• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇËSHTJA CAMAJ DHE KOLIQI – NËN VËZHGIM…

July 8, 2020 by dgreca

Shkruan: Visar Zhiti/

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe me ata autorë që u përndoqën, që u dënuan me burgje e pushkatime e një pjesë u arratisën, gjej te “Peizazhet e Fjalës” një shkrim për shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe, Martin Camaj e Ernest Koliqi,, të dy të ikur pasi vendoset diktatura komuniste në Shqipëri. E lexova menjëherë. Jo se ishte e panjohur si çështje. Është folur dhe përfolur kolaboracionizmi i Ernest Koliqit, teksa Martin Camaj është lënë në heshtje dyshuese, duke ua mpakur edhe tani meritat e mëdha të tyre, vlerat themeltare që kanë për letrat shqipe, duke i europianizuar ato dhe duke qenë thellësisht kombëtare.  

Në librin në fjalë, flas paksa edhe për bashkëpunimin e shkrimtarëve me policinë sekrete dhe me Sigurimin e Shtetit; por u ula ta përditësoj këtë kartelë, sipas të dhënave që na u ofruan dje, me gjykimin tim, sipas përvojës nga vij, nga ajo e të persekutuarve, jo nga ajo e persekutorëve.

Ja, kartela:

BASHKËPUNËTORË TË POLICISË SEKRETE

DHE ABUZIMI ME ÇËSHTJEN…

Dhe përsëri rikthehen në fillim, te banalizimi, kalohet në sulme të tjera, të goditen figurat e burgut, simbolet e vuajtjes…

Dhe përflitet deri edhe në media se mjaft nga intelektualët, jo vetëm shkrimtarë të realizmit socialist, por edhe nga të persekutuarit, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit diktatorial dhe nxirrnin herë pas here emra, edhe kur nuk ishin hapur dosjet, sa ç’është lejuar të hapen tani…

Jo se s’ka të thyer në radhët e të persekutuarve, mbase dhe mjaft, për fat të keq, por së pari duhen goditur diktatura, ata që i thyen dhe si, me ç’tortura dhe të vihen para drejtësisë dhe të drejtën morale për t’i përçmuar, nëse do të duhet, e kanë, së pari, po bashkëvuajtësit e tyre dhe jo ata që ishin pjesë e diktaturës dhe që i vunë me dhunë nën shërbim, jo për çështje kombëtare a në zbulimin e armikut, keqbërësit, etj, por për përçarje dhe dënime të së tjerëve, për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit apo të atyre që donin të arratiseshin e deri në çështje të rëndomta ordinere, të paligjshme dhe të pamoralshme… etj.

Janë përdorur tortura të llahtarshme, fizike dhe psikologjike, uri e rrahje çmendurake, thesi në kokë si në mesjetë, varje nëpër çengela etj., deri te përdhunimet e grave e të vajzave të familjes së atij që i kërkohej bashkëpunimi dhe ku: në prani të tij! Turpi, rënia dhe degjenerimi më parë, e përsëris, janë të atyre që ua kërkuan bashkëpunimin me dhunë viktimave, sesa të vetë viktimave, dhe ndëshkimi që vonon, duhet të nisë tek ata.

Patjetër edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit, cilëtdoqofshin, të veprojë drejtësia, sipas dëmit që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë..

Njerëz që qëndruan dhe refuzuan bashkëpunimin me të keqen, për fat ka, dhe nuk janë pak, janë të shumtë dhe atje ku ishte tejet e vështirë, në burgje e internime. Vërtet ishte heroike,  e di në vetë të parë ç’sakrificë e rëndë është.

Lexojmë në shënimet postume që botohen, se edhe studiuesit të shquar Injac Zamputti, me origjinë italiane, i ishte kërkuar të informonte fshehurazi për kolegun e vet, dijetarin Eqrem Çabej. (Që thoshin se kishte qenë në burg, por jo, kishte pasur të shoqen). Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi, por u vetëmbyll e bënte jetë murgu mbi libra, gjithë ankth në pritje të arrestimit, me vite.

Studiuesi i zellshëm dhe korrekt Agron Alibali gjen në arkivat amerikane dokumente dhe i botoi së fundmi që tregojnë përpjekjet për bashkëpunime agjenturore të së huajve si me kritikun nga Kosova Krist Maloki dhe dijetarin Eqrem Çabej, etj, dhe qëndrimet e profesorëve kanë qenë dinjitoze dhe shembullore.

Krist Maloki vinte nga Austria dhe kishte nënshtetësinë e atij vendi; ikte prapë atje, por profesor Çabejin mund ta priste dhe burgu dhe më keq mbase, kur çështjet lidheshin me Enverin.

E vërteta duhet, është e domosdoshme. E vërteta është e rëndësishme. Më rëndësi ka njohja e së vërtetës se sa mbulimi i saj. E vërteta është kokëfortë, por jo studiuesi. Rëndësi kanë dhe qëllimi i asaj të vërtete dhe përdorimi ose shpërdorimi i saj, sa vlen ajo dhe sa ndikon dhe sa duhet, etj, etj. Dokumenti mund të jetë i vërtetë, por s’është ajo e vërteta.

Arrestimin fshehurazi, para se të arratisej, të shkrimtarit të shquar nga diaspora, Martin Camaj, e dëshmon dhe një studiues tjetër, Auron Tare, pasionant i zbulimeve agjenturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai rinxjerr atë që e ka shpjeguar edhe studiuesi Kastriot Dervishi, dokumentin e vitit 1948, ku 23 vjeçari nga Dukagjini, pasi izolohet forcërisht, sillet në zyrat e Sigurimit të Shtetit dhe merret në pyetje nga kapteri II Fadil Kapisyzi. Pastaj studiuesi Tare e lë të qetë kapterin II dhe e vijon hetimin vetë: ç’ka bërë viktima më pas, ku ka shkuar dhe hamendësime të tjera përtej dokumentit dhe fakteve, pa na zbërthyer si e qysh ka vepruar Sigurimi mbi të arrestuarin, me ç’të drejtë dhe me ç’urdhra, shefat e tij, sistemi, koha, partia, kthetrat, pra lë bishat dhe merret me prenë.

Sipas deklaratës-fotokopje në dosje, Matin Camaj ka pranuar “përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit (sa ishin, 2, 5, 10, ndërroheshin me radhë ujqërit, ç’tortura përdornin, etj? – shën. imi) të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të vet fretër jezuitë (duhej etërit jezuitë, jo fretërit; shënimi im, V.Zh.), në veçanti Padër Fausti, Padër Dajani, Padër Roza. Duhet thënë se Padër Xhovani Fausti (jezuit italian, – shënimi im, V.Zh.) dhe Padër Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.”

Kaq, vetëm se duhet thënë që “ishin të pushkatuar” dhe jo pse dhe nga cilët? Po gjyqi paskësh qenë i famshëm dhe jo gjyq terroristësh të indoktrinuar? Dhe Camaj dëshmoi kundër mësuesve të tij? Po mbase tha atë të vërtetë, që ia kishin mësuar mësuesit e tij dhe që e pohuan në gjyq se ishin antikomunistë dhe në pushtet kishin ardhur me force një bandë vrastarësh. Mbas 5 ditësh Camaj “doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës… pasi pranoi të rekrutohej si informator” – na informon studiuesi dhe vazhdon: “në shtator të 1948 (pra mbas 4 muajsh, – shën. imi) Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë.” Janë 36 veta gjithsej, të rinj dhe burra malësorë, ndoca me gratë me motrat. Ikën dhe do të iknin dhe më pas. Ndryshe si do të mund të shpëtonin?

Jemi para një të vërtete me dokumente virtuale, që s’ka siguri se sa e mbartin ato atë të vërtetë. Dhe tjetër është e vërteta e të përndjekurit dhe tjetër e vërteta e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe në të njëjtat dokumente.

Na sillen për të pasur njohje apo për të arritur një njollosje të re? Nëse e vërteta është një njollë mbi lëkurë, a nuk duhet zbuluar dhe ai që ia bëri atë njollë ose ata? Dhe pse? Dhe kush është më pis, ai që njollosën apo ata që njollosnin? Po kur është plagë thike në mish? Mjeku merret me kurimin e saj, kriminalisti me zbulimin e çështjes, nëse është krim, etj. Studiuesi sjell të vërtetën e plotë, nëse duhet, për ata që u duhet. Hetimet e studiuesit në fjalë janë kapërcime që kanë për logjikë atë që do të donte hetuesi i Camajt, nëse do ta kishin arrestuar prapë.

Për Martin Camajn shkrimtar, autoritet i lartë i kulturës Kombëtare, duhet ditur shumëçka. E mbajtur larg ashtu si ai, e ndaluar dhe e panjohur e gjithë vepra e tij në vitet e diktaturës, ne na duhet zbulimi dhe njohja e vlerave të tij, pastaj, kur ai ishte 23 vjeç ç’bëri Sigurimi i shtetit me të duhet ta dimë, për të ditur dhe kuptuar se ç’bënte Sigurimi i shtetit, deri ku shkonte, ç’bënte me të rinjtë, me intelektualët e ardhshëm, sa dëmtonte vendin për të mbrojtur sistemin, etj.

Gjykoj se Martin Camaj shkrimtar, intelektual europian, është tjetër dhe s’ka asgjë të ngjashme me atë të dosjes së Sigurimit të shtetit, të 23 vjeçarit që u iku për të qenë i lirë dhe që të bëhej ai që u bë. Jeta e tij e mëtejshme dhe vepra nuk duken gjëkundi se kanë qenë në shërbim të Sigurimit të shtetit, të atij aksidenti, rrethanat e të cilit janë të paqarta nga studiuesi, por të qarta nga realiteti. Sigurimi i shtetit ishte shkatërrimtar dhe ai iku.

Tani është rasti dhe koha për të zbuluar dhe gjykuar Sigurimin e shtetit dhe të dënohet ky për dëmet e shkaktuara. Pastaj, e përsëris, të gjykohen dhe bashkëpunëtorët, sa dëm kanë sjellë ndaj të tjerëve, ç’karrierë kanë bërë, sa dekorata e famë morën apo ia mbathën edhe ata maleve, duke marrë arratinë.

Studiuesit që vazhdojnë të përndjekin viktimat dhe jo ndjekësit e atyre barbarë, bëhen pjesë e kësaj përndjekje dhe jo ithtarë të së vërtetës që na duhet.

Është e kuptueshme që ata që arratiseshin nga diktatura e tmerrshme e vendosur në Shqipëri, kudo që të shkonin, s’do të mund të ishin të qetë, as të lirë si emigrantë politikë, sidomos me të dalë në Jugosllavinë e Titos, që ose do t’i kthenin nga erdhën ose t’i mbanin siç do të donin. Ndërkaq përndjekja do të vazhdonte nga Sigurimi i Shtetit fantazmë dhe jashtë, në Jugosllavi, në Greqi e Itali, në Gjermani e deri në SHBA. Kështu del.

Teknologjia sa primitive, po aq dhe barbare e Sigurimit të Shtetit, tani ishte me përvojat e sofistikuara sovjetike dhe naziste dhe nuk përjashtohet dhe mundësia si fillesë e të qenit në shërbim e disa prej të arratisurve, por dhe shkëputja e menjëhershme e tyre, por dhe falsifikimet e dykahshme.

I arratisuri Reshat Agaj në kujtimet e veta “Vëllai i pengut” tregon se me të kaluar kufirin për në Greqi, kërkon atasheun ushtarak amerikan dhe i rrëfehet se e ka dërguar Sigurimi i shtetit, duke i mbajtur peng një vëlla në burg, të cilin para se ta pushkatonin, punonte me kazmë në tunelin sekret që lidhte nëntokë Komitetin Qendror me Kryeministrinë në Tiranë.

Pjetër Arbnori që nga burgu i Burrelit pati guximin e madh të dërgonte një letër lart në shtet, që nuk pranonte asgjë nga ato që mund të kish thënë gjatë torturave, në delirin e vdekjes.

Sigurimi i shtetit gjithsesi synonte përndjekjet dhe terrorin aq sa ishte e mundur edhe jashtë vendit ndaj të arratisurve. Qëllimi ishte, mendoj, i disadrejtimshëm: neutralizimi i armikut të ikur, i kundërshtarit, i veprimtarive të organizatave të tyre kundër sistemit diktatorial komunist në Shqipëri. Kërcënime të vazhdueshme atyre edhe duke u dëmtuar familjet e mbetura në atdhe, përhapjen me mënyra dhe mjete që i di veç Sigurimi, për t’i bërë të dyshimta ikjet dhe qëndrimet në vendet e huaja, në diasporë e më gjerë, duke dekonspiruar apo sajuar, me qëllim përçarjen e mëtejshme të diasporës dhe duke penguar kështu veprimtaritë e shteteve perëndimore, që mund të ndërmerrnin me diasporën kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës, përmbysjes së tij.

Sigurimi i Shtetit del se ka qenë hiperaktiv, duke kërkuar dhe arritur dhe zhdukjen fizike të personaliteteve më të spikatur jashtë, jo vetëm politikanë, por dhe shkrimtarë, duke ua ndërlikuar jetën dhe përkushtimin krijues, etj.

Natyrisht, ata s’mund të ishin aq të lirë si azilantë politikë, si shkrimtarë besoj se po. Plotësisht. Vepra e tyre shkencore e albanologjisë dhe ajo letrare ishte në shërbim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, realitet shpirtëror shqiptar, mbetet kulturë dhe identitet kombëtar, ndërkaq mund të mos e kenë shmangur përfshirjen e tyre në veprimtaritë e hapura dhe të fshehta kundër sistemit tiranik të Enver Hoxhës së pathyeshëm, sipas nostalgjikëve të tij, kur ai vetë, Enveri, ka qenë dhe ka bërë edhe agjentin, aleatin e dyshimtë dhe kundër-aleatin ende më të dyshimtë, dhe shërbëtorin e të huajve deri në përulësi, vetëm që të sundojë duke e shtypur pa mëshirë popullin e tij, duke dëmtuar shpesh e më shpesh interesat e Shqipërisë.

Shkrimtarët e realizmit socialist të tij ai i përdori dhe i keqpërdori shume më rëndë se ç’mund të bënte armiku. Ai u shprishi dhe më të shenjtën e tyre, krijimtarinë. Vlerat duhen veçuar nga fati i autorit dhe duhen nderuar.

Dhe s’ka pse të turfullohet ndaj konferencave në Tiranë dhe në Prishtinë ku dalin vlerat si shkrimtarë dhe personalitete të kulturës të Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt, të cilët bënë art, ku te Koliqi s’ka asgjë fashiste dhe te Camaj s’ka asgjë antikomuniste. Këta ishin estetikisht kundështarë të realizmit socialist. Dhe kur veprat nuk ishin në shërbim të kauzës politike të sistemit, sipas sundimtarëve, ato ishin kundër.

Mendimi kritik i qytetëruar ka etikën e njerëzores dhe jo të vrasësve të saj. Thënë me terma të tanishëm, është në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe nuk njeh si thyerje ato që janë arritur me forcë, me dhunë e tortura, psikike e fizike, ku Sigurimi i shtetit shqiptar ishte lavdimadh deri në tmerr dhe asgjësim në këtë drejtim.

Mendimi kritik i qytetëruar e njeh të vërtetën, madje do të thosha se nuk e ndjen nevojën e kërkimit të saj se ajo është e natyrshme brenda atij mendimi dhe veprimeve të përgjegjshme qytetare, del në mbrojtje të viktimës dhe jo anash e anash apo hapur në mbrojtje të persekutorëve..

Mund dhe duhet të mësohet dhe nga qëndrimi kritik që u mbajt me poetin amerikan Ezra Pound, ndër më të mëdhenjtë e poezisë moderne të shekullit XX në botë, por që ishte me bindje fashiste, madje mbas luftës e nxjerrin dhe në gjyq si të tillë. Por si poet çmohet nga të gjithë bota e kulturës.

“Ka monstra të mrekullueshme, qenie njerëzore që kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë me ide kriminale e krime ideologjike, por duke i dhuruar botës njëlloj copëza bukurie me artin e tyre.  Celine ishte antisemit,  Heidegger nazist, Caravaggio vrasës…” – shkruan një shkrimtar i ri italian dhe pyet për Ezra Pound-in nëse është e drejtë të gjykohet për të kaluarën  fashiste dhe jo për veprën e tij.

Shpesh ata janë viktima apo të gabuarit e ideologjive që marrin pushtet tiranik. Ne jemi shumë larg këtij të gjykuari, por dhe të atij realiteti. Shkrimtarët shqiptarë ndërkaq nuk kanë qenë të lirë. Edhe Ernest Koliqi ka shërbyer nën pushtimin fashist, edhe duke i besuar, gjithsesi në totatlitarizëm, kurse Martin Camaj ka qenë i përndjekur i regjimit komunist dhe të dy ikën nga atdheu, por jo nga dashuria për atdhe, as nga meraku për Shqipërinë dhe shërbimi ndaj saj.. Natyrisht këtë s’ka si ta ketë dosja armike e Sigurimit, por vepra e tyre, që  është jo vetëm e bukur dhe me rëndësi, por më shqiptare se ata që dolën në krye të Shqipërisë si fitimtarë dhe e atyre që i shërbyen realizmit socialist të tyre.

Ndërkaq vepra e tyre ka të ardhme. E kundërshtarëve të tyre ka vetëm të shkuar. Duket sikur Sigurimi i mbetur i shtetit vazhdon luftën ndryshe ndaj të ikurve, më parë duke i shpallur dezertorë, tradhtarë, të dënuar me vdekje, kurse sot dhe si të dërguar nga Sigurimi i shtetit, përndryshe të vënë në shërbim të agjenturave të huaja kundër regjimit, që e identifikojnë me atdheun.

Ata studiues agjenturorë do të ishin më të dobishëm, nëse do ta kishin parësore t’i shërbenin të sotmes dhe jo të djeshmes, të na zbulonin me dokumente se si ka vepruar diktatura dhe diktatorët, Sigurimi i tmerrshëm i shtetit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve brenda dhe jashtë vendit, me ata vetë, nëse mëtojnë të kalojnë sinoret.

Studimi i asisojshëm i ngjan një hetuesie pas vdekjes me tortura kufomës.

Dosja e shkrimtarit Martin Camaj me ato dokumente ashtu nuk është vepër e tij, por e Sigurimit të Shtetit dhe nuk duhet gjykuar shkrimtari, por kapteri II, oficerët e sigurimit deri te shefi i tyre i lartë, Enver Hoxha. Kjo është vërteta reale.

*   *   *

Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën: më mirë të të vrasin komunistët, sesa të jesh komunist. E thotë dhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja, se sa të jesh i keq.

Atëherë kemi ç’të nxjerrim më parë e ç’përgjegjësi. Dhe kurajën e ndëshkimit sipas fajit a dëmit. Shoqëria shqiptare të jetë e aftë që të shpalosë vlerat e larta morale deri në heroizëm tronditës, edhe aty ku janë mbuluar me gjak e baltë e përbaltje. Për vetedukim të tanishëm dhe të së ardhmes.

Nëse do të mundet.

*   *   *

Të gjithë kanë kryqin e tyre mbi shpinë, por disa e kanë në formën e drapër-dhe-çekanit.

(c) 2020, Visar Zhiti. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Filed Under: Featured Tagged With: Visar Zhiti

Macron-Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera

July 7, 2020 by dgreca

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë bilaterale në Pallatin Elysee e një kryeministri të Kosovës pas shumë vitesh/ 

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

-Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë/

-Kryeministri Hoti e ftoi Presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë Presidenti e mirëpriti/

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

 
PARIS, 7 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe pjesa tjetër e delegacionit të Kryeministrit, është pritur nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kjo është vizita e parë bilaterale në Pallatin Elysee e një kryeministri të Kosovës pas shumë vitesh, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera. Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti u pajtuan që të dy vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet së bashku për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Në fund të takimit, Kryeministri Hoti e ftoi Presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë Presidenti e mirëpriti. Kjo vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Macron-Hoti

SHQIPTARËT NË KUVAJT DHE BETEJA E SHTETIT KUVAJTJAN NDAJ COVID-19

July 7, 2020 by dgreca

Dr. Afrim Halimi, specialist i radiologjisënë spitalin Al-Razi në Kuvajt, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, betejën që po zhvillon shteti Kuvajtjan ndaj Covid-19, shqiptarët në Kuvajt dhe lufta për gjetjen e vaksinës. Me Dr. Afrimin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

KUVAJTI PËRBALLË COVID-19 DHE PLANI I RIMËKËMBJES

Koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes,si dhekomplikime të tjera shëndetësore tek njerëzit. Ato zakonisht manifestohen me ftohje të butë, por forma të ndryshme të saj mund të shkaktojnëedhe shfaqjen e epidemisë së rëndë siç është Sindroma Akute eFrymëmarrjes (SARS) që u shfaq për herë të parënë Kinë në vitin 2002 dhe Sindromën e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS) që u shfaq në Gadishullin Arabik në vitin 2012. Pikërisht nga këto dy sindroma u vërejt serioziteti i komplikimeve nga koronaviruset dhe që ato mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë.Që nga dhjetori i vitit 2019, bota është duke luftuar me një lloj të ri të koronavirusit,Sindromine Rëndë Akut të Frymëmarrjes Koronavirus 2 (SARS-CoV-2),që është virusi përgjegjës për pandeminë aktuale të njohur tashmë si COVID-19. Ky virus mund të shkaktojë infeksion të traktit tësipërm të frymëmarrjes, pra të sinuseve, hundës dhe fytit ose të traktit të poshtëm të frymëmarrjes, gjegjësisht mushkërive.Simptomet e COVID-19 variojnë nga mëtë lehta deri tek më të rënda.Disa persona nuk shfaqinasnjë simptom. Simptomat më të zakonshme janë temperatura e lartë, ethet, kolli, lodhje, si dhe dhimbje muskulore, të dridhura, dhimbje të fytit, dhimbje koke, dhimbje në gjoks dhe humbje të shijes etë të nuhaturit.Për fat të keq, jo të gjithë njerëzit e kalojnë lehtë këtë sëmundje. Tek disa persona mund të shfaqen komplikime më të rënda dhe të vijë deri në kërcënim për jetën. COVID-19 mund të shkaktojëpneumoni të mushkërive dhe jo rallë mund të shfaqen probleme te rënda tëfrymëmarjes sic është SindromiAkut i Distresit Respirator(ARDS).Përveç traktit respirator, koronavirusi mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera në organizëm, sidëmtimi akut i mëlqisë, dëmtimi akut kardiak, dëmtimi akut i veshkëve, mpiksje të gjakut(tromboza e venëve të thella ose DVT), emboli pulmonare e mushkërive si dhe trombozëtëarterieve.

MASAT QË MORI SHTETI I KUVAJTIT NDAJ PANDEMISË GLOBALE

Shteti i Kuvajtitzbatoi masa të rrepta që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në fund të shkurtit të këtij viti. Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë shtetit u pezulluan që nga 13 marsi, duke e bërë atë shtetin e parë në Lindjen e Mesme që ndërpreu të gjitha fluturimet e pasagjerëve. Nga kjo datë u pezullua puna në të gjitha sektoret e qeverisë, përveç shërbimeve të urgjencës. Gjithashtu, u mbyllën të gjithashkollat, universitetet, qendrat tregtare, parqet dhe plazhet, ndërsa më 22 mars u vendos edhe një orë policore e pjesërishme. Pasi që numri i të infektuarve vazhdonte të ishte në rritje, Ministria e Shëndetësisësë Kuvajtitmori vendimin që vendi të vendoset nën karantinë të plotë 24 orëshe për një periudhe 3-javore. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetsisë nëKuvajt, deri me 30 qershor janë testuar gjithsejt 387000 persona, nga të cilët numri i rasteve tëraportuara me COVID-19 janë46195, me 37030 raste të shëruara, 139 paciente me komplikime serioze shëndetsore, ndërsa janë regjistruar 354 raste të vdekjes.Në bazë të të dhënave të raportuara vërehet se numri i rasteve me COVID-19është relativisht i madh, por falë sistemit tëmirëshëndetësor dhe ndoshta dobësimit të virulencës së virusit,përqindja e të vdekurve është 0.76 % nga numri i përgjithshëm i të infektuarve.

VËSHTIRËSITË NË GJETJEN E VAKSINËS

Shkencëtarët anembanëpo garojnë për të zbuluar një vaksinë që do të luftojë koronavirusin e ri,i cilideri më tani ka marrë jetën e më shumë se 522 mijë njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 10 milion mbarë botës. Mirëpo,zhvillimi i një vaksineështë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, shpesh zgjat me vite dhe has në shumë pengesa shkencore, pavarësisht përpjekjeve serioze dhe të koordinuara ndërkombëtare nga laboratorët, kompanitë private dhe qeveritë.Nga studimet vërehet që një zbulimi i një vaksine për koronavirusin e ri, SARS-CoV-2, mund të zgjasë deri të paktën një vit ose një vit e gjysmë, pasi që duhetprovuar efikasiteti i i vaksinës. Për shkak të renditjes së gjenomit të koronavirusit të ri të siguruar nga studijuesit që merren me këtë problematikë, dihet që ajo ndan 79 % të të njëjtit material gjenetik si SARSdhe 50 % të të njëjtit material si MERS. Kjo u mundëson studiuesve që të përdorin bazat e krijuara tashmë në hulumtimin e mëtejshëm.Deri më tani, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)ka deklaruarse disa lloje të vaksinave janë në fazën e testimit klinik, që do të thotë se ata testohen tek njerëzit.

SHQIPTARËT NË KUVAJT

Në Kuvajt jetojnë dhe veprojnë me punë të përkohshme mbi 200 shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vise të tjera të banuara me shqiptar. Shumica prej tyre janë pedagogë universitar, një pjesë janë nëpunes në organizata ndërkombëtare, kurse në fushën e shëndetësisë jam i vetmi mjek shqiptar. Ndërkaq, një pjesë e shqiptarëve që kanë ardhur më herët, gjatë viteve të 90-ta, kanë bizneset e tyre private. Janë të shumta aktivitetet dhe manifestimet kulturore që janë të organizuara nga Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt, siç janë manifestimete Ditës së Flamurit dhe koncertet muzikore shqipe, ndër të cilat vlentë theksohet koncerti i shkëlqyeshëm nga Orkestra Filharmonike e Teatrit të Operas dhe Baletit nga Tiranasi dhe koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Tirana.Sa i përket situatës lidhur me COVID-19, në ndërkohë jemi në komunikim të vazhdueshëm me shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare që jetojnë në Kuvajt dhe fatmirësisht nuk ka asnjë rast të evidentuar me Covid-19.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Mesazhi im për lexuesit e Diellit dhe shqiptarët në Amerikë është që të jenë sa më të kujdesshëm në këtë kohë pandemie. Të respektohen rekomandimet e OBSH-së, të mbahen maskat në hapësira të mbyllura, por edhe në ambiente të hapura ku distanca midis personave është më e vogël se 1m, të lahen duart mirë dhe të desinfektohen gjësendet e kontaktit, si dhe të shmangen tubimet me shumë njerëz. Pa marrë parasysh që jemi në përmirësim të gjendjes, sëmundja ende nuk është mposhtur. Një pjesë e popullatës beson që kjo sëmundje është thjeshtë një konsipracion dhe që në të vërtetë nuk ekziston, për arsye se virusi është shumë i panjohur. Gjatë këtyre kohërave të vështira ne nuk duhet të meremi me atë se a është ky virus natyral apo i krijuar në ndonjë laborator. Unë ndjej obligim profesional e moral si mjek të theksoj se sa e rëndësishme është që të ju përmbahemi rregullave dhe rekomandimeve, të veprojmë me ndërgjegje dhe vetëdije, e të ndihmojmësë bashku t’a mposhtim këtë sëmundje, ndërsa sa i përket kërkimit të gjenezës së virusit, këtë duhet t’ua lejmë organeve kompetente.Virusi COVID-19 solli jashtëzakonisht shumë fatkeqësi, sifatalitete me humbje jete të një numri të madh të njerëzve, të shëruar por me pasoja të rënda shëndetësore, si dhe dëme ekonomike e sociale. Por, meqenëse gjatë karantinës ne kishim pak më shumë kohë për të menduar, për të reflektuar ndaj vetes dhe për të parë jetën në një këndvështrim më real,në fund të fundit ne morrëm edhe një mesazh të fortë. Kjo karantinë na mësoi t’i vlersojmë më shumë gjërat e vogla që na bëjnë të lumtur, na mësoi që të solidarizohemi, të respektojmë njëri-tjetrin dhe më e rëndësishmja, ta duam jetën.

KUSH ËSHTË DOKTOR AFRIM HALIMI

Dr. Afrim Halimi është mjekradiolog nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut dhe ështëi martuar me Florentina Halimi-n, profesoreshë e psikologjisë së edukimit në një universitet Amerikan nëKuvajt. Ata kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Rajmondaështë farmaciste në Vjenë, Rina studion shkencat politike në Universitetin e Vjenës në Austri, dhe djali Donati,është nxënës në AUS në Kuvajt.Që nga viti 2015 ai me bashkëshorten dhe të birin, jetojnë në Kuvajt dhe Dr. Afrimi vepron si specialist i radiologjisë në spitalin Al-Razi.Fokusi i veprimtarisë të Dr. Afrimitështë në radiolografi konvencionale,ultrazë, tomografitë kompjuterizuar dhe MRI.Në vitet e fundit kryesisht merret me procedura të radiologjisë intervente si që janë,biopsia e kockave dhe indeve të buta dhe trajtimi i dhimbjes së shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve me metoda mini invasive Radiologjikenën CT dhe Fluoroskop (Ozone Therapy, Endoscopic Disc Nucleoplasty,Transforaminal EpiduralInjection,Radiofrequency Ablation, si dhe injeksionet steroide të nyjeve).Pas studimeve të mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, ai punoi si mjek në Compass-Rehabilitations-Centrum në Kiel të Gjermanisë, ku ishte anëtar i Odës së Mjekve të“Schlesëig Holstein”. Specializimin e kreu në Institutin e Radiologjisë në Shkup dhe pastaj punoi si radiolog dhe si udhëheqës i Departamentit të Radiologjisë në spitalin e Gostivarit.Vjeshtën e vitit 2011 e kaloi në NewYork për të kryer specializim të avancuar në Kompjuter Tomografi dhe Rezonancë Magnetike në “Hospital of Albert Einstein College- Radiology Department” në spitalin Montefiore Medical Center në New York. Gjatë qëndrimit të tij katër mujor në Shtetet e Bashkuara, ai pati kënaqësinë e veçantë të njohtojë komunitetin shqiptar që jeton e vepron në NewYork dhe kryesinë e shoqatës së mjekëve Shqiptaro-Amerikan “The Albanian American Medical Society“, të cilët e organizuan dhe mbështetën programin e trajnimit në SHBA.Prej vitit 2013 punoi si radiolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe një vit më pas ai kreu trajnimin për Radiologji Interventenë Frankfurt të Gjermanisë. Aktualisht, si pjesë e stafit të radiologëve në spitalin Al Razi, ai përkujdeset për diagnostifikim të rasteve me Covid-19, sidomos tek pacientet të cilët kanë shënja klinike për Covid-19, por që në testin e parë të PCR-se dalin me rezultat negativ. Këtu metodat radiologjike, siç janë CT dhe ultrazëri janënëndihmë të diagnostifikimit të saktë të sëmundjes.Nga këtu vërehet se roli i radiologjisëështë i veçantë në diagnostifikimin e sëmundjes së   Covid-19.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Afrim Halimi, Shqiptaret ne Kuvajt, Sokol Paja

VATRA- KRYETARI QE U SHUA NE MOSHEN 52 VJEÇARE….

July 6, 2020 by dgreca

VATRA E PAFAT, KRYETARI I SHQUAR, I BIRI I THEMELUESIT(LLAMBI CHIKOS), PETER GENCI CHIKOS,SHKOI TË PUSHOI ME 3 KORRIK…/

* KUJTOJMË KRYETARIN E VATRES, PETER CHIKOS, MAJORIN E SHTABIT TE GJENERAL EISENHOWER, QË U DEKORUA ME KRYQIN E FRANCËS DHE YLLIN E BRONZTË TË AMERIKËS…U SHUA NË MOSHËN 52 VJEÇARE…/

* PAS LIRIMIT NGA USHTRIA PETER GENCI CHIKOS KRIJOI ANGJENSINË MË TË FUQISHME TË SIGURIMEVE NË NEW ENGLAND, U MOR ME MENAXHIMIN E GAZETES DIELLI PER 10 VITE  DHE U ZGJODH KRYETAR I VATRËS PER VITET 1968- 69-70)/

* ME 20- 30  NËNTOR 1969, ME RASTIN E 60 VJETORIT TË DIELLI REALIZOI BASHKIMIN E ARBËRESHËVE DHE TË MERGUAREVE NACIONALISTË TË ITALISË ME SHQIPTARËT E AMERIKËS/

       NGA DALIP GRECA/

       Diaspora shqiptare ishte e pafat pse unifikusi i gjakut të shprishur të Arbërit, Peter Genci Chikos, i biri i njërit prej themeluesve të Vatrës, arkëtarit të parë të saj, bashkëshoqëruesit të Fan S Nolit në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale, ish Kryetari i Besa-Besën, Llambi Chikozit, qe jetëshkurtër. Ai ndërroi jetë në fillim të betejës për të bashkuar gjakun e Arbërit të shpërndarë nëpër botë. Shkoi në vendbanimet e arbëreshëve, në Palermo, në Romë, u prit nga Papa, mori pjesë në veprimtaritë kushtuar 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbe, dhe një vit më pas e “tundi” Amerikën tek solli një përfaqësi personalitesh arbëreshësh, profesorë, akademikë, studiues, klerikë, vajza të reja, që për 10 ditë u bashkuan me shqiptarët e Amerikës dhe organizuan koncerte e vizita në Boston, paradën e madhe shqiptare në  Nju Jork, në Avenunë e 6-të, një seminar shkencor 3 ditor, ekspozita pikture me punimet e Ibrahim Kodrës dhe Lin Delisë, Lutje fetare në Katedralen Snt. Patrick, me të tri besimet, darkë solemne me 2 mijë veta etj….

…Ishte vetëm 52 vjeç, kur në mengjes herët të 1 korrikut 1970, në shtëpinë e tij në  adresën:110  Crestvieë Rd,  Belmont, Boston, ndërroi jetë pas një ataku në zemër. Mbrëmjen e kishte kaluar me mikun e tij të mirë, një nga kryetarët e Vatrës ndër vite, doktorin e parë të shqiptarëve në Amerikë Andrew Elia. Kishin biseduar gjatë rreth punëve të Vatrës dhe së ardhmes së saj. Peter Chikos sapo ishte kthyer në Boston pas një udhëtimi njëmujor nëpër Evropë, ku kishte takuar personalitete të ndryshme evropiane dhe krerët e mërgatës shqiptare në vijim të ëndrrës së tij për të bashkuar të gjithë shqiptarët.

I BIRI I BASHKËTHEMELUESIT TË VATRËS, LLAMBI CHIKOZI

Peter Chikos ishte i biri një patrioti të njohur, që kishte ardhë në SHBA në fillim të Shekullit XX. I ati i tij, Llambi Chikozi kishte qenë në udhëheqje të Shoqërisë Besa-Besën, një ndër nisiatorët dhe mbështetsit e krijimit të Kishës Autoqefale Orthodkse shqiptare, guri i themelit të Federatës. Llambi Chikozi ishte një ndër pesë anëtarët e Komisionit themelues të Vatrës dhe me 28 prill kur Federata u shpall e themeluar atij iu caktua detyra e arkëtarit të parë të Vatrës.

            Peter Chikos kishte ardhë në jetë në Janar të vitit 1918 në Boston. Ai kishte qenë një fëmijë i mbarë dhe në mësime shkëlqeu. Peter Chikos mbaroi universitetin për Drejtësi duke përfunduar me rezultate të larta studimet në Northeast të Bostonit, në fakultetin e Drejtësisë.

            Gjatë Luftës së Dytë botërore shërbeu në shtabin e Gjeneral Eisenhoëer në Francën në Armatën e Gjashtë. Ai ishte pjesë e formacioneve luftarake amerikane që çliruan Francën dhe më pas ishte pjesë në komisionin e  Kontrollit të Berlinit. Majori Peter Chikos është dalluar në kryrjen e detyrave luftarake. Ai është dekoruar për trimëri dhe zgjuarsi në fushën e luftës me Medaljen”Croix de Guerre avec Palmes” nga Gjeneral Leclerec i Francës e me Medaljen e “Yllit të Bronzit” nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.U largua me nder nga Ushtria në fund të luftës duke pasur gradën e Majorit.

Në jetën civile Peter Chikos ishte po aq i sukseshëm. Ai ishte themelues dhe partner i Agjensisë së Sigurimeve “Chickering Insurance” të Bostonit, nga më të mëdhatë dhe më të suksesshmet në të gjithë New England.

KRONIKA- PËRCJELLJA, PIKËLLIMI I FAMILJES DHE KOMUNITETIT

       Ishin mbledhë disa qindar bashkombas në shtëpinë mortore  në Watertown, në një lagje aristokratike, siç e përshkruan revista “Shejzat”, “Koha”, dhe gazeta që ai e deshi dhe për të cilën punoi me shpirt, “Dielli” shqiptarëve të Amerikës. Pjesmarrësit ishin aq të shumtë sa nuk i merrte shtëpia e madhe mortore, por një pjesë rrinin jashtë dhe policia rregullonte trafikun dhe mbante rregullin. Kryetarit të Vatrës iu bë një nderim i jashtzakonshëm. Katër dhoma ishin plot me kurora me lule të sjella nga personalitetet e shtetit, nga familja, nga vatranët, komuniteti, dhe arbëreshët.

      Me 3 korrik kortezhi i gjatë i makinave, të cilit i prinin 6 automobila me kurora me lule, e dërguan arkivolin me trupin e pajetë të kryetarit Chikos në Kryekishën “Shën Gjergji” të Imzot Nolit, në atë kishë, ku kishte kontribuar aq shumë edhe i ati i Peter Chikos, Llambi Chikozi, por dhe ai vetë. Kumbona e Katedrales ra përmortshëm duke përcjellë me jehonën e saj njërin nga shqiptarët që pat një ëndërr: Të bashkonte shqiptarët, kudo që jetonin nëpër botë; Kryetarin e Vatrës, Peter Chikos. Përpara Kishës ishin mbledhur qindra bashkombas të ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës, por dhe nga Kanadaja. Katedralja ishte mbushë aq shumë sa nuk mund t’i mbante. Arkivoli ishte mbuluar me Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën atë flamur Majori kishte luftuar në radhët e ushtrisë më të fuqishme të botës,madje pranë Gjeneralit të famshëm Eisenhower. Gjashtë vetë e shoqëronin arkivolin, ku përveç autoriteteve, dallonin ish kryetari i Vatrës Anthony Athanas dhe dr. Hamdi Oruçi, drejtusi i veprimtarive të 60 vjetorit të Gazetës Dielli. Meshën e kryesoi Peshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë Hirësia e Tij Stephan Lasko, i ndihmuar nga At Sotir Dilogjika, At Christ Ellis, At Nick Liolin dhe Arthur Liolin…

Pas meshës Hirësia e tij Peshkop Stephan Lasko mbajti një fjalim prekës. Fjalimin nekrologjik e mbajti dr. Andrew Elia, i cili kishte qenë bashkëbiseduesi i fundit me të ndjerin.

          Në emër të Vatrës nga altari i Kishës foli miku i tij, dr. Hamdi Oruçi.

Trupi i kryetarit të Vatrës u varros në të njëjtën varrezë ku pushonin trupat e Fan S. Nolit, Faik Konicës dhe vatranëve të tjerë. Ceremonia u mbyll me drekën e Lamtumirës, që u shtrua në restorantin e famshëm të Athony Athanas ”Pier Four”. Dy sallat e mëdha të restorantit ishin të mbushura pot. Në drekën e mortit e “qau” me fjalë shpirti kryetarin, që iku në kulmin e punëve të mira për Vatrën, z. Hajdar Tonuzi, nën/kryetar i Vatrës.

         Në të gjitha veprimtaritë përcjellëse ishin të përfaqësuara zyrtarët kryesorë të shtetit: Guvernatori, Kryetari i bashkisë, Kongresitët dhe senatorët. Nga Çikago kishte ardhë Profesor Torielli, i Universitetit të Loyola, që kishte qenë komandant i Petter-t gjatë luftës, kishin ardhë përfaqësues nga institute të njohura e agjensi sigurimesh etj. Vatra e Bostonit ishte e gjitha aty, por edhe degët e Vatrës nga shtete të ndryshme; nga Detroiti, Waterbury, New Yorku, New Jersey, Chikago, Ohio, Toronto. Një përfaqësi e përbërë nga ish kryetarët e Vatrës qëndronte në krye: Andrew Elia, Ali Arrëza, Christo Thanas, James Thanas, Barney Kirka, Editori i Diellit dr. Athanas Gegaj, Editori i gazetës”Liria” Dhimiter Trebicka etj.               Nga personalitetet e Mërgimit shquheshin: Tahir Kolgjini, Selim Damani, Vasil Germenji, Dr. Rexhep Krasniqi, Sami Caushi, Lemi Kokalari, Vahit Chika, Nick Kreshpani, Ago Agaj, Reis Agaj, Gjon Gjinaj, një nga luftëtarët e lirisë etj.

Kryetari i Vatrës Peter Chikos la pas: Zonjën Nicholina, tre fëmijët- Marlyn 20 vjeçare, Paul 19 vjeçar dhe Roberta që atë kohë ishte 15 vjeçare; la vëllanë John; dy motra- zonjën Flora Theodore prej Belmont, zonjën Tefi Chani prej Brockton, Boston.

GAZETA”DIELLI” E VAJTOI KRYETARIN DY JAVË PAS VDEKJES

          Duke qenë se gazeta e Vatrës”Dielli” për arsye financiare nuk mundi të botohej dy javët e para të korrikut 1970, kryetari u vajtua dy javë më pas, në numrin e 15 Korrikut. Aso kohe gazeta printohej në format të madh dhe të katër faqet iu kushtuan kryetarit. Gazeta hapej me titullin e madh me shkronja kapitale:Kryetari i Vatrës Peter Chikos na la,por ai jeton në zemrat tona”. Nën këtë titull botohej elegjia e kryetarit të komanduar të Vatrës,Hajdar Tonuzi.Tonuzi e niste vajtimin për kryetarin kështu:” Të ndodhesh para trupit të pajetë të Peter Chikos,i cili papritmas u nda nga gjiri ynë, vetëm po të jesh prej gurit nuk tronditesh dhe s’ka mundësi që të mos pyesësh veten:-Pse fat i keq qëllon mu në zemër komunitetin tonë? Pse vdekja e tmerrshme rrëmben të riun në moshën më të bukur që premton aq shumë për Kombin tonë, për Federatën Vatra dhe për familjen e tij?

            Ikja e një personaliteti të njohur si Peter Lukas, qe një humbje tragjike për Vatrën së cilës i kishte dedikuar vullnetin, energjinë dhe inteligjencën. Përpara kësaj vdekjeje,përpara fuqisë msterioze të Zotit, ne mbetemi të ngurosur në vend, me duar të lidhura,- vajtonte Tonuzi në emër të vatranëve, duke arritë në përfundimin se: Komuniteti shqiptar humbi një të ri pa njolla, një lider që e donin të gjithë krahët, askush s’kishte ç’të thosh për të, një ves nuk ia gjenin. Po ashtu ai ishte një personalitet që kishte miqësi në qarqet më të larta të politikës amerikane; ishte njeri me kulturë të gjërë e me aktivitet të pandërprerë, ndodhej përherë në mes të Bostonit, Washingtonit, Nju Jork-ut, Romës, Palermos…

     Për kryetarin e komanduar të Vatrës, vdekja e Peter Chikos ishte më e rënda pas vdekjes së Faik Konicës dhe Fan S. Nolit. Jeta Chikos ishte e shkurtër, por e mbushur me vepra të mëdha. Ishte vetëm dy vjet në krye të Vatrës por shërbimet që i bëri vetë Vatrës dhe çështjes Kombëtare Shqiptare, ishin të jashtzakonshme. Emri i Vatrës mori fluturim anë e mbanë botës. U bë ajo Vatër si dikur, kur luante rolin e shtetit të vdekur shqiptar. Për të realizuar idenë e bashkimit të shqiptarëve ai udhëtoi shumë nëpër Amerikë dhe Europë, shkriu energjitë  dhe pasuritë e tij në funksion të kësaj ideje, duke mbajtur konferenca, duke zhvilluar bisedime, duke evokuar trimërinë e inteligjencën e racës shqiptare.

        Jo vetëm Vatra dhe degët e saj në Boston, Nju Jork, Nju Xhersi, Ohajo, Mancester NH, Worcester MA, Waterbury CT, Toronto-Kanada, por edhe komuniteti e vajtoi kryetarin e Vatrës me përfaqësuesit e saj: Avokati Selim Damani për Organizatën e Legalitetit, Sami Çaushaj për Ballin Kombëtar, Ago Agaj nga Blloku Independent; madje edhe Zëri i Amerikës, edhe Veteranët shqiptaro-Amerikanë etj.

 Dielli ftonte vatranët për të vijuar veprën e kryetarit Chikos dhe u hap një fushatë kontributesh për të forcuar financiarisht Federatën. Ndër të parët që iu përgjigjën thirrjes ishin: Dr. Hamdi Uruçi, një nga miqtë dhe mbështetësit e kryetarit; zonja dhe zoti Economy, zoti dhe zonja Krachines, Louis Anastas, Agjensia e Sigurimeve Chikolino, Demeter Ligor, Ronald Theodhor e shumë të tjerë e pasuan në vijim.

EDHE GAZETAT AMERIKANE SHKRUAN PËR KRYETARIN E VATRËS

Gazeta amerikane “The Boston Globe” në numrin e saj të së Enjtes të 2 korrikut 1970, në edicionin e mëngjesit shkroi një artikull special për ta përcjell qyetarin shembullor amerikan Peter Chikos, pa harruar t’i përmend edhe origjinën shqiptare të prindërve si dhe suksesin në drjtimin e Federatës Pan- shqiptare të Amerikës ”VATRA”, bashkimin e mërgatës shqiptare dhe arbëreshe dhe sukseset në jeten ushtarake e civile.Gazeta shkruante : Si offcer i inteligjencës ushtarake ai ka shërbyer në stafin e Gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe ka luftuar për çlirimin e saj. Ai ka marrë pjesë në çlirimin e Jugut të Francës si pjese e grupit ushtarak nr.6 dhe shërbeu në Misionin “Berlin Controll” pas thyrjes së nazistëve.

Për shërbim të jashtzakonshëm në Gjermani ai u dekorua me Medaljen “Ylli i Bronztë” dhe “ Freanch de Croix de guerre with Palms”, shkruante Boston Globe….

Kur u lirua nga ushtria si Major i Shtabit të përgjithshëm ai ndihmoi të organizonte shoqatën shqiptaro-amerikane të veteranëve dhe ia doli mbanë. Është liruar nga Ushtria me nder si Major në shtabin e Përgjigjithshëm të gjeneralit të njohur Eisenhower.

Ai ndoqi hapat e babait të tij Harris(Llambi) Chikos, i cili ishte një nga themeluesit e kishës ortodokse autoqefale të shqiptare në Amerikës, duke marrë drejtimin e Federatës Pan-shqiptare të Amerikës’Vatra” një shoqatë patriotike shqiptaro-amerikane, nenvizonte The Boston Globe.

Z. Petter Chikos i dedikoi energjitë e tij edhe menaxhimit të gazetës Dielli, duke kryer detyrën e Menaxherit te gazetes. Ai e financoi gazeten dhe e fuqizoi atë nga ana finaciare.

Gazeta shkruan se Departamenti i Shtetit Amerikan e njohi lidershipin e tij në simpoziumin ndërkombëtar panshqiptar në Romë dhe Nju Jork në drejtimin e tij, shërbimet fetare të kishës katolike, orthodokse dhe muslimane u kryen në Katedralen Shën Patrik në Manhattan. Ai u prit personalisht nga Papa dhe nga liderët e qeverisë italiane si dhe figura të njohura shqiptare në egzil.

  Peter Chikos ka pasë mbaruar shkollën për avokat në Northeastern University Law School, ai ka menaxhuar pasuritë e patundshme të familjes. Ishte themelusi dhe partneri i agjensitë e Sigurimeve më të mëdha në New England.Edhe Boston Herald Traveler, e 3 Korrik 1970 shkroi rreth kryetarit të Vatrës.

                      PUNËT E MËDHA TË PETER CHIKOS

     Në fund të viteve ’60 të shekullit të shkuar kishte filluar  një fazë idealizmi i diasporës shqiptare. Ishin veprimtaritë kushtuar 500 vjetorit të  Gjergj Kastrioti Skenderbe, që zgjuan ndërgjegjen Kombëtare.Viti 1968 u konsiderua si “Viti i Shqiptarëve”. Shqiptarët nacionalistë të përzënë nga vendi i tyre prej regjimit komunist duke ua ndaluar kthimin në trojet ku u lindën, manifestuan ndjenja të larta kombëtare. U organizuan manifestime të fuqishme në Romë, Paris, Bruksel e Boston. Madje në Bruksel, megjithëse komuniteti shqiptar ishte i vogël në numër, u arrit që të ngrihej dhe një shtatore për Heroin Kombëtar, ku dha kontributin e vet edhe Federata Pan- shqiptare e Amerikës”VATRA”. Në manifestimet madhështore të Romës morën pjesë përfaqësi të shumta të botës shqiptare, përfshi edhe një dërgatë të Vatrës, së cilës i printe Kryetari i Vatrës Anthony Athanas, Peter G. Chikos, që atë kohë ishte menaxher i Gazetës Dielli, Christo Thanas, Selahedin Velaj, Dr, Hamdi Uruçi, Van Christo e të tjerë.

       Vatranët u pritën me nderime të mëdha në Romë. Ata u nderuan edhe nga vetë Papa, që rezervoi një pritje të veçantë për Vatranët.

       Pas manifestimeve të majit 1968 ne Boston, ku Peter Chikos ishte në ballë të komisionit përgatitor për festimet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ai ndjehej plot energji e vullnet për të mos e lënë që të ftohej energjia e çliruar. Në vjeshtën e atij viti, në muajin Shtator, ai udhëtoi sërish drejt Italisë. Ishte i ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Shqiptare në Palermo, ku mori pjesë në kuvendin e përvitshëm të asaj qendre. Vizita në Palermo, takimi me arbëreshët, pati një ndikim të jashtzakonshëm në zgjimin e shpirtit arbëror tek Chikos. Duke qenë se tash ishte në krye të Vatrës, ai u prit me adhurim nga arbëreshët. Chikos çuditet kur dëgjon të flitet shqip në vatrat arëbreshe, edhe pse kishin kaluar 500 vjet që të parët e tyre i kishin lënë trojet e arbërit, kur sheh se sa mirë i kanë ruajt traditat, këngët, vallet, ritet shqiptare. Ai habitet kur dëgjon profesorin nga Kosova të flasë plot pasion dhe pa u lodhur për më shumë se gjysëm ore për unazën e Skënderbeut, kur dëgjon ligjërusit të shpalosin historinë kombëtare të racës ilire.(Vijon)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Peter Genci Chikos

PRIZREN- TRASHËGIMIA (OBJEKTET FETARE)

July 6, 2020 by dgreca

http://www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/sep_14/631CG3AAD.png

ARGJIRA (ARI) UKIMERI  – MA.SC.PEDAGOGE/PRIZREN, KORRIK 2020/

ARGJIRA (ARI) UKIMERI /

Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Sipas tij (Zotit), njeriu është element zotërues në tokë, ku përmes frymës së shenjtë arrin të dallojë të mirën dhe të keqen. Qysh nga fillimi e deri në kohët moderne, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë tempuj fetarë (Kisha, Xhamia), për hirë të dashurisë dhe nderëshmërisë që kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan të jetojnë të lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkëpunim ka qenë fryt i harmonisë fetare edhe në qytetin tonë – Prizrenin. Si njëri ndër vendet më me ndikim në historinë tonë kombëtare, Prizreni përveç vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin fetar. Raportet e mira ndërfetare kanë ndikuar edhe më shumë në aspektin social në këtë trevë. Bashkëpunmi i ndërsjellë mes bashkësive fetare, martesat mes këtyre bashkësive, tregojnë qartë raportet dhe karakterin harmonik në Prizren. Në kohën tonë kur gjinia njerëzore njësohet çdo ditë e më shumë dhe rritet ndërvarësia mes popujve të ndryshëm. Në fakt popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një zanafillë të vetme, meqë Zoti ka bërë që krejt gjinia njerëzore të banojë në të gjithë tokën, me një qëllim: Të ketë Paqe, Harmoni dhe mbi të gjitha Dashuri mes vete, gjithmonë duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, që janë fjala e Zotit në Tokë. Më poshtë, do të shohim disa nga objektet fetare. Këto 

KALAJA E FSHATIT DHE KISHA PALEOKRISTIANE – SHËN PJETRI (FSHATI KORISHË)

Në kodrën e Kalasë së Korishës, sipas mikrotoponimeve quhet Gralishta, gjindet Kisha Paleokristiane e shekullit të VI. Kisha e Shën Pjetrit gjindet brena arealit të brendshëm të Kalasë së këtij fshati. Kjo Kishë është e orientuar nga lindja, dhe ka një absidë. Në këtë pjesë, u evidentuangjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar dhe në trajtë trapezi. Poashtu, në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Vlen të përmendet që sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, në shesh kanë dalë mjaftë fragmente enësh me rëndësi të veçantë, dolën  enësh qeramike, të me karakter  prehistoric. Të gjitha këto zhvillime arkeologjike, lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Gërmadhat e Kalasë së fshatit Korishë. Hulumtimet e bëra tregojnë që në anën jugore të fshatit Korishë, me  një lartësi mbidetare 728 m gjenden Gërmadhat e Kalasë së Korishës. Gërmimet e bëra në atë pjesë na tregojnë që këto Gërmadha datojnë nga shekulli V-VL. Respektivisht besohet që në atë periudhë është ndërtuar edhe Kisha e  Shën Pjetër (Kishë Paleokristiane). 

Culture - Sharri Region

Gërmadhat e Kishës Shën Pjetri – Korishë

https://dtk.rks-gov.net/files/8802/1/01.JPG

KISHA KATOLIKE “ZOJA NDIHMËTARE” – PRIZREN

Prizreni si qytet i vlerave multikulturore, ishte edhe qendër kishtare. Sipas dokumenteve dhe njohurive, është qytet mjaftë i lashtë dhe qendër e parë katolike në vend. Historia e Prizrenit të sotëm, njihej qysh në vitin 485. Ipeshkëvi i parë i krishtërimit në vendin tonë, atë kohë ishte Paul – Pali. Pavarësisht trysnive, përndjekjeve dhe bindjeve, që nga koha Romake (deri në Ediktin e Milano-s 313)  por edhe gjatë pushtimit Otoman, Krishtërimi qëndroi i palëkundur në krijimin e identitetit tonë shumëshekullor kombëtarë. Martirizimet që u bënë në atë kohë, ishin faktorët dhe arsyet e lulzëzimit dhe organizimit të drejtë dhe të begatë i Krishtërimt, që ndikuanedhe në krishtërimin e botës slave në përgjithësi. Me kalimin e kohës dhe me ardhjen e krishtërimin në vendin tonë, u krijuan dhe Ipeshkëvitë e para që nga viti 1020, e deri në ditët tona. Ksha Katolike ZOJA NDIHMËTARE në Prizren, gjindet në zonën historike të Prizrenit, konkretisht në lagjen Qafë Pazari. Historia bindshëm tregon se ky objekt u ndërtua në vitet 1865 – 1870. Kisha Katolike Zoja Ndihmëtare, është ndër kishat më të vjetra në Kosovë. Poashtu, i ka përballuar përndjekjeve dhe stuhive të shumta të motit dhe kohës së sundimit të Perandorisë Osmane.  Në përiudhën kur ishte ndërtuar Kisha Katolike, ipeshkëv ishte Imzot Dario Bucciarreli (1827-1878). Në periudhën e Dario Buciarelli, ishte prift françeskan i lindur në Itali më 04.04.1827. Në fillim ishte ipeshkëv në  Pultit që shërbeu në vitet 1860-1864. Më pas, u emërua Arqipeshkëv në Shkup, por me seli në Prizren në vitin 1864. Vlen të përmendet që Dario Bucciarelli, përveç që ishte Arqipeshkëv në Shkup-Prizren, ishte dhe pjesëmarrës në Koncillin e Vatikanit (1869 -1870)  dhe pjesë marrës në Kuvendin e dytë të Arbërit (1871). Përveç që  ishte Aripeshkëv dhe baritor, ai merrej me shkrime dhe studime të ndryshme.  Gjithashtu, ka botuar dhe dy libra: Gramatika e Gjuhës Shqipe (Grammatica della lingua Albanese – 1858) dhe Udha e Kryqit – 1862. Ai kishte punuar edhe në përgatitjen e Lidhjes së Prizrenit, si dhe në shumë veprimtari tjera me karakter kulturor, shpirtëror, fetar dhe kombëtar. Me ardhjen e Imzot Bucciarreli në Prizren si Arqipeshkëv, filloi aksioni për grumbullimin e ndihmave, projekteve dhe mjetevepër ndërtimin e Kishës në Prizren. Pasi që, në atë kohë Kisha në Prizren ishte mjaftë e vogël, e dobët dhe nuk plotësonte kushtet, kërkesat dhe nevojat kishtare dhe të besimtarëve në atë kohë. Pas përfundimit shumë shekullor të Perandorisë Osmane, dhe me ardhjen e Perandorisë Austro-Hungareze në vendin tonë, iu besua leja për ndihmën, ndikimin dhe ndërtimin e Kishës. Në vitin 1838, ipas një raporti të J. Myller, mësohet se Kisha Zoja Ndihmëtare ishte shumë e vogël dhe si e tillë ishte rrënuar. Në hapësirën e rrënuar, isht vendosur sheshi për ekzekutimin e të të dënuarve me vdekje. Poashtu, në këtë raport tregohet se me gjasë Kisha Katolike Zoja Ndihmëtare është ndërtuar mbi gërmadhat e kishës ortodokse. Por kjo rezulton si e pa vërtetë dhe pa fakte shkencore. 

Fakte historike dhe ngjarje të tjera tregojnë realitetine vërtetë të ndërtimit të kishës Në vitin 1848, Perandoria Austro-Hngareze kërkoi që të happen shkollat shqipe, duke cituar që “Në shkolla, fëmijët duhet të mësojnë gjuhën Amtare).pranë Katedrales Zoja Ndihmëtare, është hapur Shkolla e Parë Shqipe në vitin 1889. Ndërsa, disa vite më vonë ëhstë hap edhe shkolla për vajza. 

Me hapjen e këtyre shkollave citohet kështu:  “Në hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, bashkë me atdhetarët në Prizren, punuan edhe klerikët përparimtarë shqiptarë me ipeshkvinë e Prizrenit”. Në Prizren, përveç Katedrales dhe selisë Ipeshkëvore, ishin edhe këto objekte me karakter fetar dhe arsimor: Rezidenca për seminare, Shtëpia e Famullisë, Kuvendi i Murgeshave, Shkollat, Shoqata dhe Organizata të ndryshme që mirreshin me aktivitete kulturore dhe fetare dhe Organizata Bamirësie. Në bazë të njohurive dhe dokumenteve historike në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizre,ruhen Reliktet (Eshtrat) e Shën Viktorit (emër në gj. Latine) apo Shën Nika (emër në gj. Greke).  “Emri i këtij shenjti në të dy gjuhët e ka kuptimin e emrit shqiptar Fitim (Fitimtar). Sipas dokumentit të dëshmisë së Imzot Bucciarielit eshtrat e Shën Viktorinit ishin nxjerrë nga varrezat në Ciriakë dhe ato ia kishte dhuruar atij, Sh. K. Propaganda Fide në vitin 1873 dhe janë të vendosura për nderim në Kishën Katedrale në Prizren nën eletrin e madh më 20 qershor 1875. Kutia është mbyllur dhe është përforcuar me vulën e argjipeshkvit, Imzot Dari Bucciarielit, me dyll. Konfirmimi i këtij dokumenti është bërë më vonë gjatë administrimit të Ipeshkvisë nga Imzot Smiljan Qekada, më 27 korrik 1963 dhe së fundi gjatë administrimit të Ipeshkvisë nga Imzot Nikë Prelës, më 10 dhjetor 1992”  Poashtu, në bazë të gjurmimeve që janë bërë në Katedralen e Prizrenit, portretet e Gjergj Kastriotit dhe të Janos Hunyadit, janë punuar nga piktori austriak Sincoëissnë vitin 1878 (Viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Diocèse de Prizren-Pristina — Wikipédia
Rizbulohet i restauruar Portreti i Gjergj Kastriotit në Katedralen ...

(Kisha Brenda)                                                     (Portreti i Gjergj Kastriotit)

Katedralja e sotme “Zoja Nihmëtare” në Prizren | www.drita.info ...
Kisha e Zojës Ndihmëtare - Prizren

KISHA KATOLIKE – ZOJA NDIHMËTARE PRIZREN

KISHA SHËN GJERGJI – SINODALE

Kisha e Shën Gjergji është  ndërtuar në vitin 1887, ndërsa këmbanarja e saj u ndërtua në vitin 1903. Objekti në fjalë gjindet  në pjesën e vjetër të qyteti, gjegjësisht në lagjen Qafë Pazar në Prizren. Përbërja arktitektonike e kishës është tri anijatëshe, e ndërtuar me gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa e këmbënares është ndërtuar me tulla të lidhur me llaç gëlqeror. Në pjesën e jashtme, objekti nuk është suvatuar, ku shihen qartë strukturat e mureve. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me pllaka plumbi. Objekti posedon dy hyrje. hyrja kryesore nga ana perëndimore dhe një hyrje nga ana jugore. Nga ana lindore ndodhet absida gjysmë harkore kurse nga ana  perëndimore dhe jugore pranë hyrjeve ndodhet streha e cila mbështetet mbi shtylla guri me prerje rrethore. Në pjesën lindore,gjindet altari në formë gjysmë harkore. Para altarit gjindet Naosi, i cili ndahet ndahet narteksi nga shkallët. Pjesa perëndimore e enterierit, gjegjësisht mbi portën hyrëse ndodhet galleria. Ndërsa në pjesën jugore dhe perëndimore nga altari gjinden Proskomodia dhe Diakomikoni. Përballë kishës së Shën Gjergjit, gjindet një kishë tjetër me emër Shën Gjergji Runoviç. Kjo kishë (Shën Gjergji Runoviç), ishte shfrytëzuar si objekt konsullate nga Rusia në shekullin XIX. Poashtu shërbente edhe për pritjen e mysafirëve (dmth si shtëpi apo konak). Pastrimi i kishës, Riparimi dhe pastrami  i gurëve të dëmtuar në mure, Rindërtimi i qemerëve dhe kupolës nga guri, Monitmi i druri,Instalimet e elektrike, Rindërtimi i enterierit, Rindërtimi i Konakut qendror dhe shtëpisë së mysafirëve në oborr të Kishës dhe Montimi i këmbanave të  kishës, janë investimet dhe restaurimet që janë bërë pas përfundimt të luftës në Kosovë.

File:St. George Church (Synod) in Prizren 03.jpg - Wikimedia Commons
Church of Saint George, Prizren - Tripadvisor

KISHA ORTODOKSE SHËN GJERGJI – PRIZREN

KISHA E SHËN PREMTËS – KISHA LEVISHKA

(R. ISLAM – XHAMIA E XHUMASË)

Zona historike e Prizrenit është një kopsht i gjelbëruar, në mesin e së cilit gjindet objekte të kultit dhe ato fetare që ngjasojnë me lulet që qelin në stinën e pranverës.  Në mesin e objekteve fetare në këtë zonë historike, është dhe KISHA E SHËN PREMTËS. Ky objekt fetar, ka prejardhje Bizantine. Janë dhënë mendime nga disa shkencëtarë, se Kisha e Shën Premtës është kishë paleokristiane shek. V-VI.. mbi të gjitha mendohet se objekti në fjalë u ndërtua mbi një objekt paleokristian. Sipas shkencëtarëve, supozohet se themelet e kishës, vihen mbi themelet e tempullit Pagan – Ilir (para erës sonë). Ky tempull ishte përkushtuar për hyjneshën ilire të plleshmërisë dhe lindjes Prema apo Premta. Në mesjetën e vonshme, gjegjësisht me ardhjen e e slavëve në . Kjo kishë u ndërtua në vitin 1306-1307, me mirtimin e mbretit Millutin.  Punët e përgjithshme dhe meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla dhe Astrapa. Stili i ndërtimit të kishës në fjalë, u pasurua me shprehje specifike me një arkitekture artistike, dhe një kombinim mes tilit Bizantin dhe atij të kishës së Rashkës.. Pas rindërtimit të kishës nga mbreti Millutin, serbët përdorën emrin e mëparshëm të kishës, por gjithashtu bënë përshtatjen e saj nga Shën Premta në Sveta Petka. Ndërsa emri Levishka, mori emrin në bazë të rrjedhës së Lumbardhit. (pasi që rrjedha e Lumbardhit bëhej në anën e mjtë objektit). Me pushtimin e trojeve shqiptare nga, Perandoria Osmane në vitin 1455-1459, dhe rënia e Prizrenit nën këtë Perandori, nga objekti kishtarë u shëndrrua në xhami. CUMA CAMI (XHAMIA E XHUMASË). Ky emërtim njihet edhe sot e kësaj dite në popull. Faltorja e re u ndërtua mbi planimetrinë e kryqit. Me luftën e parë Ballkanike 1912, ky objekt fetarë, u kthye përsëri në Kishë. Gjatë shëndrrimeve të shuma nga kisha në xhami dhe anasjelltas, objekti përjetoi disa ndryshme si:  U suvatuan muret e brendshme, u mbyllen disa dritare, u ndërtua Minarja mbi Kambanare etj. Ndërsa muret e brendshme të kishës janë të pasura me afreska. Shtresa e parë e afreskave i takon periudhës mesjetare Bizantine ku mbizotërojnë shqiponjat dykrenare. Në shtresat e mëvonshme, dominojnë kompozicionet me motive biblike dhe të personaliteteve nga dinastia e Nemanjidëve etj. Në fillimet e saj, kisha ishte trianiatëshe, gjatë rindërtimit të vitit 1306/7 iu shtuan edhe dy kupola me ç’rast formohen pesë aniatat. Atëherë u bënë edhe gërmime arkeologjike në objekt dhe oborr. Kohë pas kohe,janë bërë zjarre djeigie të objektit Brenda dhe jashtë tij. Mirëpo, menjëherë janë bërë ndërhyrje dhe restaurime të objektit dhe afreskave murale.  Është i vetmi objekt fetarë në Prizren, që u bë pjesë e UNESCO-s në vitin 2006.

Kisha Ortodokse e Shën e Premtes - Prizren
Bogorodica Church Stock Photos - Download 88 Royalty Free Photos
Church of Our Lady of Ljeviš | Prizren | Kosovo | OzOutback

KISHA SHËN PREMTA (LEVISHA – XHAMIA E XHUMASË)

TEQJA E TARIKATIT HALVETI

Teqja e Tarikatit Halveti, gjindet në zonën hisyotikr te Prizrenit, gjegjësisht në lagjen e Saraçhanes. Ndërtesa në fjalë i është e tipit sakrale Islame, dhe i përket tarikatit Halveti. Fjala Halveti, rrjedhë nga gjuha arabe Halëet – që do të thotë vetmi. Emrin e mori nga themeluesi i saj PIRI I MADH OMARU – L HALVETIU. Themeluesi i kësaj teqe në Prizren vdiq në vitin 1397/8 në Tabriz. Themelimi i Teqes Halvetive në Prizren lidhet ngushtë me Sheh Osman Babën. Nga të dhënat bibliografike tregohet se ai (saj PIRI I MADH OMARU – L HALVETIU) ishte nga Vlesha, fshat i rrethit të Peshkopisë në Shqipëri. Shkollimet e para i mori në Medresenë  Serez (Greqi), ku edhe është përcaktuar për rendin e halvetive. Pasi mbaroi shkollimin ai punësohet për të shërbyer në Xhaminë e Kukli-Beut në Prizren. Gjatë punës së tij 2/3 vjeçare bie në sy devotshmëria e tij si besimtar, mendjehollësia e tij, aftësia çudibërëse etj. Ka shumë gojëdhëna që na lidhin me punën çudibërëse të tij. Një e tillë tregohet më poshtë: 

Një pasardhëseje të Kukli-Beut i kishte humbur djali, për këtë ajo shqetësohet tej mase. Ajo për ta gjetur të birin bën çmos, por se gjen dot. Në një rast, nëna e dëshpëruar e qan hallin me Osman Babën. Ky i jep kurajë, duke i premtuar se do t`ia gjej djalin, kudo që të jetë ai, dhe me të vërtetë ashtu ndodhi; djali kthehet në shtëpi, shëndosh e mirë. Ajo në shenjë falënderimi i fali Osman Babës një shtëpi dykatëshe, të cilën ai e shndërron në teqe, e njohur si ,,Asitane saraqhane tekesi’’. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet 1418-1428. Edhe pse disa të dhëna historike na tregojnë se themelimi i kësaj tee ka ndodhur në vitet 1604 – 1713 Teqja ka bazë drejtkëndëshe, e mbuluar me kulm katër ujor me tjegulla tradicionale. Në pjesën lindore gjendet hajati i dekoruar me shtylla të gdhendura nga druri. Semahanja paraqet një ndërtesë karakteristike,. Brenda teqes janë disa dhoma të veçanta. Semahnja – Dhoma e lutjes, Tyrbja – ku janë varrosur udhëheqësit e Teqes (Shehlerët). Ndërsa oborri është i shtruar me kalldrëm , në mes të tij  është një krua mermeri dhe Brenda tij rrjedhë ujë. Enterieri i Teqes është i dekoruar me pllaka qeramike me motive florale dhe arabeska. Përveç enterierit të këtij objekti, në Samahane gjenden elementet origjinale të saj, veglat e punës dhe veglat muzikore.

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
Teqja e Saraçhanës | Instagram photos and videos
Images at Teqja e Saraçhanës Halveti on instagram
Historiku i Teqesë së Halvetive të Prizrenit (FOTO) - Gazeta e ...

TEQJA HALVETI – PRIZREN

TYRBJA E SHEHZADEUT NË PRIZREN

E ndërtuar në vitin 1582, njihet si Tyrbja më e madhe në Ballkan. E themeluar nga Sylejman Axhiz Baba, kjo tyrbe ka një histori 400 vjeçare që është përcjellë brez pas brezi deri në ditët e sotme. I takon tarikatit Saadi. Në këtë tyrbe, lutjet janë çdo here të pranishme nga njerëz të ndryshëm, duke thyer kështu autoritetin e heshtjes dhe së keqes. Shumë vizitorë vijnë këtu, luten, lënë monedha, për të cilat besojnë në ralizimine lutjeve dhe dëshirave të tyre. Karakteristikë e kësaj Tyrbe është, edhe lisi mijëravjeçarë që ndodhet përballë saj. Ky lis njihet me emrin Lisi i Axhis Babës, dhe si e tillë edhe Tyrbja e mori po  këtë emër. Sot Tyrbja në fjalë, vizitohet nga mijëra njerëz për arsye të ndryshme, dhe është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

11
Skeda:Rrapi Prizren6.jpg - Wikipedia

GURI I AXHIS BABËS

XHAMIA E SINAN PASHËS

E ndërtuar në vitin1615 nga Sofi SInan Pasha, kjo xhami ndodhet në zonën historike  të Prizrenit, gjegjësisht në qendër të qytetit. Sofi Sinan pasha shquhej si njeri i dijes, i shquar dhe person shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane. Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Pozita e mirë gjeografike dhe dominuese e xhamisë, forma e ndërtimit të saj, proporcioni ndaj kupolës, materialet dhe teknikat e ndërtimit, një enterier i mrekullueshm dhe dekorimet e pasura, Xhamia e Sinan Pashës pasqyron një ndër objektet më karakteristike në Prizren. Ky monument është  vendosur mbi një bazament të ngritur ku qasja nga rruga bëhet në anën veriore nëpërmjet shkallëve të gdhendura nga guri. Ka planimetri katrore me një nishë në pjesën jug-lindore që e bën xhaminë më specifike në krahasim me xhamitë tjera në Kosovë. Vlen të përmendet që xhamia është ndërtuar nga gurët lumorë të latuar, të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa nga ana e jashtme është veshur me gurë të gdhendur (të cilët supozohet që janë marrë nga gërmadhat e Manastirit të Kryeengjëjve). Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Në pjesën e sipërme ndodhet një Sherefe. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, i punuar prej guri. Ky hajat ka tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Poashtu, xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri paraqet një është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele, me kupolë të pikturuar me motive florale në tri faza. Fazat e para të pikturave murale u takojnë shekujve XVI-XVII të punuar me teknikën “al seko, ndërsa faza e tretë i takon periudhës së shekullit XIX të punuar në stilin Barok, ku mbizotërojnë motivet me ngjyrë blu. Enterieri në përbërje ka mahvilin, mimberin dhe mihrabin po ashtu të dekoruar me piktura me motive florale dhe dekorime plastike të punuara në gurë. Në pjesën veriore të xhamisë, pranë shkallëve gjendet një fontanë guri e dekoruar e cila shërben për abdes (ritual fetar) dhe shfrytëzim publik. Në pjesën jugore të xhamisë gjendet oborri i madh i rrethuar me mure nga guri. Sipas karakteristikave që ka xhamia,  i takon tipit të xhamive me nishë (Mihrab) dhe me Hajat (Portik) të ndërtuar prej guri, në të cilin gjendet edhe një mihrab. Deri në vitin 1912, Xhamia i shërbeu nevojave fetare. Gjatë kohës së luftërave Ballanike dhe Luftës së Parë Botërore xhamia u shfrytëzua nga ushtria serbe dhe bullgare si depo për municion. Xhamia e Sinan Pashës, pësoi një dëmtim të rëndë, me ç’rast u dëmtua rëndë Hajati i xhamisë në vitin 1919.  Mbështetur në gjurmët dhe dokumentet e vjetra, Xhamia si tërësi është restauruar disa herë, si pasojë e dëmtimeve që ka pasur ndër shekuj. Në vitin 1967, është formuar Enti për mbrojtjen e Monumentve dhe Përmendoreve. Nga ky vit, filloi përkrahja dhe përkujdesja e monumenteve të Kulturës dhe Fetare. 

Ndërsa në vitet 1968-69, pas një renovimi të thellë që iu ë objektit, Xhamia e Sinan Pashës shëndërrohet në një Muze të Dorëshkrimeve Orientale.  Gjatë viteve 1973-1978, bëhet konservimi i dhe restaurimi i pikturave murale. Ndërsa që nga viti 2003,  Xhami SInan Pasha, hapet tërësisht për besimtarët dhe shërbime të tjera fetare. Në vitet e fundit parashihet që të që të krijohen hapësira përcjllëse për dhe rekreative në kuadër të kompleksit të këtij objekti. 

Database of Cultural Heritage of Kosovo
Sinan Pasha mosque | Prizren | Kosovo | OzOutback
World Beautiful Mosques Pictures
Sinan Pasha Mosque

XHAMIA E SINAN PASHWS

NAMAZXHAHU

Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga gjuha persiane që do të thotë vend për falje (apo lutje). Në vitin 1455,  Prizreni ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Isa Beu, ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmetit. Poashtu, Isa Beu është  njohur për ndrtimin e Namazxhahut, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtarëve të Perandorisë Osmane në Prizren.  Vlen të përmendet që mjeshtri kryesor  dhe mbikqyrës  I këtij tempulli ishte Ahmed Çaushi. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhahu, ky tempull, përveç faljes nga ushtarët turq të asaj kohe, filloi të shërbente edhe për falje nga bujqërit që punonin tokat e tyre. Ndryshe në popull, Namazxhahu njihet edhe si Kërëk Camii, apo Xhami e thyer.Me përkrahje edhe të Komunës së Prizrenit, hartohet dhe implementohet projekti i restaurimit të Namazxhanut dhe parkut rreth saj. Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror. Nëpërmjet tri shkallëve ngjitet në platenë ku gjendet një mur me lartësi rreth 1 metër, ku është paraqitur nisha që e shënjon mihrabin. Në këndin e djathtë të murit gjendet minarja me bazë katrore dhe trung gjashtë këndor, të punuar nga gur të gdhendur. .

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

NAMAZXHAHU

Filed Under: Featured Tagged With: ARGJIRA (ARI) UKIMERI, objektet fetare, trashegimia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 224
  • 225
  • 226
  • 227
  • 228
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT