• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Çikago vdiq veprimtari i çështjes shqiptare Faik Ajroja

July 17, 2016 by dgreca

Nga Skënder KARAÇICA-Çikago/

Në Çikago vdiq veprimtari i çështjes kombëtare Faik Ajroj,njeriu që ishte krah i fortë i diasporës shqiptare në Amerikë për kauzën kombëtare shqiptare dhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës.Padrejtësitë historike sikundër edhe shumë shqiptarë nga trojet etnike në Maqedoni,veprimtarin e dalluar nga Kërçova e sollën njëherë në qytetet e ndryshme nëpër Evropë dhe në Amerikë.Gjatë tërë kohës në udhët e mërgimit Faik Ajroja kishte për pikësynim angazhimin e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptarë në Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë e Medvegjë dhe Çamëri,sepse njeriu i Kërçovës e thoshte shpeshherë,padrejtësitë historike na ndanë përmes kufinjve të shteteve grabitqare të fqinjve tanë.

Veprimtari i dalluar në Çikago Faik Ajroja u rritë pa babanë e tij, sepse tregonte shpesh se si i kishte vdekur babai në luftën e Kërçovës më 1944.Unë atëherë isha vetëm pesë vjeç dhe nuk e di as se sin dukej babai.E lashë vendin tim Kërçovën e bukur për të gjitha të këqijat e atjeshme të kohës së rëndë politike dhe ekonomike.Nuk mbaj mend në pjesën etnike shqiptare gjë të mirë për kombin tonë që tregoj para vëllazërve të mi shqiptar,thoshte ai në takimet e tij në Çikago.

Faik Ajroja e thoshte me shpirt prej veprimtari të devotshëm se kam dëshirë që popullin shqiptarë të shohë të bashkuar  deri atje në tokën tonë etnike,ku i thonë bukës bukë e ujit ujë.Kur veprimtarët tanë ktheheshin nga pushimet në atdhe,Faik Ajroja i pyeste si e kemi atdheun?Në rrjedhat e kohës,njeriu i urtë dhe mikpritës i Kërçovës e donte shumë UÇK-në dhe heroizimin e Adem Jasharit në Drenicë,që u bë kurban për kombin dhe atdheun e tij shqiptarë dhe për lirinë e Kosovës.Vperimtarë të shumtë shqiptarro-amerikan me dhembje po ndahen nga udha e madhe kombëtare që e bënë ndër vite bashkë me Faik Ajroja.Veprimtari e tij do të kujtohet gjatë dhe do të jetë shembull për brezat që lindën dhe po rritën në Amerikën e lirë e demokratike,se si duhet me e dashtë atdheun dhe kombin,thuhet zëshëm e me respekt në Çikago.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Faik Ajroja, i çështjes shqiptare, ne Cikago, Skender Karacica, vdiq veprimtari

NJOFTIM I FAMILJES PERLLESHI

July 17, 2016 by dgreca

Njoftojm familjen, miqtë, dashamirët dhe komunitetin ne Amerike se Marku, Hili, Leka, Ndou dhe Gjoni me familje presin ngushllimet per Nënën- Kristina Përlleshi e cila ndërroi jetë me 07/02/2016 në moshen 92 vjeçare ne Kosovë. E pamja mbahet ne qendren e Nënës Tereze te Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” 361 West Hartsdale Ave, Hartsdale, NY. Me 30 korrik, ditë e shtunë te vitit 2016, prej ores 11:00AM deri në ora 4:00PM.

Familja PERLLESHI

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kristina Perlleshi, NJOFTIM I FAMILJES PERLLESHI, te pame

Obama: Terrorizmi është kërcënim për të gjithë

July 15, 2016 by dgreca

Në takimin e përvitshëm me trupin diplomatik në Uashington, Presidenti Obama komentoi për ngjarjen e së enjtes në Nisë dhe tha se terrorizmi është një kërcënim për të gjithë.

“Nuk i dimë të gjitha hollësitë, por dimë që edhe një individ i vetëm është në gjendje të bëjë një dëm të jashtëzakonshëm,” tha Presidenti.

Ai tha se kishte biseduar të premten paradite në telefon me Presidentin francez François Hollande për t’i shprehur solidaritet.

“Ndryshe nga ata që shkatërrojnë, – tha Presidenti Obama, – ne do ta fitojmë këtë luftë duke ndërtuar. Ne do ta mposhtim këtë ideologji, duke ofruar një vizion më të mirë për zhvillim ekonomik, në mënyrë që njerëzit, sidomos të rinjtë të kenë më shumë shpresë dhe shanse.”

Presidenti tha se “ne nuk duhet të përkulemi përpara frikës, as të sakrifikojmë mënyrën tonë të jetesës. Nuk duhet të lejojmë të përçahemi për shkak të fesë, sepse kjo është pikërisht ajo që duan terroristët.”

Filed Under: Komunitet Tagged With: “kërcënim”, Obama: Terrorizmi është, për të Gjithë

Letër e Shoqates”Rugova” dhe e Komunitetit Shqiptar ne Nju Jork Për Deputetët e Kosovës

July 12, 2016 by dgreca

Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht këtë letër dhe kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
…
Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.
Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.
Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.
Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.
Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.
Me respekt,
Shoqata Rugova
Federata Pan Shqiptare VATRA
Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
Batalioni Atlantiku
Këshilli Shqiptaro Amerikan
Shoqata Malësia e Madhe
Fondacioni Plavë e Guci
Shoqata Atdhetare Dibra
Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit
Shoqata Peja
Shoqata Drenica
Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT
12 Korrik, 2016, New York
…

Filed Under: Komunitet Tagged With: deputetet, dhe e Komunitetit Shqiptar, Letër e Shoqates, ne Nju Jork Për, Rugova

U mbajt në Nju Jork Turneu i 8-të i Golfit, kushtuar Nënë Terezës

July 12, 2016 by dgreca

*Ky Turne, i Teti në radhë, u mbajt  në kuadër të Kanonizimit të Nënë Terezës në Selinë e Shenjtë/

*Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë./

*Veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, dhurojë 18 mijë dollarë, për  dritaret e Katedarles Nëna Tereze në Prishtinë/

* Ashtu si vitin e kaluar mori pjesë dhe kampioni i  Vallëzimit me Yjet – “Dancing With the Stars ” – në SHBA, Tony Dovolani/

Nga Beqir SINA, New York/

ORANGETOWN NY : Ndërtimi dhe përfundimi i Katedrales Nëna Tereza, që gjendet në qendër të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës – varet vetëm nga donacionet dhe përpjekjet për mbledhjen e fondeve publike, për mbështetjen e saj, për shkak se kishat dhe katedralet nuk marrin fonde qeveritare, për ndërtimin e tyre.

Objekti , i cili është fetarë, dhe u shërben besmitarëve katolik shqiptarë dhe të huaj në Kosovë, është ndërtuar vetëm me ndihmat, ka thënë Ipveshku i Kosovës Imzot Gjergji, i cili ka veçuar ndihmat e mëdha të shqiptarëve të Amerikës, të cilët përafërsisht kan dhuruar afro 2 milion dollarë.

Kurse, qytetarët prezencën e Katedrales në qendër të Prishtinës e konsiderojnë si një imazh evropian, duke theksuar diversitetetin fetar e kulturor që ekziston në Kosovë.

Për të 8-in vit radhazi në pjesën e lartme të New Yorkut, u “ngjitën”, dje golfistët shqiptarë dhe amerikanë, për të mbajtur turneun e golfit,”Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, e cila është dhe veprimtaria më e madhe sportive në komunitetin shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e saj të shkojnë në një bamirësi.

Duke e bërë këtë lloj sporti një aktivitet ku shqiptarët e Amerikës, për çdo vit mbledhin ndihma për ndërtimin e Katedrales së Nëna Tereses në Prishtinë, të cilat thuhet se i kan kaluar mbi gjysmë milioni dollar.

Dhe, këtë e kan bërë me anë të këtij turneu, ose Golfit,  i cili njihet si një nga sportet që thirret si sporti i “aristrokatëve”, dhe që i përket shtresës së të pasurve, ngaqë ky sport vazhdimisht, ka tërhequr biznesmenët, në disa raste këtu në SHBA-ës, edhe anëtar të komunitetit shqiptarë, të cilët jan edhe anëtar të klubeve amerikane të golfit .

Mirëpo për, mbdhejn e këtyre ndihmave, duket se ka punuar dhe është i përkushtuar edhe themeluesi dhe oragnizatori i turneut fondmbledhës të Golfit, për të ndihmuar me këtë rast deri në përfundimin e ndërtimit të plotë të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, me familjen e tij, bashkëshortën Gloria, dhe fëmijët.

Ai, në organizimin e këtij turneu, gjithashtu ka pasë mbas vetes edhe ndihmën e pa kursyer nga dega e Vatrës në Hudson Valley në Nju Jork, dhe Rrrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, e Kanada, pjesë e të cilës është edhe kryetari i tyre Elmi Berisha, por dhe të vatranëve të tjer Sejdi Husenaj, Sabit Bytyçi, Simon Qafa, e vëllezërit e tij, si dhe veprimtarëve të tjerë, të komuniteti, miq e shok të Rajës, shqiptarë e amerikan.

Këtij aktiviteti i kontribojnë shumë në mbarvajtjen e tij, në grumbullimin e donacioneve  edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze shit-blerje makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, e pasuri të patundshme, ndërtim banesash, restorantet dhe kompani të ndryshme tepër të njohura, edhe biznesmen dhe kompani amerikane.

Turneu i 8-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, u mbajtë të hënën, më 11 korrik,  në fushën e golfit  “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York:

Regjistrimi i turneut filloi në orë 11:00 deri në orën 12:30 pasdite.

Ndërkohë, Turneu zgjati deri në orën 5:30, koha sa filloi të shërbehet darka, në të cilën ishin të përfshirë pijet(verë e raki) dhe ushqimet tradicionale shqiptare( byrek, turshi, djath, ullinje dhe bukë ), dhuruar këto nga disa restorantet shqiptare, që janë për rreth zonës Orangetown në New York, ku mbahet turneu.

Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Ata luajtën gjatë gjithë ditës në garë mes njeri tjetrit, të ndarë sipas regullave në ekipe me nga, dy, tre dhe katër veta. Në fund të turneut  zhvillua loja e fatit, si dhe u ekspozuan – e u shitën disa piktuar të piktores Katerina Hoti dhe një galeri fotostudio.

Turneu u mbajt mes një atmosfere më shumë dëfryese, sportive dhe festive.Në fund të aktivitetit, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë me fjalime të shkurtëra e  ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive.

Këtë turne në mbyllje e përshëndetën dhe i uruan suksese organizatorve në emër të meshtarit Dom Pjetër Popaj, anëtarët  e Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, kryetari i saj zoti Marijan Cubi, Mëhill Gjurraj, Pashkë Maksuti, Fran Çotaj, Gjergj Paloka , Mëhill Velaj, e të tjer.

Turneu i cili tashmë për çdo vjet rritet dhe po merr formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine, ka edhe rëndësinë e tij.Këtë vit, i përcaktuar nga dy qeveritë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria si “Viti i Nëna Thereses” kushtuar Shejtërimit së nobelistes shqiptare, Nëna Tereses, ky aktivitet s’ka dyshim që mori një rëndësi e vëmendje të veçantë, ku folësit ia kushtuan fjalimet e tyre dhe donacionet, asaj.

Anton Raja me familjen e tij, i cili ka themeluar dhe mban mbi shpatullat e tij organizimin e shkelqyer të këtij turneu, te suksesshëm,  ka bërë gjithëçka që të kënaqi golfistët, dhe t’ju krijojë qindra  pjesmarrësve, shumica e tyre natyrishtë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të – të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme. Duke u orfuar atyre jo vetem një lloj dëfrimi sportiv, por t’ju jap me këtë rast edhe një shije tradicionale shqiptare, me ushqimin dhe pije, për të ofruar sado pak  atë dashurinë e mallin për vendlindjen për nga ngjashmëria e natyrës me pyjet, liqenjët, gjelbërimin e pafund me: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.“Çdo sport kërkon aftësi të veçanta, por për golfin duhet pasioni, precizioni dhe shumë stërvitje. E bukura e këtij sporti është se golfi në të gjithë botën ndërtohet në vendet më të bukura të natyrës, dhe,  është një sport shumë i shtrenjtë, sport ky që shpesh herë i kushtohet fondeve për bamirësi”, thotë një i apasionuar i golfit, Sejdi Husenaj, pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu për çdo vit.Në fund të turneut të 8-të të golfit  në fushën- “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York – duke përmbyllur këtë aktivitet të bukur, të komunitetit shqiptarë në SHBA, përgëzoi njeri tjetrin, dhe uruan njëri tjetrin për suksese dhe vazhdimin e këtij turneu tashmë të bërë tradicional

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, kushtuar, ne Nju Jork Turneu i 8-të i Golfit, Nënë Terezës, u mbajt

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • 209
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT