• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NIS PUNËN QEVERIA ME 21 MINISTRI E KRYEMINISTRIT HARADINAJ

September 11, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës e kryeministrit Ramush Haradinaj zhvillon mbledhjen e parë në ditën e pranim-doëzimit të detyrës/

1 Haradinaj Mustafa

-Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës e fillimit të punës në ditën e parë si kryeministër takimin e parë e zhvilloi në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Greg Delawie/

1 dorezimi i detyres

-Ambasada e SHBA: Ne presim që të punojmë me qeverinë e re për të avancuar progresin e Kosovës për të mirën e gjithë qytetarëve të saj/

1 Haradinaj amb B E

-Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit/

1 Haradinaj-sekretaret

-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në axhendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike/

1 Haradinaj-Veseli

-Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës edhe më parë rreth 100 ditë, i zgjedhur në 3 dhjetor 2004/

-Nisin punën edhe 21 ministritë e Qeverisë së Kosovës, bëhet pranim dorëzimi i detyrave/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 11 Shtator 2017/ Mbledhja e parë e Qeverisë së Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj zhvillohet sot në orën 18:00, në ditën e marrjes së detyrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i zgjedhur në 9 shtator 2017, mori sot detyrën nga kryeministri në largim, Isa Mustafa, i zgjedhur në 9 dhjetor 2014.Në ceremoninë shtetërore të zhvilluar me këtë rast Haradinaj dhe Mustafa parakaluan para rreshtimit të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës te ndërtesa kryesore e Qeverisë pran Sheshit Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Prishtinë.Pritja ka vazhduar në Zyrën e Kryeministrit, ku Mustafa i ka uruar sukses kruet të ri të qeverisë së Kosovës dhe mes shtrëngimit të duarve i ka dorëzuar edhe një raport të punëve të kryera deri tani gjatë mandatit.Kryeministri i zgjedhur Ramush Haradinaj, emri i të cilit tashmë ishte i shkruar në hyrjen e zyrës së tij, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen.Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës e fillimit të punës në ditën e parë si kryeministër takimin e parë e zhvilloi në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Greg Delawie.Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie biseduan për përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së axhendës qeverisëse.Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në dinamizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi dhe në avancimin e qeverisjes së mirë, konsolidimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike për Kosovën. Kryeministri Haradinaj theksoi se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat është jetike.Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën si dhe për krijimin e institucioneve të reja, dhe shprehu besimin në punën e përbashkët për avancimin e përparimit të Kosovës në të mirë të qytetarëve të saj.Në një deklaratë të dërguar, Ambasada e SHBA-ve mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe uron Kryetarin e Kuvendit Veseli, Kryeministrin Haradinaj, dhe ministrat dhe zyrtarët shtetërorë të sapoemëruar.“Ne presim që të punojmë me qeverinë e re për të avancuar progresin e Kosovës për të mirën e gjithë qytetarëve të saj”, thekson deklarata.Më tej shtohet se, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën në shtegun e saj drejtë integrimeve Euro-Atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik, dhe normalizimit të marrëdhënieve rajonale.

“Qytetarët dëshirojnë institucione shtetërore që punojnë për ta, një qeveri me duar të pastra, dhe një udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare për të shtyer përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj. Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës – në Qeveri dhe në Kuvend, përfshirë partitë opozitare – që të respektojnë votuesit që i zgjodhën duke i marrë këto parime si udhërrëfyes”, përfundon deklarata e  Ambasadës së SHBA në Kosovë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti poashtu sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.
Ambasadorja Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.
Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell biseduan për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.Ambasadori O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në axhendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike.Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës në Qeverinë e Kosovës, priti në takim edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke i dhënë mbështetje në punë dhe angazhimet e përbashkëta të institucioneve të vendit.Kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e reja të Kosovës do të përshpejtojnë proceset në të cilat ndodhet vendi, në veçanti në vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit, në forcimin e qeverisjes së mirë, zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të rrugës së integrimeve euro-atlantike.Kryeministri Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të përmbushur aspiratat e vendit.

Gjatë ditës së sotme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ushtruesi i detyrës së ministrit në largim,  Emanuel Demaj i dorëzoi detyrën ministrit  Behgjet Pacolli, i cili është edhe zëvendëskryeministër i parë. Ministri i ri i Financave Bedri Hamza mori detyrën nga ministri i deritanishëm Agim Krasniqi. Ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha, i dorëzoi detyrën ministrit të porsazgjedhur,  Abelard Tahirit. Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ministrja Vlora Dumoshi i dorëzon zyrtarisht detyrën ministrit të ri, Kujtim Gashi. Ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismaili pranoi detyrën e re nga ministri në detyrë Imet Rrahmani.  Rrustem Berisha pranon detyrën e ministrit të FSK-së nga ministri i deritanishëm Haki Demolli. Në orët në vijim bëhen edhe pranim-dorëzimet tjera të detyrës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës takoi edhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, me të cilët bisedoi për një dinamikë të re qeverisëse.

Kryeministri Haradinaj në bashkëbisedim me sekretarët e përgjithshëm theksoi rëndësinë e operacionalizimit të programit qeverisës 2017-2021 dhe kërkoi nga ta angazhim të plotë në përmbushjen e të gjitha detyrave qeverisëse.

Qeveria e Kosovës e kryeministrit Ramush Haradinaj ka 5 zëvendësministra, 4 prej tyre shqiptarë, e 21 minitra, 16 prej tyre shqiptarë. Sebët kanë 1 zëvendëskryeministër dhe udhëheqin 3 minitri, ndërsa komunitetet tjera pakicë 2 ministra.

Derisa vazhdonte të vononte konstituimi i Kuvendit në seancën e nisur në 3 gusht e të përfunduar në 7 shtator, si dhe zgjedhja e qeverisë së re të Kosovës, qeveria e zgjedhjeve të para tre viteve zhvilloi në 30 gusht 2017 mbledhjen e 154-të, të fundit të saj – të tetën të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të nëntën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit me mocion mosbesimi.

Mbledhja e qeverisë në detyrë pikërisht dy muaj pas zgjedhjeve, në 11 gusht, u mbajt edhe me disa ministra të rinj të emëruar nga kryeministri Mustafa, i cili njoftoi ndryshimet në kabinet pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

U bë e ditur se, ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mbledhja e 2 gushtit mund të ishte e fundit e qeverisë në detyrë, pasi për një ditë më pas ishte ftuar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pas së cilës mund të zgjidhej qeveria e re, por seanca vetëm nisi dhe mbeti e papërfunduar për më shumë se një muaj, pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat poashtu ishin të parakohshme.

 

Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës edhe më parë rreth 100 ditë, i zgjedhur në 3 dhjetor 2004. Është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës nga Tribunali i Hagës. Në 29 nëntor 2012 u shpall  i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.  “Më në fund, pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës”, theksonte deklarata e Ben Emmerson në emër të ekipit mbrojtës.

Në 10  korrik 2014, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte  pjesë e regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, para seancës konstituive të 17 korrikut.

“Pas 10 vjetësh, sot u çertifikova për herë të dytë në mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Sigurisht se ishte përjetim i veçantë, pas një periudhe të gjatë, me plot sfida, që kaluam unë, familja dhe Kosova. Ky moment shënon edhe një pikënisje të re për të gjithë ne, në rrugën dhe synimet e përbashkëta për Kosovën evropiane”, shprehej me atë rast Haradinaj.

Ai vlerësonte se, “Kosova ka shënuar të arritura, është shtet i pavarur, por shtetit dhe pavaresisë sonë i duhet rend, ligj, zhvillim, sovranitet dhe integrim”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, nis nga puna, Qeveria e Haradinaj

Trump Remembers September 11th Attack Victims

September 11, 2017 by dgreca

 

President Donald Trump and first lady Melania Trump stand for a moment of silence to mark the anniversary of the Sept. 11 terrorist attacks, on the South Lawn of the White House, Monday, Sept. 11, 2017, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Donald Trump is, for the first time as president, leading the nation in remembering the September 11 attacks on New York and Washington in 2001.

Trump marked the 16th anniversary of the worst act of terrorism on U.S. soil in a ceremony at the White House, with a moment of silence at 8:40 a.m., the time when a first airliner hijacked by al-Qaida terrorists crashed into the World Trade Center in New York. A second jet hit the second WTC tower 23 minutes later, and the huge skyscrapers collapsed in flames and smoke soon afterwards.

Trump will also attend a remembrance ceremony later Monday morning at the Pentagon, which was hit and badly damaged by another of the four commercial jets seized on that fateful day. Early Monday, an American flag was unfurled down the side of the building.

Vice President Mike Pence will travel to Shanksville, Pennsylvania, where another hijacked plane crashed into a field. It is believed passengers tried to regain control of the aircraft once they realized their knife-wielding captors intended to steer it toward Washington for another attack, aiming for either the Capitol or the White House, and that the hijackers crashed the plane rather than surrender.

Everyone aboard all four hijacked aircraft died on September 11, 2001. Including mass casualties in New York City and a heavy loss of life at the Pentagon, the attacks killed a total of about 3,000 people.

The Islamist militant named by U.S. investigators as “the principal architect” of the 2001 attacks,” Khalid Sheikh Mohammed, was captured in Pakistan early in 2003 and is held at the U.S. military prison in Guantanamo Bay, Cuba. The September 11 plot had been approved in advance by al-Qaida leader Osama bin Laden, who was shot to death by U.S. commandos in May 2011, during a raid on a walled compound in Pakistan where he was hiding

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Attack Victims, Trump Remembers September 11th

KRYETARI I VATRËS, I INTERESUAR PËR FAMILJET VATRANE NË FLORIDA

September 10, 2017 by dgreca

-Z. Dritan Mishto, Kryetar i Vatrës, gjatë të gjithë këtyre ditëve ka mbajtur kontakte me kryetarët e degëve në Florida për të mësuar vatranët dhe familjet e tyre gjatë kalimit të Uraganit “IRMA”/

1 dritaniKryetari i Vatrës z. Dritan Mishto gjatë të gjithë këtyre ditëve të situatës së krijuar nga Uragani”IRMA” në Shtetin e Floridës, ka qenë në kontakt me kryetarët e degëve të Vatrës atje si dhe me shumë vatranë. Në bisedat telefonike që ai ka zhvilluar me nënkryetarin e Dederatës Vatra, z. Adriatik Spahiu, Tasim Ruko, Kolec Ndoja, Florisiana Ahmetaj Metollari, si dhe me vatranë në Fort Lauderdale,Tampa-Clearwater,Jacksonvielle,Orlando. Z.Mishto është interesuar për gjendjen e familjeve vatrane dhe masat e marra për të t’iu shmangur pasojave nga uragani IRMA. Interesimi i Kryetarit Mishto ka vazhduar edhe diten e Hene, 11 shtator, per te mesuar pasojat dhe gjendjen e familjeve vatrane dhe te mbaré komunitetit shqiptar atje.

1 irma2

Uragani Irma e ka goditur të dielën pjesën e ulët të vendit Florida Keys në Shtetet e Bashkuara dhe më pas ka lëvizë rrugës përgjatë Gjirit të Floridës, për në bregun e Meksikës, afër qendrave të banuara, siç janë Tampa dhe St. Petersburg.Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara, tha se fuqia e stuhisë fillimisht ishte intensifikuar, e klasifikuar në kategorinë 4, pak kohë pasi pjesa e stuhisë me erërat më të fuqishme, i sulmoi ishujt në Florida Keys, afro 25 kilometra në juglindje të lokalitetit, Key West.Shpejtësia e erërave në castin e goditjes ishte edhe mbi 210 kilometra në orë, por me vonë u ulën deri në 130 klm/orë.Zyrtarët kanë raportuar dëme të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province. Më shumë se 35 milionë njerëz u paralajmëruan nga autoritetet për rrezikun e uraganit. Pas largimit nga Key West, uragani lëvizi drejt brigjeve perëndimore të Floridës, duke prekur zonat më të populluara në Naples, Fort Myers dhe drejt qytetit Tampa. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit. Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Mbi 1 milion banesa dhe biznese u njoftuar se nuk kanë energji elektrike.

Meteorologët presin që uragani të kalojë përgjatë bregdetit perëndimor të Floridas për në veri. Atje autoritetet janë në gjendje të posaçme alarmi. Më parë ato qenë përgatitur vetëm për pasoja të mundshme të Irmas, tani mund të preken direkt. Veçanërisht i madh është shqetësimi për dallgët e mëdha të baticave. Bob Buckholm, kryetari i bashkisë së Tampas në Bregdetin Perëndimor thotë se nuk ishin goditur drejtpërdrejt nga një uragan prej më shumë se 90 vjet.

USA Hurrikan Irma in Florida (Reuters/C. Barria)

“Ne jemi të vonuar. Çdo vit stërvitemi sikur do të na godasë uragani. Jemi të shqetësuar për dallgët e mëdha të baticave, duam që njerëzit të largohet nga zonat e dallgëve të mëdha. Do të kemi një natë të gjatë, të vështirë”.

Megjithë kursin e pritur të uraganit përgjatë Bregdetit Perëndimor – për bregdetin lindor dhe qytete të mëdha si Miami nuk ka sinjal se rreziku kaloi: meteorologët thonë se Irma është kaq i madh, sa edhe ata do të preken nga uragani.

Për më shumë se një milion familje është ndërprerë energjia elektrike. Në Florida janë ngritur më shumë se 500 strehime emergjence. Guvernatori Rick Scott pati paralajmëruar me forcë se stuhia është vdekjeprurëse.

“Shteti ynë nuk ka parë kurrë diçka të tillë. Miliona banorë do të ndiejnë pasoja të ndieshme, me dallgë vdekjeprurëse baticash dhe erëra kërcënuese për jetën”.

Guvernatori u dha urdhrin e angazhimit të 7.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridas. Nga Gardat e tjera Nacionale janë në gatishmëri rreth 30.000 vetë për të dhënë ndihmën e tyre në Florida.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Kryetari i Vatres, Uragani „Irma“

Mbi 50 mijë shqiptarë, përballë uraganit “Irma”në Florida

September 7, 2017 by dgreca

8C862D0D-5335-4808-B864-A818BCD506E0_w1023_r1_s21443021_10155580952427357_493680775_nhurricane-irma-could-test-floridas-private-flood-insurance-market-2017-9irma-TAPalm trees buckle under winds and rain as Hurricane Irma slammed across islands in the northern Caribbean on Wednesday, in Fajardo, Puerto Rico September 6, 2017.  REUTERS/Alvin Baez

-Nuk ka vend për panik por as nuk duhet nënvlerësuar/

Nga Lek Gjoka/

Që nga viti 1928 asnjëherë nuk ka ardhur një stuhie kaq e fuqishme në Florida si uragani Irma që do përshkoje gjithë shtetin nga jugu në Key West , Miami deri në veri të shtetit në Jacksonville, Fernandina Beach dhe pastaj do të përplaset në Savannah Georgia dhe Charleston South Carolina.Guvernatori i shtetit të Floridës Rick Scott në konferencën e shtypit në Jacksonville se bashku me kryetarin e Bashkisë Lenny Curry kërkuan nga qytetaret e Floridës në Zonat A dhe B ku fuqia e stuhisë është shumë e fuqishme të largohen drejt zonave me të sigurta ose në vendqëndrimet e caktuara nga organet shtetërore .Gjithashtu guvernatori Scott tha se duhet marre seriozisht evokimi sepse shteti ka aftësinë të ndërtoje shtëpinë por jo jetën e humbur.

Edhe kryetari i Bashkisë së Jacksonvilles iu bëri thirrje që të përgatiten për përballimin e kësaj stuhie ku uragani  Irma do të jetë edhe me e fuqishme se uragani  Matthew. Të gjithë të jenë vigjilentë dhe të largohen nga zonat e rrezikshme afër bregdetit si dhe lumenjve si dhe çdo qytetar duhet ta kuptojnë së kur të vijë stuhia policia dhe shteti nuk ka asnjë mundësi që të ju vijë në ndihmë. Me shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme janë mbyllur edhe shkollat ne gjithë shtetin e Floridës

Edhe energjia elektrike është problemi i radhës ku miliona qytetarë te Floridës do të ngelin pa energji për disa ditë , që varet nga dëmtimet e erërave të fuqishme të uraganit Irma.

Në shtetin e Floridës jetojnë mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë ku pjesa me e madhe janë stabilizuar dhe janë bërë një me qytetaret e tjerë të Floridës sidomos brezi i ri . Dukë parë që kombet e tjera janë të bashkuar rreth një ombrellë ndjehem keq që akoma ne shqiptarët jemi të përçarë . Megjithëse ka disa shoqata shqiptare por që nuk kam aspak mundësinë që ti bashkojnë shqiptaret për shumë arsye te ndryshme.

Gjithsesi iu bëj thirrje që mijëra e mijëra shqiptare si unë që jetojmë në Florida të jemi në kontakte të vazhdueshme me median amerikanë te cilët pasqyrojnë ne kohe rekord çdo lajm nga autoritetet shtetërore që të dalim me sa me pak dëme nga ky uraganin i fuqishëm dhe të mos e nënvlerësojmë por të jemi të bashkuar si para ashtu edhe pasi uragani Irma te jete larguar.

Jacksonville Florida

7 Shtator 2017

Filed Under: Featured Tagged With: Lek Gjoka, perballen, Uragani"Irma' 50 mije shqiptare

27 Vite-Republikë me Kushtetutë, drejt Referendumit për Pavarësi

September 7, 2017 by dgreca

Kosova para 27 viteve: Republikë me Kushtetutë, drejt Referendumit për Pavarësi/

1 Rugova

-Ngjarje të rëndësishme të Kosovës të më shumë se çerek shekulli/2 Kuvendi

PRISHTINË, 7 Shtator 2017-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës para më shumë se çerek shekulli – 27 viteve, në 1990, pas Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të 2 Korrikut, të shpallur në Prishtinë, u rimblodh në qytetin jugor të Kaçanikut në 7 Shtator dhe miratoi Kushtetutën e Kosovës të saposhpallur Republikë, në seancën që u pasua edhe me Referendumin e deklarimit për Kosovën shtet Sovran dhe i pavarur në  funshtatorin 1991, të mbajtur me vendimin e Kuvendit, në marrëveshje me subjektet politike kosovare.1 Iliaz Ramajli

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates së atëherëshme.1 Kushtet

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në bisedat që kam zhvilluar.

3 Kuvendi

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.4 Kuvendi

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi në 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, shprehet Ilaz Ramajli.4 Agimi Marjani

Deklarata e Pavarësisë e 2 Korrikut u pasua me Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, Referendumin e 26 deri 30 shtator 1991, në të cilin për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim. Në Referendum dolën 914.802 veta – 87,01 për qind e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.

Referendumi u pasua me zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, të 24 majit 1992. Raportimet e korrespondentit tash edhe të Gazetës DIELLI, me lidhje telexi – e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH në Kosovë.

Në 2 Korrik 2015 në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mbajt seancë solemne dhe u vendos e shkruar në mermer Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 për pavarësinë e Kosovës, pranë Deklaratës së Pavarësisë të 17 Shkurtit 2008 të Kosovës shtet i njohur deri sot nga 114 shtete anëtare të OKB-së.

Në përkujtim të ngjarjeve historike është shfaqur edhe filmi dokumentar i seancës së Kuvendit të Kosovës të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në 2 Korrik  dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës në 7 Shtator 1990.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por njihej në botë si “shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës” për pothuaj një dekadë, ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Kosova e lirë nga qershori 1999, prej vitit 2001 deri para nëntë viteve, ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova para 9 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në  9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e GJND-së.

Zhvillime tjera të rëndësishme brenda nëntë viteve të pavarësisë ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, pikërisht para pesë viteve – në 7 shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive të pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, të cilat ishin të gjashtat në liri, të tretat në shtetin e pavarur, ndërsa janë mbajtur edhe zgjedhje të tjera – lokale, të cilat në këtë vit zhvillohen në 22 tetor.

 

 

 

VATRANËT NGA SHBA NË SHTËPINË KU U SHTYP DHE U PËRKRAH DEKLARATA E 2 KORRIKUT E  KUSHTETUTA E  7 SHTATORIT 1990, U ORGANIZUA REFERENDUMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS I 26-30 SHTATORIT 1991…

 

Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e vizitoi në 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku ishin edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj.

Gjatë vizites, së bashku vatranët nga SHBA dhe korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI – organ i Vatrës, Behlul Jashari, përkujtonin se, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në përurimin e Shtëpisë-Muzeut të Pavarësisë së Kosovës në 23 dhjetor 2002 theksonte: Në këtë shtëpi u shtyp dhe u përkrah Deklarata e Pavarësisë së Kosovës (e 2 Korrikut 1990),  Kushtetuta e Republikës (e 7 Shtatorit 1990) dhe u organizua Referendumi për Pavarësinë e Kosovës më 1991 (26-30 shtator).

Pastaj u nxor dokumenti i tri opcioneve nga të gjitha partitë politike të trojeve shqipare, u organizuan zgjedhjet e para parlamanetare – presidenciale më 1992 (24 maj) dhe aktet e tjera…Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës…

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosova para 27 viteve: Republikë, me kushtetute

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 483
  • 484
  • 485
  • 486
  • 487
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT