• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I’ll miss so many things about my grandfather…

October 19, 2019 by dgreca

By Noah Mrnacaj/

For those of you who may not know me, I’m Noah Mrnacaj, Marashi’s oldest grandson.

On behalf of our whole family, I would like to thank you all for coming today to pay your respects to my grandfather and his life. I think the number of people not only here today, but who have shown support over the past few days, is indicative of the kind of man my grandfather was. It is truly overwhelming. 

This is the first speech I’ve ever given, and when I began to think about what I wanted to say about my grandfather I didn’t know where to begin. He was my hero and summarizing how I feel about him in a short speech is impossible.

My grandfather was a very special person, not just to me but to everyone who crossed paths with him. He was a humble and selfless man who went through his life always helping others. He had a heart of gold and his home had an open door. Most importantly, he was a man of great faith and was one with the Lord. There wasn’t a day that went by that my grandfather didn’t pray the rosary. 

Earlier this year, an injury kept me out of work for a few months- I can’t begin to tell you how much of a blessing this was and how grateful I am because it gave me the opportunity to spend countless hours with him. It was incredibly heartbreaking to watch my grandfather slowly decline but his strength, his gratitude, his humor, and his faith was so inspirational and a joy to witness during such a difficult time. 

I’m so thankful to have had Tata and I’m thankful I was able to live so close and do so many things with him for over 35 years. One of my favorite memories is bringing my grandfather to this church for mass on Sundays. I was so, so proud to walk in here with him. Sunday lessons from him were the best- We once spoke about how scary it could be to be an entrepreneur and start a business. When my grandfather first invested in Real Estate he was told it was a big risk and a big mistake. My grandfather followed his heart, remained strong in his faith through prayer, and as a result his business flourished, and he was able to help so many of his loved ones financially thereafter. He encouraged me to follow my dreams too and he always pushed me to be my best.

My grandfather taught me to love everything about life- the ups and downs and everything in between. The good times were to be loved and the hard times were to be appreciated- because it’s in the hard times that you learn valuable lessons and you gain strength as he had in his life.

I’ll miss so many things about my grandfather. I’ll miss his phone calls inviting me over for my grandmother’s freshly made kachimak. I’ll miss visiting to find him pruning his vegetable garden or fixing things around the house with the most precise care and love. I’ll miss when I’d sleepover and my grandfather would turn on the living room TV volume on full blast at 7am. An hour later, I’d be greeted in the bedroom with his face peeking in to check if I was still sleeping- meanwhile I had been awake for the past hour thanks to him! I’ll miss hearing him call my Aunt Lucy “Lushi”, telling my Aunt Vera to “Sharrap”, and telling Aunt Lisa’s daughter Sophia that she was his favorite (but, we all know we were all equally his favorites). I’ll miss listening to his great storytelling and his contagious laugh after telling one of his many great jokes.

My life began with my grandfather bringing me home when I was born, and his life ended with me watching him take his last breath. Tata was absolutely THE most amazing grandfather I could have ever asked for. He loved our grandmother Mrija with his whole heart and their dedication to each other and their family was a precious gift to witness and something to be envious of. He cherished his children and he adored every one of his grandkids, loving each of us unconditionally. He was the happiest when he was surrounded by his family. When I introduced him to my now fiancé, he was absolutely overjoyed to see his family getting even bigger than it already was. Even as he declined, my grandfather’s face would light up when he would see us together. It was such a blessing to experience this with him. 

The head of our family is no longer with us and we will no doubt feel his absence. Although he lived to the great age of 93, there is no amount of time with him that would have been enough and nothing that could have prepared us for this loss. But we are strengthened in knowing he is no longer in pain and is now in a place more amazing than the best possible day here on Earth. This is just a temporary goodbye and I know we will see him again.

As I put together all these memories of my grandfather the common theme and his greatest lesson to us of all is LOVE. My grandfather taught us to love hard, love the good times, love the bad times, and most importantly to love each other no matter what. May we honor my grandfather by doing our best to keep his most profound lesson of love at the forefront of our lives. 

I love you Tat. Watch over us, and may you rest peacefully in the Lord’s arms until we meet again…

Filed Under: Featured Tagged With: Noah Mrnacaj-my grandfather-Marash Mrnacaj

Festivali i 29të Shqiptar në New York Organizohet me 17 NENTOR

October 19, 2019 by dgreca


Me 17 Nëntor 2019, në sallën e artit të Lehman College, do të mbahet Festivali i 29të Shqiptar në New York, i organizuar nga Qendra Kulturore Nena Tereze, Kisha “Zoja e Shkodres”. 
Në njoftimin e përcjellë nga Kisha Zoja e Shkdrës shkruhet: “Nëpermjet këtij Festivali, mundohemi të pasqyrojmë sa më shumë ngjyrat e bukura të traditës dhe kultures sonë, dhe t’i përcjellim ato tek fëmijet tanë. “
 
Mos e humbni rastin që të përjetoni krenarinë e të qenurit shqiptar. Kjo veprimtari tërheq më shumë se 3 mijë pjesmarrës. Klikoni mbi flayer që të merrni informacionin e duhur.

Filed Under: Featured Tagged With: 17 Nentor-Festivali 29-Shqiptar

KALENDAR-PARA 40 VITESH, NËNË TEREZA NOBELISTE

October 17, 2019 by dgreca

KALENDAR-PARA 40 VITESH, NËNË TEREZA NOBELISTE/

-Për ngjarjen e madhe për shqiptarët e botën të 17 Tetorit 1979 gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante: U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA-LAUREATE/

-“Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare…” Fjalët e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë, të shënuara në “Rilindja”, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë  Behlul Jashari

PRISHTINË, 17 Tetor 2019/ Ngjarja e madhe për shqiptarët e botën ndodhi para 40 vitesh – në 17 Tetor 1979. “U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 Tetor 1979, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

 Në 10 Dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në “Rilindja”, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 Shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

***

Fjalimi i Nënë Terezës në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe – (teksti i plotë shqip dhe video)

E shenjta Nënë Tereza nderohet me Çminin Nobel për Paqe më 10 dhjetor 1979. Ajo mban një fjalim shumë të bukur në ditën e dorëzimit të Çmimit, i cili është transkriptuar dhe postuar në web faqen zyrtare të Çmimit Nobel. Nënë Tereza ka mbajtur edhe një fjalim të nesërmen, më 11 dhjetor 1979, që quhet kumtesa apo ligjerata e Nobelit. Me fjalë tjera, janë dy fjalime të Nënë Terezës, njëri i quajtur Fjala me rastin e Pranimit të Çmimit (Acceptance Speech) i mbajtur më 10 dhjetor, kurse i dytë është Kumtesa e Nobelit (Nobel Lecture) i mbajtur më 11 dhejtor.

Më poshtë e gjeni Fjalimin e plotë të Nënë Terezës në gjuhën shqipe me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe, i mbajtur më 10 dhjetor 1979.

Ta falënderojmë Zotin gjithë së bashku për këtë rast të bukur, në të cilin së bashku mund ta shpallim haren e shpërndarjes së paqes, haren e dashurisë mes njëri-tjetrit dhe haren e njohjes se të varfërit ndër më të varfër janë vëllezërit dhe motrat tona.

Me që jemi mbledhur së bashku këtu për të falënderuar Zotin për dhuratën e Paqes, ju kam dhënë të gjithëve Lutjen për Paqe të shkruar shumë vite më parë nga Shën Françesku i Asizit, për të cilën mrekullohem se si ai duhet të ketë ndjerë po të njëtjën nevojë për të lutur sikurse ne sot. Shpesoj se e keni të gjithë këtë letër me lutje. Le ta lusim së bashku:

O Zot, më bëj të jem mjet i paqes Sate:
ku ka urrejtje, bëj ta sjell dashurinë,
ku ka fyerje, bëj ta sjell faljen,

ku ka mospajtim, bëj ta sjell bashkimin,
ku ka dyshim, bëj ta sjellë fenë,
ku ka gabim, bëj ta sjell të vërtetën,
ku ka dëshpërim, bëj ta sjell shpresën,
ku ka pikëllim, bëj ta sjell gëzimin,
ku ka ërrësirë, bëj ta sjell dritën,


O Zot,

bëj që unë të mos kujdesem
të jem i ngushëlluar, por të ngushëlloj,
të më kuptojnë, por t’i kuptoj të tjerët,
të më duan, por t’i dua.

Sepse,  

duke dhuruar, fiton;
duke falur, e fiton faljen;
duke vdekur, e fiton jetën e amshuar.

Amen.

Zoti e ka dashur aq shumë botën, sa që e ka dhuruar Birin e vet, një virgjëre, të Lumes Virgjërës Mari, e cila kur e pranojë në jetë, menjëherë shkon me shpejtësi për t’iu dhurar të tjerëve. Pse e bëri ajo këtë gjë? Ajo ka bërë vetëm punën e shërbëtores, ashtu thjeshtë. Ajo thjeshtë ka shpallur gëzimin e dashurisë së shërbimit. Jezusi të do ty, më do mua, Ai e ka dhënë jetën për ne. E sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo për Të, na tha: duaj, ashtu si Unë të kam dashur ty, ashtu si të dua tani dhe ashtu si duhet të duam, të duam (të tjerët) duke dhuruar. Sepse Ai e ka dhënë jetën për ne. Ai vazhdon të jep jetën, vazhdon të dhuron në këto momente gjithkund, në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Nuk ishte e mjaftueshme për Të të vdiste për ne, por Ai donte që ne ta duam njeri-tjetrin, që ne ta shohim Atë tek njëri-tjetri. Ja pse Ai thoshte: Lum të pastërit në zemër, sepse do ta shohin Zotin.

Që të jemi të sigurtë që e kemi kuptuar çfarë donte të na thonte, ai tha se në çastin e vdekjes do të gjykohemi sipas asaj që kemi bërë për të varfërit, për të uriturit, për të zhveshurit, për të pastrehët, sepse ai është i urituri, i zhveshuri, i pastrehu; e jo vetëm i urituri për bukë, por i uritur për dashuri, jo vetëm i zhveshur prej rrobave, por i zhveshur nga dinjiteti njerëzor, jo vetëm i pastrehë për një dhomë për të jetuar, por i pastreh për shkak se është i harruar, është jo i dashur, është i braktisur, duke qenë askushi për askënd, duke harruar çfarë është dashuria njerëzore, çfarë është prekja njerëzore, çfarë është të jesh i dashur nga dikush. Dhe thotë: Çfarëdo që keni bërë për njerin ndër këta vëllezërit e mi, ma keni bërë mua. 

Është aq e bukur për ne të bëhemi shenjtë për këtë dashuri, sepse shenjtëria nuk është luks vetëm për disa, por është një detyrë e thjeshtë për secilin prej nesh, e përmes kësaj dashurie ne mund të bëhemi të shenjtë. Për këtë dashuri për të tjerin, unë sot e pranoj këtë shpërblim. Unë personalisht jam e padenjë. Unë e kam pranuar varfërinë që të mund t’i kuptoj të varfërit. Unë e kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Porse unë jam mirënjohëse dhe shumë e lumtur për të pranuar këtë çmim në emër të të uriturve, të zhveshurve, të pastrehurve, të gjymtëve, të verbërve, të leprozëve, në emër të gjithë atyre njerëzve që ndjehen të papranuar, jo të dashur, të braktisur, të përjashtuar nga shoqëria, njerëz që janë bërë barrë për shoqërinë dhe janë të përbuzur nga të gjithë.

Në emër të tyre e pranoj çmimin. Dhe jam e sigurtë që ky çmim do të sjell një dashuri mirëkuptimi mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo është ajo që Jezusi ka inzistuar aq shumë, kjo është arsya pse Jezusi erdhi në tokë; të shpall lajmin e mirë të varfërve. Përmes këtij çmimi dhe përmes të gjithë neve këtu të bashkuar, po iu shpallim lajmin e mirë të varfërve, duke ju thënë se Zoti i do ata, se ne i duam ata, se ata janë dikush për ne, se ata janë të krijuar me të njëjtën dorë të dashur të Zotit, që të duan e të jenë të dashur. Njerëzit tanë të varfër janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz shumë të dashur, ata nuk kanë nevojë për mëshrën dhe keqardhjen tonë, ata kanë nevojë për dashurinë kuptuese. Ata kanë nevojë për respektin tonë; ata kanë nevojë që ne t’i trajtojmë me dinjitet. Unë mendoj se kjo është varfëria më e madhe që e përjetojmë, që para nesh kemi ata që mund të vdesin për një copë buke, por ata vdesin me dinjitet. Asnjëherë nuk mund ta harroj kur e kam marr një njeri nga rruga. Ai ishte i mbuluar me krimba; e vetmja pjesë e pastër e trupit të tij ishte fytyra. Kur e sollëm këtë njeri në shtëpinë për të vdekur, ai na e tha vetëm një fjali: Unë kam jetuar si kafsh në rrugë, por po vdes si një engjëll, i dashur dhe i pranuar. Ai vdiq në mënyrën e mrekullueshme. Ai shkoi në shtëpi te Zoti, sepse vdekja s’është tjerë përpos kthimi te Zoti. Pasi ai u kënaq me këtë dashuri,  të qenët i dëshiruar (pranuar), të qenët i dashur, të qenët dikush për dikë në momentin e fundit; kjo i solli gëzim në jetën e tij.

E ndjejë që një gjë duhet ta bashkëndaj me ju të gjithë; shkatërruesi më i madh i paqes sot është vaji i fëmijëve të pafajshëm të palindur. Sepse, nëse një nënë mund ta vras fëmijën në kraharorin e saj, çfarë na ndal ty dhe mua që ta vrasim njëri-tjetrin? Madje edhe në Shkrimin e shenjtë është e shkruar: po edhe nëse nëna do të harroj fëmijën e vet – unë nuk do t’iu harroj – unë ju kam të shkruar në shuplakën e dyrve të mia. Edhe nëse nëna do të harroj, por sot miliona fëmijë të palindur vriten. Dhe ne nuk flasim asgjë për këtë. Lexojmë në gazeta për numrat e atij dhe këtij të vrarë, për shkatërrime të ndryshme, por askush nuk flet për ata miliona të vegjëlish që kanë qenë të ngjizur për të njëtën jetë sikurse ti dhe unë, për jetë me Zotin. Ne nuk flasim, ne kemi lejuar të ndodh kjo. Për mua, kombet që kanë legalizuar abortin, janë kombet më të varfërat. Ata kanë frikë nga një fëmijë, ata janë të frikësuar nga fëmijët e palindur dhe ata duhet të vriten, sepes ata nuk donë të ushqejnë një fëmijë më shumë, të edukojnë një fëmijë më shumë, dhe fëmija duhet të vdes.

Në këtë vend po ju pyes, në emër të këtyre të vegjëlve, a nuk ishte një fëmijë i palindur që e njohu praninë e Jezusit ndër ne, kur Maria kishte shkuar në vizitë te kushurira e saj Elizabeta. Ashtu siç e lexojmë në Ungjill, kur Maria vjen në shtëpinë e Elizabetës, fëmija në barkun e saj, kërceu prej gëzimit dhe e njohu Princin e Paqes. Kështu edhe ne sot, të vendosim për të shpëtuar çdo fëmijë, çdo fëmijë të palindur, t’iu japin një shanks që të lindin. Kjo është ajo çka ne po bëjmë, po luftojmë abort pas aborti, dhe Zoti i mirë e ka bekuar punën me aq bukuri sa që kemi shpëtar mijëra e mijëra fëmijë dhe mijëra prej tyre kanë gjetur shtëpi ku i duan, i pranojnë dhe kujdesen për ta. Ne kemi sjellur shumë gëzim tek ato shtëpi ku nuk kishte fëmijë. Sot, ju kërkoj Lartëmadhërive Tuaja këtu të pranishme prej vendeve të ndryshme, të lusim që të kemi kurajo për t’i përkrahur fëmijët e palindur, t’iu japim këtyre fëmijve mundësinë për të dashur dhe për të qenë të dashur, dhe unë mendoj se me hirin e Zotit ne do të mund të sjellim paqe në botë. Ne e kemi një mundësi këtu në Norvegji, ju keni bekimin e Zotit, ju mund ta bëni shumë mirë këtë. Porse unë jam e sugurtë se në familje dhe shumë prej shtëpive tona, nuk jemi të uritur ndoshta për një copë buke, por ndoshta dikush në familje është i padëshiruar, i padashur, i braktusur, i harruar; aty nuk ka dashuri. Dashuria fillonë në shtëpi. Dhe Dashura për të qenë e vërtetë duhet të dhembë.

Kurrë nuk e harroj një fëmijë të vogël, i cili më ka dhënë një mësim të mrekullueshëm. Ai kishte ndëgjuar se në Kalkutë, fëmijët që i ka Nënë Tereza, nuk ka sheqer për t’iu dhënë. Ky fëmijë, pjesëvjeçar hindu, shkon në shtëpi dhe ju thotë prindërve të vet: unë nuk dua të ha sheqer për tri ditë, sepse dua t’ia jap sheqerin Nënë Terezës. Sa shumë mund të jap një fëmijë! Pas tri ditësh ai e bie sheqerin në shtëpinë tonë. Ishte një fëmijë që mezi e shqiptonte emrin tim, por ai duante me dashuri shumë të madhe, ai deshi deri në dhimbje. Kjo është ajo që dua të ju këshilloj, të duani tjetrin derisa ajo të dhembë. Mos harroni që ka shumë fëmijë, shumë burra e gra që nuk kanë atë që ju keni. Mos harroni t’i duani ata derisa në dhembje.

Para disa kohësh, e kjo do të ju duket shumë e çuditshme, por unë e kam sjell te Zoti një fëmjë nga rruga. Unë mund të shoh në fytyrën e fëmijes së ai është i uritur. Zoti e di për sa ditë ai nuk kishte ngrënë. I jap atij një pjesë të bukës dhe ai fillon ta ha buken duke e thërmuar trosha-trosha. I them, haje bukën, haje bukën. Ai më shikon e më thotë: kam frikë ta ha bukën, sepse kam frikë që kur të përfundojë do të jam i uritur prapë. Ky është realiteti dhe aty e gjejmë madhështinë e të varfërve.

Një mbrëmje vjen një zotëri në shtëpinë tonë dhe më thotë se është një familje hindu me tetë fëmijë, e cila nuk ka ngrënë asgjë prej ditësh. Bëj diçka për ta. Marr pak orizë dhe shkoj menjëherë. E gjejë të ëmën me ata fëmijë, të cilët ju shkëlqenin sytë nga uria e madhe. Ajo e merr orizin nga dora ime, e ndan në dy pjesë dhe del jashtë. Kur kthehet e pyes, ku ishe? Çfarë bëre? Ajo më përgjigjet: Ata kanë qenë të uritur po ashtu. Ajo e dinte se i afërmi i parë, një familje muslimane, ishte e uritur.

Ajo që më mahniti më shumë nuk ishte pse ajo iu dhurojë një pjesë të orizit, por që në vuajtjen e saj, në urinë e saj, ajo e dinte se dikush tjetër ishte i uritur, dhe ajo pati guximin të (bashkë) ndajë, të bashkëndajë dashurinë. Kjo është ajo që dua të them: dua që t’i duani të varfërit e kurrë mos iu ktheni shpinin të varfërve, sepes kur e ktheni shpinën të varfërve ju keni kthyer shpinën Krishtit, sepse ai e bëri vetveten të uritur, të zhveshur, të pastreh, në mënyrë që ti dhe unë të kemi mundësi ta duam Atë. Sepse ku është Zoti? Si mund ta duam Zotin? Nuk mjafton që t’i them Zotit të dua, por, o Zot, të dua këtu. Unë mund të shijojë këtë (ushqim), por e dhuroj. Mund të ha sheqerin, por e dhuroj atë. Nëse do të qënroja këtu për ditë e natë, do të mahniteshit për veprat e bukura që njerëzit i bëjnë, që bashkëndajnë gëzimin e dhurimit.

Sot, lutja ime për ju është që e vërteta të sjell lutjen në shtëpitë tona dhe nga thellëia e lutjes do të mësojmë të besojmë se tek te varfërit e gjejmë Krishtin. Dhe kur të arrijmë vërtetë të besojmë, do të fillojmë t’i duam. Ne do të duam (tjerët) krejt në mënyrë natyrore, spontane, e do të përpiqemi të bëjmë diçka. Në fillim në shtëpitë tona, pastaj tek i afërmi im i parë në vendin tim dhe në fund në mbarë botën. Le të bashkohemi të gjithë në këtë të vetmen lutje: o Zot, na jep guximin t’i mbrojmë fëmijët e palindur, sepse fëmija është dhurata më e madhe e Zotit që i dhurohet familjes, kombit dhe mbarë botës. Zoti ju bekoftë!

Transkripti i fjalimit të plotë të Shenjtës Nënë Tereza i mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe. Aula e Universiteti të Oslos, Norvegji, më 10 dhjetor 1979. Përkthimi i Rev. “DRITA” ka pasur për bazë fjalimin origjinal anglisht, i postuar tek web faqja zyrtare e Çmimit Nobel:

https://www.nobelprize.org/nobel_prizes/peace/laureates/1979/teresa-acceptance_en.html

Filed Under: Featured Tagged With: Kalendar- nene Tereza- Nobel Prize

Kosova, gjenocidi në Ruandë dhe tregtarët shqiptarë të armëve

October 17, 2019 by dgreca

Nga Ramadan GJANA/DIELLI/

As 25 vite nuk u mjaftojnë viktimave, xhelatëve dhe mbarë shoqërisë njerëzore, për të harruar dhe fshirë gjakun e masakrave gjenocidale.

Humanizmi si vlerë dhe kategori morale me origjinë hyjnore, krahas kujtesës njerëzore, ashtu si “fantazma e Bankos”, do të përndjekin përjetësisht xhelatët në udhëtimin e tyre të përgjakshëm deri në fund-jetë.

Më 7 prill 2019 u përkujtua 25-vjetori i fillimit të Gjenocidit të Tutsi-ve të Ruandës.

Si studiues dhe specialist i Afrikës dhe Mesdheut, kam qenë gjithnjë i joshur dhe i ndjeshëm ndaj fatit tragjik të Tutsi-ve të Ruandës. Ndaj dhe kam lexuar e studiuar pothuajse gjithë literaturën ekzistuese, si dhe raportet e organizatave ndërkombëtare e atyre të pavarura, që trajtojnë e dëshmojnë krimet dhe masakrat e kryera ndaj Tutsi-ve në Ruandë.

Por si intelektual dhe bir i një populli të masakruar ndër shekuj nga armiqtë e tij historikë, jam tronditur thellë kur kam mësuar se edhe shteti dhe shtetarët shqiptarë të asaj kohe rezultojnë fajtorë dhe ndihmës-xhelatë në gjenocidin e tmerrshëm të Ruandës.

Gjenocidi ndaj Tutsi-ve i vitit 1994 zgjati tre muaj dhe la pas, sipas burimeve të ndryshme, ndërmjet 800 mijë dhe 1 milion viktima.

Pothuajse 90 % e popullit “Tutsi” të Ruandës u shfaros nga urrejtja e gjakatarëve “Hutu” të Juntës së kohës në pushtet, që sikurse nazistët, projektoi dhe zbatoi “zgjidhjen përfundimtare të problemit Tutsi”.

Për të zbatuar këtë projekt gjenocidist, të gjitha institucionet shtetërore të Ruandës u vunë në dispozicion të kriminelëve, që, për t’i zënë viktimat e tyre në grackë, ngritën barrikada në çdo rrugë e rrugicë të qyteteve dhe fshatrave.

Madje as objektet e kultit nuk shërbyen si mburojë për viktimat, pasi shumica e Tutsi-ve të pafajshëm u vranë dhe u dogjën për së gjalli nëpër kishat e Ruandës, ku ishin strehuar me shpresë se aty do të gjenin shpëtim.

Fatkeqësisht, raportet dhe dëshmitë tregojnë se në shumicën e rasteve priftërinjtë bashkëpunonin me xhelatët…

250-300 mijë gra, vajza të reja, përfshirë këtu dhe fëmijë të mitur, u përdhunuan nga trupat ushtarake, para-ushtarake si dhe ato të komitetet e civilëve Hutu (Interhahamwe), para se të masakroheshin. Madje ideologjia raciste urdhëronte çdo Hutu që t’i përdhunonte viktimat Tutsi para vrasjes.

Për shumë ushtarakë, diplomatë, intelektualë dhe specialistë të Afrikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, gjenocidi i Tutsi-ve shënon një nga barbaritë më të turpshme e më të përgjakshme të historisë së njerëzimit. 

Atëkohë, ekzistonte baza ligjore për një ndërhyrje efikase ushtarake, që do ta kishte pamundësuar gjenocidin. Por Komuniteti Ndërkombëtar bëri qorrin dhe shurdhin, madje arriti deri aty sa i tërhoqi trupat paqeruajtëse që kish dërguar më herët në Ruandë, duke lënë atje vetëm një kontigjent afrikan me 500 ushtarë gjithsejt ; “paqeruajtës” këta të OKB, nën drejtimin e gjeneralit kanadez Roméo Dallaire. Ky ushtarak ishte dërguar në Ruandë qysh në vitin 1993, në bazë të Rezolutës nr. 872 të KS të OKB.

Por pavarësisht se ndërkombëtarët në Ruandë, personalisht gjenerali Dallaire, si dhe agjensitë e huaja, njëkohësisht paralajmëruan se Junta e xhelatëve Hutu po përgatiste shfarosjen e Tutsi-ve, Kombet e Bashkuara nuk e zgjeruan mandatin e ndërhyrjes së kaskave blu për ta pamundësuar gjenocidin!?!

Vetëm një muaj pas fillimit të masakrave, më 17 maj 1994, Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi rezolutën nr. 918, që impononte “Embargon” mbi armët me destinacion Ruandën. Kjo Rezolutë theksonte shprehimisht detyrimin “… që të gjitha shtetet të parandalojnë shitjen ose dorëzimin në Ruandë, nëpërmjet territorit të tyre, ose nëpërmjet shtetasve të tyre, ose me anije që përdorin flamurin e tyre, apo avionët që kanë shtetësinë e tyre, të të gjitha llojeve të armatimeve dhe materialeve të ngjashme, duke përfshirë armë dhe municione, automjete dhe pajisje ushtarake, pajisje policore, paraushtarake dhe pjesë rezervë…”.

Koha tregoi me fakte se shumë shtete nuk e respektuan këtë embargo, duke filluar nga Franca, (njëri nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB).

Atëkohë, Franca e konsideronte atë pjesë të Afrikës si zonën e saj ekskluzive të influencës dhe e vlerësonte luftën për mbijetesë të “Forcave Patriotike Ruandeze të gjeneralit Paul Kagame” (Tutsi) si produkt i një “komploti anglo-amerikan” me synim fundor pakësimin e ndikimit dhe prezencës franceze në Afrikë.

Embargoja formale jo vetëm që nuk i ndaloi, por i nxiti trafikantët e armëve të përfitonin e të furnizonin ilegalisht xhelatët Hutu për të realizuar masakrat mbi Tutsi-të. Kësisoj, trafikantët u përdorën nga shtete të ndryshme për ta shkelur Rezolutën e OKB që kishin miratuar vetë.

Faktet rrëqethëse treguan se edhe Shqipëria nuk mbeti pas në ndarjen e këtij turpi…

***

Michal Zak, një gazetar i mirënjohur investigativ, që ka publikuar disa libra dhe artikuj për luftën në Ruandë, shkruan: “Së pari e dëgjova nga një fotograf izraelit. Ai kishte qenë tetë herë në Ruandë dhe i kishte parë armët me sytë e vet. Gjeta raportime se armët në fjalë ishin ngarkuar në aeroportin Ben Gurion. Lista e zbuluar nga Amnesty International përfshinte armë të vogla që Izraeli i kishte kapur në luftën e vitit 1973, si dhe armë të prodhimit sovjetik e kinez, që ishin ngarkuar në Tiranë nën mbikëqyrjen e oficerëve izraelitë…

Shumë prej avionëve që transportuan ngarkesat ishin britanikë, dhe, pavarësisht embargos së OKB, ngarkesat vijuan edhe në Maj-Korrik të vitit1994, në kulmin e masakrave.

Sipas dokumenteve të Ministrisë Ruandeze të Mbrojtjes, shtatë dërgesa me municione të lehta erdhën nga Izraeli nëpërmjet Shqipërisë, në periudhën Prill-Korrik 1994, në drejtim të paramilitarëve që kryen gjenocidin…”.

Kjo është vetëm një prej shumë dëshmive që provojnë se qeveria shqiptare e asaj kohe, përveç shkeljes enigmatike të embargos ndaj ish-Jugosllavisë, ka dërguar armë edhe në Ruandë, ku armatimet dhe municionet e depove shqiptare kanë shërbyer për vrasje masive.

Të dhënat më të sakta u publikuan në vitin 1999, kur autorët Brian Wood dhe Johan Peleman botuan librin “The arms fixers” (“Matrapazët e Armëve”).

Në librin e tyre dhe duke u bazuar në dokumente e prova faktike, autorët raportojnë ndër të tjera: “Shtatë ngarkesa të mëdha me armë të lehta, me vlerë 6.5 milion dollarë, fluturuan nga Tirana dhe Tel Avivi ndërmjet gjysmës së Prillit dhe gjysmës së Korrikut 1994, për të furnizuar forcat e milicisë Hutu dhe ato paraushtarake, që po kryenin gjenocidin, madje ky trafik vazhdoi edhe gjatë kohës që mediat botërore po raportonin masivisht për ngjarjet e përgjakshme”.

Sipas hulumtimeve dhe raporteve sekrete të ndryshme (që tashmë janë bërë publike), së paku tre herë armatimi shqiptar ka shkuar në duart e kriminelëve “Hutu”, (një herë para miratimit dhe dy herë pas miratimit të rezolutës nr. 918 të Këshillit të Sigurimit!).

Shoqëria angleze Mil Tec Corporation, duket se ka shërbyer si sekser ndërmjet palëve të trafikut të armëve, ku përfshihej edhe shteti shqiptar. Madje burimet theksojnë se furnizimet provohen ndër të tjera edhe nga itineraret, borderotë dhe policë-ngarkesat e fluturimeve, që janë zbuluar në Ruandë dhe Kongo, e që janë si më poshtë vijon:

  • Më 9 maj 1994: automatikë, municione, mortaja. Shuma 1.023.840 $. Origjina: Tirana. Destinacioni: Goma (Republika Demokratike të Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.
  • Më 18-20 maj 1994: automatikë, municione, mortaja, raketa RPG. Shuma: 1.074.549 $. Origjina: Tirana. Destinacioni: Goma (RD e Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.
  • Më 13-18 korrik 1994: municione, raketa. Shuma: 753.645 $. Origjina: Tirana, drejt Kinshasa. Destinacioni: Goma (RD e Kongos). Furnizuesi: Mil Tec Corporation.

Asokohe, aeroporti i Goma-s në Kongo, qytet që ndodhet në zonën kufitare me Ruandën, ishte totalisht nën kontrollin e ushtarakëve francezë, të cilët siguronin kalimin e armatimit tek kriminelët Hutu në Ruandë (më vonë, një komision i posaçëm i OKB vuri në dukje rolin e aeroportit të Goma-s dhe të Francës në furnizimet e armëve).

Këto furnizime e kanë vendosur Shqipërinë direkt, apo tërthorazi, në krah të gjenocidistëve, e kjo pavarësisht se më 12 maj 1955 vendi ynë kishte firmosur Konventën e OKB të vitit 1948 për “Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit!”.

Andaj, megjithëse kanë kaluar 25 vjet, shteti shqiptar detyrohet të publikojë emrat e zyrtarëve politikë dhe ushtarakë të asaj kohe, që morën vendimin për të shitur armët dhe municionet e sipërpërmendura!

Në kohët kur kombi shqiptar konsiderohet nga shumë studiues të huaj si viktimë e politikës gjenocidiste serbe dhe greke, trafiku i armëve nga Shqipëria drejt Ruandës e damkos me një njollë të zezë e të pashlyeshme imazhin ndërkombëtar të vendit tonë, sidomos në Afrikë.

Tashmë mbarë bota e ka mësuar qëndrimin shembullor të Mbretërisë Shqiptare dhe personalisht të Mbretit Zog në mbrojtje të hebrenjve para shpërthimit të LDB. Por edhe pas shpërthimit të LDB e deri në mbarim të saj, në jetësim të këtij procesi e qëndrimi humanist shteti shqiptar ideoi dhe miratoi akte dhe vendime shpëtimtare për mbrojtjen e hebrenjve… Përvojë pozitive kjo që do të duhej të kish shërbyer si vijë sjelljeje në politikën dhe praktikën e shtrirë dhe zbatuar doemos edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, në të cilat kurrsesi dhe për asnjë arsye “shtetërore”, shteti shqiptar nuk duhej të ishte rreshtuar në krah të trafikantëve të armëve që ushqenin gjenocidet dhe krimet kundër njerëzimit.

Për fat të keq, shqiptarët ende po i paguajnë me pasoja të rënda “faturat” e mungesës së përgjegjshmërisë, parimeve dhe vlerave, thjesht për shkak të interesave okulte, qëndrimeve dhe (mos)veprimeve të padenja të shtetarëve, sikurse edhe në rastin e Ruandës.

Sot kushdo mund ta verifikojë këtë realitet duke vizituar vendet e Afrikës Qendrore dhe Lindore, ose duke shfletuar faqet e raporteve dhe dosjet mbi këtë tragjedi ngjethëse, ku emri i Shqipërisë rreshtohet me germa turpi si bashkëfajtore në gjenocidin ndaj Tutsi-ve.

Ndaj kuptohet që mjaft shtete afrikane, duke iu ndajshtuar edhe dobësisë ulëritëse të derisotshme të diplomacisë kosovare, minimalisht, kanë marrë vendime të njëanshme, rast pas rasti e në dakortësi, për të mos e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: gjenocidi në Ruandë- tregtarët shqiptarë, Ramadan Gjana-Kosova

DITA E PARE E SHKOLLES SHQIPE NE TAMPA BAY

October 15, 2019 by dgreca

SHKOLLA SHQIPE “VATRA” NË TAMPA BAY FLORIDA HAPI DYERT PËR VITIN SHKOLLOR  2019-2020/

Nga Ndue Gjekaj/ DIELLI

 Në qytetin Clearvater- Florida në praninë e mësuesëve, prindërve dhe nxënësve, dega e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës” Vatra” ne Tampa Bay,oganizoi ceremoninë e celjes së vitit të ri shkollor 2019-2020.  Në ceremoninë e hapjes morën pjesë dhe mjaft veprimtarë e aktivistë të organizatave shoqërore që veprojnë në Tampa,mësues,atristë etj.

Gjatë ceremonisë festive të fillimit të shkollës shqipe, fjalën përshëndetëse e mbajti Z.Tasim Ruko, kryetari i degës së Vatrës i cili uroj trinomin mësues-nxënës e prindër për celjen e vitit të ri për mësimin e gjuhës shqipe. Në vijim përshëndetën Mësuesja Mimoza Traga njëhkosisht dhe anëtare e bordit të Vatrës,e cila falenderoi të gjithë të pranishmit e vecanarisht degën e Federatës Pan shqiptare të Amerikës “VATRA” në Tampa-Clearwater,për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për mbarëvajtjen e shkollës, Alida Kallaixhi dhe Haki Veliu që aktivizohen për herë të parë si mësues pranë kësaj shkolle, si dhe disa prindër, si :Gentjana Zizolli,Ardiana Naqo etj. Pastaj për fëmijët u shpërndanë bluzat me simbole kombëtare nga antari i bordit të degës Vatrës zoti Endri Filipi,dhe librat e reja të cilat u siguruan nga konsullja e ambasadës shqiptare në SHBA zonja Eva Dora. Fëmijët kënduan e recituan shqip dhe në fund, u shtrua një drekë modeste , e përgatitur për të gjithë të pranishmit e sponsorizuar ashtu si dhe herë të tjera nga Z.Klarenc Novaku.

  • PER ME SHUME FOTOGRAFI NA NDIQNI NE FACEBOOK dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Shkolla Shqipe- Tampa-Vater- Tasim Ruko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 304
  • 305
  • 306
  • 307
  • 308
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT