• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË NDAU ÇMIMET E VITIT 2019

December 7, 2019 by dgreca

-Çmimi Karriera gazetares Laura Konda, e cila mëse dy dekada ishte në Radion Zëri i Amerikës, dhe Adelheid Feilce, redaktore shumëvjeçare  e drejtoreshë në Radion gjermane Deutsche Welle/

-Për raportimin më të mirë të vitit 2019 në lëmin e ekonomisë është nderuar gazetari Vali Qyrfyçi, ndërsa çmimi Gazetari i Vitit iu nda gazetarit Tauland Koplikaj. Çmimi “Vangjush Gambeta” për gazetarinë audio vizuele në Shqipëri iu nda Donald Jorgoni, ndërsa për mediat e shkruara në Kosovë, gazetares së Koha Ditore, Saranda Ramaj, për Shqipëri Ledina Loga dhe për Maqedoninë e Veriut, Vedat Memedaliu/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari 

PRISHTINË-GJAKOVË, 7 Dhjetor 2019/ Gazetarja Laura Konda, e cila mëse dy dekada ishte në Radion Zëri i Amerikës,

është laureate e Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Në Cerifikatë theksohet se, “Çmimi “Karrira” i jepet gazetares Laura Konda gazetare me reputacion dhe ndikim në audiencën shqipfolëse. Përvoja e gjatë si redaktore, moderatore dhe reportere e veçon këtë profesioniste si përfaqësuesen e një shkolle të rferencave morale në gazetari.

Në zhanrin e intervistës me personalitete kombëtare  dhe ndërkombëtare, kjo gazetare jep shembullin e cilësishëm të gazetarisë aktive, asnjanëse  dhe besnike e interest publik.

Puna prej dy dekadash në radion “Zëri i Amerikës” përbën përvojën e saj më të suksesshme dhe marrëdhënien më të shkëlqyer  të gazetares në shërbim të audienës së pamatë.”

Gazetarja Laura Konda është shprehur se është e nderuar dhe se këtë çmim e lidhë me punën e saj mbi 20 vjeçare në Zërin e Amerikës.

“Në një periudhë shumë kritike për kombin shqiptar siç ishte lufta në Kosovë, në atë kohë Radio Zëri i Amerikës luajti një rol të madh fillimisht për lidhjen e familjeve refugjate të cilët kishin humbur kontaktet me të dashurit e tyre dhe për mua kjo ishte një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime si gazetare”, theksoi ajo.

Laureate e Çmimit “Karriera” të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë është edhe Adelheid Feilce, redaktoren shumëvjeçare  dhe drejtoreshë e programeve për Evropë në radion gjermane Deutsche Welle.

Ajo u shpreh se është shumë e nderuar sepse është një çmim që vjen nga mesi i kolegëve gazetarë profesionistë shqiptarë dhe shqipfolës. 

“Unë jam e huaj, nuk e kam gjuhën e nënës gjuhën shqipe prandaj jam posaçërisht e nderuar për këtë çmim nga bota me të cilën po merrem prej shumë dekadash. Unë këtë e marr edhe si stimulim për të vazhduar informimin sa më korrekt dhe transparent të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Adelheid Feilce.

Në veprimtarinë në Prishtinë, nga mesdita e të premtes së 6 Dhjetorit 2019, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI,  ka ndarë edhe çmimet “Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksander Çipa tha se ky është edicioni i 11-të i ndarjes së çmimeve “Vangjush Gambeta” dhe duke i falënderuar JTI kemi arritur që të organizojmë një garë të vërtetë të krijimtarisë gazetareske në lëmine e ekonomisë.

“Çmimet ndahen për shkrimet më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonia e Veriut si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë”, tha Aleksander Çipa.

Për raportimin më të mirë të vitit 2019 në lëmin e ekonomisë është nderuar gazetari Vali Qyrfyçi, ndërsa çmimi “Gazetari i Vitit” iu nda gazetarit Tauland Koplikaj.

Çmimi “ Vangjush Gambeta” për gazetarinë audio vizuele në Shqipëri iu nda Donald Jorgoni, ndërsa për mediat e shkruara në Kosovë, gazetares së Koha Ditore, Saranda Ramaj, për Shqipëri Ledina Loga dhe për Maqedoninë e Veriut, Vedat Memedaliu.

Ndarjes së çmimeve i ka parapri konferenca tematike “Ilegaliteti dhe legaliteti” ku pjesëmarrësit, mes të cilëve kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Berat Rukiqi,  kanë theksuar se ekonomia gri është armiku kryesor i zhvillimit ekonomik dhe kanë nënvizuar nevojën e realizimit të ligjeve dhe strategjive qeveritare në luftim të ekonomisë ilegale.

Gazetarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, mes të cilëve ishte edhe korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI – fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në vitin 2015, nga Prishtina kanë shkuar në Gjakovë dhe me këngët e Shkëlzen Jetishit – Xenit dhe orkestrës së tij ishin së bashku deri në mbrëmje.

ARKIV –GAZETA DIELLI, 13 NËNTOR 2015: Gazetarit Behlul Jashari Çmimi Karriera

-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ndan Çmimet në një veprimtari në Prizren/
PRIZREN, 13 Nëntor 2015/-Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës Dielli – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, është fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore.
Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku” kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm “Rilindjen”.
Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku” që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992.
Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.
Gazetari Behlul Jashari, duke pranuar çmimin u shpreh se ndihet shumë i nderuar që merr çmimin më të lartë të gazetarisë shqiptare, duke theksuar se para një çerek shekulli nisi raportimet për median në Shqipëri nga Kosova në rrethana të jashtëzakonshme dhe pjesë e atyre raportimeve ishte edhe reportazhi për “kufirin ndërshqiptar si mur, si fundi i botës”.
“‘Udhëtimi për në Prizren’, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt ‘Mollës së Kuqe’, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, erdhi edhe në Prizren, qytetin e Lidhjes Shqiptare, ku ndodhte diç e ngjashme si sot”, vijoi ai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ai reportazh është botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.
“‘Udhëtimi për në Prizren…’ ishte përsëri titulli i shkrimit që bëra për ATSH para takimit të parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës mbajtur në 11 janar 2014 pikërisht këtu në Prizren”, vijoi Jashari.
“Edhe sot të gjithë së bashku jemi në udhëtim për në Prizren, dhe do jemi”, theksoi Behlul Jashi dhe duke e përmbyllur fjalën u shpreh: “Ishte një rrugë shumë e gjatë. Edhe shumë e vështirë, sa njëra këpucë më ra sot në Prizren”.
Fitues të Çmimit Karriera janë edhe gazetarët e njohur prej dekadash Zenun Çelaj nga Kosova dhe Besnik Dizdari nga Shqipëria.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi sot në Prizren veprimtari në kuadër të 10 vjetorit të tij, ku në një ceremoni ku ishin ish presidentët Alfred Moisiu e Fatmir Sejdiu, si dhe ministri i Financavi i Kosovës, Avdullah Hoti, u ndanë çmimet vjetore
Karriera, Gazetari i Vitit, Çmimi Special. U bë edhe ndarja e çmimeve vjetore ”Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike. Në kuadër të veprimtarisë, u bë edhe nenshkrim i memorandumit të bashkepunimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë me Unionin e Gazetarëve të Preshevës.

Filed Under: Featured Tagged With: Bell Jashari-Unioni I Gazetareve-Çmimet-Laura Konda

MES DHIMBJES DHE FESTËS NË JACKSONVILLE

December 7, 2019 by dgreca

Mes dhimbjeve shpirtërore shqiptaret në Jacksonville Florida përkujtojnë diten e Flamurit , 107-të vjetorin e Pavarsisë dhe 7 vjetorin e themelimit të degës së Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA – 

Nga Lek Gjoka/

 Kombi shqiptar është teper i tronditur nga termeti katastrofik i 26 nëntorit në Shqipëri dukë shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të plagosur e mijëra të pa strehë . Sigurisht edhe ne shqiptarët e Diasporës së Amerikës jemi tejet të trishtuar prej kësaj tragjedia që i ndodhi kombit tonë.

Kjo fatkeqësi natyrore ndodhi vetem dy ditë para ditës së flamurit dhe ditëlindjes së Pavarsisë. Ishte teper emocionuese kur shihje forcat e armatosura dhe policinë ditën e 28 Nëntorit në krye të detyrës dukë kërkuar të mbijetuar në germadhat e pallateve megjithë dhimbjen e madhe nuk harruar të përkujtojnë simbolikisht ditën e flamurit dukë valëvitur flamurin kuq e zi. Ashtu edhe dega e Shoqatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra në Jacksonville Florida përkutoi mes dhimbjeve në “Marocu Shine” Ditën e Flamurit dhe 107 Vjetorin e Pavarsisë të shtetit shqiptar nga perandoria Osmane. 

      Kryetari i degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville si dhe nënkryetar i Federatës VATRA, z. Adriatik Spahiu dukë i falenderuar pjesmarrësit e shumtë që kishin ardhur edhe nga Orlando dhe Nju Jorku për të marrë pjese në ditën flamurit, të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 7 vjetorit të themelimit të degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville i ftoi të gjithë të pranishmit të ngriheshin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Zoti Adriatik Spahiu falenderoi të gjithë vatranët që kanë dhanë dhe po vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar në bashkimin e Diasporës Shqiptare të Jacksonvilles e në menyrë të veçantë vatranët Mersin Puci, Natasha Govani , Hasan Hakrama te cilëve edhe ju dha nga një çertifikatë mirënjohje .

Gjithashtu ai falenderoi nismen e disa shqiptarëve në Jacksonville Florida ku sebashku me degen e Federatës Pan Shqiptare Vatra të Jacksonvilles po punojnë për grumbullimin e ndihma financiare sipas mundësive që kanë për bashkatdhetarët tanë që kanë mbetur pa strehë dhe të stresuar nga pasojat e termetit të fundit në Shqipëri që shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur dhe mijëra të pa strehë . Pastaj ftoi këngëtaren e talentuar Armanda Akarxhiu që të ekzekutojë himnin kombëtar shqiptar dhe atë të Amerikan, e cila me një talent të rrallë i këndoi plot mjeshtëri dukë sjell mjaft emocione shpirtërore mes të pranishme. Me pas ajo foli plot dhimbje për tragjedinë e kombit shqiptar dhe së është e nderuar të japë edhe ajo kontributin e saj. Pas kësaj këngëtareje rradha i erdhi edhe këngëtarës së talentuar, mjeshtres të interpretimit të serenatave  korçare Eli Fara. Ajo u bëri thirrje dhe mbeshteti të gjithë të pranishmit në ndihmen financiare që duhet t’i japim sot shqiptarëve në Shqipëri. Megjithëse ishte dita e flamurit përkujtimi i ketij viti është një nder perkutimet e rralla që kurrë mos na ardhtë në derë me tragjedi të tilla,me humbje jete, me lot, dhimbje dhe trishtim por që gjithsesi perkujtimit i 107 vjetorit të Pavarsisë dhe 7 vjetorit të themelimit të degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra nga shqiptarët në Jacksonville shërbeu si urë bashkimi, ku megjithëse ne shqiptaret kaluam një tragjedi natyrore plot dhimbje por nuk u gjunjëzuam e si gjithmonë u ngritëm në këmbë edhe me të fortë, edhe me të bashkuar si bijte e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si nipat e mbesat e shenjtorës Nënë Terezës. 

Jacksonville Florida Dhjetor 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Lek Gjoka- Jacksonville-Feste die Dhimbje

VATRA-TE BASHKUAR SHEROJME ME SHUME PLAGE TE PASTERMETIT

December 7, 2019 by dgreca

FUSHATA E VATRES PER TERMETIN VAZHDON, JA DËRGESAT E FUNDIT/

Në Vatër vazhdojnë të vijnë ndihma monetare për tërmetin e 26 nëntorit në përgjigje të fushatës së hapur nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA me 30 Nëntor e në vijim.

Sapo morëm 500 dollarë nga bashkatdhetari Hasan Hakrama nga dega e Vatrës në Jacksonville, Florida, Fatos Mustafaj nga Nju Jorku dërgoi 300 dollarë, editorja e Diellit Rafaela Prifti dorëzoi 300 dollarë, bashkatdhetarja nga Nju Jorku Engjellushe Ymeraj dërgoi 300 dollarë, qytetarja amerikane me banim në Manhattan, NY, Joyce Zimberg dërgoi 75 dollarë, Tonin Mirakaj $100.00, Fatime Lleshaj 100 dollarë, Sokol Paja 100 dollarë, Arif Mata 100.00.

Pervec 83 mije dollareve qe grumbulluam me 30 nentor, Gjate javes ne moren 1,000.00 nga GJERGJ OPARI ME BANIM NE SAINT LOUIS, 200 dollare nga vatrani Ylli Dosku, 400 dollare nga vatrani, ish gazetar i Zerit et Amerikes Shaqir Salihu, Alfons Grishaj $500.00, Zef Balaj $ 1000.00(ditën e fushatës ishte në Detroit).
Po ashtu kontribuoi edhe studuesi Idriz Lamaj(100 dollare),Muhamet Omari(100 dollare), Zija Lepenica(50 dollare) etj., ndërkohë që bashkatdhetari Esat Likja nga Zvicra, i anëtarësuar në degën e Vatrës Hudson Vally, NY, derdhi në llogarinë e Vatrës $1000.00 për fushatën e Tërmetitnga Koco Sterjo prej Wiscansi, $100.00, nga  Fadil & Hedije Haliti $150.00 me banim ne Queens New York, nga Hanife dhe Tair Haliti nga Queensi, NY $ 100.00.

Ndërkohë që të tjera dërgesa priten të vijnë sipas telefonatave që janë bërë në Vatër gjatë javës.

I falenderojmë të gjithë. Fushata vazhdon. Vatra e ka bërë publik synimin e saj për të arritur shifrën 100 mijë dollarëve. Bashkohu dhe ti me VATRËN. Së bashku do ët shërojmë më shumë plagë! Dërgoje chekun në adresën tonë:

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

PS: Pay To:VATRA

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra-Fushata Vazhdon-dlaip Greca

Shoqata studentore shqiptare ne Harvard mbledh mbi $9000 per termetin

December 7, 2019 by dgreca

NGA DENI HOXHA/ Cambridge, MA 6 Dhjetor 2019 – Shoqata e Studentëve në Harvard organizoi një shfaqje të “Dear Albania” të Premten, 6 Dhjetor 2019. Ngjarja u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku. Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Nate dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është vetë i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation. 
Akoma nuk është vendosur ku do të shkojnë fondet. Në një deklaratë të Shoqatës së Studentëve të Harvardit, “Të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri. Ne po zhvillojmë diskutime me jo-fitime të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë.” 
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.

Filed Under: Featured Tagged With: Studentet e Harvardit-9 mije dollare-Deni Hoxha

ARTUR KICE-NJE NEKROLOGJI QE DUHEJ TE ISHTE SHKRUAR SHUME ME VONE

December 7, 2019 by dgreca

Nga Shpend Sollaku Noé /

Tanimë kurmi i tij iu përfshi nëntokës. Mbi të – fluturzat e akordeve të kitarës që nuk e shkulte nga dora. Edhe tani, që ishte afirmuar si avokat. 

U mbulua përgjithmonë ai trup i bukur. Kishte filluar të tronditej nga marteli automatik i kohës së përbindshme qysh në moshën 14 vjeçare. 

Atëherë, kur më shumë se gjithçka i duhej një top llastiku. Atëherë kur, për t’i “kalitur” këllqet, i vunë në kyçet e duarve prangat.

Që të mos shkruante më. Sidomos trakte nga ato armiqësoret: “Poshtë partia jonë”, “Rroftë SH.B.A.”, “Rroftë Italia”, “Rroftë bretëresha e Anglisë”, “Poshtë…”, “Poshtë…”, … Trakte që i hodhi në pika të ndryshme, edhe pranë kryqëzimit midis një kinkalerie, postës së vjetër, hotelit “Myzeqeja” dhe dyqanit të këpucarëve.

Imagjinoni panikun e atyre që e raportuan, të atyre që nisën të merren urgjent me hetimin e kësaj gjendjeje aspak të zakonshme, të “ekspertëve” që u morën me përcaktimin e autorit të atyre pusullave, duke u nisur si gjithmonë nga ekspertiza e mësuesve apo drejtorëve të shkollave, që mund të përcaktonin shkrimin e kujtdo, sipas kaloigrafisë së hartimeve apo të diktimeve.

Nuk mund të përshkruhet saktësisht se ç’heq një adoleshent pas hekurave,në moshën kur nisin t’i ngjiten qiellit ëndrat. Por mund të hamendësohen pasojat e privimit të lirisë së tij. Sidomos në pjesën e padukshme të njeriut, atë të shpirtit. Pa lënë mënjanë pasojat në trup të një trajtimi mizor brenda mureve.

Dhe qe ai, trupi, që e tradhëtoi Arturin. Pak e nga pak, por në mënyrë të vazhdueshme. Ai trup që nuk arriti t’i bindet shpirtit. Në një luftë të vazhdueshme. Një sërë betejash me gjithë forcën e mundur.

Betejën e fundit, atë më të rëndësishmen, – për jetën – e fituan plagët e vjetra, ato që e kishin zanafillën në qelinë e errët të adoleshencës.

Në kësi rastesh zakonisht të gjithë shpëtojnë shpirtin e të kallurit nën dhe.

Artur Kice shpirtin e tij e shpëtoi së gjalli, me dashamirësinë e vështrimit të drejtuar edhe atyre që i masakruan adoleshencën.

Sa herë që ishim takuar bashkë, apo në mesazhet e herëpashershme në socialet, nuk kisha arritur të shquaja urrejtje tek ai djalë. Ideja e tij për hakmarrjen ishte kjo: Kemi arritur të shpagojmë vuajtjet tona vetëm duke u bërë më të zotë sesa persekutorët tanë.

Sikur donte t’u thoshte: Ej, jam këtu lart. Ndërsa ju po baltrave mbetët.

Në atë baltë të ngjizur prej dheu e gjaku. 

Filed Under: Featured Tagged With: Shpend Sollaku Noe'-Nje kronike- qe duhej te isthme shkruar-Artur Kice

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 290
  • 291
  • 292
  • 293
  • 294
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT