• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NË NJË DORË KAZMEN… NË TJETRËN PUSHKEN !”

April 6, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/*
HAPNI DOSJET!/
■Plot 70 vjetë një porosi: “Në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën!”/
Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKSh (PPSh), në direktivat e saja që jepte dhe që dokumentohen në “veprat” e tradhëtarëve anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, që drejtonin partinë, shtetin e sigurimin nga 1943 – 1944, bazoheshin në parullen komuniste që po vazhdon edhe në ditët tona: “Në një dorë kazmen dhe në tjetrën pushkën!”…
■Dokumentat vertetojnë se në 1944 në Shqipninë e Jugut “pushteti popullor” filloi me vue atje thëmelet me kazmen e vet simbas porosive të shovenistëve jugosllavë. Aty ku ndeshte ndër “gurë” ase kundershtarë “reaksionarë”, ishte në doren tjetër pushka që me porosi të “shokut” Enver, do të shkrepej vetem në një drejtim edhe ky i percaktuem prej po atyne, po që “tani ne ishim një…”: “Armiqëve plumbin ballit!”
■Mendimi i malazezëve të 1912 per pushtimin e Shkodres, ishte “vjetrue”. Erdhi koha që në 1944 gjithë Shqipnia u ba pronë e Jugosllavisë komuniste të Titos, i cili u tregue jo vetem “bolshevik i dashur” me udhëheqësit tanë, po edhe një “mësonjës i përkushtuar” për perdorimin e pushkës në nënshtrimin e Popullit Shqiptar të Maleve të Veriut, dhe si një “mik shekullor” i Trojeve Shqiptare, ua vuni kazmën virtyteve të Tyne, tue i vra dhe dhunue zakonet e Kanunin deri në shperbamjen e Tyne Atdhetare, kulturore e fetare.
■Piksynimi i parë kje nënshtrimi me dhunë i Atyne Trojeve, tue vra “Krenët e Maleve dhe kufomat e tyre, dyke i hedhur në prroska…”, tue i vjedhë dhe plaçkitë gjanë e gjallë, tue i detyrue me ikë ndër shpella… ndersa, në darkë brigadat e ndjekjes tue ngranë e tue u ngopë me raki e venë nder sofrat e tyne, të mbetuna pa Burra… E tue këndue “këngët” e veta partizane: “Gegëve me u …nënën…!” Plotsisht e besueshme pa kenë nevoja me hapë asnjë Dosje, përderisa sot malësori i bastardhuem i Atyne Trojeve, flet “toskërisht”.
Janë pikrisht “ata dijetarë”, që nuk kanë fare nevojë per gjuhën e Nanës së vet!
■Kanë kalue 25 vjetë që Shkrimtari i Kombit Shqiptar At Gjergj Fishta OFM, Frati i Madh dhe i Pavdekshem i Gjuhës Shqipe Gegënishte, që i dhuroi Atdheut të Vet gjanë ma të Shenjtën në Kongresin e Manastirit Alfabetin e Gjuhës sonë, dhe perjetsoi edhe identitetin tonë kombtar me “Lahutën e Malësisë”, në të gjitha shtetet ma të zhvillueme të Europës Perëndimore e Lindore, dhe ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me datën 13 Qershor 1913 në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Shkodres, tue i ba edhe leksione per Shtetin Shqiptar Europjan, mu nga podiumi i Lidhjes së Kombëve, pikrisht atyne, që na kishin coptue e sakatue, po edhe tue i tregue se:

“O Skënderbe Kastrioti! O rrufe mizore!
Serbjani i mnishëm, po, ke votra pështetë,
Nipave t’ vet u flet në lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut mpitë nën shpatë t’ ka mbetë:
Por nipat tu n’ Shqipni sot ndër mësojtore,
(Ku gjuha shqipe hyn si fëmijë i gjetun…)
As emni, ndoshta, nuk e din si t’ quhet;
Pse tjerë fatosa aty me nxanë u duhet…”
(At Gj. Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nandor 1913, fq. 38)
■E them me keqardhje po, me bindje të plotë se sot:
“Shkollat Shqiptare pa Lahutën e Malësisë, janë si mejtepet e kohës së Turqisë!..”
***
■HAPNI DOSJET !
Një person “anonim” më pyet: Kur do të shkruej per Dosjet e të persekutuemëve politik?
Nuk besoj se e ka fjalën per Klerikët Katolik të masakruem, mbasi besoj i ka lexue disa nga thanjet e Tyne kur ishin mbi stomin e gropave ku do të kalbeshin mbas pushkatimit.
Sikur të hapeshin Dosjet e Deputetëve dhe Pushtetarëve të para 1944, të dënuem në vitin 1946, atëherë Shqiptarët, do të banin krahasimin e Atyne që i sherbyen “fashizmit” me ata të komunizmit, dhe nuk dij sesi do ti bahej sot halli Historisë së Shqipnisë dhe historianëve tanë, që me siguri as nuk i ka shkue mendja se u vjen kjo ditë ndonjëherë!
■Në se vazhdoni me gënjeshtra si në të gjitha premtimet tua z. deputet, e nuk ju pelqen me hapë Dosjet e kriminelave, mbasi bijtë e tyne sot po qeverisin Shqipninë, atëherë hapni Dosjet e intelektualëve të edukuem dhe të formuem në Universitetet e Europës Perëndimore, para 1944… Filloni me ke të dishroni Ju, po deshët, edhe me njerëzit tanë.
■Jam i sigurtë se ata Dosje, ia nxjerrin ngjyren pushtetarëve të sotem të korruptuem pa kenë nevoja me ba komente. Merrni po deshët Dosjen e Prof. Filip Fishtës, i arrestuem në vitin 1945, dhe i veshun me të gjitha akuzat e kohës, tue fillue nga etiketa “fashist”!
■Prof. Filip Fishta: “Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”. Prof. Filipi ka lé në Shkodër në vitin 1904. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të naltat i përfundoi në Beograd për gjuhësi. Ka kenë doktor i shkencave filologjike dhe prof. në Universitetin e Sorbonne-s në Francë. Qysh i ri bashkëpunon me Ndue Palucën, edhe ky figurë e “harrueme”. Në vitin 1933 emnohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-35 vjen në Shkodër dhe në 1938 asht në Tiranë, në Institutin “Nana Mbretneshë”, ku vazhdon me punue deri në mars të vitit 1944. Në mars, emnohët në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim të vitit 1945, ku la disa punime shkencore që nuk i dihet fati!
■Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuem si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar. Deri këtu asgja e jashtëzakonshme. Fillon hetimet para një komisioni hetimor të përbamë nga Frederik Nosi, Mynir Tirana dhe Andrea Jakobini. Cilësohet prej tyne si “njeri që ka kontribue për ardhjen e fashizmit italian dhe se, me artikujt e tij ka shpërnda idetë fashiste anë e kand vendit.” Relacioni asht i shkurtë, me përmbajtje që i rrezikon kokën e profesorit. (Shif Dosjen 7842, Arkivi Min. Mbrend. 1998)
■Rreshti i fundit i deklaratës ishte i mjaftueshëm me provue lidhjet e ngushta të Filipit me fashizmin. Dëshira e italianëve me botue një revistë “Jeta Shqiptare” në Firencë, nën kujdesin e Prof. Filip Fishtës, që nuk u hap atje por në Tiranë, ku kanë shkrue prof. Kol Prela, Rebi Alikaj, Injac Ndoja etj. e rreshton Prof. Filip Fishtën, para Trupit Gjykues me datën 11 qershor 1945, për dënim si “kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”.
■Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetar, nën/kol. Bilbil Klosi, antarë Argjir Lipivani dhe Gjylhani Shehu (oficera), prokuror Ismail Çaushi dhe sekretar Mustafa Zaja, i jep Filipit dënimin e “merituar”, 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.
■Cila ishte “pasuria” e Profesorit?
“Një raft me libra, një shtrat, një dyshek dhe dy batania. Një lagen, një tavolinë me dy karriga. Një sahat xhepi dhe një stilograf” (simbas proçes-verbalit të ruejtun ne arkiv). Komisioni i shtetizimit të “pasurisë” shkoi tek shtëpia ku banonte me qera profesori me një kamion të madh, por nuk pat me shka me u mbushë, përveç policëve që solli me vete dhe i këthej prap në Sigurimin e shtetit të Tiranës…
■Ku bazohej akuza? – Prof. Filip Fishta ka shkrue tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” …
■Unë mora një shembull ku vlera e hapjes së Dosjes mbështetet tek mbrojtja e Avokatit:
Avokati i nderuem në mbrojtjen e tij me datën 13 qershor 1945, per këte intelektual thotë: ■“Filip Fishta është një person me kulturë të lartë, gjë që e bën të besueshme se nuk mund të bëhet vegël e okupatorit në vendin e tij… Edukoi rininë shqiptare dhe këtë qëllim të tij, me krenari duhet të pohojmë se e ka arritur, sëpse, sa e sa breza që i drejtoi, e kujtojnë me mirënjohje e dashuri të sinqertë.
… Por, nuk mund të akuzohen nëpunësit e asaj kohe, si vegla të okupatorit, sëpse ata nuk kanë pasë një qëllim të tillë, dhe nuk kanë bërë ndonjë veprim kundër popullit shqiptar, ashtu si edhe Filip Fishta, ka kryer vepra kundër shqiptarëve, duke pranuar një revistë kulturore dhe për më tepër shqiptare….Po të ishte me të vërtetë një vegël, sigurisht, do të ngarkohej me ofice politike ose të paktën administrative të larta, mbasi ishte me kulturë dhe me zotësi të rrallë, pra, mospërfitimi nga italianët në kohën e pushtimit të tyre është prova më e gjallë se ky nuk ka qenë vegël e tyre.
… Profesori nuk ka propaganduar për fashizmin, por ka vënë në dispozicion të idealeve të Kombit tonë të gjitha fuqitë e veta, kur rraca e jonë shqiptare shuhësh nga shkrimtarë të paskrupull, si artikulli në “Rivista d’Albania”, kundër Cordignanos me 1941.
Artikulli titullohet “Shqipnia jonë”…
Ka mbrojtë në programe mositalianizimin e shkollës sonë kombëtare.
Filip Fishta ka pasuruar kulturën shqiptare me shkrimet e tija të cilat janë aq të vlefëshme dhe të çmueshme, sa është e madhe vobegsia e jonë letrare.
Nga ana tjetër, si mund të bëhët vegël informator një shkenctar, që gjithë jetën e tij e ka dedikuar në librat e kulturës, në mbrojtje të idealeve kombëtare?
Kërkoj që të merrën si shkaqe lehtësuese veprimet kombëtare.”
■Avokat Kol Dhimitri d.v. Tiranë…1945.
***
■Mbrojtjet e këtyne Burrave nuk i pranonte “drejtësia komuniste”, prandej, ka vra dhe burgosë Dr. Avokatët e Nderuem: Muzafer Pipa, Paulin Pali, Ndrekë Kakarriqi, Zef e Baltasar Bennussi, Karlo Çoba etj., derisa nxori jashta ligjit mbrojtjen e avokatit.
■E sot, një grumbull pasuesish të vepres së vet 70 vjeçare si “dr…prof…akademikë e juristë”, me dekorata e tituj të tjerë, vazhdojnë nen masken “rilindja demokratike”:
“Historia harrohet – kultura shkatrrohet – identiteti dhunohet..!”, fatkeqsisht, po ecin në gjurmët e “realizmit socialist” edhe mbas 25 vjetësh të deshtimit të plotë të përpjekjeve 70 vjeçare të parullës së tyne komuniste “Në një dorë kazmen dhe në tjetren pushken”…
■Qellimi i tyne mbetet ai i para 70 vjetëve: “Antiatdhetarizmi dhe antikultura Europjane Perëndimore Përparimtare!”, “parime antishqiptare” me të cilat, klasa politike dhe ajo e vetquejtun “intelektuale”, po vazhdojnë shkatrrimin, kalbëzimin dhe degjenerimin e Virtyteve të Atdhetarizmit të Shqiptarëve, deri në masen e paimagjinueshme të “vlerave pozitive të realizmit socialist” rrenues, edhe nga një pjesë e të përsekutuemëve politik…
■HAPJA E DOSJEVE kthjelltëson qellimin antikombtar e antikulturor 70 vjeçarë!
*Vazhdon Pjesa XI…
Melbourne, Prill 2015.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hapni Dosjet XI, Kazem e pushke, riz Radovani

SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT

April 6, 2015 by dgreca

Shkruan: Rasim Bebo-Addison Chikago/
Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin
Amerikan.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se “përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. “Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat.
Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar”, thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në “Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.
Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.
Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, “mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin “Rezolutën Çame”. Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: “Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE … Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik”. (nga gazeta “DITA”)
Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: “Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do t’i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t’i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.”
Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.” Gazeta “DITA” “I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame.”
Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”. Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i…pa varr!” – shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: “67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?… Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën “DITA” se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.
Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. “Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit”. “Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.
“Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit… Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Rasim Bebo Addison Chikago prill 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: rasim bebo, Shpetim Idrizi, TRADHTOI ÇAMËT

PREJARDHJA E SHQIPTAREVE?

April 6, 2015 by dgreca

NGA FAHRI XHARRA/
Do të doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë , në Gjakovë ,pranë kafes italiane, t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetsuese kombëtare ;Prejardhja e shqiptarëve ?
(Kadare : “ Mëngjeset në Kafe Rostand ,faqe 172,; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )

Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleqë?

”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.
– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”

Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët , ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim , se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).
“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe.Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimine porositur Zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e then teorinë serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nese ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhe në një disertacion shkencor . Ik ore , ik!
Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis Bukuroca )
Për realizimin e kësaj teme , pranë kafësë zezë italiane u sherbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për mua : Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh)Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte tradhëtarët shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të muslimanëve shqiptarë të Kosovës. Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtjenxitjes dhe histerisë kundër muslimanëve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje. Këtë e bëjmë për t’a lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë popullorë muslimanë që t’i këndojnë Kur’an dhe t’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.
Dhe këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajne ” Katoliku fanatik Fahri Xharra, një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse shqiptare.

06.04.15, Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, prejardhja, turko arabe

Integriteti, personaliteti, respekti dhe karakteri i njeriut!

April 6, 2015 by dgreca

Opinion Nga Faik KRASNIQI/
Sot çmojmë fort njerëzit me integritet (që kanë integritet). Njeriun me integritet duan të gjithë ta kenë në familje, ta kenë komshi, ta punësojnë (së paku në kërkesën formale), ta kenë mik e bashkëqytetar. Por integriteti ka nevojë për dy shtylla të forta e jo të lehta për t’u pasur. E para është ajo që na shkon në mendje sapo përmendet shprehja “me integritet”: karakteri dhe ndershmëria. Shpesh e mbyllim këtu arsyetimin e të qenit me integritet. Por kjo nuk mjafton. Veç ndershmërisë duhet edhe dija. Ndershmëria dhe karakteri janë virtyte vetëm kur i fusin krahun dijes!

Çfarë është personaliteti?

Personaliteti mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi. Fjala “personalitet” rrjedh nga latinishtja personalitet, që do të thotë maskë. Në mënyrë domethënëse, në teatër e Latine-flet botën e lashtë, maskë nuk është përdorur si një mjet komplot për të fshehur identitetin e një karakteri, por më tepër ishte një konventë të punësuar për të përfaqësuar ose typify që karakteri.
Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës. Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori.

Çfarë është respekti?

Të jetosh në harmoni me të gjitha qeniet dhe objektet, pa qenë nevoja të bësh vlerësime pozitive. E keqja është e keqe dhe e mira është e mirë. Duke jetuar në harmoni me to i ke respektuar të dyja. Psh. Armiku që na dëmton është sinonim i të keqes, megjithatë duke harmonizuar veprimet dhe sjelljen tonë për kundrejt rrezikshmërisë së tij ne shfaqim respekt. Si të tillë ne i imponojmë respekt edhe armikut. Kur armiku nuk na respekton, atëherë ky është një tregues se ne kemi rënë moralisht dhe kemi humbur harmoninë me botën që na rrethon. Këtu më vjen ndërmend lufta athino-peloponese ku spartanët edhe pse dolën fitimtarë e respektuan armikun e tyre duke mos e asgjësuar atë krejtësisht.
Qytetshteti i Athinës e humbi përfundimisht luftën, lavdinë dhe prosperitetin e saj me 4o4 vjet para erës sonë, dhe mbas kësaj s’e mori më kurrë veten as lavdinë e dikurshme, por mund të kishte pësuar të njëjtin fat që pësoi Troja. Lakedhemonët (spartanët) i respektonin armiqtë ndaj dhe nuk i asgjësonin(shfarosnin) totalisht ata. Ata thjesht i dobësonin deri në atë masë sa të kishin kontrollin. Kjo njihet historikisht si meritë e tyre.
Kështu që respekti imponon respekt dhe si i tillë mund të bëhet shkas për miqësi të forta dhe të qëndrueshme. Nëse dikush nuk e vlerëson respektin tënd, atëherë kjo është e metë e tij dhe si pasojë ai e humbet vlerën por respekti për ekzistencën e tij si qenie qoftë edhe plot të meta qëndron por i kushtëzuar nga rethanat vetëmbrojtëse. Ajo e fundit “shpirtin ta qis” është shumë e ashpër dhe mizore dhe është barabartë me shfaqen e një të mete gjykimi të ashpër që veprimi i tij zbuloi tek karakteri apo qëndrimi yt. Respekt do të thotë ekuilibrim dhe harmoni me botën dhe qeniet që na rrethojnë. Psh. gjarpri dhe krokodili nuk bëhen kurrë miq, por respekti ynë për ta si qenie është detyrim moral ndaj botës (natyrës) dhe qenieve në përgjithësi. Çdo krijesë dhe qenie ka rolin e saj në jetë dhe botë. Thjesht padituria jonë na bën të pozicionohemi dhe gjykojmë gabim.

Çfarë është karakteri?

Karakteri i njeriut nënkupton veçoritë e tij psiqike (intelektuale dhe morale), sjelljet e tij, të shprehura këto në punë dhe në jetën e përditshme. Me një fjalë mund të thuhet se janë qëndrimet ndaj punës: qëndrim indiferent, përtac, i pakujdesshëm, apo qëndrim entuziast, iniciator, i kujdesshëm. Dhe qëndrimet ndaj njerëzve.
Kurse personaliteti nënkupton veçoritë e tij psiqike, sjelljet e tij, veprimtaritë e tij që e dallojnë atë person nga një tjetër. Për të joshur dikë duhet personalitet. Personalitet moral, intelektual dhe fizik. Një person me personalitet të diskutueshëm nuk mund të josh askënd. Dua të them se kur të tjerët vënë re tek ne se kemi një prirje për t’u dukur, jemi të pandershëm, jemi të pashoqërueshëm (të meta të rënda morale këto) atëherë ata jo që nuk do të na duan por do të na përbuzin. Një femër që ka një humor të gëzuar, rri e lirshme në prani të të tjerëve, ka një ndjenjë sakrifikimi, do të joshë qindra burra edhe nëse nuk është e bukur. Mjafton origjinaliteti. Biles femrat e bukura janë në disavantazh në prani të këtyre femrave. Sepse këto kanë një prirje shumë të fortë për t’u bërë interesante tipike, origjinale. Pra bashkë me këto më tërheqëse. Elementet pozitive të personalitetit janë gjakftohtësia (qetësia), vetëkontrolli i vazhdueshëm, besimi në vetëvete, origjinaliteti, ndjenja e realitetit, shpirti i humorit. Personaliteti nuk mund të fshihet. Nëse ke të meta të tjerët do të ta vënë re. Nëse nuk i ke cilësitë pozitive nuk mundesh t’i shfaqësh në marrëdhënie me njerëzit që të tjerët t’i ndjejnë ato. Napoleoni ja dedikon gjithë madhështinë dhe joshjen e tij faktit se realizoi plotësisht personalitetin e tij. Hitleri për pak sa nuk pushtoi botën sepse ushtronte joshje shumë të forta tek bashkëkombësit e vet, i sundonte ata. Edhe ju mund të fitoni një superioritet të tillë moral, intelektual dhe fizik që kushdo t’ju afrohet ta ndjejë këtë dhe të mos mund t’ju harrojë më kurrë.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Integriteti, personaliteti

SHQIPERIA, NJE STREHE PER ATA QE VUAJN DHE PERNDIQEN

April 6, 2015 by dgreca

Besimtaret ortodokse shqiptare jane teper te shqetesuar me ngjarjet qe po ndodhin ne lindjen e mesme, ngjarje qe po masakrojne jete njerezish, vlera kulturore , prona dhe cdo gje tjeter. Si besimtare te paqes , dashurise dhe harmonise fetare dhe njerzore, kemi pergjegjesi dhe shqetesim. Kisha ortodokse pavarur kombetare shqiptare Shen Maria ne Elbasan mendon se ne shqiptaret mund te afrojne strehe shpirtrore per familjet qe perndiqen dhe po masakrohen ne Lindjen e Mesme pa dallim fetar, per cdo besimtar dhe jo besimtar qe predikon dhe kerkon te jetoje ne dashuri, paqe dhe mirqenie sipas parimeve fetare dhe demokracise njerzore.
Sigurisht nje strehe shpirtrore, ushqimore, fjetjeje dhe mbrojtje kerkon infrastrukture te ngritur nga shteti me mbeshtetje te fuqive perendimore.
Revolucioni i zi, anarkist dhe terrorist, i mbeshtetur ne metoda te dhunes, krimit, frikes, pasigurise, shkatrrimit, ka rritur kriminalitetin, vjedhjen dhe terrorin ne njerez krejtesisht te pafajshem.
Shohim perdite qe familje pa fund me femije te vegjel, braktisin shtepite, pronat, te afermit duke marre nje rruge drejt vdekjes, drejt urise ne qiell te hapur. Me te drejte theme se zoti na ka bekuar qe ne jemi jashte kesaj masakre, por, Ai na meson se duhet te kujdesemi per njeri tjetrin. Ne kemi vete probleme me varferine, strehimin dhe gjera te tjera por, kjo nuk na e largon shpirtin human dhe njerezor qe na karakterizon.
Ne jemi nje vend i vogel si territor dhe popullsi, kapacitete tona jane modeste qe duhet ti veme ne veprim me ndihmen e nderkombetareve. E kemi treguar nje shembull ne vitin 1999 me vellezerit tane te Kosoves. Shqiperia ka biznesmene te fuqishem dhe te mesem qe pekohesisht mund te afrojne strehe dhe ushqim per ata popuj qe sot ndodhen ne kurthin e vdekjes. Shteti shqiptar mund tja dale per nje gadishmeri modeste per tu bere shembull dhe vendeve gjigande te mesdheut dhe perendimit.
Njerzit po mbyten ne mesdhe ne emer te jetes dhe lirise. Vetem mund ti shohim? Grate dhe vajzat po perdhunohen dhe martohen me zor dhe ne, vetem mund ti shohim? Femijet po shfrytezohen per qellime terroriste, ne vetem mund ti shohim? Semundjet dhe urija po mbjell vdekje, ne vetem mund ti shohim? Shkatrrohen banese, prona, vlera kulturore, ne vetem mund ti shohim? Jo. Zoti u qofte prane ketyre njerezve. Te mos harrojme se zoti ka besimtaret e tije qe ne asnje menyre nuk duhet te rrine indiferente. Ne ne cdo meshe, lutemi per jetet e humbura ne agoni, frike dhe padrejtesi. Lutemi qe mendjet e nxeta, qe sot perdoren dhe politikisht te ndalin mendjen kriminale dhe te respektojne jeten e njerzve. Askush nuk ka te drejte te beje krim dhe cnderim ne emer te Zotit. Eshte spekullim skandaloz dhe semundje psikike e delirit egoist, qe i drejton keta anarshiste te ngjashem me nje revolucion te zi dhe vdekje prures.
Mungesa e dashurise, mungesa e respektit, mungesa e kushteve njerzore per jetese dhe sidomos mungesa e besimit te vertete sjell si pasoje, ligesi, injorance, dhune, krim, anti besim, anti dashuri, anti respekt, racizem dhe sidomos zhdukjen e njeriut human.
Ne lutemi qe Pashket Ortodokse se bashku me ngjalljen e Jezu Krishtit te jene dhe fillimi i nje paqe ne lindjen e mesme. Dhe ne kishen Shen Mari Elbasan, aty ku ndodhet dhe busti i kryepeshkopit te pare shqiptar im zot Fan Noli. Kryepeshkop i cili do te mbetet ylli polar i kishes ortodokse pavarur kombetare shqiptare, ne do te lutemi dhe per paqe ne lindjen e mesme.
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE
ATE NIKOLLA MARKU

Filed Under: Opinion Tagged With: AT Nikolla Marku, shqiperia, strehe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 673
  • 674
  • 675
  • 676
  • 677
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT