• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bëju burre Edi, mos u ligështo,jeta vazhdon…edhe pa ty kryeministër!

March 29, 2021 by dgreca

Bëju burre Edi, mos u ligështo,jeta vazhdon…edhe pa ty kryeministër!

Shkruan Lek Mirakaj/ New York*

Për të mos bërë hipokritin, po pohoj se tmerri që manifeston ndaj Bashës, më jep shpresë se ndjenja mbarë popullore që është , se koha jote ka kalu në analet e historisë e pret vetëm 25 Prillin për tu bërë realitet.

Të bëri personazh publik pa dashjen e tij gazetari ish fanatik demokrat Mero Baze.

Hyrë në politikë me gjethen e fikut.

Hyre në politikë me sëpatën e xhyben e gjatë.

Hyre në politikë me makaront që të jargaviteshin.

Duhet të pranojmë se ishte ish kryetari i PS që kapi momentin.

Ishte ai që e njihte mirë realitetin shqiptar.

Ishte koha kur mbas një diktature 45 vjecare dhe pas zhgënjimit me çekun e bardhë, shqiptarët ndjenin nevojën për të thyer rregullat e lojës.

Dhe kohës i duhej një kloun, i duhej Nella.

Ju e kujtoni Nellen,diku më duket se e keni kujtu personazhin e tij.

Nella i bënte njerëzit të qeshnin, i çlironte në një farë mënyre nga stressi.

E ju mendoni se është hala koha e Nelles.

Fatkeqësi që ju mungon intuita, që ju mungon fantazija krijuese,për të nuhatur shijet e momentit,aftësi që e kishte ish kryetari tënd.

Nuk po kërkoj të bej atë që po mundohesh ti me absurdin e rivalitetit Basha- Berisha.

Sa varfëri krijimi.

Duke mos qenë në gjjendje t’i ofrosh elektoratit asgjë që njerzit kërkojnë në ditët e sotme,po mundohesh që me batuta e me bullizëm të ringjallësh atmosferën e viteve të shkuara.

Varfëri idesh krijuese.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë ata që të dhuroi Nanoja në një moment kur garipët ishin më shumë se modë, ishin nevoja për të shfryrë.

Sot janë të tjerë shqiptarët, janë shqiptarë që duan punë,janë shqiptarë që nuk duan të marrin rrugët e botës,janë shqiptarë që nuk duan të flenë nën urat e Evropës.

Janë shqiptarë që nuk kanë nevojë për batuta,,,

Janë shqiptarë që duan siguri për të ardhmen.

Janë shqiptarë që nuk duan t’i lejnë nipërve dhe stërnipërve barrën e borxheve që kanë mbushur xhepat e atyre drejtorëve që kanë bërë masakër të përgjakshme e që ti na i servir në listat për deputet{BUSHATI}

Janë shqiptarë që nuk mund t’i mashtrosh me stërgjyshët e tipit Bozo,
përpjekje që tregojnn dëshpërimin tënd.

Ndoshta mund të joshësh ndonjë kasketë të vjetër, po rininë që nuk i krijove asnjë prespektivë, veç braktisjes së atdheut,të jesh i siigurtë se nuk mund t’i gënjejsh apo frikësosh me bullizmin Berisha-Meta.

Loja tënde me përpjekjet për të injoru Bashën,me përpjekjen për të kriju përçarje në rradhët e opzitës,është jashtë realitetit,tepër e varfër në ide dhe me mungesë fantazije.

Edi, këmbanat po bijen,në fund të fundit çdo rrugë e ka një fund.

Të jesh i sigurtë se më 26 Prill dielli do ndricoj përsëri si ditën para saj.

Ngushlloju me të vërtetën absolute, se edhe Bashës që të ka prishur gjumin dhe humorin,do vijë dita që një Bashë i ri ti thotë, lësho krahun.

Bëju burre Edi,mos u ligështo,jeta vazhdon.

Ndoshta nesër mund të konkurosh me krijuesin e humorit,që i falte Enverit vrasjen e gjyshit, po jo vrasjen e Beqir Ballukut.

Në fund të fundit nga të njëjtët istikame jeni nisur,po duke gënjyer.

*Titulli i Diellit

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, lek mirakaj

”VATRA” URON QYTETARËT E KOSOVËS

March 25, 2021 by dgreca

DEKLARATË/

 FEDERATATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA” URON QYTETARËT E KOSOVËS/

              New York, 24 Mars 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” uron qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Republikës për Qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021.

            Vatra i uron Kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij suksese në mandatin qeverisës.

Një urim të vecantë, Vatra i përcjell kryetarit të ri të Kuvendit z. Glauk Konjufca në zgjedhjen e tij në postin e kryeparlamentarit.

      Shpresojmë dhe urojmë që me pjekuri politike, me kulturë demokratike,me tolerancë, larg ekstremizmave, përfaqësuesit e popullit të Kosovës në Kuvendin e saj të tregojnë maturi, mirëkuptim dhe bashkëpunim për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.Nuk ka kohë për të humbur. Detyra të vështira dhe të rëndësishme e presin Qeverinë dhe Kuvendin. Shteti ka nevojë për stabilitet dhe përfaqësim dinjitoz në organizmat ndërkombëtare. Pandemia është nëpër këmbë, duhet punë e bashkëpunim për të dalë nga situata e vështirë. Papunësia kërkon vende të reja pune. Bisedimet e vështira me Serbinë diktojnë bashkëpunim të institucioneve shtetërore dhe të forcave politike të Kosovës, për të përballuar agresivitetin e propagandës serbe në botë, që synon barazimin e viktimës me agresorin. Mbrojtja nuk bëhet me folklor, por me diplomaci dhe forcimin e shtetit. Qeveria duhet mbështetur për të luftuar kriminalitetin dhe korrupsionin.

       Zgjedhjet janë mbylluar, gara politike ka përfunduar, votat e qytetarëve vlerësuan secilën forcë politike, këtej e tutje duhet punë dhe bashkëpunim për të mirën e Kosovës.

        Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA,sic ka bërë gjatë të gjithë historisë së saj 109 vjecare, ashtu sic ka vepruar edhe me qeveritë para ardhëse të Kosovës, shfaq gadishmërinë e saj për të bashkëpunuar me qeverinë e z. Albin Kurti. Vatra dhe vatranët do të kryejnë detyrat e tyre ndaj Kosovës, duke e inkurajuar qeverinë e re për një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët europianë.

    PËR KRYESINË E VATRËS

ELMI BERISHA

Kryetar

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha-Vatra-Deklarate, Urime Albin Kurtit

ELEGJI PËR VËLLA EDUARDIN DHE FALENDERIM PËR MIQTË

March 19, 2021 by dgreca

Eduard Grishaj, duke mbajte kumtesen ne Simpoziumin Shkencor ne Michigan kushtuar heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Falenderim nga Familja Grishaj/

Pas humbjes së parakohshme  të dashurit tonë , Eduard Grishaj , falenderojmë nga zemra çdo mik e mike që gjatë këtyrë momenteve të vështira të familjes, na u gjendën  pranë me ngushëllime online, telefonata , shkrime dhe opinione për Eduardin. 

Falenderojmë gjithashtu me zemër të gjithë ato miq e shokë që sot e përcollën  trupin e Eduardit për në banesën e korpëve. 

Faleminderit Shkodërloce për përcjelljen dinjitoze që i rezervove birit tonë , djalit tënd !

Për Eduardin ,“Pishtar i Demokracisë”, Poliglot , Erudit , Studiues cilësor i shkencave të historisë dhe letërsisë , u takon specialistëve dhe miqve që në të ardhmen t’a gjykojnë  punën e tij krijuese. 

Me respekt e falenderime për kujdesin e gjithësecilit që  mori pjesë në dhimbjen tonë.

Familja Grishaj

***

Alfons Grishaj

Elegji për Eduard Grishaj

Të falem o Perëndi,

Për çdo vendim që merr!

As urrejte e qesëndi

Dhe në më çofsh në ferr.

Më dhe jetë kur s’kishte…

Më dhe shpresë kur s’kisha,

Kur djalli kuq bitiste

Atdhe, Xhami e Kisha .

Por, kjo qe një tjetër ditë,

Një provë Abrahamike,

Një shuarje  papritë…

Bash si  gjëmë biblike.

Unë mbes , Abdiel i Jot.

Çdo provë që më ke dhënë

Të qofsha falë o Zot !

Do e kaloj këtë gjëmë.

Po!  Të gjithë do “vdesim”,

Por  vdekja s’ do na marrë,

Veç trupin do e  tresim

Nën dhe, n’ errësirën varr.

Atje  shkoi trupi jot…

Vëlla , o shok i mirë,

Prej nga na krijoi Zot

Borxh tek dheu  i lirë.

Se, shpirti shtegëtar

Fluturon plotë jetë,

Tek lë trupin  mëkatar

Të  tretet i qetë.

Në parajsë nuk ka orë…

Si n’ ekpseriment’n tokë!

Do  mblidhemi t’ përkorë

Të dashur , miq e shokë.

Sërish do qeshim paskaj

Papeshën e egërsis’  alem,

Dhimbjeve që sjellin vaj…

So long ! Vëllau  i jem .

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, Eduard Grishaj, Elegji per vellain, falenderim

VATRA NGUSHËLLON NËNKRYETARIN E SAJ Z. ALFONS GRISHAJ PËR HUMBJEN E VËLLAIT, EDUARDIT

March 17, 2021 by dgreca

Vatra mësoi me dhimbje lajmin tragjik të humbjes së jetës në një aksident tragjik të studiuesit Eduard Grishaj, vëllai i nënkryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA”, z. Alfons Grishaj. Federata VATRA dhe gazeta e saj DIELLI shpirtërisht ndodhen pranë Alfonsit, duke i shprehur atij dhe familjes Grishaj ngushëllimet më të thella.

Foto:Kortezi Top Channel qe percolli i pari lajman tragic.

      Siç njoftoi media, aksidenti tragjik ku humbi jetën Eduardi ndodhi mbrëmjen e së Mërkurës, 17 Mars 2021, në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Dajçit”. Një kamion që udhëtonte drejt Lezhës, në të njejtin drejtim me Benzin e Eduardit, ka tentuar të kalojë në anën e djathtë të rrugës, por ka ndodhur përplasja fatale që i mori jetën Eduartit,studiues i njohur dhe përgjegjës i Fondit PIPA në Bibliotekën e Muzeut Historik-Shkodër.

 Komuniteti shqiptar ka pasur rast ta përcjellë studuesin Eduard Grishaj gjatë Simpoziumi Shkencor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, që u organizua me 2018 në Michigan me rastin e Vitit të heroit Kombëtar, ku ai paraqiti kumtesën e tij.

 Tragjedia erdhi pasi Eduardi i kishte mbijetuar një dyluftimi të vështirë me Covid-19.

       Kryetari i Vatres z. Elmi Berisha, Presidenti i Nderit z. Agim Rexhaj,Redaksia e Gazetes Dielli, dega e Vtares ne Michigan, i përcjellin ngushëllimet më të thella Familjes Grishaj në SHBA dhe Shqipëri.

Kryesia e Vatrës, Këshilli i saj, degët dhe të gjithë vatranët ngushëllojnë nënkryetarin e Vatrës z. Alfons Grishaj me familje e miqtë.

Pushoftë në Paqe shpirti i Eduard Grishaj!

Filed Under: Opinion Tagged With: Eduard Grishaj, nderroi jete

NË KËRKIM TË FJALËS SË URTË

March 16, 2021 by dgreca

Nga Anton Çefa */ DIELLI/

Me nji shkallë që m’çon jashtë kohe/

Ngjitem shtat fill mbi qiell/

Në kërkim të Fjalës së urtë,/

U ngjall apo s’u ngjall/

Umbru apo s’u mbru ai brumë i urtë i fjalës/

E zbres shtat pash nën dhé, e zbres e ngjitem/

Në kërkim të fjalës së urtë/

E zbres e ngjitem në nji shkallë qim’çon jashtë kohe,/

Po fjalën e urtë nuk e shqipton askush,/

Fjalën e urtë që dhemb në gjoks/

E therë mendimin, atë ma të fismin/

E therë mendimin e plagës që lëngon mu n’zemër/

Të tokës sonë./

A thue nga alkimi e kohës së pakohë,

E asaj kohe të çmendun

I ka humbë pesha urtisë së gurtë të fjalës,

A thue nga alkimi e kohës së pakohë

I ka humbë pesha gurit t’urtisë së malit ?

²

Ju orakuj qi më rrini

Te kambët e kohës sonë të çoroditun

E më flisni me zaKasandre pa pushim

E shpallni me zhurmë e bujë

Se fruti i urtë i fjalës ka ra

Siç bie njifrut i kalbun nga degë e pemës

Se guri nuk qenka ma i randë n’ vend të vet

E ai nuk qenka i randë as në dhé të huej.

Shporrnju u tham, si EdgardPoe dikur korbit të zi,

Mbi bustin borë të bardhë të Palladë Atenës,

Shporrnju nga busti i bardhë ifjalës e i kohës.

Po rishtas zani i tyne, ai zaKasandre

Gjimonkërcnues e ndjell kumbonët e vdekjes

E kumbonët bien në nji anë përzishëm

Përzishëm bien për vdekje të fjalës së urtë

Që ra e bie nga pema si frut i kalbun.

Kur unë në zgrip të fjalës sime, mu në zgrip

Pres se po bie nga pema frut i pjekun

I fjalës së urtë, i fjalës së ringjalljes

Për ty, o toka ime e djegun.

A thue nga alkimi e kohës së pakohë

I ka humbë pesha gurit të urtisë së fjalës

I ka humbë pesha gurit të urtisë së malit?

²

Ju orakuj qi shpallni me zhurmë e bujë

Se s’ka ma peshë urtia e gurtë e fjalës,

Nuk mbin ma bar mendimi t’pjekun

E thahet bima e fisme e fjalës

E urta bimë e fjalës.

Shporrnju prej vargut tim, shporrnju qëkëtej

 E qafën thefshi në kapërcyell të shtegut të lig të kohës,

Se mue urtinë e fjalës ma mësoi nji plak i bardhë

Me dy kokrra gruni në çdo qelizë të fjalës.

“Ç’do komb, – thaai, – shkon udhës së kalvarit

E zbret e ngjitet prapë, Sizif mundimesh të pathana,

çohet e rrxohet golgotave të kohëve

E atje pret kryqzimin e mbas çdo kryqzimi

Vjen fjala e urtë e ngjalljes, bekimi urtëi saj.

Kështu edhe për ty, o Toka ime e djegun,

O toka ime e idhtë, o toka ime e ambël,

Do të rritet nji ditë bima e urtë e ngjalljes,

Bima e urtë e jetës.

II

Si Sizifi, deri në zgrip të fjalës shkoj

Me torbën randue me ranën e mendimeve

Me torbën e randë sa guri i Sizifit

Që nji lugat i zi e trazon papra.

Deri në zgrip të fjalës shkoj e me Sizifin

Kaptoj errësinat e këtejme e të përtejme,

E prapë më rrokulliset torba mu në maje

Të kodrës së errtë të heshtjes.

Torba me litanitë e mëdha që jeh u bajnë

Kumonëve që bien përzishëm.

Ka vdekë filani e fisteku.

Thue se ata nuk qenë të vdekun

Mbi rrasë e nen rrasë, mbi gur e nen gur

Mbi dhé e nën dhé të kohës së pakohë.

A thue guri e humb peshën e fjala e urtë kuptimin,

A thue humbet fjala e urtë e farës

Që hodha dikur në zagna fletësh ?

Të gjithë e dinë se guri i randë peshon n’vendt’vet,

Po ne e morëm peshë, e hodhëm tutje tej

E rrokullisem rrëmoreve të mërgimit,

rrëgallave, humnerave të udhëve të pafund.

Në zgrip të fjalës e të heshtjes bana udhë e udhë,

Në zgrip të udhës eca, mu në zgrip

Si bannji fjalë e urtë, nji fjalë e thënë

Për zgripet e kohëve të pakohë,

Kohëve të stihisë që hangrënnandëdjelm

e nandë nuse

E që banë kërdinë e zezë, kërdinë e kuqe

E luftë e murtajë, e zjarr e rrenim,

Stihi e zezë që i hangrinanësnandëdjemtë

Në atë kohë të pakohë, mësyshje e mendimit të çmendur,

Në atë kohë të pakohë kur Kostantini harroi besë e fé

E nuk i hypi revan kalit të besës

E Duruntinës s’i binte ndër mend për vallet.

Në atë kohë fjalën nën gur e lashë,

E gur mbi gur, e gur nën gur

I vuna porta territ e zezonës,

Zezonës së zezë, zezonës së kuqe.

Po atë fjalë të bardhë në gropën e errtë

Ku e pata lanë dikur, e gjeta të urtën,

e gur nën gur e gur mbi gur

ku e pata lanë dikur, e gjeta, të urtën.

E vazhdimisht zbres e ngjitem, ngjitem e zbres

Në nji shkallë që m’çon jashtë kohe,

E shkoj deri te sofra e Zotave që Homeri shtroi n’Iliadë

E ata gërvallen në bankete

E qiell e dhe e shkundin me kangë e britma,

Gajasen së qeshuni e shajnë e grinden

E venën e çojnë me katrova dashtnije e urrejtje,

E nuk pyesin fare përkërcënimet e Zeusit

Dhe fjalën e urtë nuk e thotë askush.

As Zeusi në qiell, as Posejdoni në det

E as Hadi, i plotfuqishmi i zi i territ

Fjalën e urtë që dhemb në gjoks

E ther mendimin, atë ma fisnikun,

Mendimin e shtegut të lirë, që i prinë fjalës së urtë

Askush s’e thotë.

Dhe unë ngjitem e zbres,

e zbres e ngjitem

Në shkallën që më çon jashtë kohe

E zbres e ngjitem, e ngjitem e zbres në kërkim të fjalës së urtë.

Ç’të shoh!Fjalën e urtë kryqzue me gozhda e gjak

Mbi kryq të kohës së pakohë.

*Marrë nga libri i autorit Anton Çefa

“Tinguj e ngjyra Shqipërie”

Filed Under: Opinion Tagged With: Anton Çefa, NË KËRKIM, TË FJALËS SË URTË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 284
  • 285
  • 286
  • 287
  • 288
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT