• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk është gjyq popullor

April 22, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Nuk e di pse e quajnë gjyq popullor këtë punën e Sokol Ballës! Kam që dje që ndjek ngjarjen. Nuk shoh ndonjë protestë shoqate. Nga ato me të drejta të kufizuara. Ndonjë protestë popullore. Çfarë tjetër që mund të konsiderohet protestë. Ka vetëm një luftë të hapur termash midis pengmarrësve të shtypit. Sonte hajde ti në studion time. Nesër vi unë tek ty etj. Dhe kështu për vite. Të gjithë janë me Sokolin. Dhe mire bëjnë. Sepse kanë arsyet e sojit. Të gjithë ia dine njëri-tjetrit. Dhe të gjithë ruajnë nga një video të fshehtë. Shqipëria është bërë kantier videosh. Madje infektoi edhe Kosovën. Kushedi sa mijra të tjera flenë. Presin çastin. 
Problemi është i thjesht. Midis gazetarit dhe Topchanel-it. Nuk po shohim ndonjë gjyq popullor. Populli po bën plane se si të iki. Edhe pse e di që murit me kokë nuk i bihet. Edhe pse e di që do ta kthejnë. Prapë po kërkojnë borxh ca euro. Si e si të ikin.
Duke dashur t’i imponohen këtij televizioni. Pengmarrësit e fjalës së lirë, e kanë kthyer të gjithin në një gjyq popullor. 
Nëse televizioni është populli, mire. Po nuk është kështu. 
1)E para, mos i bëni presion një instucioni të madh si Topchanel. Eshtë një situate e vështirë. Më mire se ju, nuk e di populli, faktin që një media publike ekziston mbi imazhin. Normale që është një vendim marrje e vështirë. Madje nga ato që prek deri ekzistencën. Ky televizion fare mire mund ta uli nesër mbrëma, gazetarin me Kryeministrin. Ndofta i detyruar edhe për shkak të kontratave, privilegje të cilat i gëzoni vetëm ju. Jo njerëzimi i madh shqiptar. Studiot e këtij televizioni janë mësuar me luftë të ashpër mediatike. Por nuk janë mësuar me vendimarrje të tilla. Dhe nëse tregojnë sado pak shenja të institucioneve perëndimore. Mbi vendim marrje të vëshitra, ku konsolidiohet imazhi. Nuk të lini ju pengmarrësit e tij me vrullet dhe parrullat, si gjyqi popullit, pse po gabon Topchanel, do e lejojë apo jo të enjten? etj. Apo një tjetër titull që sapo u anuçua, Rasti Balla dhe eskorta e namusqarve. (Mustafa Nano me turqishten e tij të re.)
Pra nuk është gjyq as kolektiv. Gjyq kolektiv iu bë gushtin e kaluar (2014)atij oficerit në Sarandë. Ndaj mos e devijoni problemin. Nuk ka gjyq popullor. Puna është se në një pikë jeni të gjithë bashkë, tek ekzistenca juaj. Kjo vertetohet sapo u hedh një sy faqeve të para, Jeni vetëm ju. Çfarë thoni ju, ajo ekziston.
2)Paralelisht Topchanel-i mund të jetë duke biseduar me Kryeministrin. Pasi mundet që ky ta bojkotojë emisionin. Se kështu qënka në programin e së enjtes. Sokol Balla përballë Kryeminsitrit. Të dy me histori zhveshjesh. Megjithatë Edi Rama u bë Kryeministër. Ndofta edhe vetë gazetari mund të jetë një bisedim tresh.Dhe është. Dhe do të ketë një vendim marrje. Madje këtu ka në dorë shumë edhe vet Sokoli. Mund ta ndihmojë treshen, mund ta ndihmojë institucionin. 
Një vendim marrje e tillë që gjithkush mund ta quaj të drejtë apo të pa drejtë. Por asesi gjyq popullor.

Filed Under: Opinion Tagged With: gjyq popullor, Ilir Levonja

Përgjigje Peshkopit të Bylysit Astit

April 22, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA*/
I nderuar Peshkop i Bylysit, ASTI!/
Shpatullat e tua janë të vogla që të kundërshtojnë faktet e vërteta për të cilat dhe vetë Zoti përkulet. Ju, Peshkop Asti, po tregohen dinak, ku tjetër reagim dërguat në një media elektronike në Maqedoni, dhe tjetër reagim në gazetën Gazetën DIELLI në SHBA. Ju thoni se ish-Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi nuk ishte anëtar i Vllazërisë të Teologëve ZOI-JETA, por pranoni se ai kishte grindje të vazhdueshme me profesorin e teologjisë z.Anastas Janullatosin. Ju nuk na sqaroni nëse kanë njohje të vjetra Kryepeshkop Anastasi me Mitropolitin Sebastiano, për këtë lidhje janë të interesuar lexuesit dhe jo për ishte apo nuk ishte anëtar Serafimi tek JETA-ZOI.Në shkrimin tim, kam sjellë të dhëna me bazë të shëndoshë, si më poshtë:
Në fund të viteve 1950, Kryepeshkopi, Anastas Janullatosi, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, Mitropoliti Stagon dhe Meteoron, Serafeim Stefanu, Kryepeshkopi i SHBA, Dhimitris Trakattelis, dhe shumë figura të larta kishtare ishin anëtarë të organizatës Vllazëria e Teologëve “JETA”. Në vitin 1960, Kryepeshkopi Anastasio, Mitropoliti i Konicës Sebastiano, u shkëputën si fraksion nga Vllazëria e Teologëve “JETA”, dhe themeluan Vllazërinë e Teologëve “SHPËTIMTARI”. (http://paraekklhsiastikes-organwseis.blogspot.com/2009/10/blog-post_23.html)
Ishte Patriarkana e Stambollit që rehabilitoj disa figura të Vllazërisë së Teologëve “SHPËTIMTARI”, duke ju mundësuar që të bëhen kryepeshkop si: Anastas Janullatosi u dërgua Kryepeshkop në Shqipëri, në SHBA,u emërua Dhimitris, etj. (gazeta greke TO VIMA, 14/05/2000)
Pra, pretendimet e mia ngrihen me burime-citime dhe jo shpifje. Sa për atë që keni shtuar në fund se prof.Anastasi më 1989, si kryetar i Asamblesë të Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit” në San Antonio, Teksas në SHBA, ai ka futur hundët në punët e brendshme të një shteti tjetër, pra në ato vite Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ka bërë shkelje të Kushtetutës së një vendi shtetas i cili jam unë që në lindje, ndërsa Prof. Anastas Janullatos nuk ishte dhe nuk është shtetas. Nga kjo i privohet e drejta e kritikës për zbatimin e Kushtetutës së atyre viteve. Kritikën ndaj Shqipërisë komuniste për mohimin e besimeve fetare, prof. Peshkop, Anastasi e paska bërë me prapavijë karrieriste, me qëllim që ai të propozohej Kryepeshkop i Shqipërisë. Dhe ashtu ndodhi pas një viti Patriarkana e Stambollit e caktoj dhe i dha titullin Mitropolit në mënyrë jodemokratike, pa zgjedhje me votash. Ju e dini shumë mirë se Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Janullatosi nuk ka fituar asnjëherë titujt fetar me meritë si Mitropolit dhe Kryepeshkop. Këtë ju e deklaroni në reagimit tuaj duke thënë: Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit veprën e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për arsye të përvojës së tij të madhe, prestigjit të tij ndërkombëtar dhe shpirtit vetësakrifikues.
E pra, Peshkop i Bylysit, këtë kam shkruar edhe unë që Kryepeshkopi Anastas, i ka titujt e dhuruar nga Patriarkana e Stambollit dhe jo të fituara me vota demokratike. Sa ofendues shkruani për Kryepeshkopin e Shqipërisë: Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit. I drejtoheni në emër sikur ta kishit nëpunësin tuaj dhe jo shef.
Ju, Peshkop Asti, na thoni për biografinë e njohuritë Kryepeshkop Anastasit, por nuk na tregoni që ai ka qenë në shkollën DEA, të oficerave (1952-1954), në Siru, për zbulim dhe kundërzbulim, taktika për Shqipëri. Ai ishte studenti më i shkëlqyer, me inteligjentë të lartë. Për herë të parë ishit Ju Peshkop Asti që hodhët me gjysmë zëri se Anastas Janullatosi, mund të ketë origjinë shqiptare prej 14 shekujsh, e pra, ai e di që unë e di saktë se Kryepeshkopi nga babai është arvanitas dhe nga mëma çame, nga Preveza. Unë si historian dhe publicistë nuk merrem me anën e kulturës së tij greke, por të gjakut-ADN. Do të ishte mirë që Kryepeshkopi të pranonte origjinën e tij, ashtu siç e kanë pranuar Teoforos Pangallos e shumë politikanë të tjerë.
Në përfundim të reagimit tuaj, Ju Peshkop Asti më akuzoni pa fakte sepse fakte nuk keni, por vetëm bëni akuza politike. Kjo është një metodë e vjetër klasike që përdoret për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Prandaj unë ju ftoj në debat publik, në çdo kohë, në çdo vend juve dhe Kryepeshkop Anastasin për të vërtetuar me fakte ato që unë kam botuar ndër vite për biografinë e fshehur të Kryepeshkopit të paftuar, por të imponuar nga koha dhe rrethanat e vështira që kalonte kombi shqiptar në fillim të viteve 1990.
*Historian

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Përgjigje Peshkopit, të Bylysit Astit

Replike-Arben Llalla aludon negativisht ndaj Kryepiskopit Anastas

April 22, 2015 by dgreca

Shkruan:Episkopi i Bylisit, Asti/
Teksti me titull «Njohje të vjetra të Kryepeshkop Anastasios me Mitropolitin Sebastianos» i z. Arben Llalla, që u botua në gazetën tuaj elektronike, dt.19.4.2015, paraqet informacione të pasakta, të gënjeshtërta dhe të ngatërruara.
Shkrimi përpiqet me mënyrë dinake të bëjë lidhje me të dhëna para 60 vjetësh pa lidhje. Biografia e Kryepiskopit Anastas është e njohur botërisht. Kështu konkretisht Kryepiskopi Anastas u largua nga rrethi i Vëllazërisë “ZOI” (“JETA”), në vitin 1963, si dhjakon. Asnjëherë nuk shkoi në Vëllazërinë “SOTIR” (“SHPËTIMTARI”), në të cilën shkoi atëherë arkimandriti Sebastianos. Kryepiskopi Anastas shkoi për studime në Gjermani, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander Fon Humboldt”. U zgjodh profesor i Universitetit të Athinës, shërbeu në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave në Gjenevë dhe u zgjodh në poste të larta të këtij organizmi botëror, ndërsa më vonë u përkushtua në Misionin e Apostullimit Orthodhoks në Afrikën Lindore.
Kryepiskopi i Greqisë, Serafimi, nuk i përkiste Vëllazërisë “ZOI”, përkundrazi mbajti qëndrim armiqësor ndaj kësaj vëllazërie dhe nuk simpatizonte vizionin ekumenik dhe pajtues të Anastasit. Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit veprën e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për arsye të përvojës së tij të madhe, prestigjit të tij ndërkombëtar dhe shpirtit vetësakrifikues.
Me këtë rast, po shtoj edhe një detaj mjaft karakteristik. Në vitin 1989 në Mbledhjen e Përgjithshme të “Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit” në San Antonio, Teksas në SHBA, Anastasi atëherë episkop dhe profesor universiteti, si kryetar i Asamblesë në të cilën merrnin pjesë mbi 700 përfaqësues nga 106 vende të botës, insistonte të përfshihej në mesazhin e këtij Këshilli edhe referimi për Shqipërinë: “Krishti vazhdon të vuajë në shumë vende të botës dhe pret prej nesh përgjigjen konkrete: solidaritet dhe veprim…ndërmjet të tjerave dëgjuam edhe dhimbjen e pazëshme të komuniteteve fetare, të cilave Kushtetuta e vendit u mohon të drejtën e ekzistencës, siç ndodh në Shqipëri”. Këto pra u thanë nga Anastasi, në atë kohë Episkop dhe Profesor Universiteti, në vitin 1989, në kohën e errësirës së përndjekjes ateiste në Shqipëri.
Zoti Llalla për qëllimet e tij të dyshimta përpiqet të aludojë negativisht për ndershmërinë e Kryepiskopit Anastas. Tashmë të gjithë e njohim ofrimin pa interes të dashurisë së tij për çdo popull. E vërteta mbetet e qartë dhe e padyshimtë.

Episkopi i Bylisit, Asti
Tiranë 21.4.2015

Filed Under: Opinion Tagged With: aludon negativisht ndaj, arben llalla, Kryepiskopit Anastas, Replike

Pastrona listat nga maskarenjët…. !

April 19, 2015 by dgreca

DEMASKONI PËRGJEGJËSIT DUKE I DAMKOSUR/
Nga Ramadan Bozhlani/
Periudha heroike kur qeniet kombëtare u shuan në përkushtim, u flijuan, u martirizuan dhe u sakrifikuan duke u mveshur me atributet e heronjëve, dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe ushtarëve për hirë të lirisë është përmbyllur me përfundimin e luftës në Kosovë.
Ata që janë rrekur pas kësaj periudhe ta përfillin frazën “trim pas luftës dhe valltar pas darsmës” tmerrsisht janë të shumtë dhe siç duket kanë hasur në bashkpunim të mirëkuptushëm me hierarkin e komisioneve dhe me personalitetet ushtarake që qëndrojnë në periferi duke dhën deklarata hipokrite. Në këtë marrveshje djallëzore zuri fill çmenduria alla shqiptare që arriti t’i qorrollis krijesat mbi siperfaqe të tokës deri në tronditje. Edhe Frojdin sikur ta kishim zgjuar nga varri vështirë do ta kishte rehabilitimin e kësaj tronditje. Ambiciet e sëmura të tipit shqiptarë nuk paskan limite dhe shkojn deri atje sa që lehtas blihen dhe shiten titujt e lavdishëm të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe ushtarëve për hirë të përfitimeve materiale.
Sistemimi i këtyre kategorive fisnike në lista për t’ju dorzuar në mënyrë solemne memories historike ishte akt i vonushëm por edhe në këtë kohë dorzohen me përbaltje,cenime,fyerje dhe ofendime deri në marrëzi fatale.
Kjo vones paska pasur një arsyeje skandaloze të fryhen listat sa të jet e mundur dhe ma do mendja se këtë trimëri e kanë pasur vetëm ata që thirrën në emrin e luftës për ta bërë këtë menaxhim të skrupullt.
Të jesh i pajisur me meritat e luftës nuk do të thotë të jesh kaq i priviligjuar sa që t’i pagëzosh të tjerët me epitetet fisnike: dëshmor, veteran, invalid dhe ushtar.
Ja çfarë keni bërë me këtë proces manipulues keni hedhur mjegullnaj e dyshime në këto lista sa që në prespektiv do të gjykoheni edhe ju se keni hyrë në këtë list duke i bler titujt e lavdishëm. Shenjtëris së këtyre listave është dashur t’ju shndërroheni në gardian madje në gladiator por ju patët kurajon të shkelni edhe mbi krenarin superiore kombëtare pjesë e të cilës keni qenë edhe ju por me këtë veprim u çveshët nga meritat me të cilat u mveshët gjatë luftës.
Prirjet e shëmtuara të shqiptarve e bën këtë popull të ndershëm të ndjehet i turpruar dhe i fyer rënd para të tjerëve por mos harroni se populli shqiptarë atdhedashurin nuk e ka të verbuar deri në atë shkallë ku të bëhen në syt e tij pazare poshtruse dhe të ju shitet sapuni për qebap.
Në emër të popullit kërkoj protesta para Organizatava të Veteranëve të Luftës së UÇK-së me pankarta “pastrona listat nga maskarenjët”,”demaskoni përgjegjësit duke i damkosur”. Nëse Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk çliroheni nga kjo përgjegjësi atëherë përmes heshtjes e kuptojm ujdin e tyre me këtë manipulim të pamoralshëm i cili e tërheq mallkimin e brezave që do vinjne.
Për ata që ngarendën të bëhen pjesë e këtyre listave me pretendimin që ta përfitojnë perjetësinë ua konfirmoj realizimin e synimit me mallkimin e përjetshëm.

Filed Under: Opinion Tagged With: nga maskarenjte, pastroni listat, Ramadan Bozhlani

PSE SHATNTAZHON OR MIK ?

April 19, 2015 by dgreca

Opinion nga Fahri XHARRA/
“Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk mund të vihet në dyshim”, tha Rama gjatë një interviste për “Klan Kosova”. “Pyetja është si do të ndodhë. Do të ndodhë në kontekstin e BE-së si një proces natyral dhe i kuptueshëm nga të gjitha apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së.”
Duke kritikuar ngurrimin e BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Rama tha se blloku duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe “të kërkojë që Ballkani të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur”. “Më pas, sigurisht, që të gjithë etnitë e Ballkanit do të jenë së bashku pa nevojën për të vendosur kufij”, u shpreh ai. (http://www.shekulli.com.al/
Pas kësaj deklarate pasuan shumë e shumç reagime dhe arrijti aq largë paniku ndër serbë, sa që; “Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi. Nota e protestës ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës për bashkimin kombëtar, që ky i fundit i bëri gjatë qëndrimit në Ulqin. “Sjellja e Ramës është e papranueshme. Ai po vijon serinë e provokimeve”, thuhet në letrën e shtetit serb.Sipas tyre, kjo deklaratë cënon marrëdhënien midis dy shteteve dhe pikëpamjet e Ramës janë të papranueshme.
Por më i zhurmëshmi është Kastriot Myftaraj në mënyrën e tij prej kontraversi dhe konspirativi i cili këte “ dëshirë të shqiptarëve për bashkim në Europë “ e sulmon ndryshe dhe në stilin e tij ka filluar shantazhimin e Kosovës. Një luftë speciale me qëllime shumë të fëlliqta.
Unë i zgjodha vetë disa nga titujt e tij të fundit , me te cilët shihet se ai është në shërbim të dikujt. E imja nuk është që ta gjej se për kë . “ ai rrah ujë në havan “ por nuk është e ndershme.
Në këtë kohë të frustrimeve të përgjithshme të popullin shqiptar , ai ia shton edhe do “telashe” tjera aspak të nevojshme , bile të denuaeshme nga opinioni..
Për kë punon Kastrioti apo është i prirur për kotraversitet nga vetë natyra e tij? E kisha dëshiruar të dytën.
Por me çfarë dhemshurije ankohet për dhjetë shiptarët e Kosovës që sipas tij , Shqipërinë e paskan pasë “çitur në gjunj “ :
1.((Publicisti e analisti konspirativ dhe kontrovers nga Shqipëria, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka përmendur dhjetë shqiptarë të Kosovës të cilët, sipas tij, i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë gjatë një shekulli të ekzistencës si shtet. Listën e tij e përbëjnë: Cena (Hysen) beg Kryeziu, Kadri Lutfulla, Elhami Nimani, Ramadan Çitaku, Xhafer Spahiu, Xherdan Shaqiri, Rexhep Qosja, Zana Xhuka, Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj.( http://www.telegrafi.com/lajme/kastriot-myftaraj-10-shqiptaret-e-kosoves-qe-kane-demtuar-shqiperine ))
Brenga e tij më e madhe tani na doli se asnjë qytet i Shqipërisë nuk paska qenë më rrëmihës se sa Gjakova , e cila ia paska pasë dhënë të mbrapshtën historike Shqipërisë”
2.((Gjakovarët në themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë
Asnjë qytet i Shqipërisë nuk ka pasur aq peshë sa Gjakova në ngjarjen e cila përcaktoi një kthesë afatgjatë në historinë e Shqipërisë, që është themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) në nëntor 1941. ( K. Myftaraj https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj))
Por më qesharakja është analiza në mënyrë agatakristi e Pilivesës ( dronit ) mbi Beograd. Pse mu tani .? Sepse do të vendoset për tri pikëshin e lojës së Shqipërisë me Serbinë.
Kastrioti shkon aq largë sa qe e merr nismën për mbrojtjen publike nga poshtërimi që ia paska bër Pilivesa me hartën e shqipërisë etnike , Republikës së Shqipërisë. “
3.(( Kastriot Myftaraj e dergon në Gjykatë Ballistin –Kallzues: Kastriot Myftaraj, i dtl. 1966, vendlindja Korçë, vendbanimi Tiranë
I kallzuar: Ismail Morinaj (Ballist Morina), i biri i Xhemalit dhe Hyrijes, i dtl. 30 shtator 1982, vendlindja Shikaj Kukës, vendbanimi Tiranë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
OBJEKTI: Kallzimi penal konsiston në këto vepra penale:
1) “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga Neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 2) )“Provokimi i luftës”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.( http://www.tetovasot.com/2015/04/kastriot-myftaraj-e-dergon-ne-gjykate-ballistin-dokument/ ))
E morra e dhe një shkrim bombastik të Kastriotit , për “spiunin” e Serbisë, por kësaj rradhe në këtë shkrim ai shpifet edhe ndaj historisë dhe të kaluarës shqiptare”
Ai shkruan: “E kam thënë se shërbimet inteligjente serbe me operacionin e dronit me banner në ndeshjen Serbi-Shqipëri kishin një qëllim të shumëfishtë. Një nga qëllimet ishte që të dublohej flamuri kombëtar shqiptar ai kuqezi. Serbët, të cilët vetë praktikisht nuk kanë një flamur kombëtar historik, se këtë flamur që kanë sot e kanë krijuar në shekullin XIX, ua kanë zili shqiptarëve flamurin historik, flamurin e Skënderbeut. Prandaj serbët në ndeshjen Serbi-Shqipëri sajuan shfaqjen me dron të një banneri të cilin e quajtën “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”, duke nënkuptuar me këtë “Flamuri i Shqipërisë Etnike” “ dhe vazhdon:
“Pra, një tjetër na qenka flamuri kombëtar shqiptar, është edhe flamuri i shtetit shqiptar, dhe një tjetër është flamuri i Shqipërisë Etnike që është flamuri i zi i dronit, me hartën e Shqipërisë Etnike ku gjendet edhe Sanxhaku të cilin nuk e kanë kërkuar në 1912 Ismail Qemali dhe Isa Boletini, kur shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Askush nuk e nënshkroi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si përfaqësues i Sanxhakut. Data 28 nëntor 1912 dhe portretet e dy etërve themelues të shtetit qenë vendosur në banner për të kompromentuar aspiratën historike të Shqipërisë Etnike e cila u zyrtarizua me hartën me kufijtë e Shqipërisë që Ismail Qemali dhe Isa Boletini i dërguan Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, që ishte mbledhur për të përcaktuar kufijtë. :
4 .(O shqiptarë, kuptoni se Ismail (Ballist) Morinaj nuk iu bëri krenarë, por bizar (Gazeta Standard)
E kam vetëm një për t`iu përgjegjur: -.”Një vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë në rris territoret e vete mu në tokat e shqiptarëve .Ajo kohë shenohet dhe mbahet në mend edhe për dhunën , vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja dhe zhvendosja e populates vendase shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave.
Me anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit boshnjak” për tokat dhe “popullsinë boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet . ( BOŠNJACI U CRNOJ GORI Autori:Osman Destanović & Adnan Koljindar ) e që nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe edhe përvetësim i asaj pak popullate shqiptare me konfesion musliman që ende jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi . ( F.Xharra “Cilët na qenkan “boshnjakët“ e Malit të Zi ? )
Autoret boshnjak iu sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë së Madhe” ( etnike) ( shikoje hartën)
Për përfundim “Mendjen, sot për sot nuk e kemi t’ua zgjasim as dorën. Qafën le ta thejnë “hallallët” në përrua!… Histori… Dita e Nesërme u takon shqiptarëve. Shkaku, se: shqiptarët të gjithë popujt i bënë shtete, e veten e lanë pas dore copë-copë nëpër shekuj…
Koha është: sot o kurrë, shqiptarët ta shpallin Shqipërinë Etnike…( K.Çeliku)”
Fahri Xharra,18.04.15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, shantazhi i Kastriot Myftaraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 669
  • 670
  • 671
  • 672
  • 673
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT