• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHËN NËNË TEREZA SIMBOL I MARRËDHËNIEVE MIQËSORE MIDIS SHQIPTARËVE DHE KROATËVE

October 28, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli
A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Javën që kaloi, në Osijek — qyteti i katërt më i madh i Kroacisë – u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës, me nismën e ndërmarrë  nga komuniteti shqiptar i krahinës së Sllavonisë dhe Baranje të Republikës së Kroacisë, u realizua ky projekt.  Sipas medias vendore, përfshir OsijekExpress, në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nenë Terezës në atë qytet,  morën pjesë përfaqësues të qeverisë vendore dhe qendrore kroate, pjesëtarë të komunitetit shqiptar nga ajo krahinë e Kroacisë, udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve të asaj zone, Basri Haliti dhe shqiptarë të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet e tjera shqiptare. 

Me këtë rast, Zëvëndës kryetari i Bashkisë Osijek, Dragan Vulin në fjalën e tij nënvijoi se shtatorja e Nenë Terezës në Osijek është edhe një simbol shtesë, një shenjë e lidhjeve të ngushta e miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit kroat. “Miqët tanë shqiptarë që jetojnë në Osijek janë pjesë përbërse e këtij qyteti, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në mbrojtjen e qytetit tonë gjatë luftës për mbrojtjen e atdheut, për të cilën ndihmë, u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues shqiptarëve”, ka thenë, Z. Vulin, zevëndës kryetari i Bashkisë Osijek, duke folur për rolin dhe kontributin – në kohë lufte dhe në kohë paqeje — të shqiptarëve që jetojnë në atë qytet dhe në krahinën kroate të Sllavonisë.  Njoftohet se ishte Zyra e Bashkisë të qytetit Osijek që merret me të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e pakicave kombëtare, ajo që siguroi mjetet e nevojshme për për ngritjen e shtatores kushtuar Nënë Terezesn ë qytetin kroat.  

Ndërkohë që Kryetari i Komunitetit Kombëtar të Shqiptarëve të Sllavonisë dhe Baranjës, Z. Basri Haliti – nismëtar dhe promovues i idesë për ngrijten e shtatores së Nenë terezës në atë qytet – sipas kronikave vendore për këtë ceremoni, ka theksuar se shtatorja kushtuar Nenë Terezës nuk është vetëm një nderim për një prej humanitarëve më të rëndësishëm dhe më të njohur të shekullit XX, por është gjithashtu edhe diçka që na kujton bazat e vlerave themelore të njeriut, e të cilat na frymëzojnë të gjithëve – siç janë dashuria, solidariteti dhe kujdesi për të afërmit tanë. Nënë Tereza ka kaluar gjithë jetën e saj duke ndihmuar më të rrezikuarit, më të varfërit dhe më të lenët pas dore të shoqërisë. Misioni i saj ishte i thjesht – t’i ofrohej ndihma secilit që ka nevojë për ndihmë, pa marrë parasysh besimin, origjinën apo statusin shoqëror. Prandaj, kjo shtatore kushtuar Nënë Terezës duhet të na kujtojë porosinë e saj për dashuri e paqë për të gjithë dhe pa dallim”, ka nënvijuar në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve në Sllavoni, Z. Basri Haliti.

Një zyrtar tjetër vendor i qytetit Osijek, Josip Miletiq, tha se murgesha katolike, Nenë Tereza u ka shërbyer shoqërive që kanë më shumë nevojë duke u kujdesur për më nevojtarët e shoqërisë, duke u ofruar atyre, njëkohsisht, dashuri e shpresë.  Sipas të dhënave nga media vendore, ai uroi dhe falënderoi komunitetin shqiptar të krahinës Sllavonia-Baranje të Kroacisë, për nismën dhe më në fund për ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në Osijek duke u shprehur se është i sigurt se ai vend ku është vendosur shtatorja e saj do të bëhet vend takimesh dhe uratësh për shumë besimtarë, pa dallim, ka thënë zyrtari i Osijekut, Miletiq. Ndërkaq,  në emër të Parlamentit kroat dhe të Presidentit të Republikës së Kroacisë foli antarja e parlamentit kroat me origjinë shqiptare, Ermina Lekaj -Prlaskaj. “Kjo shtatore është një kujtesë e fuqisë së pashtershme të mirësisë dhe altruizmit dhe na jep një shembull të asaj për të cilën duhet të përpiqemi të arrijmë, si shoqëri. Kjo shtatore simbolizon gjithashtu lidhjet e Kroacisë me vlerat universale të paqës, dashurisë dhe mirëkuptimit që kanë udhëhequr gjithmonë jetën dhe veprat e Nënë Terezës në rrugën e jetës së saj – është shprehur me atë rast, Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila foli në atë ceremoni si përfaqsuese e Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Parlamentit kroat. 

Pjesëmarrësve në këtë ceremoni u është bashkuar edhe Dr Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Prishtinë-Prizren, biografi i njohur brenda dhe jasht trojeve shqiptare për veprat e shumta kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës. “Gjuha e Nënë Terezes”, tha në fjalën e tij Dom Lush Gjergji, “është mbi të gjitha gjuha e dashurisë. Një gjuhë që duhet ta mësojmë të gjithë, sepse sa gjuhë njeh, aq njerëz vlen. Mirëpo, gjuha e Nënës Tereze ishte një gjuhë universale, një gjuhë që nderon Zotin dashuri dhe afron vëllain apo motrën njeri…Kurdo që të vini para kësaj truporeje, shihni duart e hapura edhe më tepër zemrën e hapur të Nenës Tereze, për çdo njeri, pa dallim…Të mundohemi atëherë, që atë t’a nderojmë, atë t’a duam. Gjurmëve të saj të shkojmë e mbi të gjitha, atë t’a emitojmë”, tha ndër të tjera Dom Lush Gjergji, i ftuar enkas nga Kosova për të marrë pjesë në atë cermoni të përurimit të shtatores së Nënës Tereze në Osijek të Kroacisë.

A statue of a person holding flags

Description automatically generated

Kjo nuk është shtatorja e parë e Nënës Tereze në Kroaci – e ma merr mendja se nuk do të jetë as e fundit, duke marrë parasysh, respektin, nderimin dhe devocionin e kroatëve ndaj Shën Nënës Tereze, por edhe lidhjet historike dhe marrëdhëniet miqësore midis dy popujve dhe kombeve tona – atij shqiptar dhe atij kroat. Marrëdhëniet shqiptaro-kroate, siç u tha edhe nga disa prej folësve në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nënës Tereze javën e kaluar në Osijek, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që sot ndajnë vlera të përbashkëta të integrimit euroatlantik. Por, siç u potencua nga folësit edhe në ceremoninë e javës së kaluar, lidhjet midis dy kombeve tona i kanë thelluar edhe mëtej kontributi, sakrificat dhe vetmohimet e shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova, në luftën heroike të popullit kroat për liri e pavarësi të Kroacisë, në fillim të viteve 1990.

Por, dihet se këto marrëdhënie e kanë zanafillën në historinë e hershme të lidhjeve midis dy kombeve – duke filluar nga lidhjet ndërmjet Arbërisë dhe Republikës së Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), që në kohën e Kastriotëve, kur ato gëzonin liri të pa kufizuar tregëtie me njëri tjetrin, por edhe marrëdhënie të tjera të forta, sidomos në fushën e diplomacisë dhe të arsimit.  Thuhet se diplomati, kleriku arbëror, oratori i njohur dhe njeriu besnik i Gjergj Kastriotit, Palë Gazulli, ka shërbyer si ambasador i Heroit Kombëtar të Shqiptarëve në Republikën e Raguzës.  Se ai ka shërbyer edhe si rektor i shkollave të Raguzës.  Këto lidhje në fushën e arsimit, sidomos për studentët nga të gjitha trojet shqiptare kanë qenë evidente edhe më vonë, në fillim të shekullit të kaluar dhe gjatë periudhës së komunizmit. Në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar, të rinjtë nga trojet shqiptare në ish-Jugosllavi — preferonin të shkonin në shkollat kroate dhe sidomos ata të fesë katolike regjistroheshin në seminaret katolike anë e mbanë Kroacisë, ku edhe autori i këtyre rreshtave ka kaluar vitet më të bukura në shkollën e mesme klasike të urdhërit salezian në qytetin kroat, Rijeka.

Këto marrëdhënie të ngushta e të hershme midis dy popujve tanë, janë përforcuar gjithashtu në fillim të shekullit të kaluar me punën e palodhëshme të shumë kroatëve, por sidomos të veprimtzarisë së historianit dhe albanologut shumë të njohur kroat, Milan Shufflaj, i cili nepërmjet hulumtimeve dhe disa veprave të tijame rëndësi historike, ka dokumentuar historinë e shqiptarëve në Mesjetë — veprimtari të cilën, fatkeqsisht, ai e ka paguar me jetën e tij, duke rënë martir i albanalogjisë. Për veprimtarinë e tij në fushën e albanologjisë,ai është vrarë nga dora e zezë serbe në Shkurt të vitit 1931, një ditë pasi ishte kthyer në Zabgreb nga një vizitë që kishte bërë në Shqipëri dhe ndërkohë që po përgatiste një botim tjetër mbi historinë e Shqiptarëve.  Kontributi i tij në ëtë fushë, konsiderohet nga historianë dhe akademikë të njohur, si unik dhe i pazëvëndsueshëm. Ky është vetëm një shembull i kontributit të një individi në forcimin e lidhjeve të ngushta midis kombit shqiptar dhe atij kroat.

Uroj që përurimi i javës së kaluar në Osijek të Kroacisë i shtatores së Shën Nënës Tereze — bijës së nderuar të Kombit shqiptar dhe Nënës së botës – të shërbejë si një dëshmi tjetër e miqësisë së fortë dhe historike midis dy popujve, drejt përforcimit të mëtejshëm të miqësisë historike dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis dy kombeve tona. Si kontribues të denjë të paqës dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në miqësi të përhershme me njëri tjetrin, në kuadër të integrimit të plotë euro-atlantik të shqiptarëve dhe kroatëve në trojet e tyre historike në Ballkanin Perëndimor.

Frank Shkreli

FOTO E TË DHËNA, NË GJUHËN KROATE, NGA CEREMONIA NË LINKUN MË POSHT-OsijekExpress

FOTO U Osijeku postavljen kip Svete Majke Terezije! Evo gdje je i kako izgleda… – Osijek Express

A group of men standing around a statue

Description automatically generated
A person in a suit speaking into a microphone

Description automatically generated
A group of people holding flags

Description automatically generated
undefined

Pamje natën e qytetit Osijek në Kroaci, ku të henën që kaloi, u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës

Filed Under: Kulture

U ZHVILLUA NË NEW YORK FESTIVALI XXXII SHQIPTAR, NGJARJA MË E RËNDËSISHME KULTURORE E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

October 27, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 26 Tetor 2024 – Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” organizoi Festivalin e XXXII Shqiptar duke bashkuar artistët, këngëtarët, grupet muzikore, ansamblet folklorike, shoqëritë muzikore, kulturore e artistike, klubet patriotike, solistë dhe instrumentistë, kërcimtarët, valltarët, skenografët e koreografët në një spektakël madhështor dedikuar kulturës kombëtare e traditës shqiptare. I kthyer tashmë në një aktivitet të përsosur tradicional, kulturor, atdhetar e komunitar, Festivali i organizuar nën përkujdesjen e veçantë nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” në bashkëpunim me grupin artistik “Rozafati” “Mjeshtër i Madh” e drejtuar nga koreografja e shquar Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh” personalitet absolut i etnosit dhe kulturës kombëtare në mërgatën e Amerikës. Për herë të parë në historinë e këtij Festivali, z.Agim Kola drejtor artistik i programit, bashkë me famullitarin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj kompozuan orkestër folklorike duke bashkuar mjeshtrisht artistët më të shkëlqyer e më të shquar shqiptarë në Amerikë.

Kisha Katolike me grupin artistik “Rozafati” që mëson më shumë se 300 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, janë kthyer në një garanci të fuqishme për ruajtjen e traditës kulturore te familjet shqiptare në Amerikë nëpërmjet punës edukative, kulturore, fetare e atdhetare me fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë. Nën prezantimin e shkëlqyer nga Zef Vataj dhe Kozeta Turishta (Mirdita) 12 grupe folklorike, nga Boston, New Jersey, Michigani, Struga, New York, Labëria, Rugova, Bashkimi etj përformuan magjishëm ngjyrat më të bukura të trashëgimisë kulturore kombëtare në

Festivalin që iu kushtua 25 vjetorit të shugurimit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York. Një institucion fetar, atdhetar e komunitar që është vlerë e pasuri i jashtëzakonshme për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve të New York-ut, personalitet fetar e kombëtar, në fjalën kryesore të Festivalit theksoi rëndësinë e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në përpjekjet patriotike e fetare për të ruajtur traditën kombëtare, kulturën shqiptare, identitetin shqiptar dhe trashëgimin te brezat e rinj të vlerave më të çmuara të kombit tonë. Komisioni Organizues i Festivalit XXXII: Famullitar: Dom Pjeter Popaj, Diakon: Orsin Turmalaj, Kryetar i Këshillit të Kishës: Ndrekë Tonaj, Kryetar i Qendrës Nënë Tereza: Mark Berishaj, Drejtor i Festivalit: Dr. Elizabet Peraj, Drejtor artistik dhe Regjia: Agim Kola, Konferensierë: Zef Vataj dhe Kozeta Mirdita, Koordinatore e reklamave: Dr. Elizabet Peraj, Orkestra: Rinard Radi me Grupin. Anëtarët e komisionit: Diakon Orsin Turmalaj, Ndrekë Tonaj, Mark Berishaj, Agim Kola, Dr. Elizabet Peraj, Palok Rudaj, Petrit Grishaj, Gjergj Paloka, Zef Vataj, Angjelina Nika, Gjelosh Narkaj, Ismer Mjeku, Leonardo Berishaj, Alfred Jaku, Vjeko Çotaj, Diana Ivezaj, Gabriel Gojçaj, Rosa Smajlaj, Anila Syku, Alfred Popaj, Kristina Popaj dhe Linda Mirdita të cilët të gjithë së bashku bënë një paraqitje dhe arritje të shkëlqyer artistike.

Programi i Festivalit vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes me këtë përmbajtje:

GJERGJ KASTRIOTI-DETROIT-VALLE: E DUA SHQIPËRINE

ROZAFATI-VALLJA E LULEVE

SHKOLLA SHQIPE E KISHËS-MOJ E BUKURA ARBËRI

SHKA STRUGA-VALLE E BABOS

BASHKIMI KOMBËTAR -RROFSH SHQIPNI NANLOKJA

BARBANA-VALLE E VASHAVE

ROZAFATI-VALLE MALSIE

ARGJEND LLOGA-TË FALA PARISIT

BASHKIMI BOSTON-VALLE ARBËRESHE

SHAK LABËRIA-MOJ KUNADHE GUSHËBARDHA

NORA E KËLMENDIT-VALLE E MALËSISË

RUGOVA: BUQETË FOLKLORIKE

SHKA STRUGA-VALLE E RUGOVËS

DIONIS DELIA: MALLI I MËRGIMTARIT

BARBANA-VALLJA E ULQINIT

HAKI KRASNIQI-MOJ KOSOV MOJ KOLON NGJESHUR

ROZAFATI-VALLE ÇAMËRIE

NIK CARKU-ULNI BURRA E T’PAJTOJM VENDIN

ANSAMBLI I MONTCLAIR UNIV.

RRANJËT SHQIPTARE-VALLE: UDHËTIM NËPËR SHQIPTARI

NIKOLLE PREÇI-M’FAL O ZOT SE NUK T’U LUTA

NORA E KËLMENDIT-VALLE E BJESHKATAREVE

KRISTINA MARKU-MOJ EVROP’ PO T’SHKRUJ NJI LETËR

ROZAFATI-VALLE E ZANAVE

ERMINA BUSHI-JEMI VLLAZËN E KEM’ NJI NANË

GJERGJ KASTRIOTI-VALLE ME MOTIVE TË RUGOVËS

SHAK LABERIA-AMAN MOJ MIKE

BASHKIMI BOSTON-VALLE E LIBRAZHDIT

BESIM MURIQI-BJESHKËT E SHALËS

MBYLLJA: ROZAFATI-VALLE E TROPOJËS.

Filed Under: Kulture

Arti i ri…

October 21, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Arti i ri e përmbush artin e epokave të shkuara. Arti i ri nuk e përmbys dijen dhe emancipimin njerëzor. Përkundrazi, e plotëson atë.

Michelangelo progresoi nga Davidi i Donatello dhe Verrocchio për të çliruar Davidin e tij nga mermeri. E të gjithë artistët e mëvonshëm çuan përpara artin, estetikën dhe kulturën greko-romake, duke kulmuar në shekullin e 20-të me thjeshtëzimin, simbolizimin dhe minimizimin konceptual të historisë së zhvillimit njerëzor, me vepra që do krenonin etërit më të hershëm të fushave krijuese.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me krijimtarinë letrare. Homeri, Eskili, Virgiili, Dante, Shekspiri, etj, vendosën piketat e rrëfimit, stilit dhe artit të fjalës. Mjeshtrit e mëvonshëm ndërtuan mbi thesarin e së shkuarës duke krijuar vepra plotësuese që bartin frymën dhe shpirtin e krijimtarisë së mijëvjeçarëve.

Asnjë foshnjë nuk lind me rrudhat e jetës. Çdo rrudhë është një shenjë përvoje, një vragë dhimbje apo udhëtimi kohor.

Kësisoj, cilido që pretendon se meriton titullin e madh “shkrimtar” apo “artist” por që nuk është ushqyer me esencën e nuk ka mbllaçitur kurrë pjalmin e krijimtarisë epokale botërore, është thjesht një flluskë jashtë mbretërisë ekzistenciale, të ndërtuar me mund, gjak, sakrifica, revolucione, shtegtime, besim, privim dhe guxim.

Në moçalin post-modern me ujë të ndënjur mediokriteti, të shumtë janë ata që mendojnë se janë kurorë lavdie, kur në fakt nuk janë as një thua në trupin e përsosur e të qendrueshëm të dijes dhe krijimtarisë.

Për më tepër, ajo që duhet kuptuar mirë, e që fatkeqësisht është vandalizuar nga gaztorët e mendimit dhe krijimtarisë, është se arti, letërsia, muzika, edukimi, shkenca, filozofia dhe mendimi në tërësi janë të pandara. Janë univers. Nga kjo rrjedh fjala “universitet” (latinisht: universitas) që do të thotë “plotësi.”

Ky nuk është koncept por ligj i patjetërsueshëm i natyrës. Ndaj edhe Albert Einstein tha: Asgjë nuk ndodh derisa diçka lëviz. Kur diçka vibron, elektronet e të gjithë universit rezonojnë bashkë me të. Gjithçka është e lidhur. Plotësia pra. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, në një pikë kohore që rezonon në univers përjetësisht, përmes një vepre arti, një libri, një simfonie, një shpikje, një zbulimi, një botëkuptimi.

Dhe pyetja nuk është nëse ti je apo nuk je pjesë e ekzistenciales por cilin rol ti zë në këtë gjithësi, atë të aktorit apo spektatorit, të artistit apo shikuesit, të shkrimtarit apo të lexuesit, të mjekut apo pacientit, të shkencëtarit apo të kavjes, të qenies së gjallë plot jetë apo të një hije që vetëm sa merr frymë, ecën, e pret, atë ditë, kur eshtrat të shpërndahen në grykën e varrit, në vendin ku vetëm flokët e thonjtë rriten, për pak kohë, aq sa edhe emri yt nis e harrohet.

Filed Under: Kulture

Kisha Katolike Zoja e Shkodrës fton të gjithë shqiptarët anembanë botës në Festivalin XXXII Shqiptar në New York

October 20, 2024 by s p

Kisha Katolike Zoja e Shkodrës fton të gjithë shqiptarët anembanë botës në Festivalin XXXII Shqiptar në New York.

Filed Under: Kulture

“Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Bukuresht

October 19, 2024 by s p

Bujar Luca çel ekspozitën e tij me grafika dhe vizatime në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë në Edicionin e VI-të të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Bukuresht. Të hënën, më 14 tetor, u zhvillua në Bukuresht çelja e edicionit të VI-të të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë, duke filluar me ekspozitën e grafikës dhe vizatimeve të artistit të njohur shqiptar-francez, Bujar Luca. Kjo ekspozitë paraqiti për publikun rumun krijimet unike të artistit dhe shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Rumani.

Në hapjen e ekspozitës, deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i minoritetit shqiptar në Parlamentin e Rumanisë, shprehu mirënjohjen ndaj Bujar Lucës për pranimin e ftesës së Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) për të ekspozuar në Bukuresht. Ai theksoi se për ALAR-in ishte një nder të mirëpresë një artist të nivelit ndërkombëtar, i cili kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqipërisë dhe Rumanisë, por dhe vendit të tij kua ai jeton dhe punon për 35 vjetësh, Francës.

Ekspozita e Bujar Lucës u vlerësua nga një panel personalitetesh të njohura të artit dhe kritikës. Artisti i njohur vizual rumun Nicolae Ionescu, një mik i afërt i komunitetit shqiptar dhe i Shqipërisë, foli për veprën e Lucës, duke vlerësuar cilësinë e epërme të veprave të ekspozuara, rafinamentin e rrallë, talentin, forcën sintetizuese dhe elementë të stilit të tij të veçantë. Emilia Persu, anëtare e Unionit të Artistëve Plastikë të Rumanisë, gjithashtu vlerësoi ekspozitën për qasjen origjinale të artistit, për talentin dhe forcën e artistit, për gjuhën artistike të zgjedhur. Të gjitha këto dëshmojnë se kemi të bëjmë me një artist të madh europian-shtoi zonja Emilia Persu.

Shkrimtari dhe kritiku i njohur i artit, Luan Rama, i cili ndodhej në Bukuresht për promovimin e një vëllimi të tij në kuadër të të njëjtave aktivitete kulturore, ndau me publikun disa mendime mbi punën e Bujar Lucës. Ai e vlerësoi artistin për kapacitetin e tij të jashtëzakonshëm për të përçuar emocione përmes vizatimeve dhe grafikave të tij. Gjithashtu, Dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Rumani dhe kritik i njohur arti, analizoi vlerat estetike dhe simbolike të veprave të ekspozuara. Përmes një vështrimi krahasues midis gjinive të tjera të artit, por dhe me të ngjashmit e tij të artit botëror, ai vlerësoi faktin se ekspozimi i një artisti me të tilla përmasa në Rumani, është një eveniment i rëndësishëm kulturor.

Në përfundim të aktivitetit, artisti Bujar Luca falënderoi organizatorët, ALAR-in dhe Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë, për mikpritjen dhe mundësinë e ekspozimit të veprave të tij në ambientet e një institucioni kaq të rëndësishëm. Ai shprehu kënaqësinë e madhe për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta midis komunitetit shqiptar në Rumani dhe artistëve shqiptarë.

Zyra e shtypit ALAR

Bukuresht, tetor 2024

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 547
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT