• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VOTA E LIRE ESHTE NE RREZIK NE SHQIPERI

March 10, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Per Shqiperine e ketyre 30-viteve “post-komunizem”, nuk eshte asgje e re. Vota e lire dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi kane shume per tu deshiruar gjate tre dekadave te fundit. Ndryshimi me te kaluaren e zgjedhjeve ne ate vend me zgjedhjet qe do te mbahen ne Maj, eshte se kesaj radhe duket sikur shteti, qeveria, partite politike, madje edhe gjyjatat ne Shqiperi si dhe perfaqsues dilpomatike te caktuar nderkombetare ne Tirane— jane lidhur besa-bese per ti mohuar voten e lire rrreth 50 per qind te shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit, 2023. Neqoftse dikush e ka paramenduar krijimin e kesaj gjendjeje politike elektorale si nje eksperiment djallezor per te minuar lirine, demokracine dhe opozitarizmin politik ne Shqiperi— bravo u qofte, ia kini dale! Ne vend qe faktoret e larte- permendur qe jane te perzier me gishtat e tyre te ndyre ne kete lamsh politik te mire llogaritur, ne pergatitje e siper per disa vite tani — por te cilit tani nuk i dihet filli — te luftonin kunder diskriminit ne pjesemarrjen e te gjithe shqiptareve pa dallim ne votime te lira, entet qeveritare, gjykatat, partite politike shqiptare dhe perfaqsues te larte nderkombetare, duket se kane rene dakort ne heshtje qe per qellimet e tyre antishqiptare t’i mohojne voten e lire gjysmes se shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.  Dhe ne kete proces te minojne, njekohesisht dhe ne pergjithesi, edhe lirine e demokracine, ne nje vend ish-komunist dhe tani anetar i Nato-s. Asnje perparim nuk eshte bere ne kete fushe nder vite ne Shqiperi,  sipas raportit te posa botuar te Freddom House. Sot per sot, fatkeqsisht, ne Shqiperi nuk ekziston e drejta e barbarte per te gjithe dhe pa dallime politike per te hedhur voten e lire ne zgjedhjet e Majit qe vjen. Kujt t’i drejtohet votuesi shqiptar per sigurimin e votes se lire per veten dhe per familjen? Kush e mbron kete te drejte per shqiptarin sot kur te gjitha entet politike e juridike dhe diplomatet nderkombetare te cilet, me mbeshtetjen e tyre te hapur ose me heshtjen e tyre per gjendjen anti demokratike te krijuar ne vend,  kane shkelur dhe po shkelin cdo norme ligjore vendore dhe standardet nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve te lira, te drejta e demokratike ne Shqiperi, ashtu si i ka hije nje shteti anetar te NATO-s. Ne cdo vend normal demokratik te botes, entet juridike dhe politike si dhe nderkombetaret ne Tirane e kane per detyrim moral dhe pergjegjesi politike qe te perpiqen e te sigurojne me cdo kusht te drejten dhe voten e lire per cdo votues shqiptar. Pse kjo nuk po ndodhe sot ne Shqiperi? Dhe pse pergjegjesve per gjendjen e krijuar politike djallezore dy muaj para zgjedhjeve, nuk u kerkohet llogari nga votuesit dhe nga shoqeria shqiptare per mbytjen e opozitarizmit politik ne Shqiperi? A por te gjithe mendojne se duhet votuar per nje parti dhe kjo tashti  quhet demokraci? Ne Shqiperi eshte krjuar vertete nje kaos politik te cilit ne diten e votimeve nuk do i dihet halli. Entet politike, partiake si dhe gjykatat —shteti dhe qeveria shqiprare, pra —para syve te nderkombetareve ne Tirane dhe me miratimin e tyre po sillen me mosperfilljen  e votes se lire te shqiptareve, si organizata e dikurshme ku-klux-klan ne Shtetet e Bashkuara, per tu mohuar te drejten e votes afrikano-amerikaneve. Disa dite me pare, Presidenti i Shteteve te Bashkuara ,Joe Biden  vizitoi qytetin Selma ne Alabama me rastin e pervjetorit te “Bloody Sunday”, me qellim per tu riangazhuar – ni nivelin me te larte qeveritar – ndaj votes se lire na Amerike, si nje gurthemel i demokracise dhe i te gjithe lirive te tjera te njeriut, te dhena nga i Madhi Zot, per te gjithe amerikanet dhe te gjithe njerzit kudo ne bote dhe pa dallim partie, feje a krahine. “Ne kete ure eshte derdhur gjak per te shpetuar shpirtin dhe frymen demokratike te Amerikes”, eshte shprehur Presidenti Buden  ne viziten e tij kete jave ne Selma te shtetit Alabama—duke folur ne mbrojtje te votes se lire per amerikanet. Neqoftse entet qeveritare, politika dhe gjykatat shqiptare nuk veprojne ne mbeshtetje te votes se lire ne ate vend,  kush do i mbroje lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve ne zgjedhjet e 14 Majit? Kush do e mbroje demokracine dhe lirine e votes per te gjithe shqiptaret pa dallime partiake— dhe jo vetem te gjysmes se shqiptareve? “Nje njeri pa te drejte vote eshte nje person i pa mbrojtur”, ka thene ish presidenti amerikan Lyndon B. Johnson. “Liria e votes eshte nje e drejte e cmuar per te cilen, pothuaj per dy shekuj, Amerikanet kane luftuar dhe kane vdekur per te mbrojtur ate te drejte. Te gjithe ne le te nderojme sakrificen e tyre ne diten e zgjedhjeve, qofshi ju republikane, demokrate ose te pavarur — me voten tuaj tregoni se jeni te interesuar ne te ardhmen e vendit tuaj, Amerikes..Zoti u bekoft!” Fjalet e ish -Presidentit Reagan drejtuar te gjithe amerikaneve pa dallime politike, per te marre pjese ne zgjedhje. (18 Tetor, 1986). “Zgjedhjet i perkasin popullit”, ka thene (Abraham Lincoln). Jo politikaneve, partive, gjykatave dhe nderkombetareve te korruptuar!  Kjo gjendje aktuale e krijuar ne Shqiperi sot, dy muaj para zgjedhjeve vendore te 14 Majit, eshte thellesisht e rrezikshme per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret, por mbi te gjitha eshte nje rrezik i madh per lirite baze dhe per demokracine shqiptare, ne pergjithesi, sot dhe ne te ardhmen. Sa me pare qe te kuptojne kete fakt te rende , faktoret e brendeshem politike dhe juridike  te vendit, si dhe nderkombetaret e prerzier ne kete lamsh politik djallezor,aq me mire do te jete per Shqiperine, per lirine dhe demokracine e atij vendi te vuajtur per porhuaj nje shekull tani nga nje prej regjimeve me barbare komuniste qe mohonte votone e lire, demokracine dhe lirite baze te njeriut. Mjaft eshte mjaft! Shqiperia dhe Kombi shqiptar meritojne me shume dhe me mire nga institucionet shtetetore dhe qeveritare si dhe nga miqet e vertete nderkombetare. Ne minimum, shqiptaret dhe Shqiperia si pjesetare e nje vendi anetar i Natos, meritojne – ne minimum – te drejten e votes se lire si nje mjet te shprehjes se lire politike se per ke deshirojne te votojne me 14 Maj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

On the occasion of the 25th Anniversary of Liberation War of Kosovo against the Serbian occupation, 15th anniversary of Independence of Kosova

March 8, 2023 by s p

On the occasion of the 25th Anniversary of Liberation War of Kosovo against the Serbian occupation, 15th anniversary of Independence of Kosova, and in the context of the actual Liberation War of Ukraine against Russian aggression, The aim of this round table is to discuss historic and actual hegemonic expansion of Russia and Serbia against their neighbors through occupation wars.In particular, how the liberation war in Kosova as a just war, prevented those expansionist’s aim of Serbia, in the 90ties of the last centuries.A quarter of a century after this liberation war against Serbia, the region is stable and secure. The Republic of Kosova is the newest European democratic and functional state, recognized by more than half of UN member states, based on the Opinion of ICJ of 2010 which stated that declaration of Kosova independence, did not violate the international law.Foreign aggressions and occupation wars never won neither in Kosova, nor in Ukraine.

The General Consulate of the Republic of Kosova in New York, organized a round table with security experts, liberation fighters from “Batalioni Atlantiku” in New York and university professors.Participants:Ambassador Blerim Reka- ChairAmbassador William WalkerHarry Bajraktari (TBC)Gani Shehu, Batalioni AtlantikuCharles D. Fall -AssemblymanMark Gjonaj -Former New York City Council MemberIlir Bytyqi -Member of Bytyqi FamilyProf. Dr. Chris Dolan -Director of Master Study of Security, LVC College, PAAvni Mustafa, Former Director of NAACHenry Levy, Editor in-Chief and Editor of Jewish Post, New YorkHaxhi Dauti Albanian American Council

Filed Under: Opinion

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë uron të gjithë mësuesit për 7 Marsin!

March 7, 2023 by s p

Të nderuar mësues, nxënës e prindër,Më 7 Mars ne festojmë Ditën e Mësuesit, një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne si bashkësi kombëtare shqiptare në te gjithë globin. Mësuesia nuk është një profesion i lehtë. Kërkon durim, këmbëngulje, përkushtim dhe një dashuri të thellë për të mësuarit. Është një profesion që kërkon të japësh gjithçka, çdo ditë. Është një profesion që kërkon që të jesh gjithmonë duke mësuar, duke u rritur dhe zhvilluar si mësues dhe si njeri. Secili prej mësuesve e ka përballur këtë sfidë duke treguar çfarë do të thotë vërtet të jesh një mësues i shkëlqyer.Linku i videos (https://uraebashkuar.com/kkad-uron-te-gjithe-mesuesit…/)Në këtë Ditë të Mësuesit, theksojmë rëndësinë e arsimit shqiptar, rilindësve dhe të mësuarit e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është thelbi I ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe i ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe historike. Në këtë ditë ne nderojmë punën dhe angazhimin e palodhur të mësuesve, si dhe theksojmë sërish rëndësinë e arsimit dhe të mësuarit në jetën tonë. Arsimi është guri themeltar për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe për rritjen e niveleve të jetesës. Mësuesit janë udhëheqësit dhe frymëzuesit në rrugën drejt njohjes së vetes dhe të botës. Ata ndikojnë në formimin e karakterit te brezit te ri dhe bazën për të ardhmen.Kjo ditë na jep mundësinë të reflektojmë mbi sakrificat dhe arritjet e rilindësve dhe të ndjehemi krenarë për atë që kemi arritur si popull. Ne urojmë që dëshmia dhe përkushtimi i tyre të vazhdojë të na frymëzojë edhe në të ardhmen, dhe të ndjehemi me krenari pjesë e historisë së madhe të Shqipërisë.Në shekullin e 19-të, shqipja ishte gjuha e një popullate të vogël dhe kishte mbetur e izoluar për shumë shekuj. Megjithatë, dëshira për të zhvilluar një gjuhë shqipe moderne dhe shtetin shqiptar ishin bërë të padiskutueshme në kohën e Rilindjes Kombëtare te cilët në këtë kohë të ndjeshme, ngritën zërin e tyre për të mbrojtur dhe për të zhvilluar gjuhën shqipe.Shkolla e parë shqipe në Korçë, e hapur në vitin 1887, ishte një ngjarje historike e rëndësishme për popullin shqiptar. Kjo shkollë ishte e para në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte themeli i arsimit modern në gjuhën shqipe. Me hapjen e kësaj shkolle, filluan të mësohen shkrimi dhe leximi në gjuhën shqipe, duke u ndaluar kështu praktika e mësimit në gjuhën turke që ishte e praktikuar në shkollat e mëparshme. Sot, shkolla e parë shqipe në Korçë dhe mësuesit e saj janë një kujtim i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare. Ata tregojnë se me përkushtim dhe ndërgjegjësim të duhur, njerëzit mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të vendit të tyre. Mësuesit e parë të kësaj shkolle, janë personalitete të rëndësishme në historinë e arsimit në Shqipëri. Ata ishin atdhetarë të vendosur të përkushtuar e të guximshëm për të ndryshuar arsimin dhe kulturën e popullit shqiptar, duke krijuar një bazë të re të mësimit dhe një identitet kombëtar më të fortë. Kjo shkollë ishte thelbësore për promovimin dhe institucionalizimin e gjuhës shqipe në një kohë kur Shqipëria ishte nën sundimin osman. Ata ishin pionierët e arsimit modern në gjuhën shqipe dhe mbajtën në dorë shpresat dhe ëndrrat e një kombi për të bërë përpara në një botë që ishte e dominuar nga pushtuesit, për të bërë një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.Në këtë kohë të globalizmit ky është një mësim i rëndësishëm që mund të aplikohet edhe sot kur sfidat janë akoma më të mëdha, kur kulturat dhe gjuhët po ndryshojnë dhe po zhduken me shpejtësi, ruajtja dhe mësimi i gjuhës sonë janë më te rëndësishme se kurrë. Duke e ruajtur dhe e promovuar gjuhën shqipe, ne e bëjmë kontributin tonë edhe për një botë më të diversifikuar dhe më të pasur në kulturë.Në diasporë, ku shqiptarët jetojnë në vende, shoqëri e kushte nga më të ndryshmet, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe është më e nevojshme se kurrë. Në diasporë, gjuha shqipe është një lidhje me identitetin dhe kulturën , dhe një mënyrë për të mbajtur lidhjen me vendlindjen.Roli i mësuesve në diasporë merr një kuptim e rëndësi te veçantë thelbësore në ditët e sotme. Ata janë ura lidhëse me gjuhën e kulturën e origjinës, janë figura fisnike e atdhetarit. Ata inkurajojnë nxënësit për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe në mënyrë aktive dhe krijuese, duke përdorur letërsinë dhe kulturën tonë për ta bërë më të kuptueshme trashëgiminë dhe vlerat tona kombëtare. Mësuesit kanë një rol të rëndësishëm në kultivimin e dashurisë dhe respektit ndaj gjuhës shqipe tek fëmijët tanë jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi e Maqedonisë së Veriut, por sidomos në diasporë për të siguruar se ato nuk do te humbasin me kalimin e kohës. Gjuha shqipe është një thesar i çmuar i kulturës sonë, dhe mësimi i saj në diasporë ndihmon në mbajtjen e trashëgimisë sonë të gjallë dhe të jetësuar në mesin e brezave të rinj.Duke promovuar gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, mësuesit kontribuojnë në ruajtjen e në forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë. Duke u përkushtuar për arsimin dhe mësimin, ne jo vetëm që rritim mundësitë tona për sukses personal dhe profesional, por gjithashtu ndihmojmë në rritjen e kulturës dhe zhvillimin e shoqërisë sonë në tërësi.Kështu, në këtë Ditë të Mësuesit, le të bëjmë një premtim për të punuar së bashku si shoqëri për të ndihmuar në rritjen e arsimit dhe kulturës sonë, duke e vlerësuar punën dhe kontributin e mësuesve tanë, dhe duke u përkushtuar në përmirësimin e arsimit dhe mësimdhënies.Në fund, le të kujtojmë se arsimimi dhe mësimdhënia janë rruga drejt zhvillimit personal dhe kolektiv. Në këtë rrugë, mësuesit janë udhëheqësit tanë dhe ne duhet t’i vlerësojmë dhe mbështesim, duke e bërë kështu shoqërinë tonë një vend më të mirë për t’u jetuar.Falënderojmë mësuesit për punën e tyre të palodhur për angazhimin dhe ndikimin e tyre te pazëvendësueshëm në jetën e brezit te ri. Në këtë Ditë të Mësuesit, urojmë suksese dhe lumturi për ju mësues fisnikë dhe për familjet tuaja. Urojme një Ditë të Mësuesit të mrekullueshme dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj të çmuar.Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)Mira Shehu – Zv. kryetare

Filed Under: Opinion

Vatra ka arsye te krenohet me promovimin e librit autobiografik te Beqir Sines

March 6, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

Promovimi i Autobiografise ne Nju Jork Eshte Borxhi Im Ndaj Bashkesise Shqiptare, thote autori Beqir Sina. Prezantimi i librit Rob nga Beqir Sina nën përkujdesjen e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra u mbajt në një sallë të Regency Hotel në Nju Jork në 5 Mars 2023. Ndonëse, për shkak të pjesëmarrjes së gjerë, takimi nuk u mbajt në Vatër, duke filluar që nga prezantimi, mbulimi dhe mbështetja, Vatra e kryesoi faqebardhë veprimtarinë për një nga Vatranët e vjetër të saj. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, Kryetari i Nderit Agim Rexhaj, Arkëtari Besim Malota, anëtarë të Këshillit si Ibrahim Kolari, Ylli Dosku, Sekretar i degës Ridgewood dhe të tjerë Vatranë të nderuar si Asllan Bushati shprehën respektin dhe nderimet e tyre për gazetarin Beqir Sina. Të vetëdijshëm edhe për lidhjet e hershme të Beqirit me Vatrën, që nga koha e babait të tij Rasim Sina, të cilat në disa episode edhe në libër, drejtuesit e Vatrës e përgëzuan bashkëkombasin Beqir Sina. Vatra e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Beqir Sinës në gazetari duke e nderuar me mirënjohje dhe proklamata në takime e festa të bashkësisë. Promovimin e autobiografisë Rob e moderoi Rafaela Prifti, drejtuese e sektorit anglisht të gazetës Dielli. Editori i gazetës Sokol Paja, në pamundësi për të ardhur, dërgoi fjalën e tij e cila u lexua gjatë promovimit. Si gazetar dhe kontributor te Bota Sot dhe në disa media shqiptare, emri i Beqir Sinës është shoqërues i pandarë i jetës së bashkësisë shqiptare në tridhjetë vjet. Në fjalën e përshëndetjes Kryetari i Vatrës Elmi Berisha vuri në dukje sesa me rëndësi kanë qenë raportimet mediale sistematike të Beqir Sinës gjatë gjithë periudhës para luftës në Kosovë dhe në të gjtha veprimtaritë e tjera. “I kudogjendshëm” ishte epiteti me të cilin botuesi dhe ish-korrespondenti i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj e vlerësoi profesionalizmin e kolegut Beqir Sina. Pjesëmarrësit e shumtë e merrnin fjalën njëri pas tjetrit për të treguar sesa të thella janë njohjet e tyre me Beqirin jo vetëm si gazetar i respektuar e i palodhur por edhe si njeri që e kanë dashur dhe duan ta kenë në mesin e tyre.Veçanërisht krenar ndiheshin pjesëmarrësit me origjinë nga Dibra, te cilët e kanë birin e tyre për nga kriteri i prejardhjes gjeografike të familjes Sina por nisur nga prania dhe entuziazmi i të pranishmëve ku kishte aktivistë, biznesmenë si Harry Bajraktari, organizata atdhetare dhe Shoqata e Shkrimtarëve, si edhe kolegë të mediave televizive ishte e qartë se Beqir Sina i ka bërë vend vetes tek të gjithë.Folësi kryesor Uk Lushi e nxiti auditorin “ta lexoj librin” që të njoh skëterrën në diktaturë dhe të vlerësoj jetën në liri. Kontrasti është temë qendrore e autobiografisë, e konceptuar në rrëfime të ndara në kohë dhe hapësirë nga rënia e sistemit në Shqipëri dhe largimi i Beqirit bashkë me familjen për në Amerikë. Brenda formatit elegant të prezantimit të librit u bë edhe një bisedë e shpejtë me autorin Beqir Sina dhe bashkëpunëtorin e tij për këtë projekt, Ilir Ikonomi, ish-gazetar i seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe autor i disa librave me tema historike. I pyetur për rëndësinë e promovimit të librit në Nju Jork pasi autobiografia është botuar nga shtëpia botuese Tirana Tajms dhe zyrtarisht u promovua në Tiranë vitin e kaluar, Beqir Sina tha se “Ky ishte borxhi që ai e ndjente ndaj komunitetit dhe të gjithë atyre që e bënë të jetë ky që është sot.” Ai sqaroi se autobiografia e tij është për dy kohë por gjithashtu edhe në dy vende, dhe ajo nuk do të ishte e plotë pa promovimin në Nju Jork. Ndonëse njëra kohë është ajo e përndjekjes nga regjimi komunist dhe koha e dytë është ajo e lirisë, mesazhi i librit është për të ardhmen dhe më saktë për brezat që nuk e kanë njohur të parën në mënyrë që të kuptojnë më mirë të dytën dhe kryesorja që ata ta duan më shumë njëri tjetrin, tha autori Sina.Rob, Një Biografi për Dy Kohë është libri i parë i Beqir Sinës. Ai është gazetar dhe reporter profesionist i mediave shqiptare prej tridhjetë vjetëve gjatë të cilave ka punuar intensivisht dhe ka arritur të krijojë një inventar të rëndësishëm me lajme dhe material fotografik. Koment: Autorja e këtij shkrimi ishte moderuese në përurimin e librit të Beqir Sinës. Duke e falenderuar kolegun pas mbylljes i thashë miqësisht se ky mund të jetë i vetmi rast apo promovim që media nuk e merr lajmin nga Beqir Sina.Kronika e plotësuar do të botohet në gjuhën angleze gjatë javës Beqir Sina’s Autobiography – an Act of LiberationSelected from the promotion eventToday’s book signing and presentation is an autobiography by Beqir Sina published inAlbania last year. I would like to recognize and thank the Pan Albanian Federation ofAmerica Vatra for co-hosting the book promotion. Your presence means a lot. I will notethat some of you who are here as guests, have also a part in the book as well as in hislife. Through the years, decades if you will, most of us have known Beqir Sina and wethought we knew who is. In this book Beqir tells us who he is, through his accountsfrom the labor camps in Albania, his story of being reunited with his father in New Yorkafter 30 some years, his studying to become a journalist and finding his purpose inreporting stories of the Albanian community. Although he went to journalism schoolhere, Beqir Sina gets his education from his family and mostly his life. Journalism is atool to tell and explore his own story with a purpose in mind. And that purpose isfreedom. For years, the times and the regime he was born in and lived through robbedhim from living his own life. Freed from psychological and psychical captivity, he tellsus his life story ultimately as an act of liberation.Beqir Sina is a New York based career journalist of the Albanian media. He is also ason, father, husband, a dear friend and a remarkable Albanian American. I will sharesomething with you. Beqir Sina doesn’t want this presentation to be about him. He saysthat this book is about all of us.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti

U mbajt manifestimi i 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

March 5, 2023 by s p

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot manifestimi gjithëpopullor, në nderim të 25 vjetori të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Në këtë manifestim, u mbajt ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, ku morën pjesë liderët shtetërorë si Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovë, zyrtarë të lartë të MM-së, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore, ndërkombëtare si dhe qytetarë.

Në fillim të ceremonisë, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi i raportoi Presidentes Osmani gatishmërinë e trupave të FSK-së për të shënuar “Epopenë e UÇK-së”.

Në vazhdim, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, parakaluan para kuadrateve të rreshtuara të FSK-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, theksoi se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të tre mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Më tej, Presidentja Osmani shtoi se në ditët e Epopesë kujtojmë jo vetëm ata që dhanë jetën për liri, por edhe trimërinë e guximin e gjithë ushtarëve tanë që luftuan pa kursyer asgjë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë.

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi se lufta e ndezur në Prekaz e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e Aleancës së NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999.

I pranishëm në ceremoninë e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, si mysafir nderi ishte Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes Jashari, duke shprehur respektin për të gjithë dëshmorët e rënë për liri, tha se është krenar që sot është para Ushtrisë së Kosovës, e cila është pritur prej shumë brezash.

Në kuadër të manifestimit, trupa muzikore e FSK-së ekzekutoi pika muzikore të përzgjedhura për këtë ceremoni.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • 174
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT