Nga Albano Kolonjari/
Shkelzen Gashi! E ardhmja e tij tek skuadra italiane Lazio varet nga kualifikimi bardhekalterteve ne Ligen e Kampioneve. Lajmin e ben te ditur web sajdi sportiv lalaziosiamonoi.it. Shkelzen Gashi realizoi nje sezon te shkelqyer me Baselin ne Zvicer duke realizuar 21 gola. Mediat italiane zbulojne faktin se:”klubi lazios eshte ne kontakt me sulmuesin e Baselit prej disa muaj. Dhe pse ai ka nje kontrate me Baselin deri ne vitin 2018, ai mund ta lere klubin zvicerian per te luajtur ne Itali. Gashi eshte nje i njohuri i vjeter i Drejtorit Igli Tare. Raportet midis Gashit dhe Lazios jane shtuar shume perpara nje muaji. Vete Gashi eshte shprehur i gatshem te luaje ne nje kampionat me te rendesishem sic eshte Seria A.”. Po sipas web sajdit italian :”mediat zviceriane e quajne te kryer nje kalim te tille duke patuar parasysh faktin qe tek Lazio luajne Cana dhe Berisha”. Aktualisht Lazio ndodhet ne vendin e trete ne Seria A nje pike larg vendit te dyte qe mbahet nga Roma. Diten e hene Lazio do te luaje derbin me Romen, dhe nje jave me vone do te luaje ndeshjen e fundit per kete sezon perballe Napolit ne Napoli. Nje fitore ne derbi do ti jepte Lazios Ligen e Kampionve, por edhe driten jeshile per kalimin e Shkelzen Gashit tek Lazio. Vete Gashi kete sezon eshte prane fitimit per te dyten here te “kepuces se arte”, ne Ligen zviceriane te futbollit.
Lacio! Elseid Hysaj ne listen “Tare”.
Nga Albano Kolonjari
“Liga e Kampioneve apo Liga Europiane. Perfundimi i sezonit nuk do te ndryshoje strategjine e Lacios. Drejtuesit e saj po punojne per nderitimin e nje skuadre me te forte”, thote gazeta italiane “Il tempo”. “Saponara dhe Hysaj jane ne listen Tare dhe brenda disa muajsh vendimi perfundimtar duhet te merret”. Riccardo Saponora eshte mesfushor sulmues dhe ne 12 ndeshje ka shenuar 5-se gola dhe luan me Empolin ne Seria A. Por ne listen e Igli Tares eshte edhe nje nga talentet e futbollit shqiptar, mbrojtesi i Kombetares dhe Empolit, Elseid Gezim Hysaj. 21 vjecari kuqezi ka mbi 100 ndeshje me Empolin dhe 12 ndeshje me Kombetaren Shqiptare. Ai cilesohet si nje nga mbrojtesit me te mire te Seria A. Vlera e kartonit te Hysaj eshte rreth 3 milione euro. Hysaj ka lindur ne qytetin e Shkodres. Ashtu si edhe shume familje te tjera, edhe familja e tij emigroi ne Itali. Ai u zbulua rastesisht nga drejtuesit e Empolit, te cilet duke pare talentin e tij e ofruan ne ekipet zinxhir dhe ne moshen 18 vjecare prane ekipit te pare. Ne moshen 19 vjecare, Hysaj debuton me ekipin Kombetar ne ndeshjen me Gjerogjine 1-2. Kjo nuk eshte hera qe Hysaj eshte ne planet e Lacios. Por transferimi i tij nuk u realizua pasi drejtuesit e Lacios menduan qe te jepnin mundesi Hysaj te “rritej” me shume profesionalisht. Fakti qe Lacio sezonin e ardhshem do te luaje ne Ligat Europiane kane detyruar drejtuesit e Lacios te mendojne per nje organike me te madhe dhe cilesore qe do te perballoje ndeshjet e shumta. Nese ky “operacion” do te realizohet Hysaj do te gjeje tek Lacio, kapitenin e tij kuqezi, Lorik Cana, dhe portieret Berisha dhe Strakosha. Vete Hysaj pak kohe me pare u shpreh se:”nuk do ti thoshte jo nje ftese nga Lacio dhe per me teper qe Drejtor i Pergjthshem eshte ish-kapiteni i Kombetares Shqiptare Igli Tare”.
Skenderbeun nuk ka kush ta ndale. Korcaret serisht Kampione!
Nga Albano Kolonjari/
Skenderbeu “vulos” titullin e peste rradhazi ne Shqiperi. Nje histori brilante qe nuk e ka realizuar asnje skuader tjeter shqipare. Skuadra korcare ne keto pese vite ka vendosur diktaktin e saj ne futbollin shqiptar. Nje klub i mire organizuar me financa te kenaqeshme dhe me nje grup lojtaresh nga me te miret ne futbollin shqiptar i ka dhene juglindoreve te drejten per te qene “mbreter” te futbollit shqiptar, duke fituar keshtu edhe kupen e arte te FSHF. Nje merite te vecante ne kete sukses brilant ka padiskutim “timonieri” i ketij ekipi tekniku Mirel Josa, i cili per mediat sportive shprehet:”Konkurenca kete sezon ka qene e madhe. Nuk ka patur shkeputje ndermjet ekipeve. Pas humbjes ne Lac synimet tona u lekunden disi, por ekipi gjeti forca per te rikuperuar shume shpejt”. “Pas ndeshjes me Tiranen per mua skuadra ishte Kampione, por ne si staf i druheshim shume edhe takimit me Flamurtarin qe ne kete takim na vuri disa here ne veshtiresi”. Por cili eshte sekreti i Joses dhe i ketij suksesi. “Kur skuadra ka ecuri pozitive stafi dhe tranjeri punojne te qete. Nuk ka tranjer te mire pa lojtare te mire, vazhdimesine ne krye te skuadres korcare ma kane dhene vete lojtaret”. Me pas tekniku tiranas i Skenderbeut falenderoi bashkepuntoret, stafin dhe futbollistet te cilet kane qene te perqendruar gjate gjithe kohes dhe kane zbatuar me perpikmeri te gjitha udhezimet e dhena”. Ky eshte titulli i gjashte ne historine e klubit korcar. Ne takimin me Flamurtarin, skuadra korcare kaloi ne avantazh me ane te Latift qe shfrytezoi mire nje pasim te Stojkov. Ne pjsen e dyte Flamurtari u perpoq te barazonte rezultatin dhe te prishte festen korcare. Vlonjatet te drejtuar nga italiani Ramela e vendosen disa here ne veshtiresi mbrojtjen e Skendebeut. Pak minuta para perfundimit te ndeshjes Lilaj shenoi golin e dyte duke vulosur rezultatin 2-0.
Welcome Terbuni! Beselidhja “ngel ne Puke”. Lushnja 11 metra larg endres. Bylisi rikthet ne elite.
Nga Albano Kolonjari
Terbuni shkruan nje histori te re ne faqen e futbollit shqiptar. Skuadra pukjane per here te pare ne historine e saj do te luaje ne Super Ligen Shqiptare. Ekipi i drejtuar nga shkodrani Elvis Plori beri nje sezon fantastik . Ne 27 takime skuadra pukjane arriti 21 fitore, 6 barazime dhe asnje humbje. Ne takimin e fundit dhe percaktues perballe Beselidhjes, pukjanet nuk e diskutan asnjehere fitoren, duke e fituar kete takim 2-0, me gola te Lekaj 41’ dhe Marku 86’. Pas takimit tekniku Plori u shpreh per mediat sportive se:”Puka e meritoi fitoren. Kemi zhvilluar nje sezon fantastik dhe e meritonim qe sezonin e ardhshem te luajme ne Kategorine Superiore”. Drejtuesit e Terbunit tashme u duhet te mendojne per sezonin e ri, sidomos per stadiumin e ketij qyteti qe aktuaklisht nuk i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje stadium ku mund te zhvillohen ndeshjet e Kategorise Superiore. Per sa i perket merkatos tekniku Plori thote se:”kemi gjithe kohen e nevojshme perpara per te menduar per forcimin e skuadres”.
Myzeqaret humben shansin e rikthimit ne Kategorine Superiore ne takim e fundit qe u zhvillua ne shtepine e tyre. Skuadra Lushnjare ngeli 11 metra larg kesaj endre. Sulmuesi kryesor i lushnjareve Mikel Canka ne 14 minute i kishte te gjitha mundeste ta kalonte ekipin ne avantazh nga pika e bardhe e 11 metrave. Gjuatja e tij u grushtua me mjeshteri nga portieri ballshiot Kaloshi. Ne minute e 35 Shoshi ekzekuton sakte nje goditje denimi ne hyrje te zones duke e derguar topin ne trekendeshin e mbrojtur nga portiere lushnjar Spaho. 0-1 per Bylisin. Perpara ketij takimi skuadra lushnjare udhehiqte grupin B me tre pike me shume se Bylisi. Pas kesaj fitoreje skuadra ballshiote fitoi te drejten qe sezonin e ardhshem te luaje ne Kategorine Superiore duke patur golavarazh me te mire se skuadra lushnjare. Pas ketij takimi tekniku i Bylisit Nenaj deklaroi se:”Jam shume i lumtur qe arritem te rikthejme Bylisin ne gjirin e skuadrave me te mira. Klubi ballshiot ka nje projekt afat gjate dhe shpresoj te rezultoje sa me i sukseshem. Une nuk e di nese do te jem pjese e ketij projekti, por tani per tani le te shijojme suksesin e arritur”.
Ne baze te rregullores se FSHF, kryesuesja e grupit A Puka dhe kryesuesja e grupit B, Bylisi marrin pjese sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore, ndersa takimi final, ai qe do te percaktoje edhe kampionin e Kategorise se Pare ndermjet Bylist dhe Pukes do te luhet me 21 maj 2015.
Sot luhen dy “finalet” e vogla. Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja.
Nga Albano Kolonjari/
Kater skuadra Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja do te luajne sot 90 minuta per “jete a vdekje”. Ne fund te ketyre takimeve do te percaktohen dy skuadrat qe do te luajne sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore.
Grupi A.
Pas 26 javesh Terbuni Puke udheheq grupin A me 66 pike i ndjekur nga Beselidhja Lezhe me 65 pike. Per teknikun e Terbunit Elvis Plori:”skuadra eshte gati per takimin qe percakton edhe fatin e sezonit”. Plori ka kerkuar nga futbollistet qe te jene te kujdeseshem dhe te qete gjate gjithe 90 minutave. Puka eshte pregatitur te festoje nje nga ngjarjet me te medha ne historine sportive te ketij qyteti. Nje fitore apo edhe barazim ne kete takim do te bente qe pukjanet te preknin historine duke luajtur per here te pare ne Kategorine Superiore. Nga ana tjeter pukjanet kane vendosur nje rekord me vete kete sezon ne Kategorine e Pare duke regjistruar 20 fitore, gjashte barazime dhe asnje humbje. Tekniku shkodran Elvis Plori thote se:”Puka ka futbolliste kualitative dhe cilesore. Ata kane vite qe luajne bashke dhe e njohin mire lojen e njeri tjetrit. Skuadra eshte mobilizuar per te dhene maksimumin ne ndeshjen e fundit”. Nga ana tjeter Beselidhja edhe ajo ka nje ender gjashte vjecare te rikthimit ne eliten e futbollit shqiptar. Sipas drejtueseve te Beselidhjes,:” skuadra pukjane eshte me e favorizuar sepse luan ne fushen e saj, por ne perfundim te 90-te minutave do te jete skuadra lezhjane ajo qe do ti buzeqeshe rikthimit ne elite”.
Grupi B
Lushnja eshte shume prane rikthimit ne Kategorine Superiore. Skuadra Lushnjare ka 3 pike me shume se Bylisi dhe cdo fitore apo barazimin ne kete perballje direkte, do ti jepte mundesi lushnjareve te luajne sezonin e ardhshem ne Superiore. Sipas drejtueseve lushnjare :”pas nje sezoni shume te mire jemi te mobilizuar per te kaluar me sukses edhe duelin e fundit me Bylisin”. Lushnja do te perpiqet te shfrytezoje edhe faktorin fushe pasi ndeshja luhet ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Duke pare rendesine e ndeshjes presidenti i Bylisit Agron Kapllanaj ka vendosur nje shperbilim per 30 mije dollaresh per ekipin. Bylist i ben pune vetem fitorja ne kete takim duke patur parasysh se ka golavarazhin me te mire se Lushnja. Skuadra ballshiote fitoi takimin me Butrintin 10-0, ne nje ndeshje qe u perfol shume per shkak te rezultatit te thelle. Bylisi i kerkoi FSHF per kete takim gjyqtare te huaj. Por duke pare pamundesine e gjykimit te ketij takimi nga nje treshe e huaj, klubi i Bylisit ka kerkuar gjykuar korrekt. Nga ana e saj FSHF ka marre masa qe keto dy ndeshje “finale” qe percaktojne fatin e kater skuadrave te kalojne pa incidente duke kerkuar nga policia e shtetit qe stadiumet te monitorohen edhe nga forcat speciale.
- « Previous Page
- 1
- …
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- …
- 117
- Next Page »
