• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PETRIT ALIBEAJ ZGJIDHET KRYETAR I SHOQËRISË ATDHETARE BESA BESËN, VATRA DËRGON URIMET MË TË PËRZËMËRTA

February 21, 2022 by s p

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i dërgon urimet më të përzëmërta vatranit Z.Petrit Alibeaj me rastin e zgjedhjes President i Shoqërisë Atdhetare Besa Besën. Në njoftimin e Shoqërisë u bë i ditur lajmi që gëzon komunitetin shqiptar të Bostonit dhe Diasporën Shqiptare të Amerikës. Në njoftim të Shoqërisë Atdhetare Besa Besën thuhet: “Këshilli i Përgjithshëm ditën e Dielë datë 20 Shkurt 2022 thirri anëtarët e Shoqërisë Atdhetare Besa Besën për kuvendin e njoftuar për këtë datë, sipas Nenit 26 të SH.A.B.B të 28 anëtarët që morën pjesë fizikishtë në këtë proçes si dhe 12 anëtarët që përdorën komunikimin virtual nëpërmejt Zoom,me votë të fshehtë anëtarët zgjodhën Këshillin e Përgjithshëm i cili përbëhet prej 5 anëtarësh.Mbledhja e veçantë e Kuvendit të Shoqërisë Atdhetare Besa Besën u mblodh bazuar në Nenin 38 i cili përcakton “Kur Presidenti largohet përgjithmon,zvëndësohet nga Zv.Presidenti ,nëse të dy largohen atëher drejtimin e merrë Sekretari”dhe kjo kërkon dy të tretave të votave të Këshillit të Përgjithshëm.Këshilli i Përgjithshëm me votë të fshehtë zgjodhi!President të Shoqërisë Atdhetare Besa Besën Z.Petrit Alibeaj!Zv.President Sami Ajdini Sekretari Z.Fadil Bregovina Arkëtar Z.Toli Prendi Ky rezultat u miratua me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili është organi më i lartë i Shoqërisë Atdhetare Besa Besën nr.24 datë 20.02.2022I urojm të zgjedhurve punë të mbarë në këtë mision dhe detyrë të lartë,me bindjen se do të çojnë akoma më lartë ermin e Shoqërisë Atdhetare Besa Besën,me punë të mira në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe interesit kombëtar🇦🇱🇺🇸SHOQËRIA ATDHETARE BESA BESËNBOSTON,MASSACHUSETTS 20.Shkurt.2022

Filed Under: Komunitet

14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan

February 19, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan z.Frymezim Isufaj së bashku me stafin e tij organizuan në Kimberly Hotel ceremoninë e festimit të 14-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.  Në mjedise komode të hotelit që shkëlqente nga dritat e Manhattanit kryeqyteti i botës i cili nuk fle kurrë dëgjohej zëri i bukur i Kosovës martire.  

Kosova e fitoi Pavarësinë me gjak dhe sakrifica të panumërta, më 17 shkurt të vitit 2008.  Qindra shqiptarë, trupi diplomatik i akredituar në Manhattan, z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” ushtarë të UÇK-së si gjeneral Gani Shehu, Qerim Gjocaj që i ka dhënë dorën luftës, Blerim Gjocaj, Shpend Gjocaj etj, Federata Panshqiptare “Vatra” me kryetar z.Elmi Berisha, z.Agim Rexha president nderi i saj, editori i Diellit z.Sokol Paja, Botuesi i gazetës së mirënjohur “Illyria” z.Vehbi Bajrami, Gena Morina Bajrami e shumë të tjerë morën pjesë në këtë ditë të shenjtë të Kosovës.   

Ceremonia u hap me hymnin e Republikës së Kosovës interpretuar nga Banda muzikore drejtuar nga maestro z.Faton Macula.

Ambasadori Isufaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi Kosovës përjetësi në Pavarësinë e saj.  Ambasadori Isufaj falënderoi Amerikën e cila me UÇK-në i dhanë Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës, falënderoi Diasporën Shqiptaro-Amerikane për përpjekjet e saj të jashtëzakonshme si dhe Z.Mark Gjonaj ish Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili ka merita dhe kontribut të vyer në këto arritje.  Me duartrokitje u mirëprit fjala e diplomatit Amerikan në OKB, Ambasadori Richard Mills i cili shërben si zëvendës përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara.

Ambasadori Mills ka qenë një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar, së fundmi shërbeu si i ngarkuar me punë i Ambasadës së SHBA-së në Kanada.  Ambasadori Mills falënderoi z.Isufaj për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm dhe i uroi atij dhe nëpërmjet tij gjithë popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori Ferit Hoxha përfaqësues i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit te përhershëm në Kombet e Bashkuara i uroi të gjithë pjesëmarrësit për Pavaresinë e Kosovës.  Ambasadori Hoxha foli me krenari për arritjet ndërkohë tha se Kosovën dhe Shqipërinë e presin shumë sfida të tjera përpara.

Shumë emocionuese ishte dhe dhënia e një kopjeje nga origjinali i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhuruar nga znj. Lumi Hadri Divine, nje aktiviste e mirënjohur e Diasporës si dhe e bija e akademikut Ali Hadri, i cili gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe popullit të tij. 

Pas ceremonisë pjesëmarrësit shijuan ushqimet e shumëllojshme me nga një gotë verë përpara nga Kantina e Verës “Stone Castle”.  Ata u argëtuan nën tingujt e bandës muzikore si dhe nën intepretimin e këngëve nga artistja e njohur Arbërie Hadërgjonaj.

17 shkurti është nje ditë historike për gjithë Kombin shqiptar dhe do të festohet sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe. 

Së shpejti TV “Alba Life” do të sjellë kronikën e përgatitur si dhe intervistat me personalitete nga stafi i saj me z. Valbon Gërbeshi, Bujar Sadikaj me producent z.Qemal Zylo për 14 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gëzuar Kosovë, Gëzuar Shqipëri!

17 Shkurt, 2022

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet

PËRKUJTIM PËR BEDRI SADIKUN GAZETAR I RILINDJES

February 19, 2022 by s p

Në këtë ditë përkujtimi e nderimi të gazetarit Bedri Sadiku edhe me çmimin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e kujtojmë edhe për vlerësimet e mirënjohjet më të larta për punën e tij të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja.

Bedriu për Rilindjen punoi në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Gjilan…, duke qenë reporter edhe nga ngjarje historike në trojet etnike shqiptare.

Ishim me fat historik që bashkë me Bedriun hymë në Kosovë nga Maqedonia me kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe ushtarake planetare  NATO-s në Ditën e Lirisë – 12 Qershor 1999.

Raportimi dhe fotografitë e Bedriut për gazetën Rilindja që doli botim special për ditën e parë të hyrjes së NATO-s në Kosovë do mund të bëheshin edhe libër…Shkrimet-raportimet e Bedriut janë histori edhe për shumë ngjarje të tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë të Preshevës, përfshirë luftërat e shqiptarëve për të drejta, liri e pavarësi…

Është i paharrueshëm edhe udhëtimi im i parë bashkë me Bedriun në Shqipëri më 1 e 2 Maj 1992. Në Shqipëri shkuam pa pasaportë duke kaluar kufirin e hapur për dy ditë në Dibër-Peshkopi…

Behlul Jashari

Kryeredaktor i gazetës Rilindja nga  fillimet e vitit 2002 deri në numrin e fundit

Filed Under: Komunitet

NA IKU NJË BURRË FISNIK DHE I DASHUR

February 15, 2022 by s p

Mhill Velaj 

Nekrolog për Zef ( Nrecë ) Rrapi

Zef I dashur sa veshtirë qenka për ta lexu Nekrologun për ty. 

Jemi mesu o burrë Mirditor I deres se Rrapit qe te shohim te hareshem e plot jete. Pse nuk qohesh he burre me kuvendu me miq qe aq shume i deshe e te deshen. Te kemi njohur per burre fisnik, I dashur, keshilltar I mire, njeriu qe ngjall shprese ne ndeje me burra. Ti ishe urë lidhese mes njerezish krahinash e ideshe. Per ty nuk kishte barrier as ideologjike as ne moshes krahines apo ideve. 

Ne pranine tende njeriu mbushej plot shprese. Ti e beje te riun te buzeqesh e plakun e molisur me shpresu ne jete. Ishe shembulli ma i mire se si duhet dashur e perkrahur familja, miku e dashamiri. Kete vyrtyt e barte me vete si duket nga prinderit Nrecë e File Rrapi dhe familja fisnike Rrapi e Lugut te Drinit. Ne zemren tande jetonin brezat e kujtesa e paraardhesve tu Mirditor por gjallonte edhe shpresa me ju lan shprese e dashni e traditë nipave e mbesave. Ja si e pershkruan Nipi i tij Vilson Culaj Bakën e tij me rastin e vizitës bërë Reshenit e Mirdites, te cilin pershkrim e kishte kalitur aq Bukur shkrimtari  prof. Ndue Dedaj për Gazeten ,, PANORAMA ‘’ Këto ditë, drejt Nju Jorkut do të shtegtojnë një tufë abetaresh por të një familjeje nga Kosova. Kastriot Zef Rrapi, që e shkruan emrin gjatë si të moçmit e tij në male. Ate e shoqeron babai i tij Zef Nrecë Rrapi  Janë njerëz që kontribuojnë për të mirën e vendit të tyre dhe nuk vijnë asnjëherë për të marrë gjë prej tij. Kjo është fisnikëria e tyre e shenjtë,

Mund të duket e çuditshme që katër-pesë njerëz, ani se të një gjaku, që takohen për herë të parë, të rrahin ide si bie fjala mbledhja e donacioneve në diasporë dhe jo vetëm për të ringritur kullën muze të Gjomarkajve në Orosh, që ndoshta nuk do të mbetet thjesht një dëshirë e mirë. Asgjë nuk është e pamundur nga njerëz të përkushtuar për të mos e lënë të bjerret dhe më tej një traditë.  

Ndërsa bashkë me shkrimtarin Vilson Culaj, nip i “Bacës Zef”, siç e thërret ai BAKA dajën e tij që e ka flakur tej pleqërinë matanë oqeanit, bisedonim se ku do t’i merrnim abetaret, në Tiranë apo në Prishtinë, burri në moshë, që do të udhëtonte natën për në Kosovë nëpër Rrugën e Kombit, nuk e rresht bisedën për tokën dhe njerëzit e origjinës së tij. 

Thotë se familja herët ka shkuar nga Spaçi i Mirditës në Lugun e Drinit dhe se vizita kësaj here kishte të bënte më shumë për t’u takuar me historinë, gjurmët e saj, Gjergj Kastriotin në Lezhë, Gjomarkajt në Mirditë Prekë Calin në Malësi e Ibrahim Rugovën në Dardani, trojet dhe kullat e vjetra dhe historitë gojore të mbjellura në breza.

Por edhe një qëllim tjetër e ka pasur ardhja e tyre nga Nju Jorku: marrja pjesë në shugurimin e Katedrales së Prishtinës. Shohim setin e fotografive të bëra me atë rast, mes të cilave dhe fotografia e babë e bir me Kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Nga biseda më bacën Zef dhe të birin kupton se shqiptarët e diasporës në Nju Jork shkojnë mirë mes tyre, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë për t’u dhënë jetë projekteve në dobi të atdheut.

Gjashtë fëmijët e Kastriotit dhe bashkëshortes së tij, Hana, bëjnë një klasë “kolektive” në shtëpinë e tyre në Nju Jork për mësimin e gjuhës amtare, në radhë të parë nga prindërit. Kurse “mësuesi” i tyre i pandërruar i historisë së vendlindjes është gjysh Zefi, që dhe pse ka emigruar prej disa dhjetëvjeçarësh në SHBA, shpirtin e ka te çdo fije bari, gjethe e degë e trojeve të veta në Shqipëri e Kosovë. 

Ne kulmin e ndejes nipi i tij Vilsoni i thotë Gjon Dedes ish kryetarit të Komunes se Reshenit që e shikonte me admmirim Zefin përballe në tryezë

  •  Baka eshte simboli se si duhet dashur familja, fisi e prejardhja, ai eshte i lidhur me Mirditen shpirterisht por e ka llogaritur me te perparuar ekonomikisht se kaq. 
  • Nuk kanë lan armiqt me ec perpara o nipash se ne kemi pas me ndejt me arme ne dore e kush me mbrojtë rrafshin pergjigjet Baka plot sharm e qendrim aristorati. 

Me mallin për Mirditën u kthyem në Kosove tregon nipi i tij Vilsoni, kurse Plaku 85 vjeçar nuk na e kishte lëshuar hapin mua e Kastriotit për 15 orë duke na rrefyer për Familjen Rrapi deri në 9 brezni. Sot pyes vetën i habitur ka vinte vallë tërë ajo energji e dashuri për jetën, dhe etjes per ta njohur historine e te pareve te tij Mirditor, theksonte nipi i tij.  

Pyes krenarinë tande : Si do ta kaloj me Kohen Kastrioti qe e pate djale e shok, nipat tu kan mu ndi keq kur nuk jane ma ne preherin tand. Reja Jote  Hana ka me qa per ty kur ka me mungu trupi e buzeqeshja jote ne shtepi. Kane me të kërku me sy e s’kan me te gjetur. 

Kanë me te gjetur ne memorien e zemren e tyre qe aq fort ua ushqeve me dashni. Lajdja e Filja kane me e kujtu dashnine e madhe per jeten qe ua dhurove dhe kur te puthin per te fundmit here ne balle  kane me ta lane nje amanet ,, Na e perqafo ne qiell Nanen Prenë qe aq fort e deshe. 

Thuaj asaj nipat jane rritur me dashnine e gjyshit. Kur ta takosh bacen Llesh, e Gjergj qe të presin me buzeqeshje si dikur në odën e burrave në Ranoc thuaju nuk mujta me ndej pa ju he burra e erdha tek ju. Tregoju se brezi i ri ka perparu e  janë ba edhe ata me nipa e mbesa por po i djeg malli për Kosovën.

Kastriotit thuj: ,,mbahu he burrë se me qellim  te kam pas burrnu para kohe, se e kam ditur se kur te bjen barra e shpise mbi krye ti duhet me kan I fortë. Nuk je vetëm djali im, i ke mbrapa gjashtë femije si rrezja e diellit e force per ta kane me kan keshillat e mija se si duhet me e dasht jeten, familjen , mikun e dashamirin por edhe Atdheun e munguar ’’

Jemi mesu o burre me te pa ne krye te vendit ne ndeje pse nuk ja thua nje fjale motres tende Pashkes. Ajo na mbeti vetem por e ka krenarine e madhe se çfar vellau fisnik pati. 

Ka me i mungu fija e shpirtit qe i fliste per Nenen e baben, Ranocin e Mirditen, Kosoven e kujtesen rinore. Kane me ju kujtu ditet e para ne USA dhe flaka e mallit per familje qe e pati lane ne Kosove.  

Ti mbijetove se me shekuj kane mbijetu te paret tu Mirditor.

Ti je filiza e rrenjes se familjes Rrapi qe I bani balle stuhive me shekuj per ate nuk u dorezove kurre dhe dite ta shijoj jeten ne menyren ma njerezore. 

Sot tan New Yorku e Kosova  e Malesia,  e kisha jane qu me ta dhane lamtumiren e fundit sepse shume kujt dite me ja ba jeten te lumtur e ke ngjallë shprese tek ata. 

Kastrioti, Lajdja e Filja le te jene krenar per baben qe e paten, por edhe familja Rrapi per djalin qe e rriten. 

Pushofsh ne paqen e Zotit Zef Rrapi, Ora e kënaqësisë për ne dhe kujtimi ma i bukur që nuk mbaron kurrë…

Me respekt nga Mhill Velaj New York

Sot me 15. 02. 2022

Filed Under: Komunitet

Krijohet shoqata “Ulqini” shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane

February 14, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo


Sot në Staten Island u krijua shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro-Amerikane e pagëzuar me emrin më të bukur “Ulqini”. Në Staten Island në një nga ishujt e bukur të Nju Jorkut në restorantin “Tratoria Toscana” u mblodhën nismëtarët e kësaj shoqate dhe anëtarë të saj për të krijuar shoqatën “Ulqini”. Kryetari i shoqatës “Ulqini” në New York u zgjodh z.Xhemo Lanica, n/kryetar z.Cano Apaduli dhe sekretare znj.Dina Seferi. Gjatë intervistës që i morëm si TV “Alba Life” z.Lanica ndihej shumë i emocionuar dhe i gëzuar që kishin krijuar shoqatën “Ulqini” dhe tha se së bashku mund t’i shërbejmë Atdheut tonë, të ndërtojmë dhe të kalojmë pengesat e shumta që kemi përpara. Ajo që më preku më shumë gjatë bisedës ishte se si ky djalë kaq i ri në moshen 22 vje çare kishte një mision të qartë në kokë rreth shoqatës “Ulqini” e cila ka si objekt kryesor humanizmin për të qenë në shërbim të njerëzve në nevojë ve çanërisht fëmijëve me Autizëm dhe probleme të tjera shëndetësore. Ne kemi se nga të frymëzohemi vazhdoi z.Lanica, ne kemi shembullin më të bukur në botë shenjtoren shqiptare Nënën Tereza që iu ndodh gjer në fund të jetës së saj njerëzve në nevojë. Shoqata jonë ka gjithashtu obligim për të ndihmuar nxënës që duan të vazhdojnë studimet universitare për rezultatet e shkëlqyera, por nuk ju jepet mundësia.Djali nga Ulqini një qytet i themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët fliste një shqipe të kulluar çka më bënte të ndihesha shumë krenare. Ai kishte mbaruar shkollën fillore “Boshko Strugar”, të mesmen në Shkoder në kolegjin turko amerikan dhe universitetin në UMSH në Tiranë, për shkencat politike dhe diplomacinë e jashtme. Ulqini është qytet bregdetar i mahnitshëm i cili laget nga Deti Adriatik dhe posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.Tek bisedoja për Ulqinin e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar Meshari. Vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar. Jane këto treva shqiptare të marra padrejtësisht nga pushtuesit e shumtë, por bijtë e shqipes kanë mbijetuar dhe e kanë ruajtur mrekullisht gjuhën tonë hyjnore. Mali i Zi sot ka zv/kryeminister një djalë të ri shqiptar z. Dritan Abazovic, me origjine nga Ulqini i cili është pretedent për kryeministër dhe unë frymezohem prej tij vazhdoi z.Lanica.Në këtë mbledhje me nismëtarët merrte pjesë z.Marko Kepi ish kandidat për këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili I shprehu bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që do i japi Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në të cilën z.Kepi është President i saj. Z.Lanica tha se ishte frymëzuar ta krijonte këtë shoqatë që në kohën e pandemisë ku dilte nevoja e domosdoshme të ishim bashkë dhe të fitonim kundër saj. Shoqata “Ulqini” së shpejti do të ftojë anëtarët, dashamirësit e saj për aktivitetin e radhës dhe në focus do të jetë mbledhja e fondeve për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë.Urime dhe punë të mbarë shoqatës “Ulqini” shoqatës më të re në Diasporën Shqiptaro Amerikane
13 shkurt, 2022Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 113
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT