• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kurti në Paris: Projekti i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve ka dështuar

November 11, 2023 by s p

B. H. | RTKlive/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se projekti i ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ka pranuar se ideja nuk ka vdekur ende.

Ai gjatë diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” në Forumin e Paqes në Paris, ka thënë se ashtu siç Moska nuk është e lumtur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, po ashtu edhe Beogradi nuk ka qenë aq i lumtur me shpërbërjen e Jugosllavisë, ndonëse në fakt vet e ka shkaktuar një gjë të tillë.

“Tani jetojmë në një epokë ku ky projekti i këmbimit të territoreve ka dështuar. Por besoj që ideja nuk ka vdekur ende dhe shoh se kudo që takohem dëgjoj presidentin e Serbisë që angazhohet për një gjë të tillë sepse fantazia mund të mos jetë reale, por e kushtëzon të menduarit dhe sjelljen apo veprimtarinë e palëve”, ka theksuar Kurti.

Ai më tej ka thënë se “njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim të territoreve është shumë e vështirë të braktisin këtë nostalgji e këtë trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishte demokratike e evropiane.

“Ky projekti i këmbimeve të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, nga një nga pararendësit e mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritar që flasin për popullin si familje e tyre e për territoret e shteteve sikur të ishin prona të tyre. Kjo ka pasur një lloj shije monarkie që nuk ekiston më, por përkundër dështimit të projektit si të tillë, më duhet ta pranoj se ideja ekziston ende, mirëpo pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, ka nënvizuar Kurti.

Kurti: Terroristët e sulmit të 24 shtatorit janë të lirë në Beograd

Kryeministri Albin Kurti gjatë diskutimit “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” në Forumin e Paqes në Paris, ka përmendur agresionin e Serbisë përmes grupeve terroriste e paramilitare më 24 shtator, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Para më pak se 2 muaj patëm një lloj agresioni nga një grup terrorist paramilitarë, ku është vrarë një polic i Kosovës. Sigurisht ky grup i mbështetur nga Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të një mase më të madhe, si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë, pasi kemi 48 baza ushtarake serbe afër kufijve tanë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se shumica dërrmuese e sulmuesve të këtij akti terrorist janë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e atij grupi, Milan Radoijiçiq.

“Për sigurinë e vendit tonë duhet të merremi me këto grupe që duan të jenë si Wagneri, që duan të shkaktojnë destabilizim, dhe njëkohësisht duhet të fokusohemi në situatën gjeopolitike ku nuk kemi alternativë sepse nuk duam të kemi alternativë përpos BE-së dhe NATO-s, por ka vende që mendojnë dhe bëjnë tjetër ndryshe”, ka shtuar kryeministri.

Ai ka thënë se është e qartë që Federatës Ruse i kanë pëlqyer shumë këto akte për destabilizim në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

“Në secilin konflikt me të cilin ballafaqohemi sot, Rusia e Irani nuk janë pasiv. Këto luftrat hibride nuk kanë kufizim tokash, kudo ku shohim konflikt të ri, ka disa superfuqi që duan ta shohin atë konflikt në flakë dhe investojnë që ai të zgjasë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri Kurti sot paraqitet në panelin e Forumit të Paqes në Paris

Në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris, duke filluar prej orës 10:00, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, njofton Kryeministria.

Ky diskutim do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).

Kryeministri Kurti po qëndron në kryeqytetin francez që nga e enjta, ku është pritur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në kuadër të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.

Filed Under: Politike

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier: Draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

November 10, 2023 by s p

Hovenier: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

M. Pasoma / RTKlive

(E përditësuar) Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë se është dhe e kemi shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Por në të vërtetë është vetëm një institucion që mund të marrë përfundimisht vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit apo jo. Kjo është Gjykata Kushtetuese. Siç tha kryeministri Kurti të premten në Kuvend, një nga dispozitat e këtij draftstatuti është që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë atë shqyrtim dhe ta bëjë atë përcaktim para se të hyjë në fuqi. Mendoj se shumë nga këto pyetje dhe komentet pothuajse histerike rreth kushtetutshmërisë së këtij draftstatuti janë të gabuara, sepse është bërë punë e kujdesshme në hartimin e statutit dhe dispozitave në fuqi për të siguruar që i vetmi organ në Kosovë që në fakt ka aftësinë dhe autoritetin për të përcaktuar kushtetutshmërinë e tij, Gjykata Kushtetuese, do të ketë mundësinë ta bëjë këtë përpara se të hyjë në fuqi”, ka theksuar Hovenier.

Lidhur me atë nëse ka ndonjë afat kohor apo kornizë kohore kur Kosova duhet ta dorëzojë këtë statut dhe pse ky dokument po mbahet në fshehtësi, Hovenier u përgjigj: “Këtu nuk ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet e ndjeshme të komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse kushtet e diskrecionit janë më të përshtatshme për arritjen e mirëkuptimeve të përbashkëta dhe avancimin e gjërave. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrëveshjet në dialog, nëse bëhej fjalë për Rambujen, për negociatat për Ahtisaarin, apo gjëra tjera. Ekziston koha kur bëhen gjërat publike e kur duhen konfidencialitet. Në një kohë të përshtatshme publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë drafstatutin. Ajo kohë do të përcaktohet nga një kombinim i përshtatshëm i qeverive dhe Miroslav Lajçakut”.

Tutje ambasadori amerikan ka thënë se nuk është vetëm Asociacioni i cili duhet të zbatohet, por të gjitha obligimet e marra nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i zbatimit në Ohër.

“Nëse lexohen deklaratat e kancelarit gjerman, presidentit francez, kryeministres së Italisë, e më duhet të them është e jashtëzakonshme që këta liderë të lartë evropianë po përfshihen direkt në këtë proces për ta ndihmuar Kosovën të ecë përpara në rrugën evropiane, euroatlantike e të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në të mirë të dy vendeve, e në veçanti të popullit të Kosovës. Ata përdorin fjalët si urgjent, sa më shpejtë të jetë e mundur e gjëra të tilla. Ka urgjencë, ekziston një dëshirë për të parë që të ecët para. Kjo është pjesë e bisedave tona me Qeverinë tash. Nuk ka arsye që Qeveria e Kosovës të mos ecë para me këtë drafstatut. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Ne jemi duke punuar për ta parë atë të realizuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin dhe e as nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve të marra nga Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e zbatimit në Ohër. Pra, kjo është ajo që ne duam të shohim”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se shteti i tij beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe do të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të jetë një shtresë e re e pushtetit.

I pyetur nëse serbëve po ju ofrohet një autonomi, ai është përgjigjur: “Së pari më ka habitur numri i njerëzve që po interpretojnë një drafstatut që nuk e kanë parë. Ky është një truk mjaft mbresëlënës. Dhe në fund të fundit, ata që nuk e kanë parë draftin ndoshta nuk kanë shumë arsye për të dhënë mendimin e tyre. Unë mund të them se çfarë kam thënë më herët. SHBA-ja e beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e pushtetit, pra nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk kuptoj se si mund të keni autonomi në këto rrethana. Nuk e keni. Besoj fuqishëm se ky drafstatut që i është prezantuar Qeverisë së Kosovës i përmbush këto kritere. Siç e thash, përgjegjësia është te Gjykata Kushtetuese për ta vendosur këtë. Në drafstatut, siç e tha kryeministri, ka një dispozitë për të siguruar që ai rishikim të ndodhë dhe të veprohet para se të hyjë në fuqi. Nuk mendoj se kjo është diçka për t’u shqetësuar”.

Filed Under: Politike

Violetta Berisha zgjidhet kryetare e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey

November 8, 2023 by s p

Violetta Berisha zgjidhet kryetare e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey. Prej 7 vitesh ajo mbante postin e Këshilltares Bashkiake në Fairview. Është përfaqësuese e Partisë Demokratike. Mandati është 4 vjet. Violetta Berisha është me origjinë nga Puka, e lindur në Itali dhe e ardhur foshnje 3 muajshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e specializuar në fushën e ekonomisë. Kjo është një arritje e madhe për një femër shqiptare, është sukses historik, është një ditë e shënuar për mërgatën shqiptare në Amerikë.

Filed Under: Politike

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NY KULTIVON TRADITËN

November 7, 2023 by s p

Asllan Bushati/

Emigracioni, kjo plagë e madhe e Kombit Shqiptar, ka sjellë edhe ndryshime te mëdha shoqërore e demografike. Ne e shikojmë si plagë, por mbase është edhe pjesë e globalizimit se dhe popuj e kombe të tjera e kanë këtë problem, ndoshta në përmasa më të vogla. E me gjithë tronditjen që ka sjellë tek ne ky fenomen, edhe atje ku shqiptarët vendosen, përpiqen të lidhen me njeri tjetrin, të ruajnë zakonet e traditat e mira e mundësisht të krijojnë miqësi të formateve të ndryshme brenda komunitetit. Ne nuk jemi të ngurtë në mardhëniet edhe me komunitetet e tjera (qoftë edhe martesat), por ato nën sipërfaqe shpesh bartin një fare ftohtësie. Kurse kur bëhen brenda komunitetit këthehen në një manifestim, me flamuj e banderola, kostume e veshje, këngë, valle e instrumenta muzikore tradicionale. Kjo po bëhet përherë e me shumë ndjesi e bukur në NY, ku është edhe komunitetit më i madh i dekadave të fundit nga të gjitha trojet etnike.

Kështu një pinjollë i Familjes Verzivolli (Bujari), me origjinë nga Dibra e prej tre brezash në Tiranë, vjen të shkollohet në NY, ku njihet e martohet me një vajzë të lindur po në NY (Hidajete), por me prindër nga Tropoja. Vajza e tyre Blerina e lindur, rritur e shkolluar në NY, martohet me një djalë të lindur po në NY (të mirshkolluar të dy) por me prindër nga Kosova. Kjo martesë, këthehet në një ngjarje të bukur për komunitetin, sepse në te marrin pjesë shumë miq e dashamirë, të të dy familjeve, vatranë e personalitete të komunitetit. Por jo vetëm kaq, se krushqit nga Kosova nuk erdhën 11 vetë sipas zakonit të vjetër, por mbi 100. Dhëndërri e shumica e të rinjeve ishin veshur me kostume kombëtare, të moshuarit krejt me plisa të bardhë e në krye prinin flamuri shqiptar kuq e zi dhe ai amerikan. Por edhe dasmorët e vajzës ishin me veshje tradicionale tiranase, matjane, tropoje etj. Me muzikë nga të gjitha trevat shqiptare e në prani të dasmorve të shumtë, kurorëzohet me martese Blerina me Shkumbinin (dy emra mirfilltas shqiptar), vajza me veshje tiranase e djali me veshje kombëtare kosovare. Gjë shumë e bukur. Madje për ata edhe shishet e verës e rakisë ishin personalizuar me një foto të bukur të të dy të rinjve.

Këtë lloji respekti për traditën e kishim shijuar edhe më parë mbrekullisht në dasmën e djalit (të ndjerit Dalip Greca) nga Lushnja, në atë të djalit Rustem Gecajt nga Kosova, të djalit të ndjerit Zef Balaj nga Puka, të djalit të Ibrahim Kolarit nga Dibra e shumë e shumë të tjera.

Ti këthesh dasmat e sotme nga thjeshtë gëzime familjare edhe në një evendiment kulturor shqiptarë me flamur, veshje, këngë e valle, është një investim në fushën e traditës, zakoneve të mira dhe vijimsisë lidhjes së breznive me njeri tjetrën.

Tradita e gastronomisë (tradicionale) shqiptare po ashtu është një dukuri që konkuron fort në tregun njujorkas: Nanas kitchen (guzhina e Nanës), Cakorri, Cka ka qëllue, Teuta, Gurra, Luna e shumë të tjera që i japin komunitetit kënaqësi e krenar.

Vendosja e emrave të rrugëve e shesheve si: Gjergj Kastrioti- Skënderbej, Nanë Tereza, Fan Noli, Ismail Qemali, e bëjnë më krenar e të nderuar komunitetin tonë shqiptaro- amerikan në NY. Ata krijojnë piknisje për arritje më të mira edhe në shtetet e tjera dhe për breznitë e ardhëshme. Traditën e mirë lypset ta ruajmë e përparojmë.

Filed Under: Politike

Speech in the protest against Vucic/Brnabic during UNSC week, NYC. Manhattan

November 6, 2023 by s p

Arlind Alidema

Gjilan – Kosovë/

M.A Foreign Policy Analysis – Global Negotiations and Conflict Management – Seton Hall Uni.

BashkeRi initiative Board member and former AACA exec.director

Ladies and gentlemen, dear Albanian-American Community, and all those who stand with us today,

I stand before you as a proud Kosova son, deeply moved to witness Albanians from all regions uniting as one, here in the heart of New York City, to raise our you is against the actions of Aleksandar Vucic the president of Serbia. We unite not as divided but as a single force, condemning the destabilizing actions of a man who has caused immense pain and suffering in Kosova and throughout the Balkans.

Today, it’s not just inspiring: its profoundly motivational to see men and women of all ages, from the young to the elderly, gathering together to denounce the terror and aggression that Vucic has inflicted upon our homeland.

My main message today is about engaging our youth, instilling in them the same passion and love for our homeland that our parents and grandparents felt when homeland needed us the most.

Those same feelings and love for homeland that our parents and grandparents had, when not that long time ago, they went out in the streets, protested, and even flew back to fight for the freedom of Kosova. Kosova needed Albanian-Americans a lot not that long ago, and that same generation that stands among us today, around us, with us, they DELIVERED. Today, with newer generations around us, they are still protesting and fighting against monsters that Serbia has created. We must ensure that the flame, the fire of our collective commitment to Kosova burns brightly in the hearts of the generations to come.

Albanian-Americans have never forgotten Kosova. We understand that Kosova is the soul of the Albanian nation, an integral part of our diaspora. And here we stand once again, affirming to Kosova that it is not forgotten. The Albanian-American community tirelessly advocates in Washington, tirelessly informs elected officials, and works diligently to emphasize the grave danger that the Balkan region faces.

We demand accountability from Serbia and its leaders for their aggression and acts of terrorism. The Balkans remain a fragile powder keg, a potential flashpoint that could ignite conflict in the heart of Europe, requiring international intervention . We must not let history repeat itself.

Today, we must also acknowledge the decades of hard work and dedication by the Albanian-American diaspora for the cause of Kosova. The older generation has been our guiding light, and it’s our duty to ensure that their wisdom, their advice, and their influences are passed on to the youth, so we do not lose the foundations we’ve built over the years.

Continuity and collaboration should be our motto. We must pass the torch to the new generation and guide them to achieve what was once accomplished. Together, let us work together AS

ONE, ONCE AGAIN showing to the world how Albanians can come together and make their voices heard, not just for the present, but for the generations to come.

Thank you, and let our unity be our strength as we stand in solidarity for Kosova and with the family of Sergeant Afrim Bunjaku.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • 129
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT