• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

‘Shpata e Argjendtë 2018’ bashkon forcat e sigurisë në Kosovë

April 16, 2018 by dgreca

Silver Sabre 2018 brings together security forces for emergency response/

1 Portadec1 Shpate-Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, bashkon forcat e sigurisë për reagim ndaj emergjencave/

1 KFORPRISHTINË, 16 Prill  2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, mbahet nga 16 deri në 27 prill në kampin Film City në Prishtinë, kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.1 KFOR AeroplanKy ushtrim bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin e Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës (AME).Nën drejtimin e zëvendës komandantit të KFOR-it, gjeneral brigade János Csombók, të gjithë akterët e përfshirë kanë për qëllim të përmirësojnë mirëkuptimin reciprok lidhur me rolet, aftësitë dhe kapacitetet e tyre në reagim ndaj emergjencave.

‘Shpata e Argjendtë 2018’ do të zhvillohet në dy faza. Nga 16 deri në 19 prill do të zhvillohet stërvitja e Postit të Komandës në Kampin Film City, ndërsa trajnimi në terren do të mbahet nga 23 deri më 27 prill në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.Qëllimi i përgjithshëm i ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2018’ është të trajnojë komandantët dhe stafin e KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në rastet e lehtësimit emergjent ndaj fatkeqësive dhe skenaret e trazirave civile. Do të jetë një mundësi për të testuar konceptin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë dhe për të krijuar një kuptim të përbashkët mbi taktikat, teknikat dhe procedurat në nivel njësie, me vëmendje të veçantë në trajnimin e kontrollimit të turmave dhe trazirave dhe zjarrfikësve.

Silver Sabre 2018 brings together security forces for emergency response

Pristina, 16th April 2018- Exercise Silver Sabre 2018, as one of the most important training activities conducted and led by KFOR, will be held throughout 16th to 27th of April in Camp Film City, Camp Pomozatin and Slatina Military Airport.

 This exercise brings together, in a coordinated and synergetic way, different players, European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), Kosovo Security Council (KSC), Kosovo Police (KP), Kosovo Security Forces (KSF) and Kosovo Emergency Management Agency (EMA).

 Under the guidance of KFOR Deputy Commander, Brigadier General János CSOMBÓK, all the actors involved aim to improve mutual understanding regarding their roles, capabilities and capacities to emergency response.

 Silver Saber 2018 will be conducted in two phases. From 16 to 19 April will take place the Command Post Exercise in Camp Film City, whereas the Field Exercise Track will be held from 23 to 27 April at Camp Pomozatin and Slatina Military Airport.

The overall aim of the exercise Silver Sabre 2018 is to train the Commanders and staff of KFOR, EULEX and Kosovo Security Organizations in handling operations in emergency disaster relief and civil disturbance scenario. It will be the opportunity to test the 1st, 2nd and 3rd responder concept and to establish a common understanding on tactics, techniques and procedures at the unit level, with particular attention to Crowd and Riot control (CRC) training and firefighting.

Filed Under: Reportazh Tagged With: ‘Shpata e Argjendtë 2018’, bashkon forcat e sigurisë, Behlul Jashari

Dita e Verëzes në Kosovë, si Dita e Verës në Shqipëri

March 14, 2018 by dgreca

5 skenderbeu
-Prej një viti festë zyrtare në Prizren, e vendosur nga Kuvendi i Kumunës/

1 VeraPRISHTINË, 14 Mars 2018-Behlul Jashari/ Si Dita e Verës në Elbasan, në Shqipëri, në 14 mars, është edhe në Kosovë  Dita e Verëzes, në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, përfshirë krahinën e pojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.1 vogelushja

Si Dita e Verës në Elbasan, në Shqipëri, në 14 Mars, është edhe në Kosovë  Dita e Verëzes, në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.3 zjarre ne Kosove

Në Kosovë, edhe pse ka ide,  ende nuk ka organizime institucionale, për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës të lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli.  Ndërkohë, Dita eVerëzës – Dita e Vërës prej një viti është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Kumunës.1 byreku

“Si festë tradicionale është e theksuar në fshatrat e Vërrinit, Lumës dhe të Opojës. Ne 14 mars, fillon ripërtëritja e natyrës dhe si festë do ia shtonte atraktivitetin Prizrenit si qytet turistik”, u theksua me atë rast.Në mbledhjen e Kuvendi Komunal të Prizrenit në  23 shkurt 2017, kur u mor vendimi, u lexua shkrimi i vitit 1911 i personalitetit të madh të kombit shqiptar, Faik Konica “Ç’është dita e verës?”, ku theksonte se  “Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve”.1 Flia

Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në një raportim nga Kosova në 14 mars 2012, para 6 viteve, shkruaja për idenë se, Elbasani mund të jetë shembull edhe për Prizrenin, për organizime edhe institucionale në festimet e Ditës së Verëzes.
“Kjo pyetje juaj është një ide e mirë për të ardhmen”, tha atëherë koordinatori për kulturën në Komunën e Prizrenit, Urim Ukimeri, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka ide a iniciativa që në qytetin më të madh jugor të Kosovës Dita e Verëzes të shënohet edhe me ndonjë organizim institucional, si në Elbasan.

Në foto arkivi të ATSH të vitit 2010 shihet një fëmi në Opojë, ku në Ditën e Verëzes në borë me vezë të ngjyera është shkruar shkurtesa me shkronja të para të emrit në anglisht të Agjencisë kombetare-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – Albanian Telegraphic Agency – ATA, për të cilën prej mëse çerek shekulli, nga pranvera 1992, raportoj nga Kosova edhe për festimet e Ditës së Verëzes.

Ndërsa, para 22 viteve, në 18 mars 1996, në gazetën e përditshme “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në ATSH dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 marsit.

Donon të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”.

Në Opojën e njohur për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”, në prag të Ditës së Verëzes,  pasdite dhe në mbrëmje të rinjë, po edhe fëmijë, ngjiten bjeshëve, te krojet që nuk shterojnë kurrë, mbledhin bimë a lule, drunj e  shkurra dëllinje, dhe ndezin zjarre.

Vezët e ziera e të ngjyera, cakërrohen me njëra-tjetrën në garën cila është më e forta, ndërsa të spërkatura me ujin e krojeve hahen në bjeshkë dhe në shtëpi për shëndet e jetëgjatësi.

Në Ditën e Verëzes zgjimi është i hershëm dhe vazhdojnë ritet e festës, pjesë e së cilës janë edhe këngët e vallet, edhe gatimet e traditës me miell misri apo gruri, por që nuk janë ballokume Elbasani, edhe pse të ngjashme janë.

Në drekën e Ditës së Verëzes në tryeza-sofra shtrohet edhe mishi i qengjit, sipas traditës së këtyre anëve me blegëtori të zhvilluar.

Dita e Verëzes festohet nëpër familje, së bashku, si dhe me vizita te fqinjët e farefisi, me besimin se sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore.

Në këtë ditë që është e fillit të verës së re, ritet, përfshirë edhe lulet e bimët që vendosen mbi portat eshtëpive, ndërlidhen edhe me zgjimin e bimësisë, gjallimin,  kalimin nga dimri në pranverë.

Afër Prizrenit dhe në kufi me Shqipërinë, në rajonin e Vërrinit, në festime në fshatin Zhur, më të madhin në Kosovë vezët e ziera herët i ngjyrosin fëmijët dhe bashkë me të rinjët dalin në zonat malore të afërta, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e herëshme, luleborën.

Nënat zhurjane bëjnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të tjera të veçanta për Ditën e Verëzës, që ështe edhe dita e vizitave të shumëta mes të të afërmëve dhe dhe familjarëve.

“Ani mori Verëz moj e lumja Verëz
Ani dita e parë o ani e Pranverës o”.

Këto janë vargje të këngëve që këndohen në këtë festë të Ditës së Verës në Zhur, fshatin e madh të Kosovës afër vendkalimit drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin nëpër Autostradën e Kombit.

Verëzes i këndohet edhe në 13 mars – në mbrëmjen e pragditës së saj, derisa në çdo lagje të fshatit të rinjtë ndezin zjarre “që t’i jepin sa më shumë fuqi Diellit”.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, Dita e Verëzes në Kosovë

Ekskursion Turistik në Strugë, Ohër dhe Pogradec

March 14, 2018 by dgreca

-Një mundësi për të njohur bukuritë e trevave shqiptare/1 Jola DociShkruan Jola Doçi-Dibrani/*Të festosh është normale,por të organizosh udhëtime është një medalje në vete. Edhe bordi drejtues i “Spitalit Ushtarak Universitar i Traumës nga Tirana”,në krye me stafin e tij drejtues, Dr.Arben Zeneli,shefi i urgjencës,Dr.Gjevalin Bushi si dhe shefi i kirurgjisë Dr.Skender Buci organizuan ekskursion turistik.1 PamjePamje nga grupi turistik i”Spitalit Ushtarak Universitar i Traumës nga Tirana” për një udhëtim dy ditor për Strugë,Ohër dhe Pogradec. 2 grupi 1Iniciativës së tyre për ta festuar “Ditën  e Mësuesit” dhe “Ditën  e 8 Marsit” iu bashkuam të gjitha profilet nga ne, si mjek e deri të mirëmbajtësit e spitalit. Për hir të opinionit, po që nuk i komplimentojmë,besoj do u mbesim borxh  me qe  është një institucion  me i  specializuar dhe më i afti për sa i përket traumave me madhore qe ka shteti ynë. Dhe për hire të vërtetës duhen përshëndetur për punën qe bëjnë me përkushtim natë e ditë,orar e pa orare në shërbim të popullit në te katër anët e Shqipërisë,madje edhe nga Kosova ,Mali i Zi dhe Maqedonia qe  ia mësyjnë kësaj qendre universitare!Pikësynim i yni ishte për ta bere një ekskursion dy ditor, ku më mirë së në Strugën e bukur, qytet piktoresk. Po ashtu Liqeni i Stugës bashkon edhe dy qytete tjera  të bukura Ohrin dhe Pogradecin si dy degë lisi të veshura me plot  perla bukurish  natyrore njëri në “Maqedoni  tjetri në Shqipëri”?…

-Të rikujtojmë një fjalë popullore se bukurive të asaj ane iu ka ndërruar shtrati ,por pritet qe të kthehet lumi në shtratin e vet pas 100 vitesh“,nga ndarjet dhe pazarllëqet e fuqive të huaja qe i krijuan Shqipërisë!!!

-Rruga dhe vargmalet qe i kaluam  me një atmosferë kënge ,humori dhe relaksimi nga  bukuritë natyrore na u prish në pikën kufitare  të “Qafë Thanës”.Aty  ishte rrëmujë me pritje nga varg  makinash  dhe mjete tjera  transportuese në hyrje dhe dalje nga Shqiperia për Maqedoni?.Mu kujtua se kam pas rastin ti shkeli shumë shtete të Evropës,por nuk ka as në administratë,as në  rrugë me prit radhën nga rrëmuja e pa rregullsive. Më iku mendja me shumë pyetje,kureshtje,enigma,të vërteta e të pa vërteta nga një e kaluar historike qe po i përcjell popujt e Ballkanit edhe në shekullin e 21-të.!!! Kontrolli ishte i rrepte  sikur i frikësohen realitetit te zhbërjes së Maqedonisë që e ka mbërthyer “Kolapsi i formimit të rrejshëm mbi shpatullat e popullit shqiptar”?. Shikoja me shumë kureshtje valvimin e flamurit maqedonas dhe flamujve të shumë shteteve, pos  flamurit shqiptar që mungonte!?.. Në vazhdim mu kujtuan informacionet për këto zona qe ofrojnë shumë mundësi për turizëm, ku mbizotërojnë përgjithësisht peizazhet panoramike,po ashtu na doli ,u  përballëm  me Strugën e bukur ,me Strugën e  “Festivaleve të Poezisë dhe kulturës”,prandaj  nuk gabuam  qe këtë herë kemi zgjedhur pikërisht këtë zonë t’ja shijojmë vlerat e saj  turistike.

Arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare, jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!…

Pas një  shëtitje pak orësh ne Strugë  u përballëm me shumë qytetar qe i pyesnim për diçka  në gjuhen shqipe, edhe pse na kuptonin,përgjigjeshin  shumë sakte, por në gjuhen maqedonishte, jo shqip!.2 oher1 struge oher Pogradec1 PogPamje nga këto tri qytete Struga,Ohri dhe Pogradeci që flasin vet me bukuritë dhe perlat e veta përrallore!

-Me të vazhduar rrugën për në Ohër gjithashtu arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare, jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!…

Edhe Ohri  si qytet na shoqëronte me bukuritë e veta deri të Kalaja dhe  pika tjera turistike.

-Ishte shume tronditëse,as një mbishkrim nuk  ishte akoma në gjuhën shqipe edhe se atje ne Struge janë mbi 80%  popullata shqiptare?. Për çdo ditë  partitë politike shqiptare dalin me lloj,lloj  deklaratash se jemi në procesin e barazimit me maqedonasit…Çuditërisht i shtrova një pyetje një qytetari te rëndomtë me ktheje përgjigje në një shqipe,por në dialektin gegë…Të them të drejtën u gëzova dhe i thashë zotëri  të falënderoj,që dikush mori guximin të me përgjigjet në gjuhen e të parëve tanë…-Ai me tha “S’jam  shqiptar zonjë,unë jam (Turqali),por e flas gjuhën shqipe…

Kjo me habiti…”Turqali”…e ka mendjen të turqit sigurisht?-Gegërishten time të bukur, këtë gjuhë të engjëjve,ai e fliste në mënyrë prefekte.

-Më vrau në shpirt të shprehurit e tij…Mu kujtuan fjalë e Krishtit,kur i tha judës”Se para orës tre do me mohosh 3 here”…- Përse o popull shqiptar që jetoni në trojet tuaja të mbrojtura me  gjakun e arbrit,keni frikë të deklaroheni se kush jeni  dhe të “Jeni zotë të vetvetes dhe brezave që vijnë”…

-Nga doni tu vij liria…nga fryma e shenjtë,mos harroni…(tre gjëra të pamohueshme, “jeni në shtëpinë e tokën tuaj,jeni shqiptarë,jeni pasardhësit e pellazgëve dhe të pa mposhturit  “Skënderbeut”…Ai kur erdhi në trojet e tij u shpreh (lirinë nuk u a solla unë, por e gjeta në mes jush)!.Përfunduam këtë vizitë  turistike me një zemër të thyer filluam të kthehemi për Shqipëri. Për drekë ndamë kohën për në Qytetin e Pogradecit. Edhe aty ishte një ditë e bukur që rrezet e diellit nga ujit  e pastër të liqenit  ndriçonte drejt në sytë tanë nga një kolorite shumë ngjyrësh. I përngjante një dite të bukur pranvere para kohe. Mbaruam edhe këtë ekskursion me mbresa  të shumta dhe porosi që çdo shqiptar ti vizitoj   bukuritë e veta se vërtet në (shqiptarët duhet të krenohemi qe na takojnë neve dhe qe na i dhuroj zoti  këto perla ,bukuri dhe vende të shenjta).

Foto-Reportazh nga Struga –Ohri dhe Pogradeci 2018

  • E dërgoi për Diellin Shefqet Dibrani.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ekskursion Turistik në Strugë, Jola Doçi-Dibrani, Ohër dhe Pogradec

Anije të Flotës së 6-të të SHBA stërviten me anije të Flotës Detare shqiptare

February 9, 2018 by dgreca

….dhe një përshëndetje e ëndërruar para 40 vitesh/1 FlotaNga Shefqet Kërcelli/

1 ok Flota 2

Më datën 7 shkurt 2018, anija flamurtare e Forcës Detare shqiptare, “Iliria”, {P-131}, zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijen e Flotës së 6-të të SHBA, destrojerin me raketa, të klasit Arleigh Burke, USS Ross DDG-71,  në detin Adriatik. Destojeri amerikan DDG-7,  është në përbërje të Flotës së 6-të të SHBA, me vendbazim në Rota të Spanjës. Anija mbështet operacionet e aleatëve të NATO-s dhe mbron interesat kombëtare të SHBA në Evropë. Gjatë kësaj stërvitje anija jonë “Iliria” kishte për qëlllim të zbulonte, identifikonte dhe siguronte anijen e NATO-s, detyrë të cilën e realizoi me efikasitet e profesionalizëm. Në përfundim të stërvitjes së përbashkët midis dy anijeve mike, Commander Bryan S. Gallo, Drejtues, Komandant i grupit të lëshimit të raketave të USS Ross (DDG 71) dhe Lt. Ryan Sisler, Oficeri ekzekutiv i DDG-71, Ross, përshëndetën ekuipzhin e anijes sonë “Iliria”, si detarë dhe si miq, ashtu sic dinë të përshëndetin detarët.

Fotografia e realizuar me mjeshtëri nga fotoreporteri i Flotës së 6-të të SHBA, Kyle Steckler, shpreh realizëm, dashuri detarësh dhe profesionalizëm në stërvitje të këtij lloji. Sigurisht,stërvitje të tilla të përbashkëta midis Flotës së SHBA dhe Forcës Detare, ne kemi disa vite që i realizojmë me sukses në detin Jon dhe Adriatik.

E pata ëndëruar këtë fotografi detarësh që në korrik të vitit 1986, kur kryqëzorët amerikanë lundronin për në Split dhe Kroaci për vizitë portuale dhe furnizim. Ndërsa ne i ndiqnim me syrin e radarëve, grykat e topave dhe silurat e anijeve. Një kakofoni që u vërtetua mbas rënies së murit të Berlinit.Ndërsa unë për një fjalë goje hëngra dënim e denigrim disavjecar si oficer profesionist me prirje perëndimore. Këtë histori reale do e përcjell në të ardhmen tek faqet e kësaj gazete.

Sot, më gëzon ky fakt, që një fotografi e tillë, traditë e përshëndetjes së detarëve,  e ëndërruar para 40 vitesh u bë realitet. Ta gëzojë brezi i ri i oficerëve, këtë sakrificë të brezit tonë.

Faleminderit kolegëve tanë të Flotës së 6-të të SHBA, me të cilët ne tashmë jemi lidhur ngushtë e pazgjithshmërisht, ashtu si një nyje e fortë marinarësh.

Shënim: Lajmi për këtë stërvitje është përcjellë dhe tek faqja zyrtare e Flotës së 6-të të SHBA, ndërsa për aktivitetin e DDG-71, Ross, do keni lajme të tjera në vijim.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Flota e 6 Amerikane, flota shqiptare, Shefqet Kercelli

BERAT-Ujë i bekuar, Ortodokës dhe Myslimanë festojnë së bashku

January 7, 2018 by dgreca

Nga Berati për Diellin Sulo GOZHINA/1 Parakalimi
10  djem në garë për të kapur kryqin në ujrat e ftohta të lumit Osum , fati i buzqesh për të dytin vit radhasi 22 vjeçarit Naço/

1 Prifti fitusi
BERAT- Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pa ndërprerë  prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e djeshme mbi 5 mij beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1. km në të dyja anët e lumit Osum për të parë nga afër hedhjen e kryqit. 3Ura

2 UraJanë 10 djem të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të lumit kryqit që lëshohet nga lartësia e urës nga kryepeshkopi i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzeqes, Imzot Ignati. Ndoshta është e vetmja festë që mbleth dy fetë bashkë, atë Myslymanë dhe Ortodoks për të parë nga afër këtë ritual pagan. Edhe pse 24 orë më parë shirat dhe rënia e dëborës nuk kanë munguar në malin e Tomorrit si për çudin e besimtarve ujrat e Osumit kanë rrjedhur të kthjellta. Kryqin  në ujrat e lumit e kapi 22 vjeçari Xhorxhi Naço. Më pasë me djemt që e shoqëronin 22 vjeçari ja ka dorzuar kryqin mes mijra besimtarve kryepeshkopit Ignati dhe  duke marrë bekimin  e tij. Qindra besimtar me bekimin e imzotit dhe me peligrinazhet që shoqëronin kryepeshkopin Ignatin për në kishën më të madhë të koduar me emrim Katedraleja e “Shën Dhimitrit”, për të vazhduar festën me këngët për kryqin dhe ndezjen e qirinjve nga qindra besimtarë. Fitusi i kryqit së bashku me grupin e tij pas shpërblimit të një shume simbolike të dhënë  nga  Ignati në emër të kishës i janë dretuar trokitjeve të portave të shtëpive në lagjet Goricë, Mangalem e Kala për të marë nga besimtarët një bekim më shumë, por ndryshe nga vite më përë këtë viti djemt që kapën kryqin kanë trokitur dhe në lagjet e tjera të këtij qytetit ku dhe janë pritur me dashamirësi.
Kësaj festë që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që zanafillën e ka që nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, nga Gjon Pagëzoi, i janë bashkuar veç, mijëra pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe rrethinat e Beratit edhe pushtetar lokal N/ kryetari i bashkisë Çlirim Brisku dhe Sekretari i përgjithshëm Gëzim Zema si dhe deputeti Nasip Naço, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetar, banorë të qytetit e të rrethinave të tij, etj.
Deputeti Nasip Naco në një prononcim për gazetën Telegraf ka vijuar me urimin për festën dhe vit të mbarë për banorët e qytetit dhe të rrethinave të tij, ndërkohë që ka cituar se jo vetëm berati që është simbolli i bashkjetesës fetare, por e gjithë shqipëria ka harmoni fetare gjë të cilën e tregon dhe kjo. Më pas deputeti Naco dhe pushtetarët lokal të kryesuar nga Nënkryetari Brisku kanë kryer edhe një vizitë në Metropolin e Qytetit ku janë pritur nga Imzot Ignati dhe priftërinjët dhe stafi i tij, po gjëtë pritjes kori i kishës Ortodokse i përbërë nga fëmiëj të qytetit kanë kënduar disa këngë fetare kushtuar Jezukrishtit dhe ditës së ujët të bekuar.
Festën pagane të ujët të bekuar e festonim  edhe në kohën e  komunizmit fsheurazi festën pagane të ujit të bekuar e festonim   edhe në kohën e  komunizmit fsheurazi
Kryqi është hedhur në lumin Osum edhe në koheën e komunizmit. Kështu ka pohuar  për gazetën  çifti 70 vjecar Thomrilla e Sotir Gjoka. Pas vitit 67 kur u prishën kishat edhe xhamit dhe feja ishte e ndaluar, unë së bashku me bashkëmoshatarët e mi fsheurazi në ditën e 6 Janarit mernim disa djem dhe shkonim tek lumi tek pllakat poshtë fshatit Bilçë aty me një kryq që e sajonim në moment kryesishtë me dega Ulliri e hidhnim në ujërat e Osumit. Njeriu që bëhej edhe prift për momentin bënte para hedhjes së kryqit ritet fetare të mësuara në shtëpi nga të moshuarit dhe më pas djemët që ndodheshin në ujrat e osumit bënin garë në uji kush ta kapte kryqin më parë. Fitusi fsheurazi në orët e vona të darkës së bashku me dy nga katër, pes shokët që hidheshin në lum trokisnin në familjet më të besuara dhë kryenin ritualin pagan të festës, ndërsa thuajse në të gjitha shtëpitë ndizeshin qirinjë.Ndryshe sot dita ujit të bekuar festohet nga qindra dhe mijera ortodoks dhe myslyman pra është kthyer në një festë popullore ndërsa për kapjen e kryqit në lum hidhen djem të të dy feve myslymane dhe ortodokse.
Në kohën e komunizmit kemi festuar fsheurazi hedhjen e kryqit, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në ujin e bekuar por në shtëpit tona vini fitusit dhe ne i bekonim duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me  ndizjen e qirinjve,  fsheurazi shkonim afër kishës dhe hillnim lekë. Mbaj mënd këngën “Në kohën që u bekove o zot” dhe në moment hapeshin portat dhe prisnim fitusin e kryqit në fsheuri. Në drek dhe në darkën e 6 jenarit shtroheshin darka e dreka dhe kryeshin vizita familjare

Sipas biblës, festa përkon me mbrëmjen kur lindi Jezu Krishti
Origjina e ditës së Bekimit të Zotit.
Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre Mbretërit panë në qiellin e Bethelemit në Jerusalem, yllin i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit.
Befana festohet natën e 5 janarit apo ditën e Epifanës, një fest fetare që njihet si vizita që i bënë tre mbretërit Dijetar jezu Krishti fëmijë. Dita e fundit e Krishtlindjes, 12 ditë pas 25 dhjetorit. Të tre mbretërit Melchiorri, Baldassarri, dhe Gasperi u nisën nga vende të ndryshme për ti parë dhe për ti ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmi. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me “Bkekimin e ujit”dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoks  të sërbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë, ka lindur shumë kohë më parë ne disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë, kjo festë është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plajkë të shëmtuar, e cila trëmb fëmjët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është, zemër mirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme. Pas viteve `90, dita e “Ujit të bekuar”, e njohur ndryshe edhe si dita e Epifanës së Zotit, ka nisur të kremtohet edhe në Shqipëri, dhe më të veçantën se ajo festohet nga të dy komunitetet. Besimtarë të shumtë në të gjithë vendin në këtë ditë marrin pjesë në ritualin dhe meshën e përvitëshmë të “Bekimit të Ujit”, ku kryqi do të hidhet në ujë dhe besimtarët duhet ta nxjerrin nga uji. Besimtarët e pranishëm në këtë ritual marrin pak uji të bekuar për tu sjellë fëmijëve të tyre fat dhe mbarësi. Në vendin tonë, zakonisht kryqi hidhet në lum. Sipas besimit, uji i marrë në këtë ditë mund të qëndroi i paprishur në një enë përgjatë gjithë vitit, deri në 6 janarin e ardhshëm.

Dëshmitarja e rrallë.
Në një prononcim për gazetën prifit At Petraq Simësia citon: edhe nga rrëfimet e prindërve por dhe ngasa mbaj mend, të paktën që nga mosha 7 vjeçe, ura e Goricës ka shërbyer veç të tjerave dhe si vendi ku hidhej kryqi në lum dhe se asnjëherë nuk ka ngelur pa u festuar, dita e “Ujit të Bekuar”, edhe në kohën e luftës. Në kohën e komunizmit kemi festuar fshehurazi hedhjen e kryqi, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në “Ujin e Bekuar”, por në shtëpitë tona vinin fituesit dhe ne i bekonim, duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me ndezjen e qirinjve. Fshehurazi shkonim afër kishës dhe hidhnim lekë. Mbaj mend këngën, që tashëm më është bërë kënga më dashur. “Në kohën që u bekove o zot”, ku në moment hapeshin portat dhe prisnim fituesin”, përfundon pohimin e tij At Petraqi.

Intervista
Imzot Ignanti! – Ç`farë simbolizon për besimtarët ortodoksë hedhja e kryqit në  lum ?
Hedhja e kryqit në lum simbolizon bekimin dhe fuqinë e zotit mbi njerëzin. Hedhja në mënyrë simbolike e kryqit në lumë bëhet sepse në lum u pagëzua  Krisht i cili u kryqëzua mbi kryq. I biri perëndisë dhe Krisht i cili u shfaq sot në lumin Jordanë u pagëzua në këtë lum nga pagëzori Johan dhe u dëshmua nga Ati i tij qiellor i cili tha “ Ky është biri im i vetëmlindur, i cili më pëlqeu dhe unë u kënaqa shumë sepse më bëri dëshirë vullnetin tim dhe erdhi për shpëtimin e njerëzve që është dëshira ime dhe shpirti i shenjtë në formë pëllumbi, ndënji mbi të pagëzuarin Zotin Krisht. Zëri i atit, Zoti Krisht që pagëzohej dhe shpirti i shenjtë përbëjnë një perëndi. Qëriri që ndriçon, që ngroh dhe që ndrit përbëjnë një perëndi të cilët janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Kjo na shpëtojë, biri u pagëzua, ati e dëshmoi dhe shpirti i shenjtë e vërtetoi.
Në këtë ditë të shenjtë të hedhjes së kryqit në lum marrin pjesë edhe qindra qytetarë të besimeve të tjera. Si do ta komentonit këtë fakt ?
Kryqi është hiri i perëndisë prej nga buron shpëtimi. U kryqëzua Krishti dhe na dha hirin e tij me kryqëzimin dhe me ngjalljen e tij, prandaj dhe kryqëzohemi dhe marrim hirin që na shpërbleu nga mëkatet me gjakun që derdhi Krishti mbi kryq, prandaj ne kryqin e kemi shpirtin, zëmrën, ai është qënia jonë  dhe shpëtimit tonë. Pjesmarrja e të gjitha besimeve në  ceremonin e hedhjes së kryqit në lumë   fletë për harmoninë fetare që ekziston midis besimeve në qytetin e Beratit si dhe për faktin që të gjithë qnjerzit e pranojnë fuqinë e kryqit, e pranon dritën e kryqit si dhe bekimin e kryqit. Ne sot ecim në dhe por fluturojmë në qiell. Zoti është një për të gjithë dhe i vetëm në këtë botë, ndaj dhe pjesmarrja e shumë qytetarve në këtë ditë të shënuar është kaq e madhe dhe pa dallime të besimeve fetare.
Çfarë do tu uronit besimtarëve ortodoksë dhe gjithë qytetarëve në këtë ditë të shënuar ?
Në këtë ditë të shënuar kur i dërguari i perëndisë dhe shpëtimtari i njëerëzisë Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan nga pagëzori Johan, do t`ju uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe gjithë të pranishmëve në këtë ditë simbolike të hedhjes së kryqit në lum, paqe, mbarësi, harmoni dhe zoti i bekoftë.

Shërbesa liturgjike
6 Janari është e kremtja (festa) e Theofanisë ose Epifanisë, e quajtur ndryshe në gjuhën e popullit Uji i Bekuar, është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës sonë të Krishterë Orthodhokse. Kjo festë është shfaqja e perëndisë në botë si Trini (pra një qenie e vetme në tre persona)Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë, në momentin e pagëzimit të Jizu krishtit, birit të perëndisë të bërë njeri. Të krishterët besojnë se qysh që biri i perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në Epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, ashtu siç vet perëndia e shpalli atë në fillim, kur e krijoi botën.

Çudia
Bora që ka rënë këto ditë në malin e Tomorrit, dje nuk ka mundur që të turbullojn ujrat e Osumit që si për çudin e të gjith pjesmarsve ujë i tij, ka qenë më i kulluar se çdo ditë tjetër, askush nuk di si ta shpjegoj këtë fenomen natyral, ndërsa qindra qytetar vazhdojn të mbushin disa enë me ujë në lumin e kulluar.

Nga Berati Sulo Gozhina

Filed Under: Reportazh Tagged With: festojne së bashku, Ortodokës dhe Myslimanë, Sulo Gozhina, Uje i bekuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • …
  • 172
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT