• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FORMIMI I SHTETIT ISLAMIK BEKTASHI NË SHQIPËRI, INICIATIVË E RREZIKSHME ANTIKOMBËTARE

October 16, 2024 by s p

NIKË GASHAJ

Politolog/

Për formimin e shtetit islamik Bektashi në Tiranë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë njoftoi opinion shqiptar përmes “New York Times”. Pra këtë e bëri nëpërmjet të një medie të huaj, për pa u konsultua me faktorin shqiptar. Ideja e Rames për formimin e një shteti islamik bektashi në Tiranë është apolitike, respektivisht politikë  e rrezikshme antikombëtare. Nëse kemi të bëjmë  me një shtet breda shtetit shqiptar, kjo cenon kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin territorial. Sepse, Kushtetuta e Shqipërisë nuk lëjon një shtet brenda shtetit.

Për sa i përketë  komunitetit fetar të bektashive, ata janë pjesë e islamit, apo pjesë e shkëputur e islamit. Njohësit e politikës së Edi Ramës, supozojnë se kjo iniciativë e Ramës e ka burimin nga Beogradi, nga Vuçiqi, për të bërë përçarje ndërfetare dhe kombëtare. Më tutje duhet të konstatohet se krijimi i shtetit bektashi është antikushtetues, se Shqipëria sipas kushtetutës është shtet kombëtar dhe unik i pa ndashëm, pra shtet laik, ndërsa feja dhe shteti janë të ndarura dhe të pavarura nga njëra tjetri. 

 Iniciativa në fjalë mund të nxisë konflikte ndërfetare ndër shqiptarët në Shqipëri me pasoja të renda negative dhe afatgjate. Meqenëse, formimi i shtetit fetar bektashi paraqet diskriminim ndërfetar në Shqipëri, ndëra diskriminimi është i ndaluar me të drejtat ndërkombëtare dhe si i tillë është i sanksionuar. Mirëpo, fatkeqësisht, sikur shihet kryeministri Rama, si dhe këshilltarët e kabinetit të tij qeveritar një gjë të tillë nuk e kanë të njohur.

 Iniciativa e “ mençme” e kryministrit Rama mund të rezultojë me kërkesën e bashkësive të tjera fetare për formin e shtetëve të tyre brenda shtetit shqiptar. Andaj, si rezultat e iniciativës së Edi Ramës, brenda shtetit shqiptar mund të formohen 4 shtete fetare: bektashiane, myslimane, katolike dhe ortodokse. 

Në anën tjetër, po ashtu Serbia, sipas modelit të formimit të shtetit islamik  bektashianë në Shqipëri mund të kërkojë formimin e enklavës politike të kishës ortodokse serbe në Mitrovicën Veriore të Kosovës, pra të shtetit serb brenda Kosovës, me qellim të shkatërrimit të Shtetit të Kosovës. Pra kjo do të ishte rezultati i politikës të Edi Ramës me formimin eventual të Shtetit islamik bektashi në Shqipëri.

Kundra kësaj iniciativë me të drejtë kanë reaguar intelektualë të shumtë dhe të njohur në mbarë hapësirën shqiptare. Ndër të tjerët, hisoriania e njohur, Elena Kocaqi, shprehet : 

“Krijimi e një shteti Bektashian brenda territorit të Shqipërisë, e prezentuar nga kryeministri Edi Rama, është e pabesueshme. Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedante në historinë botërore. Kjo është një nga avanturat politike të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij   ka bërë avantura në politikën e jashtme, por kjo është një avanturë e rrezikshme, pra kjo është tradhti kombëtare”. 

Rama për formimin e shtetit islamik bektashi në Tiranë si model e merr Vatikanin. Mirëpo, Vatikani është formuar në një kohë tjetër të lashtë historike, në kushte të tjera të ndryshme historike dhe politike, prandej ai nuk mund të merret si mostër për formimin e shtetit islamik bektashi sot në Tiranë. 

Njohjet nga shkencat politike njoftojnë se shtetet moderne bashkëkohore  janë: shtetet kombëtare dhe shtetet qytetare(civile). Ndërsa janë raste të rralla që shteti formohet në baza fetare, për shembull sikurse janë  shtetet islamike: Irani, Pakistani itj. Prandaj, parimisht Kombi dhe feja janë dy kategori të ndryshme shoqërore. Për shqiptarët përzierja e kombit dhe fesë  paraqet çështje të rrezikshme kombëtare, meqenëse në atë mënyrë bëhet shpërbërja e kombit. Në atë drejtim armiqët shqiptar gjatë historisë, sikurse janë: serbët dhe grekët, por dhe të tjerë,  gjithmonë kanë tentuar dhe dëshiruar  përçarjen fetare tek shqiptarët, si dhe përzierjen e fesë me kombin me qellim të shkatërrimit të shqiptarisë. Mirëpo, për fat të mirë, gjatë historisë një numër largëpamës i intelektualëve shqiptar, duke e zbuluar qëllimin dhe strategjinë atishqiptare të armiqëve shekullor  kanë ndermarrë masa të duhura për kultivimin e harmonisë ndërfetare tek shqiptarët dhe të ndërtimit të unitetit kombëtar, çka ata për fatëbardhësi dhe ia kanë arrijtur qellimit. Prandej, sot në shekullin 21, shqiptarët e kanë shumë më lehtë të ruajnë tolerancën dhe harmoninë fetare, si dhe unitetin kombëtar, meqenëse sot shqiptarët kanë mjaftë njerëzë të shkolluar, itelektualë me kulturë dhe dije. Prandaj, ideja për formim e shtetit islamik bektashi në Tiranë, d.m.th. të shtet brenda shtetit, paraqet një ide të rrezikshme antikombëtare. Mirëpo, kjo është dhe pasojë e një amatorizmi të madh politikë.

Shqiptarët gjatë historisë, po ashtu dhe sot kryesisht janë ballafaquar dhe ballafaqohen me krizën e kuadrave në sferën politike, ku kryesisht ka dominuar dhe dominon një amatorizëm i madh i kuadrave politikë, për çka çështja shqiptare ka vuajtuar dhe kryesisht vuan për shkak të kuadrave politikisht të paarsimuara. Natyrisht, me respekt përjashtimeve individuale politike.

Më në fund, formimi i shtetit islamik bektashi në Tiranë, paraqet synim të dezintegrimit të Shqipërisë kombëtare. Sajesa e një shteti islamik në ”zemër” të Evropës do të ishte precedencë. Dhe ajo është në kundershtim me vlerat evropiane,  si dhe me perpjekjet formale të Shqipërisë për antarsimin  në Unionin Evropian.

Filed Under: Politike

VATRA NDEROI ARQIPESHKVIN E SHKODRËS IMZOT ANGELO MASSAFRA

October 15, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 14 tetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në një ceremoni zyrtare në Selinë Qendrore, nderoi me “Mirënjohje” Shkëlqësinë e tij Imzot Angelo Massafra me motivacion: “Si udhëheqës i shquar i katolicizmit shqiptar, për kontributin e jashtëzakonshëm në rimëkëmbjen e Kishës Katolike në Shqipëri, për meritat e veçanta në forcimin e promovimin e vëllazërisë ndërfetare në Shqipëri, për veprimtarinë publicistike në lartësimin e vlerave më të shquara të kombit shqiptar e klerit katolik në Shqipëri, për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë e zbardhjen e të vërtetës historike të persekutimit të klerit katolik përgjatë diktaturës komuniste”. Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra udhëheqësi i Dioqezës Shkodër-Pult, arbëresh, ka lindur më 23 mars 1949 në San Marzano të San Giuseppe (Taranto), Itali. Ka ardhur në Shqipëri për herë të parë më 1 dhjetor 1991 duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Gjatë vizitës së ngrohtë e vëllazërore në Vatër, kryetari Dr. Elmi Berisha e falënderoi Imzot Massafrën për vizitën historike të Vatrës në Vatikan dhe kontributin e tij fetar e kombëtar në Shqipëri. Imzot Angelo Massafra vlerësoi Vatrën për punën atdhetare e komunitare dhe ftoi vatranët në ceremoninë kanonike të lumturimit të Martirëve të fesë At Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli, ceremoni që zhvillohet në Shkodër më 16 nëntor 2024.

Filed Under: Politike

“Inteligjenca Artificiale, fati apo fundi i njerëzimit” 

October 14, 2024 by s p

 Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Në vijim gjeni përmbledhje strategjike mbi oportunitetet dhe rreziqet më kritike për individin, shkencën, shoqërinë njerëzore, kulturën dhe rendin botëror, pra rreth: “Inteligjencës Artificiale”, duke j’u referuar filozofit më të shquar të historisë moderne të njerëzimit, Prof. Yuval Noah Harari: 

Së pari, Inteligjenca Artificiale (Artificial Inteligence, shkurt AI), po arrin në kufijtë e shoqërizimit, duke influencuar ndjenjat/lidhjet emocionale, sociale, madje edhe vetë kuptimin e ekzistencës tonë. Nga ana tjetër, “një set pyetjesh të forta” ngrihen mbi AI, të cilat po dominojnë diskutimet akademike, shkencore, politike, zyrtare dhe shoqërinë njerëzore: çfarë oportunitetesh dhe kërcënimesh paraqet AI për ardhmërinë e njerëzimit ?; Referuar edhe Biblës: “A do përbënte AI një betejë kundër natyrës, bashkë me të, fundin e historisë së njerëzimit”? A është e mundur (?), A do të jetë në gjendje shoqëria njerëzore të prodhojë mekanizmat e duhura për të adresuar përfitimet si dhe për tu mbrojtur sa nuk është von nga AI?

Dekadën e fundit, Institucionet e sigurisë në rrafshin kombëtar dhe Global, mbeten të fokusuara mbi pasojat e riciklimit të luftës neonaziste të Rusisë – Putiniste për pushtimin e Ukrainës; përballjen me terroristët e pa Fe në Lindjen e Mesme; sfidat e paqes në Ballkanin Perëndimor; programet e armëve të shkatërrimit në masë në Korenë e Veriut, Iran, krizën ekologjike, me të cilat po përballet njerëzimi. Për mirë apo për keq, edhe AI po demostron peshë gjithnjë e me përcaktuese në të gjitha sa përmendëm, si dhe për të përmirësuar ose përkeqësuar edhe sistemin ekologjik 4 miliardë vjeçar të planetit Tokë.

Në fakt, frikësimi i njerëzimit nga AI ka nisur bashkë me epokën e kompjuterit nga mesi i shekullit të 20-të, me çfaqjen e filmave fantastiko-shkencor, Terminator ose Matrix.  Por ndërkohë që skenarët fantastiko-shkencor janë bërë pika referimi kulturore, ata nuk janë marrë seriozisht në debatet shkencore, politike, etj. 

Inteligjencës Artificiale (AI) po përparon frikshëm, deri në kufijtë për tu bërë e ndjeshme, pra zotërimin e ndjenjave dhe ndërgjegjes, ose të bëhet e aftë për të influencuar kulturën dhe botën fizike. Dhe ndoshta më shpejt seç mendohet, Robotët do të jenë në gjendje të lëvizin dhe të veprojnë në shtëpi, qytete, male, pyje, ekonomi, shkencë, mjekësi, hapësire, ushtri, polici, etj, edhe më me efikasitet sa dhe vetë Ne/njerëzit. Gjithësesi, edhe për Chat GPT apo të tjera teknologji të reja të AI, ende nuk kanë prova që ato të zotërojnë vetëdije, emocione, etj si p.sh, data që automjetet vetëdrejtuese, vazhdon të shtyhet. 

“Lajmi i keq” është se për të kërcënuar mbijetesën e qytetërimit tonë, AI nuk ka nevojë për ndërgjegje. Ndryshe nga sa mund të mendohet, AI është në gjendje të mësojë dhe përmirësohet vetë, deri në masën sa vetë zhvilluesit e këtyre mjeteve suprizohen me aftësitë e plota të AI !? Prandaj, Harari parashikon që me këto aftësi AI, rrezikon të “gllabërojë deri edhe kulturën njerëzore“. 

Tashmë jemi të familjarizuar për disa nga aftësitë më themelore që zotëron AI, si ato të shkrimit të tekstit, vizatimit të imazheve, kompozimit të muzikës, fjalimeve politike, hapjes së kodeve, etj. Por, ka shumë aftësi shtesë që po shfaqen si falsifikim i thellë i zërave dhe imazheve (Deep Fake), kontratat ligjore, deri aftësitë për të “rekomanduar” marrëdhënie intime mes qënieve njerëzore. 

Së dyti, aspekti më i rëndësishëm i revolucionit të AI, është zotërimi i gjuhës në një nivel që tejkalon edhe aftësinë njerëzore ! Por me zotërimin e gjuhës njerëzore, AI “kërcënon të depërtojë në çelësat” që ç’bllokojnë dyert e institucioneve, bankave, emailet, FB, etj. Ndërsa kështu, AI është shumë afër për të hakuar përdorim e gjuhës dhe për të krijuar mitologji, ligje, art, shkencë, politik, deri për të bashkëjetuar miqësisht me “njeriun tokësor”!  Nëpërmjet zotërimit të gjuhës AI gjithashtu mund të krijojë marrëdhënie intime (ndërvartësie) me njerëzit dhe për të ndikuar në opinionet dhe pikëpamjet tona mbi botën. Që AI të ketë ndërgjegje, nuk ka nevojë për ndjenjat e veta, pasi (keq) përdor vartësinë njerëzore ndaj AI.  

Kështu, AI ka ngritur një pyetje të madhe: “çfarë do të thoshte për qëniet njerëzore të jetonin në një botë ku ndoshta shumica e tregimeve, melodive, imazheve, ligjeve, politikave dhe mjeteve janë formëzuar nga Alienët, pra jo-njerëzore, të cilët ditën të shfrytëzonin me efikasitet, dobësitë dhe ka arritën të krijojnë marrëdhënie, madje intime me qëniet njerëzore” ?!

Sot, asnjë njeri nuk mund të shpresojë të mundë një kompjuter në lojën e shahut ! E njëjta gjë po ndodhë në art, në politikë, ekonomi, arsimim, sport, muzik, shëndetësi, etj. Çfarë do të ndodhë me sistemin arsimor kur fëmijët të shkruajnë esetë e tyre me Chat GPT (?), etj. Së shpejti mund ta gjejmë veten duke zhvilluar diskutime në internet për abortin, ndryshimin e klimës, apo përballjen me entitete që ne mendojmë se janë qënie njerëzore, por në të vërtetë mund të jenë Robotë të AI. A nuk do ishte krejtësisht e kotë, që ne të humbim kohën tonë duke u përpjekur të bindim një Robot të AI të ndryshojë pikëpamjet e tij, pasi sa më gjatë të kalojmë duke folur me Robotin, aq më mirë ai na njeh si dhe më lehtesisht i përpunon mesazhet për të na ndryshuar pikëpamjet tona politike dhe në çdo fushë tjetër.

Në qershor 2022 ndodhi një incident i famshëm kur inxhinieri i Google, Blake Lemoine, i cili deklaroi publikisht se Chatbot-i/AI, Lambda (për të cilin ai punonte) u bë një qënie e ndjeshme që reagoi ndaj tij. Por Profesori humbi punën shumë fitimprurëse, pikërisht kur mendonte se po mbronte Chatbot-in e AI.  Çfarë do të ndodhë me shoqërinë njerëzore ndërsa AI po përparon në një betejë për të krijuar marrëdhënie intime me Ne/njeriun, që më pas mund të përdoren për të na bindur të blejmë produkte të veçanta, ose të votojmë për Parti ose politikanë të veçantë apo deri edhe me kë të martohemi ?!

Së treti, sot njerëzit mund të përdorin një këshilltar të vetëm të AI, si Oracle me një ndalesë (one stop shop) dhe si burim për të gjithë informacionin që u nevojitet. Pse të shqetësoheni për të kërkuar diçka kur thjesht mund t’i kërkoni Oracle-it t’ju tregojë gjithçka që dëshironi ? Pra, ekziston mundësia që brënda një kohe të shkurtër e gjithë industria e reklamave të shembet, ndërsa AI si dhe pronarët dhe kompanitë që kontrollojnë AI do të bëhen jashtëzakonisht të pasur dhe rrjedhimisht më të fuqishëm. Pra kjo për të cilën po flasim, potencialisht nuk është fundi i historisë njerëzore, por fundi i pjesës së dominuar nga njeriu. 

Brenda pak vitesh Inteligjenca Artificiale mund të memorizojë/përvetësojë të gjithë historin e kulturës njerëzore, pra gjithçka u prodhua për mijëra e mijëra vjet. Mos të harrojme se Ne/njerëzit nuk kemi njëherë e përgjithmonë të drejtë për realitetin. Mjetet e mëparshme si shtypshkronjat, radiot, apo televizorët ndihmuan në përhapjen e kulturave, por ato kurrë nuk mund të krijonin diçka të re vetë. Një shtypshkronjë nuk mund të krijojë një libër të ri, atë e bën/nte vetëm njeriu. Prandaj, IA është thelbësisht e ndryshme nga makinat e shtypit, nga radiot, nga çdo shpikje e mëparshme në histori, pasi AI mund të krijojë ide, histori, imazhe, realitet krejtësisht të reja dhe kështu mund të krijojë një kulturë të re, apo Jo ? 

Së shpejti, Ne/njerëzit mund ta gjejmë veten duke jetuar brenda ëndrrave dhe fantazive që janë thelbësisht të ndryshme nga shumica e gjërave të imagjinuara në filma dhe libra fantastiko-shkencor. Më parë njerëzit kishin frikë nga kërcënimi fizik që paraqesin makinat inteligjente, që mund të vraponin rrugëve dhe qëllonin/vrisnin. Ndryshe nga disa teori konspirative, AI nuk ka nevojë të dërgojë Robotë vrasës, pasi AI mund t’i influencojë lehtësisht njerëzit të tërheqin këmbëzën nëse/kur ka nevojë …! 

Që nga kohërat e lashta, njerëzit kishin frikë se mos ishin të bllokuar në një botë iluzionesh. Në Greqinë e lashtë, Platoni tregoi alegorinë e shpellës ku një grup njerëzish të lidhur me zinxhirë gjatë gjithë jetës së tyre përballë një muri të zbrazët, ose ekrani le të themi.  Me vonë Buda tha se: “ajo që Ne normalisht e konsiderojmë realitet është shpesh vetëm trillim në mendjet tona”. Njerëzit kanë bërë luftëra të tëra duke vrarë dhe duke qenë të gatshëm të vriten vetë, për shkak të besimit të tyre në këto trillime!

Pra, revolucioni i AI do/po na sjell ballë për ballë me demonin e shpellës se Platonit dhe Buda-s, nëse nëse nuk do të jemi në gjendje ta heqim këtë perde iluzionesh duke menduar se ky është realitet. Megjithatë, këto mjete të Inteligjencës Artificiale kanë qenë të mjaftueshme për të krijuar këtë lloj perde iluzionesh që rrisin polarizimin shoqëror, minojnë shëndetin mendor dhe besimin te vlerat e shoqërisë demokratike. 

Mesazhe përmbledhëse, pa mëdyshje, që Inteligjenca Artificiale (AI) mbart potenciale të jashtëzakonshme positive, si p.sh në gjetjen e kurave ndaj kancerit, etj; zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqënies, për paqen dhe sigurinë; kapërcimin e krizës ekologjike, etj sfida me të cilat po përballet shoqëria njerëzore.  Në 1945, në Hiroshima u provua fuqia shkatërruese e bombës atomike. Por a nuk do përfitonte njerëzimi duke prodhuar në vend të bombave energji të lirë dhe të bollshme ?  Kështu na duhet të mendojmë edhe për këtë armë të re (AI), që nëse nuk e vendosim nën rregulla/kontroll Sot, në vend të përfitimeve, mund të asgjësojë botën tonë mendore dhe bashkë me të njerëzimin. 

Prandaj Qeveritë duhet të ndalojnë përdorimin e çdo programi të ri përpara se AI të dali jashtë kontrollit. Hapi i parë është rregullimi ligjor i (sh) përdorimit të programeve të AI në shkollat publike. Ndërsa për çensurën në internet, Twitter, Facebook, Tik-Tok, etj, duhet marrë në konsiderat që vetëm qëniet njerëzore kanë lirinë e shprehjes, Robotët nuk e kanë gjithësesi. Kështu që nëse i vendosim nën kontroll që Sot, ose ju “mohojmë lirinë e shprehjes Robotëve”, mendoj se kjo duhet të jetë shume e mirë me të gjithë, apo Jo?

Në botën që rrokulliset me konflikte kaotike, AI perceptohet si: “zgjidhja/mallkimi jashtetokësor” drejt fundit të historisë njerëzore, edhe pse për të kërcënuar themelet e qytetërimit nuk ka gjithësesi nevojë për Inteligjencen Artificiale…! Diktaturat, Autokratët e moderuar (me kullaro dhe bejte demokratike), shtetet e dështuara, demokracitë fasade/burokratike (RSh = fanar ndriçues), ektremizmi i cdo lloj forme, rikthimi te lufta neo-Naziste, armët bërthamore, dezinformimi nga mediat, etj janë prova të vetë-mjaftueshme për të krijuar kaos social, politik, Qeverisës, vlerave si dhe hedhur në greminë shoqërinë njerëzore. 

Për më keq, zotërimi i fuqisë së AI, është arma e duhur që demokracitë të përthithen dhe përmiren nga diktatorët ose autokratët e veshur me kullaro perëndimore. Demokracia është një bisedë e lirë që mbështetet te gjuha/komunikimi. Kur AI hakeron gjuhën, mund të “burgosë lirinë” për të zhvilluar përgjegjësitë publike duke shkatërruar kështu demokracinë. Dhe nëse presim kaosin total, pasojë e pluralizmit fasadë (si në rastin e RSh), do të jetë tepër vonë që vendi dhe shoqëria të ri-sillet në shinat dhe vlerat demokratike.    

Padyshim që megjithë zhvillimet e sipërpërmendura, AI mbetet ende artificiale, në kuptimin që Ne/njerzit e prodhojmë. Por është po ashtu fakt që AI prodhon gjithnjë e më shumë vetveten, pra po del jashtë kontrollit tonë! Atëhere gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë me të vërtetë se me çfarë po përballemi dhe të mos ngushëllojmë veten me mendime delirante, si p.sh: “AI është produkt Ynë/njeriut, pra është nën kontrollin Tonë të plotë, dhe nëse përpiqet të bëjë diçka të gabuar Ne e heqim nga priza …”, etj si këto. 

Përveç frikës se mund të na shkatërrojë qytetërimin, ende nuk dimë qartësisht për këtë “inteligjencë të huaj”. Prandaj duhet ndaluar zhvillimi i pakontrolluar i kësaj inteligjence, le ta quajmë Aliene, përpara se AI të na rregullojë apo shfarosë Ne/njerëzimin! Por kjo ka nevojë për vullnet dhe Leadeship i fortë si dhe fuqi kompjuterike shtesë, pra për më shumë para. 

Regjimet autoritare nuk dëshirojnë, ndërsa vendet e vogla me demokraci fasadë (përfshi RSh) nuk kanë as mundësi të vetëm-përballen me AI. Gjithësesi mbetem shpresëplotë se ShBA, BE-ja, UK, etj, po/do ndërtojnë aq shpejtë sa të mos jetë vonë, “armën/Sistemin pro/anti-AI”, pra strategji, kornizë ligjore, Institucione, kapacitete dhe aftësi globale për të mbrojtur shoqërinë nga një katrastrofë apokaliptike.  

Ndërsa si mesazh përmbyllës: “Inteligjenca Artificiale (AI) mbetet si një thikë me dy presa”, pasi mbart përfitime por edhe rreziqe të jashtëzakonshme për shoqërinë njerëzore.  Kështu që, fati apo fundi i njerëzimit varet nga vendimet dhe veprimet që shoqëria do ndërmarrë përpara se AI të dalë jashtë kontrollit. 

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Filed Under: Politike

Mjeket shqiptare në U.S.A, doktoreshat Evia Nano MD, Zana Nikolla MD e Nora Gashi MD, shkruajnë për Tetorin Rozë

October 12, 2024 by s p

Dr. Zana Nikolla

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Çdo tetor të mbushur me ngjyra vjeshte kur ngrohtësia e verës ende nuk është larguar por gjethet fillojnë e bien dhe era fryn si për të na kujtuar që i ftohti po afrohet, gjithë komuniteti mjeksor dhe jo vetëm, sensibilizon publikun për këtë sëmundje. Ky Tetor për mua personalisht vjen dhe më i veçantë sepse një mike e kolege ime e ngushtë feston fitoren ndaj sëmundjes prej së cilës ajo u diagnostikua muaj më parë. Një grua e rrallë për nga mençuria, këmbëngulja, qetësia, dashamirësia për njerëzit e afërt, me profesion mjeke, dhe me një reputacion të shkëlqyer ndër pacientet e saj, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit gjatë një mamografie rutinë. Kolegia ime bën një jetë shumë të shëndetshme, si për nga ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit. Për të gjithë ne si dhe për të diagnoza ishte shokuese. Përse e hasim këtë diagnozë në një grua të re pa asnjë problem tjetër shëndetësor? Kjo është pyetja që bëjnë shumë paciente me këtë diagnozë.

Fatkeqësisht, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në botë. Është aq i shpeshtë sa një në 8 gra ka rrezik ta takojë këtë sëmundje gjatë jetës. Mosha, gjinia femërore, historia familjare, gjenetika, ardhja e periodave në moshë të re, shtatzania në moshë më të madhe se 35 vjeç, mosdhënia e gjirit, mospasja e fëmijëve, densiteti i rritur i gjirit janë disa prej faktorëve të rrezikut. Terapia hormonale me estrogjen/progesteron pas menopauzës, alkoli, duhani, janë disa faktorë të tjerë. Dietat e pasura me fruta dhe zarzavate e pa yndyrna dhe aktiviteti fizik i moderuar mund të kenë efekte mbrojtëse.

Expozimi ndaj radiacionit jonizues, rrit rrezikun e kancerit te gjirit. Të dhënat për mishin e kuq e mishërat e procesuar nuk kanë arritur një përfundim të saktë nëse e rrisin apo jo rrezikun. Rënia në peshë në gratë pas menopauzës është faktor mbrojtës. Faktorë që nuk janë vërtetuar bazuar në studime, nëse kanë influencë në rrezikun e kancerit të gjirit janë aborti, kimikatet, antioxidantet si vitamina A, C ose E, Beta karoten, lidhja e tubave apo kafeina. Pavarësisht këtyre faktorëve, shumë gra preken edhe nëse nuk kanë faktorë rreziku në jetën e tyre.

Dielli: Dr. Nano si mund të diagnostikojmë kancerin e gjirit?

Dr. Nano: Diagnositikimi i hershëm i kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm, sepse i përmirëson shumë shanset e suksesit dhe të shërimit. Diagnositikimi i hershëm na lejon më shumë mënyra trajtimi, me procedura më pak invazive e rreziqe anësore, si edhe na i rrit mundësitë e gjetjes së trajtimit më efikas. Ne këshillojmë këto metoda për diagnostikim të hershëm:

1.Vetë-ekzaminimi i gjirit. Gratë duhet të ekzaminojnë vetë gjinjtë rregullisht për masa e gunga të pazakoshme, fryrje ose ndryshime në indet e gjoksit. Vetë-ekzaminimi nuk është perfekt por i ndihmon gratë shumë ta kuptojnë edhe çfarë është normale e çfarë jo në trupin e tyre.

2.Ekzaminimi nga mjekët, i cili kryhet gjatë vizitave rutinë. Mjekët mund ta kryejnë këtë lloj ekzaminimi për të parë nëse ka çrregullime në zonën e gjoksit dhe të sqetullave.

3.Mamografia. Kjo është një nga mënyrat më të mira për diagnostikim të hershëm. Përdor rreze me intensitet shumë të ulët për të diktuar masa kanceroze para se ato të bëhen të prekshme. Mamografitë rekomandohen të kryhen rregullisht çdo vit për gratë mbi 40 vjeç, dhe për ato që janë në rrezik më të madh për shkak të problemeve shëndetësore ose trashëgimisë.

4.Sonografia e gjirit. Përdoret shpesh së bashku me mamografinë, sepse na tregon nëse masa është solide ose cist. Kjo është shumë mënyrë e mirë studimi sidomos për gratë që i kanë indet e gjirit shumë të dendura.

5.Resonanca Magnetike (MRI këtu në ShBA). MRI është më e ndjeshme si mjet diagnostikues dhe përdoret për personat që kanë rrezikshmëri të lartë, ose për të hetuar më tej çrregullimet e konstatuara gjatë studimeve të tjera radiografike. Ajo na ndihmon në përcaktimin e llojit dhe përparimit të kancerit, dhe vlen shumë, sidomos tek gratë me inde gjiri të dendura, ose në moshë të re dhe me rrezikshmëri të trashëguar.

6.Biopsia. Nëse studimet radiografike diktojnë çrregullime ose paqartësi, kryhet biopsi. Merret një copëz indi nga zona e dyshuar dhe ekzaminohet nën mikroskop për të verifikuar nëse është kanceroze. Ka lloje të ndryshme biopsie që do t’jua shpjegojë mjeku juaj nëse keni nevojë për të.

7.Analizat gjenetike. Këto sugjerohen prë gratë që kanë rrezikshmëri të lartë si pasojë e trashëgimisë kanceroze në familje. Studimet synojnë të diktojnë nëse ka prani mutacionesh tek gjenet BRCA1 dhe BRCA2, që rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të vezoreve. Kjo lloj analize na lejon të monitorojmë pacentët më nga afër e të marrim masa parandaluese më efektive.

Dielli: Dr. Gashi: Mund të na tregoni diçka për proceset e depistimit për kancerin e gjirit

Udhëzimet për skriningun( depistimi) e kancerit të gjirit

Gratë e moshës 40 deri në 44- Duhet të kenë opcionin për të filluar mammografi vjetore

Gratë e Moshës 45 deri në 54- Rekomandohet mammografi çdo vit.

Gratë e Moshës 55 dhe Më Të Vjetra – Mund të kalojnë në mammografi çdo dy vjet ose të vazhdojnë me skriningun vjetor.

Ekzaminimi Klinik i Gjirit

Sipas rekomandimit te ACS ( American Cancer Society)

Examinimi klinik I gjirit qe behet nga mjeku I pergjithshem ose gjinekologu nuk rekomandohet por mire eshte qe cdo abnormalitet ne gji te diskutohet me mjekun, kontrolla klinike mund to ndihmoj ne skrining, diagnose dhe tretman

Vetë-ekzaminimi i Gjirit

Derisa ACS nuk rekomandon vete examinimin te gjirt si një mjet formale skriningu, gratë inkurajohen të jenë të njohura me gjinjët e tyre dhe të raportojnë çdo ndryshim te mjeku i tyre të kujdesit shëndetësor.

Gratë me Rrezik të Lartë

Gratë me histori familjare të kancerit të gjirit perfshihen ato me histori personale ose histori te forte familjare te kancerit to gjirit, veqanerisht ato qe jane bartese te mutacioneve BRCA1 dhe BRCA 2, rekomandohet keshillimi gjenetik, poashtu mund të kenë nevojë të fillojnë skrining më herët nga mosha 30 vjeqare dhe ndoshta të përfshijnë MRI e gjirit.

Dr Nano: Cilat janë terapitë për kancerin e gjirit dhe sa rëndësishme është që të diagnostikohet sa më shpejt.

Diagnostikimi i hershëm (faza 0-1) rrit konsiderueshëm shanset e jetëgjatësisë në krahasim me fazat e vonshme. Ai na lejon të përdorim trajtime më të lehta dhe më pak invazive si përshembull heqja e masës në vend të heqjes së plotë të gjirit, si edhe mund të anashkalojë kimioterapinë. Po ashtu, diagnostikimi i hershëm rrit cilësinë e jetës së pacientit. Impakti fizik, emocional, dhe financiar i sëmundjes ulet dukshëm, sepse edhe periudha e sëmundjes dhe e rimëkëmbjes shkurtohet shumë gjithashtu.

Terapitë për kancerin e gjirit është mirë të vendosen pasi të këshilloheni me mjekët. Nëse e mendoni të arsyeshme, mos ngurroni të merrni edhe një opinion të dytë. Fusha e mjekësisë vazhdon të përparojë në këtë drejtim dhe del shpesh me terapi të reja e më efektive për ju dhe diagnozat tuaja.

Dr Gashi: Çfare mesazhi do i jepnit pacienteve tuaja. Ç’mund të bëjmë që ta parandalojmë.

Parandalimin e kancerit të gjirit

Mbani një peshë të shëndetshme- obeziteti dhe mbipesha mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, veçanërisht pas menopauzës. Synoni për një dietë të balancuar dhe aktivitet fizik të rregullt.

Ushtrohuni Rregullisht – Angazhimi në aktivitet fizik të rregullt mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe të ulë rrezikun e kancerit të gjirit. Synoni të bëni të paktën 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar çdo javë. Kufizoni Konsumin e Alkoolit-Konsumi i alkoolit është i lidhur me një rrezik të rritur për kancerin e gjirit. Kufizimi i alkoolit në jo më shumë se një pije në ditë ( me mire fare) mund të ndihmojë në uljen e rrezikut. Dieta e Shëndetshme- Ha një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina. Kufizoni ushqimet e përpunuara, mishin e kuq dhe ushqimet me sheqer dhe yndyra të dëmshme.

Nderprerja e duhanit- Ka evidence që duhanin eshte një rrezik i lartë për kancerin e gjirit. Lerja e duhanit mund të përmirësojë shëndetin në përgjithësi dhe të reduktojë rrezikun e kancerit.

Ushqyerja me gji- Nëse është e mundur, ushqyerja me gji mund të ulë pak rrezikun e kancerit të gjirit për gratë.

Skrining të Rregullt Qëndroni në përputhje me mamografitë dhe ekzaminimet klinike të gjirit për të zbuluar çdo ndryshim herët. Vizita te regullta vjetore me mjekun shendetsor dhe permbajtja e rekomandimeve

Testimi Gjenetik Nëse keni histori familjare të kancerit të gjirit, shqyrtoni mundësinë e këshillimit dhe testimit gjenetik për mutacionet BRCA1, BRCA2 ose për ndonjë mutacion tjetër që mund të rrisë rrezikun tuaj.

Hormonet- Diskutoni rreziqet e lidhura me terapinë zëvendësuese me hormone (HRT) me mjekun tuaj, veçanërisht nëse keni histori familjare të kancerit të gjirit.

Do te nderegjegjsoja te gjitha grate Te angazhohemi per shendetin tone. Nese ju ka ardhur koha per nje skrining, ju lutem planifikoni ate takim.Inkurajoni te dashurit tuaj te bejene te njejten gje dhe angazhohuni ne biseda komunitare mbi rendesine e ndergjegjesismit per kancerin e gjirit

Dr. Nikolla: Si ёshtё mikja juaj ?

Mikesha e kolegia ime e ka mbaruar terapinë dhe në këtë moment është e çliruar nga sëmundja. Me terapitë e sotme kjo është sëmundje tejet e shërueshme, nëse kapet herët në proces. Mikja ime u diagnostikua falë depistimit të kujdesshëm. Tetori rozë, na kujton të gjithëve sa e rëndësishme është të bëjmë mamografitë vjetore ose me intervale të tjera sipas këshillave përkatëse.

Ashtu siç janë të rëndësishëm depistimi për kancerin e qafës së mitrës apo zorrës së trashë. Kujdesuni për vehten, depistimi zbulon e shëron sëmundjet.

Mamografitë ulin rrezikun e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit dhe mundësojnë trajtimin e hershëm. Së fundmi, unë do ju kujtoja të gjitha grave që ndonëse rreziku për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje është një në tetë gra, ky nuk është aspak rrezik për të mos e tejkaluar dhe jetuar pas kësaj sëmundje.

Sot kjo sëmundje trajtohet dhe është e shërueshme dhe diagnostikimi i shpejtë, sjell dhe shërim më të shpejtë.

English version

Dr. Zana Nikolla

October is breast cancer awareness month.

October is the month full of beautiful and colorful leaves that cover the ground. While the warmth of the summer still lingers, the wind blows to remind us that the winter is coming.

This month the Medical community raises awareness for breast cancer. This year, October is more special for me personally as one of my colleagues and good friends has just won the battle against breast cancer. She is a physician by profession and very well-respected from her patients and colleagues.

A few months ago, she was diagnosed with breast cancer after she underwent a routine screening mammogram. My friend follows a very healthy lifestyle. She eats healthy , exercises regularly and does not smoke. For her and all of us this diagnosis was a shock.

Why healthy women without any major risk factors develop breast cancer?

This is a question that my friend and other patients like her have when they first hear about their diagnosis.

Unfortunately, breast cancer is the most common cancer in the world. It is so common that one out of in eight women has the risk to face this diagnosis during lifetime.

Risk factors include age, female gender, family history, certain genetic factors, early first period, conceiving for first time at a later age, usually older then 35 years old, absence of lactation, nulliparity, increased breast density.

Alcohol consumption and smoking are associated with higher risk of breast cancer.

Exposure to ionizing radiation of the chest at a young age is associated with an increased risk as well.

Diets full in fruits and vegetables and low in fat and moderate physical activity could have protective effects. Data on red meat and processed meat are inconclusive whether they do have an influence on the risk of breast cancer.

Breast-feeding has a protective effect.

Weight loss in postmenopausal women could also decrease the risk of breast cancer.

Factors that do not have any influence in breast cancer risk includes abortion, chemicals ,antioxidants like vitamin A, E or C or beta caroten , tubal ligation or caffeine.

Dielli: Dr. Nano How can we diagnose breast cancer

Early diagnosis of breast cancer is crucial because it significantly improves the chances of successful treatment and survival. Detecting breast cancer at an early stage allows for more treatment options, including less invasive treatments and a higher likelihood of achieving a cure.

Here’s how early diagnosis is generally approached:

1. Breast Self-Examination (BSE) • Women are encouraged to regularly perform self-examinations to detect any unusual lumps, swelling, or changes in breast tissue. • While not a definitive diagnostic tool, self-examination helps in early detection by making women more aware of what is normal for their bodies.

2. Clinical Breast Examination (CBE) • During regular check-ups, healthcare providers may perform physical examinations to check for any lumps or abnormalities in the breast and underarm areas.

3. Mammography • Screening mammography is one of the most effective methods for early detection. It uses low-dose X-rays to detect breast cancer before it can be felt. • Routine mammograms are recommended for women over 40 (or earlier for those at high risk). • Diagnostic mammography may be done if an abnormality is found during screening or if a lump is detected by physical examination.

4. Ultrasound • Often used in conjunction with mammography, ultrasound helps to differentiate between solid masses and fluid-filled cysts. • It’s particularly useful for women with dense breast tissue, where mammograms may be less effective.

5. Magnetic Resonance Imaging (MRI) • MRI is a more sensitive tool and may be used for high-risk individuals or to further investigate abnormalities found during other imaging methods. • It can help in visualizing the extent of cancer and is particularly useful in dense breast tissue or when screening young women with a family history of breast cancer.

6. Biopsy • If imaging tests detect a suspicious area, a biopsy is usually the next step. A sample of breast tissue is removed and examined under a microscope to confirm the presence of cancer cells. • Different types of biopsies include fine-needle aspiration, core needle biopsy, and surgical biopsy.

7. Genetic Testing • Women with a strong family history of breast cancer may undergo genetic testing for mutations in the BRCA1 and BRCA2 genes, which increase the risk of developing breast and ovarian cancers. • Identifying high-risk individuals through genetic testing allows for more proactive monitoring and preventive measures.

Dr. Gashi: How do we screen for breast cancer

Guidelines for Breast Cancer Screening

Women Aged 40 to 44 – Should have the option to start annual mammograms.

Women Aged 45 to 54 – Annual mammograms are recommended.

Women Aged 55 and Older – May transition to mammograms every two years or continue with annual screening.

Clinical Breast Examination- According to the American Cancer Society (ACS), clinical breast examinations performed by a general practitioner or gynecologist are not recommended as a routine screening method. However, any abnormalities in the breast should be discussed with a healthcare provider, as clinical exams can assist in screening, diagnosis, and treatment.

Breast Self-Examination- While the ACS does not recommend breast self-examination as a formal screening tool, women are encouraged to be familiar with their breasts and report any changes to their healthcare provider.

Women at High Risk- Women with a family history of breast cancer, including those with a personal history or strong family history of breast cancer, especially those who are carriers of BRCA1 and BRCA2 mutations, are advised to undergo genetic counseling. They may also need to start screening earlier, potentially as early as age 30, and may include breast MRI in their screening regimen.

Dr.Nano How do we treat breast cancer and what are the benefits of screening

Nowadays there are several methods of treatment including surgery, chemotherapy and or radiation depending on the stage of the disease.

it is very important to get an early diagnosis

Benefits of Early Diagnosis:

Increased Survival Rates: Early-stage breast cancer (stages 0 and 1) has a much higher survival rate compared to advanced stages. •

Less Aggressive Treatment: Early detection often allows for less invasive treatments such as lumpectomy instead of mastectomy, and less need for chemotherapy.

Better Quality of Life: Early detection minimizes the physical and emotional impact of more aggressive treatments required for advanced cancers.

Routine screening and vigilance play a critical role in the early diagnosis of breast cancer, improving outcomes for women worldwide.

Dr. Gashi what message can you give to your patients, how can we prevent breast Cancer

Breast Cancer Prevention

Maintain a Healthy WeightObesity and overweight can increase the risk of breast cancer, especially after menopause. Aim for a balanced diet and regular physical activity.

Exercise Regularly-Engaging in regular physical activity can help maintain a healthy weight and reduce the risk of breast cancer. Aim for at least 150 minutes of moderate aerobic activity each week.

Limit Alcohol Consumption- Alcohol consumption is linked to an increased risk of breast cancer. Limiting alcohol to no more than one drink a day (even better) can help reduce the risk.

Healthy Diet- Eat a diet rich in fruits, vegetables, whole grains, and proteins. Limit processed foods, red meat, and foods high in sugar and unhealthy fats.

Quit Smoking – There is evidence that smoking is a high risk for breast cancer. Quitting smoking can improve overall health and reduce cancer risk.

Breastfeeding-If possible, breastfeeding may slightly reduce the risk of breast cancer for women.

Regular Screenings- Stay up to date with mammograms and clinical breast exams to detect any changes early. Have regular annual visits with your healthcare provider and follow their recommendations.

Genetic Testing- If you have a family history of breast cancer, consider discussing genetic counseling and testing for BRCA1, BRCA2, or any other mutations that may increase your risk.

Hormones- Discuss the risks associated with hormone replacement therapy (HRT) with your doctor, especially if you have a family history of breast cancer.

I encourage all women to commit to their health. If it’s time for your screening, please schedule that appointment. Encourage your loved ones to do the same and engage in community conversations about the importance of breast cancer awareness.

Dr Nikolla, how is your friend?

My friend did finish all treatment and is currently cancer free.

She was diagnosed after appropriate screening And was treated in a timely manner.

I would invite all women to Think “ Pink “ during the month of October and get screened now and any time of the year.

Talk to your doctor about getting screened.

Get the appropriate screening mammograms along with your colonoscopies and Pap smears, as you need to also get screened for colorectal cancer and cervical cancer.

Early detection by mamography decreases mortality and facilitates successful treatment with timely and high quality care.

As a conclusion, I would love to remind all women that although the chance of getting this diagnosis is one in eight women, this does not mean that this is the risk of mortality from this disease. With the appropriate screening and timely treatment this disease is treatable.

Dr. Zana Nikolla is the first Albanian gastroenterologist practicing in USA. With more then 25 years of experience, Dr. Nikolla thrives to offer excellent care to her patients through her private practice, while teaching residents at Vassar Brothers Medical center and serving Albanian community. She practices at Premier MEdical group of Hudson Valley NY.

Evia A Nano, MD, is a well-known and respected physician within the Albanian community in Northern New York, board-certified in the US and Albania, with over 31 years of medical experience. She is the cofounder of the Illyria clinic at Jacobi Hospital in the Bronx, and has made significant contributions to the healthcare initiatives geared towards the Albanian Community in New York and Albania. In addition, Dr. Nano owns and operates Eviaesthetics MedSpa, a beauty and wellness practice in Manhattan.

Dr.Nora Gashi is board certified in Internal Medicine and has been practicing for more then 15 years. Certified by Menopause Society, she is a dedicated advocate to women’s health and well-being. She is a former president of Albanian American Medical Society. Practices at Nora Gashi Women’s Health located in Wayne ,NJ

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti pritën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof

October 11, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti pritën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit. Në takimin me Kasanof, Presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pas takimit të tyre në New York në fundin e muajit të kaluar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e mirëpriti tashmë në Prishtinë Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Ky i fundit shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhjen z. Kasanof në këtë vizitë të tijën të parë në vend, gjersa shprehu vlerësimin e lartë për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributit të tyre në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e shtetit tonë. Shtoi se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnerë, e cila reflektohet edhe nga dëshira e perceptimi edhe i vetë qytetarëve të vendit tonë. Kryeministri Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë e më gjerë. Theksoi edhe progresin demokratik, ekonomik e shoqëror që ka njohur vendi ynë përgjatë këtij mandati qeverisës, me ç’rast veçoi edhe rëndësinë e sigurisë dhe të sundimit të ligjit.

Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve. Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 653
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT