• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËNGËTARËT ENDRI DHE STEFI PRIFTI, SI DHE VALBONA MEMA, “NDEZIN” ATMOSFERËN E VITIT TË RI TE SHQIPTARËT NË BOSTON

December 31, 2023 by s p

Nga Fuat Memelli/

Sivjet për të kënaqur shqiptarët e Bostonit e qytetet rreth tij, erdhën nga Shqipëria këngëtarët e shquar, vëllezrit Endri e Stefi Prifti si dhe Valbona Mema. Ishin të ftuar nga grupi i shokëve “ Çunat e Bostonit”. Është ky një grup shokësh nga Shqipëria, Kosova e treva të tjera shqiptare. E kanë quajtur grupimin e tyre “Çuna..”, por në fakt shumica janë burra të martuar e me fëmijë. Ajo që i bashkon është miqësia, është shpirti djaloshar. Një pjesë e tyre u bënë anëtarë të degës së Vatrës në Boston në takimin që u organizua më 17 dhjetor të këtij viti. Mentor Maksutaj, kryetar i degës së Vatrës më thotë se deri tani numëri i antëtarëve ka aritur në 85, shifër e kënaqshme kjo për një kohë të shkurtër. E çelën koncertin vëllëzrit Endri e Stefi me këngët e bukura korçare, për të vazhduar më pas me këngë të krahinave të tjera. Këngët shhqiptare i “ndezin” zemrat e emigrantëve, pasi janë këngë që sjellin “aromë” Shqipërie, Kosove e të trojeve të tjera shqiptare, ku kanë lindur e janë ritur. I duket sikur sjellin zërat e të afërmve të tyre që i mungojnë këtu në Atdheun e dytë. Me këngëtarët bashkohen edhe zërat e pjesëmarrësve që më ngjajn me një kor të madh pa dirigjent. Herë pas here vëllezrit korçarë ndrrohen me këngëtaren e Shqipërisë së mesme, Valbona Mema. Edhe këngët e saj i “ngjitin” pjesëmarrësve, pasi këngët tona tani janë “pronë” e gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Emigrantët bëjnë foto me këngëtarët. Janë këto copëza kujtimesh në prag të largimit të vitit të vjetër dhe mbritjes së Vitit të Ri. Pyes Ardi Bocovën, i cili është një nga organizatorët e kësaj veprimtarie, për numërin e pjesëmarrësve dhe ai më thotë se në sallë janë 240 veta. Është një shifër jo e pakët kjo.

Në një moment kur Endri dhe Stefi i kishin lënë skenën Valbonës, i pyes për koncertet që do japin në Amerikë dhe punët e tyre të fundit në Shqipëri. Endri më thotë :” Pyet Stefin se këtë kemi ”zëdhënës” të grupit. Stefi më tha se veç Bostonit, nesër do këndojnë për shqiptarët e Detroitit, ditë tjetër për ata të Teksasit e më pas për ata të Konektikës. Për punët e tyre të fundit në Shqipëri, më thotë se më 21 dhjetor kanë publikuar një këngë të re kushtuar Krishtlindjeve me titull “Vetëm një natë”. Tekstin dhe kompozimin e ka bërë këngëtari i njohur korçar , Mihallaq Andrea. Kjo është kënga e parë në Shqipëri që i kushtohet Krishtlindjeve, thotë Stefi. Më tregon gjithashtu se në Televizionin News 24, për natën e Vitit të Ri kanë regjistruar një program, ku veç tyre do ketë të ftuar edhe këngëtarë të tjerë. Ky program do vazhdojë çdo të hënë. Me këngën e bukur “Kuq e zi” që këndohet nga të mëdhenj e të vegjël në gjithë trevat shqiptare si dhe urimin “Gëzuar Vitin e Ri ! ”, u mbyll ky koncert i bukur.

Filed Under: Reportazh

LE QUOTIDIEN (1923) / MARTESA “ME QIRA” E FEMRAVE SHQIPTARE ËSHTË VETËM NJË LEGJENDË — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME XHEMIL BEJ DINON NË PARIS

December 29, 2023 by s p


Xhemil Bej Dino (1894 – 1972)
Xhemil Bej Dino (1894 – 1972)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Dhjetor 2023

“Le Quotidien” ka botuar, të premten e 27 korrikut 1923, në faqen n°2, një shkrim rreth një legjende që përflitej asokohe në Paris mbi martesën “me qira” të  grave shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Martesa “me qira” e femrave shqiptare është vetëm një legjendë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Shqipëri mund të martohesh “për një vit”! Kështu na siguroi një shkresë e fundit që raportonte fundin tragjik të një gruaje të re, e vrarë nga i shoqi për arsye xhelozie të tepërt, një shqiptar që ishte martuar me të për një vit “me kontratë”.

Xhelozia dhe vrasja fatkeqësisht gjenden në të gjitha vendet. Por martesa me afat është sigurisht diçka e re – ose të paktën një ide e re që ndoshta traditat e vjetra të Lindjes na sjellin.

Unë doja detaje. Kështu shkova të gjej të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Paris, zotin Xhemil bej Dino. Por legjenda u shpërbë menjëherë.

Martesa “me qira” nuk njihet nga ligji shqiptar. Ajo që është e vërtetë është se krahas martesës së krishterë të pandryshueshme dhe të pandreqshme, ashtu si tek ne, ekzistonte deri në vitet e fundit, për popullsinë myslimane, legjislacioni turk, i cili lejonte një divorc të lehtë të pranuar nga palët, data e të cilit mund të caktohej paraprakisht pa rrezikun e një kundërshtimi. Por e gjithë kjo nuk është më vetëm temë e romaneve.

Fryma moderne fryn nëpër malet e Shqipërisë. Republika e re dëshironte një Kod të stilit francez dhe martesa civile, tashmë e detyrueshme, është po aq solemne dhe plot angazhime të përjetshme sa në bashkinë më pariziane.

Z. Xhemil Bej Dino i buzëqesh naivitetit me të cilin ne mirëpresim në Francë thashethemet më fantastike për zakonet e këtyre vendeve lindore, të cilat më shumë magjepsin imagjinatën tonë sesa tërheqin vëmendjen tonë serioze.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Vendi ynë, më siguron ai, është tashmë krejtësisht perëndimor dhe i modernizuar si një reagim kundër dominimit turk që na ka kacafytur prej kaq kohësh.

Mësuesit tanë së shpejti do të kenë futur kudo kulturën evropiane. Nuk do të ketë asnjë fshat të vogël pa shkollën e tij. Mësuesit janë më të paguarit nga të gjithë nëpunësit tanë civilë. (Kjo, të paktën, nuk është kopjuar nga zakonet perëndimore!)

Ne kemi një gjimnaz në Korçë dhe disa shkolla profesionale në lulëzim.

Raca është e zgjuar, aktive. Nuk jam unë ai që e pohon këtë, kërkon ndjesë z. Xhemil bej Dino, është z. De Pourtalès që ka ardhur për të deklaruar në Lidhjen e Kombeve se në shkollën e Tiranës 70 % e nxënësve janë mbi nivelin e fëmijëve të të njëjtës moshë të shkollave amerikane.

Ne jemi ndonjëherë më demokratë se ju, më thotë sërish z. Xhemil bej Dino. Në shkollat tona të arsimit të ulët të cilat janë pothuajse falas, por me vende të kufizuara, fëmijët e prindërve të varfër kanë të drejta prioritare. Në fakt besohet se familjet e pasura mund t’i dërgojnë djemtë e tyre për të studiuar jashtë vendit.”

Tani pres që në një vend kaq të etur për të qenë në krye të gjithçkaje, gratë mund të jenë gjyqtare, ambasadore, ministre.

Të themi të vërtetën, feminizmi shqiptar, i mbushur me hijeshi orientale, më shumë pasqyron respektin që gëzojnë femrat atje sesa shpall dëshirën për të njohur barazinë e gjinive.

Megjithatë, z. Xhemil Bej Dino më siguron se nëse ndonjë grua do të kërkonte të drejtën e votës në emër të një numri të madh të grave shqiptare, Asambleja Kushtetuese “me kënaqësi do t’ia akordonte”.

Dhe asgjë më e mirë se kjo deklaratë nuk pasqyron përzierjen kurioze që ndërthur, në këtë vend misterioz, ndikimin e traditave orientale dhe guximin e një brezi të ri krenar për ndërtimin kaq të shpejtë të institucioneve moderne dhe i etur për progres. — H.B.

Filed Under: Reportazh

Gëzuar 101 Vjetorin Mandela i Plavës dhe Gucisë!

December 28, 2023 by s p

Baca Rexhep Galin Balidemaj ngrihet si një hero në sytë e mi, ai është frymëzim për gjeneratat e tjera, jo për shkakun e moshës së tij, por për shkakun e qëndrimit si burrë, në burgjet serbe që i morën një pjesë të jetës së tij. Baca Balidemaj luftoi me pushkë në dorë kundër bishës naziste. Në demonstratat e studentëve të Kosovës në vitin 1981 merr pjesë së bashku me ta dhe arrestohet nga serbët.

Është piloti i parë shqiptar në Zagreb ku fillon punën si shqiponjë e qiejve në vitin 1948.

Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pashterrshme edhe pse është në këtë moshë të thyer, ndonëse pamja e tij ma heq nga fjalori “pleqërinë”.

Ai është shqiponjë, është shqiponjë që vetëm fluturon hapësirave pafund!

Bacën sa herë që e takoj në aktivitete të ndryshme nuk pret të vesh ta takosh, por me një sjellje prej nje xhentëllmeni të vërtetë vjen dhe të puth dorën, më pyet për shëndetin dhe pastaj fillon tregon histori aq interesante, saqë shpesh herë më rrëmben rrëfimi i Tij dhe harroj përse kam shkuar në aktivitet sidomos, kur disa prej tyre fillojnë dhe mbarojne vetem me valle rreth e rrotull pa plan dhe program të posaçëm…

Sa mirë bëj që dëgjoj bacën, ose siç i thonë:

Mandela i Plavës dhe i Gucisë!

26 dhjetor, 2023

New York

Filed Under: Reportazh

Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptar në Borås të Suedisë

December 23, 2023 by s p

Sokol Demaku/

Një traditë që entuziastë të shoqatës shqiptare me aktive në mërgatë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni me seli në qytetin e vogël industrial por pitoresk Borås edhe këtë vitë gëzuan voglushët shqiptar të cilët nuk janë të pakët këtu me dhurata të cilat Babadimri nga Kosova ua ndau atyre në tubimin madheshtore me rastin e festave të fund vitit në lokalet e Medborgarskola, lokale të cilat edhe QKSH Migjeni ie shfrytëzon për realzimin e aktiviteteve te saja kulturore pasi që ka një bashkëpunim të ngusht me ketë organizatë shoqërore për organzimin e kurseve mësimore në lendë të ndryshme në këtë qytet.

Ishte një event i përgatitur nga mësues të gjuhë amtare dhe nxënës të shkollave fillore të cilët ndjekin mësimin e gjuhës amtare në shkollat e qytetit me recitime, këngë dhe valle shqiptare. Ishte kënaqësi të dëgjoje gjuhën dhe fjalët e ëmbla të gjuhë shqipe kur theksoheshin aq ëmbël dhe bukur nga ata fëmijë shqiptar të cilët me zellë dhe vullnet ndjekun mësimin e gjuhës amtare në menyrë që mos të harrohet gjuha dhe tradita shqiptare edhe këtu në mërgatë.

NJë mes shqiptar me kengë, valle dhe recitime shqip, një shoqërim mes prindërve dhe fëmijëve qe aq shumë kanë nevojë të komunkojnë dhe lozin e këndojnë shqip, të cilöën vite me rdhë këtu ua mudnëson QKSH Migjeni dhe se sipas asaj që thotë Bahtir Latifi organziator nga kryesia e QKSH Migjeni me aktivitete të tilla për fëmije dhe prindër do vazhdohet edhe vitin që vjen nën kujdesin dhe organzimine QKSH Migjeni.

Fjalë miradie u degjuan nga fëmjët sepse ishte një surprizë për ta që Babadimir nga Kosova tu sjellë dhurata këtu në Suedin e largët. Edhe për prindërit ishte një befasi kjo dhe ata ndjeheshin krenar me fëmij¨ået e tyre me ketë rast, e mësuesja e Gjuhës shqipe këtu Qerime Gurguri falenderon QKSH Migjeni për mundësin e oragnzimit të një aktiviteti të tillë kulturor me shumë vlera për fëmijët shkollar këtu. Ajo ishte kreatorte erecitimeve, këngëve dhe valleve të përgatitura nga nxënës këtu. Dhe thotë se shpåresson qe vitin tjetër numri i fëmijëve në pritjen e Babadimrit kosovar të jetë shumë më i madh si dukur që kishte mbi 150 fëmijë nëpritje.

Ishte madheshtore kur Babadimir me thesin e tij në shpin hyuri në sallë dhe hapi thesin me dhuratat e sjellura për voglushë këtu dhe fjalët e tija për fëmijet dhe prindërit që ata të jenë të sjelleshëm, të dejgueshëm ,nxës shembullore në shkollë dhe shtëpi. Ai për të gjithë kishte sjellë dhurata të cilatë fëmijët i morën me gëzim. QKSH Migjeni ishte kudjesur për åpamjen e fëmijëve dhe secilit i kishte dhurua nga një kapele festive.

Në fund u degjuan fjalë mirënjohje për QKSH Migjeni në Borås dhe kërkesë për një bashkëpunim me të ngushtë mes shkolles, prindërve dhe QKSH MIgjeni.

E Babadimir kosovar me thesine tioj në krah u largua nga salla duke vazhdua rrugëtimin e tij për kush e di ku apo në cilin qytet të Suedisë.

Falmderit QKSH Migjenio, falmnderit, Babadimri kosovar, falmnderit fëmijë e prindër për një aktivitet kaq madheshtor në këtë fund viti me aq shumë rezultate të arritura në veprimatrin kulturore në mërgatë.

May be an image of 15 people and christmas tree

Filed Under: Reportazh

Historia befasuese e këngëve të Krishtlindjeve në SHBA

December 22, 2023 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Mariah Carrey ” All I Want for Christmas Is You”  

Një Krishtlindjes jo aq e gëzuar sa duhet 

In a year when most musicians faced uncertainty, Mariah Carey secured a streaming deal. ‘Mariah Carey's Magical Christmas Special' premieres on Apple TV+ on Friday.

Në episodin tonë të fundit të udhëtimit tonë nëpër muzikën e viteve 1990, ne zhytemi thellë në këngën më të madhe të festave të tre dekadave të fundit dhe udhëtimin e gjatë të Mariah Carey drejt lumturisë.

Grunge. Klani Wu-Tang. Radiohead. “Wonderwall”. Muzika e viteve ’90 ishte sa emocionuese aq edhe e larmishme. Por çfarë thotë ajo për epokën – dhe pse ka ende rëndësi? Në shfaqjen tonë, 60 këngë që shpjegojnë vitet ’90, shkrimtari i muzikës Ringer dhe i mbijetuari i viteve ’90, Rob Harvilla, nis një kërkim për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, një këngë në një kohë. Historia dhe trashëgimia e “All I Want for Christmas Is You” të Mariah Carey.

Eshte koha. Është koha që do të thotë se është dhjetor. Dhjetori i përket Mariah Carey. Cilat janë këngët e reja thelbësore të Krishtlindjeve të lëshuara gjatë jetës së Mariah Carey? “Krishtlindja e fundit” nga Wham. “Krishtlindja e mrekullueshme” nga Paul McCartney. “Krishtlindjet në Hollis” nga Run-DMC. “Përfundimi i Krishtlindjeve” nga Waitresses. (Ti e di.) Dhe “All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey. Kjo është lista. 

“All I Want for Christmas Is You” doli në vitin 1994 dhe tingëllon disa shekuj më i vjetër se kaq, në mënyrën më të mirë. Në momentin e goditjes – herën e parë që dëgjuat Mariah-n të nxirrte atë refren të parë – dukej klasik, dukej i përjetshëm, dukej sikur po luante në grazhd kur lindi Jezu Krishti.

Dhe është një këngë tepër e trishtuar. Unë nuk po përpiqem ta shkatërroj “All I Want for Christmas Is You” për ju. Krejt e kundërta. Unë jam duke u përpjekur për ta rritur atë. Po mundohem ta thelloj. Pyetja para nesh sot është se kush ishe ti në “All I Want for Christmas Is You”. Kam frikë se përgjigjja, siç tregon Mariah Carey historinë e saj tani, është se nuk keni qenë ju. Nuk kishte njeri. Ajo nuk kishte njeri, me të vërtetë që priste. Kjo këngë është një fantazi. Kjo këngë është aspiruese. Kjo këngë është një kujtesë se muzika pop – dhe ndoshta veçanërisht muzika pop me temën e Krishtlindjeve – mund të jetë po aq transportuese për këngëtarin (dhe kompozitorin) sa është për dëgjuesin. Gjithsesi, po përpiqem t’ju jap një kuptim, për mesin e viteve ’90, Mariah Carey, të asaj që fatet i lejuan dhe çfarë nuk i lejuan.

Si fillim – dhe kjo është e rëndësishme të mbahet mend – mesi i viteve ’90, Mariah Carey është e pasur dhe e famshme. Jo në mënyrë të paprecedent, por shumë afër. Ajo ka lindur dhe është rritur kryesisht në Long Island; albumi i saj debutues i vetëtitulluar doli në vitin 1990. Ajo ishte 21 vjeçe. Albumi i Mariah Carey, i cili kaloi 11 javë në vendin e parë në tabelën e albumeve Billboard, rezultoi katër nr. 1 per Singëll, në fund të fundit shiti 15 milionë kopje në mbarë botën dhe fitoi dy Grammy, duke përfshirë Artistin më të Mirë të Ri. Ajo ka fituar gjithsej pesë Grammy, Mariah Carey, deri më tani në karrierën e saj 30-vjeçare. Nëse ka ndonjë arsye për t’u ofenduar në emër të dikujt sepse ata kanë fituar vetëm pesë Grammy, tani është koha.

Mendoj për Mariah Carey-n si Eddie Van Halen të vokalistëve të pop-it të viteve ’90: kishte aftësi teknike mahnitëse, por e prirur në shërbim të këngëve po aq befasuese. Këngë pop. Edi kishte trokitur me gishta, kishte copëtuar; Mariah ka regjistrin e bilbilit dhe sigurisht ka melisma, që është kur një fjalë njërrokëshe e kthen në një fjalë 35 rrokëshe. Por në lartësitë e tyre përkatëse, këta dy njerëz nuk po shfaqeshin kurrë. Është ndryshimi midis marifeteve dhe grepave. Gjatë disa albumeve të saj të para të suksesshme, ju mund të dëgjoni Mariah duke e përmirësuar zanatin e saj, por në një mënyrë që ndihet e lehtë, e natyrshme dhe e kapshme. Secila prej atyre 35 rrokjeve tregon një histori. Çdo rrokje është e nevojshme. Kjo nuk është teknikë boshe. Çdo gjë është në vendin e duhur.

Në vitin 1993, Mariah Carey u martua me Tommy Mottola, kryetar dhe CEO i markës së saj diskografike, Sony Music. Tommy, me sa duket, nuk ishte i dashuri i ëndrrave në fjalë. Jo një martesë e lumtur. Për më shumë rreth kësaj teme ju referoj te autobiografia e saj, The Meaning of Mariah Carey, shkruar bashkë me Michaela Angela Davis dhe botuar në shtator 2020. Jo një libër i lumtur. Ishtë një burrë i zymtë. Ishte dikensian. Është sikur Oliver Twist të kishte një rreze prej pesë oktavash. Ishte koha më e keqe dhe më pas kur ajo u martua me Tommy Mottola.

Nëna e Mariah ishte një këngëtare e bardhë e operës me origjinë irlandeze, familja e së cilës e mohoi atë për martesën me babain e me ngjyrë të Mariah. Ata u divorcuan kur Mariah ishte e vogël dhe ajo luftoi, duke u rritur, me identitetin e saj dyracor. Ajo shkruan: “Takimet e mia të para me racizmin ishin si një puthje e parë në të kundërt”. Ajo duron një breshëri sharjesh racore nga shokët e saj të bardhë të klasës; ka një tjetër skenë agonike kur ajo ka frikë të kërcejë për gjyshen e saj, nënën e babait të saj, sepse nëse Mariah kërcen keq, kjo mund të provojë se ajo nuk është vajza e babait të saj, se ajo nuk është me të vërtetë e zezë.

Kështu që ajo vajzë e vogël bëhet e pasur dhe e famshme. Dhe ajo ka frikë, me të drejtë, se familja e saj tani e sheh atë kryesisht si një bankë. Në fakt, Mariah thotë tani që ajo u martua me Tommy Mottola-n një mashtrues, të tmerrshëm dhe të gjithëfuqishëm, jo aq për dashuri, por sepse ai mund ta mbronte nga familja e saj. Por ideja e Tommy-t për mbrojtjen ishte ta mbyllte atë. Është një romancë përrallore në kuptimin si Rapunzel. Të porsamartuarit e lumtur zotëronin një rezidencë shumë milionëshe në Bedford të Nju Jorkut, të cilën bashkëshorti i Mariah-s e shndërroi në një panoptikon luksoz: roje, kamera, telefona celularë në mënyrë që zëri i tij të mund ta ndiqte atë kudo.

Mariah i referohet kësaj shtëpie si Sing Sing, si në burg. Ajo ishte gjithmonë e vëzhguar dhe nuk lejohej kurrë të largohej vetë; ka një skenë shumë të trashë dhe gjithashtu thellësisht të trishtuar në libër ku Mariah është në studion e saj të bukur në shtëpi duke regjistruar me reperin Da Brat dhe ata sajojnë këtë skemë të përpunuar të tipit Ocean’s Eleven për të dalë fshehurazi jashtë, për t’u hedhur në një nga makinat e Mariah dhe për të shkuar për të marrë, patate të skuqura në një Burger King dhe të ktheheshin menjëherë. Kjo është e gjitha. Është përshtatur si një akt i paimagjinueshëm rebelimi, ashtu si shumë nga hitet e saj më të mëdha të hershme, tani janë përshtatur si pamje super të gëzuara dhe të pakujdesshme në një univers alternativ në të cilin Mariah Carey e vërtetë vetëm mund të ëndërronte të banonte. Ajo shkruan, “Kam krijuar vajzën argëtuese dhe të lirë në videot e mia, në mënyrë që të mund të shikoja një version të vetes si të gjallë, të jetoj si zëvendësuese përmes saj – vajza që pretendoja të isha, vajza që doja të isha unë.”

Albumi i katërt i Mariah Carey quhet Merry Christmas. Doli në vitin 1994, një vit pasi Mariah dhe Tommy u martuan. Janë 10 këngë, në origjinal. Me respekt, nuk kam shumë për të thënë për nëntë prej tyre. Ato janë të bukura. Ato janë përrallorw. Një shënim më i gjerë: Mariah shkruan shumë rreth asaj se si Tommy ishte dukshëm i pakëndshëm me identitetin e saj dyracor dhe e kishte bërë që Sony ta quante atë, në thelb, si një artiste e bardhë dhe një artiste “bashkëkohore e rritur”. Ndërsa Mariah natyrshëm dhe me zgjuarsi tërhiqej nga R&B më bashkëkohore dhe madje edhe nga hip-hop. Në vitin 1995 ajo do të bashkëpunonte me Old Dirty Bastard të Klanit Wu-Tang në remiksin jashtëzakonisht të suksesshëm “Fantasy”, dhe kjo gjithashtu portretizohet si një akt i paimagjinueshëm rebelimi. Tommy nuk e mori fare apelin: ODB ishte e zhurmshme dhe katastrofike dhe aspak ideja e një shefi të labelit të gardës së vjetër për një yll modern pop. Mariah pa se çfarë po ndodhte. Burri i saj jo.

Kryevepra e Carey është një vepër e pabesueshme e trukut  filozofik. Krishtlindja është një kohë e teprimit e bazuar në materiale dhe dashuri, megjithatë kënga është e fokusuar ngushtë në vetëm një gjë: të jesh me një person specifik, p.sh., ty. Ajo hedh poshtë idenë e dashurisë në përgjithësi në favor të dashurisë në veçanti, duke sfiduar dhe përcaktuar njëkohësisht konventat e muzikës pop. Me pafundësisht me më shumë ekonomi shprehëse dhe tekste padyshim më tërheqëse, “All I Want for Christmas Is You” është një lloj dialektike hegeliane e dëshirës së Krishtlindjes, duke marrë nocionet kontradiktore të bollëkut dhe specifikën dhe duke i paketuar ato mjeshtërisht në një melodi qe ste hiqet nga mendja për të gjitha brezat.”

Filed Under: Reportazh Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne
  • Hormuzi dhe Kharg: beteja për arterien e naftës botërore
  • PRANVERA E DINJITETIT – KUJTESË E SAKRIFICËS DHE GUXIMIT PËR LIRI
  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT