• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studiuesi, diplomati dhe pedagogu Dr. Pjetër Ndoc Pepa (1942 -2014)!?

March 25, 2014 by dgreca

Këto ditë pranvere qyteti martir i Shkodrës, me tradita të lashta historie dhe kulture, humbi sot një bir të denjë të vetin. Me vdekjen e Dr. Pjeter Pepës, bashkëqytetarët tanë, kanë humbur një intelektual të nderuar dhe respektuar. Prof. Pepa, gjatë gjithë kohës, hulumtoi dhe punoi papushim si bleta punëtore, me përkushtim dinjitoz, për të nxjerrë në dritë të Diellit, malin e madh të kalvarit dhe mundimeve mbinjerëzore, që kaloi mbi shpinën e përvuajtur qyteti ynë. Pikërisht, gjenocidit e madh dhe më makabër në llojin e vet, të ushtruar padrejtësisht prej 1944-1990, nga diktatura dhe diktatori ndaj djepit të qytetërimit dhe identitetit të pastër shqiptar Shkodrës dhe Shqipërisë, studiuesi shkodran Dr. Pepa, e mblodhi dhe botoi në shumë libra më profile të ndryshme./

Nga Klajd Kapinova/

Ditë dhimbje për vendlindjen

Dr. Pjetër Pepa (1942), lindi në qytetin e Shkodrës, në lagjen e famshme Arra e Madhe, ku, kreu mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965, kryen me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji. Ai emërohet mjek stomatolog, në klinikën e qytetit të Shkodrës.

Falë pasionit për mjeksinë, merr pjesë aktive, në sesionet e para shkencore në shkallë vendi, që zhvillohen në vitin 1967, në vendlindje e rrethet të tjera të Shqipërisë, sidomos ato të Fakultetit në kryeqytet.

Në vitet 1969-1970, shërben në lokalitetin e thellë malor të Dukagjinit, ku, vijon të mbledhë materiale e botojë tema shkencore, përkthime e botime të ndryshme.

Gjatë vitit 1974, specializohet pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti. Falë pasionit të spikatur, për dijën dhe kulturën kombëtare dhe të huaj, ai jep provimet pasuniversitare, në gjuhët: italisht, frëngjisht, rusisht etj.

Më vonë, me dëshirë të madhe mëson gjuhën e bukur gjermane. Pengohet, për motive politike, të mbrojë disertacionin, për gradën Doktor i Shkencave, të cilën e merr në vitin 1992, me temën: “Epidemiologjia e sëmundjeve stomatologjike në fëmijtë e qytetit të Shkodrës”.

Në periudhën 1990-1997, përfshihet në proçeset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor për dy Legjislatura rradhazi.

Profesor Pepa, kryen detyrën e diplomatit si Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë (Vatikan), Romë gjatë vitit 1997.

Më 1998, kthehet në profesion të lirë dhe përkohësisht si pedagog i jashtëm, pranë Fakultetit të Mjekësisë, në profilin e Ortodontisë.

Botimet e para shkencore, i ka filluar në vitin 1966, në revistat periodike: “Shëndeti”, “Shëndetësia Popullore”, “Buletini Shkencave Mjeksore”, “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku, ka botuar artikuj të karakterit historik dhe kulturor. Eshtë autor i afro 100 botimeve shkencore.

Studiuesi Dr. Pepa, ka botuar, disa libra politikë dhe kulturorë. Ka qenë antar i Këshillit Shkencor të rrethit të Shkodrës dhe Kolegjumit të Stomatologjisë, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për periudha të ndryshme kohore.

Në vitin 1972, ka përfunduar me sukses kursin 3-mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, ku, ka dhënë disa provime mbas universitare, në Fakultetin e Histori-Filologjisë për gjuhët perëndimore, si: italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Dy vjet më vonë, më 1974, është specializuar pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti.
 Për 10 vjet, ka drejtuar në mënyrë profesionale repartin e shërbimit të fëmijëve në qytetin e lindjes.

Gjithashtu kujtojmë, se ai mbante detyrën e Shefit të Shërbimit të Pedodontisë, pranë ‘Universitetit Shqiptar’ (Albania University) dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë të Universitetit.

Duke parë punën e madhe shkencore historike, mbi shumë figura të shquara të klerit katolik shqiptar dhe njohur nga afër jetën dhe veprën e shumë martirëve, studiuesi Dr. Pepa, ishte Anëtar i Komisionit Historik, për Kanonizimin e Martirëve Shqiptarë, për Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Për punë me përkushtim dhe merita civile, ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Trimërisë”.

Dr. Pjetër Pepa, ishte i zgjedhur nga Kuvendi Popullor, me detyrën e Anëtarit të Bordit Drejtues të Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit në Shqipni.

Botime të autorit

 I – Botime shkencore:

1.   “Të njohim sëmundjet stomatologjike”, 1980.

2.   “Stomatologjia praktike” (Përkthim), 1981.

3.   “Anomalitë e numurit të dhëmbëve”, 1981.

4.   “Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë”, 2002.

5.   “Stomatologjia Terapeutike” (Përkthim, 600 faqe), Për botim.

II – Botime politike:

6. “Dosja e diktaturës”, 1995.

7. “Paggine sulla dittatura”, Terlizzi, 1998.

8. “The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”, 2003.

9. “Tragjedia dhe Lavdia e Kishës Katolike ne Shqipëri”, 2007.

10. “Dosja e Diktatures e plotesuar”, Ribotim,  2009.

 III – Botime kulturore:

11. “Pranë dhe Larg”, 2000.

12. “Proverba nga gjithë bota”, 2001.

13. “Gjosho Vasija – Meteor i humorit shqiptar”, 2001.

14. A. Shopenhauer, “Arti si të jemi të lumtur” (Përkthim), 2001.

15. A. de Mello, “Urtia popullore e Lindjes” (Përkthim), 2002.

Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini (Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë)

 (Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS” (“The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”), Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009)

“Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj:  Ishte një vajzë, që e largova nga shoqëria e keqe, për t’a dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në kete “kurore”, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova dhëmbjes shqiptare.”

Dr. Pjetër Pepa, Ish Ambasador i Shqipërisë së Selinë e Shenjtë në Vatikan

Me këtë hyrje, autori në vitin 1995,  plot 19 vjet më parë, boton librin: “Dosja e Diktaturës”, një ndër veprat më të bukura dhe të sukseshme për lexuesit shqiptarë në vendlindje dhe diasporë.Në mënyrë sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur Dr. Pjetër Pepa, na jep me fakte tronditëse historinë e martirizimit të bijëve më të mirë të popullit shqiptar. Hulumtuesi shkodran, përmes malit të pafund të dosjeve, ofron para lexuesve mbarëshqiptarë fakte autentike, që nxjerrin në pah peshën e madhe të pasqyrimit të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, prej vitëve 1944-1990.

Për këtë vepër, ambasadori italian në Shqipëri i asaj periudhe, diplomati Dr. Paolo Foresti, do të shkruante:

“…Ky libër, është një deshmi e mrekullueshme mbi një nga çastet më tragjike të jetuara nga Shqipëria gjatë diktaturës enveriste. Për të gjithë ata, që pyesin si nuk u revoltuan shqiptarët ndaj një rregjimi kaq përvers, shifrat e këtij gjenocidi të dokumentuar në faqet e këtij libri mbetën përgjigja më bindëse….”.

Ndërsa  Kardinal i Parë, në trojet etnike shqiptare tash 2000-vjet të krishtërimit ndër shqiptarë, Shkëlqësia e Tij Imzot Mikel Koliqit (1902-1997), do të shkruante:

“Të lumtë! Një meritim i madh, për të mbetë në histori. Populli, që vjen mbas nesh, ka për të pa me dokumenta ç’ka asht ba në vendin tonë. Në veçanti Mons. Gjini, ka kenë një  figurë e shqueme. Ngjarjet i kam ndjeke nga burgu dhe me pikëllim thojsha: A do të vinte ajo  ditë, që të dalë pafajësia e atyne njerëzve fatkeq!?. Tash po vdes kondend, se e pashë me sytë e mi, që ti e bane këtë me librin tënd.”

“Në kohë mllefesh dhe inatesh”- do të shkruante, po për veprë në fjalë Mandela i shqiptarëve, Kryetari i Kuvendit Popullor, shkrimtari Pjetër Arbnori, është fisnikëri të zbulosh të vërtetën, për martirët dhe viktimat e rena nën kosën e diktaturës. Studiesi pasionant Dr. Pjetër Pepa, me punën e tij shkencore dhe voluminoze, ka bërë një punim serioz, që duhet marrë si shembull nga historianët, që punojnë të ndriçuar nga faktet dhe liria.”

Ky libër, që u prit aq mirë nga lexuesi, pothuajse u zhduk (ble) menjëherë nga vitrinat e librarive edhe pse viti i botimit ishte 1995, ai do të botohej  i përkthyer italisht me titullin: “Paggine sulla dittatura -Terlizzi 1998”, dhe në anglisht, me titullin: “The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator” – në vitin 2003.

Duke e mbyllur librin me ngjarjet tronditëse të 2 Prillit 1991, në qytetin e tij të lindjes (Shkodër), në paragrafin e tij të fundit autori, do të shkruante:

“Eshte ky “post – scriptumi”, i birit tënd, që nesër për të vërtetën, që rrëfeu mund të përfundojë në një tufë lulesh …”.

Por jo. Ishte premtuar, që të ndodhte ndryshe. Hulumtuesi i palodhur Dr. Pjeter Pepa, mbasi kalonte disa vite në politikën shqiptare (deputet i Kuvendit Popullor), pak kohë në diplomacinë shqiptare (Ambasador pranë Selisë së Shenjtë), e më pas në profesion të lirë dhe pedagogjik, nuk do të ndahej nga shkrimet e shumta, në organet e ndryshme të shtypit, në internet dhe botimet, qofshin ato kulturore, politike apo shkencore.

Një tjetër vepër madhore kuptimplote dhe shumë e mirë është: “Tragjedia dhe Lavdia e Kishës Katolike në Shqiperi” (2007), ku, mbas dhjetë vitësh hulumtime dhe kërkime të gjata në arkivat e të gjitha niveleve brënda e jashtë vendit, Dr. Pepa, në dy vëllime (me rreth 1500 faqe), paraqet denjësisht dhe gjerësisht gjithë gjenocidin e madh, që pësoi Kleri dhe Kisha Katolike në Shqipëri, gjatë 50 viteve të diktaturës ateiste komuniste.

Ndërsa “Dosja e Diktatures”, iu dhurua përsonalisht me autograph Atit të Shenjtë, Papa Gjon Palit II, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale  dhe Të Lumes Nënë Terezës, me rastin e ngjarjeve tragjike të vitit 1997 në Shqipëri. Është me interest ë theksohet, se ky dy-vëllimesh i vyer, autori Pepa, ia përkushtoj pikërisht dy figurave madhore, për Vatikanin dhe Botën, Të Lumturuarve Papa Gjon Pali II dhe bijës apo krenarisë mbarëshqiptare Nënës Terezes, i cili, ia dorëzon përsonalisht në vitin 2009 Papa Benediktit XVI, në Shjeshin e Shën Pjetrit në Romë…

Në fundvitin 2009, studiuesi i palodhur Dr. Pjetër Pepa, rishfaqet  mbas 15 vjetesh, me  ribotimin e veprës: “Dosja e Diktaturës”, e plotësuar dhe përmirësuar në cilësi dhe përmbajtje, duke shtuar në vepër edhe pjesën e dytë, në paraqitjen e së cilës shkruan:

“Plot 15 vjet më parë, fillova të qemtoj ndër arkiva dhe të mbledh materiale historike, për tubime përkujtimore, që çuan shpejt në një libër, që me sugjerimin miqësor të një poeti (Visar Zhitit), mori titullin: “Dosja e Diktatures”, që u pëlqye dhe më përgëzuan gjithandej.

E thashë, që në fillim, se ajo që permblodha nuk ishte veçse maja e një “ajzbergu” të asaj diktature. Mblodha me vonë dhe botova tjera materiale dhe pas 15 vjetesh, tashti qe po behet ribotimi i “Dosjes”, mendova të fus edhe diçka, që u mblodh e u shkrua gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare.

Pra, të bëhet një dalje përtej asaj periudhe 15-vjeçare, të bëhet një kalim i shpejtë nëpër tjera raste të dhimbshme e tragjike, që pësuan fatkeqet e pafajshem gjatë asaj diktature të zezë. Rastet që shtohen, tashmë në pjesën e dytë, i përkasin shtrirjes kohore disa vjeçare dhe kanë kryesisht figura të shquara klerikësh e intelektualësh.

Shpresojmë, që kjo t’i ketë shtuar diçka me vlerë “Dosjes së Diktaturës”, që u prit kaq mirë nga lexuesi i parë. Urojmë të ja kem arritur qëllimit.”

Pas kësaj hyrjeje të pjesës së dytë, futemi sërish në “qeli e burgje”, për të vuajtur më të pafajshmit, që torturohen e vritën barbarisht jo nga të huajt, por nga vetë shqiptarët, duke aplikuar mjerisht atë thënjen lapidare: “Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini.” (Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë) dhe, sërish edhe në këtë pjesë, lexuesi tronditet, kur në copëza të shkurta e konçize lexon e jeton çaste të dhimbshme, për të gjithë ata, posaçërisht klerikë, që vuajtën, u torturuan e vdiqën nën egërsinë e një diktature të paprecedent.

Cilët janë disa nga temat e librit?

Lexuesi, menjëherë do të përballet me tituj tronditës si: “Kleriku që e hëngrën qentë e Sh’Palit, Mirditë – Dom Mark Gjani”, “Visaret e Kombit të përgjakur nga diktatura – At Bernardin Palaj”, “Bab e bir të denjë për njeri – tjetrin – Hafiz Ali Kraja (Tari) e Mehdi Kraja”, “Si e pushkatuan në Permet meshtarin e ri – Dom Dede Maçaj”, “Si u vra i katërti i universit Gazullian – Dom Nikoll Gazulli”, “Ikja nga Ferri i pushkatimeve –  Imz. Zef Shestani, Imz. Frano Karma, Imz. Zef Oroshi etj.

Sërisht vijojnë momentet e ankthit, tek lexon, si: “Vdiq apo e helmuan oratorin e sapo shuguruar – D. Matish Lisna”, “Kardinali fatkeq shqiptar – Dom Kolec Prendushi”, “Martirët e Revolucionit famkeq kulturor – Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi, Dom Shtjefën Kurti”, “Nga altari tek morgu i studentëve të mjekësisë – fati tragjik i një kleriku – Dom Mikel Beltoja”, “Meshtari që dihej si i vdekur – At Anton Luli”, “Recquiem për autorin e këngës ‘Kacurrelat e tu’ – seminaristin Gac Çuni”, “Si u mbyt në tortura Dom Engjell Deda?”, “Si u pushkatua Imzoti më i ri i botës – Imzot Gjergj Volaj”, “Si u pushkatuan misionarët gjerman – Dom Alfons Tracki e Dom Zef Marksen”, “Odiseja e klerikut patriot nga Mirdita – Dom Nikoll Kimza”, “Funerali që solli shumë viktima – Imz. Gasper Thaëi”, “Kleriku i parë martir nga Korça – At Papa Pandi”, “Meshtari, që u detyrua të ndërpresë rrugën meshtarake – At Petraq Isaku”, “Si vdiq në tortura i pari ipeshkëv katolik – Imzot Frano Gjuraj”, “Të mbyturit ndër tortura – në Koplik: Dom Aleksandër Sirdani e Dom Pjetër Çuni; në Lezhë: At Serafin Koda, Dom Jak Bushati etj.”, “Kleriku i parë martir i diktaturës komuniste – At Lekë Luli”, “Si e vranë regjentin – P. Anton Harapi”, “Klerikët shqiptare nën plumbat e komunistëve jugosllavë – At Leonard Tagaj, At Bernardin Llupi, Dom Nikoll Tusha”, “U mbyt baltërave të Maliqit – At Josif Papamihajli”, “Si e vranë kolegun – Dom Luigj Pici etj…”

Libri mbyllet me materialin historik, që i kushtohet “Gjenocidit komunist mbi Klerin katolik ne Shqipëri”, ku, ndër të tjera autori Dr. Pepa, paraqet, që në hyrje sakrificën e tyre me fjalet: “Ata bënë nëntë shekuj shkollim të lartë në pesëdhjetë e pesë universitete në dhjetë shtetëve të botës për Atdheun e tyre. Ata u shperblyen me pesëmbëdhjetë shekuj torturë, hetuesi e burgje nga Atdheu i tyre!”

Më poshtë, me dokumenta e fakte rrënqethëse diplomati studiues Dr. Pjetër Pepa, rrëfen se  çfarë ndodhi me Klerin Katolik në Shqipëri, duke paraqitur një tabelë shumë të shkurtë, por tepër domethënëse:

Nga të gjithë ata që diktatura gjeti gjallë, rezulton se:

1.   Janë pushkatuar 29 klerikë (13%)

2.   Janë  mbytur  ndër  tortura 29 klerikë (13%)

3.   Janë burgosur dhe internuar 93 klerikë (41%)

4.   Kaluar ndër kriza mendore deri në çmendi 6 klerikë (3%)

5.   Janë detyruar të arratisën ose s’jane lejuar të kthehen në atdhe 35 klerikë (15%)

6.   Janë përjashtuar nga shërbimi 19 klerikë (8%)

7.   Kanë vdekur në ankth e dhimbje pjesa e mbetur 15 klerikë (7%)

Këto dhe shumë si këto, veç sa tjerash, si: replika politike me Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën, politikanë të kohës etj., lexuesi do të ketë mundësi t’i shohë tashmë në faqet e “Dosjës “ së ribotuar.

Janë rreth 500 faqe dhimbje e sakrifice, vuajtje e gjakderdhje, hetime e tortura, dënime e pushkatime të shkruara me një ndjenjë të veçantë dashurie e faljeje kristiane, që hulumtuesi i kujdeshmëm Dr. Pepa reflekton, në çdo faqe e në çdo figurë të përshkruar.

Lexuesi gjithashtu,  mund të mësoj me dhimbje e dashuri  në këtë libër, që sapo ribotohet me materiale, që dalin për herë të parë nga arkivat e Mininistrisë së Punëve të Brendshme (Sigurimi të Shtetit ose Policisë Sekrete të Shqipërisë) e shumë burime tjera arkivore brenda e jashtë vendit.

Në mbyllje, libri paraqet disa nga opinionet e falënderimet, që i kanë ardhur autorit, mbas botimit të “Dosjës” së parë  nga qytetarët shqiptarë brenda e jashtë atdheut, por edhe prej ambasadorëve të vendeve të tjera të botës, titullarë të Selisë së Shenjtë në Vatikan etj.

Një kopertinë e bukur e mjaft domethënëse e përpunuar nga piktori i talentuar Jozef Martini, dhe një biografi e shkurtë për autorin, që hijshëm e shoqëron këtë vepër historike.

Ribotimi i librit, u mundësua nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve dhe u botua me profesionalizëm, nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Kumi”.klajdkapinova@yahoo.com

 

Filed Under: Featured Tagged With: diplomati, Pjeter Pepa, Studiuesi

Partizani-Tirana! Derbi mbyllet ne barzim.

March 23, 2014 by Administrator

Nderim Nexhipi i prish festën Tiranës, kur me mendje kishte nisur të gëzonte  triumfin. Ka qenë minuta e tretë e kohës shtesë, kur shqiptaro-maqedonasi ka  mposhtur Ilion Likën pas një ngulmimi të gjatë, por të paqartë të të tijve. Në  krosim nga këndi është shndërruar në gol me shumë zgjuarsi nga Nexhipi, që i heq  nga duart tri pikë të cmuara bardhebluve. Më herët kishte shënuar Morina, në  minutën e 41-të, i ndihmuar edhe nga gabimi i mbrojtjes së kuqe. Ashtu sikurse  ka bërë edhe prapavija bardheblu në rastin e barazimit. “Paqe” e luftuar pa  shumë orientim në këtë ndeshje, që prodhoi spektakël në shkallët e stadiumit,  nga dy tifozëritë respektive, por pak futboll të bukur nga lojtarët në fushën e  blertë. Nga një pikë për të dyja palët, që e mban Partizanin në pozita  europiane, në pikë të barabarta me Kukësin dhe Lacin, nga 40 të tilla  (kurbinasit luajnë sot të dielën me Vllazninë, në fushën e tyre), ndërsa Tirana në  vendin e tetë, me 28 pikë. Pra, mbetet aty ku ishte deri dje.
Derbi i 138-të  i kryeqytetit ndahet në barazim, duke vulosur barazpeshën totale të këtij  kampionati mes këtyre dy skuadrash, që kishin fituar secila nga një sfidë, në  fazën e parë dhe të dytë, me rezulat të njëjtë, 1-0.

Pjesa e parë Ka tension në fillimin e ndeshjes, cka shoqërohet edhe me dy  kartonë të verdhë për Rrahmanin dher Alban Hoxhën që në minutën e 6-të. Gjithcka  vjen pas akordimit të një goditjeje dënimi për bardheblutë, e cila kontestohet  nga kapiteni dhe mbrojtësi i kuq. Megjithatë, goditja e parë në drejtim të  portave respektive vjen në minutën e 9-të. Behar Maliqi siguron një pozicion  ballor, godet, por topi nuk ka forcën e duhur, edhe pse pritet në dy kohë nga  Ilion Lika. Ka më shumë inciativë Partizani, që del nga krahët, por përqendrimi  dhe kujdesi i bardhebluve në detyrat difensive është i madh. Ka ngut të madh dhe  pasime të gabuara në nisjen e aksioneve, cka bën që topi të kalojë shumë shpejt  sa në në këmbët e lojtarëve të njërës skuadër, edhe edhe të tjetrës, pa sjellë  rrezik për dy portierët.
Në minutën e 20-të të kuqtë fitojnë një goditje  dënimi, që ekzekutohet nga Mazrekaj. Topi devijohet në këndore, prej nga Nexhipi  e adreson në zonën e Ilion Likës. Portieri bardheblu del gabimisht, duke  rrezikuar shumë. Një lojtar i Partizanit godet me kokë, por pak tej shtyllës së  majtë pingule të kuadratit bardheblu. E njëjta skemë paraqitet edhe në minutën e  23-të, kur Mazrekaj fut topin në zonën kundërshtare nga goditja e dënimit, por  grushton me vështirësi Lika, i gjendur mes shumë lojtarëve, që dyluftojnë ashpër  mes tyre.  Dhjetë minutat e mëpastajme njohin një rritje të Tiranës në  lojën e saj, ku Delic spikat me përpunimin e topit. Malazezi tenton edhe përmes  dy goditjeve standarde radhazi, por porta e Hoxhës mbetet e paarritshme. Morina  i afrohet golit në minutën e 38-të, teksa godet me kokë ngjitur me trekëndëshin  e poshtëm të portës së kuqe. Minuta e 41-të zhbllokon shifrat. Shpërthen në  delir tifozëria e Tiranës. Një pasim i gjatë nga mesfusha futet në zonën e kuqe,  ku Morina është mes dy mbrojtësish të Partizanit, që gabojnë shumë në mbulim.  Sulmuesi bardheblu shfrytëzon këtë “okazion”, godet tokazi dhe shënon. Me këtë  rezultat mbyllet pjesa e parë, ku Tirana u tregua shumë efikase në rastet e  pakta që pati, ndërsa të kuqve u mungoi lojtari sulmues, që të tërheqë skuadrën  përpara. Po ashtu, nuk ka një regjizor të duhur në mesfushë, që të kthjellojë  sadopak lojën e “demave”, mjaft konfuzë në të dyja fazat, ofensive dhe  difensive. Tirana ishte më solide dhe funksionoi si një grup i tërë, duke mos i  dhënë përparësi elementit individual, sic bie në sy rëndom te kundërshtari.

Pjesa e dytë Nis me një goditje këndi nga e djathta e sulmit për të  kuqtë. Po ashtu, shumë shepojt Partizani fiton një goditje dënimi në pozicion  ballor me portën e Likës. Ekzekutuesi është i përhershmi, Mazrekaj, por sërish  pa rrezik. Duket disi më e tërhequr Tirana, e cila e prêt kundërshtarin, me  synimin për ta kapur në kundërsulm e në befasi, për të ndëshkuar për herë të  dytë. Ka shumë nerv te lojtarët e kuq, por pak cilësi. Bëhen gabime foshnjarake  në pasimin e topit të parë, ndërsa aksionet përfundojnë pa nisur akoma mirë.  Tirana ka rastin ideal të shënojë sërish në minutën e 56-të. Gilberto driblon dy  mbrojtës të kuq dhe e pason topin te pika e bardhë e penlltisë, ku Kërciku ka  tërë hapësirën e duhur për të realizuar. Ai godet shumë dobët, duke e falur  Partizanin. Magani nuk ia fal lojtarit në fjalë, ndaj e zëvendëson menjëherë me  Korreshin, ndërsa Sampaio reagon në kahun tjetër duke hedhur në lojë Hyshmerin  në vend të Maliqit. Rrahmani realizon goditjen e pareë në këtë pjesë loje drejt  portës së Likës në minutën e 65-të, teksa me kokë impenjon “gardianin” bardheblu. Magani sakrifikon autoprin e golit, Morinën, duke shtuar një tjetër  forcë mbrojtëse në radhët e tij, ndërsa kolegu i tij i kuq bën zëvendësim kokë  për kokë në sulm, Sacer-Dushku.  Edhe aktivizimi i Demirit nuk ndryshon gjë  në paraqitjen e të kuqve, që konsumojnë minutat e mbetura të kohës së rregullt  pa ndonjë rrezik në portën e Likës. Tirana mbetet me dhjetë lojtarë nga minuta e  83-të, sepse Korreshi merr të dytin e verdhë dhe të kuqin direkt, pas një  simulimi në zonën e Partizanit, duke dashur të marrë një penallti. Kjo u shton  një “marsh” më shumë “demave”, të cilët besojnë deri në vërshëllimën e fundit të  Jorgjit, që e ka nxjerrë kartonin e verdhë shumë herë nga xhepi, përvec atij të  kuqit për lushnjarin e Tiranës. Kur festa bardheblu kishte nisur në shkallët e  stadiumit, në pjesën ku ishin të pozicionuar tifozët e 24 herë kampionëve të  vendit, ndërsa ata të kuq kishin ulur kokën, mendon Nderim Nexhipi të ndryshojë “temperaturë”. Me një veprim tepër të zgjuar me kokë, shqiptaro-maqedonasi kthen  në gol goditjen e fundit të ndeshjes, duke u dhënë një pikë të vuajtur të tijve.  Që vlen jo pak, ndërsa u ka hequr bardhebluve dy të tilla, që mund t’i largonin  përfundimisht nga rreziku i mbijetesës. Shpëton nderin edhe Sampaio, që dukej se  po pësonte humbjen e parë në krye të Partizanit nga skuadra që shkarkoi  ish-shefin e tij, Hasan Lika në fazën e dytë. Ngushëllohen në fund tifozët e  kuq, teksa Nexhipi u eviton zhgënjimin e radhës. Kësaj here pa pasur aludime në  kokë për tolerim, por duke pranuar konfuzionin e dukshëm të këtij Partizani për  të kaluar me sukses të plotë një sfidë të kësaj rëndësie.

Supertifozëri, antagonizëm pa fund Atmosferë inkadeshente në  stadium, që ngjason me ndeshjet e kombëtares. Tifozëria e shumtë në numër i jep “zjarr” derbit më shumë se një orë përpara startit të lojës, teksa koreografitë  dhe thirrjet në kor të bëjnë të mendosh se po shikon ndonjë supersfidë  europiane. Ngjyrat e kuqe dhe ato bardheblu valëviten në mijëra duar tifozësh,  që mbështesin pa rezerva idhujt e tyre në fushën e blertë. Një derbi i vërtetë  edhe në shkallët e “Qemal Stafës”, që përjeton një nga ndeshjet e rralla të  Superiores shqiptare. Dicka fort e ngjashme me rastet kur në të luan kombëtarja  jonë kuqezi.

Historiku, dominon akoma Partizani Ndeshjet – 138 takime  janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet:  Kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë  se Tirana në derbi, plot 54 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43  fitore. 41 të tjera kanë përfunduar në barazim. Golavarazhi – 198 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 160 të  bardhebluve. Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe  Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 4-2. Krenaria e kuqe – Më 31 gusht 1947, Partizani fitonte 8-0 ndaj  Tiranës, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë në derbi. Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do i kthente  reston Partizanit teksa e mundte 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët  e të dyja skuadrave për lojën e bukur. Rezultati – Barazimi  2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes  Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 40 barazime. Demokracia – Pas viteve ’90 janë zhvilluar 50 ndeshje derbi,  nga të cilat 26 janë fitore të Tiranës, 11 barazime dhe vetëm 13 janë fitore për  Partizanin. Golavarazhi: 70-49 për Tiranën. “Ish”-ët në fushë – Endri Vrapi, Erando Karabeci, Renaldo Kalari, Entonio Pashaj, Ardit  Peposhi janë lojtarët bardheblu që kanë luajtur edhe për Partizanin. Ndërsa tek “demat e kuq”, i vetmi që ka luajtur për të dyja skuadrat është talenti Fatmir  Hysenbelliu.

 

 

Filed Under: Featured

Basha në PPE : Shqiptarët e meritojnë statusin, mazhoranca po zhbën standardet

March 21, 2014 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfrytëzuar Samitin e PPE, për të lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, në muajin qershor.Basha ka insistuar pranë vendimmarrësve europianë, se etapa e statusit duhet përmbyllur sa më parë.“Nuk kam rreshtur përpjekjet e mia në këtë Samit, sikundër para dy javësh në Dublin gjatë kongresit me kryetarët e partive dhe qeverive simotra, për të kërkuar mbështetjen e tyre për çështjen e statusit, duke argumentuar se puna e kryer  nga qeverisja e Partisë Demokratike meritoi një rekomandim pozitiv të Komisionit . Pavarësisht situatës së nderë që mazhoranca e re ka krijuar në raport me kriteret e Kopenhagenit, etapa e statusit duhet përmbyllur dhe duhet insistuar që etapa  e rëndësishme, ajo e negociatave, duhet të hapet sa më parë“- deklaroi kryetari i PD, pas samitit të Partisë Popullore Europiane.

Zoti Basha ka theksuar se mazhoranca ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj dhe me sulmin ndaj institucioneve kushtetuese, çka ka rritur dyshimin e ndërkombëtarëve tek qeveria.  Ai u shpreh me vendosmëri se dhënia e statusit do t’u japë mundësi, më shumë fokus, më shumë energji çështjeve themelore të demokracisë, të shtetit ligjor, të kushtetutshmërisë që po kthehen nga kjo mazhorancë, si pjesë e problemit dhe dosjes problematike të vendit.

“Nuk ka dyshim që nëse situata do të kishte qenë e favorshme, Shqipëria do ta kishte marrë tashmë statusin. Situata nuk ka qenë e favorshme 3 muajt e parë të qeverisjes, kjo qeveri vazhdon të krijojë dyshime.  Nga ana tjetër, kemi një opozitë e cila edhe në mbrojtje të trashëgimisë tonë pozitive, për sa i përket integrimit europian të vendit thotë: ”Po! Le të ecim përpara, Shqipëria e meriton statusin, shqiptarët e meritojnë statusin!”, deklaroi zoti Basha.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Basha ne PPE

ALBANIAN AMERICAN SUCCESS STORIES

March 18, 2014 by dgreca

ALBANIAN AMERICAN SUCCESS STORIES/

Join us an Extraordinary Evening/

Celebrating the Achievements of Albanian-American/

SATURDAY, May 3, 2014, 6 .00 pm/

Battery Gardens/

Filed Under: Featured Tagged With: ALBANIAN AMERICAN SUCCESS STORIES

Mihallaq Qilleri:Shoqëria shqiptare do vijojë të zvarritet edhe ca kohë në pluhur!

March 18, 2014 by dgreca

Shkrimtari Mihallaq Qilleri është një nga figurat më të mirënjohura e të talentuara të letërsisë shqipe, me një ndikim të jashtëzakonshëm në gjeneratën e tij. Veprat e shkruara prej tij vazhdojnë të kenë ndikim e frymëzojnë brezat që vijnë. Romanet, tregimet, dramat dhe poezia e shkrimtarit Qilleri janë portretizim i gjallë i jetës sociale dhe përvojave jetësore  të kohës që jetojmë. Ato kanë luajtur e luajnë një rol progresiv në reformimin e shoqërisë shqiptare . Ai njihet si romancier dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër e të plotë. Romanet dhe tregimet e tij janë të njohura për portretizimin  e ndjeshëm të ndjenjave të brendëshme të personazheve, që ai përfaqëson në to. Autori Qilleri përshkruan  me dashamirësi portrete realiste  me jetën, me të mirat e të metat e tyre,  problemet dhe sfidat,  mes të bukurës e së përditshmes njerëzore. Karakteristika kryesore e shkrimtarisë interesante të Qillerit është përdorimi i gjuhës së thjeshtë,  të ngrohtë dhe mbresëlënëse. Në këtë intervistë, shkrimtari Mihallaq Qilleri rrëfen momente nga jeta dhe krijimtaria e tij letraro-artistike dhe dimensionale në dramë, poezi dhe publicistikë. Por, kush është shkrimtari dhe publicisti Mihallaq Qilleri, që krahas profesionit të inxhinjierit, ai u bë edhe shkrimtar me prirje të forta qytetarie, intelektuale e krijuese. Si arriti ai të bëhet një nga zërat më të vecantë në letrat shqipe e publicistikën shqiptare, do t’I mësoni në këtë intervistë interesante e mbresëlënse.

Mihallaq Qilleri ka lindur më 25 Tetor 1948. Është Diplomuar për  Inxhinjeri dhe Gjuhë _Letërsi në Universitetin e Tiranës. Biografia e tij letrare:

KRIJIMTARIA- P R O Z Ë

– JETA MBI SHKEMBINJ – TREGIME – 1975

– ZBULIMI I ISHUJVE TË HUMBUR, – NOVELË, 1976

– DËBIMI I HIJEVE, – NOVELË DHE TREGIME, – 1977

– JETË DHE DASHURI – ROMAN – 1979

– ROBI I MALIT TË ARGJENDT, – TREGIME – 1979

– NË VITET SHTATËDHJETË, – ROMAN, – 1982

– KRISTALI BLU, – NOVELE,-1986

– SHKËLQIMI I DËBORËS, – 1987.

– NJË VJESHTË ME ELIAN, – ROMAN- 1990.

– ENGJEJT E VITEVE TË VËSHTIRA, – ROMAN – 2003

– MËKATI I MURGESHËS, – ROMAN, – 2009

– BRENGA DASHURIE, – NOVELË DHE TREGIME, – 2009

D R A M A

– KUFIRI I GJAKUT, – DRAMË – 1981

– SHQETËSIMET E ANËS, – DRAMË, – 1981

– MIDIS DY DASHURIVE, – DRAMË, – 1983

– NATA E GJATË E SË SHTUNËS, – 1984

– KËRKOJ TË VËRTETËN, – DRAMË,- 1988

– KRISTALI BLU,- DRAMË, – 1990

\-TAKOHEMI PAS SHIUT-POEZI

 Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Në një nga fotot e bibliotekës  tuaj në FB, kam lexuar këtë epigraf; “Këtu ngopem dhe më merr uria, këtu gdhihen e ngrysen fantazitë e mia.” Shumë interesant e mbresëlënës ky epigraf, që nënkupton krijimtari dhe krijimtarinë. Cilat janë trajektoret e karrierës tuaj krijuese?

Kjo dhomë pune e mbushur me libra është i gjithe thesari im shpirtëror. Ne shtëpinë  ku linda babai im kishte nje sasi librash të kohës së para Luftës Botërore, por që për fat të keq, nga që nuk ekzistonin bibliotekat ne kuptimin e konstruktit të sotëm, ato mbaheshin ne nje sënduk të madh. Nje dimer Narta, vendlindja ime,- një vend buzë ujërave, – u përmbyt dhe kjo pasuri e babait u dëmtua. Megjithatë diçka mbeti. U kujdesa ta shtoja kur shkova ne shkolle të mesme. Me ato pak para që më dërgonin prindërit. Kur u martova dhe do të ikja nga shtepia atërore, im vëlla, shumë më i vogël se unë, më luti të mos i merrja të gjitha librat, por t’i lija edhe atij diçka. Iu përgjigja se po i lija 100 libra me kushtin që, nëse pas një viti ato nuk do ishin bërë 200, do t’ja merrja edhe ato. Për fat edhe ai shtoi.. Biblioteken më të madhe private e kam parë te shtepia e prof. Dhimitër Shuteriqit, një mik i im i asaj kohe. E pata zili. Dhe luftova ta pasuroja biblioteken time. Kur emigrova dhe shtëpia mbeti ne dorë qiraxhinjsh, më shumë se gjithçka u dëmtua biblioteka. Sot mund të kem vetëm gjysmen e librave që pata në fillim të viteve ’90.

Sa për të krijimtarinë mund t’ju them se ajo ka nisur thuajse ne adoleshencë. Duke pasur një bibliotekë, sigurisht ajo ka edhe sirtare e dollape dhe atje une ruaj edhe dorëshkrime të moshës 14-15 vjeç. Sot natyrisht nuk kanë asnjë vlerë, por mund t’i quaj si ushtrime fillestare aritmetike për të arritur të zgjidh me vonë ekuacione të komplikuara letrare. E nisa pra me poezi. Shumë shpejt besoja se isha i patalentuar atje. Proza sikur më krijonte më shumë hapësira të shprehesha. Letërsia, si të gjitha krijimtaritë e tjera, lind nga nevoja që ndjen individi për të shpërfaqur publikisht mendimet e tij për jetën e shoqërisë. Tregimet e para të botura i përkasim një moshe shumë të re dhe botoheshin ne te vetmet gazeta letrare të kohës, “Zeri i Rinisë” dhe “Drita”. Libri parë me tregime, megjithatë vonoi disi. Ai pa raftet  e librarive vetëm në vitin 1975.

-Vepra juaj dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetët tanimë të shquar, nisur që nga shekulli i kaluar. A ka diçka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për të shkruar poezi?

Është interesante të këmbëngul se unë nuk e quaj veten poet i shquar. Përkundrazi. Mendoj se jam një poet i zakonshëm, natyrisht me pjekurinë dhe përvojën që me jep letërsia në përgjithësi, që më jep njohja me shumë poetë shqiptarë e botërorë, por kryesorja është ndjesia ime e brëndshme e këtyre 10 viteve të fundit për t’iu rikthyer poezisë si në adoleshencë. Ka disa shkaqe. Së pari vet proza e botuar në Shqipëri, -sidomos ajo e pas viteve ’90-, sikur ka humbur “gjelbërimin” e vet. Letërsia , para së gjithash, është strukturë e ndërtuar me fjali të bukura. Kur në prozen e sotme nuk ka vizatime karakteresh, kur nuk përshkruhen mjediset ku zhvillohen ngjarjet, kur natyra përreth nuk ka asnjë ngjyrë, kur idetë thuajse mungojne, kur skematizmi të zë frymen, natyrisht ajo mund të jetë gjithëçka, por jo letërsi. Shenjat e një “kashtëzimi” të tillë sikur ndjeva edhe në prozen time. Kritika e vjetër më konsideronte një tregimtar të spikatur jo aq për temat, por atë mendim e vizatim të hollë që kishin mjediset e ngjarjeve të mia. Poezia të imponon të krijosh vargje të bukura. Të filozofosh më shumë e ta ngjeshësh mendimin. Metaforat e bëjnë lexuesit të klith nga zbulimi, ose të ngjethet nga e bukura. Me këtë mendim unë nisa të vargëzoja. Pa menduar kurrë se do të botoja ndonjëherë një vëllim poetik. Por ja që poezitë e krijuara u bënë shumë. Miq e dashamirës më këshilluan t’i përmblidhja në një vëllim poetik dhe, megjithë ngurimin, ja tek dritën e botimit “Takohemi pas shiut”. Ndonëse sot mendoj se ndonja 20 a 30 poezi duhej të mos ishin përfshirë në atë libër.

 -Ju keni shkruar shumë lirika dashurie e mesa di unë iu kanë quajtur “poeti rebel i dashurisë”. A ka dicka të vërtetë në këtë thënje? Kur shkruan poeti krijime të tilla?

Së pari kam mendimin se poeti e shkrimtari duhet të eksperimentojë me stilin e vet. Kjo do t’i jepte dorë të lirë të mos kufizohej nga rregulla “spartane” të letërsisë së deri atëkohëshme. Eksperimentet natyrisht kanë lidhje me formën, por edhe me përmbajtjen. Dhe kryesorja nuk është motivi, apo ngjarja, sesa ideja që kërkon të përcjellësh. Shoqëria njerëzore ka përparuar shumë, sidomos me zhvillimin e elektronikës. Koncepte të tjera për kohën, hapësirën, shpirtin, për anatominë e biologjinë njerëzore duhet të ndiqen kokëulur edhe nga artet, letërsia, muzika, piktura, etj. Dikur e quanim modernizëm këtë devijim nga tradicionalja, sot modern, apo post-modernizëm, surealizëm, a realizëm magjik etj. Krijuesi zgjedh vet metodën, sepse prej saj ai dallohet nga të tjerët.

Le të kthehemi tani se tematika e poezive të mia, të cilat ju thoni se janë erotike, apo i këndojnë dashurisë. Duhet të bëjmë një marrveshje fjalësh. Letërsia në përgjithësi e poezia në veçanti, janë ajka e së bukurës njerëzore. Por kryevepra e sjelljes njerëzore është dashuria. Një letërsi pa dashuri, pa praninë e femrës, sidomos, brenda saj , mendoj se do të na sterilizonte bukurinë e frazës, apo vargut, bukurinë e përmbajtjes, nëse do të lexonim një roman pa dashuri.

Dashuria, nga ana e saj, duke u shpërfaqur aq fine, aq e ndjeshme, aq imponuese lemon edhe shpirtëra të ashpër, kurse prej atyre të ndjeshëm do të shihnim një mirësi të pafundme. Një shkrimtar i madh, duke lexuar një poemë të stërmadhe të një poeti, tha fare thjesht se ajo nuk ishte letërsi, nuk mund të quhej poemë, sepse atje brënda mungonte femra, Nuk mund të përjashtojme balada epike, apo poema historike, por ato shkruhen për nevojat e ngutshme të brumosjes atdhetare të popujve të pushtuar, a të shtypur.

-Lexova një poezi tuajën të re “Prekje fatale”. Ja disa vargje prej saj: Në stacionin e zhurmshëm e habitur zbrite,/Duke kërkuar një ëndërr, dashuri, poezi, /Një palë duar të pasigurta aty të takuan,/ Një palë duar gjithë ankth, të ftohta për çudi.” Më mrekullon se sa bukur ju e përjetoni dhe flisni  në vargje,  për njerëzit që takoni në jetë qoftë edhe virtualisht. C’mund të na thoni për këtë privilegj njerëzor që ekziston dhe cila është ajo, që u jep ju shpresë në të përditshmen njerëzore?

 Nuk është ndër poezitë e mia më të mira “Prekje fatale”. Por , pa marrë pozicionin e mësuesit, kam mendimin se autori pasi të ngopet me idenë e tij duhet ta shpjerë diku atë, ashtu të ngarkuar në shpinën e mendjes dhe atje, – ku ndihet mire, – të krijojë kopshtin, oborrin, apo kështjellën ku ideja e tij mund të lëviz lirisht. Atje ku vargu mund të prek gjithçka të domosdoshme për t’u mbajtur në këmbë, pa harruar asnjëherë se së shpejti duhet të bëjë rrugën e rikthimit. Mbi shpirtin e poetit tani do të qëndroj në nje stacion nga duhet ta njohin të gjithë lexuesit. Të gjitha këto kërkojnë disa kushte, Së pari vet ideja është vlerë intelekti. Së dyti, duhet të dish sesi ta shkruash atë. Së treti të jesh i sigurt se do të ndikosh sado pak te shpirtërat që të lexojnë. Të gjitha këto arrihen pas nje eksperience njerëzore, por edhe kulture. Mirë është që poeti, – pasi të ketë shfryrë afshein e vet, – ta lerë qenien të ftohet disi e pastaj ta shikoj si i huaj krijimin e vet. Kjo do ta detyronte ta redaktonte, ose ta griste.

-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio,  në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

   Poezia, ose proza, natyrisht shkruhen në studjo, ose, në mungesë të tij, në një ved ku nuk të shqetëson njeri. Me që përmenda prof. Dh. Shuteriqin, mund t’ju sjell ndërmend bashkëmoshatarëve të mi se ai punonte zakonisht në një tavolinë pranë dritares të kafe “Tirana”, e cila gjëndej përfund banesës së tij. Thashë që Shuteriqi kishte një bibliotekë të madhe, një shtëpi të madhe për kohën, etj. Por duhet të them se ai atje nuk bënte letërsi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në arkivin e Shuteriqit ruhen mijëra e mijëra skeda të mbushura me shënime të çuditshme, të cilat atij i vlenin për të shtruar kopshtin e veprave të veta. Shumë syresh ndoshta nuk i vlejtën kurrë. Por njëp ndër këshillat e tij për mua aso kohe ishte se duhej të punoja përditë. Nuk kishte rëndësi se sa. Por përditë. Të nesërmen ato rrjeshta mund të mos vlenin, sikundër mund të të ngjanin interesante muaj, apo vite më pare. Unë punoj në studjon time..

-Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj? Cfarë ju shtyn të shkruani një poezi protestë me ton qytetar e intelektual?

Muza, apo Pegasi janë simbole mitike për të përcaktuar këtë veçansi të shpirtit të poetëve të lashtë. Në të vërtetë unë nuk i besoj muzës. Tashmë kur kam afro 45 vjetë që shkruaj, mendoj se të shkruarit është nevoja ime e brëndshme për të folur me zë publik, për t’u zemëruar, për të klithur, për të shpënë lule diku, për të ndjerë diellin si ngroh trupin tim, shiun se si më lag, barin që mbin çdo pranverë rreth varrit të prindërve të mi, ndërsa mua më vjen keq që vetëm ata nuk ringjallen përsëri. Talenti është i lindur. Nuk them asgjë të re nëse shtoj se ai duhet ushqyer. Në fillim të kësaj interviste shënova se krijimtarinë e nisa me poezi, por shpejtë hoqa dorë prej saj. Ku u binda, prej kujt, cili qe ky çast? E thjeshtë. Kisha një mik tepër të afërt,- të cilin e kam ende, – dhe ai shkruante poezi. Por poezitë e tij ishin ku e ku më të bukura se të miat. Ishte mosha kur tek ai kishte trokitur dashuria e parë dhe vargu, lengu, fjala e tij ishte shumë më e bukur se vargu im steril që nuk ndikohej prej asgjëje materiale, të vërtetë, por qe thjeshtë një imitacion poetësh të huaj. Për fat të keq, miku im aq i talentuar nuk u bë asnjëherë poet i dëgjuar. As ndonjë libër nuk botoi. Sot ai është një ndër avokatët më të mirë të vendit, por dembelizmi për ta ushqyer dhuratën genetike që mbartte, i humbi një rrugë të bukur për të shijuar.

-Mu kujtua shprehja e  shkrimtarit të madh, Stefan King, kur e pyetën: “ Se si mund   të bëhesh  shkrimtar. Ai iu përgjigj –“merrni ndër duart tuaja libra të shkrimtarëve të tjerë dhe lexoni cdo gjë të tyre, –mos mendoni jo vetëm si të shkruani libra.” A ndani të njëjtën filozofi me të?

Përvojat personale të çdo krijuesi janë të ndryshme, sepse vet jetët njerëzore janë të ndryshme. Po aty mund të gjëndet edhe ajo që quhet origjinalitet. Të lexuarit natyrisht është alfa dhe omega e të ushqyerit shpirtëror. Dikujt mund t’i kenë ndodhur në jetë ngjarje dramatike të paimagjinueshme nga një tjetër, por ai nuk di jo më t’i bëjë ato vepra letrare, por as t’i rrefejë. Atij i mungojne dy elementë thelbësorë. Talenti dhe mungesa e kulturës letrare. Por ka shumë intelektualë që kanë lexuar me mijëra libra në jetën e tyre, por nuk kanë guxuar kurrë të shkruajnë vet një libër.

 – Ju jeni prozator; romane novela, tregime esse, ….Tashmë një shkrimtar i afirmuar, autor i dhjetra librave.Cfarë mendoni se ka mbetur konstante?

Mendoj se kam pasur një fat në ciklin e krijimtarisë sime në prozë. Tregova se fillimisht shkruajta tregime. Tregimi është për mua gjinia më e vështirë e prozës, Pastaj shkruajta novela e më pas romane. Romani im i parë, ai me titull “Jete dhe dashuri” u botua në vitin 1979, pra pas katër librash në prozën e shkurtër. Romani u pëlqye shumë atë kohë dhe i gjithë tirazhi i tij kolosal prej 16.000 kopjesh u shit me shpejtësi. Por sot, kur ndonjë mikeshë e gruas vjen në shtëpinë tonë dhe kërkon ta rilexoj këtë roman, për shkak të ndjesive të dikurshme, unë preferoj të mos ia jap. Së pari vlera e një vepre rritet edhe për shkak të kulturës së shoqërisë së asaj kohe, të interesave të saj, etj. Ne rilexojme Tolstoi, apo Balzakun sot dhe, megjithë mrekullinë që rindjejmë, e kuptojme se disa  nënshtresa të shoqërive borgjeze të shek. XIX janë tejkaluar. Dashuria jo..Ajo vazhdon të mbart dramën dhe bukurinë e saj së paku nga koha e Homerit. Në se poezinë do ta imagjinoja si një kasolle të ndërtuar me degë palmash, në prag të flladeve e psherëtimave; në se tregimin do ta konsideroja si një shtëpi misterioze, ( kush e njeh Tiranën ndoshta ka patur rastin të shohi një banesë dy katëshe përballë kishës së re ortodokse); në se dramën do ta përkufizoja si një kështjellë ku dëgjohen vazhdimisht klithma, përplasje shpatash por edhe ndonjë e qeshur, romanin, përkundrazi, do ta krahasoja me një ndërtesë shumëkatëshe, me themele te forta ku shkrimtari së pari ndërton kollonat e ngjarjeve, krijon dhomat e kapitujve, hap dritaret e ideve, e mbush me tullat e fjalëve, dialogëve, përshkrimeve, e së fundi, e suvaton këtë pallat me grafikën e kopertinës.

-Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një prozë, në rastin tuaj, të romanit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

  Natyrisht ka disa raporte që secili shkrimtar krijon mes së vërtetës dhe artit , mes letërsisë dhe filozofisë që kërkon të transmetoj në veprën e tij. Shkrimtari është një qytetar dhe muzat nuk janë aspak flutura që hyjnë tinëz vetëm në dhomën e tij të punës. Sidomos proza e gjatë kërkon një punë selektive të gjithanëshme. Në krijimtarinë time unë kam pasur pikënisje ngjarje të vërteta. Ato i kam ruajtur në memorje aq sa mund t’i shpërbëja. Kjo është nisja. Nëse ato nuk mund të çeleshin, të stërholloheshin, atëhere nuk ishin për krijimtarinë time. Por një roman shpesh nuk kërkon edhe aq një ngjarje të madhe, sesa një ide të madhe, ide të pathënë, një mendim shoqëror i pakonsumuar. Por, ashtu siç kanë treguar edhe shkrimtarë më të vjetër e më eksperiencë, personazhi mund të ketë fytyrën e një qengji dhe trupin e një renoceronti. Karakteri rikonstruktohet sipas nevojave e përfundimeve intelektuale. Skematizmi, i përdorur gjerësisht dikur, në foshnjërinë e letërsisë sonë, por sidomos tani në depersonalizimin e saj për shkak të së ashtuquajtur “Liri të mendimit e të drejtën e shprehjes së tij”, për fat të keq magazinat e shtepive botuese kanë mbetur plotë nga libra që nuk i blen njeri, jo aq se nuk kanë ngjarje, se sa nuk janë shkruar bukur ato.

-Shquheni në prozë  për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike, psikik dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit si një shkrimtar që i përket dy epokave – realizmit socialist dhe periudhës postkomuniste?

Tregova me sipër se kam pasur fat në ciklet e krijimtarisë sime shumë vjeçare. Pas botimit të romaneve të para , nisa të shkruaja dramaturgji. Në kohën e pare besohej se një shkrimtar i njohur si unë, pse të mos bënte edhe drama edhe për teatrin e qytetit? Kjo ishte një kërkesë e here pas herëshme, por përjashtoj kategorikisht imponimin.

Në të vërtetë përfshirja në krijimtarinë dramaturgjike më ndihmoi të isha më racional në prozën time, të ndërtoja kulme ngjarjesh të cilat më pare vinin disi të shtrira në kohë e në nervin e vet, të përsosja karaktere dhe të ndërtoja dialogë intensive, nervozë, rrëmbyes..Shkruajta shumë drama, 6 prej të cilave u vunë edhe në skenat teatrore të disa qyteteve të mëdha të vendit. Sikundër dramatizova edhe ndonjë romanin tim.

Epokat e shndërimeve shoqërore e politike vetëm se e pasurojnë çdo shkrimtar mendjemprehtë dhe që doemos di të dalloj ndyshimet me frymën e lirisë, të mirëqënies, por edhe të vlerave njerëzore. Kam shkruar një roman me titullin “ Engjejt e viteve te veshtira”, botuar në vitin 2004, ngjarjet e të cilit përfshinin një kohë historike të gjatë. Ato nisnin nga viti 1967 e mbaronin në mesnatën e mbarimit të shekullit XX. Pra, përfshinte të dy epokat. Por kam mendimin se kapitujt e tij më të bukur janë ato të mesit të epokave që i linin vendin njera-tjetrës, sepse atje sheh nje transformim dramatik të mentaliteteve njerëzore, dukuri që shpesh mund të shpien edhe ne anarki. Por drama aty qëmtohej më qartë, përvijohej më saktë. Di të them se shkrimtari i vërtetë është kalorës i lirisë e dinjitetit njerëzor dhe ai nuk mund të pajtohet a priori me asnjë regjim politik, sepse asnjë prej tyre nuk i zgjidh si me magji hallet e shumicës së qytetarëve të tij. Diferencimet pasurore krijojne vetiu konflikte të mëdha. Askush nuk mendon për barazitizmin absurd të së kaluarës, por dinjiteti njerëzor duhet respektuar.

-Kur ju shkruajtët romanin “Mëkati i murgeshës”, i vlerësuar shumë nga kritika e kohës, ky roman nuk është fantazi, por është bota e brendëshme njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë; burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

“ Mekati i murgeshës” u botua në vitin 2008, por nga brezi i vjetër i lexuesve përmbajtja e tij qe e njohur perms novelës “Kristali blu”, botuar afro 15 vite më parë, por ehe dramës me të njejtën titull të shfaqur nga Teatri i Dramës së Vlorës. Në këtë vepër, e cila pati shitjet më të mëdha, edhe si novelë, edhe si roman, biletat më të shumta edhe si shfaqje teatrore, mendoj se meritë të veçantë ka jo aq krijimi artistik i autorit, sesa ngjarja e vërtetë. Ishte aq e veçntë jeta e personazhit tim, sa doemos do të krijonte keqinterpretime, por edhe lexime të ethshme. Për shkak pra të llojit “sui generis”-siç ma konsoderonte Kadare ne reçensionin e vet,- nxiti pështjellime edhe në kohën e regjimit komunist, por edhe në regjimin demokratik, duke spekuluar me reminishencat e asaj kohe. Kjo ishte arsyeja përsëse “Kristalin blu” unë vendosa ta ripunoja e ta botaja tashmë të plotë, duke shtuar edhe pjesët që dikur isha detyruar t’i hiqja. Nga ana tjetër tashme unë isha një shkrimtar më i lirë për të shfaqur mendimet e mia, madje edhe të interpretoja shkaqet e vërteta të dramës së personazhit tim.      Është me fat një krijues kur ndesh me ngjarje të tilla..Por ato, ashtu siç të ndihmojnë të shkruash një vepër të mirë, po aq të vendosin në qendrën e ciklonit të kritikës, madje edhe të politikës.

-Ju jeni edhe publicist dhe një nga gazetarët më aktivë në mediat e vendit me  shkrime publicistikë, analiza politike, sociale, si dhe shkrime të vecanta studimore në fushën e letërsisë dhe kritikës letrare. A mund të na përshkruani  momente  nga eksperienca tuaj mbresëlënëse?

Gazetaria është po aq e vjetër sa edhe letërsia. Madje ajo sikur më bëri të ndihem dikushi dhe të kem pretendime më të mëdha ndaj vetes. Por gazetaria nuk është letërsi, madje mendoj se shpesh e prish letërsinë. Gazetaria i vlen letërsisë vetëm si përvojë jetësore, si vlerë njohëse, e pasuron shkrimtarin ose poetin të mos jetë nje individ pa njohje të realitetit shoqëror, pse jo edhe të vet relievit të vendit. Interesat intelektuale të një shkrimtari përgjithësisht duhet të jenë të gjera. Ai nuk ka përse të zgjidh edhe ushtrime algjebrike, por ama të dijë diçka nga Kushtetuta, nga Ligjet e shtetit, të dijë shumë për historinë e vendit të tij, të lexojë vepra politologësh e psikologësh, të ketë një minimum njohurish për mjeksinë në shërbim të jetës së  personazheve të tij, të ndjek politikat e kohës, pse jot ë njohi edhe kombinimet e politikës ndërkombetare, e të tjera fusha. Kjo veçse mire i bën korpusit të veprës së tij. Unë kam pasur fatin të punoj disa kohë si gjeolog dhe me kete rast të njoh nga afër  shumë treva të vendit, por edhe zakone, folklore, të ndjejë deri në palcë varfërinë ekonomike të zonave të thella malore, por edhe të veçantën e kësaj jete baritore të njerëzve. Shumë syresh do të ishin personazhet më interesante të tregimeve të mia.

-Cfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato c’ka ju keni lexuar, dhënë lajme  apo vënë re?

Nuk e konsideroj veten ekspert të gazetarisë prandaj nuk mundem të jap edhe receta në këtë drejtim. Por duke qenë në disa vende të botës, duke lexuar shtypin e atjeshëm, ose pare emisionet televizive të kronikave, kam mendimin se gazetaria jone është tepër komuniste. Ashtu e përçarë keqas me interesa politike të pandryshueshme, me gazetarë që pavarsinë e tyre e lidhin me rrogën që marrin, ose nuk e marrin, me pozicionin që kanë sot shumica e gazetare, por edhe e kanaleve televizive, personaliteti i gazetarit, sidomos i gazetarit investikativ, është shumë i ulët. Kjo vjen, përveç të tjerave, edhe për faktin se shtypi dhe medja janë aksesorë të veprimtarisë ekonomike të pronarëve. Pra, edhe me gazetat e quajtura të mëdha, bëhet një politikë e biznesmetit që ka përtej një kompani të fuqishme ndërtimi, apo fabrikë, minierë, apo aksione të tjera. Gazetarët nuk paguhen mire, nuk janë të siguruar, ndërsa as që bëhet fjalë për honorare të bashkepunëtorëve. Gazetat dalin me disa opinione, me ngjarje të kronikës së zezë, me aforizma të marra nga kushedi se cila agjenci, me fjalë-kryqe dhe me modën e VIP-ave shqiptarë të pasuruar ne menyrë maramendëse tashme. Asnjë shkrimtar nuk është i pasur. Asnjë. Sado libra që të ketë shkruar..Letërsia, – e cila duhet të ishte një pasuri kombetare- trajtohet si mbijetesë pasionesh që sa vine e dobësohen. Ka gazeta të quajtura letrare që shiten vetëm në saj të këtyre pasioneve mjerane dhe askujt nuk i paguhet një qindarka për krijimtarinë e tij. Botuesi, po, merr një rrogë për kalamajtë edhe ai..

-Cfarë mendoni për statusin aktual të kritikës? A ka kritikë të mirëfilltë sot për sot? Cili ka qënë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj krijuese?

Nuk ka kritikë..Nuk kemi përse të flasim më shumë. Nëse ajo do të ekzistonte, ashtu e ashpër dhe e vërtetë, sot do të ishin më pak të rënduara raftet e librarive dhe lexuesi do të dinte të kërkonte një autor të njohur. Tani as vet autorët nuk gjejne botimet e tyre.

 -Mendoni e shpresoni se gazeta “Drita”, do të rikthehet”

Gazeta “Drita”, apo një organ i mirëfilltë letrar si ai i dikurshmi do të ishte e mundur të çelej, nëse krijohet Lidhja e Shkrimtarëve, apo se si mund të quhet ndryshe për të mos lënduar sedrën e kundërshtarëve të së kaluarës. Shteti duhet të ndihmojë shumë në këtë drejtim, A kanë piktorët nje galeri Arti? A kanë aktorët një sallë teatri? A kanë muzikantët e këngëtarët sallat përkatëse, a kanë kineastët kinema ku shfaqin filmat e tyre? Po shkrimtarët çfarë kanë, çfarë u ka mbetur. Dikur, në kohën e komunizmit, kur një poeti i botohej nje poezi në “Drita”, apo “Nentori”, i thoshte mikut të vet: “ Sot kam një gëzim. Do vish të pimë nga një varg?” Nje varg kostonte aso kohe mesatarisht 15-20 lekë. Me to mund të pije dy kafe e dy raki, ose dy birra. Sot i mbush tjetrit nje faqe gazete dhe ai as të falenderon..

 -Si shkrimtar, poet  dhe publicist cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë?

Fola pak me lart për politikën, për shtratin shoqëror të saj, për klimen depressive që shtrin në të gjitha kapilarët e jetës intelektuale. Shqipëria po kalon nje tranzicion sklerotik. Mendoj se demokracia si vlerë e marrdhënieve ndërnjerëzore ka gjithmonë një parahistori. Historia ka  pasur një kulture, ndërsa ndërgjegja e individit duhet të “genetizohet” nga të gjitha këto. Në se një vend nis e shkruan me alfabetin e vet vetëm një shekull më pare, në se krijon universitet në mesin e shek. XX, kur Çekia, p.sh. kishte univeritetin e Pragës qysh në shek. XIII, kur gjysma e popullsisë rurale jeton ne kushtet skandaloze të Mesjetës, kur gruaja vijon të trajtohet si inferiore, atëhere nuk ka se si këto mendësi të mos ndikojne edhe ne politikat dhe zhvillimin e vendit. Sa për kombin më duhet të them se ai është Brenda dhe përqark nesh, por bota është jashtëzakonisht e hapur, e madhe, me mundësi të pafundme për të jetuar me ndershmëri dhe kombi duhet të varet në një kornizë e të mbahet në dhomën më të mire të shtëpisë, port ë mos bëhet më mollë sherri e kapardisjesh.

-Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë iu ka mbetur peng?

Peng me kane mbetur shume gjëra. Sa më shumë ikin vitet, aq me tepër ndihet ankthi e dhimbja për të parealizuarën, për të pamundurën. Kam disa projekte të cilat nuk e di nëse do të kem kohë t’i përfundoj deri në fund. Ato janë romane, drama, vellime me poezi, por edhe një liblër me disa mendime historike për Epirin si trevë ku kundërshtojë edhe pikpamjet greke, por edhe ato shqiptare për zotërime teritoresh që nuk kanë qenë të askujt veç e veç..Nejse, kjo është një temë tjetër.

– A është i lirë shtypi sot?

Mendoj se shtypi është pjesërisht i lire, për të mos imituar edhe unë disa raporte ndërkombëtare. Shtyp të lire krijohet me gazetarë të lire, me rroga të mira, me sigurinë e jetës ekonomike të tyre, pa ndikime nga qendra të poltikave të ditës.

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….

E quaj veten teper modest për të dhënë mesazhe inteligjencës. Unë përthith çdo ditë kumte nga pjesa më e ndritur e kësaj inteligjence. Pa rolin e saj shoqëria shqiptare do vijoj të zvarritet edhe ca kohë në pluhur!

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Featured Tagged With: Interviste, me Mihallaq Qilleri, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 703
  • 704
  • 705
  • 706
  • 707
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT