• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REAGIM I DIELLIT

October 4, 2019 by dgreca

Reagim i Diellit/

The Albanian -American Newspaper Dielli (The Sun) has just learned that the SVA Theater is screening a Boris Malagurski’s documentary Kosovo: A moment in Civilization. Dielli asked the venue for immediate comment. It is confirmed that tonight is a private event. The screening is not advertised on the SVA Calendar of Events nor on the SVA Theater Website. 

English Editor 

Rafaela Prifti

Filed Under: Komunitet Tagged With: Rafaela Prifti-Reagim-Dielli

NYPD Argus cameras installed at 45th Precinct-selected sites

September 17, 2019 by dgreca

Councilman Mark Gjonaj (c) joins City Island safety advocate Bill Stanton (l) and 45th Precicnt Coummity Council president Bob Bieder (r)- Photo- Aracelis Batista/

By Alex Mitchell/BronxTimes/

The east Bronx is welcoming an upgrade in NYPD security and surveillance. Ten new ‘argus’ surveillance cameras are being installed around the 45th Precinct as of Wednesday, August 28.

Councilman Mark Gjonaj made the announcement adjacent to the City Island Bridge on City Island Avenue, one of the locations that received the monitored camera upgrade.

“What we’re trying to do here is prevent crime more than trying to stop it,” he said following the unveiling.

The other nine locations scattered around the 45th Precinct are: Dewey Avenue and the Cross Bronx Expressway exit, East Tremont and Waterbury avenues, Wilkinson Avenue and Bruckner Boulevard along the north side of Wilkinson Avenue, Crosby and Westchester Avenues, East Tremont Avenue and Unionport Road, Zerega and Westchester avenues, Brush Avenue near The Home Depot Entrance, and Tratman and St. Peters avenues.

Each of these spots were determined to need the surveillance by the 45th according to Gjonaj.

The intersection of Tratman and St. Peters is home to the Pearly Gates Park, which has been receiving security upgrades for some years now because of nefarious behavior.

The NYC Parks Department installed improved LED lighting there in 2018 to discourage criminal activity as well.

“Of course nothing beats having police on the ground but I truly do believe these cameras are one of the next best things,” Gonaj said, mentioning the $1 million in funding that he allocated for the cameras.

“The message is clear, if you commit a crime – you will be caught,” the councilman said.(Kortezi- BronxTimes-Photo- Aracelis Batista)

Filed Under: Komunitet Tagged With: BronxTimes-NYPD Argus cameras- installed at 45th Precinct

SEIT TAFAJ, PEDAGOGU, VEPRIMTARI

July 11, 2019 by dgreca

NGA MURAT GECAJ/

1.Një njoftim të shkurtër dhe të papritur, lexova sot paradite në Internet: Është ndarë përgjithnjë nga jeta, duke lënë në pikëllim familjarët, kolegët e dashamirët e shumtë dhe anëtarët e Shoqatës “Tirana”, Seit Tafaj! Njëkohësisht, ai ishte dhe koleg e mik i mirë i imi, me të cilin njihesha që para viteve 90-të, të shekullit të kaluar.Lajmin e dhimbshëm e publikoi dhëndrri i tij, Adnan Mehmeti, me origjinë nga Lugina e Preshëvës dhe me banim familjarisht në Nju Jork. Bile, disa takime të kohëve të fundit i kam bërë me të ndjerin Seit, kur ai gëzonte shëndet të plotë edhe për shkak se Adi merret me veprimtari botuese e shoqërore. Prandaj, përmes Seitit, më ka dërguar botime të ndryshme. Adnani ka qenë, për disa vite, kryetar i Shoqatës së Shrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ndër të tjera, ka botuar një libër për jetën dhe veprimtaritë e kësaj Shoqate, si  dhe është kujdesur që të botohet libri për amerikanen e verbër, Carrie Hooper. Kjo e shkruan mjaft mirë gjuhën shqipe e ka lidhje, përmes Internetit, me disa krijues, në Shqipëri e më gjerë.

Ndër takimet më të fundit, me të ndjerin Seit, ishte ai që bëmë e pimë kafe bashkë, jo shumë ditë më parë, në Lokalin “Galxy-Bar”, aty ku fillon Bulevardhi i Ri i kryeqytetit. Ai më kishte sjellë një libër, të cilin e ka shkruar Dr.Besim Muhadri, me titullin “Poezia e Adnan Mehmetit-Vështrim”(Nga SHB “Bogdani, Prizren, 2019).

2.

Seit Tafaj, ka qenë një ndër arsimtarët më të përgatitur e të njohur të ish-Shkollës së Mesme Industriale të Tiranës. Aty i vazhdonte mësimet djali ynë i madh, Ariani e ai tregohej dashamirës dhe kujdesesj për çdo problem, që kishim. Fjalë të mira, që i meritonte plotësisht, shprehnin edhe kolegët e punës, drejtuesit e shkollës e prindërit.

Në vazhdimësi, ai shërbeu në detyra të ndryshme, arsimore e pedagogjike, si në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor etj.

Por edhe kur doli në pension, ashtu buzagas e i papërtuar, Seiti ishte i kudogjendur, në veprimtaritë arsimore-pedagogjike, kulturore-artistike e sportive, që zhvilloheshin në kryeqytet. Ishte një ndër veprimtarët e dalluar të Shoqatës “Tirana”, e cila vepron tash disa vite në kryeqytet.

Pa u zgjatur në këto pak radhë, në nderim e kujtim të kolegut e mikut të paharruar Seit Tafaj, kërkoj falje nga autori Bujar Qesja, që po riprodhoj një fragmnt, nga shkrimi “In memorium”, që e publikoi për atë, në “Gazetën e Durrësit”:

“Seit Tafaj është nga mbështetësit e fuqishëm, jo vetëm te ruajtjes së vlerave njerëzore të qytetarisë së njohur tironase, duke mbrojtur traditat dhe historinë e saj, por edhe i forcimit të veprimtarive të shoqatës së Shqipërise së Mesme, të përbërë nga: Tirona, Durresi, Elbasani dhe Kruja”.

…Në mbyllje, u dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta,të gjithë familjarëve të tij, kolegëve e miqëve dhe dashamirësve të tij të panumërt! I ndjeri Seit Tafaj do të mbetet përherë i paharruar, se këtë gjë e mëritoi me tërë jetën e tij të përkushtuar, për arsimin tonë kombëtar dhe atdhetarizmin shqiptar!

Këtë shënim timin modest, po e shoqëroj me një fotografi, që i kam bërë Seit Tafajt, kur pinim bashkë kafe, në datën 4 tetor 2018.

-I paharruar qoftë kujtimi i Seit Tafajt!

Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

Tiranë, 11 korrik 2019

Filed Under: Komunitet Tagged With: Pedagogu-Veprimtari, Seit Tafaj

AKUZA TE FORTA TE PRESIDENTIT META

July 2, 2019 by dgreca

Presidenti shqiptar akuzon Sorosin si ideatorin e një komploti për destabilizimin e vendit/

Pasi Presidenti Meta sot hodhi akuza ndaj miliarderit hungarezo-amerikan George Soros për ndërhyrje në Shqipëri, pati reagime ndërkombëtare.

Kështu televizioni amerikan “Fox News” duke ju referuar agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” nënvizon se Presidenti u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë SHBA dhe BE, të mos bëhen qesharakë dhe të mos luajnë me Kushtetutën e vendit

Në shkrim tregohet sesi Meta kishte çdekretuar datën e zgjedhjeve të së dielës, me argumentin se do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila nga krahu tjetër e bojkotoi votimin.

Ndërsa sot para gazetarëve, Meta akuzoi Soros-in si ideatorin “e një komploti që synon kapjen tërësisht të shtetit”.

“Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë”, citon Fox News Presidentin Meta.

“Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra”, thuhet në shkrim.

Në shkrim, gjithashtu theksohet se deputetët opozitës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament dhe udhëhoqën protesta anti-qeveritare që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

“Financuesi hungarezo-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA”, shkruan Fox News.

Duke ju referuar më tej shkrimit, theksohet se qeveria hungareze vitin e kaluar, kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Presidenti Meta- George Soros- Fox News

Shoqata e Shkrimtareve, 7 anëtarë të rinj në gjysmëvitin e parë 2019

July 1, 2019 by dgreca

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë pranon 7 anëtarë të rinj në gjysmëvitin e parë 2019/

– Anëtarët e rinj janë Dr. Sami Repishti, Istref Haxhillari, Shpend Gjocaj, Luz Thaqi, Klara Buda, Sevdai Kastrati dhe Fuat Memelli-/

Nga Adnan Mehmeti (President i Shoqatës)/

New York, 1 korrik 2019 –   Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanëështë vatra jonë dhe shtëpia e dytë për të gjithë krijuesit. Ajo ka anëtarë anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumica janë të ndodhur në New York, New Jersey dhe Connecticut, pastaj në Masacchusets, Pennsylvania, Washington D.C., Michigan, Illinois, Wisconsin, Florida, Texas, California, Ohio, Maryland, Virginia, Rhode Island, Arizona, Minnesota, etj.

           Për t’u konsideruar si anëtar i Shoqatës, duhet të plotësoni këto kushte:  Të jeni shqiptaro-amerikanë. Të keni publikuar së paku një libë. Të aprovoheni nga bordi i Shoqatës, bazuar nga cilësia e veprës së botuar! Anëtarë Nderi bëhen të gjithë ata persona fizikë ose juridikë që japin ndihmesën e tyre të veçantë në lidhje me realizimin e qëllimeve fisnike të shoqatës. 

          Kryesia e shoqatës gjatë gjysmëvitit të parë 2019 pranon 7 anëtarë  të rinj: studiuesi dhe shkrimtari  Dr. Sami Repishti (Anëtar Nderi), shkrimtari Istref Haxhillari, poeti dhe luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj, publicisti dhe  analisti Luz Thaqi, gazetarja dhe shkrimtarja Klara Buda, studiusi i Fan Nolit dhe Faik Konicës, Sevdai Kastrati si dhe gazetari dhe poeti Fuat Memelli.

           Anëtarët e rinj dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë që këtej e tutje kanë një lidhje miqësore , të bukur dhe të dobishme. Anëtarët tanë të rinj kanë pasione të ndryshme, kanë një përditshmëri që ndryshon nga secili, por kanë një vatër të ngrohtë ku ata mund të bëjnë më vitale krijimtarinë e tyre. Po është nder edhe për shkrimtarët pak më veteranë të kësaj Shoqate me këto prurje të reja. Kështu që, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ngrihet me forcën e pasionit dhe të përkushtimit, të secilit prej tyre. Urime në këtë familje të re krijuesësh, miqtë tanë më të rinj!

              Shoqata e Shkrimtarëve është në fazën finale në botimin e antologjisë të anëtarëve të saj “Gjurmë letrare (Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-Biografi dhe bibliografi”, duke prezantuar të gjithë anëtarë të saj, që nga dita e parë deri më sot. Në këtë përpjekje për një panoramë të shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë ka edhe një numër të vogël shkrimtarësh që nuk janë përfshirë, meqë nuk i takojnë grupimit tonë, por dhe ata janë të vlerësuar dhe të mirëpritur në të ardhmen.

Mendoj se kështu afrohen, ndihmohen dhe bashkohen edhe më shumë shkrimtarët. Duke u njohur sa më shumë me njëri-tjetrin dhe duke njohur krijimtarinë e njëri-tjetrit, ne njohim më mirë letërsinë shqipe që po zhvillohet në Amerikë.   Pranimi i antërëve të rinj është një festë e vërtetë. Uroj të kemi sa më shumë festa të tilla!

Anëtarët e rinj

Sami Repishti lindi në Shkodër më 6 prill 1925, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ndërsa studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firencës. Në vitin 1946 dënohet nga ish Sigurimi i shtetit me 15 burg, nga të cilat ai i bëri 10 vjet. Mbas daljes nga burgu më 1956, punoi punëtor krahu dhe i përndjekur. Arratiset, me 22 gusht 1959 në Kroaci e mëpastaj vendoset në Itali, e mbas shumë vuajtjesh, më 1962, emigroi për në ShBA. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977). Për 25 vjet me radhë, ka dhënë mësim në gjimnazetamerikane dhe në universitetin Adelphie, si pedagog i jashtëm.

Prof. Repishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrës aktiv në jetën e bashkësisë shqiptaro-amerikane, është dekoruar disa herë nga qeveria shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike dhe akademike.

Veprat e botuara:

“Pika loti”, tregime burgu, 1997

“Kosovë, prill 2000”, përshtypje udhëtimi (bashkëautor me H. Bajraktari), 2000

“Nën hijen e Rozafës”, narrativë e jetueme, 2004

“Dialektika e rendit dhe rebelimit tek A. Malraux”, studim, 2011

“Lotë- lavdi e lumni”, 2016

“Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit”, publicistikë, 2016

Istref Haxhillari  është lindur në Pogradec. U diplomua për Fizikë në Universitetin e Tiranës; disa vite më pas kreu kursin pasuniversitar për këtë specialitet.Mësues dhe drejtor shkolle, inspektor, shef i arsimit dhe kulturës së rrethit Pogradec, punonjës i Kuvendit të Shqipërisë, përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore, etj.

Ka marrë çmime letrare nga shoqatat e shkrimtarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, SHBA.  Më 23 prill 2010, në ditën botërore të librit, Ambasada e Spanjës i akordoi çmimi  “Don Kishoti”. Në vitin 2014 është shpallur qytetar nderi i krahinës së Mokrës, Pogradec. Ka ardhur në SHBA në vitin 2015, me banim në Worcester.

Veprat e botuara:

 “Përthyerje”, tregime & ese. 2002

“Pesha e kohës”, roman. 2006, Toena

“Bari i ujkut”, proza. 2008, Toena

“Ëndrrat kryqëzojnë kohën”, novelë shqip-anglisht. 2008, Ada

“Hapësirat rrallohen prej dhimbjes”, ese. 2009. Ada

“Grinata”, tregime & novela. 2012, UEGEN

“Pretenca”, roman. 2014 Shtypshkronja Asdreni, Shkup dhe ribotim 2017, UEGEN, Tiranë

“Pakt me të hënën”, tregime & ese, 2016, Muzgu

“Nata e syve blu”, roman,2018, UEGEN

Shpend Gjocaj u lind me 15.12.1972 në Junik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe të lartën, dega Biologji-Kimi në Gjakovë.Poashtu fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Bachelor) e kreu në Gjakovë.Ka Magjistruar në Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve në SHLP ’Bajram Curri” në Gjakovë në vitet 1997/98, organizator dhe udhëheqës i protestave studentore. Poashtu ka qenë epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ka punuar si Aktor në Teatrin Kombëtar të Gjakovës nga 2001-2006. Në nëntor të vitit 2007 emigron në Nju Jork.

Veprat e botuara:

“Heshtje e pëlcitur”, “Pjeter Bogdani”, Has, 2001

“Lufta në dhomën time”, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2003

“Lotët e ngrirë”, “Pjetër Bogdani”, Has, 2004

“Ohet e heshtura”, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2008

Luz P. Thaqi u lind me 10 shkurt të vitit 1955 në fshatin Shëngjin të Komunës së Klinës.Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje ndërsa Mardhënjet ndërkombëtare dhe studimet posdiplomike në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, në gjysmën e dytë të viteve të shtatëdhjeta. Në vitet 1978/79 ishte Kryetar i Shoqatës Letraro-Muzikore “Përpjekja” të sdudentëve shqiptarë në Universitetin e Beogradit.

Në vitin 1994, me ardhjen e tij në qyetin e Nju-Jorkut, fillimisht për 4 vite ishte Editor i gazetës Shqiptaro-Amerikane “Albanian Herald” e cila botohejë në N.Y. por, si dhe bashëkpunëtor dhe korrespodent për disa gazeta të kohës. Ishte gazetar i akredituar në OKB-e si dhe anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetaëve të Lirë me seli në Londër.

Veprat e botuara:

“Diaspora e re shqiptare në SHBA”, publicistikë, ”Dardadnia Sacra”, Prishtinë, 2004

“Dëshmi në kohë”, publicistikë, “Teuta”, Prishtinë, 2016

Klara Buda u lind me 13 maj 1964 në Elbasan.Është diplomuar në Universitetin prestigjoz francez “École Pratique des Hautes Études” (EPHE), në Paris. Nga viti 1993 ajo ka punuar si gazetare profesioniste në Francë dhe në vitin 2004 ajo u emërua Shefe e Departamentit Shqiptar të RFI, të cilin e udhëhoqi deri në mbylljen e tij në vitin 2010. Para kësaj pune, znj. Buda ka punuar për UNESCO-n dhe BBC-në

Në vitin 2012, ajo krijoi gazetën online http://klarabudapost.com/ për të promovuar gazetarinë e pavarur dhe etike, ndërsa në vitin 2013, krijoi Diplomacinë Kulturore Shqiptare në New York

Znj. Buda ka mbrojtur Master në Shkencat Historike dhe Filologjike nga “Ecole Pratique des Hautes Études” (EPHE) në Paris dhe aktualisht përfundon tezën në filozofi në The European Graduate School, Division of Philosophy, Art & Critical Thought, Alter Kehr 20, CH-3953 Leuk-Stadt, Switzerland.

Ajo e ndan jetën mes Parisit e New Yorkut dhe shërben si këshilltar e lartë në media, komunikim dhe ndërtim të paqes.

Veprat e botuara:

“Mitrush Kuteli”, biografi letrare në frëngjisht, 1997

“Kloroform”, roman, Botimet “Dudaj,2009

“Fshati im e pi rakinë”, novela nga Mitrush Kuteli, përkthyer nga shqipja në frëngjisht. Éditions Fauves, Paris, 2016.

“Pëshpërimë gruaje”, roman, UET “Mapo”, Tiranë, 2017

“Kuteli”, Ese, “Ombra GVG”, Tiranë, 2017

“Kosova Mon Amour”, koleksion i eseve, Botimet “Pema”, Prishtinë, 2017 

Sevdai Kastrati lindi më 10 maj 1968 në Karaqevë të Epërme të Dardanës.  Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 1992. Në tetor të vitit 1992 u pranua si profesor i letërsisë së vjetër shqipe dhe i letërsisë së Rilindjes Kombëtare në Universitetin e Eqrem Çabej të Gjirokastrës. Në vitin 1994 është vendosur në New York. Më 1996 ka botuar revistën “Zëri i Shqipërisë”, kurse më 2013 gazetën “Shqiptari” dhe 2014 “Zëri i Çamërisë – The Voice of Chameria”.

  Është autor i librit Lufta e Penave botuar në Tiranë më 2002, si dhe e ka përgatitur për botim librin Lufta e fjalëve. Po ashtu, ka bërë gati për botim veprat e plota të Faik Konicës dhe Fan S. Nolit.

Veprat e botuara:

“Lufta e Penave”, publicistikë, Shtëpia Botuese Toena,Tiranë, 2002

Fuat Memelli ka lindur më 14 shkurt 1946 në Sinicë të Devollit. Në vitet 1964- 69 vazhdoi Institutin Bujqësor të Tiranës. Paralelisht në vitet 1967-69, vazhdoi kursin dy vjeçar të gazetarisë, pranë Fakultetit Juridik. Në tetor 1969, fillon punë në Televizionin Shqiptar. Është redaktor i parë i emisioneve të bujqësisë në këtë televizion. Në vitin 1975 e largojnë nga televizioni për “njolla” në biografi. Në vitin 1978 fillon punë në sektorin e filmit të ish Shtëpisë së Propagandës Bujqësore. Në vitin 1982 i jepet titulli “Regjisor i filmit dokumentar” nga komisioni përkatës në ish Kinostudjo. Nga vitet 2006 deri 2011, punoi në sektorin e informacionit, në Ministrinë e Bujqësisë. Ka fituar tre çmime kombëtare në festivalet e filmit dokumentar që realizonte Kinostudjoja dhe Televizioni Shqiptar. Ka marë pjesë në disa festivale ndërkombëtare të filmit dokumentar dhe ka fituar katër çmime. Fotografia është një pasion tjetër i tij. Ka hapur dy fotoekspozita. Në vitin 1996 është specializuar në Francë për filmin dokumentar.

Në vitin 2011 ka dalë në pension dhe në mars të atij viti erdhi në SHBA me bashkim familjar. Jeton në Boston. Gjatë viteve të fundit ka realizuar edhe tre dokumentarë.

Veprat e botuara:

“Mësuesi ynë”, monografi, 2005

“Në vjeshten e jetës’, poezi, 2011

“Më mbeten sytë”, poezi, 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adnan mehmeti-Shoqata e Shkrimtareve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT