• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Katër futbollistë të kombëtares marrin nënshtetësinë shqiptare

July 19, 2015 by dgreca

Tre vëllezërit Ajeti: Arlindi, Albiani, Adonisi ashtu si dhe Berat Xhimshiti janë dekretuar me dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani./
Katër futbollistët shqiptarë që janë të rritur dhe luajnë për skuadra të Superligës zvicerane, kanë marrë së fundmi nënshtetësinë shqiptare dhe janë pajisur më pasaporta të Shqipërisë due fituar kështu të drejtën të luajnë për kombëtaren shqiptare.
Tre vëllezërit Ajeti: Arlindi, Albiani, Adonisi ashtu si dhe Berat Xhimshiti janë dekretuar me dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Përforcimi i kombëtares shqiptare edhe me këta futbollistë, çon më shumë se 10-të numrin e futbollistëve shqiptarë, të cilët janë rritur apo dhe luajnë në super ligën zvicerane. Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve ka ndikuar shumë pozitivisht edhe në rezultatet që kombëtarja shqiptare ka arritur kohëve të fundit.
Të tre vëllezërit Ajeti, të cilët vijnë nga Prishtina lujanë për ekipin kampion të Zvicrës, FC Basel, ndërsa Berat Xhimishti, i cili është me prejardhje nga Lugina e Bujanovcit, i lindur në Zvicër, luan për ekipin e parë të FC Zurich-ut.

Filed Under: Featured Tagged With: Kater futbolliste et Kombetares, nenshtetsi shqiptare

Masakra e forcave serbe në Rahovec para 17 vitesh raportohej nga ATSH: Po ndodh Bosnja, Srebrenica

July 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Korrik /ATSH-B.Jashari/ -“Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, ka raportuar korrespondenti i ATSH para 17 vitesh, në korrik të vitit 1998.
Në Kosovë, si në shumë fshatra e qytete, edhe në qytetin e Rahovecit ndodhën masakra të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë. Në 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur. Edhe në Tehqen e Sheh Myhedinit janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.
Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua. Gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.
Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u rrëmbyen e u zhdukën shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit okupues serb në Prizren, më 22 korrik 1998, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe groposën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.
Në raportimet për situatën në Rahovec para 17 viteve, në 23 korrik ATSH nga korrepondenti në Kosovë, në raportin me titull “Shqiptarët e vrarë janë varrosur në dy varreza masive” bënte të ditur se, “forcat serbe kanë hapur, të mërkuren, me eskavator dy varre të perbashketa dhe kanë groposur kufomat e mbledhura nëpër rrugët e qytetit të Rahovecit, afro një orë para ardhjes në qytet të gazetarëve dhe diplomatëve të huaj.
Sipas KMLDNJ (Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) forcat serbe kanë vrarë mbi 50 shqiptarë, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende shumë të vrarë e të masakruar, që kanë mbetur nëpër rrugë, shtëpi, bodrume dhe fusha.
Burime të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) në Rahovec besojnë se janë qindra civilë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të plagosur. Shtypi i Kosovës dhe burime të tjera, masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec, e krahasojnë me Srebrenicën.”
Ndërsa, në 24 korrik, po para 17 viteve, korrespondenti i ATSH raportonte që në titull se “Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën”. “‘Në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rrezikshme, çdo ditë ka sulme të policisë dhe ushtrisë serbe. Ky është një spastrim i egër etnik, që ka filluar në Kosovë’, tha të premten para gazetarëve në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kerkojmë ‘mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon’, theksoi Rugova.
‘Policia serbe nuk po lejon varrosjen e të vrarëve pas masakrave në Rahovec dhe as ardhjen e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë. Me mijëra shqiptarë janë larguar nga qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij’, tha Rugova, duke shtuar se, edhe në rajone të tjera të Kosovës ka patur bombardime dhe të vrarë, ndërkohë që vazhdon represioni i policisë serbe.
‘Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë’, u shpreh Rugova, në pergjigje të pyetjes së gazetareve.
Rugova përseriti qendrimin se ‘zgjidhja më e mirë për Kosovën është Kosova e pavarur me të gjitha garancitë për serbët lokalë dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimatare’”, raportonte në korrik 1998 korrepondenti i ATSH në Kosovë.
Në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan rreth 12 mijë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur.
Sipas të dhënave të bashkësive të familjarëve të të zhdukurve, të të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së para 16 viteve mbërrinte afër 6.000 veta, mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi.
“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocide të forcave serbe kundër shqiptarëve”, ka deklaruar në një bisedë për ATSH, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Rahoveci si Bosnja

Opening Remarks

July 19, 2015 by dgreca

Dr. Nikolla P. Qafoku/
Richland, WA USA/
A big Thank You goes first to the organizers of the symposium who allowed me to address the great symposium dedicated to the life, contributions and the long and extremely successful career of Prof. Sami Repishti, who celebrated his 90th birthday only a few days back.
I am honored to be here today in the company of some of the most well-known scholars and members of the Albanian community of the East Coast who have made in the past and continue to make outstanding contributions and provide guidance to resolve important issues Albanians are facing in the 21st century.
In particular, I am extremely honored and it is indeed a great pleasure to address this symposium organized to recognize some of the life-long achievements of Prof. Repishti. I have known Prof. Repishtin since the early 80’ listening to the Albanian Service of the Voice of America. It was there where I learned for the first time about this brilliant Albanian American and his multidimensional work. Later, I had a chance to know Prof. Repishti more closely in 2006 when together with a group of scholars of Albanian origin we founded the Institute Alb-Shkenca. Prof. Repishti was elected the first Fellow member, which is the highest honor bestowed by this international Pan-Albanian professional society of professors and researchers of Albanian origin from around the word. Since then we have exchanged e-mails on a regular basis and I was lucky enough to learn more and more about Prof. Repishti’s activities. But until today I never had a chance to meet him in person. I decided to travel from the Pacific Northwest to attend this symposium to finally meet Prof. Repishti, but also to thank him and to express my profound gratitude and appreciation on behalf of many researchers and scientists of Albanian origin. Thank you dear colleague from the bottom of my heart for all you have done.
I am an environmental chemist by training and I work in a research area that is not well related to the social sciences and studies. Therefore, I am not in the position to write scholarly notes and make scientifically sound remarks about the contributions of Prof. Repishti. However, one should not be a scholar of a particular research area to realize and appreciate the outstanding contributions of Prof. Repishti. The work of Prof. Repisht has already left a deep mark in the collective conscience of Albanians, and, many of them, scholars and others, have the greatest respect for this illustrious figure of the Albanian scientific diaspora. In my opinion, there is no bigger achievement than that. In addition, I am sure that many other Albanian researchers of social sciences, some of them are in the auditorium today and will be presenting in this symposium, are or will be writing papers to document and emphasize the achievements of Prof. Repishti in many areas.

I wish you dear Professor a happy 90th birthday and many other returns and thanks again for giving me the opportunity to finally meet you in person.

I would like to read now some of the comments and sections of articles written by members of the Institute Alb-Shkenca for this occasion. Some of them are in English and some others in Albanian.
Dr. Gentian Zyberi, University of Olso, Norway, General Director of the Institute Alb-Shkenca

The lifelong work of Professor Repishti combines, like very few others, a number of important features, especially his resistance against the criminal conduct of the Albanian communist regime, his support for democratic changes, his academic engagement at the City University of New York, and his public engagement on behalf of the Albanian people for sustainable peace in the Balkan region.

Few intellectuals are able to combine so well the mission of a scholar with that of a human rights activist. Prof. Repishti has chosen to speak out at different moments of the history of the Albanian people and to engage in important social issues, especially human rights violations and social justice and remembrance of the horrific crimes committed in Albania by the communists.

If there are four types of public intellectuals, namely dissidents, heroes, champions and pioneers, Professor Repishti has fulfilled all of these roles at different times. He has been a strong dissident of the communist regime in Albania and was persecuted from this regime for many years, forcing him to finally flee Albania. He has been a champion of human rights of Albanians in Kosovo and Albanian victims, many of whom were forcefully deported from Cameria, Greece, at the end of the Second World War. He has been both a pioneer and a champion of lobbying for the rights of the Albanian people by providing testimony before the Congress and providing feedback to different decision-makers, including the Security Council of the United Nations. His heroism stands in that he has devoted his life to the common good, courageously upholding and acting upon core civic values!

As Barbara Misztal has put it in her book ‘Intellectuals and the Public Good: Creativity and Civil Courage’, if we want to have an educated public and educated politicians, we need to find among our ranks those who through their in-depth insights and engagement are going to contribute to the society’s well-being!

We at the Institute Alb-Shkenca, the biggest Albanian scientific organization, which gathers Albanian researchers and scientists from many different fields, are pleased and deeply honored to have Professor Repishti as an honorable member of our institute. His example is a source of inspiration for younger generations of researchers and human rights activists in Albania, Kosovo and Macedonia.

Prof. Kristaq Jorgo, Universiteti i Tiranes, Communications Office of the Institute Alb-Shkenca.

90 – vjetori i lindjes së prof. Sami Repishtit është më shumë se një jubile. Ai vetë përfaqëson një simbol.

Historia e Shqipërisë është historia e personalitetit (Eqrem Çabej). E personalitetit që ndjek dhe mbron i palëkundshëm deri në sakrificë dritën, virtytin, idealet e permanencat në mesin e një bashkësie që priret shpesh t’u nënshtrohet kontingjencave të ditës dhe të humbë rrugën në qorrsokake të historisë.

Asnjë personalitet i gjallë të botës shqiptare nuk është i denjë për këtë përkufizim lapidar më fort dhe më meritueshëm se prof. Sami Repishti. Askush më mirë se ai nuk ka mishëruar kaq gjatë, kaq palëkundshëm, me kaq koherencë e qartësi të kristaltë, me kaq urtësi, mençuri, dije e frymëzim besnikërinë ndaj idealeve më të larta të qenies njerëzore e të njerëzimit si dhe përpjekjen e pandalshme për të drejtën, njëherësh për rrugën e drejtë dhe për qytetërimin e kombit të vet.

Atdheu i sotëm shqiptar përçapet të ngrihet e të ecë përpara, por ende nuk është gati dhe as plotësisht i ndriçuar të hyjë më në fund me dinjitetin që kërkohet e që i takon në koncertin e kombeve. Ndaj, në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, ne nuk mundet thjesht ta urojmë prof. Repishtin. Ne i kërkojmë atij që pishtarin e ndritur të lidhjes sublime të më të mirës shqiptare me më të mirën e botës ta mbajë të ndezur dhe për shumë vite e vite të tjerë me radhë. Mbajeni ndezur këtë pishtar sa më gjatë, i shtrenjti ynë Sami!

Është ky urimi e lutja që pjesa më e mirë e botës shqiptare ju drejton; le të merret, pse jo, si një detyrë, nga ato detyra që historia shqiptare si përherë ia cakton personalitetit. Mbajeni ndezur këtë pishtar sa më gjatë!

Dr. Albert P. Nikolla, President of CARITAS Albania, Sami Repishti – si sy i kombit
Sami Repishti: Fjalet e tia me japin kurajo, dhe shtojne besimin tim ne vetevete.
Ka shumë intelektualë shqiptarë që na bëjnë krenarë me personin e tyre dhe që përbëjnë palcën shpirtërore të kombit shqiptar. Sami Repishti është ndër ta. Profesor Repishti ka një cilësi që pak i karakterizon shqiptarët e mendimit: përvujtëria. Mendoj se një thënie e E. Koliqit mundet t’i shkojë fort për shtat përmasës intelektuale e shpirtërore të S. Repishtit: “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesìn e letrave janë syni i kombit; nji sy qi merr dritë nga vuejtjet e gzimet e kalesës, qi e forcon at dritë në përvojë të së tashmes dh’e flakron si rreze terr-shporuese kah ardhmenija e palindun. Pà vepren dritë-përhapse t’intelektualvet të njimendët, nji komb asht si i verbti mbi një udhë plot gropa e çarravina të rrezikshme” (Shejzat nr. 3 – 4/1958).
Në shumë periudha dramatike që ka kaluar Shqipëria, fjala e Repishit ka kthjelluar shumë mendje e zemra. Fati bëri që ai të përjetojë luftën, diktaturën, emigrimin, demokracinë e të shikojë prej së largu tranzicionin e atdheut të tij. Dashuria e për kombin e tij është si një porosi shpirtërore që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe kjo dashuri rrok edhe përmasa të tjera si ajo për personin njerëzior me emër e mbiemër, persona që Repishti i ka takuar kudo: në familjen ku lindi, në lagjen e fëmijërisë, në shkollë, në burg, në kampet e punës së detyruar skllavëruese, në bankat e universitetit ku jepte mësim. Ja si shkruante në librin e tij “Nën Hijen e Rozafës”: “«Njeriu», nuk duhej sakrifikue në altarin e «kauzës» për arsye të «fitores». Këtu ishte edhe dallimi thelbësor i qëndrimit tonë, me atë të komunistëve, gjatë luftës edhe ma vonë”. Ai ka qënë e mbetet një idealist antikomunist pa mllef, për shkak të ideve të tij dhe mendjes së hapur.
Ëndrra e tij për një komb mund të thuhet se është edhe emblema e shpirtit të tij: “Andrrat e mia për nji komb shqiptar, të bashkuem e me nji ideal të përbashkët, të ndërtojmë atdheun tonë, të shpëtojmë atdheun tonë nga vuejtja, uria, paditunia e vorfnia që e mundojshin, po mbyteshin në pellgun e gjakut të burgjeve komuniste”.
Një mendje dhe një shpirt i tillë vjen si rrjedhojë e një marrdhënie të kristaltë me të vërtetën. Ka një kalim të shkëlqyeshëm në shkrimet e tij për mënyrën se si ai e shikon çështjen e së vërtetës. Kjo dallohet në një dialog i tij në burg me një frat françeskan: «Ajo që më shqetëson më shumë», më thoshte frati përpara se të vdiste, «është mashtrimi i popullit, dhe kam frikë se janë edhe ata që do t’i besojnë këtij mashtrimi …». Pas këtij «rrëfimi», frati u drejtua drejt meje dhe më drejtoi një lutje të përgjëruar që më goditi në zemër: «Ti je i ri», më tha «dhe një ditë do të jesh i lirë. Të lutem, kur do të jesh i lirë, tregoje të vërtetën. Ky është testamenti im.” (Repishti, S., 2004, Nën hijen e Rozafës. Narrativë e jetueme, Tiranë, f. 120). Këtë testament Repishti e ka ruajtur me përkushtimin më të madh. Ka sakrifikuar shumë për këtë testament por ka mbetur vetvetja dhe kjo është fitorja më e madhe e njeriut autentik. E ka bërë këtë betim përpara varrit të të atit duke i thënë: “të lutem babë lutu për mue”! E lutjet e të atit i kanë dhën forcën e jashtëzakonshme që vetem lutja mund ta ketë për të mbajtur shpirtin të lidhur me trashendentalen që është burimi i sublimes.
Në turbullirën morale që ka zënën rrënjë në realitetin shqiptar, Repishti mbetet një busull e jashtëzakonshme morale e shpirtërore. Zoti i dhashtë jetë të gjatë e të lumtur së bashku me familjen.
Lluka Qafoku,Researcher at the Albanian Institute of Health
Duhet vene ne dukje se veprimtaria e gjithanshme frutdhenese, politike, letrare, shkencore (albanologjike) e Prof. Repishtit eshte vijuese e tradites se post -lindasve Noli e Konica bashke me shoket e tij te shquar si psh Arshi Pipa, mbijeton traditen e diaspores shqiptaro-amerikane per kujdestarine e pazevendesueshme per çështjen shqiptare në përgjithësi. Jehona e botimeve dhe e artikujve te tij ne Shqiperi eshte e ndjeshme ne mediat dhe qarqet politike te Shqiperisee Kosoves.
Ju falenderojme i nderuar professor per mbeshtetjen politike, kulturore e shpirterore IASH dhe per keshillat deges se Tiranes. Kontributi i tij i pazevendesueshem politik për çështjen shqiptare mund të behej edhe me rezultativ poqese do te pranonte propozimin e IASH qe ta propozonim si President te RSH, kur ne Shqiperi mungon ne vendimmarrje mendimi i kualifikuar qytetar perendimor i painfektuar nga kompromentimi komunist, tani ne momentet kur duhet te mbyllen reformat ne drejtesi, dhe te kryhet kompensimi i te persekutuarve dhe te shpronesuarve.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Nikolla P. Qafoku, Opening Remarks

Lutfi Haziri, ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA

July 18, 2015 by dgreca

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë zyrtare të “Sister Cities International” ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi shërbimi komunal për informim.
Haziri është folësi kryesor në Samitin e Lidershipit Rinor, i cili organizohet nga “Sister Cities International” në Minneapolis, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 liderë të zgjedhur me vota nga komuniteti nga e mbarë bota.
Samiti i Lidershipit Rinor është dizejnuar të angazhojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe të ekzpozojë ndaj sfidave të rëndësishme globale.
Më 19 korrik në Wisconsin Dells, afër Chicagos, Haziri do të takohet me presidentin e kompanisë amerikane Blue Stone Safety, e cila ka shprehur interesim për investim në Gjilan, ndërsa më 20 korrik në Washington DC, do të ketë takim me drejtorin global të International City Management Association, sikurse edhe një takim me ish-ambasadorin Walker, tani përfaqësues i një kompanie energjetike amerikane.
Ndërkaq, më 21 korrik, në Washington DC, kryetari i Gjilanit do të takohet me zyrtarë të lartë të Departament it të Shtetit, ndërsa nga data 22 deri më 25 korrik në New York City, do të ketë takime me përfaqësues të lobit shqiptar në SHBA, me komunitetin e biznesit etj, thuhet në njoftim

Filed Under: Featured Tagged With: Haziri Lutfi, ne SHBA

Kosovë-Rekordi i Rahovecit, 81 kuintal grurë hektari

July 18, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 18 Korrik 2015-Komuna e Rahovecit, në rajonin e Prizrenit, ka njofuar se për vetëm 10 ditë ka përfunduar korrje-shirjet dhe se është shënuar “një rekord i jashtëzakonshëm në rendimentin e grurit”.
Bëhet e ditur se, një fermer nga Pataqani i Ulët ka arritur të korrë 8100 kilogramë grurë për një hektar,(81 kv/ha) “me një farë mjaft të shtrenjtë e cila ka ardhur nga Italia”.
Rahoveci ka korrur grurin në sipërfaqe prej 2800 hektarësh, ndërsa mesatarja e rendimentit është 3500 kilogramë, më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, shkaku i kushteve klimatike jo të volitshme.
Në Kosovë, në të 38 komunat, këtë verë korren rreth 84 mijë hektarë të mbjella me grurë, pritet një rendiment në mes 3.5 deri në 4 tonë për hektar./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: 81 kv/ha, Rahovec

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 637
  • 638
  • 639
  • 640
  • 641
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT