• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRUGA DEÇAN VETËM NË KRONIKA TELEVIZVE

February 9, 2017 by dgreca

….RELITETI ASKUND NË HORIZONT !/1-2

Nga Esad Gjonbalaj/

Fillimin i punimeve në këtë rruge me rendësi jetike për Plavë Gucinë patën filluar me 25 shtator2014 dhe inaugurimi i fillimit të punimeve qe bërë me  një pompozitet të madhe se kinse kjo rruge do të përfundoj për 3 vite e në fakt nga e tërë hapësira rrugore ku është punuar  gjer me sot në këtë segment janë hapur vetëm 4km dhe në tërsi vetëm 2km janë të  asfaltuara kur dihet se kjo rruge është e gjat rreth 35km.

2-2Nëse për tri vite na qenkan hapur vetëm 4km atëherë valle si është e mundur që gjer ne përfundim te këtij viti (2017 periudha e paraparë) të përfundojnë 30 km e ardhshëm.Premtimi i vjetruar i tri  viteve mbeti vetëm në letër sepse thuajse çdo gjë është heshtur tani e me siguri do të riaktualizohet në prag të ndonjë fushate zgjedhore apo të ndonjë interesi personal të ndonjë individi apo të ashtuquajturi politikan të rangut lokal apo qendror. Fillimit te punimeve aso kohe ju patëm gëzuar që të gjithë sepse kjo rrugë ka një rendësi jetike për mbijetesën rajonit te Plave Gucisë por edhe të lidhjeve dhe ndërlidhjeve të territoreve shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë natyrale.

Ky segment rrugor me gjithë paqartësitë dhe të panjohurat për publikun se a është e arritur një marrëveshje e realizuar ndërshtetërore me Malin e Zi apo kjo nisme paska vetëm qëllim   të marrjes së primatit se unë e bëra e unë e nisa. Kjo nismë kërkon transparencë si nga komuna e Deçanit e po ashtu edhe nga organet qendrore gjegjësisht Qeveria e Kosovës sepse nuk mund te lihen dhe nëpërkëmben interesat jetike të një pjese të atdheut  nën mëshirën e individëve të çfarëdo rangimi na qofshin ata.

 

Esad Gjonbalaj

9 Shkurt 2017

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, NË KRONIKA TELEVIZVE, RRUGA DEÇAN VETËM

“BIJTE E SHQIPES”-LAMTUMIRË DRITEROI YNË !

February 7, 2017 by dgreca

Nga ceremonia e organizuar  në Filadelfia/
NGA LLAZAR VERO/
01
 
 Në të gjitha trojet shqiptare, kudo në botë ku jeton edhe një shqiptar i vetëm, është ndjerë me dhimbje dhe respekt të veçantë, ndarja nga kjo jetë e poetit, romancierit, publicistit, skenaristit, dramaturgut, atdhetarit të shquar  – DITERO AGOLLIT. Ai u nda nga ne i rrethuar si asnjë autor dhe shqiptar tjetër, i rrethuar nga dashuria e pastër e gjithë bashkatdhetarëve. Si askush në periudhën midis dy shekujve ai na mësoi si të duam atdheun, gjuhën shqipe, jetën me gjithë larmishmërinë e saj.
06
Në sallën e veprimtarive të Qëndrës Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia do të organizohej lamtumira dhe nderimi i figurës së madhe të Dritero Agollit. Në krye të saj në një tavolinë ishte vendosur portreti i poetit të dashur të popullit tonë me një shirit të zi në këndin e sipërm të tij, dhe një vazo me lule. Filluan të vinin bashkatdhetarët e parë. Qëndronin paksa përballë portretit të tij, në shënjë nderimi dhe kalonin në sallën tjetër. Kështu njëri pas tjetrit dhe disa herë në grupe të vogla bashkatdhetarët shprehnin dhimbjen dhe respektin për këtë krijues dhe luftëtar të paepur për mbrothësinë e kombit shqiptar. Dritero Agolli ishte ndër autorët më të lexuar dhe të dashur të popullit tonë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim të shekullit të ri. Dhe sekreti ishte i thjeshtë. Me penën e tij ai solli midis nesh jetën me dhimbjen dhe gëzimin e saj dhe bukurinë e gjuhës shqipe. Jo më kot studiuesit e artit të tij thonë se tek vepra e tij gjen Naimin dhe Çajupin, Mjedën dhe Nolin, Migjenin dhe Poradecin.
03
 
Pastaj, të gjithë u ngritën në këmbë dhe me një minutë heshtje nderuan jetën dhe veprën e të madhit DRITERO.
02
 
 Mbi të gjitha tek Driteroi njeriu i thjeshtë gjente shokun dhe mikun, që i vinte dorën në ballë atdheut kur kishte halle, kur kishte dhimbje. E nisi rrugën e jetës si trim dhe si trim e mbylli. Faqebardhë.04
 Kështu duke folur  lirshëm për këtë emër të madh të të njërit prej shqiptarëve të mëdhenjë të kombit tonë, të gjithë bashkë kaluan tek salla e veprimtarive ku u urganizua dhe ceremonia e lamtumirës të poetit tonë të dashur Dritero Agolli.
05
 Ceremonin e hapi kryetari i shoqatës z. Tajar Domi i cili pasi shprehu dhimbjen për humbjen e këtij qytetari të madh të kombit tonë u kujtoi pjesëmarrësve se vetëm tre muaj më parë në këtë qëndër kishim festuar 85 vjetorin e lindjes së tij nga e cila u vendos që t’i dërgohej poetit tonë të dashur një letër përshendetëse dhe urimi për një jetë më të gjatë. Ishte vet z. Tajar Domi që ia dorëzoi letrën familjes së Driteroit në mes të muajit Nëntor, duke marrë mirënjohjen dhe respektin për këtë veprim të thjeshtë, vlerësues dhe dashamirës të komunitetit tonë për njeriun e madh të letrave dhe mendimit qytetar.
 
  Më pas e mori fjalën z. Sadik Elshani që solli mbresat e tij nga krijimtaria e këtij autori të shquar të kombi tonë, duke filluar nga poema e tij e famëshme “Devoll, Devoll” dhe duke vazhduar me shumë të tjera dhe sidomos me romanin  e madh “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo me “Njëriu me top” etj. Mbresat e tij shtriheshin në një hapsirë të gjërë kohore që niste në vitet e shkollës së mesme në Kosovë dhe vazhdonte në vitet studentore për të mos u ndarë deri në ditët tona e më së fundi deri në këtë ditë të mbrame lamtumire. Z. Sadik e mbylli fjalën e tij me disa vargje të tij kushtuar Dritero Agollit: ” Përherë do të jesh në këtë botë,/Si një trandafil në gotë,/ Poet i shpirtit të kombit tonë/…..”.
 
 Me të njëjtën ndjenjë dhimbje dhe respekti foli edhe z. Vlashi Fili , shkrimtar dhe sekretar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Pasi shprehu ndjenjat më të larta të dhimbjes dhe respektit për këtë figurë madhore të kulturës shqiptare ai lexoi një poezi të tij kushtuar Driteroit të madh, ku ndërmjet të tjerash shkruan: “Driteroi as ka vdekur as vdes,/ Atë do ta kemi përherë midis nesh.” 
 
Si në një ditë ngushëllimesh secili nga pjesëmarrësit donte të sillte kujtime dhe mbresa nga jeta dhe krijimtaria e  poetit dhe njeriut tonë të madh. Llazar Vero solli disa kujtime të tij nga dita kur po përgatitej për shtyp poema e madhe e Driteroit  “Nënë Shqipëri”, emocionet dhe këmbëngulja e poetit deri në çastet e fundit për të saktësuar çdo fjalë dhe varg. Ndërsa zonja Mirela Prifti recitoi poezinë e njohur të tij : “Kur të jesh mërzitur shumë” që është kthyer në një këngë të dashur për të gjithë me muzikën e Ardit Gjebresë.: ” …Kur të jesh mërzitur shumë,/ Në raft të librave kërkomë,/Aty do të jem fshehur unë,/ Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë./…
 
  Sipas traditës shqiptare, i zoti i shtëpisë, Tajar Domi i ftoi për një kafe të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni. Njërëzit vinin dhe shkonin dhe fjala e mirë zinte vend në bisedat e tyre për njeriun e tyre, e dukej sikur kërkonin ta mbanin përherë të gjallë mes dashurisë dhe respektit, një dashuri dhe respekt që nuk mund të matej as me mijëra kilometra të largësisë me vendin amë, Shqipërinë.
 
LLAZAR VERO
Filadelfia, më 5 Shkurt 

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, Dritero Agolli, Lamtumire

NDERROI JETE NE NJU JORK KRIST NOKAJ-SOT NGUSHELLIMET

February 5, 2017 by dgreca


1 Krist Nokaj
KRIST NOKAJ  16.4.1964 – 2.2.2017/Lajmërojmë farefis, miq, shokë, kumbarë e dashamirë dhe mbarë komunitetin shqiptar se me 2 shkurt 2017, vdiq papritmas në shpinë e vet në Yorktown, NY KRISTË NOKAJ, në moshën 52 vjeçare.

Krista len mbrapa të shoqen, Trashen me fëmijtë: Blerimi, Besniku, Barbara dhe Bernadeta.
Trupi i të ndjemit do të pushojë në FARENGA BROTHERS FUNERAL HOME, 920 Allerton Avenue, Bronx, New York 10469,
ditën e dielë, më 5 shkurt 2017, prej orës 2 deri në 9 pm.
Mesha e dritës do të çohet të hanen më 6 shkurt 2017, në orën 11 AM, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530 – Tel. 914 761-3523).
Mbas meshës, kufoma do të pëciellet në varrezat Gate of Heaven, Valhalla, New York.
Familja NOKAJ, .
“Vatra” dhe Redaksija e gazetës “Dielli” i shprehin ngushëllime të gjithë familjes këtu e në vendlindje, tue lutë Zotin me u dhanë forcë dhe me u sjellë gëzime mbas sodit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Krist Nokaj, nderroi jete, Vatra ngushellime

Komunitet-Në Çikago u themelua shoqata kulturore,,Valët e Liqenit,,

January 30, 2017 by dgreca

Në Çikago u themelua shoqata kulturore,,Valët e Liqenit,,/
1 Karacica
Nga Skënder Karaçica/(Foto arkiv)
Në Çikago në qendrën kulturore  në praninë e një numri të madh të veprimtarëve nga treva etnike shqiptare Strugë-Ohër që tash sa vjet jetojnë në shtetin e Ilinoisit,u themelua shoqata kulturore,,Valët e Liqenit,,.
Për rëndësinë e shoqatës kulturo-kombëtare me një fjalë të rastit si nismëtar foli veprimtari i dalluar i çështjes shqiptare Pajazit Murtishi,i cili në disa detaje nga jeta e mërgimtarëve nga Struga dhe Ohri që erdhën në Çikago,ata para 40 vjetësh kishin orkestrën muzikore të këngës dhe të valles së bukur shqiptare,sportistë të dalluar në KF,,Albanian Stars,,dhe vperimtarë të dalluar të çështjes shqiptare në trevat etnike në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Përmes aktiviteteve kulturore për të ruajtur traditën,gjuhën,doket dhe për të mbajtur të hapur hartën e gjeografisë etnike shqiptare,Murtishi theksoi se ne duhet të bashkohemi pranë shoqatës së re ,,Valët e Liqenit,,.
Veprimtari Vullnet Dervishi foli për mënyrën e organizimit të aktiviteteve përmes frymës së Statutit dhe të Programit të punës dhe për regjistrimin pranë institucioneve të shtetit në Çikago.Deri tash aktivitetet kombëtare përmes shoqatave i kanë prezetuar Kërçova,Prespa dhe Ulqini që është bërë një mozaik i pasur në ruajtjen e bërthamës shqiptare të trevave etnike prej nga erdhën në Amerikën e largët,për shkak të padrejtësive historike,
politike dhe ekonomike,u tha në këtë këtë takim për themelimin e shoqatës së re në Çikago.
Në mbledhjen e sotme u zgjodh Këshilli nismëtar prej 19 anëtarësh që do të përgatisin Kuvendin zgjedhor të shoqatës kulturore,,Valët e Liqenit,,që do të mbahet pas dy javësh në Çikago.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Cikago, shoqata kulturore, Skender Karacica, Valët e Liqenit

Nga Çikago kundërshtojnë Bujar Osmanin e BDI

January 21, 2017 by dgreca

Çikago:SHSHA reagim kundër intervistës së Bujar Osmanit në ,,Zëri i Amerikës,,/

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin në gjuhën shqipe,,Zëri i Amerikës,,foli gjerësisht për aktualitetin politik shqiptar në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare dhe synimet për formimin e qeverisë së re dhe rolin politik që ka në këtë hapësirë partia shqiptare BDI karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare.Në këtë intervistë thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago,zëdhënësi Bujar Osmani në fjalorin e tij ,,politik,,sikur e harroi çështjen shqiptare në Maqedoni dhe më shumë interesohej se si partia e tij(BDI)të merrë timonin në dorë për çëshjtjen shqiptare dhe të bëjë (kualicion)me fituesin e zgjedhjeve parlamentare(partinë e Nikolla Gruevskit)që është sipas nesh një parim i ,,sugjeruar,,edhe nga SHBA-ja dhe jo me humbësinë e zgjedhjeve (partinë e Zaevit) .Për të parë nga afër ironinë e tij dhe apetitet që sa më parë kjo parti të hyjë në qeverinë e re të Nikolla Gruevskit si mandator i nominuar,Bujar Osmani në lojën e fushës politike(shqiptare)e theksoi me një gjysëm fryme se si ,,vota e lirë,,ka humbur përmes përqarjeve të partive politike shqiptare dhe jemi aty ku jemi me 20 deputetë,ndërsa dy partitë politike maqedonase në parlament do të kenë 100 deputetë,ku forca politike e përfaqësimit të shqiptarëve do të jetë minimale për të mos thënë e pamundur,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.Është paradoksale se si njerëzit e politikës shqiptare në Maqedoni,sikundër kjo që e dëgjuam nga Bujar Osmani,thuhet më tej nga reagimi në Çikago,se ata asnjëherë nuk e thonë atë që duhet të thuhet me gjuhën e argumenteve të kohës,me ligjet e Kushtetutës aktuale që popullin shqiptar e vë në margjinat e kohës (pakicë kombëtare) dhe jo me subjektivitetin (shtetndërtues)dhe po e anashkalojnë çështjen se tash e njëzetë vjet nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë në Maqedoni dhe këtu ia përkujtojmë Bujar Osmanit,që më shumë foli esull për çështjen shqiptare dhe fajin e ,,humbjes,,së votës së lirë ua la partive të shumëta politike dhe nuk e pa të udhës të flasë në një rrafsh të ri kombëtare se populli shqiptar nuk është komunitet(shenjë dalluese e pakicës),por populli i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,po i tregojmë zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani.

Në intervistën e tij në ,,Zëri i Amerikës,,Bujar Osmani disaherë e thoshte si ,,arsyetim,,skandaloz duke thënë se ,,ne jemi pak,,në Maqedoni duke i dhënë fakte të shtetit se (populli shqiptar)është pakicë kombëtare,kjo tregon fare qartë se sa jemi të gatshëm të jemi në ballë të çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare dhe me këtë paraqitje të Bujar Osmanit kemi parë nga afër se si njeriu i rreshtave të parë të BDI-së ende nuk po dalin nga vetvetja dhe nuk po dalin atje ku frymon populli shqiptar që kërkon barazinë kombëtare përmes vijave të ndryshimeve të Kushtetutës që ata të jenë në avancimin e barazisë (shtetformues)e jo pakicë dhe në margjinat e kohës,thotë në reagimin e SHSHA-së lidhur me intervistën jashtë kohës shqiptare të Bujar Osmanit.Për fund SHSHA i thotë Bujar Osmanit se sërish çështja shqiptare në Maqedoni do të jetë peng në frontet e ndara të partive shqiptare dhe mungesa e gadishmërisë që çështja e (pa)zgjidhur shqiptare të vëhet në planin e gjerë kombëtar(Foto arkiv)

 Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bujar Osmanit, kudner, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 172
  • 173
  • 174
  • 175
  • 176
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT