• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV

May 10, 2023 by s p

Shkup, 10 maj 2023 –  Të martën Ohri ishte nikoqir i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, ku përpos punonjësve të sektorit të sigurisë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë edhe drejtoritë e policive rajonale  ndërkombëtare.
Ky aktivitet përkon me 9 Majin –  Ditën e Evropës dhe me shënimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në organizaten më të madhe ndërkombëtare të sigurisë – INTERPOL.
Të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe kryetari i INTERPOL-it Аhmed Naser Al – Raisi.
Në përmbylljen cermoniale të kësaj konfernce, u organizua edhe një program i pasur kulturor-artistik, ku Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i MV shkëlqeu me një performansë të zgjedhur, që la përshtypje të jashtëzakonshme tek publiku, sidomos tek mysafirët e huaj.
Përpos Ansamblit Shqiptar, me disa pika artistike u paraqit edhe Ansambli maqedonas “Tanec” nga Shkupi.
Mbresat që u krijuan në publik lidhen me paraqitjen dinjitoze të trupës artistike të Ansamblit shqiptar, ku shquhej vallja karakteristike e përpunuar e  Kërçovës dhe „Malësorja“ si dhe  këndimi i dy solistëve Salajdin Miftari e Jetmir Rexhepi.
Kolorit ynë autentik muzikor, loja elegante e valltarëve dhe dramaciteti  i vet valleve, përbënin mizanskenat më pikante që bënë për vete publikun ndërkombëtar, i cili  nuk i kurseu edhe duratroktitjet frenetike.

Ansambli shqiptar tash më ka krijuar identitetin e vet artistik e professional, kurse paraqitja e mbrëmshme në Ohër konfirmoi arritjet e deritanishme që me dinjitetet përfaqësojnë vlerat tona edhe në ngjarje me karakter ndërkombëtar, siç ishte organizimi i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër.

Filed Under: Kulture

“Mendje Endacake”…

May 6, 2023 by s p

Shqiponja Nebiu/

“Mendje Endacake” është titulli i ekspozitës time të parë. Vërtet është pak intrigues por ka shumë lidhje me kohën e rinisë ku pushpuriseshin ëndrrat dhe stilimet e veshjeve dhe aksesorëve të tjerë. Lindur në Tiranë në një lagje ku isha e rrethuar me artistë nuk mundja t’i anashkaloja ngacmimet që më nxisnin për të provuar atë që vlonte brenda meje.

Kam 30 vjet që jetoj në Amerikë, në New York. Inxhinjeria mekanike që kisha mbaruar në Tiranë më dha një mundësi mbas një kalvari stërmundimesh të nxjerr nga vetja atë që unë dëshiroja. Programet e shumta që kam mësuar i kam bërë pjesë të artit tim aplikativ gjatë punëve inxhinjerike.

Ju ftoj të gjithë dashamirësit e artit, miqtë dhe bashkëkombasit e mi që të shijojnë dhe të ndajmë së bashku aventurën time.

Mos pyesni shumë, por perceptoni më shumë se kështu do të më jepni atë që unë nuk e kam menduar.

Mirë u takofshim në ekspozitë.

Filed Under: Kulture

MITRUSH KUTELI(23 shtator 1907 -4 MAJ 1967)

May 4, 2023 by s p

Saimir Z. Kadiu/

Nje nga intelektualet me te shquar shqiptar te shekullit XX…

Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kurse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”.

Vepra letrare të tij janë vëllimet: “Netë shqiptare”, “Ago Jakupi”, “Kapllan aga i Shaban Shpatës”, “Dashuria e berberit Artan”, “Shënimet letrare”, “Sulm e lotë”, “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, “Mall e brengë”, “Havadan më havadan”, “Tregime të moçme shqiptare” etj.

Si përkthyes ai pasuroi kulturën shqiptare me kryevepra të letërsisë botërore si “Kujtimet e një gjahtari” të Turgenjevit, “Tregimet e Petërburgut” dhe “Shpirtra të vdekura” të Gogolit, “Zotërinj Gollovlinovë” të Sllatikov Shçedrinit, vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj.

Që në maj 1939, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombëtar të Rumanisë, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi të përkthyera prej tij së bashku me një përshkrim të krijimtarisë dhe biografisë së poetit ku ka guximin të mbrojë idenë, deri diku të argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare të kolosit rumun, prej të cilit, poezinë e parë e kishte përkthyer e botuar që në moshën njëzetedyvjeçare.

Katër vjet më vonë, përmes flakës së Luftës së Dytë Botërore dhe përvojës së vet të hidhur në atë luftë, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar të madhin poet të Ukrainës, Taras Shevçenko.

Shkrimtar, poet, eseist, mbledhes folklori, perralltar, perkthyes i shquar… por edhe nje ekonomist elitar, nje nga themeluesit e Bankes se Shqiperise.

Mitrush Kuteli, bashkë me Ernest Koliqin, është themelues i prozës moderne shqipe.

Per keto “cilesi”, me 16 maj 1947 u arrestua dhe e dënua si “Armik i Popullit”, për “agjitacion e propagandë” me 5 vite heqje lirie.

Per dy vite vuajti denimin ne kampin e Vloçishtit ne Maliq dhe u lirua nga burgu ne maj 1949 me falje.

E drejta e botimit iu rikthye vetem ne vitin 1966, nje vit perpara se te ndrronte jete…56 vjet me pare me 4 maj 1967.

“LUTJE“

Unë, Mitrushi, poet shqiptar,

Fort do t’i lutesha nënës

Që të më hidhte një litar

Varur në bri të hënës.

Edhe pastaj, si për çudi,

Të gjendem varur n’erë

Dhe të thërres: “Sa lumturi!”

Në erë, mbi skëterë.

Filed Under: Kulture

GOJËTARIA E ANTON ÇETTËS

May 3, 2023 by s p

(Në 33 vjetorin e tubimit madhështor te Verrat e Llukës)

Shkruan: Myrvete Dreshaj-Baliu

Gojëtaria ose komunikimi gojor moshën e ka të njëkohshme me thirrjet kushtrimtare dhe bartjen e lajmit me kasnec dhe sigurisht shumë me të madhe se sa letrat postare me shkrim, e mos të themi për komunikimin me telefon, me e-mail, pastaj komunikimin në facebook, dhe me metoda të tjera ku komunikohet jo vetëm me fjalë, por edhe me pamje. E megjithatë ajo vazhdon ta ruajë fuqinë, si forma e komunikimit më njerëzor, shekuj e mijëvjeçarë më radhë. Dhe kur këtë peshë të komunikimit gojor, ia vendosim një personaliteti të madh të kulturës dhe të shkencës shqiptare, një veprimtari të shquar të çështjes kombëtare, si Profesor Anton Çettës, ajo vazhdon të reflektojë ende si një ndër format më të përsosura komunikuese.

Është e lehtë gjetja e mënyrës së komunikimit me intelektualë, artistë e shkrimtarë të njohur, ku format e komunikimit janë nga me të ndryshmet dhe ku format poetike të të shprehurit artistik e krijues e gjejnë vendin kryesor. Por është vështirë të gjesh komunikimin e duhur, pa fjalime të gjata e ligjërata të shkruara, me të gjitha shtresat shoqërore e sociale dhe t’i bësh për vete me forcën e fjalës tënde që të gjithë, siç arrinte Profesor Anton Çetta.

Në fjalën time dua të sjellë vetëm një aktivitet historik, ku gojëtaria e Profesor Anton Çettës kishte rol vendimtar, e kjo është Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve.

Prej veprave të lexuara kishim kuptuar dhe mësuar se “të gjitha lëvizjet ideologjike, fetare, nacionale, kulturore, letrare apo filozofike, të gjitha idetë e mëdha shkencore kanë pasur gojëtarët e tyre, që i kanë mbrojtur, përhapur dhe popullarizuar ato (R. Qosja), ndërsa prej përvojës së vogël në Lëvizjen ilegale për çlirim të Kosovës dhe prej fjalëve tona mbrojtëse para gjyqeve serbe, e kishim kuptuar se sa e rëndësishme dhe se sa me ndikim në sjelljen dhe në jetën shoqërore ishte gojëtaria, dhe madje sa ndikim kishin gojëtarët e afirmuar në jetën tonë.

Në qoftë se të gjitha lëvizjet filozofike, fetare, politike dhe kulturore kishin përfaqësuesit e saj me ndikim, e këta përgjithësisht ishin gojëtarët më të mirë të këtyre Lëvizjeve, ishte e kuptueshme që edhe Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve duhej të kishte prijësin e saj, i cili më parë se sa trim, shkencëtar apo politikan, duhej të ishte gojëtar.

Në punën tonë prej nismëtarësh të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, ndonëse të një moshe të re, nuk na mungonte guximi i shfaqjes së mendimit, por na mungonte gojëtaria e artikulimit të atyre mendimeve. Kur ne i trokitëm për herë të parë në derë Profesor Antonit (janar 1990) dhe i treguam për misionin tonë, befasia i shihej në sytë e tij, por edhe krenaria për ne dhe punën tonë. Për kohën duhej guxim dhe vendosmëri e pamohueshme për të na përkrahur.

E kush dinte më mirë se Profesor Anton Çetta që faljen e gjakut ta kërkonte në emër të dëshmorëve, të gjakut të tyre, në emër të popullit, të flamurit, të rinisë, në emër të unitetit kombëtar. E kush tjetër dinte më mirë se Profesor Anton Çetta që të gjykonte dhe të prekte në shpirtin e falësve me moton që e krijuam ato ditë të fillimit të Aksionit të Pajtimit, se: Kur na vrasin të tjerët, ne të mos i hapim varre vetvetes, që 32 të vrarët nga terrori shtetëror serb t’i ringjallim duke i falur 32 gjaqe, duke i lenë të pahapura 32 varre të reja dhe se Plagët që na i shkaktojnë të tjerët të mos na duken më të lehta se plagët që i shkaktojmë vetvetes. Ishte gjetja e mënyrës së interpretimit të kësaj motoje dhe prekja e kujdesshme në plagën e dhimbshme të tyre, ajo që u jepte forcë të magjishme të hasmuarve të deridjeshëm, që pa urrejtjen e mëparshme, t’ia shtrinin dorën e pajtimit njeri-tjetrit.

Kjo është arsyeja pse kërkesën tonë për përkrahje dhe ndihmë nuk mund ta kërkonim tek bartësit e partive politike të sapo themeluara, tek gojëtarët e tribunave të hapura ndër protesta, as te gojëtarët e mendimit politik të kohës në hapësirën akademike, por tek Profesor Anton Çetta, bardi shumëvjeçar i kërkimeve etno-folklorike në Kosovë, tek ai që përvojën e tij në ato mjedise, ku shekuj me radhë kishin bartur forma të ndryshme të organizimeve, pra, edhe të pajtimit të gjaqeve, dinte ta artikulonte me urtësi e mençuri dhe ta bartte qëllimin tek shpirti i këtyre njerëzve.

Gojëtari ynë ishte njohës i devotshëm i Kanunit dhe i ndryshimeve të tij nga njëra krahinë etnografike në tjetrën, si dhe i modifikimit të tij në zonat urbane, ishte njohës i thellë i etnopsikologjisë së popullit të tij, i guximshëm përballë pengesave policore, me të cilat ndesheshim çdo ditë dhe i kujdesshëm e i durueshëm përballë sfidave që paraqisnin rastet e veçanta, me të cilat ndesheshim nga njëra familje tek tjetra.

Në gojëtari përgjithësisht “funksionet e të folurit janë jo konceptime idesh, por konceptualizime realitetesh sociologjike, psikologjike, filozofike e gjuhësore” (E. Krasniqi), prandaj në mjediset ku organizoheshim ne Profesor Anton Çeta ishte përfaqësuesi i gjendjeve shpirtërore të familjeve të hasmëruara dhe bartësi i synimeve tona. Mendimi i tij ishte shprehshmëri e shkallës së intensitetit kulturor dhe i rrafsheve të interferimeve shoqërore, në funksion të kërkuesit në njërën anë dhe të falësit, në anën tjetër.

Çështja e transponimit të mendimit dhe kërkesës në odë, ose të folurit në odë, ngërthente në vete tërë sistemin logjik e filozofik të komunikimit në etno-psikologjinë tonë. Në mjetet shprehëse të udhëheqësit të Lëvizjes së Pajtimit, që nga përshëndetjet gjer te lamtumirat, vetvetiu implikohej e gjithë njohja e sistemit shenjëzues gjuhësor në rrafshin krahinor dhe urban. Zbërthimi i kuptimeve të shtresëzuara dhe përdorimi i rregullave të caktuara në komunikimin e Profesorit tonë bënin që qasjet në të folur të jenë të pranueshme, të qarta e të vetnënkuptueshme edhe për dëgjuesit e bashkëfolësit që kishim përpara.

Gojëtaria e tij nuk kishte të bënte aspak me mënyrën se si ne e manifestonim qëndrimin tonë, madje as me tonin (kur e kur të ngritur) të artikulimit të kërkesave tona, as me theksin shpesh të pakontrolluar të synimeve tona, as me fjalësin shpesh të pakuptueshëm të shprehjeve tona; përkundrazi ai shquhej me mendimin e përvojës së vjelë për më shumë se katër dekada në teren, me koherencën e diskutimit dhe komunikimit në odë, me gërshetimin e filozofisë së odave dhe dijes intelektuale e shkencore, me lehtësinë e durimit, si dhe me besnikërinë e qartësinë e mendimit. Përtej këtyre, ai në biseda me të tjerët dhe në media, pa kompleksin që më vonë do ta manifestojnë të tjerët, theksonte: “Këtë punë të mirë dhe të mbarë e filloi rinia e Pejës”.

Nga këndvështrimi kontrastiv i rrafsheve të komunikimit, funksionet e të folurit në odë në gojëtarinë e Anton Çetës kishin edhe vlerën e bartësit të edukimit, rolin përafrues, bashkues e drejtues dhe përmasat shprehëse e përmbuluese të një institucioni autonom e afirmativ, të cilin tashmë e kishte krijuar Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve.

Në këtë rrafsh, unë identifikova këtu vetëm gojëtarinë e Profesor Anton Çettës gjatë Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, ku roli i tij ishte i pazëvendësueshëm. Format e tjera të kontributit të tij në fushë të gojëtarisë sigurisht do të donin një qasje dhe një trajtesë tjetër.

May be an image of 6 people

See Insights and Ads

Boost a Post

All reactions:

99

Filed Under: Kulture

Dalip Greca vjen prej qiellit me dy libra: “Editorët e “Diellit” dhe “Editorial” nën kujdesin e Vatrës dhe Diellit

May 1, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në Qendrën “Illyria” në Bronx Federata Panshqiptare “Vatra” mblodhi Vatranët, atdhetarët, veprimtarë, miq dhe gjithë familjen Greca për të promovuar dy librat e Dalip Grecës Editorit të Diellit, lënë në dorëshkrim. Librat: “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori përgatitur për botim nga z.Idriza Lamaj dhe “Editorial” nga z. Sokol Paja nën kujdesin e Vatrës janë dy libra sa të domosdoshëm aq dhe historik.

Në hyrje të Qendrës “Illyria” të mirëprisnin bashkëshortja fisnike e z. Greca si dhe gjithë familja e tij.

Aktiviteti u moderua plot kulturë, profesionalizëm dhe seriozitet nga Editori i Diellit, z. Sokol Paja i cili tha se Librat përmbledhin tërësisht veprat dhe kryeveprat e patriotëve shqiptarë në mërgatën e Amerikës që shkrinë talentin dhe kontributin e tyre në “Vatër” e në “Diell”.

Përshëndetën plot nderime dhe respekt si Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, Dr.Paulin Marku që ishte studjuesi kryesor për këo dy botime, Z. Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit të Vatrës, Studiuesi Idriz Lamaj, Sekretarja e “Vatrës” znj. Nazo Veliu, Dr. Preno Imeraj, Znj. Mimoza Belliu, znj. Keze Kozeta Zylo, znj. Marjana Bulku dhe z. Mark Mrnaçaj.

Me mjaft emocion dhe duartrokitje u mirëprit fjala përshëndetëse e të birit të Dalipit, Dorjan Greca, i cili falënderoi Vatrën dhe gjithë të pranishmit për nderimin që iu bë Atit te tij. Në aspektin familjar ai tha se babai ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe shembullor dhe për këtë ne ndihemi shumë krenar.

Për të pranishmit u shfaq dokumentari në nderim për Dalip Grecën përgatitur nga

z. Adem Belliu për TV “Kultura Shqiptare” ndërsa fotot u realizuan nga z. Bujar Verzivolli.

Në këtë promovim dhe përkujtim, organizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” ndërsa dëgjoja me vemendje kumtesat, më vinte ndërmend thënia e shkrimtarit të famshëm Artur Miller se: “Një gazetë e mirë është Kombi që pasqyron veten e tij”, ashtu dhe pena e ndritur e Dalipit e kreu më së miri këtë detyrë të shenjtë, ndaj le ta ruajmë përjetësisht këtë gazetë si një gur të çmuar në thesarin e Kombit shqiptar.

Sa herë vija pranë selisë qendrore të Vatrës në Bronx, fotografitë e shumta varur ne mur që janë historia jonë kombëtare dhe shumë prej korifejve janë në botën tjetër, Dalipi si një ciceron i Vatrës i shpjegonte plot sqimë dhe sillte para vizitorëve krahëhapur, yje me copëza qiejsh me zërat e tyre që dukej sikur nisnin e kuvendonin, ata shpirtbardhët e Kombit.

Me penën e tij vuri shpirtin që të shkonte dhe të futej në rrembat e gjakut të lexuesve, ndërsa dhimbjen, vuajtjen, atë stropacitësen, të mundimshmen që ndodh shpeshherë për gazetarin e la të flinte, e la brenda vehtes së tij, e burgosi në “qeli”… Me punën e tij të kujton gazetarin e famshëm, Henry R. Luce, manjat i revistave amerikane si “Time”, “Life”, “Fortune” dhe “Sports Illustrated” si dhe Editorin e revistës “Time” i cili ka thënë: “Unë u bëra gazetar për t’iu afruar sa më shumë zemrës së botës”.

Dalip Greca nëpërmjet kodit të tij gazetaresk e perceptoi mjaft bukur gazetën “Dielli” dhe me një etje diturie donte t’i sillte publikut minierën e floririt të Vatrës që ishte në Amerikë, në vendin më demokratik të botës. Sa e pasur ndihem me këtë minierë floriri!

30 Prill, 2023

Qendra “Illyria” Bronx, New York

Filed Under: Kulture Tagged With: Keze Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 556
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT