• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë

May 12, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Në fundin e shekullit XIX, kur rilindësit shqiptarë shpallnin përmes fjalës dhe pendës së tyre se kombi shqiptar është ndër më të lashtit në Evropë, ata nuk mbështeteshin në iluzione, por në kujtesën e një populli që kishte mbijetuar përmes shekujve mbi një bazë të pathyeshme: Dardaninë. Jo rastësisht, në çdo përpjekje për të gjetur gjenezën tonë, harta tërhiqet kah ajo hapësirë që sot përfshin kryesisht Kosovën, një territor që i ka rezistuar pushtimeve, harresës dhe asimilimit, sepse ka ruajtur kodin e shpirtit shqiptar në gurët e qytetërimeve të lashta, në gojëdhëna, në gjuhë, në zakon dhe në këngë.

1. Dardania si truall i qytetërimit të hershëm ilir

Dardania u përmend për herë të parë nga autorë si Straboni, Plini Plaku dhe Ptolemeu, si një nga mbretëritë më të rëndësishme të Ilirisë juglindore. Kryeqyteti i saj ishte Scupi (Shkupi i sotëm), ndërsa qytete si Ulpiana (afër Prishtinës), Vendenisi (Gjilan), Theranda (Suhareka) dhe Artana (Novo Brdo) ishin qendra të rëndësishme kulturore, ekonomike dhe ushtarake.

Në Ulpianë, gërmimet kanë zbuluar forume, terme, bazilika dhe mozaikë të një qytetërimi të zhvilluar romak, ndërtuar mbi bazën e një popullsie vendase ilire – dardanët. Emrat e gjetur në lapidarë, si Dardanos, Teuta, Scervia, janë dëshmi të vazhdimësisë ilire në këtë rajon.

2. Kodet gjuhësore dhe toponimike që dëshmojnë identitetin shqiptar

Një ndër dëshmitë më të forta të vazhdimësisë etnike është toponimia – emërtimet vendore që lidhen drejtpërdrejt me shqipen:

Prishtina: nga rrënja “prisht” ose “prrish”, që lidhet me toponimet e ujërave ose vendbanimeve të lashta;

Dardana: ruan vetë emrin e Dardanisë së lashtë;

Vushtrria (në antikitet Viciana): një vendbanim i njohur në dokumentet romake, me vazhdimësi të dokumentuar deri sot;

Gjakova, Deçani, Peja – emra që përmbajnë elementë të gjuhës shqipe dhe që nuk janë të përkthyeshëm apo të huazuar nga gjuhë të tjera ballkanike.

Gjuhëtarët si Eqrem Çabej dhe Shaban Demiraj kanë vërtetuar që shqipja ka një shtresë të lashtë ilire, sidomos në fjalorin bazë: “diell”, “mal”, “gur”, “vaj”, “mbath”, “dritë” – fjalë që nuk kanë asnjë lidhje me latinishten apo greqishten, por burojnë nga një fond gjuhësor autokton.

3. Vazhdueshmëria kulturore dhe simbolet e lashtësisë

Shqiptarët, në veçanti ata të Dardanisë, kanë ruajtur motive të lashta në veshjet, ritualet dhe këngët popullore. Simboli i kalit, për shembull, që shfaqet në mozaikët e Ulpianës, ruhet në tekstilin tradicional të Drenicës, si dhe në stolitë e grave nga Anamorava dhe Rugova.

Kënga epike me lahutë, e trashëguar brez pas brezi në Malësinë e Gjakovës dhe në Dukagjin, është dëshmi e ruajtjes së kodeve të epikës së lashtë ilire. Studiuesit kanë krahasuar këtë traditë me epikat e popujve indo-evropianë dhe kanë gjetur struktura të përbashkëta me Homerin, por me përmbajtje që lidhet fort me jetën shqiptare.

4. Dardania në vetëdijen kombëtare dhe në histori

Nuk është rastësi që Lidhja Shqiptare e Prizrenit nisi pikërisht në zemër të Dardanisë. Prizreni, qytet me rrënjë ilire, u kthye në vendin ku shqiptarët, të rrezikuar nga copëtimi pas Kongresit të Berlinit, u ngritën për të mbrojtur trojet. Prej aty do të vazhdonte përpjekja për shtetformim, e cila u përmbyll përfundimisht me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Dardania nuk ishte vetëm një territor i lashtë, por edhe një truall simbolik i qëndresës kombëtare. Kjo u dëshmua edhe në vitet 1981, kur studentët shqiptarë në Prishtinë ngritën zërin për barazi dhe për Republikën e Kosovës – dhe më pas, me organizimin e rezistencës paqësore dhe të armatosur në vitet ’90.

5. Dardania si busull për të ardhmen kombëtare

Kur në diskursin politik dhe kulturor flasim për Shqipërinë dhe Kosovën si “një komb në dy shtete”, e kemi fjalën për një realitet historik dhe kulturor që e ka Dardaninë në themel. Në këtë rajon, që për shekuj është përpjekur të ndahet nga politika, por kurrë nga vetëdija kombëtare, janë ruajtur kodet e përkatësisë: gjuha, zakoni, riti dhe kujtesa.

Ndarja që solli historia politike, nuk arriti të zhdukë rrënjën e përbashkët. Ashtu siç pemët mund të kenë degë të ndara, por ushqehen nga e njëjta rrënjë, Shqipëria dhe Kosova janë një lis me dy degë. Dhe rrënja e këtij lisi shtrihet thellë në tokën e Dardanisë.

Ruajtja e kodit, ringjallja e vetëdijes

Dardania nuk është thjesht një emër antik në hartat romake. Ajo është një kujtesë kolektive që rreh në zemrën e kombit shqiptar. Është një hapësirë që na mëson se përkatësia nuk është çështje kufijsh, por e krijimit dhe ruajtjes së kodeve të përbashkëta – gjuhësore, kulturore, historike dhe shpirtërore.

Në këtë kohë të sfidave globale, ku identitetet shpesh relativizohen, është jetike të kujtojmë se të jesh shqiptar nuk është çështje dokumenti, por kodi. E ai kod, që nga Ulpiana te Prekazi, nga Prizreni te Gjakova, është ruajtur si trashëgimi dhe si betim.

Ky shkrim i kushtohet kujtesës së Dardanisë dhe thirrjes për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo që ndodhen. Një homazh për rrënjët tona të përbashkëta dhe një ftesë për të mos harruar se kush jemi, nga vijmë dhe ku duam të shkojmë.

Filed Under: Politike

Shqipëria dhe Kosova – një lis me dy degë

May 9, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Në historinë e kombeve, ka raste kur një trup shpirtëror ndahet në dy realitete shtetërore, por nuk i humb kurrë rrënjët e përbashkëta. Kështu është rasti ynë, rasti i shqiptarëve: Shqipëria dhe Kosova – një lis me dy degë. Të ndara nga kufij të vendosur me dhunë historike, por të bashkuara nga gjuha, gjaku, kultura dhe kujtesa kombëtare.

Ky lis nisi të rritej në shekuj të vështirë, në troje të rrahura nga perandori dhe luftëra. Por rrënjët e tij u thelluan në lashtësinë ilire dhe u ushqyen nga vetëdija se ky popull, ndonëse i copëtuar, nuk do të humbte kurrë frymën e vet. Në themel të këtij lisi është Lidhja e Prizrenit (1878), ku shqiptarët për herë të parë kërkuan institucionalisht bashkimin kombëtar. Ishte kjo një përpjekje që i dha kuptim dhe drejtim trungut, duke mbjellë idenë se bashkimi është i natyrshëm, ndërsa ndarja është një imponim.

Në shekullin XX, Shqipëria fitoi pavarësinë në vitin 1912, ndërsa Kosova mbeti nën administrim të huaj, për dekada të tëra të shoqëruara me shtypje, diskriminim dhe mohimin e identitetit kombëtar. Por degët e këtij lisi nuk u thanë. Përkundrazi, edhe nën represion, ato vazhduan të frymojnë përmes shkollave në gjuhën shqipe, letërsisë së rezistencës dhe kulturës së bashkuar. Kontributi i Martin Camajt, Esad Mekulit, Ali Hadrit, Rexhep Qosjes, por edhe shumë të tjerëve nga të dy anët e kufirit, dëshmon për një literaturë dhe vetëdije të përbashkët që nuk njeh ndarje gjeografike.

Në vitet e ‘90-ta, kur regjimet komuniste po rrëzoheshin në të gjithë Europën Lindore, lisit shqiptar iu dha një goditje tjetër: Kosova hynte në një nga periudhat më të errëta të saj. Por aty doli në pah një tjetër degë e fuqishme e trungut shqiptar: Lëvizja për Pavarësi e Kosovës, me figura si Ibrahim Rugova, i cili mbrojti qetësisht por me vendosmëri identitetin e Kosovës, dhe më pas komandanti legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës që shkrinë jetën për lirinë e kombit. Ishte populli i njëjtë që priste ditën e bashkimit në liri, jo më si shtetas të ndryshëm, por si bij të së njëjtës tokë.

Pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, degët e lisi filluan të përkulen më afër njëra-tjetrës. Sot, Shqipëria dhe Kosova ndajnë institucione të përbashkëta, mbledhje të përbashkëta qeveritare, programe arsimore të harmonizuara, bashkëpunim ekonomik dhe diplomatik. Në fushën e kulturës dhe sportit, janë të panumërt rastet kur artistë, shkrimtarë, aktorë e sportistë janë përfaqësues të të dy anëve, por me një identitet: shqiptar.

Në arenën ndërkombëtare, Kosova dhe Shqipëria e përfaqësojnë një zë të përbashkët për çështjet kombëtare. Ato janë dy degë që i japin hijeshi, fuqi dhe ekuilibër trungut të kombit. Ndonëse të ndara në struktura politike, ato mbeten një në qëllime, në kujtesë historike dhe në idealet për një të ardhme të dinjitetshme për shqiptarët kudo që ndodhen.

Në Ditën e Flamurit, ai valëvitet njësoj në Prishtinë dhe në Vlorë. Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Tiranës i dridhet zemra po aq sa Drenicës.

Shqipëria dhe Kosova janë sot shembulli se historia nuk mund të shuajë identitetin, dhe se një komb mund të mbijetojë edhe kur trupi i tij copëtohet – për sa kohë që shpirti i tij rri gjallë.

Shqipëria dhe Kosova – një lis me dy degë, por me një zemër që rreh njësoj për atdheun dhe lirinë.

Filed Under: Politike

Ambasadori William G. Walker letër mirënjohjeje Federatës Vatra

May 7, 2025 by s p

TO : Dr. Elmi Berisha

President

VATRA

In appreciation, and awe, for VATRA’s contributions and successes since 1912 in the propagation throughout America and the world of a vibrant and positive image of the Albanian peoples, their homelands and the Albanian cause. Let me express the admiration of one who shares VATRA’s goal of increased recognition and understanding of the history, the culture, the struggles of the Albanian people in their collective quest for lasting peace and prosperity in the Balkans and beyond.

In my capacity as Head of the Kosovo Verification Mission (KVM), supervising fourteen hundred international verifiers scattered throughout Kosova, I witnessed firsthand the struggles, the courage and commitment to democracy of that Albanian population. Since the liberation of Kosova in 1999 and it’s Declaration of Independence and the creation of a new, sovereign nation in 2008, I have been privy to many of VATRA’s efforts to promote peace, democracy and economic prosperity for Albanians wherever they live, I applaud your many past successes and promise of more to come.

With total respect,

Ambassador

William G. Walker

Filed Under: Politike

Kosova dhe nevoja për një qeveri me orientim të qartë proamerikan: një imperative historik dhe strategjik

May 6, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Themelimi i shtetit të Kosovës mbi boshtin e partneritetit me SHBA-në

Kosova është ndër shembujt e rrallë në historinë moderne ku një popull i shtypur arriti të fitojë lirinë dhe të ndërtojë shtetësi përmes një përkrahjeje të drejtpërdrejtë dhe të palëkundur nga një fuqi botërore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fakt historik nuk është vetëm kujtim i një ndërhyrjeje humanitare të vitit 1999, por një gurthemel që përcakton drejtimin e natyrshëm të politikës së jashtme dhe të brendshme të Kosovës.

Në këtë kontekst, çdo qeveri që synon të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm, njohje të reja, siguri kombëtare dhe integrim ndërkombëtar të Kosovës, duhet të ketë një orientim të qartë dhe të padiskutueshëm proamerikan. Kjo nuk përjashton ndërtimin e marrëdhënieve me vende të tjera, por përcakton boshtin mbi të cilin mbështetet ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit të Kosovës.

2. Roli themelor i SHBA-së në lindjen e shtetit të Kosovës

Shteti i Kosovës u ndërtua mbi themelet e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, ndërhyrje e cila ishte e mundur vetëm për shkak të vullnetit politik të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. SHBA jo vetëm që udhëhoqi këtë fushatë, por edhe vendosi legjitimitetin e një intervenimi humanitar pa rezolutë të OKB-së – një veprim i paprecedent që i dha popullit shqiptar të Kosovës shansin për të jetuar i lirë.

Operacioni “Allied Force” u realizua në një kohë kur Rusia kundërshtonte ashpër çdo ndërhyrje në “çështjet e brendshme” të Jugosllavisë. Megjithatë, SHBA vendosi të veprojë nëpërmjet NATO-s, duke siguruar për Kosovën një rrugë drejt çlirimit dhe vetëvendosjes. Ky akt e ka vendosur Kosovën përjetësisht në borxh moral dhe politik ndaj SHBA-së.

3. Konsolidimi institucional dhe shpallja e pavarësisë – produkt i mbështetjes amerikane

Pas ndërhyrjes, SHBA luajti një rol thelbësor në fazën e administrimit ndërkombëtar të Kosovës përmes UNMIK-ut, dhe më pas në përgatitjen për pavarësi. Draftimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, krijimi i institucioneve të sigurisë dhe zhvillimi i strukturave demokratike u bënë në koordinim të ngushtë me ekspertë dhe institucione amerikane.

Ambasadori amerikan Frank Wisner ishte i dërguari i posaçëm i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ndërsa SHBA ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë më 18 shkurt 2008. Për më tepër, njohjet që pasuan ishin kryesisht rezultat i ndikimit diplomatik të Uashingtonit.

4. Siguria kombëtare dhe transformimi i FSK-së – vetëm përmes aleancës me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që po kalon në fazën e transformimit në ushtri të mirëfilltë, është produkt i një procesi të mbikëqyrur dhe të financuar pjesërisht nga SHBA. Pa praninë e KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe pa partneritetin ushtarak me SHBA-në, Kosova do të mbetej e pambrojtur ndaj kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme.

Në vitin 2023, SHBA furnizoi Kosovën me raketat anti-tank Javelin dhe mbështeti rritjen e kapaciteteve mbrojtëse përmes programeve të FMS (Foreign Military Sales). Asnjë vend tjetër nuk ka treguar nivel të tillë besimi dhe angazhimi në sigurinë e Kosovës.

5. Politika e jashtme dhe pengesat për njohje të reja – rëndësia e koordinimit me SHBA-në

Në një botë ku diplomacia bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, Kosova nuk mund të përballojë luksin e vetëizolimit ose të zhvillimit të një politike të jashtme autonome, në kundërshtim me qëndrimet e aleatëve perëndimorë. Çdo shkëputje nga boshti amerikan është në të njëjtën kohë dobësim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Filed Under: Politike

Agim Ramadani – vëlla dhe hero i dalluar i kombit

May 5, 2025 by s p

Dom Lush Gjergji/

Zhegra – “vendlindja” ime e dytë – Kujtimet shkojnë dhe vijnë, janë si mjegulla që e bart fryma andej dhe këndej; si rrezet e diellit, që ndriçojnë dhe ngrohin; si koha dhe dita që agon, vazhdon dhe së fundi perëndon, vjen nata… Kujtimet lidhen me përjetime, gufojnë, vijnë dhe shkojnë, pa pasur ndonjë drejtim apo orientim, janë në ne, edhe pse ne shpesh nuk i zotërojmë.

Me Zhegër më lidhin shumë kujtime dhe përjetime, sepse këtu kalova tre vitet e shkollës tetëvjeçare, klasën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë.

Këtu rashë në lum, më rrëshqiti këmba nga vigu i lumit, rrezikova jetën, por më ka shpëtuar njeriu i mirë dhe guximtar, për mua anonim, por mik, shok dhe vëlla i çmuar dhe i dalluar, ai që ma ka shpëtuar jetën.

Këtu përjetova lindjen e Agim Ramadanit, dhe me dy shokë dola mbi shkollë për të mbledhur disa lule të barit apo të livadhit natyror, për t’ia uruar Babai të Agimi, tashmë të ndjerit baca Hysni Ramadanit me këto fjalë: T’u ritët Djali!

Këtu përjetova që zhegrasitë, jo vetëm se na nderonin dhe përkrahnin, por ishin njerëz përparimtarë, aq sa edhe kur e shkelnim tokën e tyre pjellore, pasi që toka kishte rrëshqit, dhe ne nuk kishin rrugëdalje tjetër përpos hapjes së një rrugice të re nëpër tokën pjellore. Pronari i kësaj toke, në vend të sulmit apo kritikës, jepte këtë dëshmi: fëmijët e Stubllës janë dallim dhe shembull për të mirë për të gjithë ne: ata ose luten bashkërisht, ose bisedojnë dhe përsërisin lëndët mësimore, janë shumë zelltarë dhe të sjellshëm.

Këtu i mora themelet për mësimet, studimet dhe jetën time të mëvonshme.

Jo rastësisht Zhegra lindi, ka edukuar dhe frymëzuar “Luanin e Karadakut”, edhe më tepër “Luanin e Kosovës dhe të Shqiptarisë”, i cili nuk diti çka është frika, nënshtrimi, servilizmi, por me jetë dhe me vepër – gjak, ujiti Lulen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, pluralizmit, gjithmonë me vëllazëri universale gjithë shqiptare, pa kalkulime, sepse liria ka një çmim: jetën, gjakun, dashurisë, flijimin dhe dhurimin e plotë.

E tillë ishte dhe uroj që të jetë Zhegra jonë, “djepi” i Agim Ramadanint dhe shumë të tjerëve!

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT