• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR (1937) / QEVERIA SHQIPTARE IMPORTON FILMA NGA AMERIKA DHE ANGLIA PËR T’U MËSUAR FSHATARËVE MËNYRAT MODERNE TË BUJQËSISË

February 23, 2024 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2024

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 29 dhjetorit 1937, në faqen n°5, një shkrim rreth vullnetit të modernizimit të bujqësisë në kohën e mbretërisë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të bujqësisë

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 29 dhjetor 1937, faqe n°5
Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 29 dhjetor 1937, faqe n°5

Nga një korrespondent i Stafit të The Christian Science Monitor

Tiranë, Shqipëri — Në përpjekje për të inkurajuar fshatarin shqiptar që të braktisë metodat e tij primitive të bujqësisë dhe ta edukojë atë në rotacionin e të korrave, përdorimin e parmendëve të çelikut dhe trajtimin higjienik të bagëtive të tij, qeveria mori masa për importimin e filmave nga Amerika dhe Anglia që tregojnë përmirësimet më të fundit bujqësore.

Ministria e Ekonomisë Kombëtare po përgatitet që filmat të shfaqen në të gjithë fshatrat e brendshme të Shqipërisë me një projektor portativ të instaluar në një furgon që prodhon energjinë (rrymën) e tij.

Filed Under: Reportazh

Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej” Inc. festoi me madhështi 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në New York

February 22, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e qendrës “BrightSide” me pronar z. Isham Hadidi Astoria Queens, Shoqata Shqiptaro Amerikane Skenderbej Inc. nën drejtimin e bordit me President z.Mark Qehaja dhe kryetar të Bordit ekzekutiv inxh. Gëzim Lamçaj organizuan një drekë madhështore për të festuar 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Bordi i drejtorëve si z.Bashkim Shehu, z.Faton Zogiani bashkë me kryesinë me anëtarë plot kulturë dhe integrim si: Doris Zefi, Edmond Kortoçi, Enes Basha, Pjetër Vatnikaj, Diar Xani punuan së bashku në organizimin e këtij aktiviteti.  Muaji shkurt është muaji i Kosovës këtu në New York, pasi festohet kudo plot dashuri dhe respekt.

Në një ditë të dielltë si vetë Liria e Kosovës anëtarë të shoqatës, bordi, kryesia, dashamirës të shumtë u mblodhën së bashku si motra dhe vëllezër për të festuar Ditën e Shenjtë të Pavarësisësë s ë Kosovës. Në hyrje të sallës të mirëprisnin anëtarët e rinj dhe plot vitalitet si Doris Zefi, Enes Basha dhe Edmond Kortoçi.  

Në këtë aktivitet atdhetar nderuan me pjesëmarrjen dhe përshëndetjet e tyre si Konsulli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës në NY, Ambasador Blerim Reka si dhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë znj.Valentina Loka.

Midis pjesëmarrësve kishte ish luftëtarë, drejtues e familjarë të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ftuar të tjerë me kontribute të spikatura në Shqipëri, Kosovë dhe në komunitetin Shqiptare në New York, 

Cermonia u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës. 

Fjala e hapjes u mbajt nga Kryetari i Bordit Ekzekutiv inxh. Gezim Lamçaj i cili  falënderoi të pranishmit për këtë pjesësmarrje të gjerë e shumë dinjitoze në një aktivitet të tillë që përkujton ngjarjen e rëndësishme historike, Pavarësinë e Kosovës. 

Në fjalën përshëndetëse z.Mark Qehaja President i Bordit të Drejtorëve u përqëndrua shkurtimisht në luftrat e shqiptarëve gjatë historise për Liri, rolin e arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, të Komandantit legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, rolit përcaktues në shpalljen e Pavaësise se Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjes së vendeve më të fuqishme perëndimore, të ambasadorit William Walker që lëshoi kushtrimin në mbarë botën e civilizuar për krimet kundër njerëzimit e gjenocidin serb kundër popullsisë së pafajshme në Kosovë.

Me ndërhyrjen ushtarake të NATOs iu dha fund pushtimit barbar serb të Millosheviqit.

Nderim për jetë Presidentit Xhorxh W Bush e Bill Klinton e të gjithë atyre që kontribuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Aktiviteti u moderua nga studentja e shkëlqyer dhe simpatike në Washington Kendra Duli anëtare e stafit të TV “Alba Life”, NY.

Ajo tha se: “Në këtë ditë të shënuar 16 vite me parë në të gjitha vendet ku kishte Shqiptari pati gëzim dhe hare, sepse më në fund Kosova shpalli Pavarësinë. Sot ne jemi mbledhur po njësoj si shqiptarët atëhere me po të njëtin zjarr dhe dashuri. Shihni rrotull jush sa shumë bashkatdhetarë janë këtu në mesin tonë! Muaji i Dardanisë tonë festohet nga Shqiparët kudo! 

Ajo u ndal dhe në rolin e të rinjve duke përmendur dhe organizimin e studentëve në Washington DC në eventin e organizuar me Ambasadorin e Kosovës z.Ilir Drugolli dhe Ambasadorin e Shqipërise z.Ervin Bushati në kuadër të ditës së Pavarësisë së Kosovës me qëllim, zhvillimin e një diskutimi të hapur ne lidhje me rrugëtimin e Kosovës dhe të Shqiperisë drejt antarësimit në BE.    

Ambasadori Dr. Blerim Reka me një elekuencë në të folur midis të tjerash foli për rëndësinë që ka çështja e Kosovës si një faktor shumë i rëndësishmë për paqen  dhe stabilitetin  në rajon. Ai përmendi rëndësinë e pasdiskutueshme të SHBA- ve në rrugëtimin e shtetformimit të Kosovës.  Konsullja e Shqipërisë ne NY, znj.Valentina Loka u foli per rëndësine e bashkëpunimit midis komuitetit dhe institucioneve si  një vlerë e shtuar e diasporës shqiptare jo vetëm ne SHBA, por dhe në vendet e tjera ku ka shqiptarë.     

Me shumë emocion u mirëprit përshëdetja me video nga znj. Shukrie Ramadani bashkëshortja fisnike, trimëresha e Kosovës dhe e Heroit Agim Ramadani.  Nga Kosova përshëndeti gjithashtu Kolonel Feriz Trezhjeva i cili foli mbi kontributin e formacioneve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës që ai drejtonte,

Kolonel Trezhnjeva shërbeu me përkushtim në institucionet e larta të shtetit të Kosovës si këshilltar i mbrojtjes e sigurisë të Ministrit Mbrojtjes se Kosovës. 

Me plot dashuri dhe respekt përshëndeti Doktori i Shkencave mjekësore në Kosovë z.Nazim Qehaja i cili njihet si një atdhetar i flaktë për ngritjen e qendrave shëndetësore për t’u ardhur në ndihmë ushtarëve gjatë luftës për Çlirimin e Kosovës .

Një buqetë me lule të bukura iu dhurua mikes së dashur Vera Qehaja nga David Bronson, një artist amerikan qe mori pjesë plot respekt dhe dashuri në festimin e 16-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Duke marrë aromën e luleve, I gëzohesha integrimit të saj në Amerikë që së bashku me Markun dhe fëmijët e mrekullueshëm, studentë të shkëlqyer kanë qenë tëangazhuar në mbarëvajtjen e shoqatës.  

Dy artistë të shquar si z. Shaban Lajçi dhe Tom Gjergji interpretuan për Kosovën duke performuar profesionalisht dhe artistikisht.  Z. Isa Breçani anëtar i Shoqatës performoi artistikisht vargje atdhetare dhe patriotike për Kombin. 

Autorja e shkrimit dhe Anëtare Nderi e shoqatës pati kënaqesi të interpretonte për publikun poezinë të krijuar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës me titull: “Tungjatjeta Kosovë”. Njëkohesisht u ndal për Heroin legjendar të Kosovës Adem Jasharin dhe familjes e tij kombëtare si dhe rolin e të rinjve në shoqatë, premtimin e tyre për të ardhmen.

Z. Faton Zogiani, anëtar i bordit të drejtorëve ftoi të pranishmit për të marrë pjesë në dokumentarin që u shfaq në Manhattan për Yllin e kinemasë botërore, artistin nga Kosova, Bekim Fehmiun që u organizua nën kujdesin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skënderbej Inc. në New York dhe TV “Alba Life”, artistëve Diar Xani dhe Arens Leka.

Gjallëri, emocion dhe hare sollën nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, degë e familjes së madhe “Alba Life” që ka një konsolidim profesional, atdhetar dhe shumë të përkushtuar.  Ata intepretuan vallen e Rugovës nën kujdesin e asistenteve Edona Gjidiaj, Erlinda Shala dhe Kaltrina Gecaj.  Ato intepretojnë sikur të jenë valltare të Ansamblit shtetëror. Nga Shkolla Shqipe “Alba Life” nderonin dy mësuese të shkollës si Mehrije Shala dhe Rozeta Hyseni të cilat kishin ardhur me bashkëshortët e tyre fisnikë. Kaltrina Gecaj intepretoi plot dashuri këngën hymn: “Çohu Adem Jashari! 

Nxënësja e shkëlqyer Eliona Shala dhe shumë e talentuar interpretoi këngën e bukur “Lulja e Dukagjinit”.  

Aktiviteti u filmua nga Z.Qemal Zylo, themelues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në New York.  Aktiviteti po transmetohet në kanalet televizive. 

Pas kumtesave pjesëmarrësit patën një drekë festive për Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe u argëtuan nën tingujt e DJ Hermes.  

Rroftë Kosova!  Rroftë Shqipëria etnike!  

Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

21 shkurt 2024 

New York

Filed Under: Reportazh

Shkollat Shqipe “Alba Life” New York, në këmbë për Kosovën

February 21, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u krijuan 17 vjet më parë, një vit para Pavarësisë së Kosovës dhe nuk janë ndalur asnjëherë me program të detajuar profesionalisht për Kosovën dhe Kombin. Çdo vit familja e madhe “Alba Life”, Pavarësinë e saj e feston me madhështi veshur me ngjyrat kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës blu dhe të verdhë.

Nuk është e nevojshme vetëm të tundësh Flamurin e saj. Kombëtare e domosdoshme frymezuar nga Rilindasit e mëdhenj, Heronjtë e Kosovës me Adem Jasharin në krye, UÇK-në dhe Gandin e Ballkanit Ibrahim Rugovën gjithë mësuesit dhe themeluesit janë pranë shkollave publike amerikane për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën Shqipe, identitetin tonë kombëtar.

Shkollat Shqipe “Alba Life” të shtrirë në gjithë New York-un çdo vit e festojnë me madhështi Pavaresinë e Kosovës, duke ju mësuar nxënësve historinë e saj tragjike dhe të lavdishme, genocidin serb ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës si dhe figurat më të rëndësishme kombëtare. Natyrisht udhët drejt dijes dhe gjuhës shqipe nuk janë të shtruara me dafina, ato janë plot vështirësi, pengesa, sfida, mundime, pasi arsyeja kryesore jemi jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe këto mësime bëhen vetëm në fundjavë dhe pas mësimit kryesor në anglisht të shkollave amerikane. Sidoqoftë Stafi, mësuesit, prindërit dhe nxënësit ia kanë dalë me sukses dhe për këtë ndihen tejet krenar.

Të gjitha shkollat Shqipe Alba filluar me performancën e persosur në Parlamentin e shtetit të Nju Jorkut, në Albany, me festën për Kosovën nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. si dhe në të gjitha mjediset e shkollave publike amerikane ku ne kemi rentuar mjediset, u festua madhërisht dhe plot dashuri Pavarësia e Kosovës. Festa për Pavarësinë e Kosovës nuk ka përfunduar akoma, ne jemi të ftuar në Bashkinë e Nju Jorkut ditën e hënë, më 26, ku shkolla e Bronxit do të performojë plot kulturë në ato mjedise zyrtare-shtetërore.

Është e pamundur të sjellim gjithë programet e këtyre shkollave, por më duhet të shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj mësuesëve filluar me Brooklynin meqënse filloi atje së pari dhe bëhet të premteve si me mësueset: Fatlinda Gashi, Rozeta Hyseni me asistente Blenda Shehu dhe Sara Simoni, Staten Island: Entela Muda, Elona Shkreta me asistente Aida Hajri, Bronx: Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazri me asistente Edona Gjidija, Erlinda Shala, Kaltrina Gecaj dhe të pakursyera brenda mundësive ish mësueset Mehrije Shala, Kade Lajqi, Queens Vjollca Skënderi, Online Gresila Basha.

Nxënësit në të gjitha shkollat intepretuan Himnet Kombëtare, recituan poezi patriotike kushtuar Kosovës martire, performuan vallet e Rugovës, Kosovës, Tiranës, Kuq e Zi etj dhe me shumë dashuri u përulën para Flamurit të shtetit të Kosovës dhe Kombëtar.

Në Staten Island ishte nje ditë krejtësisht e veçantë, ne kishim të ftuar Z. Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për Kosovën, Komandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti nismëtarët, aktivitetin, Alba Life dhe solli me plot emocion përjetimet e dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjeç.

Është krenari që ne kemi fëmijët e tij, dy nxënës të mrekullueshëm me gjysh Hero.

Po ashtu i ftuar ishte dhe Z.Avdullah Haxhiu luftëtar i UÇK-së ardhur enkas nga Kosova i cili përshëndeti të pranishmit, nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” dhe tha se ndihej krenar që po festonte Ditën e Pavarësisë me të ardhmen e Diasporës.

Për të ardhmen e Diasporës si Televizion dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u shpreh

z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i shkollave, investojmë fort, me kulturë, profesionalizëm dhe atdhetari.

Mirënjohje pakufi për prindërit, mësuesit, nxënësit dhe gjithë miqtë nëpër botë dhe Atdhe qe na kanë mbështetur në këtë Mision Kombëtar.

E pamundur në këto festa mos të këndohet kënga Mora fjalë” për legjendarin Adem Jashari, kenga epike si: Mora fjalë, e mora vargun/ Mora qarkun me i thur kangë/ Me i thur kangë bashkëlegjendarit, t’i këndoj/ T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndoj…

Shkollat Shqipe “Alba Life” janë pasuria e patundshme e Kombit.

Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën.

Rroftë Kosova!

Rroftë Shqipëria etnike!

Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

20 shkurt, 2024

New York

Filed Under: Reportazh

Kosova në 16 Vjetorin e Pavarësisë

February 19, 2024 by s p

Nga Merlin Tushe/

Më 17 Shkurt 2024, Kosova festoi 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me këtë rast në SHBA u organizuan evente të ndryshme nga institucionet amerikane dhe shqiptare. Në qiellin amerikan u valëvitën flamujt e Kosovës, Amerikës dhe Shqipërisë, nuk mungoi të shpalosej edhe flamuri autochthonous i Shqipërisë etnike mes dy figurave legjendare Ismail Qemali dhe Isa Boletini. 

Me këtë rast Ambasadori i Konsullatës së Kosovës në New York, Dr. Blerim Reka organizoi një pritje madhështore në New York me pjesëmarjen e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ku nën tingujt melodioz të Hymnit të Kosovës, Amerikës dhe këngëve patriotike interpretuar nga artistët Ergin Oda dhe Mariza Ikonomi të ftuarit kaluan një mbrëmje të këndshme e të veçantë. 

Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington, DC., Ilir Dugolli pikërisht më datë 17 Shkurt 2024, organizoi një event tepër mbresëlënës e të paharuar në Selinë e Ambasadës Shqiptare në Washington, DC., me praninë e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, përfaqësues të medias e komunitetit shqiptar. Të ftuar special ishin Ambasadori William Walker sëbashku me bashkëshorten e tij, personaliteti i lartë i TV – Zëri i Amerikës Elez Biberaj. Mes të ftuarve ishin edhe aktivistet Moza, Dajçi, Merita B. McCormack  etj. Festa u mbyll me një foto të përbashkët në verandën e Ambasadës shoqëruar me koktej të pasur me ushqime tradicionale shqiptare, pije e fruta të stinës.

Takime të rëndësishme gjithashtu u mbajtën nga Senati Amerikan në Albany nga Senatorja Jesica Spanton dhe Assembly Assistant Majority Leader 61st Districkt, Charles D. Fall, me inisiativën e aktivistëve të njohur Naser Nika Shpëtim Qorraj dhe mbështetjen e Vanesa Lumanit. Edhe nga New York City Council – Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borelli, David Carr, Kristty Marmorato pritet që të organizohet festa e pavarësisë së Kosovës në New York.

Federata Vatra në New York hapi një ekspozitë fotografike me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Koncert artistik u shfaq po në New York edhe nga elita e artistëve shqiptarë Merita Halili, Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Ergin Oda, etj. 

Por kjo pavarësi nuk u fitua lehtë, u deshën 600 vjet që Kosova të fitonte paqen shkëputur nga armiku shekullor serbia, e cila nuk fle, por si egërsirë pret rastin të sulmojë Kosovën. U derdh shumë gjak, shumë mund nga shqiptarët e Kosovës për këtë fitore të ëndërruar. U vra tinëzisht në pritë prijësi Isa Boletini me djemtë, nipat e luftëtarët e tij, u vra komandant Adem Jashari me familje. Ishin lutëtarët e UÇK dhe Batalionit Atlantiku që luftuan për paqen e lirinë që gëzojmë sot në Kosovë. 

Duke u ndalur tek figura e Heroit të Kombit Isa Boletini dua të citoj gazetaren amerikane Bertha Spencer, që e ka takuar personalisht Isa Boletinin, ajo ka sjellë për lexuesin një korrespondencë interesante mbi karakterin e tij duke e quajtur Shqiptari më i madh qysh prej kohës së Skënderbeut, si luftëtar trim, të ndershëm, fisnik e më të famshëm të Ballkanit. 

Si autore e këtij artikulli, falenderoj luftëtarët e lirisë UÇK-së, Batalionin Atlantiku, djemtë që u lindën e u rritën në SHBA, e të armatosur udhëtuan me avion nga Amerika në luftë kundër krimeve serbe për të mbrojtur vatanin, nënat, motrat, prindërit e bashkëkombasit e tyre. Ku u vranë e ranë heroikisht edhe vëllezërit Bytyqi, u them se të parët tanë/ tuaj morrën armët për Kosovën, por ju e vazhduat luftën dhe fituat, Urime! Një urim i shkon SHBA, Anglisë dhe forcave të NATO-s.   

Filed Under: Reportazh

“Bisedim i hapur me të rinjtë shqiptarë” drejtuar nga Emina Çunmulaj Nazarian dhe Mark Gjonaj

February 16, 2024 by s p

Mary Camaj

Foto: Eleni Mazija/

Më 12 shkurt 2024, studentë dhe profesionistë të rinj shqiptarë nga New York, New Jersey, dhe Connecticut u mblodhën në Bronx për të diskutuar çështje që ata besojnë se janë të rëndësishme për komunitetin dhe të dobishme për zhvillimin e organizatave rinore shqiptare. Biseda u drejtua nga znj. Emina Çunmulaj Nazarian, filantropiste, aktiviste, modele, anëtare e Keshillit Koordinues të Diasporës dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Florida. Znj. Çunmulaj, krahas ish-anëtarit të Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, ish-deputetit të Shtetit të Nju Jorkut dhe Kryetarit të Keshillit Koordinues i Diasporës Z. Mark Gjonaj, u përpoqën të kapërcenin hendekun midis brezit të tyre dhe rinisë shqiptare në një përpjekje jo vetëm të nxisin bisedën, por edhe inkurajimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

Znj. Çunmulaj kujtoi jetën e saj të hershme dhe vështirësitë me të cilat kishte hasur si vajzë e re që jetonte në Tuz të Malit të Zi. Ajo i bëri jehonë forcës që zotëronte nëna e saj dhe admirimit që kishte për njerëzit në fshatin e saj. Edhe sot znj. Çunmulaj theksoi se sa e veçantë është vendlindja për njeriun. Është vazhdimsia e lidhjes me atdheun tëndë arsyeja që vetja juaj e vërtetë qendron e fortë përballë veshtirësive. Ajo vuri në dukje se “për çdo gjë të vështirë ia vlen të luftosh”. Përballë diversitetit, është identiteti ynë shqiptar ai që përcakton dhe në fund na fuqizon të jemi versioni më i mirë i vetes.

Z. Gjonaj theksoi vlerën e të rinjve shqiptarë si në nivelin personal ashtu edhe në atë kombëtar, duke thënë: “Shpesh dëgjojmë se duhet të investojmë në brezin e ardhshëm. Ju jeni brezi i ardhshëm. Ju nuk duhet të mësoni nga gabimet tuaja kur të tjerët i kanë bërë ato gabime dhe ata mund t’ju ndihmojnë t’i shmangni ato.” Nëpërmjet mentorimit, mund të bëhet një shkëmbim idesh dhe mësimesh ndërmjet brezave. Duke vepruar kështu, ne përforcojmë kombin shqiptar dhe garantojmë suksesin dhe jetëgjatësinë e tij.

Gjatë gjithë diskutimit, asnjë pyetje nuk ishte tepër e vogël dhe asnjë ide nuk ishte tepër e madhe. Të rinjtë që ishin të pranishëm gjurmuan origjinën e tyre nga rajone të ndryshme të Shqiptarisë dhe përfaqësonin një sërë fushash profesionale, duke përfshirë drejtësinë, inxhinierinë, shkenca politike, mjekësinë, biznesin, etj. Ata kërkuan përmirësimin jo vetëm të të rinjve ku jetojnë aktualisht, por edhe të atyre që jetojnë në atdhe. Temat që u diskutuan përfshijnë: rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, ndihmën ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta në Shkodër, përfshirjen e identitetit shqiptar në projektet e tyre shkollore, nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në ngjarjet e komunitetit, aksesin ndaj mjekimeve në Shqipëri, dhe shumë të tjera. U ra dakord që të rinjtë t’i nënshtrohen një procesi vetë-realizimi për të forcuar lidhjen e tyre me identitetin e tyre shqiptar, sepse pikërisht ky forcim dhe mirëkuptim do të prodhojë motivimin e nevojshëm për t’iu përkushtuar çështjes të madhe kombëtare.

Në përgjithësi, ngjarja ishte një përvojë gjallëruese për të gjithë ata që moren pjesë. U krijuan lidhje mes atyre me interesa të përbashkëta, si znj. Çunmulaj dhe z. Gjonaj premtuan se do të jenë të disponueshëm për nevojat e të rinjve, dhe të pranishmit premtuan se do të organizojnë një takim të ngjashëm në të ardhmen e afërt.

Qoftë ky i pari nga shumë takime mes të rinjve tanë!

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT