• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

100 VJETORI I LINDJES SË DR.AGIM LEKA

February 2, 2024 by s p

Pertefe Leka/

Dr.Leka  jetoi  94 vjet, një jetë  aktive  në shërbim  të  mjekësisë  humane  i pandarë  nga  problemet  kombëtare  me një publicistikë të pasur. Një  jetë e gjatë  me  shumë veprime të dobishme  ndaj kam përmbledhur shumë shkurt  disa momente  në  fushën e gjerë të aktiviteteve  të Dr. Lekës  sepse është  shembull  guximi , studimi,me  veprime të mirëmenduara  në situata të vështira, që vlejnë  për të rinjtë  shqiptarë  që të forcojnë lidhjet me tokën e të parëve. Agim Leka  i formuar që në familje si nacionalist  anoi nga Apostolli i Shqiptarizmit Mit’hat Frashëri . Pushtimi  fashist  e gjeti në Liceun e Korçës  në radhët e demonstruesve   me Prof .Abaz Ermenji në krye. Në moshën 18 vjeçare  Agim Leka  Borshi bashkoi  qëndrimin  patriotik  anti -fashist me  klerin  katolik,  liceistët,  profesorët e Shkodrës  kundër  Priftit Italian  Cordignano  që shkroi  me urrejtje kundër shqiptarëve.  Leka përktheu  në italisht broshurën  e Dom Nikollë Mazrrekut “Skandali Kordinjano dhe Mbrojta e Kombit Shqiptar “1942. Qellimi ishte për t’ia thënë italianëve  të vërtetën  në gjuhën e tyre. Qëndrimi i palëkundur  i  Lekës me intelektualët  e Shkodrës  u bë  temë studimi  nga antropologu Donato Martucci në shkrimin “La purezza  della razza e lo scandalo Cordignano “ku  i shënon edhe moshën të riut (Nella traduzione  Italiana ,curate dall’allora diciottenne Agim Leka ). Me 1943 i Riu Leka, ishte në radhet e luftëtarëve nën drejtimin e komandantit A.Ermenji në Skrapar,ku takoi  udhëheqësin e misionit anglez, kolonel McLean. Pati  fatin të merrte pjesë  në Konferencën e Mukjes, ku nën diktatin e Jugosllavëve, komunistët e prishën  marrëveshjen e nënshkruar sepse i njihej   e drejta e vetëvendosjes  Kosovës dhe  trevave të  tjera etnike. Pas kësaj përsëri nuk u ndal, por me një grup të  rinjsh nacionalistë Nentor 1943  realizuan një  takim me heroin e 7 Prillit Abaz Kupi , ku  Leka  mbajti një fjalë të zjarrtë për  çështjen e bashkimit ……( pas 33 viteve , Dr. Leka  si mjek  i qëndroi pranë  Heroit  Kupi me përkujdesjen shëndetësore. deri  në  momentet e fundit  9 Janar 1976  kur ndërroi jetë ). Me 1944 u largua  për studime në Austri.Diploma që mori në Salzburg  i dha mundësi që të regjistrohet  në Universitetin “La Sapienza “ të Romës ku mori specializimin Mjek Kirurg. Në ShBA (1953-58 )mori  specializimin  në Universitetin e   New York – ut  dhe  të Pensilvanisë për sëmundjet e brendshme dhe kardiologji. Ushtroi  detyrën  e Pedagogut në  Universitetin e Lousville, më vonë u emërua  Asistent- Profesor.

Më 1960 hapi zyrën mjekësore  në Baldwin Long Island, ku banonte dhe maratona e sherbimeve  vjen në ngritje …..Qershor 1994  krijoi “Qendren Mjekësore Shqiptare “ në Bronx  ku mori një çmim të veçantë nga Kongresmeni  Eliot Engel, i cili e lexoi  edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994.  Kështu  vazhdoi  pa e ndaluar  aktivitetin  mjekësor deri në moshën 83-vjeçare. Me 19 Mars 2011 Shoqata Mjekësore Shqiptaro – Amerikane e vlerësoi:  50 vjet në shërbim të shendetit  të qytetarëve . Çmimin ia dorëzoi  Nobelisti Dr.Ferd Murat. Dr .Leka  gjatë gjithë  kohës nuk e ndali aktivitetin edhe në fusha tjera. Me një përpjekje intensive  protestoi në redaksine e Enciklopedisë  Britanike për gabimin e shkruar   për origjinën serbe të  Skenderbeut. Për  këte pati  korrespondencë me  F.S.Noli  për të siguruar dokumentet përkatëse, veprim që zgjati  edhe pas vdekjes Nolit 1961-67, deri sa  u rishkrua  origjina shqiptare e Skenderbeut  në atë Enciklopedi. Po këte vit ,Dr.Leka me Zonjën Elizabeth, profesoreshë e gjuhëve të  huaja hapen shkollën Shqipe  në Wodhaven  Jamica  NY, ku  u bashkuan  edhe Profesorët Sami e Diana Repishti  e të tjerë. I ndjeshëm ndaj  ngjarjeve të Kosovës me 1969 shkruan në “NewYorkTimes “ – artikullin “Shqiptarët e Jugosllavisë” i nxitur nga vrasja e një të Riu  në demostratë me 28  Nëntor, ku theksonte se Qeveria Jugosllave duhet të mësojë nga kërkesat  paqësore  për drejtësi …..Po këte  ndjesi  kishte edhe për fqinjin e jugut, ku  denonconte politikën e Greqisë  për copëtimin e Shqipërisë jugut dhe  gjenocidin  në Çamëri  dhe në Shqipërinë e  Jugut   ku e kishte pësuar vetë familja  Leka  në djegien  e fshatit Borsh, shkruar në  “The New York Times” 1971. Dr. Leka  në një letër  drejtuar  desidentit  Milovan Djilas  ngriti  zërin për lirimin e  qëndrestarit   hero Adem Demaçit…Replikat me N.Gage  për Shqipërinë e jugut (1983) i cili i  kërkonte faktorit  nderkombëtar ta trajtonte Shqipërinë e jugut si Kosovën , Dr.Leka ia hodhi poshtë  me fakte pretendimet e Gage …….Pas  viteve 1990 kur u hapen dyert e komunikimit me Shqipërinë inicioi lidhjen ndërmjet Universitetit të Oklahomës dhe Universitetit të Tiranës, i pari në historinë e dy kombeve. Me 1992 së bashku me bashkëshortët Joan Fultz & Uilliam Kontos  e të tjerë krijuan Fondacionin  Edukativ Shqiptaro- Amerikan  Harry Fultz në Tiranë. Me 1993 vizitoi Shqipërinë  me pikësynimin të takonte me personalitete të mjekësisë ,  me Presidentin ,Ministrin e Shendetësisë, Dekanin dhe Profesorë të fakultetit të mjekësisë  me të cilët pati rastin të bisedonte   për të bashkëpunuar . Si  Shqiptar  kërkoi nga autoritetet  vendore  që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare  të drejtohet nga klerikë titullarë  shqiptarë, siç ishte Noli dhe pasardhësit e tij. Dr. Leka erdhi familjarisht në Tiranë i ra qark Shqipërisë, të  shuante mallin e 50 viteve në mërgim, i ndarë nga Familja dhe Atdheu, për të cilët nuk u kursye  asnjëherë. U largua duke përmbushur   çdo detyrë  që e kishte  menduar  ta kryente, la Urtësinë   për  ta kujtuar. Shkrimi I mëposhtëm është shkruar nga Dr.Leka ku  janë  ngjarje  interesante nga Jeta e tij.

Filed Under: Kulture

16 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS, KONCERT MADHËSHTOR NË NEW YORK

February 1, 2024 by s p

Linku për rezervimin e biletave:

https://www.eventbrite.com/…/vendi-im-tickets…

Filed Under: Kulture

Stilistët e rinj të modës në Maison de l’Albanie

January 29, 2024 by s p

Luan Rama

(Instituti Ndërkombëtar i Modës – Izet Curri)

Është një kënaqësi e veçantë të takojmë këto ditë stilistët e rinj të modës të dalë nga atelierët e Institutit Ndërkombëtar të Modës – Izet Curri. I krijuar që 9 vite më parë, themelimi dhe veprimtaria e këtij instituti, një nga aventurat më të bukura të artit të modës në Ballkan, nga gjiri i tij kanë dalë një sërë stilistësh që tashmë janë angazhuar në atelieret e kuturierëve të mëdhenj siç është dhe rasti i Jehona Kastrati në firmën « Azedin Alaja ».

Izet Curri ka qenë dhe është vizionar në këtë fushë, i mbështetur në eksperiencën e tij personale me përjetimet e tij në Paris e nëpër Ballkan dhe përvojën e përftuar me krijuesit më në zë në « Prêt-à-Porter », që nga Hermes tek Azedin Alaja, pastaj nga ky tek Jean-Paul Gauthier due vazhduar me Lacroix apo Channel, për të ardhur më së fundi në krijimin e e këtij instituti pa mbështetje të fuqishme financiare por duke u mbështetur në eksperiencën e tij, në inteligjencën e tij natyrore dhe principet e një menaxhimi perëndimor. Ky artist, që në fillim të viteve ’80 krijonte dizajnin e kostumeve të Sean Connery, Gerard Depardieu, Isabelle Adjani, Christoff Lambert, Cindy Crafford, Madona apo Naomi. Në krijimin e këtij instituti ai tregoi njëkohësisht konceptet e tij moderne, shijen e veçantë artistike kërkimin e preferencave moderne në fushën e modës, me idenë e perspektivës për të qenë një pararendës. Puna e palodhur me gjilpërën që në fëmijërinë e tij (tradita e qepjes, një traditë familjare që është tashmë në ADN-në e tij), ku rrobaqepësia në këtë familje ishte jo vetëm traditë por dhe pasion dhe ekzistencë, krijoi tek ai atë këmbëngulje për të realizuar ëndrrat e tij në lagjet e dikurshme parisiane dhe atelieret e para të punës me modën. Dhe si gjithnjë ai ia ka dalë mbanë. Pas kaq vitesh, interesi për institutin e tij është shtuar, studentët e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, nga Bosnja-Herzegovina etj gjejnë në këtë institut mishërimin e pasioneve të tyre për të bukurën dhe rrugët për një të ardhme në këtë lami të artit. Veshja e njeriut ndër shekuj qytetërues ka qenë dhe është arti i të bukurës në forma dhe ngjyra, në atë që quhet « grâce », e hirëshme. Në botimin e revistës së institutit informohesh se studentët vijnë nga Gilani, Shkupi, Gjakova, Tetova, Kumanova, Gostivari e Kërçova e po ashtu nga kryeqytetet e vendeve fqinje. Është për tu çuditur interesi i vogël i stilistëve nga Shqipëria të cilët vështrojnë veç nga ana tjetër e Adriatikut, ndërkohë që ky institut është kryekëput perëndimor. Këtë e tregojnë punimet e këtyre ish studentëve të cilët kanë krijuar vepra të admirueshme, dizajne që spikasin për një modernitet të skajshëm, dizajne që fare mirë do qëndronin me dinjitet në sfilatat e mëdha të modës në Paris, Romë, Londër, Berlin e gjetkë. Në dizajnet e Arsime Bajramit nga Kumanova ka shumë finesë, por kështu dhe në dizajnet e Azra Nezirit nga Gostivari ku të tërheq menjëherë moderniteti i saj e po kështu dhe të stilistëve tashmë me emër dalë nga ky institut si profesori Nikola Eftimov apo Igor Markov, Angela Bikova etj. Të gjithë së bashku ata kanë krijuar « matricën artistike » të këtij Instituti. Në këtë pikëpamje, kozmopolitizmi i Izet Currit ka gjetur shprehje në krijimin jo vetëm të një arti bashkëkohor por dhe të një koherence dhe atmosfere ndër-ballkanike. Arti i vërtetë arrin gjithnjë të thyejë çdo barriere, kufi dhe moskuptime historike mes fqinjëve mijëvjeçarë. Referencat e tyre janë të shumta siç u dëshmua dhe në homazhin e këtij instituti për gratë stiliste nga ato pararendëse gjer tek Coco Channel, Elsa Schiapareli, Sonia Rykel etj.

Një numër më vete i revistës i është kushtuar artit të pikturës në punën e stilistit të modës. Një nismë për tu përshëndetur pasi në fund të fundit veshja është një formë pikturale e krijuar me mjete të tjera, përmes cohës, modelimit, elegancës dhe ndjesisë artistike. Kështu, nga Dali, Albulena Baftiari ka arritur të krijojë një dizajn frymëzuar drejtpërdrejt nga ky gjeni, Antigona Kadriu është frymëzuar nga Klimt, Bledina Katona nga Miro, Herona Fejzullahu nga Degas, etj, duke vazhduar kështu me Mondrian, Manet, Picasso, Miro, Cocteau, Munch, Vassarely, Picasso apo Dado. Vështroj këto krijime dhe ndjej një emocion të veçantë rreth këtyre stilizimeve që dhe ato janë vepra arti më vete. Mjafton të ekspozosh dhe vetëm këto dizajne që një publik botëror të gjejë në to fantazinë për krijimin e të bukurës, asaj që të tërheq në mënyrë manjetike dhe kjo për çdo lloj publiku. Kështu e bukura është gjithëpërfshirëse, ajo rrok njerëz të moshave të ndryshme, popujve, kategorive dhe shtresave të ndryshme, ku e bukura është humane për gjithë njerëzimin. Ndoshta një ngasje tjetër do të ishin dhe epokat plot dritë të kohës bizantine apo të Renesansës ku artistët anonimë i kushtuan shumë art veshjes njerëzore, në veçanti gruas. Nje mpleksje mes bizantines dhe epokës së Renesansës me modernen, mund të na shfaqte ndoshta hire të tjera…

Filed Under: Kulture

Librat janë e vetmja magji e vërtetë

January 24, 2024 by s p

PhD. Yllka FILIPI

New Jersey, Jan. 21. 2024/

“Një libër i bukur kthehet në një ngjarje në jetën time.”

Stendal

“Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit” i autorit Namik Selmami dhe “ Poezia e Adnan Mehmetit” nga Dr. Besim Muhadri: Në çdo bibliotekë shqiptaro-amerikane e më gjerë ky lajm ekzaltues do të zerë vend e do të ndriçojë kureshtjen e horizontit të pritjes. Mirënjohje për këtë sipërmarrje kaq sfiduese.

Në ritmin e jashtëzakonshëm të jetës amerikane, çfarë mrekullie të maratonojnë thellë në nënvetëdijen humane paralelisht jeta dhe libri. Në trungun e lashtë mijëravjeçar të kulturës kombëtare çdo botim i ri është përkujdesja më e dhembshur për rrënjët, uji hidratues e oksigjeni i ardhmërisë së trungut të artit të fjalës, një degëz, një syth me bulëza vese, mijëra sytha e mijëra degë bashkë. Kjo festë shpirtërore është sfida që mposht çfarëdolloj heshteje kolektive, e impostuar vetiu nga mjegulla dhe tymi që e trandin individin modern, ku zor se e kuadraton dot zemrën si në post/stuhi. Transhendenca letrare shumë e lakuar në aspektin artistik në historinë e shekujve, rrezaton në gjuhë, kulturë dhe identitet respektin, mallin dhe dashurinë për kombin në këtë bashkëudhëtim shpirtëror universal.

Adnan Mehmeti është poeti që dekodifikon me shumë durim e këmbëngulje dhimbjen dhe vuajtjen shpirtërore të atdheut e njeriut modern në art, shëron plagët me melhelmin e fjalës së zgjedhur poetike dhe zgjon shpresën e fjetur për një të ardhme të sigurtë. Shumë i gatshëm për të inkurajuar vemëndjen e trazuar të lexuesit bashkëkohor, vigjilent për ta çuar më tej këtë pasuri kombëtare, është bërë kështu ambasador i denjë i forcës të fjalës së shkruar.

Jam plotësisht e bindur se kjo ceremoni artistike, është dëshmija më e gjallë e pasqyrimi më i qartë i promovimit të vlerave letrare dhe një urë lidhëse shpirtërore në ndërtimin e një familjeje të madhe që flet me zell e durim gjuhën e shpirtit dhe përderisa kjo gjuhë universale lexues do të ketë gjithmonë, e ardhmja e librit do të jetë e shëndetshme. Dëfrimi kulturor dhe inisiativa më serioze në simbiozë. Një fenomen/ magji. Libri është gjallë. Libri jeton. Gjithmonë do të jetë kështu. Dhe ndoshta librat janë e vetmja magji e vërtetë, -sipas Alicce Hoffman.

Filed Under: Kulture

Recitali AMA, 11th Ed. (2024), fillon dekadën e dytë të themelimit

January 23, 2024 by s p

Afrim Shabani/

📝 – Ajo nëpër vite po përmbush me sukses misionin e saj, duke nxjerrë nga burimi i vet artistë të talentuar të rinjsh për të përformuar shqip, për ta ruajtur të freskët e me krenari gjenezën e qenësisë shqiptare.

🎹 – Në këtë Recital, të rinjtë shqiptarë prezantojnë edhe studimet e tyre instrumentale me muzikë, stile dhe zhanre klasike.

🇦🇱 – Ky event muzikor është i hapur për të gjithë shqiptarët nga çdo rajon, pavarësisht nëse janë anëtarë të Shoqatës “Uskana”.

🆓 – Recitali AMA është FREE. Tërësisht pa pagesa për pjesëmarrje, për të marrë pjesë në program ose për të marrë pjesë si mysafir.

🏫 – Recitali AMA këtë vit do të drejtohet nga znj. Besarta Pinjolli Basha.

👨‍🏫 – Si gjithmonë, edhe unë do të marr pjesë si mësues muzike në këtë recital për të ndihmuar studentët të përgatisin përformancat e tyre më të mira.

🎶 – Artistë shqiptarë të grupmoshave të ndryshme, të rinj e të reja, dashamirë e familjarë, ta shfrytëzojmë këtë rast e të bëhemi pjesë e këtij eventi muzikor.

🏟️ – Prindër e mysafirë do të ndjekin nga afër shkathtësitë e atyre që do të ngjiten në podiumin e një salle profesionale koncertesh.

👨‍👧‍👦– Bashkërisht do t’i inkurajojmë pasardhësit tanë të lindur këtu, të flasin e të frymojnë shqip duke luajtur në instrumente e duke kënduar në gjuhën e embël amnore.

Eventi mbahet me:

dt.: 3 mars, 2024

vendi: Illinois Valley Community College

ora: 6:00pm

– Mirëardhëshi!

https://facebook.com/events/s/recitali-ama-ed-11-2024/331943992799605/

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 547
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT