• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërroi jetë në Nju Xhersi ish-ushtari i UÇK-së, Fatmir Abdullai – Begu

December 17, 2015 by dgreca

Ushtari i UÇK-së, u përcoll me të gjitha nderimet – arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin kuqezi dhe flamurin e UÇK-së/
Nga Beqir SINA/
NEW JERSEY : Fatmir Abdullai – Begu ishte ushtar i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar nga Amerika, në luftën e Kosovë në vitin 1999. Ai është nga Dibra e Madhe, por ka emigruar në Shtetet e Bashkuara, ku jetonte së bashku me familjen e tij .
Ai ndrrojë jetë dje në Nju Jork, nga një vdekje e parakohshme. Lajmin e kobshëm, e bënë të ditur përmes rrejeteve sociale, menjëher dje miq dhe ish bashkëluftëtarë të tij në zonën e Tri-Shtetshit.
Bashkëluftëtarët e tij thanë se: “Me indinjim të madh pranuam lajmin mortar për vdekjen e luftëtarit trim e sypatrembur të UÇK-së, atdhetarin dibran e mbarëkombëtar, Fatmir Abdullai – Begu. Dhimbjen e ndajmë sëbashku me familjen e nderuar, Begu dhe shpirti i tij le të prehet në paqe, atje ku rrjedhin lumenj të mrekullueshem, në Xhehnet – Parajsë , dhe lavdi veprës së ndritur të tij. Lavdi!”, shkruan në këtë ditë pikëllimi të thell – miqt e tij në facebook.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë më shumë se 300 veta – anëtarë të familjes Abdullai, miq, shokë dhe dashamirë, nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kenektikët.
Varrimi u bë sot në mesdrek, në varrezat në Millstone Township në New Jersey – dhe Abdullai, u përcoll për në amshim, me të gjitha nderimet –
Ndërkohë, arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe atë të UÇK-së, tha një nga bashkëluftëtarët e tij – Arber Muriqi , ish ushtar i Batalionit te Atlantikut, i cili ishte në këtë ceremoni së bashku me 38 bashkëluftëtar të Batalionit Atlantiku, për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të tyre – i cili vdiq nga një vdekje e parakoheshme.
Fjalën lamtumirës mes emicioneve dhe të një betimi para arkivolit me trupin e tij e mbajti Komandanti i Batalionit Atlantiku dhe tash Kryetar i Shoqatës me ish luftëtar të Atlantikut -, z. Gani Shehu
Një nga momentet më emocionuese të kësaj ceremonie, ishte kur gruaja e tij ,mori në duar flamurin e luftës – flamurin e UÇK-ës, duke e puthur atë dhe shtrënguar afër zemrës.
Në statusin e saj në rrjetin social facebook, Shoqata Atlantiku në New York, shkruan sot se :” Sot, re të zeza e mbuluan Dibrën, New Yorkun dhe gjithë Dardaninë. Këto re sollën lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftetarit tonë Fatmir Abdullahut – Begu, të Batalionit Atlantiku. Lajm ky, i cili na tronditi thellë dhe na la pa frymë të gjithëve. Ky trim i paepur në kohën kur Kosova po digjej flakë nga barbarët serb, la gruan, fëmijët dhe aktivitetin privat në New York, duke ju bashkuar kështu luftës për liri. Ishte luftëtar i rrallë, besnik dhe i dashur për të gjithë, ndaj kujtimi për të është i pavdekshëm.”
Ngushellime familjes në Dibër dhe në New York, shkruajnë bashkëluftëtarët e tij në rrjetin social duke shtuar Ngushëllime të gjithe atyre që e njohën. Vepra yte vëlla i yni është shembulli më i mirë për çdo shqiptar se sa e shtrenjtë është liria.
Lavdi e perjetshme të qoftë i dashur Fatmir!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Fatmir Abdullai-Bregu, nderroi jete

Kosovë-Veriut, projekte 2.5 milionë euro nga Fondi për Zhvillim

December 16, 2015 by dgreca

Four Northern Kosovo municipalities awarded projects worth 2.5 million euros from Development Fund/

PRISHTINË, 16 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim i ndau mbi 2.5 milionë euro për komunat në veri të Kosovës gjatë takimit të mbajtur sot në Prishtinë.Mbi 900.000 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës së Veriut për ndërtimin e sallës sportive. Bordi më parë i kishte ndarë 1.6 milionë euro për këtë komunë në muajin shtator. Këto fonde do të shfrytëzohen për të ndërtuar një qendër të brigadës se zjarrfikësve, për të përkrahur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet ndërtesa e re e komunës. Në përgjithësi, Mitrovicës së Veriut i janë ndarë mbi 2.5 milionë euro për katër projekte.

Bordi vendosi që të ndajë pothuajse 500.000 euro për komunën e Zveçanit për tre projekte. Këto fonde do të shfrytëzohen për të përkrahur organizatat e shoqërisë civile përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore, për të zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), fermat e vogla dhe prodhimin e qëndrueshëm bujqësor. Për më tepër, muajin e kaluar, Bordi ia ndau komunës së Zveçanit 350.000 euro për shpronësimin e tokës për një rrugë që ofron qasje për te deponia. Deri më tash Zveçanit i janë ndarë afro 850.000 euro për katër projekte.Komunës së Zubin Potokut i janë ndarë rreth 1.4 milionë euro për tri projekte. Fondet do të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të komunës, ndërtimin e një pishine dhe rindërtimin e shtegut të atletikës, si edhe për rehabilitimin e rrugëve lokale.

Komunës së Leposaviçit i është dhënë 140,000 euro për blerjen e pajisjeve për çerdhen në Leshak.Katër komunat gjithashtu kanë dorëzuar një numër të koncept dokumenteve, të cilat do të zhvillohen në projekt propozime dhe do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të Bordit në janar të vitit 2016.Fondi për Zhvillim i nxjerrë të hyrat nga taksat e mbledhura në pikat kufitare të Jarinjës/Rudnicës dhe Tabavinjës/Bernjakut. Të hyrat e mbledhura deri më tani arrijnë vlerën prej 8 milionë euro dhe shfrytëzohen për përkrahje të zhvillimit socio-ekonomik të komunave në veri të Kosovës.Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi Menaxhues i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të autoriteteve kosovare dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb, bën të ditur njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.Të katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviçi janë të banuara me shumicë nga komuniteti serb.

Four Northern Kosovo municipalities awarded projects worth 2.5 million euros from Development Fund/

PRISTINA, 16 December 2015 – The Management Board of the Development Fund awarded over 2.5 million euros to Kosovo’s four northern municipalities at its meeting in Pristina today.

Over 900.000 euros were awarded to the municipality of North Mitrovica for the construction of a sports hall. The Board previously allocated 1.6 million euros to this municipality in September. These funds will be used to build a fire brigade centre, support small and medium sized enterprises, as well as for the expropriation of land to construct a new municipality building. In total, North Mitrovica has been awarded over 2.5 million euros for four projects.The Board decided to allocate almost 500.000 euros to the Zvecan municipality for three projects. The funds will be used to support civil society organisations through sports and cultural activities, develop small and medium size enterprises (SMEs), small farms and sustainable agricultural production. In addition, last month the Board awarded Zvecan municipality 350.000 euros for land expropriation for an access road to a landfill site. To date, Zvecan has been awarded close to 850.000 euros for four projects.

The Zubin Potok municipality has been awarded almost 1 million euros for three projects. The funds will be used for construction of a swimming pool and reconstruction of an athletic arena, as well as for the rehabilitation of local roads.

The municipality of Leposavic was awarded 140.000 euros for the purchase of equipment for the kindergarten in Lesak.

The four municipalities also submitted a number of concept notes, which are to be developed into project proposals and reviewed during the next Board meeting planned in January 2016.

The Development Fund derives its revenues from taxes collected at the Jarinje/Rudnica and Tabavije/Brnjak crossing points. The revenues collected so far amount to over 8 million euros and are used to support socio-economic development of the northern Kosovo municipalities.

The operation of the Fund is decided by the Management Board composed of Samuel Žbogar, Chair of the Board in his capacity as the EU Special Representative in Kosovo, Kosovo Minister of Finance Avdullah Hoti on behalf of the Kosovo authorities, and Danijela Zubac on behalf of the Serb community.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 2.5 milion Euro, Fondi per zhvillim, Kosove, veriu

NJE KATEDER PER STUDIME SHQIPTARE NE UNIVERSITETIN E TEKSASIT

December 16, 2015 by dgreca

AUSTIN TX: Udhëheqja e komunitetit  Shqiptaro-Amerikan në Dallas- Teksas, nga shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” njofton në rrjetin social facebook, se u takua me zyrtarë të Universitetit të Teksasit në Austin, si thonë ata për të filluar procesin e krijimit të katedrës së studimeve shqiptare me universitetin UT.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe një veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar në SHBA – Nazar Mehmeti, biznesmen i suksesshëm – President i Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptare në Botë,
  Kështu sipas tyre hapja e katedres së studimeve shqiptare me universitetin UT, do të nisi me “përpjekjet për mbledhjen e fondeve dhe detajet Endowment, që do të pasojnë së shpejti” shkruajn ata në statusin e tyre në rrjetin social .
Në postimin e tyre në rrjetin social facebook nga shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” , nuk mungojnë falënderimet të drejtuara për lidershipin e këtij komuniteti, siç është; Nazar “Nick” Mehmeti, Doc Vranici, Kreshnik Bishani dhe Gëzim Rushiti, të cilët kishin udhëtuar deri në Austin që të takohen me zyrtarë të universitetit UT, për të gjetur mënyrat e hapjes së katedres së studimeve shqiptare në këtë universitet prestigjoz në SHBA.
“Ne gjithashtu thotë shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” , falënderojmë Mary Neuburger, Dirctor për Evropën Juglindore dhe Studime Euroaziatike, në UT, professor Stacy Clark, Drejtor i Zhvillimit dhe Agnes Sekowski, Koordinatore dhe Assitante “.
 Ata kan një falenderim të veçantë për Besmir Hoxha për fillimin e takimit të djeshëm, thuhet në njoftim./B.SINA/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Texasit, Kateder per studime shqiptare, ne Universitetin

KRISTI KONDAKÇI-DIRIGJENTI QË PO NDERON SHQIPËRINË NË AMERIKË

December 15, 2015 by dgreca

-Ky program, ishte kartolina më e bukur për ne në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të cilën na i dhuroi Kristi, u shprehën pjesëmarrësit pas shfaqjes së ditëve të fundit, që dirigjoi ai./

Nga Fuat Memelli/

Boston- Këto ditë në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, isha i ftuar në një koncert këtu në Boston, që do ta dirigjonte i riu shqiptaro-amerikan, 24 vjeçari, Kristi Kondakçi. Kisha dëgjuar të flitej për këtë të ri të talentuar, por nuk më ishte dhënë rasti të shoh nga afër dirigjimin e tij. Një sallë në North And, zonë shumë e njohur në Boston e bizneseve dhe e banimit nga italiano-amerikanë, ishte mbushur plot. Muzika e zgjedhur, ishte “Messiah” (si gjini është oratorio, gjini vokale-orkestrale) e kompozitorit të shquar,George Frederik Hendel. Qysh me hyrjen në sallë të dirigjentit Kristo Kondadakçi, pjesëmarrësit e duartrokitën fort , që me sa duket i njihnin talentin e tij.

Për një orë e gjysëm, ata ndoqën orkestrën dhe korin e dirigjuar nga i riu shqiptar. Në mbyllje të programit, ishte lënë pjesa “Hallelujah”.Ajo  shënoi  edhe momentin më kulmor të shfaqjes. Duartrokitje të shumta, vazhduan për minuta të tëra. Kristi përkulej para spektatorëve të ngritur në këmbë, për t’i falenderuar. Si “shpërblim” për vlerësimin e bërë, Kristi  i kërkon orkestrës, për ta përsëritur edhe një herë këtë pjesë. Kthehet me fytyrë nga salla duke dirigjuar njëherësh , orkestrën dhe publikun. Kur duartrokitjet pushuan, pjesëmarrës të ndryshëm afrohen te Kristi , i shtërngojnë dorën dhe e falenderojnë.-Ky program ishte kartolina më e bukur për ne në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të cilën na i dhuruat ju, u shprehën ata. E falenderojnë edhe pjesëtarë të orkekstrës e të korit. Afrohet edhe shqiptari Petrit Alibej, i cili e ka ndjekur ndër vite ecurinë e Kristit. Pasi e falenderon, bën edhe një foto me ‘të.- Ky djalë, na ka nderuar ne si shqiptarë, thotë Petriti. Fatkeqësisht atë më shumë e njohin amerikanët , se sa shqiptarët. Duhet ta bëjmë më të njohur këtë djalë mes shqiptarëve të Bostonit si dhe shqiptarëve të tjerë të Amerikës, thotë Petriti. Organizatorët e pasqyruan veprimtarinë brenda natës, te faqja: messiah by kristo kondaci.com (Ata që duan të shohin veprimtaritë e tij, i gjejnë te kjo faqe.) Por, cili është Kristi Kondakçi?

Kanë kaluar rreth 18 vjet kur familja e tij, bashkë me gjyshin, të ndjerin Beqir Omari, ish i përndjekur nga regjimi komunist, emigroi nga Shqipëria në Amerikë dhe u vendos në Boston. Për ta arsimuar sa më mirë, familja e dërgoi në shkolla private, ku u shqua si nxënës i shkëlqyer. Paralelisht vazhdoi edhe shkollë private për piano, nën drejtimin e mësueses së shquar ruse, Tatjana Dodoçki. Më pas vazhdon për katër vjet “New England Conservator”, në degën e kompozimit, të cilën e mbaron më rezultate të larta. Në vitin 2009, merr çmimin e parë në shkollë për kompozim. Krahas kompozimit, vazhdon studimet edhe për dirigjim, duke u shkolluar në dy fusha. Ai tani jo vetëm dirigjon , por edhe luan në piano. Aktualisht është asistent dirigjent në dy orkestra: “Landmarks  Orchestra”si dhe në Filarmoninë e Bostonit. Është një pozicion jo i vogël ky , për një djalë 24 vjeçar, në qytetin e Bostonit, një nga qytetet më të njohura të Amerikës.

Brenda një kohe të shkurtër,  ka dhënë 18 shfaqje, të cilat janë vlerësuar nga specialistët e fushës si dhe spektatorët. Kohët e fundit, ka krijuar edhe orkestrën e tij me emrin “Eureka”, e cila përbëhet nga 49 instrumentistë të moshës 18 vjeçare. Janë të talantuar, ashtu siç është vetë Kristi. Me pasionin dhe këmbënguljen që ka ai, kjo orkestër nesër mund të bëhet me emër në Boston. Dëgjuam se shpesh Kristi komunikon me fjalë shqipe me trupën e orkestrës. Dhe kjo, nuk është rastësi. Është dashuria që ai ka për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, e cila e nxit t’u mësojë atyre edhe ca fjalë shqipe.( Një i ri i kësaj trupe, ka mësuar 50 fjalë shqip nga Kristi.) Megjithëse ka ardhur fare i vogël në Amerikë dhe është shkolluar në anglisht, e flet shumë mirë gjuhën shqipe.Dashurinë për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, ia kanë rrënjosur jo vetëm prindërit, por edhe gjyshi i tij, i ndjeri Beqir Omari,  që ndrroi  jetë këtu në Boston para tre vjetësh.

“Magneti” i Shqipërisë e tërheq vazhdimisht, ndaj në shtator të vitit të kaluar , i ftuar nga drejtori  i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kërni, shkoi aty dhe drejtoi orkestrën e këtij  institucioni. Pjesa që dirigjoi, ishte sinfonia ” Titani” e kompozitorit Gustav Mahler.Kish marrë me vete partiturat dhe në një kohë rekord prej 5 ditësh, arriti të verë në skenë këtë pjesë të vështirë dhe të panjohur në Tiranë. Nuk ishte parë që në kohë kaq të shkurtër, të përgatitej për shfaqje një sinfoni nga një dirigjent i ri (23 vjet vitin e kaluar ) me moshë shumë më të re se pjesëtarët e orkestrës dhe që nuk i njihte më parë. Me pasion dhe këmbëngulje, dy “armët” e tij të forta,e bëri për vete trupën dhe shfaqja pati një sukses të merituar. Në fakt dha dy shfaqje njëra pas tjetrës.

Një cilësi e veçantë e Kristit, është thjeshtësia e tij.Ai komunikon me trupën  e orkestrës, me korin dhe spektatorët, si shok i tyre.-E gjithë grupi: orkestra, kori dhe dirigjenti,duhet të funksionojnë si një trup i vetëm. Ndryshe nuk ka sukses, thotë ai.

Ky është shkurtimisht portreti i dirigjentit të ri shqiptaro-amerikan, Kristi Kondakçi, i cili po nderon Shqipërinë. Është i vetëdijshëm se ndodhet në hapat e para të karierës së tij, ashtu siç është i vendosur për të hedhur hapa të tjerë edhe më të mëdhenj në të ardhmen. Në mëndje ka plot plane, por nuk do të nxitohet. Do të ecë i sigurt. As reklamë nuk kërkon.-Reklama më e mirë është puna, thotë ai. Sipas Kristit, një nga planet më të afërta është përgatitja e një koncerti me pjesë nga kompozitorë të shquar shqiptarë si Çesk Zadeja, Tish Daia,  Preng Jakova ,Feim Ibrahimi, etj. Do të jetë ky program edhe një mirënjohje për këta kompozitorë të shquar shqiptarë. Synimin e ka që shfaqja të jetë gati  në muajin maj të vitit që vjen dhe të jepet në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston. Në orkestër kërkon të ftojë muzikantë shqiptarë që jetojnë në Boston e qytetet rreth tij si dhe nga Shqipëria. Plane të tjera ka për shfaqje në Amerikë si dhe në vënde të ndryshme të Botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Në mëndje ka shumë plane, në zemër plot tinguj. Jeton në një botë tjetër, në botën e tingujve, ashtu si gjithë muzikantët e shquar.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Fuat Memelli, KRISTI KONDAKÇI-DIRIGJENTI, ne Amerike, QË PO NDERON SHQIPËRINË

KONGRESISTI REPUBLIKAN, ZE I FUQISHEM I CESHTJES SHQIPTARE

December 14, 2015 by dgreca

Anëtarët e LQSHA, mbështetësit dhe miqtë, pritje për Kongresmenin Dan Donovan/
Kongresiti republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, premtoi të jetë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare – dhe shumë çështje të rëndësishme që prekin popullin shqiptar/
 Nga Beqir SINA – Staten Island New York/
Staten Island NY: Disa anëtar të Bordit i Drejtorëve të LQSHA,( Luan Bukolla, Zef Bala, Rifat Mehmeti, Zydi Karagjozi) dhe miqt, e saj – me në krey ish kongresmenin e Nju Jorkut, Joe DioGuardi, presidenti i Lidhjes Qytetare, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, dje mbajti një pritje në Restorantin “Nino’s” në Staten Island – për kongresmenin Dan Donovan, i cili është Anëtar, Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve .Kongresmeni Dan Donovan, u zgjodh në një zgjedhje të posaçme në mes-vitin (2015) për të përfaqësuar ishullorët – në Staten Island, dhe një pjesë në jug të Brooklynit, në Dhomën e Përfaqësuesve në Capitol Hill.  Ai është aktualisht Përfaqësues në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Distriktin( zona elektorale) 11-të, të Kongresit të Nju Jorkut, duke fituar vendin e paraardhësit të tij, Republikanit Michael Grimm, i cili e “la” detyrën e tij, mbi fajësinë për akuzat e mashtrimit të taksave.  Ishulli i Staten Island dhe pjesa jugore e Brooklynit, ka numërin më të madh të shqiptarëve. Më shumë se 14 mijë dibran – mendohet se banojnë në këtë ishull, i cili është binjakzuar në vitin 2002 me qytetin e Dibrës së Madhe, dhe ish shefi i Molinarit , Dan Donovan, në atë lidhje, u tha se ka qenë një nga personat kyç, që inicioi këtë binjakzim, i cili u kujtua dje nga ish kryetari i SHAD Ibrahim Kolari dhe miku i tij Dan Donovan.Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardin dhe Shirley Cloyes-DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, duke udhëheqë lobin shqiptarë në SHBA, për çerek shekulli – ka qenë vazhdimisht një zë i fuqishëm  për çeshtjen e Shqiptarëve dhe të gjitha zhvillimet në Gadishullin Ilir, u tha në këtë takim nga folësit.Pjesëmarrësit folë në këtë takim me kongresistin republikan, Dan Donovan, për zhvillimet më të fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, për të cilën ata folën me theks të veçantë, duke u përqendruar duke kujtuar atë që eshtë më e rëndësishmja sipas tyre , ngase  pranverën e ardhshme në Maqedoni  do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlametare. Ndërkohë, gjatë diskutimeve të tyre duke kërkuar mbështetjen e kongresit të SHBA, – pjesëmarrësit  treguan para kongresmenti republikan Dan Donovan,  se shqiptarët, në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri, e kan humbur totalisht besimin tek lideri i tyre partiak, i cili kudo thanë ata “pa perjashtime, është i më se i korruptuar dhe i papërgjeshëm në se do ta shikojmë në aspektin kombëtar”.Ashtu si në takimin e fundit, me Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, përsëri duke shfytëzuar rastin e takimit me Kongresitin republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, është prekur gjerësisht edhe kësaj rradhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë, zgjedhjet parlamentare.  Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, me këtë rast në fillim të fjalës së saj – dorzoi kongresmenit të Nju Jorkut, një artikull të saj rreth Maqedonisë , publikuar në shtypin shqiptar në gjuhën agleze – ndërkohë,  ajo dhe Xhozef DiouGuardi, në vazhdim i kërkuan kongresistit që “Shtetet e Bashkuara të ndjekin me kujdes zhvillimet deri në zgjedhjet e prillit në Maqedoni, mbasi ato janë shumë të rëndësishme, edhe për të ardhmen euro-atlantike të saj,“ thanë çifti DioGuardi.  Ata thanë se “duhet pasur  kujdes me krizën në rritje në Maqedoni, veçanërisht atë që duket të jetë edhe një përpjekje, tjetër e partisë në pushtet, një parti etnike maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partneri e saj shqiptar në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Ali Ahmeti, për “asfiksimin” të perspektivës së opozitës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të planifikuara për muajin prill 2016”.   Kongresiti republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, premtoi të jetë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare – dhe shumë çështje të rëndësishme që prekin popullin shqiptar- Veçanërisht, për atë që u diskutua më shumë, ajo e 1 milion shqiptarëve, që ende jetojnë në tokat e tyre stërgjyshore në Maqedoni dhe që kanë shumë të afërm që jetojnë në Staten Island, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në fund Shirley dhe Joe DioGuardi – përfitoj nga kjo pritje për të thënë faleminderit mikut të tyre të vjetër kongresmenit, Dan Donovan nga Staten Island, i cili njihet për lidhjet e mira me Lidhjes Qytetare, dhe gjithashtu ata premtuan se nuk do të ndalen duke lobur për çështjen dhe problemet shqiptare në gadishullin e Ballkanit, ashtu si kan mbështetur dhe mbrojtur këtë çështje ata për 25 vjet.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dan Donovan, DioGuardi, Kongresisti, LQSHA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT