• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Glauk Konjufca: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

April 6, 2022 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Rezallë të Skenderajt, për të përkujtuar 98 shqiptarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, 23 vjet më parë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se pa gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve, si dhe sakrificën e popullit, Kosova nuk do të kishte lirinë dhe shtetësinë.

“Jemi këtu për të bërë homazhe për 98 martirët të cilët u masakruan prej forcave pushtuese të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë 23 vite më parë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë masakër, ashtu sikur edhe shumë masakra të tjera të Serbisë, është fakti që plagët janë ende të hapura. Para 6 muajve ne rivarrosëm këtu edhe të tjerë trupa të gjetur të këtyre martirëve, por Serbia nuk po i dorëzon qindra trupa të tjerë të cilët janë të zhdukur me dhunë dhe mbahen të fshehur pikërisht në ato vende nëpër të cilat kanë ngritur edhe poligone ushtarake”, theksoi kryetari Konjufca.

Ai shtoi se nuk ka kurrfarë dyshimi që përgjegjëse për këtë gjenocid mbi popullin e pafajshëm të Kosovës është Serbia.

“Ne nuk do të ndalemi deri kur Serbia të japë përgjegjësi për gjenocidin e kryer dhe të dënohen të gjithë kriminelët për masakrën e Rezallës dhe të gjitha masakrat e tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Lavdi martirëve të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, sepse pa gjakun e tyre dhe pa sakrificën e popullit të Kosovës nuk do të mund të vinte liria të cilën e gëzojmë sot, e as shteti i Kosovës”, tha kryetari Konjufca. 

Kryetari i Kuvendit mori pjesë edhe në ceremoninë e organizuar me rastin e këtij përvjetori. ​

Filed Under: Opinion

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council meeting on Ukraine

April 5, 2022 by s p

Let me thank Ambassador Nusseibeh for having steered our work during the month of March and wish the UK, and you Mme President, full success in our common work during this month.Albania welcomes President Zelenskyy to this meeting. His remarks are painful and his account on what Ukraine is experiencing under Russian occupation, is revolting. We stand by you, Mr President, by your compatriots, all Ukrainians for the heroic resistance, for their resilience that the entire world is admiring.You are not alone, you have the world on your side, because it the side of the right, of the just, and we hope for victory.Slava Ukraini!Mme President,I thank SG Guterres for his clear and powerful remarks. Thank you, USG DiCarlo and USG Griffiths for the update.This is the 14th meeting of the SC on Ukraine since 31 of January, while the war of aggression has entered the second month.Let us establish a few basic yet meaningful facts: Russia has stalled and its imperial dreams are nowhere; taking Ukraine finally proved impossible; Kiev was too hard to swallow. Russian army is in disarray but it has not stopped shelling and bombardments.This is not new, and this is not news.The real news that has horrified the word is what Russia is leaving behind, the unspeakable horrors, those soul-crashing images in areas from which Russia is withdrawing.Images of civilians executed with a bullet in the neck, sometimes with their hands tied behind their backs or shot dead on their bicycles; images of mass graves overflowing with corpses. Images of carnage and devastation, including looted homes, rape and sexual violence are acts usually attributed only to thugs.They spring from the same cruel impulses as the bombardment of cities, homes, hospitals, schools and kindergarten by Russian forces. Bucha is an open-air graveyard, the notorious facelift of the Russian aggression.Mme President,We have heard, time and again: it is not Russia!Yes, but No! It will be hard, actually impossible, to convince anyone that the destroyed tanks that clutter the roads, the mines and booby traps left behind amid the wreckage, and the bodies of civilians killed by arbitrary executions and laying in the streets amidst debris, are staged scenes for propaganda.Who would believe that Russia aggressed Ukraine simply to protect civilians, while Ukraine is busy staging horror movies? You may muzzle media back home, but you cannot fool satellite images, you cannot blind independent reporters and human rights NGOs on the ground.Waiting for Russia to accept and tell the truth is waiting for Godot to arrive.These are facts, hard and sickening proof of the atrocities committed, the ugly face of this madness. Such crimes, as documented by HR Watch and verified by independent and respected professional reporters, those who are banned for the Russians, call for answers, for thorough investigations, for effective accountability, for justice.Prime Minister Rama called these crimes a terrible pain and a horrible shame.Russia has an international legal obligation to abide by international humanitarian law, the laws of war, including the Geneva Conventions of 1949, its First Additional Protocol.Russia has an obligation to abide by the Order of ICJ to immediately halt its military activity in Ukraine.But, unfortunately, Russia has made another choice, not to respect any of it and has canceled itself from International law.But the law will pursue it.Russian army and its commanders cannot escape accountability. The name of the “Butcher of Mariupol”, a criminal that has reduced an entire city to ashes, and has made its citizens go from 3 meals a day to barely 3 meals a week, is engraved in the ruins of the city.This is why we will support the call to suspend Russia’s participation in the HRC. The UNGA resolution that created the Council, stipulates that “members of the Council will respect the highest standards in the promotion and protection of humanrights.”Russia’s standards are nauseating and its presence there is a farce, a desecration of the place that is called to be the sanctuary of rights.Dear Colleagues,Russia has announced that it will now shift its focus on the Eastern Ukraine. This means that it will concentrate its brutality there, in what may end up becoming a war of attrition.Russia has blocked the renewal of the OSCE’s international observer mission in Ukraine. This denies the international community the independent eyes it needs there. This anticipates, sadly, more war, further atrocities, other crimes, even more humanitarian disasters.This war continues to particularly affect women and children. Millions have been displaced, many of them alone, in search of safety and security. It is heartbreaking to see mothers write names and addresses in the back of their children so that they are recognized in case they end up being orphans.We welcome the efforts of OCHA and its partners to deliver assistance, in support of the people in Ukraine and the millions of refugees in neighboring countries.Mme. President,Let me end with this note: rarely has the outcome of a war been so disastrously the complete opposite of what it wanted to achieve.Russia’s army has been defeated by the outgunned and outnumbered Ukrainian resistance; Russia is isolated like never in its history; it has become the world’s most sanctioned country in history.No country has ever seen itself transform, in a matter of only 10 days, from a global player into a financial and international pariah. To the point that it is obliged to find comfort in the support from North Korea and Syria.Dear Colleagues,This aggression and its startling defeat have once and for all separated the fates of Ukrainians and Russians. Because the case of Ukraine is also the cause of democracy against tyranny and kleptocracy.It is a fight between the will of the people against the vicious will of one, whose reckless actions have challenged everything we stand for and who is directly responsible for the economic disruption and food insecurity which is affecting the entire world.He may choose to stop, withdraw troops and quit Ukraine, or continue to descend in the very abyss he has created and face the consequences.Thank you!

Filed Under: Opinion

IDRIZ ÇELAJ” ARTI I FJALËS”, NJË LIBËR PËR DASHURINË

April 4, 2022 by s p

NGA DALIP GRECA/

Idriz Çelaj ka bujtë në çatinë e përbashkët të poetëve pa zhurmë, pa bujë, thjesht, ka hyrë herët, që kur ishte fëmijë, nxënës shkolle. Dikur, 10 vite të shkuara, në nëntorin e vitit historik 2012, në një bisedë me shkas për Diellin e Shqiptarëve të Amerikës, në një numër special të 100 vjetorit të Vatrës, më pat treguar se poezinë e parë e shkroi kur ishte në klasën e gjashtë. Ishte një poezi kushtuar mësuesit.Duket se mentor i tij në rrugëtimin me poezinë ishte një poet yni kombëtar. Idrizi kujtonte në atë bisedë, takimet me poetin kombëtar Azem Shkreli, i cili duke ia vlerësuar poezitë, i pat dhënë kurajo.Kishte botuar atë kohë një poezi, që ishte më e pjekur se mosha e tij. Azem Shkreli e përgëzoi për vargjet dhe detajin artistik duke i thënë: Me këtë varg tëndin, unë mund të bëj një poemë të tërë. Vazhdo e shkruaj! Një kompliment që e mikloi dhe i dha krah Idrizit.

Dhe Idrizi vazhdoi të shkruaj duke iu përgjigjur hoveve të shpirtit, më shumë për vete se sa për publikun, por asnjëherë nuk e ndali penën.

   Pas librit të pare”Për Ty dhe Arbanën”(2010), erdhi Vëllimi poetik”Arti i Fjalës”, i dyti libër i tij(2019), me 82 poezi, që i kushtohet ëngjëllit të tij, bijës së dashur Rinës(Heroinës). Janë  katër vargje përkushtimorë, që janë të thurur me dashuri -dhimbjeje të Atit & Poetit: 

Bija ime, ti ishe e mbetesh një ëngjëll

Yllnaj’ që ndrit në errësirë.

Pa Ty Heroinë, jemi gjysma njerëzish,

Me Ty ne jemi gjysma tjetër…

   Ati nuk komentohet, poeti po. Vargu ka dalë nga honet e shpirtit të vrarë për të bijën, ku Ati e ka të hapur plagën e përjetshme dhe ka thirrë në ndihmë poezinë për ta mjekuar.

      Poezitë e Idrizit nuk kanë mbingarkesë figurash stilistike, as spërdredhje vargu, a puthje rimash, stili i tij krijues është i thjeshtë, vargu- i bardhë, poezitë dalin nga shpirti, veçanërisht ato me motive erotike;

“Unë të doja Trëndafil

Kur m’u bëre plagë e jetës(Poezia” Ajo Plagë”)

Poeti është i bindur se “një buzëqeshje të Hënës/ Mund ta fali/ për pikturën e syve të së dashurës…(Poezia “Më fal yllin e Mbrëmjes”.

  Poeti bëhet ëndërr sepse dhe dashuria është ëndërr për të(poezia -Kudo), por ëndrrat mbeten ëndrra, dhe shpirti i poetit trishtohet kur e dashura shkon pa lamtumirë(poezia-Asnjë lamtumirë)…

Shpesh herë ai bashkëbisedon me trëndafilat(simbol të dashurisë), flet me yjet(Poezia-“Vetëm” dhe “Flas”, bashkëbisedon me qiellin, me zogjtë, me hënën( poezia-Fshehur), këndon këngën e bilbilave(Natë ëndrrash), puth rrezet e Diellit(Puthje brezash). Poeti konstaton poetikisht se edhe yjet puthen…dhe aty gjen këngën e tij…Udhëtimi i poetit është i pafundmë, ai mendon se e dashura ngrihet mbi yjtë si valë deti(poezia-Udhëtimi)…

  Shpirti artistik i poetit Idriz Celaj është plot këngë, plot dashuri, fjalën e adhuron kur është këngë dhe i fal puthje trëndafilit…(poezia-Bëhu Këngë), (Trëndafil) etj.

 Si të gjithë poetët edhe Idrizi bashkëbisedon me hënën për dashurinë, i fal asaj buzëqeshje dhe për ta realizuar dashurinë mësimet i merr nga fluturat; flet me këngën për dashurinë e vërtetë…(poezia-Hënë)…

Motivet e dashurisë mbizotërojnë vëllimin poetik-Tek pi një gotë verë të kuqe, ai dallon se gota është e dehur(varg metaforik), dhe ai dallon se është i barabartë me Yjet(natyrisht i dehur nga dashuria, kjo ndjenjë hyjnore, dhe lëshon kushtrimin e racës së poetëve: Dua të jem trëndafil tërë jetën(Poezia- Nga Dashuria)…

  Për poezinë, për vargun, poeti ngrihet mbi Ylber dhe i merr atij hua ngjyrat, (Poezia- Çfarë fala); trandafili kthehet në simbolikë në poezinë dashurore të poetit Çelaj, aq sa dhe kopështit i vë pika trëndafili dhe shkruan fjalë në gjethet e tij, ndrësa nga shpirti hyjnor i dalin aroma dashurie…Vargu i tij është i mbrujtur me petale trëndafili(poezia-Kopshti)…

   Poeti nuk ngopet me dashuri: Për dashurinë të shkruaj në gjeth/ Vetëm kur ka mbrëmje me yje/Ndoshta do të bëhesh këngë jete/Kjo mbrëmje pa fund e dashurisë…..Këngën sonte e shkruaj në gjeth trëndafili/Së bashku me Hënën këndojmë sonte….(Poezia- Për Dashurinë)…

Për dashurinë poeti ëshët gati t’i zbresë ëndrrat nga Yjet dhe të bëhet pranverë….Pastaj, natyrshëm vjen betimi poetik për besnikëri: “Nëse mbaj mëkat, u bëfsha Shkrumb e hi/ Me shpirtin tënd nëse nuk rri(Poezia-Buzëqeshje)…

Për poetin, jeta është ëndërr për Liri(Dashuri, Zemra), ndërsa fytyra e së dashurës në përfytërimin e tij është një pikturë, kur shfaqet herë Mona Liza, e herë e ajo e së dashurës së tij…(Tjetër)… Herë-herë poeti mbetet peng mes dashurisë dhe Diellit, e vargu i ktheht në pikturë dhe thërret Pranverën t’i sjell zogjtë e hershëm të rikthehen si ëndërrimtarë të Lirisë (ValëDeti).

Si shumica e bashkësisë së poetëve, edhe Idrizit i pëlqen të ëndërrojë e të  thurë  vargje për dashurinë (Ëndërr, E Ëndërruar, Të kam në ëndërr, Natë ëndrrash, Libri i Ëndrrave, etj…) në ëndërr i vijnë vargjet dhe ai ndjehet ëmbël i kalmendur në krahët e ëdrrave…Si të gjithë poetët.

           Në librin poetik”Arti i fjalës” disa nga poezitë janë dedikime të realizuar artistikisht, siç është poezia ”Befasisht” dedikuar babait Bak Zhuka, apo”Ndjej Frymën e Ajrit-dedikuar nënës),  Çfarë të fala Natyrë(dedikuar demonstratave të vitit 1981, ku poeti ishte pjesë e tyre, ku njeriu dhe poeti bëhen njësh, dhe kërkojnë që të ngrihen mbi re deri tek Dielli për të takuar Lirinë…Poezia”Çfarë është Kjo”, i dedikohet vëllait Fadil, ish i burgosur politik; ku Dashuria për vëllanë e burgosur për liri është Dritë…dhe poeti thërret ëngjëjt në ndihmë për ta nxjerrë vëllanë nga ferri ku e kanë futë djajtë (serbët)… Fare i veçantë është dedikimi kushtuar aktorit Mentor Dervishaj”Ecim këmbëzbathur”- Asnjë gur nuk më vret/ Se sa kujtimet e ferrit/Çfarë përplaset dhembshëm/ Brenda teje… Poeti ndjen acarin në dimrat mëkatarë dhe thërret Diellin atë çast ta ngrohë…. 

 Në vështrimin tim, e bukur deri në dhimbje, është poezia “Nuk dua të largohesh” kushtuar Çelë Bardhit, ku përmes vargjeve i kërkon poetit:nëse largohesh nga jeta /Ma lerë shpirtin, ose vargun tënd Kujtim… Ndërsa tek poezia tjetër dedikuse për të parët e vet prej Çelë Shabanit e deri tek Binak Zhuka- poeti shfaq pendesën poetike e ndjesore: Si nuk i kujtova më herët/ Të parët e mi? Kohëra mallëngjyese, që thurën legjenda… Tani dua të vrapoj/Këmbëzbathur nëpër shi/Dua të lagem dhe të krijoj/ Për secalin brez nga një varg të ri….Ai thërret në ndihmë yjet, që t’u tregojë për të parët e tij…

       Dhe poeti ka se çfarë të tregojë. Më lejoni të bëj një kapërcim historik për pak çaste: Idriz Çelaj ndjehet krenar për paraardhësit. Familja e madhe e tij ka lënë gjurmë në historinë për  liri dhe të drejta Kombëtare. Babai i tij, Binaku dhe xhaxhai Qerim, ishin pjesë të çetës së Zhuk Haxhisë, gjyshit të Idrizit. Janë të njohura trimëritë e  Zhuk Haxhisë që në kohën e mbrojtjes të Plavë e Gucisë nga ushtria serbomalazeze. Në  fillim të viteve ’40 të shekullit të shkuar, popullsisë së kësaj treve i ishte zgjuar shpresa për t’u ribashkuar me trojet amtare. Prijësit e Rugovës dhanë një kontribut të jashtzakonshëm për vëllezërit e tyre të gjakut dhe gjuhës, të Plavës e Gucisë. Ndër luftëtarët e asaj kohe, kronikat përmendin: Zhuk Haxhia, Sak Faslia, Sylë Mehmeti, Ker Sadria, Sali Rama, Bek Rexhepi, Haxhi Mustafa, Tahir Coli e të tjerë.

Zhuk Haxhia i takonte familjes atdhetare të Çel Shabanit, ish komandant gjatë Lidhjes së Prizrenit (I dekoruar nga Presidenti Sali Berisha më 1993). Trimëritë e kësaj familje nisnin që në fillim të shekullit të shkuar, ku i biri Çelë Shabanit, Haxhi Çela ishte udhëheqës dhe luftëtar i  njohur Rugovas, që u dallua në betejën e zhvilluar në Majën e Lanit kundër malazezëve. Zhuk Haxhia sa rroku pushkën në dorë nuk e lëshoi deri në vdekje. Ai ishte pjesë e luftës së Beranit më 1911, ndërsa më 1912 është pjesmarrës në Luftën e Moknës. Nga vitet 1918-1924 është njëri ndër luftëtarët  më të spikatur të Rugovës. Më 1941 Zhuk Haxhia me çetën e vet luftoi për mbrojtjen e kufijëve etnikë dhe u printe vullnetarëve rugovas. Ai nuk i uli armët gjatë viteve 1941-45. Çeta e tij kishte në përbërje trima të njohur të Kosovës; Ker Sadria, Sali Rama, Sak Faslia, Tahir Coli, Jashar Haxha, Hys Selimi, Riza Zymeri e të tjerë. Me çetën e tij, Zhuk Haxhia në bashkëpunim me Isuf  Bajraktarin dhe Haxhë Mustafën e mbrojtën vijën kufitare prej Moknave deri në Qafë të Çakorrit. Luftimet i vazhduan edhe në vitin 1946. Pushteti komunist e dënoi Zhuk Haxhinë me vdekje, dënim që më pas iu kthye 20 vite burgim i rëndë. Në burg përfundoi edhe Babai i Idrizit, Binaku e axha Qerim, të cilët kaluan kufirin dhe shkuan në Shqipëri për të kërkuar mbrojtje, por regjimi i Enver Hoxhës, i ktheu sërish tek Tito. Përfunduan në burg të Gjilanit.

Një peng e ka Idriz Çelaj; Kullat e Zhuk Haxhisë dhe e Çel Shabanit, dëshmi të hsitorisë, të rrafshuara nga dy luftra, kanë mbetur të rrënuara në themele. Vetë Idrizi nuk ka mundësi financiare, ndoshta shteti i ri Kosovës duhet ta ndjejë për obligim, që ato kulla duhet të ringrihen dhe të dëshmojnë, ndërsa eshtrat e Çelë Shabanit kanë mbetur në Plavë, atje ku dhe u martirizua në emër të lirisë së trojeve. Edhe kjo mbetet detyrë e shtetit, por edhe shqiptarët e asaj treve ia kanë borxh Çelë Shabanit.

Vëllimit të dytë poetik”Arti i Fjalës” i ka paraprirë libri i pare me poezi i autorit “PËR TY DHE ARBANËN”- Kur Idriz Çelaj botoi vëllimin“Për Ty dhe Arbanën”, Dielli shkroi pak rreshta prezantuse, por Idrizi nuk shprehu qejfmbetje, jo se poetët nuk zemrohen, përkundrazi. Megjithatë ai më falenderoi për ato pak rreshta prezantuse. Në fakt vëllimi poetik i Idrizit (I shoqëruar me grafika të Ramiz Mujës) shquhet për frymën lirike dhe tonet epike të rrëfimit. Në 35 poezitë e atij libri, poeti ka derdhur metaforikisht shpirtin poetik.Poezia e tij përcjell ndjesinë e spërkatjes së vargjeve me aromë vendlindjeje, me epizmin dhe romantizmin e bjeshkëve, me gjakun e trimave që sollën lirinë e Kosovës. Idrizit i pëlqen që të shkruaj edhe për dashurinë, edhe për  historinë, edhe për simbolet kombëtare. Përmend nga ky vëllinm poezitë përkushtimore për Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Fan S Nolin, Faik Konicën etj.

      Ende i kam në kujtesë vargjet e poezisë së tij kushtuar idhullit të tij, Rugovës:”Nëse vdes”- Nëse vdes/ Para Festës së Madhe,/ Kokën,/ Ma ktheni kah Shqipëria,/ Zemrën,/ Ia paça falë Kosovës/ Këngën/ Këndojeni për trojet Shqiptare…

 Kjo është edhe deviza e poetit.

S’më mbetet gjë tjetër veçse ta falenderoj poetin, mikun tim Idriz Çelaj, që na i dhuroi këto libra, duke shpresuar se nuk do të vonohet shumë për t’na rimbledhur për librin e tretë.

Filed Under: Opinion

KUJTOJMË VATRANIN JONUZ NDREU NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

April 3, 2022 by s p

Dalip Greca/

Sot në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta, 3 Prill 2020, kujtojmë JONUZ NDREUN, vatranin shembullor, veteranin e ushtrisë amerikane, nipin heroit të Kombit Elez Isufi, të birin e qendrestarit antikomunist Hysen Elezi!, Jonuz Hysen Elezi u përcoll në kohë pandemie të Martën e 7 Prillit 2020, në orën 10 të paraditës, në Laurel Grove, në Totowa, New Jersey. Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra humbi atdhetarin e përkushtuar, Ushtria amerikane humbi nëntogerin e dekoruar për merita të veçanta.I pa harruar Kujtimi i Jonuz Ndreut!Pusho ne Paqe Jonuz Ndreu!

Filed Under: Opinion

POETI NË FRONTIN PËRBALLË……nuk ka Rusi të Putinit, por të Pushkinit, tha Jevtushenko…

April 2, 2022 by s p

Nga VISAR ZHITI/

Poeti sovjetiko-rus Evgeni Jevtushenko më 1 prill bëri 5 vjet nga ikja nga kjo jetë, por këtë vit ai ka dhe 90 vjetorin e lindjes (18 korrik 1932).

Është poet i njohur dhe kompleks, poezia e tij është e lidhur dhe me Shqipërinë, ai ka ardhur në Shqipëri, ka poezi për Shqipërinë dhe gjatë kohës kur sundonte realizmi socialist, ai përflitej në qarqet letrare dhe nga lexuesi i poezisë si një mit i kuq, kritikohej dhe adhurohej fshehurazi, madje me ndikim në poezinë shqipe, pa patur asnjë libër të botuar tek ne, përveçse dy poezive të hershme të tij, të përkthyera nga Drago Siliqi, në një antologji të madhe të poezisë ruso-sovjetike, që do të ndalohej në po atë vit që doli, sepse u prishën marrëdhëniet politike dhe diplomatike midis Shqipërisë, vendit më të vogël të kampit socialist dhe Bashkimit Sovjetik, vendit më të madh, superfuqi botërore. 

Edhe kjo ngjarje gjeti jehonë në poezinë e Jevtushenkos, shpotínë dhe goditjen, ndërsa në letrat shqipe do të ishte temë qendrore dhe e madhe, heroike, madje e të gjitha arteve. 

 Jevtushenko së pari do ta shihnim personazh në një nga romanet më të bukur të Kadaresë, “Muzgu i perëndive të stepës”, estravagand dhe pa ideale, me një si simpati të fshehur për një shok shkolle në Institutin “Gorkij” të Moskës.

Pastaj u përhap me bujë dhe frikë se Jevtushenko kishte shkruar një poezi, “Trashëgimtarët e Stalinit”, kundër Enver Hoxhës. Kërshëria për poezinë e tij u shtua rrezikshëm. 

Ne, studentë në atë kohe, letrarët e rinj siç quheshin, poetë, etj, kërkonim të lexonim ndonjë të tij, qoftë një poezi a strofë a varg, që edhe gjendeshin në gazetat dhe revistat letrare, ku ai shahej si poet revizionist, në shërbim të klikës së Kremlinit.     

Dhe ne u rritëm dhe u formuam me kulturën e sharjes në letërsi. Kujtoj kur më arrestuan dhe në hetuesi netëve më ulërinin në qeli, i lidhur me pranga, që pse kisha lexuar librin “Molla” (Jablloko) të Jevtushenkos, që në fakt nuk e kisha gjetur dhe s’e kisha parë kurrë, por ca poezi të tij, në një revistë sovjetike, që na e kishte dhënë fshehurazi një e njohura jonë në Bibliotekën e Shkodrës. Në fakt i përktheva ashtu me fjalor, nga dëshira e madhe, ua dhashë shokëve dhe miqve të ngushtë, ashtu bënim, i jepnim njëri-tjetrit përkthime të fshehta, mbushnim fletoret. Nga të denoncuarit, unë u burgosa…

Edhe sot më vijnë ulërimat e hetuesit pas mesnate: pse e ke lexuar armikun Jevtueshenko, ai ka shkruar poezi kundër Shqipërisë dhe Enver Hoxhës…  

Do ia tregoja këtë fakt Jevtushenkos vetë, kur do ta takoja në Milano, në vitin 2008, se na pranuan antarë të PEN Clubit Italian në të njëjtën ditë. Ai u entuziazmua që unë isha burgosur dhe për poezinë e tij, lajmëroi dhe të shoqen, që t’ia tregoja dhe asaj, shkëmbyem dhe libra me autograf dhe unë i tregova dhe poezinë që kisha bërë me mend i burgosur, që i kushtohej atij.

Dhe ai më dha dhe poezitë që kishte shkruar për Shqipërinë, me trishtim dhe dashuri dhe poemën që kishte shkruar në vilën e kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehut, të cilin e “vetëvranë”. A të doli fantazma e tij? – e pyeta.  

Në takimin në publik në Milano, kujtoj që një grua ngrihet nga salla n:e librarin;e “Mondadori” dhe i thotë Jevtushenkos: 

– Na folë pak për Rusinë e Putinit.

Dhe ai shungëlloi:

– Zonjë, nuk ka Rusi të Putinit, por të Pushkinit… Rusia është e Dostojevskit, e Gogolit, e Pasternakut, e Eseninit, e Sollzhenicinit, e Mandelshtamit… e im… e shokëve të mij.

Jevtushenko ishte kundër, por jo kundërshtar, sipas studiuesve. Ndërkaq ai e ka ngritur zërin me poezinë e tij politike, që, pas rënies se komunizmit, Jevtushenko do ta quante “poezi e mbrojtjes së drejtave të njeriut”. U bë e famshme poema e tij “Baby Yar”, e shkruar në 1961, ku denonconte masakrën naziste të vitit 1941, e shoqëuar me antisemitizmin sovjetik, me persekutime nga bolshevikët  ndaj hebrenjve në Babi Jar, në rretina të Kievit në Ukrainë.

Ç’do të thoshte sot Jevtueshnko për luftën e çmendur në Ukrainë?

Ne kemi një tjetër poezi të tij “Pragën çajnë tanket” e vitit 1968, që del kundër pushtimit të Çekosllovakisë nga çizmja staliniste e ushtrive sovjetike në krye të forcave të Traktatit të Varshavës.

Edhe në 1989, kur Jelsini dërgoi tanket në Çeçeni, Jevtushenko e denoncoi dhe nuk pranoi një çmim prej tij.

1991 – viziton Shqipërinë, ndërkohë shoku i shkollës së tij, shkrimtari shqiptar me njohje botërore, Ismail Kadare, kishte kërkuar azil politik në Francë. 

1993- Jevtushenko shkon në SHBA, në Universitetet në Oklahoma e Nju-Jork, jep leksione për poetët rusë dhe europianë  dhe historinë botërore të kinematografisë. Pranimi i tij në Akademinë Amerikane do të ngjallte polemika, poeti i pëz;en;e nga Bashkimi Sovjetik pas burgut të tij, Josip Brodskij do ta quante Jevtushenkon “Disident i emëruar”. 

Pas tetorit të vitit 2007 Jevtushenko e ndan jetën e tij mes dy vendeve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Në 1 prill 2017 ndërron jetë dhe trupin e tij e çojnë të prehet n;e am;eshim në Rusi

Mua m’u desh të shkruaj një libër të gjithë për dukurinë Jevtushenko, “Si na erdhi ai, i ndaluari” dhe shkak u bë një thënie e një studenti shqiptar, tim biri, Atjonit, që u njoh me Jevtushenkon në përurimin e një libri të tij në Lugano, në Zvicër dhe mua më tha: “…ishte interesant, por dhe narcis… mos janë ca si egocentrikë ata që i ka përkëdhelur regjimi?” Gjithë kohës atje ai mbante për krahu Jevtushenkon që çalonte. Në fakt çalonte Realizmi socialist. 

Ç’t’i thosha? Me librin tim desha t’i tregoj atij dhe brezit më të ri se si u rritëm ne, me ç’poezi, ndërsa në fakt ai më shpjegoi mua shkurt se ç’ishte poeti i regjimit. Jemi para gjyqit të së ardhmes. Kurse unë dua të dëshmoj poezinë… 

EVGENI JEVTUSHENKO

12 POEZI

DASHTË QIELLI  

Dashtë Qielli u vjen pamja verbanëve 

e gungaçët shpinat drejtojnë.

Dashtë Qielli bëhemi ca Zot, pak fare,

të jesh pak, pak s’të kryqëzojnë.

Dashtë Qielli të mos i ngjitemi pushtetit,

heronjve të rremë jo dhe jo.

Të pasur të bëhemi, por jo të vjedhim,

natyrisht nëse mundet kjo.

Dashtë Qielli të bëhemi dhelpra plakë,

që s’bie në ato gracka me shkopinj,

mos qofshim viktima, as xhelatë,

lypsa kurrë, as zotërinj. 

Dashtë Qielli sa më pak plagosje

në përleshjet që vetëm të çmëndin,

sa më shumë vënde dhe përsosje,

pa u dashur ta humbësh tëndin.

Dashtë Qielli që toka e pamatë

gjurmët t’mos na i hajë gjithkund.

Dashtë Qielli të na duan gratë

dhe kur të jemi në fund.

Dashtë Qielli të heshtin gënjeshtarët,

zë hyu të ndjejmë në thirrjet e pafajshme,

që Krishtin të dallojmë tek të gjallët

në fytyrat e burrave dhe të grave.

Të mos mbartim si kryqin pabesitë

dhe si mjeranë të biem përdhe,

të mos jemi dyshues çdo ditë,

dashtë Qielli qoftë Zoti në ne.

Dashtë Qielli të gjithën për të gjithë

ta kemi sa më shpejt, pa u fyer prej saj. 

Po, po, të gjithën, por veç zgjidh

nga ato që s’të turpërojnë pastaj. 

1990

BABY IAR

S’ka fare monument mbi  Babi Yar,

As gur varri të ashpër në atë thepisje.

I  tmerruar sot, 

                        sa i vjetër jam, 

Sa e gjithë raca hebraike.

Si izrealit të lashtë 

                             veten shoh

Në Egjiptin e lashtë endem, iki

Në kryq vdes me gozhdët në kockë, 

Edhe sot jam me tortura shpirti.

Dhe Dreyfusi* 

                      gjithashtu jam unë

Nga filistinët dënuar, 

                                 shitur,

pas hekurave jam  

                            nën dhunë,

I pështyrë, 

                  me gurë 

                                goditur.

Dhe në Bruksel më kanë sharë,

Me çadrat hedhur, i çarë…

Tani jam

               një djalë në Białystok* *.

Gjak në dysheme.  

                         Gjaku rrjedh në stol.

Zotërit e barit dhe lokalit tok 

Turfullojnë erë qepë dhe alkool.

Çizmet më shkelën… Fytyrën ma nxinë,

Në masakër t’u përgjërohem banditëve.

Me talljen: 

               “çifutë vrisni, shpëtoni Rusinë”,

Sa keq ma rrahën nënën time!

O Populli im! 

                      E madhja 

                                      Rusi! 

Me internacionalen brenda trupit.

Duart shpesh ke zhytur në ligësi,

Nën emrin e pastër klithmat e turpit.

Unë e di mirësinë e tokës time.

Por poshtërsinë 

                          nuk di ku ta fus, 

Që antisemitët pa pike përgjegjesie 

Fshihen në “Bashkimin e Popullit Rus”.

Shikomëni që jam 

                            dhe Anna Franku

E tejdukshme 

                      si degëz e brishtë në prill.

Dhe unë dua. 

                     pa fraza tanku,

Sy më sy të shihemi 

                               me ëndje dhe trill.

Kaq pak të shohim, 

                             më dhemb ky shpirt,

Qiellin na ndaluan, na ndaluan  

                                                gjethet,. 

Por prapë kemi mjaft, 

                                 ne njerëzisht

Përqafohemi në dhomën e errët.

“Mos u tremb!” 

                       “Po ata erdhën!”

“Janë zërat e pranverës së hershme.

Më jep një puthje.”

                           “Po shqyejnë derën?”

“Shhhht. është akulli që po plasaritet.”

Bari i egër shushurin mbi Babi Yar.

Pemët shohin me frikë 

                              sikur kalojnë gjyqtarë

Këtu heshtur mashtrohemi. 

                                      Kapelja në dorë

Flokët befas bëhen 

                              të bardhë bore. 

Bërtas dhe unë, pa tingull qaj 

Për mijëra e mijëra 

                              në gropë hedhur. .

Unë jam çdo plak, 

                              i pushkatuar

                                               në pllajë,

Unë jam 

               çdo fëmijë

                                 këtu i djegur

S’ka fibra trupi im 

                            ta harrojë këtë,

“Internacionalja” 

                          të mos gjëmojë më kot,

Deri sa t’varroset e t’mos dëgjohet më 

Antisemiti i fundit 

në këtë tokë.

S’ka gjak hebre të mos jetë gjaku im.

Urrej me shpirt të pashpirtët në jetë

Si një hebre çdo antisemit.

Dhe kjo më bën 

                         një rus të vërtetë.

_________________________________________________

*) Alfred Dreyfus, oficer francez, i shkarkuar padrejtësisht nga shërbimi 

në 1894 për shkak të akuzave të sajuara dhe nxitur nga antisemitizmi

* *) Belostok: vendi i masakrave të para dhe më të dhunshmet. (Shënimt 

janë nxjerrë nga përkthimi anglisht)

SHQIPËRI, 

ÇDO TË BËJMË ME LIRINË E MADHE?

Shqipëri, ç’do bëjmë me lirinë e madhe, 

me këtë grua tradhtare të ndërgjegjes?

Në qorrsokak të dytë,

                             me këngën fitimtare,

liria në paliri do na çojë drejt tërheqjes?

Në banja gjaku na argëtuan marrëzisht,

me kapitalizëm po na ndjellin të fortët.

Do ta gënjejnë Rusinë

                             dhe Shqipërinë sërisht

dhe sërisht do të rrjedhin të hidhur lotët?

1991

PRAGËN ÇAJNË TANKET

Pragën çajnë tanket

nën gjak agimi të nxehtë.

Çajnë “Të vërtetën”* tanket,

që s’është gazetë. 

Tanket çajnë përpjekjen

klikave për t’mos ju përulur,

të çarë e ndjejnë veten

ushtarët në tank ulur. 

Zot, ç’turp po fusin,

Zot, ç’nuk po shëmbin!

Çajnë tanket Jan Husin,**

Pushkinin, Petëfin.***

Tanket çajnë varret

dhe të atyre pa lindur. 

Kapse zyrash, rruzaret

u shndërruan në zinxhirë.

A jam armik i Rusisë?

unë jo! –  Të tjerë të nxitur

me tanket e ligësisë

ku s’ndërhyjnë të shpifur.

_____________________________________

 *) E vërteta – rusisht “Pravda”. Emëri i një gazete të përditëshme, më e shitura në Bashkim Sovjetik.

**) Jan Hus – hero kombëtar i popullit çek. Lindi në Husinec në 1371, kreu studimet e larta në Pragë dhe në 1401 bëhet dekan i universitetit ku studioi. Në 1400 u emërua prift. Punoi për edukimin e kombit duke këmbëngulur në detyrën e mbrojtjes së vendit nga ndërhyrjet e huaja. Iu përkushtua veçanërisht dhe gjuhës çeke. Ai u bë simbol i krenarisë kombëtare dhe i shpresës për të ardhmen. Ndihmoi njerëzit e Bohemisë e të Moravës për pavarësinë shpirtërore nën zgjedhën e huaj. Vdiq në turrën e druve në 1415. (Shën. nga botimi italisht si dhe një pjesë e shën. e mëposhtëme) ***) Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837). Nismëtar i letërsisë së re ruse, themelues i gjuhës letrare ruse, poet i madh, shkëlqeu në të gjitha gjinitë letrare. Qe pranë dekabristëve, dy herë emigroi. Vdiq në duel për motive nderi.                           Sandor Petëf (1832–1849). Poet revulocionar demokratik hungarez. Udhëhoqi kryengritjen e Pestit, gjatë revolucionit të 1848-49. Pati ndikim të madh në poezinë hungareze..

Mundet si më parë të jetoj,

tani që këto tanke – zdrukthe 

shpresat me presë sheshojnë,

tanke të familjes ruse?!

Unë, para se të zhdukem,

– si do quhem, s’ka rëndësi, –

pasardhësve u lutem

të më zbatojnë një porosi.

Sipër meje, pa qarë,

të vërtetën të shkruajnë me gjak:

“Shkrimtar rus. I vrarë

nga tanket ruse në Pragë”.

Shkruar në 23 gusht 1968 – 

botuar në 1990

PËR KRIJIMTARINË

(nga revista “Junost” 12/1959)

Nuk ka rëndësi

    në ke ti studiues,

por ka rëndësi

    në ke ti pasues.

Fjala jote e ç’do të kushtonte,

nëse në të, me etjen e zgjimit,

nuk fshihet fara e së ardhmes –

mundësia e shenjtë e vazhdimit?!

Krijo, artist, me guxim, digju

                                    dhe fol!

Dhe do të shfaqet Fjala,

e thjeshtë dhe e madhe si mollë,

me fillimin e mollëve brënda.







PAGJUMËSIA  SHQIPTARE “Mua më duket sikur në varr ka telefon –                                                                                                                                                                                                                         Stalini direktivat Enver Hoxhës ia dërgon” Trashëgimtarët e Stalinit, 1962 
Unë fle në shtratin e Mehmet Shehut-kryeministrit të Enver Hoxhës.Vila e nomenklaturës s’është hedhursi ashklat tej nga revoltat e kohës.Mbijetoi vila.  Ashtu si më parë,por s’dihet për kë dhe përse.Unë, si patriarku partiak shqiptar,në shtratin dopio jam zhytur të fle.  Idealet komuniste ku janë,në ç’vrimë të zezë përpirëse?Mbi trupin e ngrirë kallkannjë mal jorganesh kapitaliste. Ne – dy vende me boshin në piedestale,të shitoreve-bosh, ne – dy vënde.Rusia u bë Shqipëri e stërmadhe,me demokracinë timon të rëndë.  Pa qeshur,  me një rusishte të ftohtë,një vëlla thatiq nga Shqipëria më thotë:”Sovietpoetët – pa breg.Shqiptarpoetët – pa brekë.”

Mbi shtratin e Mehmet Shehutështë pulti i shërbimit, që ti, Enver, mbase e shpike, rri ngrehur,sajuar me të  një revolver.Vërtet vrau veten ai, apo me urdhër e vranë? Po…sa e ulët kjo epokë e ideve të mëdha!Të mos dish është turp.  Vuajtje – të dish gjithçka.Përplaset mbi dritare si mizë dimri,ai plumbth i nxjerrë nga tëmthi. Baseni është krejt i ndoturnga palmat e pështira.Drejt meje vështrojnë “kallashnikovët”.Dhe emrat e lodhur të ushtarëve -në drurët tropikalë të gdhëndur kot. Dhe, pasi shoh fytyrat fshatare,mendoj: politikan a bëhem dot?Është krim të vrasësh, mëkat – të vetëvriteshdhe absurde –  të lejosh të të vrasin.  Shtrat i sfilitur nga gjum’ i ndërprerë,në zgrip përpiqet të thotë diçka.E shenja e revoles në tastierëprapë nëpërmënd natën pagjumë, është gati plumbthi i shtrenjtë,të shërbejë, ja, dhe tek unë. E fantazma kryeministroreme vdekjen e vet e papajtuar prore,fshehtanake e sekretit mundues,avitet në shtratin lënguesdhe ka vendosur gjithçka ta tregojë. E pse? T’më shtojë ankthe,  shqetësime?Ka kaq vjet që unë s’i durojsekretet e mia, heshtjen time.
1991-2004 

SHQIPTARKA

Shqiptarkë që të magjeps me bukurinë,

katërmbëdhjetë vjeçe, e zbathur.

The se të quajnë Aksinjë,

“Po Melehovi të është shfaqur?”

“Ende s’e kam, – psherëtive lehtë, – 

 s’e dua shpellar, e dua poet”.

E rrallë për kohën, s’gjen ngaherë

një vajzkë kështu, e tëra perrí,

që burrin të mos e dojë bankier,

plot me para, por me poezi.

Jeta vetë ecën dhe vonë a herët

do vijnë vajza me intelekt të fortë. 

Ato s’do martohen kurrë me skllevër, 

Ato s’do marrin tiranë bashkëshortë.

Etje parash e egër do jetë tretur

tek ne, në Rusi, tek ju, në Shqipëri

dhe do ngadhnjejë në shekuj e shekuj

i shenjti mall i madh për poezi.

Dhe poetët-gjeni do të shpërthejnë

mes bunkerësh pa shpirt, të ngrirë

si balle divash të rënë,

nëndhé rroposur, në errësirë,

për të mos u ngritur kurrë më.

Ja u ngritën! Skllevër s’na bën asgjë.

MOS U ZHDUK

Mos u zhduk… duke u zhdukur nga mua,

e çmishëruar vetvetes iu zhduke.

Vetja kështu u tradhtua

me pandershmëri prostitute. 

Mos u zhduk… të zhdukesh është lehtë.

Të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.

Vdekja të tërheq shumë thellë,

të vdesësh nuk është urtësi.

Mos u zhduk… harro hijen e tretë.

S’ka të tretë. Dy janë dashurive.

Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,

kur gjaku na thërret për përgjigje.

Mos u zhduk… e kemi shlyer mëkatin,

fajtorë s’jemi dhe as damkosur.

Të denjë jemi unë dhe ti të falim

në mosdashje ç’kemi plagosur.

Mos u zhduk… të zhdukesh është çast,

por si do takohesh ndër shekuj?

Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë

dhe unë? – veç fëmijve të qeshur.

Mos u zhduk… japma dorën tënde,

në të jam i shkruar, besoji sekretit!

Dashuria e fundit – sa e tmerrshme!

s’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

MONOLOGU I NJERIUT  TË PASNESËRM

As Eva, as Adami nuk ishin antarë partie,                                                                                        njerëzimi e di, të lutem dhe ti dije.

Pa parti Noja me atë arkën e tij,

Globi shtyn errësirërat pa parti.

Por Djalli, me pikpamje djalliste,

shpiku partitë, – ç’gusto neveritëse!

Në zemër të mollës futi krimbin, –  

krim(b)* dhe gjarpër një ishin,-   

politikën – profesion me prejardhje djallëzore,

që krim(b)ëzon njerëz kohë pas kohe.

Politika shpiku policinë,

Politika shpiku kryetarët.

Njerëzit kishin ëndërruar bashkësinë,

jo partitë dhe nënndarjet.

Po ku është partia e vejushave, invalidëve, pelegrinëve,

ku është partia e familjes, e fëmijëve?

Partia e syve të skuqur ku është vallë,

në hirin e Aushvicit, Songmit, Gulakut** të gjallë?

Por një ditë, një ditë, një ditë,

për stërnipërit tanë të gjitha partitë

do të kujtohen si një gjë e tejshkuar

si superkafshët, si Babilonia e rrënuar.

Bota pa të persekutuar e blasfemi do të jetë,

pa çalamanë moralë në pushtet,

e gjitha një e asnjë parti,

veç ajo me emrin e thjeshtë: njeri.

Shkruar në 1972.

Botuar për herë parë në 1991

______________________________________________________

*) Lojë e përkthimit. Për këtë poezi janë marrë për bazë dy variante 

të botimit të saj në Itali. 

**) Aushvic – kamp nazist internimesh në Poloni, Songmi – lokalitet 

në Vietnamin e Jugut, shkatërruar nga amerikanët, Gulagu: Magadan – lokalitet 

siberian i internimeve. 

MILINGONA AFGANE

Dergjet një djalë rus mbi tokën afgane.

Mbi fytyrë i endet një milingonë myslimane.

Prej ditësh vdekja s’e ka rruar. Ç’mundim të ecësh…

Dhe i mërmërit milingona me zë të imët, vdekës: 

“Ti s’e di tamam se nga rende për ato plagë.

Vetëm di se diku, afër vendit Iran. 

Nga u shfaqe ashtu kundër nesh me armë,

ti që së pari këtu dëgjove fjalën ‘islam’?

Atdheut tonë të zbathur halleplot,

ç’do t’i jepje ti apo rreshtin e kotë?

Njëzetë milionë të vdekur s’mjaftojnë ende

për të mbërritur në këtë gjëndje?”

Dergjet një djalë rus mbi tokën afgane.

Mbi fytyrë i endet një milingonë myslimane,

që do të donte të lutej ashtu ortodoksisht                                                                                        të ngrihej djali, të bëhej me shpirt.

Në atdhe, në veri, me vejusha e jetima,

pak kanë mbetur milingona të tilla. 

Shkruar më 1983.

Botuar për herë të parë më1990

MES FRIKËS DHE TURPIT

Hë pra, shqiponjë dykrenore,

për ku po fluturojmë mes reve,

drejt ç’lavdie të re poshtëruese

mbi torturën çeçene?

Nëpër frikë dhe turp, aty

mbi majat varg,

njëra tjetrën s’e shohin dot në sy

dy kokat e shqiponjës lart.

Pëndët ndërkaq kush t’i flakte

sipër pluhurit dhe shkrumbit?

Jo, nuk qe zgjedhje zhgabe

mes frikës dhe turpit.

23 dhjetor 1994  

KËRKESA E FUNDIT

L. Evstratova

Shkëlqesive e atyre që s’janë shkëlqesë,

ç’gjëra t’u kërkoj? Ja, kështu pra,

s’kemi më nevojë për udhëheqës.

E kemi një, por në kryq, ah!

Dhe duke nxitur qeshjen e ndokujt,

ka plot që qeshjen e kanë harruar,

ende do t’i kërkoj gjithkujt:

që unë të mos jem i munguar.

Dhe lutem me zë të mekur,

i humbur mes gjithë të humburve,

trëmbem nëse kam për t’u tretur

si një rreze e vogël aurore 

                në ditën dritë-derdhur.

I kaplluar barërave shkëlqimisht,

gjithandej mërmëris me mall:

“Nuk do të vuaj sigurish, 

kur nuk do të jem gjallë.”

Asgjë nuk kam që të bëj thirrje,

as piedestal, as i dekoruar,

por ja që ka dhe përjashtime:

që unë s’kam për të munguar.

Si aromë e fletores së vjetër të poezisë

me petalet e jaseminit të tharë.

Më e tmerrshmja e të gjithave – humbja e bukurisë,

edhe për botën – llahtar!

Ç’mëkat vdekës të vdekurit të harrosh.

Vdekje, nëse në paqe njerëzit janë lëshuar,

lëri të gjithë të jetojnë e të shpjegosh

që unë s’do të kem të munguar.

______________________

Përktheu Visar Zhiti

C:\Users\User\Desktop\Foto per librin Jevtushenko\1 Evgeni Jevtushenko.jpg

Poeti Evgeni Jevtushenko

C:\Users\User\Desktop\Foto per librin Jevtushenko\5 C'po mendon Poeti.jpg

Ç’po mendon Poeti?

visar-zhiti-ok
https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-xfp1/t1.0-9/10013613_10203194253634417_1657152938140389296_n.jpg
C:\Users\User\Desktop\A.V.E\me jevtushenkon\Foto e zgjedhura, jevtushenko\me  kolor\2 -Me poetin Evgenij Jevtushenko, Lugano, 2014.JPG

                          Poeti Evgeni Jevtushenko dhe studenti shqiptar Atjon Zhiti (Lugano 2014)

C:\Users\User\Downloads\IMG_4014.jpg

Autografi i Evgeni Jevtushenkos, dhënë Visar Zhitit, ku uron një të ardhme të madhe për Shqipërinë. 

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • 225
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT