Ardhja e njoftuar e kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodres për të shpërndarë 700 çertifikatat e pronësisë për legalizimet, u parapri nga një protestë e banorëve që u preken shtëpitë nga ndërtimi i stadiumit “Loro Boriçi”.
Që në nisje të saj ajo u kthye në një përleshje mes protestuesve dhe policisë, pasi kjo e fundit nuk lejoi banderolat e banorëve.
“Policia na mori parrullat dhe na i grisi. Parullat tona kanë qenë “ Mos i prishni shtëpitë tona” “Gjeni zgjidhje të tjera për stadiumin”. Nuk jemi kundra për parkingun por jo të na prishin shtëpitë tona për parking. Nuk kemi dalë të rrihemi me njeri, kemi dalë për protestë paqësore”.
Një tjetër protestues i bëri thirrje Kryeministrit të shqyrtojë projektin, pasi sipas tij ka zgjidhje të tjera që mund të shmangin prishjen e shtëpive të tyre.
“Zotëri ne kemi vetëm një fjalë, nuk lëvizim gjallë nga shtëpitë se nuk kanë të drejtë të na i prishin. Parkimi që duhet të bëhet për stadiumin, e ka vendin se ku të bëhet. I bëjmë thirrje Kryeministrit ta shqyrtojë atë projekt se ka mudnësi të tjera”.
“Stadiumi nuk bëhet jemi zotë të stadiumit. Nuk lëvizim nga shtëpitë, pa kaluar mbi trupin tonë.Ata janë djemtë e atyre që i kemi rrëzuar në ’90. Ju rrëzojmë prapë” tha një tjetër protestues i revoltuar.
Përballë kësaj situate dhe ndërsa pritej ardhja e Kryeministrit, drejtuesit e policisë dhanë urdhër në përforcimin e masave të sigurisë.
Brenda pak minutash zonën përreth pallatit të sportit “Qazim Dervishi” e kanë rrethuar forca të shumta policie dhe FNSH, ndërsa banorët kanë pritur të qetë ardhjen e Ramës.
Asnjë reagim ndërsa ai hyri brenda, por madje vetëm duartrokitje. Për 60 minuta që zgjati shperndarja e çertifikatave të pronësisë së legalizimit, rreth 100 qytetarët e prekur nga ky projekt kanë pritur Kryeministrin e tyre në shi.
Me insistimin e prefektit Paulin Radovani ai vendosi të dëgjojë një përfaqësi të tyre dhe në fund u tha se stadiumi do të bëhet, duke mos patur kthim pas. Sipas kryeministrit Rama banesat që do të preken nga prishja do të kompensohen me vlerën e tregut.
Kaq ka mjaftuar dhe Rama është larguar, ndërsa banorët kanë vijuar t’i sqarojnë edhe deputetët.
Rreth 30 shtëpi banimi, mes të cilave edhe banesa mbi 100-vjeçare me dokumenta të rregullta, rrezikojnë prishjen. Vlera e kompensimit për truallin është 8300 lekë për metër/katror dhe 10.000 për godinë.(TV Ora News)
LAJM TRONDITES:Romela Begaj me doping!?
Lajmi ka trondite vecanerisht shqiptaret: Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testet anti-doping të zhvillura në botërorin e Almatisë në Kazakistan, aty ku edhe triumfoi në peshën 63 kg.
Një lajm tronditës që nuk pritej aspak, sidomos në një moment kur entuziazmi dhe krenaria ishte e madhe për atë triumf që u cilësua historik, por që po shndërrohet në tragjik.
Sipas Ora News, ka qenë vetë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes e cila në portalin e saj zyrtar ka bërë të njohur lajmin se nga rezultatet e analizave të peshëngritëses Romela Begaj është dalluar një dozë e lartë e substancës stanozolol, duke e pezulluar menjëherë peshëngritësen shqiptare nga çdo aktivitet deri në momentin kur të kryen edhe kundër analizat, pas të cilave Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes lajmëron se mund të ketë edhe një seancë dëgjimore
BOJKOTI PROPOGANDISTIK I PARTISE DEMOKRATIKE NDAJ PARLAMENTIT
Opinion nga AJET DELAJ/
Se pari duhet thene se bojkoti eshte nje mjet ekstrem i protestes dhe jo vetem kaq por ka rezultuar edhe mjaft joproduktiv ne politiken shqiptare pergjate 24 viteve te pluralizmit alla shqiptar.
Me nje veshtrim te shkurter te histories se bojkotit nga PS e PD verejme pa shume veshtersi se bojkoti i gjate i parlamentit nga PS ne 1996-1997 i parapriu revolucionit komunisto fshatar te 1997 qe e groposi prespektiven europiane te shqiptarve por la ne memorjen e shqiptareve plage te pashlyeshme per traumen qe pesuan e humbjen e jetes se te dashurve te tyre.
Bojkoti i stergjatur i PS pas 2009 coje ne tragjedine e 21 Janarit dhe humbjen e jeteve te pafajshme te kater djemve te rinje e plagosjen e disa te tjerve. Bojkoti i stergjatur i PD mbas 97tes e la Partine Demokratike 8 vjet ne opozite edhe pse zgjedhjet e 1997 ishin zgjidhje per momentin.
Tani radhen e kane prape Partia Demokratike pasi sipas kryetarit te grupit parlamentar z Paloka me Edi Ramen do merremi vetem me proesta.
Ju referova te shuares per te ndihmuar gjithsecilin te rishohe koston qe ka paguar shoqeria shqiptare nga konflikti permanent dhe rreziqet qe paraqet kjo rruge nese vazhdohet.
Ne paranteze dua te them se kure perplasja eshte per parime qe kane per qellim implementimin e demokracise e rrezimin e regjime teknokrate e kleptokrate atehere ja vlen edhe te luftosh madje edhe me arme sic ka ndollur ne Ukraine por e them me bindje te plote se gjer tani nuk ka pasur asgje parimore e aq me pak ne interes te shqiptareve nga perplasja e politikanve shqiptare.
Tani te vijme tek bojkoti i fundit i Partise Demokratike: Nese nuk gabohem Partia Demokratike e ka braktisur Parlamentin per dy arsye “madhore” 1- Per dhunen e ushtruar ne parlament ndaj deputetve te saje 2- Shkeljen e Kushtetutes nga Qeveria Rama.
Nese i merr keshtu sic thuhet por pa perdorur logjiken keto jane vertete dy ceshtje madhore per Shqiperine e shqiptaret e te ardhmen demokratike.
Ti marrim gjerat me radhe. Se pari Partia Demokratike akoma nuk ka dale me nje deklerate zyrtare edhe sot 16 vjet pas aprovimit me referendum popullor te Kushtetutes se Shqiperise ku ate kohe Partia Demokratike i beri thirrje mbeshtetesve te saje ta bojkotonin referendumin.
Kushtetuta u aprovua me 50.0001% kure gjysma nuk mori pjese ne votime e ku jo nje here lideri historic i PD z Berisha e ka quajtur Kushtetuta e Mark Avdise. Ne anen tjeter Partia Demokratike mbas 8 viteve ne pushtet z Berisha deklaron publikisht se ligji 7501 grabitjes se tokes shqiptreve pergjate 23 viteve e 16 vjet mbas aprovimit te kushtetutes se Shqiperise i bie ndesh Kushtetutes dhe lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje qe grabitja vazhdon edhe sot e kesaje dite nga pushteti i majte.
Demi i shkaktuar nga pushteti i Sali Berishes mbi administraten shqiptare i ka kaluar 100 miljonet e kjo masaker vazhdon edhe gjate qeverisjes se Rames duke shkuar dem ne buxhet edhe me disa dhjetra miljone te tjera.
Por Partia Demokratike ne pretendimet e saje per shkelje te kushtetutes se Shqiperise nga Kryeministri Rama as qe e ze me goje vazhdimin e grabitjes se se pronave te shqiptareve dhe pse z Rama bredh fshatrave te Shqiperise duke shperndare tapite e gjetura ne syrtaret e Kryeministrise si Enveri ne 46ten.
Nuk thone nje fjale te vetme per mos zbatimin e vendimeve te Gjykates se Strasburgut nga Qeveria Rama e Ministria e Financave pasi me siguri nje pjese te mire te kesaje shume te papaguar eshte nga koha e demokrateve dhe nuk thone qe buxheti i shtetit mundet te kolapset nga vendimet e Gjykates se Strasburgut por kete paralajmerim e jep zv/ministri i drejtesise i qeverise aktuale edhe pse Presidentin , “rojen” e Kushtetutes e Kryetarin e Gjykates Kushtetuese i perkasin PDse .
Bertasin demokratet se Parlamenti eshte mbushur me halabake e injorante gje qe eshte realisht e vertete dhe po aq e vertete se te tille nuk a vetem njeri krah por askush nuk e thote nje fjale te vetme se si u be Parlamenti ne kete dite halli. Asnje nuk e ze me goje se zanafilla e ketij parlamenti eshte marveshja brenda nje nate e xhentelmenve Berisha- Rama per te grisur Kushtetuten e Shqiperise e varrosur edhe ate pak demokraci te brendeshme ne partite e tyre respective.
Nese realisht Partia Demokratike tashme e rinovuar, realisht deshiron te luftoje per shtet ligjor qe ndertohet mbi parimet e vlerat e shoqerive perendimore e ne respect te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut atehere realisht duhet ta kushtezoje kthimin ne parlament me kushte parimore e domethense e te mos kacavirret mbas personash pa asnje vlere e kontribut as per Partine Demokratike e as per Shqiperine.
Kushtet per tu kthyer ne Parlament te jene:
1-Kthimin mbrapa te te tera ndryshimeve qe ju bene Kushtetutes ne 2008
2-Respektimin e kushtetutes nen per nen dhe ne frymen e saje kryesisht ne kapitullin per lirite dhe te drejtat e njeriut qe eshte nje kapitull i arrire ne Kushtetute.
2-Reforme te thelle ne sistemin e drejtesise jo me keshill ndrikullash sic deshiron Rama por me vote popullore per tere nivelet e krerve te gjykatave , jurite popullore se bashku me propuroret e investiguesit private si pjese e sistemit juridik.
3 – Vendosjen e sistemit te plote mazhoritar me 100 zona e ridiskutim me consensus te reformes administrative rajonale por ne funksion te ndarjes zonale te mesiperme.
4- Kompletimin e KQZse mbi bazen Kodit te Ri zgjedhor ku primare te vendoset e drejta e votes nga vendet ku jetojne e jetojne emigrantet shqiptare ne mbare boten me ane te sistemit online se bashku me te drejten e regjishtrimit online ne regjistrin zgjedhor kombetar.
5- Te percaktohet ne kodin zgjedhor se partite politike qe deshirojne te marrin pjese ne procese elektorale duhet te kene database te antarsise e zgjedhje te kandidaturave konkuruese e tere forumeve partiake me parimin nje antar nje vote.
6- Percaktimin e tregut te lire se bashku me shenjterimin e prones se lire si detyrim ligjor e kushtetues te te tere veprimtarise prolluese e qeverisese ne teritorin e Repuplikes se Shqiperise.
Kjo eshte nje nder rruget qe cojne ne ngritjen e shtetit pasi historikisht shqiptaret kane punuar per te ngritur pushtetin e kultin e individit gje qe thellesisht mendoj se tashme jane ngopur.
Thashe nje nder rruget pasi cdonjeri e kryesisht politikanet e parlamentaret munden ti permirsojne e kthejne ne ligje e nene kodi por mjafton qe ti arrin ne shqyrtim . Kjo do ishte Partia Demokratike e rilindjes se shpreses .
AJET DELAJ
NEW YORK
K R I S H T I U N G J A L L
NGA ROZI THEOHARI/
1-S T E F A N I A-/
Tani që po afrohen pashkët dhe vezët e kuqe, disa herë e kam kujtuar Stefaninë, shoqen time të kursit të poezisë në kolexh. Stefi (e thërrisnim shkurtimisht), një poete me origjinë greke, dallohej për dy veti: poezitë e saj i shkruante vetëm me 2-3 vargje dhe ishte një vajzë shumë e bukur. Cipa e fytyrës tejet e bardhë, profili grek, sytë e mëdhenj jeshilë dhe flokët e zes, të rënde e të ndritshëm e hijeshonin tej mase. E vetëdijshme për bukurinë e saj, ishte mjaft kryelartë dhe e paafruar me të tjerët. Çdo student e quante privilegj nëse ajo denjonte ndonjëherë t’i falte një përshëndetje. Siç dukej, poetja magjepsëse filloi të miqësohej pak nga pak me mua falë fqinjësisë së dy vendeve tona, besimit tim fetar dhe mbiemrit tim që ajo pohonte se ishte grek ndaj i shtonte një “s” në fund.
“Zonja Theoharis,” më tha ajo një ditë, “Kam dëshirë t’ju ftoj me gjithë zemër të vizitojmë Katedralen greke të Bostonit në darkën e pashkës. Eshtë një kishë madhështore dhe ka për të të pëlqyer me siguri!” Nuk ia prisha dhe të shtunën e pashkës në ora dhjetë të natës ngjitëm shkallët e Katedrales së mermertë. Stefi përshëndetet me të afërmit e saj ndërsa unë ndalem tek ballkoni i katit të dytë nga ku duket salla e madhe festive e katit të parë. Kollonat e larta të mermerit dhe gjithë ambienti janë stolisur me lule të bardha natyrale, fjongo të bardha mëndafshi dhe qirinj të mëdhenj, po në ngjyrë të bardhë. Të vriten sytë nga mitra (kapela) e dhespotit zbukuruar me gurë shumëngjyrësh të shkëlqyeshem dhe pelerina e tij e qëndisur me ar. Tok me shikimet depërtuese të shenjtorëve nga afresket e mureve e të tavanit dhe tymit dalldisës të qirinjve e thimianit, të ngjallet pa dashur ndiesia se me të vërtetë ekziston një Zot dhe ne duhet t’i falemi atij me përkushtim, përulje e përdëllim.
Tashmë janë zënë të gjitha karriket nga qindra besimtarë grekëfolës; gjithsecili duke mbajtur nga një qiri të ndezur në dorë. Stefi, veshur me një fustan bojë qielli të hapur, e ndriçuar në fytyrë nga rrezet kurorë të qiririt, i shembëllen një Shen Marije të vërtetë. Befas, kridhem e gjitha në kujtimet e paharruara të fëminisë nga festimi i pashkëve në kishën tonë të fshatit Dardhë. Kostumet e bukura të grave dardhare, qirinjtë e llambadhet, tufat me lule agulice dhe manushaqe të mbledhura me mundim bregut të lumit ose rrezë përrenjve, sigurisht i errësojnë mjaft ndriçimet e kësaj Katedraleje. Po ashtu, zeri i ëmbël e kumbues i priftit të fshatit, Papa Kristos…
Ndiej Stefin të më tërheqë për krahu: “Krishti u ngjall!” më thotë ajo, “E dëgjon këngën e dhespotit?”
Ora ka shënuar 12. Sallat e kishës oshëtijnë nga zërat e grekëve. Atë çast po, më kujtohet edhe mua kënga:
“Krishti u ngjall së vdekuri
Me vdekje vdekjen shkeli
Edhe të varrosurve
U fali jetën…”
Pra, filloj të këendoj dhe ta ngre zërin lart e më lart sipas melodisë, e mrekulluar nga jehona e tingujve të fjalëve shqip që përplaseshin në kubetë e mermerta të ndërtesës. Një lëvizje kokash dhe pëshpëritje në drejtimin tim. Një xhaxha me mustaqe e syze ulur para meje kthen kokën paksa majtas dhe mban vesh fjalët e këngës sime. Pastaj kthehet i gjithi nga unë dhe flet disi i papërmbajtur: “Zonjë, si duket…kini ardhur gabimisht në kishën tonë..” Zbres nga qielli në tokë. E kuptoj se një situatë e pakëndshme mund të ndodhë. Megjithatë vazhdoj të këndoj dhe, kur mbarojnë të gjithë, ia kthej me një buzëqeshje: “ Kjo është edhe kisha ime!” Në mënyrë demonstrative unë vendos gishtat në ballë e bëj kryqin. “Atëherë,-thotë ai- këndo greqisht…Ja…fillo kështu “Kristostanesti…” “Unë e di këngën, zotëri!” i them qetësisht. Plakushi skuqet edhe më ne fytyrë dhe në sytë e tij dalloj shkëndija kërcënimi. Vë re se edhe Stefi, pas një ngurrimi, mundohet të më bindë se duhet të këndoj në gjuhën e tyre. “Dëgjo sa bukur tingëllon” thotë ajo dhe më zgjat tekstin e këngëve. Unë i zgjas dorën e i uroj natën e mirë. E shoh se u lëndua. Ndoshta u nxitova ca po ashtu ma tha zemra. Tek e fundit, shkak u bë këmbëngulja e plakut, jo ajo.
Duke zbritur shkallët qëndroj për disa minuta pa lëvizur, duke soditur në mur pikturën e Shen Gjergjit i cili, nuk e di pse, më shembëlleu me Marko Boçarin mbi kalë…
2.- L E T E F L A S I M S H Q I P-
E gjithë biseda u zhvillua në telefon. Vetëm pak, shumë pak e njoha Varvarën nga qyteti i Swampscott-it. Në fillim më foli në anglisht pastaj, pas një pauze, dëgjova: “Une e di shqipcen” “Jeni shqiptare?” e pyeta. Ajo qeshi sepse e priste këtë pyetje nga une. “Jam greke,”- tha. “Kam ardhur nga Greqia më 1940 e jam martuar me një Amerikan. Burri im kishte bisnes dhe shoqëri të ngushtë me një shqiptar që quhej Spiro. Nuk mund të gjendej njeri me i nderçem , me nikoqir dhe me i dashur se ky shqiptari. Me ndihmën e tij bisnesi na shkoi mbarë. Por, i gjori Spiro, mendjen e kish te Shqipëria, te gruaja e dy fëmijët.Kur psherëtinte ai, ne na këputej zemra. Burri im e unë provuam të mësojmë shqipcen nga Spirua. Veçse kështu ai do të ndjehej më i zbavitur e i pamërzitur. Dhe e mësuam shqipcen nga Spirua dhe miqtë e tij shqiptarë që na vizitonin ngaherë. Dhe Spiros i qeshte nuri kur ne i flisnim fjalët e gjuhës së tij. Por ka vjet që miku ynë me embër të mirë, zoti Spiro, u kthye përgjithnjë në Gjirokastër dhe ne me burrin e ndjemë shumë mungesën e tij. “Kishit letërkëmbim?” e pyes unë. “Posi, letrat e dhuratat nuk sosnin deri sa vdiq. Por ajo që do të të rrëfej e që ngjan ca e çudiçme është se burri e unë vazhdonim të flisnim shqipçe. Kështu na voliste më mirë nga se na kujtohej edhe Spirua. Veç… kur me vdiq burri para dy vjetësh…unë mbeta tamam jetime. Jo se jam pa njeri…Kam të më rrojnë djem e çupa po unë humba burrin dhe shqipçen së bashku. Kam dy vjet, moj çupë, që s’e flas me njeri shqipçen. Më dëgjon? Flas çkoqur? “ “Flet shumë mirë” ia ktheva. “Ndofta ti s’më beson por më hipi në kokë: ja të gjej një shqipçe fjalosur njeri, ja s’ka! Mora vesh se kanë kapërcyer Atlantikun shqiptarë të rinj. Pyeta kishë më kishë në njihnin ndonjë rob. Dhe ja…të gjeta ty!” “Jam e lumtur që të dëgjoj zërin,” I thashë. “Oh…e lumtura jam unë,” psherëtiu ajo, “që tani nuk jam e vetme. A mundem, sometimes, të të kall e të llafosemi prapë në tellofon?” “Sa herë të dëshironi” iu përgjegja dhe i tregova se në çfarë ore mund të më gjente në shtëpi.
Kështu Varvara u bë gati si pjesëtare e familjes sonë, sepse ajo telefononte çdo javë; tregonte si i kalonte fundjavet dhe vakancat me fëmijët e saj, çfarë gjellësh gatuante dhe çfarë këngësh shqiptare kishte dëgjuar nga kasetat e Spiros. Planifikuam disa here të takoheshim, por ajo ishte e sëmurë e nuk pati mundësi. Kohët e fundit thonte se qëndronte vazhdimisht brenda. Kaluan muaj e gjendja e saj u rëndua, tash në një moshë të shtyrë mbi 90 vjec. Edhe bisedat telefonike u rralluan. Kur më fliste jo vetëm që i shqiptonte fjalët me zor por nganjëherë i ngatërronte me anglishten. I kisha premtuar se do t’i vinja një javë para pashkëve, të takoheshim, e me këtë rast, do t’ia skuqja vezët e pashkës. I numëronte ditët.
Kur, me lajmëruan nga kisha se ajo kishte vdekur para një jave. Përveç keqardhjes që ndjeva më mbeten peng dy gjëra. E para, që nuk e takova e ta përgëzonja për dëshirën e vullnetin e saj për të mësuar gjuhën shqipe, pa mësues e pa libra. E dyta, duhej t’ia kisha regjistruar zërin…Ia vlente që shumëkush ta dëgjonte atë shqiptim…
3.-B O R Z I L O K U I L E F T E R I S E-
Dhembja dhe pendimi që më shkaktoi vdekja e Varvarës më dha një mësim që duhet mbajtur fjala që u premtojmë pleqve. “Plaku sot është nesër s’është” thotë populli. Hap bllokun e shënimeve dhe lapsi qëndron tek emri i nënë Lefterisë, një shqiptaro-amerikane e moshuar që banon diku, në periferi të Lynn-it. E kisha takuar vetëm një herë në kishë para gjashtë vitesh.
Lë çdo punë dhe nisem…Qëndroj para gardhit të drunjtë që rrethon shtëpinë e saj. Dëbora ka mbuluar kopshtin para e mbrapa shtëpisë. Një drithërimë më pushton trupin kur vështroj se rrugica deri te porta e saj e ka dëborën të pashkelur. Zgjas dorën t’i bie ziles, por në vend të saj gjej një dorë hekuri që shtrëngon në gishtërinj një top metalik. (Si dyert e korçarëve). Kur e prek atë “dorë” korrenti i kujtimeve të largëta më lëndon zemrën. Në dritaren e katit të parë lëviz një perde me hoja ku dalloj fytyrën e paqme të një plake të moçme, aq shumë të ngjashme me fytyrën e një nënë korçare.
Kur takohem e i them se jam nga Korca, një ngjyrë e kuqe mbulon fytyrën e saj të zbehtë, tërë rrudha e gropa. Pa folur, ajo më merr për dore e më çon në dhomën e saj të thjeshtë me dy krevate e një komo. Në murin e lindjes të dhomës është varur një kandile me vaj e cila ndriçon dy ikona. Ajo tregon me një zë të dridhur: “Eshtë kora e Shen Pjetrit dhe e Shen Thomait, janë kora të drunjta, të vjetra shumë, qe i kam sjellë nga Korça.” Pastaj, ngre dorën e thatë deri te balli e bën kryqin. Bëj edhe unë kryqin. Ulemi në shtratin e saj të mbuluar me një kuvertë rozë, punuar me mjeshtëri nga duart e saj.
“ U martuaçe me 1935. Afërnaj vinin djem të rinj pe Amerike, kërkonin nuse, në Korçë. Une isha çupë e re, e bukur doemos…nëna më ushqente me reçel luleshtrydhe të mbledhura nga pylli. Po qëndisnja në gjergjef ulur te pragu i portës, kur e pashë djalin që u vlova. Nëna e babai nuk donin…më kishin bijë të vetme…Por unë isha e re…fiu-fiu…donja të vinja në Amerikë, si shoqet. Dhe erdha. Pa shtëpi, pa katandi. Burri kishte pune të rëndë në fabrikën e lëkurëve. Atje u sëmur. Kur punonte, kur s’punonte. U detyrova hyra vetë në punë, në fabrikën e karameleve. Që pa gëdhirë e gjer në të vonë të ditës…mbështill sheqerka me duar.” Ajo zgjati dorën e djathtë dhe vërejta se akoma gishti i madh e ai tregues lëviznin automatikisht në ajër sikur mbështillnin diçka. “E kam peshqesh nga fabrika” nënqeshi ajo. Ia mora dorën që dridhej në dy duart e mia e i a putha.
“S’ma ka puthur njeri dorën gjer më sot,” thotë ajo, “Bile, as ime bijë!” “Kini një vajzë?” e pyes. “E kam një çupë të martuar po ç’e do ! U bë amerikankë, jo shqiptarkë.” Plakës i doli një “Oh…” një rënkim nga shpirti. “Siç të thashë, burri u sëmur, shtëpia desh blerë, çupa desh shkolluar. Të gjitha këto u bënë me djersën time. Prandaj kjo shtëpi, që u ngrit nga duart e mia, mbeti shtëpi korçare që nga themeli e deri te kulmi. Këtu brenda nuk hyri Amerika kurrë. Nuk më ngjiti, dhe s’më ngjiti, e s’më ngjit më ky vend. Me këto duar të shtrembëruara punova në avlemend qilimat, rrugicat, perdet e kuvertat, siç i sheh, të ka rehat shpirti!”
Nënë Lefteria më nxjerr një tabaka me reçel luleshtrydhje e një gotë uji me akull. “Më kujtohet nëna,” thotë, ”e nuk rresht kurrë nga likotë, që i bëj për merak.” Mbi komo qëndrojnë disa fotografi me korniza të praruara. “Ay që qesh atje është i ndieri, im shoq. Po nuk i shkoi jeta me të qeshur. Vojti i gjori, goxha! Dhe vdiq i ri…Mbeçë qyqare…Më vdiq nëna e babaj në Shqipëri…atëherë mbeçë bonjake. Qaj ditë e qaj natë sa i rrezova krepallat e syve. Gabim që s’falej që shkela Amerikën. Dhe zoti ma shpërbleu. Lashë nënën e babanë t’i qajnë bota, që s’do më tresë dheu kurrë!”
E prekur nga lotët e saj, mundohem të ndërroj bisedë. “Ju nënë Lefteri jeni me famë për borzilokun tuaj. Apo s’është kështu?” Ajo më merr prapë për dore e më çon në verandën e shtëpisë. Dhjetëra vazo të vogla e të mëdha gjelbërojnë nga gjethet e borzilokut. Dora e dridhshme e plakës kalon përkëdhelshëm mbi degëzat delikate dhe një kundërmim erëmirë përhapet rretherrotull. “Po,” thotë ajo, “Jam me famë se ky është borzilok i rritur nga dora e nënës sime në Korçë. E kam sjellë farën që me 1934 e që atëherë e mbjell do sene, në prandverë. I sheh këto dy vazot e mëdha? Janë për varret e nënës e të babajt.” Unë s’po kuptoja gjë. “E di që do të çuditesh, thotë, po unë kam ngritur dy varre në fund të kopshtit. E di që s’janë pe vërteti, po ama kam vend ku të qaj e të shfrej mallin për prindërit. I mbuloj varret me borzilok e qaj, e qaj me kuje e me ligje. Ky është dhe sebepi që çupa më iku shpejt nga shtëpia. “Po tani ku ndodhet ajo?” e pyes duke ia puthur dorën përsëri. “Eshtë martuar…ka bërë edhe fëmijë por rrallë më shikojnë” “Po ti i ke tmerruar me ato ulërimat e tua dhe me varret!” I them unë me një ton qortues. “Ah…jam kjo që jam…s’ndreqem më! Jam pleqëri, jam e sëmurë dhe e di që do vdes së shpejti. Por jam e gëzuar se atë orën e fundit do të më shfaqet nëna e babai e do të më marrin në prehër për gjithnjë…”
4.-N E N A E D H I M I T R I T-
Atë që nuk e bëri dot Lefteria me të bijën, e bëri nëna e Dhimitrit me të birin. Dhimitrin e takova në një aktivitet me shqiptarët e Massachusetts, në “Pier 4” në Boston. Ai ka lindur në Ëorcester Mass nga prindër shqiptarë, që kanë emigruar në Amerikë qysh me 1906. Dhimitri, një mesoburrë me flokë të bardha e fytyrë të qeshur, tregon: “Nëna e babai me pagëzuan me emrin “Dhimitër”, emrin e gjyshit, dhe ata nuk lejuan që të regjistrohem në shkollë apo në dokumentet e tjera me emrin Xhim (siç thirret emri Dhimitër në U.S.) Kur isha fëmijë dhe shokët vinin tek shtëpia ime të me thërrisnin për të luajtur, në qoftëe se më thonin emrin “Xhim” nëna nuk më linte të delnja me ta. Kështu, unë i porosisja shokët që në shkollë, të mos harronin të më thërrisnin me emrin Dhimitër. Kjo u bë shkak që shokët e klasës të më vinin noftka, duke ironizuar emrin e gjyshit tim. Sigurisht, kthehesha në shtëpi nervoz dhe i zemëruar, por nëna e babai mundoheshin të më bindnin se emri im ishte më i bukuri nga të gjithë mbasi ishte një emër shqiptar…Babai e nëna zbatonin një disiplinë të rreptë familjare, sipas normave shqiptare. Vetëm një herë dola nga shtëpia për të luajtur me fëmijët e tjerë, pa i marrë leje nënës dhe babai më dënoi. Çdo ditë duhej të përkthenja fragmente nga bibla anglisht në gjuhën shqipe dhe në mbrëmje, kur babai kthehej nga puna, duhej t’ia lexonja. Kjo vazhdoi gjatë gjithë pushimeve verore të shkollës.” “Dinit të lexonit e të shkruanit shqip?” e pyes. “Ishim shumë nxënës shqiptarë që mësonim në shkollën e kishës sonë shqiptare të Ëorcesterit. Babi im ishte arkëtar e sekretar në atë kishë e shpesh më nxirrte në shërbesat kishtare të thonja përmendësh pjesë nga ungjilli, në gjuhën shqipe…”
Deri në ditën e sotme, Dhimitri nuk u nda asnjëherë nga aktivitetet në dobi të çështjes shqiptare. Që në rini të hershme merr pjesë në shoqërinë teatrale “Dora Distra” e Ëorcesterit, më vonë bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Liria” të Bostonit, dhe deri tani, përgatit e transmeton vullnetarisht një orë emision në radio, në gjuhën shqipe. Emisioni titullohet “Ora Shqiptare” dhe jepet çdo të shtunë. Dhimitri është edhe anëtar i Organizatës Amerikano-Shqiptare për Ndihmë Shqipërisë. “Deri tani, thotë ai, kemi dërguar në atdhe shumë ndihma për spitalet, shkollat, bibliotekat etj. Jam shqiptar, vazhdon Dhimitri, pa qenë asnjë ditë në Shqipëri. Jam shqiptar nga emri im, nga gjuha ime shqipe e folur dhe e shkruar, nga ruajtja e kultivimi i zakoneve dhe traditave më të mira shqiptare” “Dhe të gjitha këto sëbashku e kanë zanafillën tek nëna juaj!” i them. “Po, pohon ai, emri im i veçantë, për të cilin nëna këmbënguli aq shumë, më kujtonte gjatë gjithë jetës se duhet të bëhem i vlefshëm për shoqërinë shqiptare, qoftë këtu, qoftë në mëmëdhe.” “Po afrohen pashkët, i them, çfarë keni vendosur të transmetoni në emisionin e radios të shtunën e pashkës?” “Do të transmetojmë, thotë ai, meshën që ka mbajtur Fan Noli për pashkë; e kemi të inçizuar së bashku me shumë mesha të tjera të tij.”
Sa prekëse dhe emocionuese do të jenë ato minuta për shqiptarët e Ëorcesterit, kur në eter do të kumbojë zëri i dhespotit tonë të madh, Nolit të pavdekshëm, për të lajmëruar edhe një herë, me gëzimin e ngadhënjimit, për ngjalljen e Jesu Krishtit.
Kryeministri Rama takim me Tony Blair në Tiranë
Kreu i qeverisë Edi Rama, u takua mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Ky i fundit është njëherësh edhe këshilltari i kryeministrit Rama.
Takimi, i cili nuk ishte njoftuar për mediat, u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë që priten të zbardhen detaje të tjera lidhur me këtë takim.
- « Previous Page
- 1
- …
- 669
- 670
- 671
- 672
- 673
- …
- 902
- Next Page »