• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bota Arbërshe, sot! 

January 9, 2024 by s p

Prof. Hanemshahe Ilazi/

Intervista me zonjën Ornela Radovicka me rastin e dorëzimit të medaljes nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  mbi Kontributin e saj mbi promovimin dhe shpërndarjen  e  gjuhës dhe kulturës arbërshe në botën mbarë shqiptare.  

Me rastin e festave të fund vitit Presidentja e Republikës së Pavarur zonja Vjosa Osmani shpërndau disa medalje shumë personaliteteve të fushave të ndryshme në shkencë, në fushë të artit,shkrimtarë, poet, arkiekt, mjekë. Ju dhuruan medalje figurave të ndritura  si Jeronim De Rada, Zef Schiro, Serembe, Belluscit dhe  midis tyre edhe ju dr Ornela Radovicka, për kontributin tuaj  në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. 

  • Zonja Radovicka. Kur keni filluar të njiheni me kulturën arbëreshe? 

Ishte viti 1990, kur shkrova për herë të parë një poezi mbi mbi Arbërinë e arbëreshëve botuar në  revistën Arbëreshe “Lidhja” themeluar nga Prof Antonio Bellusci dhe që atëherë u bëra bashkëpunëtore e kësaj reviste. Në vitet në vazhdim vizitova të gjitha fshatrat arbëreshe, edhe ato në Sicili kështu  “u dashurova” me botën arbëreshe. Dhe prej shumë vitesh punoj në Qëndrën albanologjike krijuar në 1980 nga At Bellusci, ku botojmë, publikojmë, ndihmojmë për temat e dipllomave universitare mbi botën arbëreshe, si edhe presim visitator shqiptarë nga të gjitha kontinentet që duan të njihen me gjuhën kulturën arbëreshe.  

  • Çfarë e preokupon sot në botën arbëreshe? 

Bota arbëreshe, është bota më e bukur, më e rrallë, më e veçant,  më e vështirë, dhe akoma pa eksploruar. Ajo që më preokupon për të është Gjuha dhe kultura arbëreshe që po asimilohet. 

Kjo është aq në dukje, sa Unesko e ka shpalluar atë si  gjuhë në rrezik zhdukje 

Sot kjo gjuhë nuk flitet më tepër se sa  1% e të rinjëve. 

  • Kush është fajtor që arbëreshët sot arritën në këtë  gjëndje. Në itali është edhe ligji 482\99 i cili mbron arbëreshët?

Mendoj se, janë shumë faktor politik, po ashtu edhe foktor socio- ekonomik-kulturale të cilët kanë ndikuar mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe.

Brënda kësaj sfere nuk  mund të anashkalohen faktorët gjeopolitike në Italinë meridionale, por  nuk përjashtohet edhe fakti se nëse arbëreshi arriti në këtë pikë deri diku “fajtor”indirekt  është edhe  vet bota arbëreshë. Në familjet arbëreshe nuk flitet më  arbërisht, dhe fatkeqësisht ka humbur deri diku ajo pjesë e shejnjtë  e quajtur ndryshe “Sensi i appartenecës \ Sensi i përkatësisë” tek brezat e rinjë.  

Le të ktehhemi tek Ligji 482\99. Ky ligj  në teori mbron arbërshët por është plot me paradokse në aplikimin e tij dhe ka nevojë për tu modifikuar.  Për mbijetesën e gjuhës arbërishte ky ligj nuk iu jep mundësinë  arbëreshëve për mësimin e  detyrueshme të arbërishtes në shkolla shtetërore”. Ky ligj nuk është si ligji  që mbron popullsinë minoritare në kufij me Italin, me përdorim të  gjuhës gjermane apo Franceze, të cilat mbrohen nga ligjet rajonale, nacionale, por edhe nga  ligjet internacionale kufitare). Pra Ligji 482\99 i jep mundësinë fakultative të mësimit  të gjuhës arbërishte.

Ligji  482\99, është i çalë sepse  aplikohet vetëm në rajonet territoriale me minorancë historike, dmth përbledh vetëm 7 rajonet arbëreshe ku  ata janë ngulur historikisht me shekuj dhe nuk është i aplikueshëm  në krahina që ka një popullsi të konsiderueshme arbëreshe, psh në Piemonte, krahinë kjo jo minorancë territoriale historike arbërshe, por që  në të rregjistorhet një popullsi prej  10 mijë arbëreshe nuk përfshihet në ligjin 482\99.) 

Si është rregulluar sistemi arbëresh me botën arbëreshe për mbajtjen gjallë të botës arbëreshe? 

Arbëreshët janë një fenomen, dhe mendoj se nuk është futur ende në asnjë sistem definitiv. 

Rregullator sot për sot janë arbëreshët me shoqatat e tyre dhe si i tillë nuk duhet të reduktohen  apo të apostrofohen në një grusht akademikësh, por  bota arbëreshe duhet të kenë  një larmi përfshirës specialistë  si antropologë, psikologë, etnolingustik, ecolinguistici që të studjojnë  mbi  fenomenin e Botës arbëreshe. Reduktimi vetëm  në dy akademik, bënë që  bota arbëreshe të jetë monopol e të sjellë dëme të mëdha e të pa rikuperueshme.

Për sa i përket botës së tyre religjose, ajo është rregulluar nëpërmjet Eparkive, ajo e Ungrës dhe Piana degli Albanesi, Sicilia.  

Pse promovoni mësimin e arbërishtes dhe jo gjuhën shqipe standart të sotme?

Mendoj se, nuk vendosin shqiptarët për vullnetin e arbëreshëve. 

Nëse unë, shqiptare e Shqipërisë ndihem mirë  që flas gjuhën shqipe me të cilën u rrita, ashtu edhe edhe arbëreshi  ndihet mirë kur artikulon varjantin e tij, arbërishten që  i flet mëma,  që i trashëgoi nga gjyshi. Arbërishtja ka qenë gjuha e shpirtit përcjellë për 600 vjet me rradhë ndërsa italishtja për ta gjuha e bukës.

Në Arbërinë e arbëreshve gjenden 50 ngulime dhe 50 të folura, cila nga të folmet duhet të merret për bazë.  

Pikërisht këtu qëndron edhe vështirësia akademike, në zgjedhjen e varjantit të duhur. 

Por shembullin e ka dhënë Kisha arbëreshe \ Eparkia e Ungrës  me liturgjinë e saj në varjantin arbërisht  më 1968 mbështetur në të folmen lokale të ngulimeve ku bënin pjesë besimtarët.  

Krijoi një Koine, duke u bazuar në të folmet e qytezave arbëreshe të ritit Bizantin. 

Përse mos të merret ky model edhe për gjuhën e arbëreshëve të 50 ngulimeve në shtatë rajonet e Italisë, (edhe pse unë  ngul këmbë dhe them se janë; Puglia, Kalabria, Bazilicata, Campania, Sicilia, Abruzzo, Molise duke shtuar edhe atë të Piemontes  në Torino, ku përmblidhen një numër i konsiderueshëm arbëreshë ardhur nga këto shtatë krahinat).  

I madhi Ernest Koliqi  e konsideroi aktin e kishës arbëreshe,  një vepër gjigande për botën arbëreshe. Edhe Sicilia, me  ngulimet arbëreshe Mezzojuso, Palazzo Adriano, Contessa Entellina, Cristina Gela e Piana degli Albanesi  votuan për një koine liturgjike por nuk iu arrit qëllimit. 

Një “Koine nacionele” një  “gjuhë e unifikuar”, nuk është një gjuhë teknike, por një  gjuhë e cila të mbështetet në bazë të të folmeve lokale. Nuk injorohet e folmja lokale, është gjuha që iu përket arbërshëve.  

Sa është ruajtur varjanti arbërisht deri më sot? 

Arbërishtja e sotme e cila flitet pak  dhe prej një moshe mbi 50 vjeç mundohen ta ruajnë deri diku, por arbërishtja ka patur gjithmonë  trysniinë e italianizmave,ndikime të greqishtes për hirë të liturgjisë,  si edhe krahinizmat. Mos harrojmë se arbëreshët në shekujt e mëparshëm ishin folës të latinishtes e cila përdorej si gjuhë zyrtare, greqishja  gjuha e kishës, dhe krahinizmat gjuha e tregëtisë, por dashuria për identitetin dhe krenaria që ishin Arbër i bënë  ata në shekuj  të ruajnë në breza më së mirë gjuhën arbërishte.  

Sa punohet në botën arbëreshe nga vetë arbëreshët për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës?  

Mendoj se askush nuk ka dhënë një kontribut kolosal mbi Arbërinë, sa kanë dhënë individët arbëresh. Ku secili edhe pse mes vështirësive secili prej tyre  formojnë trurin e Arbërisë. 

Truri nuk është Akademia por arbëreshët vetë, të cilët njohin realitetin, përballen me realitetin, bëjnë hulmtime, kërkime, e nxjerrin një numër të madh publikimesh. 

Janë pikërisht ata arbëresh që kanë “sensin e aparenencës” të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në ato male ku u vendosën të parët e tyre të mbledhur në dy federata të mëdha ku përfaqësojnë rreth 70 shoqata.  FAA  me president z Damiano Guagliardi, një individ i zell në botën e Politikës por edhe më kontibutin e tij individual në fushë të kulturës së botës arbëreshe, si edhe nga Prof Italo Elmo, kërkues, hulmutues dhe divulgator i botës Arbëreshe dhe organizues i cili mban si një urë të fortë botën shqiptare me atë arbëreshe.  

Brënda këtyre shoqatave është një botë eksplozive me historianë, artistë,  gjuhëtarë, koreograf, mësues, aktivist,  poet, shkrimtarë, këngëtarë, autor tekstesh, vallëtare, etje 

Arbërshët në shtatë krahinat e Italisë kanë punuar me mish e me shpirt për të mbrojtur gjuhën e tyre, kulturën. Një numër i madh; artistë, poetë, shkrimtarë, historjanë, gjuhëtarë, arkitekt, mësues, këngëtarë, valltarë, lëvrojnë  pa pushim, punojnë me mish e me shpirt. 

Të bien lotët kur shikon që akoma si prof  Agostino Giordano beson tek arbërishtja gjuha e mëmës  dhe që një jetë të tërë derdh duke mbrojtur gjuhën, e vazhdon të jepë më të mirën e mundshme duke mbajtur gjallë me sakrifica gazetën e tij “ Jeta arbëreshe”  që sapo doli nr 94.

Imagjinoni Prof Carmine Stamine 90 vjeçari që jo vetëm publikon, por shkon edhe në klasa e u mëson fëmijëve arbërisht. Sa i madhërishëm në thejshtësinë e tij.  Mendoni  90 vjeçarin At Bellusci që nuk ka ditë që mos të vizitohet Qëndra e tij, Bibloteka e tij  e mos të bëhen kërkime, dhe Ai  edhe pse i sëmurë hap dyert, i fton, bashkpunon,  dhe qëndron bashkë me ta, duke i rritur dashurinë për gjuhën dhe arbërinë. Si këto figura kaq pozitive ka edhe të tjerë në botën arbëreshe. Bota e arbëreshëve nëse ka mbijetuar deri më sot, është vetëm falë arbëreshëve, prandaj arbëreshët s’kanë pse ti thonë “Faleminderit” askujt,!

Çfarë nuk arrin të perceptojë Akademia e sotme  shqiptare  mbi arbëreshët?

Akademia shqiptare dhe katedrat e gjuhës shqipe në Kalabri, Napoli, Bari, Romë, Venezia  mendoj se e  dinë shumë mirë se arbëreshët gjenden në një situatë ku mungon një gjuhë unike,  ku nuk është përpiluar një Abetare unike, ku mungojnë mësues të mësimit arbërisht, ku  mungon një Albo ku të rregjistrohet kontigjenti i mësuesve, mungesa e tekstesh mbi gjuhësinë si sintaksë, morfologji, fonetikë, sepse deri më sot bota akademike nuk ka përpiluar asgjë prej këtyre. 

Siç e shohim arbëreshi  nga pikëpamja gjuhësore është lënë në mëshirë të fatit! 

Mendoj se Botës Akademike shqiptare i mungon perceptimi i realitetit, nuk dinë se çfarë bëhet në botën arbëreshe. Bota shqiptare ka ngelur shumë prapa  mbi kërkimet shkencore  në  botën arbëreshe dhe kjo duket qartë në hulumtimet e bëra mbi ta  në fushë të historisë, në fushë të letrërsisë,  gjuhësisë, antropologjisë, psikologjisë.  Ndoshta në mendjen bota akademike shqipatre  krijon idenë se bota arbëreshe ka vdekur, por Gabohen! Arbërshi nuk është as fosile dhe as relike, arbëreshi është ende i gjallë dhe ka dhënë një produkt sa nuk e kanë dhenë edhe vet istitusionet e saj!  

Për të treguar se  sa e pa eksploruar për të mos thënë se sa është e papërfillur është  bota arbëreshe prej  hulumtuesve shqiptare do jap një shembull. Arkitekti  arbërsh Atanasio Pizzi banues në Napoli por i lindur në Shën Sofia di Epiri,  vjen në Qendrën Bellusci dhe na kërkon ndihmë për një kontakt me Universitetin e Tiranës dega Arkitekturë.

Rastisa të shkoj në shtator në Tiranë dhe ndalem në Universitetin e Tiranës. Takoj  prof Oroshi Armando( me porosi të Pizzit) i cili  më pohoi se ne Universiteti i Tiranës nuk është bërë asnjë hulumtim deri më sot mbi arkitekturën e ngulimeve arbëreshe të Italisë. 

Nga A. Pizzi mësova se Qëndrat e sotme Komerciale nuk janë gjë tjetër veçse  imitimi i “Gjitonisë” së arkitekurës arbërshe. E merrni me mënd sa prapa kanë ngelur me kërkimet mbi arkitekturën arbëreshe?!  

Është për tu ardhur keq që injorohet bota arbëreshe me individë të pasur dhe me njerëz disponibile që ndihmojnë pa rezerva botën shqiptare. Përmendim prof Francesco Marchiano\Spezzano Albanese, Professor Caloggero Raviotta, Professoresha Tommasina \Contessa Entellina,  prof Mario Massari\ Chieuti, Prof Mario Bellizzi\ Shën Vasili,Costandino Bellusci\ Platani,Zef Chiaramonte\ Palermo, etje  të cilët në një farë mënyre furnizojnë me hulumtime kërkuesit shqiptare që nuk shkulen nga katedra e Tiranës, e për të marrë rrugët drejt botës arbëreshe presin fondet.

Por ka edhe një numër i madh të botës arbëreshe në fushë të artit  që punojnë pa rezerva si Michele Greco\Frascineto\ Nicola Mele\ Acquaformosa\ Silvana Licursi, Maria Antonieta Rimoli, Tommaso Bellusci\ Frascineto,  Rocco Marco Moccia, prof Cettina Mazzei, Lucia Mrtino, Mimmo Imbrogno,  Gennaro de Cicco, Giusi Schirò, Giorgio Cuccia\ Sicilia, apo  edhe individ në rrjetet sociale  si  miku im Mario Occhineri i cili më mbështet me artikujt  midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare. Me këtë dua të them që  janë shumë shumë e shumë  arbëreshë të tjerë që  punojnë në heshtje dhe  shkrijnë energjitë për botën arbëreshe.

Përse është në rrezik edhe  kultura arbërshe? 

Mendoj se  aty ku nuk flitet gjuha e nënës edhe kultura dalëngadalë përcillet e çalë.  

Mungesa e shkollave në gjuhën e komunitetit sjellë mangësi edhe në kulturën e tij. Dikur Bota arbëreshe kulturën e përcillte nga nëna te fëmija, sot kjo gjë nuk ndodh. 

Sot bota arbëreshe mendoj se  kemi një  popull “bikultural” por  edhe “analfabet” në gjuhën e kulturës së tij, gjë e cila nuk ndikon poztivisht mbi kulturën e tij.

Gjuha dhe kultura janë të lidhura me njëra tjetrën.  Kultura trasmetohet, fitohet por edhe kontaminohet në vite. Këtë kontaminim e shohim psh te kostumin e burrave në botën arbërrshe

Deri më sot nga studimet, hulumtimet, fotot, në kulturën arbërshe  është ruajtur vetëm kostumi i grave dhe jo ai i burrave. Kështu që as fustanella, as Plisi nuk janë element të botës arbëreshe. 

Ajo që  çka është autentike dhe e  përcjellë  në shekuj duhet e lënë  ashtu siç është!   

Kostumet arbërshe  janë aq  të bukura, me famë sa me shekuj  kanë tërhequr gjithmonë vëmëndjen e shkrimtarëve, artistëve udhëtarve në shekujt e mëparshëm. Kostumi i grave në kulturën arbëreshe është identitet dhe art. Në të është derdhur universi i botës arbëreshe dhe  ka rregulat e saj preçise, por ndonjëherë  shohim edhe në to deformime, por që ndodh rrallë. 

Sa është i rëndësishëm besimi  dhe kisha tek arbëreshët ?

Arbëreshët  rridhnin nga kishat illirike, i përkasin ritit bizantin,  në fillim ishin në patriarkën e  Ohrit, dhe që nga më 1919 me krijimin e  Eparkisë së  e Ungrës, me peshkopin Bizantin, nën Juridiksionin e Papaës dhe më  Eparkia e Piana degli albanesi  themeluar në 1784 Palermo\ Sicili themeluar nga Guxata.   

Arpëreshët të parën gjë që bënë kur erdhën në  fund të shekullit XIV ndërtuan kishat e tyre të ritit Bizantine. Më vonë, në shekulli XVI, ndodhën ndryshime historike, shumë priftërinjë u vranë, disa u burgosën dhe një pjesë e ngulimeve u kthyen në ritin katolik.  

Thuhet se  kishat arbëreshe sot  janë në krizë. Ç’po ndodh me to?  

Si ju thash më sipër në botën arbëresh besimtarët e ritit bizantin grumbullohen në dy Eparki;

Sicila dhe Ungra.  

Eparkia e Piana degli Albanesi në Sicilsë sot  ndodhet në një  situatë shumë e vështirë dhe besimtarët e saj po  kalojnë momente shumë të vështira.  Sede e shenjtë ka emëruar një peshkop  latin në krye të saj. Arbëreshët janë të ritit Bizantin dhe nuk pranojnë një peshkop të ritit latin, që as nuk njeh edeh gjuhën arbërshe të besimtarit bizantin. Kjo do të thotë që riti të bëhet në Italisht dhe kjo sjell asimilim të tyre. Botën arbëreshe dy faktor e ndajnë me identitet Gjuha dhe riti i tyre bizantin dhe jo latin. Ky rast  ka indinjuar shumë botën arbëreshe të ritit bizantin në Sicili të cilët jo vetëm po protestojnë por po kërkojnë edhe ndihmë nga  Eparkia e Ungrës që është më e fort sot për sot në mbajtjen e ritit dhe të gjuhës. 

Por mos harrojmë se në planin kulturor Piana degli albanesi e Bota arbëreshe e Sicilisë me shekuj ka dhënë një kontribut të madh e kolosal  në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Besimtarët e ritit bizantin nuk meritojnë këtë plagë shpirtërore. 

Shpresojmë që të merret në konsideratë kërkesa e besimtarëve të ritit bizantin në Sicili.

Eparkia e Ungrës  vazhdon të praktikoj  ritin bizantin të Kostandinopojës, por nën juridiksionin e Romës.  Liturgjia zhvillohet  në tre gjuhë, greqisht, italisht, arbërisht, dhe  mbledh në gjirin e saj besimtarë të rreth 30 parrokje të  Kalbrisë, Basilicata, Molise. Edhe kjo Eparki është nën juridiksjonin e Romës.  

Por edhe Eparkia e Ungrës po kalon momente të vështira. Nga 30 parrokje  rreth 16 parrokje janë të muluar nga priftërinjë  të huaj. Sipas statistikave  mbi  50% të priftërinjëve që nuk janë arbëreshë,  dhe si të tillë  ata nuk kanë “sensin e apartenenzes” së botës arbëreshe.  Prifëtrinjë  e huaj te parrokjeve  janë rrogëtar, nuk janë misionar. Mbaron puna kthehen tek familja.. 

Në parrokjet arbëreshe  nuk është më ajo forca e kishës së dikurshme, kur parrokjet shërbenin si shkolla për mësimin e gjuhës.  Ku prifti ishte eshe albanolog. Unë kujtoj një episod kur profesorët  nga Kosova i dërgonin abetare Papas A. Belluscit në Falconara albanese për fëmijët arbëreshë që të  mësonin gjuhën. 

Çfarë duhet të bëjë çdo individ arbëresh  për të mbajtur gjallë gjuhën?

Mendoj se për mbajtjen gjallë të gjuhës  rolin kryesor e ka familja. Njëqind vjet më parë nuk kishte shkolla në komunitetin arbëresh, por flitej arbërisht, dhe ishte pikërisht nëna ajo që përcillte gjuhën fëmijës, prandaj le të fillojnë të sensibilizohen nënat e rregjistrojnë fëmijët në shkolla për mësimin e arbërishtes edhe pse ky ligj është sakat “ligji 482\99” por në fund të fundit  iu jep mundësinë e gjuhës. Eparkia e Ungrës po shpërndan falas dy volumet “Alfabetizzazione”, prandaj kush dëshiron le të  fillojë mësimin e gjuhës  me këto volume,  deri sa të përpilohet një tjetër tekst më i avancuar.

Një faktor tjetër është se jetojmë në botën e kibernetikës, dhe “Inteligjenca Artificiale”, aplikimi i saj, i jep mundësinë arbëreshit  të mësojnë gjuhën e tyre. 

Bota arbëreshe sot duhet të rrisë ndërgjegjen për “sensin e përkatësisë”, autostimën e prkatësisë në këtë komunitet.   

Çfarë mendon për rolin e kryetarëve të bashkive të qytezave arbëreshe në ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës ?

Kryetarëve të Bashkive të ngulimeve arbëreshe  sipas ligjit 482\99 iu jepet mundësia që të fillojnë e të shkruajnë në dygjuhë. Ligji iua jep mundësinë të përdornin arbërishten në certifikatat administartive, kështu nëse kanë vullnet  që nesër në mëngjes mund ta praktikojnë nxjerrjen e çertifikateatave te lindjes, vdekjes,  apo në certifikatat e martesës edhe në arbërishten e tyre.  (Përjashtojmë këtu Piana degli Albanesi, të cilët e aplikojnë prej kohësh si mësimin në arbërisht ashtu edhe në aministartën lokale)

Çfarë kontributi mund t’iu japi Mëma Shqipëri arbëreshëve?

Qofsha e gabuar, por shikoj një indiferencë nga Akademia e Shkencës karshi  popullit arbëreshe. 

Dikur shumë albanologë shqiptarë kanë qenë zemra e arbërshëve. Sot këta albanologë nuk janë më.  Nga bota akademike shqipatre ka një rënie të dukshme për njojen  hulumtimin dhe studimin e botës arbëreshe. Flasim për një popull unik që kanë rezistuar në shekuj që egzissiston sot, lëvron me punimet e tij, dhe kjo Akademi është indiferente krahas shumë poetëve apo shkrimtarë të botës  së sotme arbërore!

Por edhe Qrveria e Tiranës  me sa shohë nuk ka atë vullnet politik vëllazëror që duhet të tregojë.  

Kryeministri Rama ka ardhur tek arbëreshët,  I ka parë ku jetojnë, i ka vizituar, dhe  me siguri që do ti ketë pyetur këta kryetar të Bashkive se përse keni nevojë. 

Lind Pyetja: A kanë rënë në një akord të përbashkët për një projekt konkret ku të përfshihen të dy shtetet  si ai i Italisë dhe ai i Shqipërisë, mbi shtrimin e çështjes për arsimin e detyrueshëm të gjuhës, apo rolit në mbrojtjen e kulturës së  arbëreshe,në  ato segmente ku nuk aplikohet ligji 482\99? 

Nuk mendoj se kryetarët e Bashkive  të botës arbëreshe shkojnë në Tiranë vetëm për të promovuar veten e tyre, apo për të bërë ndonjë fotografi mes gradacelave?! Kryetarët e  Bashkive nuk  janë  pionierët e dikurshëm që bënin Paradë, kalonin para tribunës dhe përshëndetnin Byron Politike dhe Udheqësin e saj. Kryetarët e bashkive arbërshe janë një forcë politike, përfaqësojnë një popull dinjitoz dhe unik në botë, nuk duhet të kenë kompleksin e inferioritetit e të ndihen të tërhequr. Ata me ndërgjegjen e popullit arbëror mbi shpatullat e tyre dhe duhet të ulen paralel me Kryeministrin e Shqipërisë e të shtrojnë çështjen arbërshe ashtu siç është, të dalin me projekte konkrete  mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës arbëreshe për aplikimin e ligjit të çalë 482\99. 

Arbëreshët jetojnë në  qyteza të thella në Jug të Italisë ku planet gjeopolitike, i kanë shpopulluar akoma më shumë këto zona  dhe kanë rriur edhe papunësinë, prandaj  mendoj  që  midis Botës Arbëreshe në Itali dhe Shqipërisë  të lindë  edhe një bashkpunim në  promovimin dhe zhvillimin e turizmit dhe kulturës  të qytezave arbëreshe.  Inisiativat duhet të nisi që nga shkollat. Nxënës të shkollave nga Shqipëria, Kosova, të vijnë e të vizitojnë vëllezërit arbëresh në Itali.   

Mëma Shqipëri apo edhe mëma Kosovë janë në zhvillim, po  shohim nga dita në ditë që si Tirana ashtu edhe Prishtina po trasformohen. Nuk do të ishte mirë që të tërheqin  organikën; teknikë,  arkitekt, inxhinjerë edhe  nga Arbëria e arbëreshëve! 

Nuk do ishte mirë të ndihmojë vëllai vëllanë? 

Apo këto vlera nuk egzistojnë më? 

Arbërshi nuk  është naiv, nuk ka nevojë i për “copa letra” nderi. Arbëreshin e nderon fakti që është Unik në botë dhe mjafton kjo për të qenë i nderuar, sepse  ashtu si ju thashë edhe më sipër Arbëreshi është Fakt, është Mënyrë jetese, nuk Imitohet!  

Ornela, në shkrimet tuaja unë ju konsideroj  trasparente dhe të sinqertë dhe për këtë dua që të më përgjigjeni  po me aq trasparencë. Çfarë ka te arbërshët diçka që nuk shkon?

Para se ti përgjigjem kësaj pyetje dua të bëjë një “parathënie”

Arbëreshët ndihen deri diku si “Jetim”. Ata u ngrohën disi me krijimin e Qëndrës së Studimeve dhe Publikimeve të botës Arbëreshe në Tiranë me drejtoreshë Diana Kastrati.  Arbëreshët, e pritën me kënaqësi këtë lajm dhe  menduan se kjo Qëndër do të ishte shtëpiza e tyre.  Në fakt qëndra për dy vjet me rradhë iu hapi dyert.  Por viti që shkoi kjo shtëpi  edhe pse i ftoi në në vatrën e saj “Ditën e Arbëreshëve” ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte;“Krypleqtë akademikë” në Tiranë mbyllën derën nga brënda, spostuan të zotët e shtëpisë, eleminuan të gjithë ata përfaqësues të artit, të historisë, shkrimtarë, poetë, por edhe përfaqësues të politikës dhe ngaqë kishin edhe gurin edhe arrën,  vet vendosën, dhe vet vulosën. Në muajin nëntor 2023 për shkak të anullimit masiv të tyre, bota arbëreshe  ngeli përsëri të zhgënjyer!

Për këtë reaksion e sorollatje që iu bënë arbëreshëve dikush duhet t’iu japi llogari!

Kush është fajtor  tu rijapë atyre arbërreshëve dinjitetin që iu përdhunua në “ Ditën e Arbëreshit”. Deri më sot askush nuk e ka marrë përgjegjësinë!.   

Ju më pyetët se çfarë nuk shkon tek  karakteri i arbëreshëve?

Nëse zë një mik arbëresh është besnik për tërë jetën. Të mbron të do dhe derën e tij e ke gjithmonë të hapur. Duke qenë të tillë nuk tolerojnë lehtë.

Sipas meje Bota arbëreshe ka vetëm një problem karakterial. Secili prej tyre punon por duhet të konsiderohet  “ I pari”. Kjo karakteristikë “ për të qenë i pari” dhe “krenarie” shpesh herë nuk të bënë leader, por të çon në “ndarje”, dhe të kthen në “individualist! 

Çfarë i duhet sot botës arbëreshe më shumë se çdo tjetër? 

Mendoj se botës arbëreshe i duhet ndërgjegja arbërore, sensi i përkatësisë si edhe të jenë të bashkuar. Kam idenë nëse se arbëreshët po të bashkohen me njëri tjetrin, për hirë të dashurisë për Arbërinë ata mund të arrijnë çdo gjë vet. Nuk kanë pse të mbajnë shpresa tek të tjerët.

Mësimin na i ka lënë amanet Gjergj Kastrioti Skënderbe me “Lidhjen e Lezhës”. Do të ishte një kryevepër “Lidhja e Arbëreshëve” ku të mbizotëroj dialogu, ku të përballen me njëri tjetrin, ku të respektohet “mendimi i lirë dhe ndryshe”, dhe  ku të merrej për bazë ajo që është më e mirë për Arbërinë, duke lenë pas interesat vetjake.  Arbëria është e madhe dhe ka vend për të gjithë arbërreshëst, mjafon të respektohet hapsira e secilit.   

Presidentja Vjosa dhe z Vehbi Myftari këshilltari i saj, vizituan këtë vit  Qëndrën albanologjike të e At Belluscit. Ç’farë përshtypje keni? 

Gjatë vitit 2023 në muajin Prill ditën e Pashkëve na erdhi dhe na  vizitoi Biblotekën dhe Qëndrën tonë albanologjike  Presidentja e Kosovës Zonja  Vjosa Osmani si dhe Këshilltari i Presidencës  Z.Vehbi Myftari. At Bellusci ka dhënë një ndihmë të madhe për Kosovën dhe Qëndra jonë Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe  ka mbajtur gjithmonë lidhje me Kosovën, Diasporën  kosovare në Zvicër, Germani, Austri dhe kemi qenë gjithmonë aktiv me ta.  

Ajo që na bëri përshtypje ishte se Presidente Osmani,  ndryshe nga ish Presidenti i Shqipërisë i cili   erdhi dhe na vizitoi, na premtoi, dhe nuk mbajti asnjë premtim, ndërsa  Presidentja  Vjosa menjëherë u hodh “në katjer”. Si fillim i dha nënshtetësinë Kosovare At Belluscit duke e quajtur “bir të saj” për kontributin e tij në Pavarësinë e Kosovës, dhe gjatë këtij viti kemi patur herë pas herë kontaktet me këshilltarin  e Presidencës zotin Vehbi Myftari i cili po na mbështet për publikimin  e disa rrëfimeve, këngëve, si edhe të dhënat mbi kostumin e Frascinetos rrëfyer  nga 90 vjeçarja Caterina Bellusci. Janë në arbërisheten e saj dhe jo në standarten shqipe.Qëllimi i këtij mini projekti ishte që mos të humbisnim arbërishten e  Frascinetos që e ka përcjellë shumë mirë dhe qartë per rreth një shekull zonja Katerina. Arbërishtja e saj, tingëllon e bukur,një arbërishte e pastër,një arbërishte shekullore, e gjallë, ëmbël dalë nga shpirti arbëror. 

Ç’farë do t’iu thoshit vizitatorëve që vizitojnë qytezat arbëreshe? 

Nëse do vini e të takoni arbëreshët mos u turrni vetëm të bëni ndonjë foto, dhe as mos u entuziazmoni kur shikoni një bijëz të vogël arbëreshe e cila me kostumin e saj të bukur të derdhur në ar të qepur me sakrifica mëma e saj e lëviz gjithë hijeshi në ceremoninë” Vallja”!

Mos u entuziazmoni edhe nëse shikoni vogëlushët që këndojnë në kishë arbërisht e me zell, e mos krijoni idenë se arbëreshët  e ruajnë kaq mirë gjuhën! 

Mos u mjaftoni me krenarinë që iu pushton kur ndonjë i vjetër ju përshëndet arbërisht.

Mos i gjykoni  arbëreshët  kur do kuptoni që pjesa masive nuk flasin më arbërisht..

Por ju lutem, nëse je shqiptar i vërtet kudo që ndodhesh në çdo fushë që je; në  politik, shkencë,  si bizesmen, apo si intelektual që je, hiqni  dorë edhe nga “ Përfitimi” mbi  karrjerë apo mbi ekonominë mbi shpinën e arbëreshëve,por reflektoni,  dhe bëjë diçka për Arbëreshin në të mirën e tij që jo vetëm të mbijetoj për mos tu asimiluar, por të ringjallet të rikthehet në hapsirën e tij. Të bësh diçka konkrete për ata sot, është edhe çështje kombëtare, dhe detyre për çdo shqiptar  dhe nëse e do vëllanë,  jepi ndihmë konkrete!

Kush është Arbëreshi për Ju?

Në vite kam dhënë shumë përkufizime mbi madhështinë e këtij populli, sepse arbëreshët nuk janë vetëm Folk, kostume, e  ku shpesh i paraqisin nuk janë as kuklla  për Paradë në rrugët e kryeqytetit mëmë ,  por arbëreshi është një “Fenomen”. Ai  që i shkon për shtat vetëm  konceptit “Arbëresh” dhe si i tillë meriton të Konsiderohet, të Studjohet, dhe mbahet si “Etalon”në gjininë e tij të vetme! 

Ç’farë kupton me kulturën arbëreshe? 

Arbëreshi nuk është vetëm gjuhë dhe folk, arbëreshi shkon më tej. Është një popull me histori të lavdishme, me antropologjinë e tij, me figurat e tij ilustre si Pasquale Baffi, inxhinier Jura, Scura, vellezërit Torello, Anselmo Lorecchio etje etje Kam mendimin që të ndërtohet një muzeum në Napoli. Do të thoni Ju pse pikërisht Napoli dhe jo Cosenza?!

Në Napoli zbarkuan arbëreshët. Në Napoli studjuan arbëreshët. Në Napoli u botuan veprat arbëreshe. Në Napoli u pushkatuan  figura të rëndësishme të botës arbërshe. 

Në Napoli  Skënderbeu la gjurmë në takimin me mbretin e Napolit.

Mendoj se pikërisht për këto arsye ia vlen për Arbëreshët  të krijohet një qëndër aktive në këtë qytet të përjetshëm. 

Motivi tjetër është se Palermo është distante, sepse edhe në palermo do të ishte mirë.

Kur shkova për herë të parë  në Palermo pash që Eparkia Piana degli albanesi  ishte  në qëndër të Palermos, ku i jepej  mundësi  turistit nga e gjithë bota të njihet më këtë komunitet. 

Sot për sot fshatrat e Arbëreshëve është vështirë ti vizitosh për arsye hapsire dhe kohe por edeh komunikacioni e infrastrukture. 

Dikush nuk mund të jetë dakord, dhe ndoshta nuk përputhet me këtë ide,por në Torino kemi muzeumin më të rëndësishme të Egjyptit. Kultura bëhet internacionale.  

Gjatë një vizite në Bibliotekën  Bellusci, kur për vizitë na erdhi Robert Elsia, historiani Kanadez na tha: “Ju shqiptarët duhet të shkruani historinë gojore e cila është po aq e rëndësishme  në mos më tepër se sa ajo e kronikave, sepse kronikat në fun të fundit  i shkruajnë ato që fituan,por historia  gojore ka bërnda vërtetësinë e të pa thënave. Nëse nuk do të filloni ta shkruani historinë gojore arbëreshe  do të humbisni historinë”. 

Në fakt ne nuk jemi konservatorë të mirë. Nuk ruajtëm kishat, dhe si përfundim e na i morën,  nuk ruajtëm “Qenin e Sharrit” dhe na i morën, po humbim edhe arbëreshët, fenomeni më i çmuar human!

A do dëshiroje ndonjë gjë të veçantë  për botën arbëreshe?

Siç iu thashë  dhe më sipër, në rradhë të parë dëshiroja që në ngulimet arbërshe të hapeshin shkollat e detyrueshme në varjantin e arbërishtes.

Shpresoj në një raport të gjallë vëllazëror midis arbëreshëve dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, pjesa e Malit të Zi,  si dhe Diaspora kudo që ndodhen, sepse Arbëreshët me sa kam kuptuar e dëshirojnë dhe Shtëpinë e tyre të cilën e kanë ëndërruar gjithmonë në  zemrën e Mëmës Shqipëri prandaj mos  i harroni këta arbëresh që dikur nga ato Istitute që ata hapën me munde e sakrificë në një atdhe që nuk ishte i tyre,  përfituan dhe u shkollua elita shqiptare. 

Nuk nënvlrësohet arbëreshi dhe jo më të harrohet!  

Aderoni në ndonjë korrent politik, jeni pjesë e ndonjë Partie? 

Partia ime është Arbëria e arbëreshëve. Nuk aderoj në asnjë forcë politike. 

Jam e bija e një të  përjashtuar nga Pratia e Punës gjatë rregjimit në Shqipëri, dhe nuk më intereson politika. Dua të jem një shpirt i lirë dhe kjo nuk do të thotë se nuk kam ideale! 

Intervistës sonë i erdhi fundi, çfarë do të shtoni nëse keni ndonjë gjë tjetër për arbërshët?

Desha vetëm të them se këtë nderim  pas 25 vjetësh kontributë në botën arbërshe që ma dorëzoi  Presidentja Kosovës,dua ta ndaj me të gjithë ata arbërshë që punojnë në heshtje, me të  gjithë ata arbëresh të cilët mes shumë vështirësive mbajnë gjallë Arbërinë!  

Unë jam thjeshtë një milingonë në këtë medalje! 

Rofshin arbëreshet që punojnë për Arbërinë e  kudo që ndodhen!

Unë ç’do intervistë e  kam mbyllur me moton: Nëse një ditë arbëreshët do të asimilohen do humbasim një popull dhe jo një etni. Kjo sduhet të ndodh kurrë! Mos Harroni atje ku është një arbëresh është një Arbëri! 

Përgatit  intervistën Profesoresha Hanemshahe Ilazi. Autore e 12 veprave si: “Kush i vrau Engjijt”, “Gra të njohura të trojeve Shqiptare”, “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″ , si dhe aktiviste e gjallë  e botës kosovare . (Në vijim disa foto nga aktiviteti  i dhënies së medaljes zonjës  Ornela Radovicka)

Prishtinë\ Kosovë, 3 Janar 2024 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20231229-WA0002.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20231229-WA0049.jpg

Filed Under: Reportazh

FESTA SHQIP E KRISHTLINDJES ORTODOKSE, NGA VITI I ARDHSHËM EDHE NË MANASTIR

January 8, 2024 by s p

Manastir, 7 janar 2024 – Në nderim të festës së Krishtlindjes Ortodokse, sot në Manastir qëndroi një grup studiuesish nga Shkupi e Tetova, i udhëhequr nga drejtori i ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asani. Stacioni i parë i kësaj vizite ishte kisha e Shën Dhimtrit, e ndërtuar në vitin 1834, aty ku ishin pagëzuar disa gjenerata të familjes së madhe Qiriazi dhe familjeve të tjera ortodokse shqiptare nga Manastiri dhe rrethina. Oborri i kësaj kishe, ende ruan gjurmët e prezencës së ortodoksisë shqiptare, përmes varreve ku me dekada prehen eshtrat e familjes së gjerë të Qiriazëve dhe të familjeve të tjera ortodokse shqiptare nga ky rajon.

Për të nderuar mysafirët, familja e Oliveri Qiriazit, bashkë me vajzën e vogël Kirijana, kishte shtruar edhe drekën e Krishtlindjes.

Në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore e shpirtërore të ITSHKSH, nga viti i ardhshëm, pikërisht më 7 janar, do të kremtohet festa shqip e Krishtlindjeve Ortodokse në Manastir, ngjashëm si festa shqip i Krishtlindjes katolike që mbahen për çdo 23 dhjetor.

Ky aktivitet do të përkojë edhe me fillimin e punëve të Departamentit të trashëgimisë kulturore për rajonin e Pellagonisë – “Qiriazët”, bartës i të cilit do të jetë Oliver Qiriazi.

ITSHKSH në kuadër të këtij Departamenti dhe të veprimtarisë së vet hulumtuese-shkencore, do të fokusohet në ndriçimin dhe afirmimin e vlerave të harruara të trashëgimisë kulturore-shpirtërore të ortodoksëve shqiptarë nga rajoni i Pellagonisë dhe jo vetëm.

Studiuesit nga Shkupi dhe Tetova, Dr. Besnik Rameti, udhëheqës i Departmanetit të historisë në ITSHKSH dhe Mr. Ismet Krosi, pedagog në UT, të udhëhequr nga drejtori Prof.dr. Skender Asani, me këtë vizitë në Manastir, në nderim të festës së Krishtlindjes Ortodokse, hapën një shteg të ri në ribërjen e një realiteti të ri kulturor-shpirtëror, duke i dhënë vendin e merituar ortodoksisë shqiptare në Maqoninë e Veriut.

Filed Under: Reportazh

Iljas Bej Mirahori, personaliteti shqiptar që themeloi Korçën

January 6, 2024 by s p

 Zani i Nalte


7628822994_844f9cd5be_o

Një personalitet madhor shqiptar i mesjetës – Iljas Bej Mirahori (1410-1512)

nga Hysen Kobellari, Ph.D.

Hyrje

Nga thellësitë e shekujve na vijnë shenja, të dhëna, fakte e dokumenta interesante për një personalitet të shquar e të rëndësishëm shqiptar dhe jo vetёm shqiptar, të periudhës së mesjetës – Iljas bej Mirahorin. Kjo figurë madhore, pak e ndriçuar nga historiografia jonë, por i përjetёsuar në memorien e popullit, i kalon caqet e historisë së një vendi, për nga ndikimi dhe veprimtaria e gjerё, e gjatë dhe e shumanshme në kohë dhe hapësira. S. Frashëri, N. Naçi, Ilo Mitkë Qafëzezi, P. Pepo, S. Pulaha, S. Ramo, etj., kanë dhënë informata me rёndёsi e të vlefshme për të ndriçuar sadopak këtë figurё sa shumëplanëshe, aq madhështore e tërheqëse. Janë me mijëra faqe dokumentash e shkresash që dergjen nëpër arkivat e Turqisë; në Arkivin e Shtetit në Tiranë, në fondin me emrin e tij, gjenden katër dekrete (fermanë) të Sulltanit, që u përkasin viteve 1484, 1496, 1497 dhe 1503; tregime, këngë e legjenda gjallojnë akoma në popull për jetën dhe veprat e tij; toponime, kufij, emra vendesh dhe objektesh e përkujtojnë edhe sot e kësaj dite, pas pluhurit qё lё pas harresa e shekujve. Pasuria e lënë prej Mirahorit ndodhet në disa vende të Ballkanit, ndoshta në dy kontinente; veprimtaria bamirëse dhe qytetёruese iluminuese e Iljas Beut është ndër të parat dhe ndër më të rrallat në kontinent; pasardhës të tij jetojnë ende në Korçë e gjetiu nën mbiemrin Myteveli, vëllezërit Frashëri kanë qenë nga nëna e tyre, stërnipër me famё, dijetarё e mёmёdhetarё tё dobishёm e tё njohur; një monument madhështor kulture dhe historie u ka rezistuar kohërave, Xhamia “Iljas bej Mirahori”, ndër më të vjetrat dhe më të bukurat në rajon; e mbi të gjitha një qytet i tërë, Korça, sa i lashtë, po aq edhe i ri, i bukur e bashkëkohor mban emrin e tij…

PAMJE KORCE
  • Vendlindja dhe paraardhësit

“Ilia ishte një fshatar trim me origjinë nga fshati Panarit që bënte pjesë në Kazanë e Përmetit, të varur nga Vilajeti i Janinës” (Sami Frashëri “Kamus-Ul-Alam”)

Nga të dhënat konkrete, për të cilat kanë rënë dakord të gjithë studiuesit, është qartësuar se Iljas bej Mirahori u lind në fshatin Panarit të Qarkut të Korçës, fshat i cili kufizohet me fshatra të tjerё tё rretheve Korçë, Kolonjë, Përmet dhe Skrapar. Pas pushtimit osman të krejt Ballkanit dhe të vendit tonë, në ekspeditat e viteve 1385 dhe 1431, fshati Panarit bënte pjesë në Ziametin e Çakderit, ose siç e quanin turqit Vilk-Ili (Pronat e Vilkut). Emri i këtij fshati vjen nga fjala e lashtë shqipe panare, që përdoret edhe sot në Krahinën e Oparit e gjetkё, që do të thotë, vend i ngritur, kapuç, shport. Profesor Çabej ka shpjeguar se emri Panarit afron me fjalën greke panaris, që do të thotë shport, por ka ndryshim në theksim.

Këtë emër ka edhe një fshat afër Këlcyrës. Me emrin Panarit janë disa fshatra në Greqi, tre prej të cilëve kanë origjinë nga ai i Korçës, për shkak emigrimi. Madje edhe në SHBA ndodhet një vend me emrin Panarit…

 Iljas bej Mirahori u lind në fshatin Panarit të Korçës midis viteve 1408-1410. Emrin fillestar e kishte Ilia, si bir i priftit të kishës më të madhe të fshatit; ky është një emër shenjtori në fenë krishtere, Shën Ilia. Për emrin e të atit nuk ka të dhëna, përveç asaj se në Testamentin fetar të Mirahorit, të quajtur Vakëfname, i shkruar në vitet 1504-1505, emri i islamizuar është Abdullah. (Vakëfnameja është shkruar në gjuhën arabe, me dorë, në një letër të trashë rreth 7 metra të gjatë, përkthyer pa autor dhe botuar nga Petraq Pepo.) Për emrin e nënës deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Babai ishte edukatori i parë i misionarit me famë. Duke qenë prift me emër e me kulturë, i dëgjuar dhe i njohur jo vetëm në Panarit, por në gjithë Ziametin e Çakderit, ai ndikoi fort në formimin e karakterit të djaloshit, që në vitet e para të jetës së tij. Prift, bujk, blegtor, zanatçi i mirё, me veti tё larta njerёzore, njeri me kulturё tё qёndrueshme.

Porteti, karakteri dhe tiparet e Ilias janë transmetuar brez pas brezi nga veteranët në kujtimet e tyre… Ishte një djalë i fortë, i zgjuar, i hijshëm e trim; trupgjatë e shpatullgjerë. Sytë e tij, që shkëlqenin si uji i burimeve të Soropullit, shihnin larg, si sytë e shqiponjës. Fytyra e tij hijeshohej nga flokët e dendur, të ashpër e pak të dredhur, ashtu si pllajat e sheshet e bukura të fshatit të lindjes. Duke jetuar mes panaritasve të dalluar si blegtorë e muratorë shumë të zot, këto zanate ai i përvetësoi shpejt e i nguliti nё kujtesё, çka e ndihmuan të kishte sukses të madh në jetë, kudo që shkoi. Njeri plot virtyte, i urtё, durimtar dhe i sakrificёs pёr gjithë jetёn e vet tё gjatё e plot peripeci.

Pema e Madhe, pengu i atdhedashurisë dhe kujtesës

Puna e parë që bëri sapo u kthye në vendlindje ishte mbjellja e një peme, pikërisht në atë vend, të cilin e kishte lënë përpara gjashtëdhjetë e ca vitesh. Për shumë shekuj ai vend u quajt “Pema e Madhe”. Ky vend është në lindje të fshatit Panarit të Korçës, mbi rrugën për në fshatin Treskë, afër Bogovës. Të moshuarit edhe sot i mbajnë mend kujtimet e trashëguara brez pas brezi për Pemën e Madhe. Ajo ishte një pemë e veçantë; një krijesë drunore të tillë kurrë nuk ka patur në tërë Zonën e Vakëfeve, siç u quajt mё vonё. Thuhet se këtë pemë e kishte mbjellë vetë Iljas bej Mirahori, me farën e sjellë nga Stambolli i largët. Kur ai i ktheu pronat e tij në Vakëf, bëri të tillë edhe arën e vetme Jeze Bexhik, në kufijtë e fshatit Panarit, vetëm se aty ishte Pema e Madhe, pengu i dashurisë dhe kujtesës. Vendi aty ka shërbyer si Vakëf i shenjtë.

Pas shumë e shumë vitesh pema u tha, ngaqë ishte shumë e vjetër, nga gërryerjet e ujrave, por më tepër ngaqë i zoti i saj nuk ishte më në jetë; koha, vetmia dhe harresa than e përthan çdo gjallesë që gjendet mbi dhe… Pema u tha, por vendi ndër shekuj vazhdoi të quhej Pema e Madhe. Banorët deshën të mbillnin një pemë tjetër në atë vend, por ngaqë nuk e gjetën farën e së parës e për ta nderuar atë, thjesht e shndërruan vendin në një muranë përkujtimore. Edhe kur në vendin tonë me ligj u ndaluan besimi dhe veprimtaritë fetare, panaritasit aty luteshin; te ky vakëf i shenjtë …

Hanet e Mirahorit – falas për panaritasit shtegtarë …

Qyteti Korçës, i themeluar nga Iljas Hoxha, para shumë shekujsh ka patur disa hane, natyrisht, tё ndёrtuara qё nё kohёn e tij. Kur shkonin në qytet për pazar, banorët e fshatrave malore të Vakëfeve kalonin ditën ose natën nëpër hane. Për vite e vite me radhë, fshatarët panaritas shkonin në hanet e Mirahorit, kalonin aty natën dhe nuk paguanin taksa për kohën e qëndrimit, duke përfituar falas edhe tagji e ujë për hajvanët e tyre. Thuhet se Iljas bej Mirahori e kishte lënë me gojën e vet si amanet që fshatarët e Vakëfeve të mos paguanin asnjë taksë edhe pas vdekjes së tij; ky amanet u zbatua për një kohë të gjatë, saqë këto tregime i rrëfejnë edhe sot të moshuarit e fshatit Panarit të Korçës. Jo vetëm kujtimet e veteranëve, por edhe dokumentat kadastrale të periudhës së sundimit turk vёrtetojnë privilegjet që gëzonin panaritarët në atë kohë…

  • Epoka – Parakalim telegrafik Sulltanësh …

Iljas bej Mirahori, ose ndryshe Ilia Panariti, pati një jetë të gjatë e plot peripeci, brodhi botën, në Europё, Turqi, Persi, Ballkan e gjetkë, kaloi nëpër ngjarje me rëndësi të madhe për njerëzimin, derisa mbylli sytë në dheun që e lindi, në moshë mbi njëshekullore. Për martesën e tij nuk ka të dhëna të dokumentuara. Nuk na duken të sakta të dhënat e pabazuara në disa shkrime, ku thuhet se Mirahori është martuar me të bijën e Sulltan Mehmetit II, por që është martuar në rrethin e oborrit sulltanor, kjo është më e arsyeshme…

 Ai jetoi e veproi nën epokën dhe sundimin e këtyre sulltanëve osmanë: Sulltan Murati – Murati i Dytë ( 1404-1451), djali i Çelebi Sulltan Mehmetit, nipi i Bajazit Bubullimës; ka hipur në fronin sulltanor në moshën 18 vjeçare. Ishte i gjashti sulltan në atë fron. Mbretëroi duke luftuar me kryqtarët dhe kryengritësit; pasi vendosi dhe konsolidoi paqen në perandorinë e tij, ia dorëzoi fronin të birit, Princit Mehmet II dhe u largua për në Manisa, por nuk qëndroi gjatë aty, se rifilluan sulmet e kryqtarëve dhe vezirët e thirrën të merrte përsëri fronin. Shkroi poezi shumë të bukura dhe fliste me fjalë të rimuara.

Avni Fatih Mehmet Khani (1432-1481), djali i Sultan Muratit të Dytë, sulltan i 7-të i Perandorisë Osmane. Ka pushtuar Stambollin dhe ka qenë jo vetëm njeri lufte, por edhe pasionant dhe dashamirës i dijeve dhe kulturёs. Themeloi disa universitete dhe xhami, duke u marrë me arte, muzikë e letërsi; ka patur poetë që janë ndikuar nga arti i tij poetik.

Adliu- Bajaziti i Dytë (1447-1512), djali i madh i Sulltan Mehmet – Pushtuesit. Teksa u bë guvernator në Amasya, jeniçerët e lutën që të bëhej Sulltan, por i vëllai, Xhema e kundërshtoi emërimin e të vëllait në postin që po mbante vetë. Ka ndërtuar shumë universitete, xhami dhe mensa publike, duke qenë mbrojtës i madh i arteve. Ka qenë mjeshtër i madh i artit të pikturës kaligrafike, ndërsa në poezitë e tij përdorte pseudonimin letrar Adliu. Për këtë sundimtar Iljas Mirahori u bë edukator në dije, kulturë dhe fe. Me kohë u bë edhe vjehrri i tij. Me Ferman tё kёtij Sulltani, Iljas bej Mirahori u nis pёr nё vendlindje, u bё zotёrues i trevave tё gjera tokёsore, rindёrtoi qytetin e Korçёs, duke e bёrё strumbullar tё njё zone tё tёrё tё begatё e tё rilindur…

Princi Xhemë (1454-1495), djali më i vogël i Sulltan Mehmet Pushtuesit, kunati i vajzës së I. b. Mirahorit, i arsimuar më së miri. Ka bërë kryengritje kundër vëllait të tij Sulltan Bajazitit II, duke marrë ndihma nga pashallarë dhe popullsia e disa qyteteve. Bajaziti e mundi Xhemën, ndërsa ky gjeti strehim te Mamlukët egjiptianë. Kalorësit e St. Joh, me në krye Mjeshtrin e Madh të Kalorësve, kur ai arriti në Rodus e pritën me nderime, pastaj e çuan në Francë. Me urdhër të Papa Aleksandrit VI është burgosur. Ka qenë poet i shquar dhe ka shkruar poezi në gjuhën perse dhe turke.

Sulltan Selimi i Pamëshirshëm, Yavuz Sulltan Selim (1466-1520), djali i Sultan Bajazitit II, nipi i I. b. Mirahorit, një nga Sulltanët më luftarakë dhe poet i shquar. Shkroi në gjuhën perse dhe turke, duke përkrahur artet dhe njerëzit e artit; ka mbrojtur shkencëtarët dhe gjykonte siç gjykojnë poetët.

Qerim Princ Korkuti (1470-1513), djali i Sulltan Bajazitit II, nipi i Mirahorit. Ka qenë ulur në fronin sulltanor vetëm për 17 ditë. Për shumë kohë luftoi kundër babait të vet, derisa e kanë prerë në fyt. Një fis me mbiemrin Korkuti kanë jetuar në Plasë të Korçës dhe thuhet që i ka prurë I. b. Mirahori me vete, kur themeloi Korçën. I shkolluar mirë, mbrojtës i zjarrtë i artit, ka qenë edhe kaligrafist i mirë. Ka kryer studime shkencore në gjuhën arabe dhe në turqisht.

imrahor_camii_ic_gorunumu4

Rrënojat e xhamisë së Mirahorit, Jedi Kule, Stamboll.

  • Jeta në Stamboll dhe kthimi në vendlindje

Pak të dhëna kemi për jetën e Iljas bej Mirahorit në Stamboll. Ato më kryesoret po i renditim telegrafisht:Me të mbërritur në Stamboll, pastaj në Edrene, kryeqendër e Perandorisë Osmane, nisi edukimi i Ilia Panaritit, mё pas Iljaz bej Mirahori. Në fillim ai iu nënshtrua mësimit intensiv të gjuhës turke, gjuhës arabe dhe mësimit të Kur’anit në original. Krahas kёtyre, mёsoi edhe shkenca tё tjera. Ai nuk u trajtua si pengjet e tjerë, të cilët mobilizoheshin si nizamë dhe jeniçerë, mbase edhe për arsye të moshës së njomë, por edhe për shkak të karakteristikave të veçanta e tё spikatura intelektuale, me shenja gjenialiteti. Që në vendlindje ai dinte gjuhën shqipe, por mbase edhe greqishten. Edukimi i tij u kompletua nëpërmjet institucionit të icogllanëve dhe të gulameve. U shkollua në Enderun-i Humajun në Edrene, sipas historianëve. Aty Iljas beu mori edhe gradën Lale – Profesor i Dinastisë Turke… U bё njё nga mjekёt veterinerё mё tё zotё tё Perandorisё.Studiuesi i talentuar, historiani osmanolog Selami Pulaha na i ka shpjeguar këtë sistem në veprën e vet “Pronësia feudale në tokat shqiptare” (f.36) “Pushteti osman, gjatë një periudhe gati shekullore, përdori një varg rrugësh dhe metodash të karakterit ekonomik, politik dhe ideologjiko-fetar për të kthyer klasën feudale vendase, për ta zhdukur atë si forcë ekonomike dhe politike të pavarur. Zbatimi i tyre filloi herët, qysh në kontaktet e para shqiptaro-osmane, në fund të shek. XIV, me kthimin e feudalëve shqiptarë në vasalё të Sulltanit.

Një vemendje të veçantë ai i kushtoi marrjes peng të fëmijëve të feudalëve, rritjes së tyre pranë oborrit të Sulltanit si pazh i oborrit ose pranë dijetarëve të mëdhenj ushtarakë, si gulame (djalë, bir)” Qëllimi ishte që duke iu dhënë djemve një edukatë të tillë të lartë osmane dhe me zanate civile, të zëvendësonte klasën vendase feudale, me anëtarë të zakonshëm të klasës sunduese osmane, ndërthurur kjo edhe me karrierën ushtarake e administrative. Kjo ishte rruga kryesore e integrimit, për të krijuar kështu mbeshtetjen politiko-shoqërore në vendet e pushtuara. Kjo politikë dha frytet e saj që herët në Ballkan. Pas kësaj përgatitjeje, nga njëra anë dhe për shkak të trimërisë dhe talentit të veçantë, mbase edhe tё gjenialitetit, që tregoi Ilia Panariti në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga Porta e Lartë, nga ana tjetër, do të merrte poste të ndryshme administrative e ushtarake gjatë periudhës së sundimit të Muratit II dhe të Mehmetit II, Pushtuesit. Kur u kthye në mysliman emri Ilia u bë Iljas. Në vitin 1453 u pushtua Kostandinopoja nga Potra e Lartë. Iljas beu mori pjesë në luftë dhe tregoi trimëri dhe zgjuarsi të madhe, si komandant i shquar ushtarak, duke udhёhequr kalorёsinё dhe prapavijёn. Për trimëritë dhe talentin e rrallë ushtarako-administrativ Iljasi kaloi nëpër poste të ndryshme gjatë periudhës së sundimit të Sulltanëve Murati II dhe Mehemeti II. Ai u bë gjithashtu edukator i Sulltan Bajazitit II, të cilit i dha pastaj për grua të bijën. Iljas beu u martua me një grua nga dera sulltanore dhe pati 3 djem dhe 3 vajza. Djemtë ishin: Muhamet, Mehmet dhe Sefer Shah Çelebi. Mehmet bej, ose Ine bej, siç e quan Sami Frashëri është vrarë në luftë, në Bagdad; ky ka lënë një xhami në Stamboll me emrin e tij. Djali i parё vdiq para të atit dhe u varros në Korçë, ndërsa i vogli, pas të atit dhe e ka varrin në një tyrbe me të atin po në këtë qytet. Nё Muzeun Kombёtar tё Armёve nё Tiranё, para disa vitesh ёshtё dorёzuar njё shpatё nga njё qytetar korçar, i cili e kishte marrё atё nё varr-vakёfin pranё xhamisё “Iljas bej Mirahori”; shpata i pёrket personazhit pёr tё cilin po flasim dhe mendohet se ёshtё dhuratё e Sulltan Bajazitit II pёr tё… Vonё ёshtё pёrkthyer nga osmanishtja shёnimi nё tehun e kёsaj shpate, dёshmi e historisё…

SAHATI1

Sapo Sulltan Bajaziti II hipi në fron, Iljas bej Mirahori u caktua Mirahor Evel, pra Gjeneral i Parë. Në lagjen Jedi Kule (shtatë kullat), në Kostandinopojë, ku ishte një kishë, me lejen perandorake Iljas bej Mirahori e ktheu në xhami, e cila, siç pohon Sami Frashëri në Enciklopedia turke, mbante emrin Xhamia e Mirahorit, ose kisha-xhami; pranë saj ka një teqe, vakëf i Mirahorit.

medreseja korce

 Me leje dhe Ferman-Dekret Perandorak të Sulltan Bajazitit II, në pleqëri, pasi i kishte provuar të gjitha hyneret e jetës metropolitane osmane, Iljas bej Mirahori vendosi të kthehej në vatanin e tij, larg nga rrëmuja dhe rrëmeti, siç do të shkruante pas shekujsh poeti ynë kombëtar Naim Frashëri; kjo ndodhi para vitit 1484; mori si dhuratë nën pronësi tokat e mëmëdheut, të fshatrave të Vakëfeve dhe ato të Fushës së Korçës me rrethina. Pronat e blera fillimisht dhe pastaj të falura nga Sulltani, i mori me dokumentacion të rregullt, të noterizuara nga Kadiu dhe dëshmitarë të tjerë vendas dhe të ardhur. Këto dokumenta kanë mbërritur deri në ditët tona, gjë që tregon seriozitetin e administratës shtetërore të asaj kohe. Ky ndërtim u kompletua për shumë vite pune me radhë dhe veç ndërtesës së xhamisë, kompleksi-bërthamë i qytetit të ri kishte hanet, imaretin, medresenë, hamamin, etj. Mё parё u ndёrtuan Tyrbja dhe banesat e Iljas beut dhe shpurёs qё e shoqёronte. Në atdhe I. b. Mirahori nuk erdhi vetëm, por me një bylyk njerëzish të rrethit farefisnor e miqsh, midis tyre edhe turq, arabë e afrikanë, të cilët formonin përnjëherësh një fshat të tërë në vendfushim. Njё fis arab ka pasardhёs edhe sot nё fshatin Pojan, po edhe nё fshatra tё tjerё. Korça si qytet, nё planet e Iljas Hoxhёs ishte piketuar si njё qendёr rrethi me rrathё tё tjerё bashkёqendrorё, me ndёrtime e vendbanime nga tё gjitha anёt …Mbeten mister qëndrimet dhe marredhëniet e tij me lëvizjet çlirimtare të Skënderbeut (Gjergj Kastrioti), etj., në Stamboll, Shqipëri dhe pas rënies së Krujës…

Iljas Bej Mirahori u bë Hafiz, Haxhi, dijetar i shkencave veterinere, Vezir, administrator vizionar, etj. Njeri me pёrmasa tё mёdha ishte ai nё Perandorinё Osmane. Disa nga këto mjeshtëri i ushtroi edhe në atdhe, megjithëse në moshë të thyer…Ai ishte Hafizi i parë i xhamisë që ndërtoi vetë, mёsues i Medresesё po ashtu edhe Myftiu i Parë i Krahinës.

Iljas bej Mirahori ishte edhe administrator kryesor i pronave të tij, të cilin turqit e quanin Myteveli, baras me Epitrop, Kujdestar, Administrator. Myteveli i parë ishte ai vetë, ndërsa me vonë, me Vakëfnamenë e vitit 1505-ës, ku ai caktoi fondacionet që do krijoheshin me pronat dhe pasurinë e vet, Myteveliu do të ishte nga vatra e familjes së vet brez pas brezi. Edhe sot në Korçë ka pasardhës nga fisi i Mytevelinjve të fundit, familja e Rustem Hysen Myteveliut, inxhinier urbanist i njohur; nga ky fis është dëshmorja e atdheut rënë gjatë Luftës së II të Përbotshme Floresha Myteveli, emrin e së cilës e mban një rrugë afër Xhamisë “Iljas bej Mirahori” të qytetit të Korçës…

– Iljas bej Mirahori ka jetuar, vepruar dhe ka lënë histori e prona në Stamboll (Lagjja e Xhamisë Jedi Kule-7 Kullat dhe Ivlanka.); në Janinë, sepse Sulltan Bajaziti II e emëroi në postin e Valiut të Janinës (Dekretet 1496-7), duke e quajtur “Beu i Sanxhakut të Janinës”; në Korçë me rrethina, ndërtoi xhaminë e famshme, një nga më të lashtat në rajon, me projekte të xhamisë së Firuz Agait në Stamboll, vakëfin e Tarikatit Symbyli pranë saj, shkollën, tregun si bërthama të një qyteti të ri, të cilit i dha emrin e vet Koxha=Korça (Nuçi Naçi dhe Petraq Pepo). Iljas Beu erdhi në vendlindje në moshë të thyer, ndaj për respekt prej vitesh kishte marrë emrin Koxha Mirahori, siç e thërrinin në Stamboll e Janinë. Ky emër vjen nga turqishtja, që shkruhet Koca e lexohet Koxha dhe ka dy kuptime: si mbiemër; i madh, i moshuar, plak; si emër, bashkëshort, burrë. Gjatë përdorimit nё popull pёr njё kohё tё gjatё e përshtatjes në fjalorin vendas, fjala Koxha u shndërrua në Korça…

Korce

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, Korçë

– Pasi njihesh me materiale e dokumenta të botuara e të pabotuara për personalitetin, jetën dhe veprën e Iljas Bej Mirahorit (Ilia Panaritit), tё lind njё ndjenjё krenarie e ligjshme, mbushesh me ndjenja e mendime pozitive.

  • Krenohesh me talentin dhe aftësitë e pashtershme të gjenit shqiptar, të cilat kur gjejnë kushte të përshtatshme për t’u zhvilluar në mënyrë të gjithanshme, çlirojnë energji tё pashtershme për vepra të mëdha nё shёrbim tё paqes e prosperitetit tё mbarё njerёzimit.
  • Bindesh në vazhdimësinë e besimit, drejt besimit më të mirë e të vërtetë, duke kultivuar gjithkund vetitë më të mira të qenies njerëzore.
  • Beson në frytshmërinë e prurë si vlerë e shtuar, me krijimin e kushteve më të mira për zhvillim të shpejtë në vendbanimet e lashta, kushte të cilat kanë si baza: demokracinë, përvojën botërore, kulturёn, harmoninë, tolerancën, humanizmin, diturinë, tregun e lirë, sjelljen e urtë e paqedashëse të administratёs, etj. …

Në kupolën e brendshme të Xhamisë “Iljas Bej Mirahori” tё qytetit të Korçës është shkruar me idenё dhe dorën e themeluesit të saj, pesë shekuj e gjysëm më parë: “O njerëz ! Premtimi i Zotit është i vërtetë; mos t’ju mashtrojë jeta e kësaj bote; mos t’ju mashtrojë për Zotin, djalli mashtrues.” (Krijuesi-Fatir, ajeti 5, Kur’ani Kerim.)

3736244256_18457ae89a_o

Literatura kryesore e konsultuar:

Sami Frashёri: “Kamus –Ul-Alam”- Enciklopedia turke.

Nuçi D. Naçi: “Korça dhe fshatrat pёrqark”, 1901.

Evlija Çelebi: “Shqipёria para dy shekujve”.

Pirro Thomo: “Korça, Urbanistika dhe Arkitektura”.

Univ. Tiranёs: “Historia e Mesjetёs”.

Gjerark Karaiskaj: “ 5000 vjet fortifikime nё Shqipёri”.

Vexhi Buharaja: “Regjistri i Korçёs dhe Pёrmetit”, shek. XV e XVI.

Petraq Pepo: Rev. Studime Historike, 1967 “Katёr Dekrete tё Sulltan Bajazitit tё Dytё pёr Mirahor Iljaz Benё”.

Petraq Pepo: “Kodiku i Korçёs dhe Selasforit”, etj.

Selami Pulaha: “Defteri i Sanxhakut tё Vlorёs”, dorёshkrim i filmuar.

Zija Shkodra: “Qyteti shqiptar”.

Vladimir Dino: Rev. “Tradita”, 2002, “Fshatrat me emrin Panarit nё Greqi”.

Sejdin Ramo: “Ilia Panariti dhe Korça”, 2003.

Riza Lahi: “Lirika dashurie tё Sulltanёve”, 2012, etj.

Filed Under: Reportazh

KËNGËTARËT ENDRI DHE STEFI PRIFTI, SI DHE VALBONA MEMA, “NDEZIN” ATMOSFERËN E VITIT TË RI TE SHQIPTARËT NË BOSTON

December 31, 2023 by s p

Nga Fuat Memelli/

Sivjet për të kënaqur shqiptarët e Bostonit e qytetet rreth tij, erdhën nga Shqipëria këngëtarët e shquar, vëllezrit Endri e Stefi Prifti si dhe Valbona Mema. Ishin të ftuar nga grupi i shokëve “ Çunat e Bostonit”. Është ky një grup shokësh nga Shqipëria, Kosova e treva të tjera shqiptare. E kanë quajtur grupimin e tyre “Çuna..”, por në fakt shumica janë burra të martuar e me fëmijë. Ajo që i bashkon është miqësia, është shpirti djaloshar. Një pjesë e tyre u bënë anëtarë të degës së Vatrës në Boston në takimin që u organizua më 17 dhjetor të këtij viti. Mentor Maksutaj, kryetar i degës së Vatrës më thotë se deri tani numëri i antëtarëve ka aritur në 85, shifër e kënaqshme kjo për një kohë të shkurtër. E çelën koncertin vëllëzrit Endri e Stefi me këngët e bukura korçare, për të vazhduar më pas me këngë të krahinave të tjera. Këngët shhqiptare i “ndezin” zemrat e emigrantëve, pasi janë këngë që sjellin “aromë” Shqipërie, Kosove e të trojeve të tjera shqiptare, ku kanë lindur e janë ritur. I duket sikur sjellin zërat e të afërmve të tyre që i mungojnë këtu në Atdheun e dytë. Me këngëtarët bashkohen edhe zërat e pjesëmarrësve që më ngjajn me një kor të madh pa dirigjent. Herë pas here vëllezrit korçarë ndrrohen me këngëtaren e Shqipërisë së mesme, Valbona Mema. Edhe këngët e saj i “ngjitin” pjesëmarrësve, pasi këngët tona tani janë “pronë” e gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Emigrantët bëjnë foto me këngëtarët. Janë këto copëza kujtimesh në prag të largimit të vitit të vjetër dhe mbritjes së Vitit të Ri. Pyes Ardi Bocovën, i cili është një nga organizatorët e kësaj veprimtarie, për numërin e pjesëmarrësve dhe ai më thotë se në sallë janë 240 veta. Është një shifër jo e pakët kjo.

Në një moment kur Endri dhe Stefi i kishin lënë skenën Valbonës, i pyes për koncertet që do japin në Amerikë dhe punët e tyre të fundit në Shqipëri. Endri më thotë :” Pyet Stefin se këtë kemi ”zëdhënës” të grupit. Stefi më tha se veç Bostonit, nesër do këndojnë për shqiptarët e Detroitit, ditë tjetër për ata të Teksasit e më pas për ata të Konektikës. Për punët e tyre të fundit në Shqipëri, më thotë se më 21 dhjetor kanë publikuar një këngë të re kushtuar Krishtlindjeve me titull “Vetëm një natë”. Tekstin dhe kompozimin e ka bërë këngëtari i njohur korçar , Mihallaq Andrea. Kjo është kënga e parë në Shqipëri që i kushtohet Krishtlindjeve, thotë Stefi. Më tregon gjithashtu se në Televizionin News 24, për natën e Vitit të Ri kanë regjistruar një program, ku veç tyre do ketë të ftuar edhe këngëtarë të tjerë. Ky program do vazhdojë çdo të hënë. Me këngën e bukur “Kuq e zi” që këndohet nga të mëdhenj e të vegjël në gjithë trevat shqiptare si dhe urimin “Gëzuar Vitin e Ri ! ”, u mbyll ky koncert i bukur.

Filed Under: Reportazh

LE QUOTIDIEN (1923) / MARTESA “ME QIRA” E FEMRAVE SHQIPTARE ËSHTË VETËM NJË LEGJENDË — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME XHEMIL BEJ DINON NË PARIS

December 29, 2023 by s p


Xhemil Bej Dino (1894 – 1972)
Xhemil Bej Dino (1894 – 1972)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Dhjetor 2023

“Le Quotidien” ka botuar, të premten e 27 korrikut 1923, në faqen n°2, një shkrim rreth një legjende që përflitej asokohe në Paris mbi martesën “me qira” të  grave shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Martesa “me qira” e femrave shqiptare është vetëm një legjendë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Shqipëri mund të martohesh “për një vit”! Kështu na siguroi një shkresë e fundit që raportonte fundin tragjik të një gruaje të re, e vrarë nga i shoqi për arsye xhelozie të tepërt, një shqiptar që ishte martuar me të për një vit “me kontratë”.

Xhelozia dhe vrasja fatkeqësisht gjenden në të gjitha vendet. Por martesa me afat është sigurisht diçka e re – ose të paktën një ide e re që ndoshta traditat e vjetra të Lindjes na sjellin.

Unë doja detaje. Kështu shkova të gjej të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Paris, zotin Xhemil bej Dino. Por legjenda u shpërbë menjëherë.

Martesa “me qira” nuk njihet nga ligji shqiptar. Ajo që është e vërtetë është se krahas martesës së krishterë të pandryshueshme dhe të pandreqshme, ashtu si tek ne, ekzistonte deri në vitet e fundit, për popullsinë myslimane, legjislacioni turk, i cili lejonte një divorc të lehtë të pranuar nga palët, data e të cilit mund të caktohej paraprakisht pa rrezikun e një kundërshtimi. Por e gjithë kjo nuk është më vetëm temë e romaneve.

Fryma moderne fryn nëpër malet e Shqipërisë. Republika e re dëshironte një Kod të stilit francez dhe martesa civile, tashmë e detyrueshme, është po aq solemne dhe plot angazhime të përjetshme sa në bashkinë më pariziane.

Z. Xhemil Bej Dino i buzëqesh naivitetit me të cilin ne mirëpresim në Francë thashethemet më fantastike për zakonet e këtyre vendeve lindore, të cilat më shumë magjepsin imagjinatën tonë sesa tërheqin vëmendjen tonë serioze.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Vendi ynë, më siguron ai, është tashmë krejtësisht perëndimor dhe i modernizuar si një reagim kundër dominimit turk që na ka kacafytur prej kaq kohësh.

Mësuesit tanë së shpejti do të kenë futur kudo kulturën evropiane. Nuk do të ketë asnjë fshat të vogël pa shkollën e tij. Mësuesit janë më të paguarit nga të gjithë nëpunësit tanë civilë. (Kjo, të paktën, nuk është kopjuar nga zakonet perëndimore!)

Ne kemi një gjimnaz në Korçë dhe disa shkolla profesionale në lulëzim.

Raca është e zgjuar, aktive. Nuk jam unë ai që e pohon këtë, kërkon ndjesë z. Xhemil bej Dino, është z. De Pourtalès që ka ardhur për të deklaruar në Lidhjen e Kombeve se në shkollën e Tiranës 70 % e nxënësve janë mbi nivelin e fëmijëve të të njëjtës moshë të shkollave amerikane.

Ne jemi ndonjëherë më demokratë se ju, më thotë sërish z. Xhemil bej Dino. Në shkollat tona të arsimit të ulët të cilat janë pothuajse falas, por me vende të kufizuara, fëmijët e prindërve të varfër kanë të drejta prioritare. Në fakt besohet se familjet e pasura mund t’i dërgojnë djemtë e tyre për të studiuar jashtë vendit.”

Tani pres që në një vend kaq të etur për të qenë në krye të gjithçkaje, gratë mund të jenë gjyqtare, ambasadore, ministre.

Të themi të vërtetën, feminizmi shqiptar, i mbushur me hijeshi orientale, më shumë pasqyron respektin që gëzojnë femrat atje sesa shpall dëshirën për të njohur barazinë e gjinive.

Megjithatë, z. Xhemil Bej Dino më siguron se nëse ndonjë grua do të kërkonte të drejtën e votës në emër të një numri të madh të grave shqiptare, Asambleja Kushtetuese “me kënaqësi do t’ia akordonte”.

Dhe asgjë më e mirë se kjo deklaratë nuk pasqyron përzierjen kurioze që ndërthur, në këtë vend misterioz, ndikimin e traditave orientale dhe guximin e një brezi të ri krenar për ndërtimin kaq të shpejtë të institucioneve moderne dhe i etur për progres. — H.B.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 173
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT