imagjinatë, melankolik në dhimbje e vuajtje, dramatik e ankthioz në labirintet e së panjohurës por gjithmonë shpresëplotë siç i thoshte babai: “Zoti na e bëjë mirë për ne Çoço”. Në rrëfimet e Pashko Camajt nuk ka mburrje, nu ka hiperbola, nuk ka folklorizëm bajate por ka jetë reale, personazhe reale dhe rrëfime autentike të një kohë të vështirë jo vetëm për personazhin kryesor e familjen e tij por për mbarë shqiptarët të mbetur jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë. Rrëfimet e Dr.Pashko Camajt, me një stil e gjuhë shumë të pasur, kanë dritë dhe optimizëm, forcë dhe krenari, thjeshtësi dhe mirënjohje. Gazetari Fatmir Konja u shpreh se ashtu si kulla në malësi, me gjithë magjinë e energjisë elektrike mbeti e pandryshuar, ashtu edhe kulla shpirtërore e Pashko Camajt, megjithë magjinë amerikane, ka mbetur e pandryshuar.

Ish-drejtori i VOA-s z.Frank Shkreli në fjalën e lexuar nga gazetari Fatmir Konja shprehet se “Porosia e Kullës” na bën të shikojmë thellë brenda vetes, ndoshta me mundësinë dhe dëshirën për të gjetur veten në një botë të huaj dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve se ku ishim, ku jemi dhe ku po shkojmë – brezi ynë dhe ata që vinë pas nesh. A është një bekim, apo një mallkim, ndoshta, braktisja e Kullës dhe e trojeve tona? Ato kulla që ndër shekuj kanë ruajtur brez pas brezi identitetin shqiptar, traditat, vlerat dhe zakonet e mira të malësorëve, të cilët shpesh e kanë ndier veten si të huaj në kullat dhe në trojet e veta shekullore.

Prof. Besim Muhadri në kumtesën e tij u fokusua te trashëgimia e brezave, elementi krijues e rikrijues letrar dhe simbolika e Kullës si institucion vlerash, qendrese, mbijetese e krenarie kombëtare me përshkrime artistike e rrëfime estetike dhe shumë besnike.

Prozatori Mëhill Velaj u shpreh se “Porosia e Kullës” është libër memorial i jetës dhe metafora e përkryer e kujtesës e qendresës i këtij rrugëtimi të brendshëm e memorizues, ku dimensioni shpirtëror ngadhënjen edhe me lart se përmasa e jashtme, domethënë rrethi social, shtrëngesat e gerçët që Pashko R. Camaj ka përjetuar gjithmonë duke kërkuar për të njohur veten, tjetrin dhe subkulturën që të ofron shteti më demokratik në botë, SHBA – ja. Shkrimtari Kastriot Fetahu u shpreh se Dr. Pashko Camaj provon në këtë roman, përmes një kohe më të shkurtër se francezi Henri Charrière, luajtur nga Steve McQueen në filmin Papillon, se rruga drejt lirisë dhe prosperitetit kalon gjithmonë në ngushticën midis Shilës dhe Karibdës. Në këtë rrugë, Odiseu arriti Itakën, ndërsa Camaj – Amerikën. Thuhet se letërsia ushqen iluzionet, por autori i romanit Porosia e Kullës, Pashko Camaj, provon se doli nga kështjella e Ifit pa ndihmën e Abatit Faria – vetëm përmes vendosmërisë së tij të pathyeshme shqiptare, në kërkim të lirisë, duke ndjekur gjurmët e Edmond Dantesit të ri. Poeti Namik Selmani vlerësoi librin dhe u ndal gjithashtu te vlerat e shtëpisë botuese “Onufri”. Në fund të promovimit Dr. Pashko Camaj zhvilloi një bashkëbisedim me pjesëmarrësit dhe shpjegoi për të pranishmit pikënisjen e shkrimit të librit “Porosia e Kullës” dhe episode që lënë gjumë te pasardhësit dhe lexuesit për të ruajtur rrënjët, trungun dhe trashëgiminë e shkëlqyer të vlerave kombëtare.

Filed Under: Featured

FEDERATA “VATRA” DHE SHTËPIA BOTUESE “ONUFRI” PROMOVUAN LIBRIN “POROSIA E KULLËS” NGA DR. PASHKO CAMAJ

December 8, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 8 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe shtëpia botuese “Onufri” promovuan te Qendra Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në New York romanin historik e psikologjik të Dr. Pashko Camaj “Porosia e Kullës”. Me pjesëmarrjen studiuesve, gazetarëve, shkrimtarëve, diplomatëve, aktivistëve, veprimtarëve e patriotëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vepra e Dr. Pashko Camaj bashkoi në një festë të librit shqip patriotët shqiptarë në New York për të nderuar veprën dhe suksesin e një prej përfaqësuesve më dinjitozë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Pashko Camaj. Një roman me vlera të larta kulturore, stilistike e gjuhësore, “Porosia e Kullës” me parathënie nga Besnik Mustafaj vjen para lexuesit shqiptaro-amerikan si një “stuhi” letrare, artistike, emocionale dhe historike. Famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj në fjalën përshëndetëse u shpreh se “Porosia e Kullës” është një libër për çdo shqiptar të mërguar që ndjehet krenar për historinë familjare e personale, sukseset e rrugëtimin historik dhe veçoi kontributin e Dr. Pashko Camaj e angazhimin e tij në Kishën Katolike, Federatën Vatra dhe komunitetin shqiptar në New York e më gjërë. Kryetari i Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha në fjalën e tij u ndal te një analizë shpirtërore e trajtimit letrar e artistik të librit të Dr. Camaj dhe u ndal te ndenja e krenarisë për arritjet dhe punën e shkëlqyer të Dr. Pashko Camaj si kërkues shkencor dhe sekretar i Federatës Vatra. Studiuesi Prof. Primo Shllaku e quajti librin “Porosia e Kullës” një roman dokumentar me vlera të veçanta filologjike ku Dr. Camaj dëshmon një talent të vërtetë prej shkrimtari që kontribuon në kujtesën kolektive si asht i një kombi. Gazetari dhe shkrimtari Lazer Stani u shpreh se “Porosia e Kullës” është një libër për të vërtetën jetësore, për jetën e vërtetë shqiptare, një thesar trashëgimie shpirtërore, rrëfime karakteresh e frymë autentike, një përshkrim i bukurive të atdheut ku mbi të gjitha veçohen vlerat e një familjeje të vërtetë shqiptare, tha ndër të tjera z.Stani. Historiani Gjon Ivezaj u fokusua te paraqitja e familjes tradicionale shqiptare e Dr. Pashko Camaj dhe veçori artistike të librit të rrëfimeve kronologjike e narrative. Aktivisti i komunitetit z.Nikollë Junçaj diskutoi rreth kontributit të malësorëve të mërgatës në letërsinë e sotme shqiptare dhe modelin e shkëlqyer të femrës shqiptare në romanin “Porosia e Kullës” ku femra është një institucion i shenjtë në familjen shqiptare. Poetja Vlora Ademi theksoi se libri “Porosia e Kullës” ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe emocionale pasi përmbledh përshkrime delikate dhe dinjitoze, libër që kultivon vlera kombëtare dhe identitare. Historiani Dr. Paulin Marku theksoi se libri është një histori suksesi, jeta krenare e dinjitoze plot ëndrra dhe suksese drejtë tokës së premtuar të patriotit Dr. Pashko Camaj. Politologu Akri Çipa gjatë kumtesës së tij u ndal në realizimin e aspektit personal të personazhit, marrëdhëniet etnike në Ballkan, rrëfimet e fëmijërisë, përfundimet universaliste të romanit. Studiuesi Çelo Hoxha u fokusua te rëndësia e kujtesës kolektive për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe tek memorizimi i dëshmive të shqiptarëve të persekutuar përgjatë viteve të diktaturës në Shqipëri. Pas romancierit Mëhill Velaj diskutoi Prof.Besim Muhadri rreth romanit historik, kulla si simbol i mikpritjes, qëndresës, trimërisë, besës e vlerave më të vyera shqiptare. Editorja e gjuhës angleze në gazetën Dielli zonja Rafaela Prifti u shpreh se libri është një metaforë e jetës së Dr. Camaj, një rrëfim bivalent i arrirë. “Pashko Camaj thotë se gjithë jeta e tij është e lidhur me rrugëtimin nga një vend në një tjetër. Vetë udhëtimi është metaforë e historisë së jetës së tij. Në historinë e tij Pashko është edhe protagonist, edhe rrëfimtar. Ky rrëfim është bivalent. Aty është lidhja me paraardhësit e tij sepse ashtu si ata, ai rrëfen historitë e të parëve, por është edhe vendosja e autorësisë, sepse ky rrëfim mban emrin e tij. Kjo jo vetëm është historia e tij, por atë e rrëfen ai vetë. Dhe kur rrëfimi është i yti atëherë historia bëhet e jotja dhe ti je i Zoti i saj. I rritur në rrethana ku fatet dhe jeta vendosen nga të tjerë – motiv që Dr.Pashko Camaj e përcjell shumë qartë që nga shkollimi deri në ushtri në vendlindjen e tij në Mal të Zi, dhe, më pas i ardhur në një vend të huaj për të gjetur veten si Amerika, të shkruash për jetën tënde është një akt me peshë të veçantë sepse nënkupton se historinë nuk do ta thonë më të tjerët por ti vetë. Ashtu si babai, gjyshi e stërgjyshi përpara tij ishin të zotët e kullës, Pashko është pjesë e asaj kulle por është tashmë në KULLËN e tij” tha zonja Prifti. Gazetari Virgjil Kule diskutoi rreth mesazhit universal të librit me një pasazh në anglisht rreth fuqisë hyjnore si udhëheqëse në jetën e shkrimtarit. Zonja Mimoza Ferraj diskutoi rreth vlerave njerëzore e familjare të Dr.Pashko Camaj dhe prindërve të tij: “Hallall, qumështi i nënës” dhe lexoi një pasazh emocional të romanit që perifrazoi lamtumirën e Pashko Camaj nga shtëpia e vendlindja e tij. Botuesi Bujar Hudhri në fjalën e tij shprehu respekt e mirënjohje për mërgatën shqiptare të Amerikës si mërgatë historike dhe theksoi se libri është shkruar me dashuri e dhembshuri për vendlindjen ku autori Dr. Pashko Camaj del nga personalja dhe jep mesazhe universale. Në fjalën përmbyllëse autori Dr. Pashko Camaj rrëfeu mes emocionesh pikënisjen e shkrimit të librit, arsyet e botimit të këtij romani historik, personalitetet që e kanë mbështetur dhe mbi të gjitha familjen e tij. Promovimi u mbyll me nënshkrimin e librave prej autorit Dr. Pashko Camaj dhe një koktejli të përgatitur nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra. Ky aktivitet i shkëlqyer kulturor e atdhetar më pjesëmarrjen e studiuesve më të shkëlqyer nga mërgata dhe trojet shqiptare tregoi për seriozitetin e Vatrës si udhëheqëse e aktiviteteve patriotike në mërgatën e Amerikës, vlerat e shkëlqyera të librit “Porosia e Kullës” dhe simbolikën e bashkimit të shqiptarëve në Vatrën shqiptare, Vatrën kombëtare, Vatrën atdhetare, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve të Amerikës.

Federata Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit por në veçanti ndaj gazetarëve të përkushtuar të komunitetit shqiptar Halil Mula dhe Nazim Salihu ( Noli Tv) për ndjekjen dhe transmetimin e shkëlqyer e shumë profesional të aktiviteteve patriotike dhe atdhetare të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT